Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 86
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    TIRANE- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka shpallur sot emrat e kabinetit qeverisës që do punojnë bashkë me të për të qeverisur vendin në mandatin 4-vjecar. Risitë e kësaj qeverie, sipas Ramës janë më shumë gra dhe 90% emra të rinj, të padëgjuar më parë në qeveri.

    Ndarja e posteve ministrore dhe strukturimit të qeverisë së re, sipas Ramës është fryt i një bashkëpunimi me aleatin e tij strategjik, Ilir Meta.

    STRUKTURA E QEVERISE “RAMA” (2013 – 2017)
    Kryeministri Edi Rama
    Zv/Kryeministri Niko Peleshi

    MINISTRITE:
    1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani
    2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
    3. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli
    4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
    5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
    6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço
    7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
    8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
    9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
    10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
    11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
    12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
    13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli
    14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
    15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
    16. Ministria e Mjedisit Lefter Koka

    MINISTRAT E SHTETIT:
    17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
    18. Ministër për Çështjet Vendore Bledi Cuci
    19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-07-2013 më 10:15

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Me apsurdja qe rama ka ber me ndryshimin e ministrive eshte se ka ber ministri te vecant per kultur, ndersa Arsimin dhe Sportin i futur ne nje digaster!!!
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Ndryshimet ne strukturen e qeverise duke futur tre ministra pa portofol, deshmon paaftesine e Rames per te udhehequr qeverine dhe mazhorancen. Nuk jam i zoti te shtyj axhenden e qeverise ne parlament? Emeroj Ilirjan Celibashin qe ta beje kete per mua. Nuk jam i zoti te merrem me problemet e pushtetit vendor, emeron Bledi Cucin. Nuk kam eksperience ne qeverisje, marr Niko Peleshin, kryetarin e bashkise Korce qe te jete zv. im.

    Gjeja tjeter qe bie ne sy, me perjashtim te Shkelqim Canit, gjithe te tjeret jane njerez pa eksperience ne qeverisjen e vendit. Por edhe Shkelqim Cani nuk e ndihmon dot Ramen pasi Rama flet edhe per gjera qe nuk i kupton apo i di mbi ekonomine e vendit. Rasti me konkret, komentet per "auditing nderkombetar" dhe INSTAT javen e kaluar.

    Te gjithe zagaret e Rames ne opozite, ku "poster child" eshte Tahiri, u shperblyen me poste. Qeverise i mungon vetem kryezagari, Taulant Balla. Nuk qeveriset dot vendi me njerez qe dine vetem te lehin e bejne gam-gam per ti bere qejfin kryetarit. Duhen njerez me integritet, eksperience ne qeverisje dhe profesionalizem. Por nuk mund te presesh nga nje njeri si Rama qe te zgjedhi njerez te tille.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-07-2013 më 10:16

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Ajo qe mua nuk me pelqeu ne kabinetin e ri jane postet qe morri LSI,sidomos marja e ministrise se drejtesise nga Nasip Naco,ndersa ministria e mjedisit prape katastrofe.Gjithashtu edhe ministria e shendetesise qe iu dha Ilir Beqes.

    Me habiti vendosja ne postin e Zvkryeministrit te kryebashkiakut te Korces,Niko Peleshit

    Nje gje e mire eshte perfshirja e me shume femrave ne qeveri dhe perfshirja e figurave te reja,gjithashtu edhe ato qe vijne nga shoqeria civile.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 31-07-2013 më 10:31

  5. #5
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Interesante: u lane jashte emra si Blushi apo Majko, ndoshta me deshiren e tyre duke mos hequr dore nga posti deputetit, kjo vlen per tu pare a do heqin te lartpermendurit. Per kontribute opozitare, nje portofol ministror e meritonte dhe Tom Doshi
    relata refero

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ndryshimet ne strukturen e qeverise duke futur tre ministra pa portofol, deshmon paaftesine e Rames per te udhehequr qeverine dhe mazhorancen. Nuk jam i zoti te shtyj axhenden e qeverise ne parlament? Emeroj Ilirjan Celibashin qe ta beje kete per mua. Nuk jam i zoti te merrem me problemet e pushtetit vendor, emeron Bledi Cucin. Nuk kam eksperience ne qeverisje, marr Niko Peleshin, kryetarin e bashkise Korce qe te jete zv. im.

    Gjeja tjeter qe bie ne sy, me perjashtim te Shkelqim Canit, gjithe te tjeret jane njerez pa eksperience ne qeverisjen e vendit. Por edhe Shkelqim Cani nuk e ndihmon dot Ramen pasi Rama flet edhe per gjera qe nuk i kupton apo i di mbi ekonomine e vendit. Rasti me konkret, komentet per "auditing nderkombetar" dhe INSTAT javen e kaluar.

    Te gjithe zagaret e Rames ne opozite, ku "poster child" eshte Tahiri, u shperblyen me poste. Qeverise i mungon vetem kryezagari, Taulant Balla. Nuk qeveriset dot vendi me njerez qe dine vetem te lehin e bejne gam-gam per ti bere qejfin kryetarit. Duhen njerez me integritet, eksperience ne qeverisje dhe profesionalizem. Por nuk mund te presesh nga nje njeri si Rama qe te zgjedhi njerez te tille.

    Albo
    plotesisht dakort ,por edhe cim cani kur ishte guvernator vetem per cmimin e specit dhe spinaqit fliste dhe nuk eshte se ka ndonje aftesi te madhe per te ndihmuar ramen

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Saimir skuthi minister i brendshem,rilindje e vertete. Po atij Spordhjak Ngjales nuk ja pashe emrin gjekundi. Prite kur te filloje te shaje Ramen tani.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Po Edmond Haxhinasto nuk ishte zv/kryeminister dhe minister ne qeverine e Sales ?!?

    Keto duken sikur me qene kopshti pa dreke ...

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Berisha ironizon qeverinë e re: Kabineti flet vetë

    TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar perberjen e kabinetit te ri qeveritar prezantuar sot nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.

    Teksa Rama bente prezantimin gjate nje konference per mediat, Berisha ka folur nga mbledhja e qeverise.

    “Zoti Kosova, sapo u shpall kabineti i ardhshëm, ku famozi Ilir Beqja do të ulet në karrigen tende për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste që u paraqiti shqiptarëve. Natyrisht nuk mund të them se është më pak i lumtur zoti Bode që në karrigen e tij do të ulet Çimi, se kështu e thërriste deri dje, i cili i hyri në zemër Rami Alisë vetëm se i tha të mbjellim patate. Kjo është e vërteta e Shkëlqim Canit dhe e karrierës së tij. Aldo, Sul Bushati në timon. Nuk më takon mua të komentoj në këtë mbledhje kabinetin, sepse flet ai vetë. Ai është kabineti që flet vetë. Majlinda e shoh që je e kënaqur. “Hermes” të ndjek pas. Ndërsa një pjesë të zotit Pollo, “kushërira”. Edhe ajo është një risi e këtij kabineti që do të vijë pas datës 7 shtator. Megjithatë këto janë disa nga çudirat, sepse të tjerat do të vlerësohen vetvetiu. Asgjë të re nga fronti i perëndimit – thotë Erih Maria Remark. Asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Asgjë e re, të themi atë që është, përveç faktit që prania e disa zonjave më shumë në qeveri përbën një hap qartësisht pozitiv. Kjo nuk mund të mohohet. Për të tjerat, shih e shkruaj”- tha Berisha.

    Panorama

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Kabineti i berishes ishte me profesioniste te vert ne fakt lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    kemi ca emra partish te cuditshme
    po tani paskemi dhe ca ministri me emra te cuditshem
    ca dmth kjo ministri e shtetit?
    po mimi kodhelit i la mbrojtjen ky mo
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Cili është kabineti Rama

    Cilët janë anëtarët e qeverisë së re, e cila do të marrë detyrën në shtator? Të dhënat më poshtë ju njohin me CV-në e kryeministrit të ardhshëm Rama, zv.kryeministrit Niko Peleshi dhe 19 ministrave.

    Edi Rama, kryeministër
    E ka nisur karrierën politike që në 1990 me krijimin e Partisë Demokratike. Pas largimit u rikthye në 1998 në ekzekutiv si Ministër i Kulturës, post të cilin e mbajti deri në vitin 2000, kur u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama qëndroi për 3 mandate deri në vitin 2011. Që prej vitit 2005, Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste.

    Niko Peleshi, zv.kryeministër
    Drejtues i vjetër lokal i Partisë Socialiste, prej vitit 2007, Niko Peleshi mban postin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, të cilin tashmë është i detyruar ta lërë.

    Shkëlqim Cani, ministër i Financave
    Prej vitesh në forumet drejtuese të Partisë Socialiste, gjatë vititeve 1997-2004, Shkëlqim Cani ka mbajtur postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në zgjedhjet e vitit 2013, Cani u zgjodh deputet i qarkut të Dibrës.

    Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm
    Eshtë zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2009 si përfaqësues i qarkut të Tiranës. Saimir Tahiri mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën.

    Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
    Ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës në periudhën 2002-2005, ndërsa prej vitit 2009 është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

    Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
    Në vitet 2007-2009, Ditimir Bushati ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, post të cilin e ka lënë në vitin 2009 ku u zgjodh deputet i qarkut të Tiranës.

    Klajda Gjosha, ministrie e Integrimit Europian
    Zgjidhet deputete për herë të parë në 23 qershor, ndërsa nga janari mbajti vetëm për tre muaj postin e zëvendësministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu, Gjosha është nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    Nacip Naço, ministër i Drejtësisë
    Prokuror me përvojë të gjatë prej 1992-2008, në vitin 2009 Nasip Naço u zgjodh deputet i qarkut të Beratit si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë viteve 2009-2013, Nasip Naço ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

    Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
    Ish-drejtor i Tatimeve në qeverinë Nano 1, gjatë viteve 2003-2005 Arben Ahmetaj ka mbajtur postin e zv.ministrit të Energjitikës dhe Industrisë dhe zv.ministrit të Integrimit Europian. Prej vitit 2009 Arben Ahmetaj është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.

    Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
    Ka shërbyer në administratat e mëparshme socialiste në poste teknike në Ministrinë e Rendit Publik dhe atë të Mbrojtjes. Prej vitit 2009 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

    Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
    Në vitin 2009 zgjidhet për herë të parë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile.

    Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
    Prej tetorit 2009 deri në shtator 2010 ka shërbyer si zv.ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Më pas është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, post të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2012, ndërsa prej 2011 Haxhinasto ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit.

    Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Ujërave
    Edmond Panariti ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës prej vitit 2011 deri në vitin 2012, kur dhe u emërua si ministër i Punëve të Jashtme.

    Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
    Ilir Beqja ka mbqajtur postin e drejtorit të Instituteteve të Sigurimeve Shqoërore. Në vitin 2009, Ilir Beqja u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por mandati i tij ju hoq pas një vendimi të Gjykatës Kushteteuese.

    Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
    Prej dy mandatesh, Lindita Nikolli ka mbajtur detyrën e kryetares së Njësisë Bashkiake numër 1, detyrë të cilën e la në vitin 2013, pasi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

    Erjon Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
    Themelues në vitin 2003 i lëvizjes MJAFT, një organizatë që e drejtoi deri në vitin 2007. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai ishte kandidat për në Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile G99. Në vitin 2011 Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si sekretar për rininë dhe emigracionin.

    Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës
    Mirela Kumbaro njihet si pedagoge, përkthyese dhe publisicte. Nuk ka patur detyra të mëparshme politike.

    Lefter Koka, ministër i Mjedisit
    Në vitet 2000-2003 anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit. Prej vitit 2003 deri në 2007, Lefter Koka ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Në vitin 2009, ai është zgjedhur deutet i qarkut të Durrësit si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    Milena Harito, ministre për Inovacionin e Administratën Publike
    E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën e Informatikës, në Fakultetin e Shkencave Tiranë, Milena Harito ka kryer studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin Paris VI, "Pierre et Marie Curie", ku u diplomua në master dhe më pas titullin Doktore e Shkencave në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike.

    Blend Çuçi, ministër për Çështjet Vendore
    Blend Çuçi ka mbajtur postin e nënsekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste.

    Ilirjan Celibashi, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
    Në shkurt të vitit 2001, Ilirjan Celibashi u zgjodh anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësis. Po në shkurt të atij viti ai i zgjodh kryetar i KQZ-së. Qëndroi në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit, në prill të vitit 2006. Në vitin 2013 u zgjodh deputet si përfaqësues i qarkut të Fierit. / Top Channel

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    po u a fut edi dhe iliri ketyre ministrave, pas nje viti te shikoni kur te nderrohen ministrat dhe keta do ngelen me gisht ne goje
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Rama bën ministër burrin e ish gruas së tij



    Ministri i radhitur si i fundit në listën e publikuar të Qeverisë së re të Edi Ramës, ai i Çështjeve Vendore, Bled Çuçi, është bashkëshorti aktual i ish–gruas së kryeministrit te zgjedhur Edi Rama, Delina Fico.

    Bled Çuçi ishte i angazhuar në Partinë Socialiste si ekspert i zgjedhjeve. Ndërkaq, Ministria për Çështje Vendore nuk ka ekzistuar më herët në Shqipëri.

    Edi Rama dhe Delina Fico kane bashkejetuar për një periudhë kohe thuajse 6-vjeçare, por asnjëherë nuk kanë folur për arsyen e ndarjes së tyre. /albeu/

    http://www.zeri.info/artikulli/11069...h-gruas-se-tij

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Interesante: u lane jashte emra si Blushi apo Majko, ndoshta me deshiren e tyre duke mos hequr dore nga posti deputetit, kjo vlen per tu pare a do heqin te lartpermendurit. Per kontribute opozitare, nje portofol ministror e meritonte dhe Tom Doshi
    enver hoxha vrau qemal stafen ndersa ti thoj pse majko dhe blushi jane jashte qeverise.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Ate tipin prej leshi e ka marre afer rama ta mbaj ngrohte hahahaha.
    Me thene te drejten shumica e ketyre qe ka vene rama nuk jane te perfolur per gje te shohim si do punojne se detyre te veshtire kane duke pare sa e rende eshte kriza.Ne nje mbledhje para zgjedhjeve te 23 qershorit i shkau goja njehere sales tha te shohim qeverine e re sa gra do kete.Beri ironi por tani po e levdon.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Basha: Qeveria e re ekip eksperimental. Ministrat kamikazë personalë të Ramës

    TIRANE - Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmon kryeministrin e zgjedhur Edi Rama për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së tha se Rama ka mbledhur rreth vetes shpifësit më të zellshëm, protagonistë të trafiqeve dhe persona të paaftë, që do t’i shërbejnë vetëm interesave të tij personale dhe jo qytetarëve.

    “Dje qytetarët dëgjuan nga Rama për ekipin që do të përballet me sfidat e qeverisjes, e bashkë me emrat e shqiptuar prej tij në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e të shkuarës, ekip eksperimental, me ministra të Ramiz Alisë, protagonistë të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushtetit, sharësit, shpifësit kundër vendit në 8 vitet e fundit”- u shpreh Basha.

    Sipas Bashës, Rama la jashtë qeverisë personalitete me vlera në Partinë Socialiste dhe përfshiu në kabinet “kamikazë personalë”.

    “Ai shkelmoi demokracinë dhe shpiku rregulla të paqenë në funksion të mbajtjes së pushtetit për veten e tij. Pas tërheqjes nga çdo premtim i fushatës ai vërteton se qeveria nuk mund të jetë veç për të përmbushur ëndrrën e tij si kryeministër. Ky nuk është ekipi që do t'i shërbejë qytetarit por do t'i përulet kryetarit. Cdo shqiptar duhet ta dije sot se shumë shpejt pasojat e këtij qëndrimi shpërfilles dhe përçmues ndaj vullnetit dhe interesave të tyre do të rëndojnë mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e tyre dhe të familjeve të tyre. PD është e vendosur që në respekt të demokracisë të përballet fuqishëm e të mbrojë interesat e vendit nga kjo skenë e paralajmëruar e kapjes së pushtetit.”- tha Basha.

    Më tej, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kryetari i PD-së ka bërë me dije se në shtator partia e tij do të nisë zgjedhjet e strukturave të reja drejtuese.

    DEKLARATA E PLOTE E BASHES
    Edi Rama njoftoi dje ekipin që do të përballet me sfidat e qeverisjes së shqiptarëve dhe që do të përgjigjet për premtimet piramidale dhe amatoreske me të cilat erdhi në pushtet. Tok me emrat e shqiptuar dje nga Kryesocialisti, në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e së shkuarës së palavdishme dhe të bëmave të errta të anëtarëve të këtij ekipi eksperimental. Aktorë të së kaluarës së largët, ministra të Ramiz Alisë, protagonistë famëkeq të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushteti gjatë qeverisjes së korruptuar të para 2005, sharësit dhe shpifësit më të zellshëm kundër Shqipërisë në çdo udhëkryq të rëndësishëm të vendimmarrjeve Europiane, protagonistë të lidhjeve me trafiqet dhe lidhje nepotike dhe menaxhues të njohur të interesave të ish-kryetarit në Bashkinë e Kryeqytetit deri para dy vitesh.

    Pra një ekip që mbledh paaftësinë, mungesën e eksperiencës shtetërore, mediokritetin intelektual dhe reflekset korruptive dhe autoritare!
    Duke lënë jashtë vlera dhe kapacitete serioze të Partisë Socialiste dhe duke përfshirë kamikaze personale Edi Rama shkelmoji çdo parim qeverisës të një demokracie parlamentare dhe shpiku rregulla të paqena në funksion të kapjes dhe mbajtjes të gjithë pushtetit për veten dhe tarafin e tij.

    Pas tërheqjes nga çdo premtim që u ka bërë qytetarëve më 23 Qershor njoftimi i djeshëm nuk habit askënd por vërteton se qeveria e zotit Rama nuk mund të ishte veçse një bashkësi që do i shërbejë kryetarit për të përmbushur ëndrrën e tij për tu ndjerë Kryeministër dhe jo për tju shërbyer qytetarëve! Ky pra nuk është ekipi që do tu shërbejë Shqiptarëve por ekipi që do ti përulet kryetarit dhe do ti shërbejë vetëm interesave të tij dhe të kupolës së errët të 23 Qershorit!

    Cdo shqiptar duhet ta dije sot se shumë shpejt pasojat e këtij qëndrimi shpërfilles dhe përçmues ndaj vullnetit dhe interesave të tyre do të rëndojnë mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e tyre dhe të familjeve të tyre. Partia Demokratike është e vendosur që në respekt të parimeve më të shenjta të demokracisë parlamentare dhe të vullnetit të qytetarëve shqiptarë të përballet fuqishëm dhe të mbrojë interesat e vendit dhe qytetarëve nga kjo skemë e kapjes së pushtetit dhe e batërdisjes së paralajmëruar të shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë.

    (er.nu/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  18. #18
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Një qeveri si bashkia e Ramës

    Armand Shkullaku

    Edi Rama nuk ka zhgënjyer përsëri. Qeveria që ai shpalli para shqiptarëve është vazhdimësi perfekte e filozofisë së tij të drejtimit. Një replikë e modelit bashkiak që ai ndërtoi për 10 vjet, ku personaliteti i individit mbetet në plan të dytë, ndërsa shërbimi kokulur, vendimtar për të ecur përpara. Një kabinet në nivel bashkie, ku bie në sy menjëherë mungesa e figurave me personalitet dhe autoritet të lartë politik e publik. Nëse për qeverinë Berisha, kreu i PS pati ironizuar dikur duke thënë se ajo kishte një kryeministër dhe 16 zëvendësministra, qeveria e Ramës ka një kryeministër dhe 14 ndihmës- këshilltarë (përjashtuar 5 ministrat e LSI, që janë një deja vu e qeverisë së mëparshme).

    Qeveria e re socialiste, e cila vështirë të kuptohet se mbi çfarë kriteresh është konceptuar, reflekton që në pamje të parë shqetësimin e Edi Ramës për të eliminuar çdo figurë politike që potencialisht do t’i krijonte probleme gjatë mandatit të tij. Ashtu si në bashki apo në parti, edhe në kabinet, Rama ka preferuar të ketë rreth tij njerëz që për karrierën e tyre i janë mirënjohës atij dhe jo investimit apo vlerave personale të krijuara ndër vite. Këta të dytët, me autoritetin e fituar falë aftësive të tyre, do të ishin andrallë e përhershme për kryeministrin e ri, ndaj ai vendosi t’i lërë jashtë ekzekutivit. Kjo zgjedhje e Ramës ndërpret arbitrarisht karriera politike me peshë në PS dhe krijon precedentin se ministër apo deputet nuk bëhesh nga raporti që krijon me qytetarin, por nga lidhja e shkurtër me kryetarin.

    Pasaporta e qeverisë së re vuan mungesën e theksuar të individualiteteve. Një pjesë e anëtarëve të kabinetit kanë nevojë të njihen nga publiku e pastaj të gjykohen për punën e tyre. Përveç ndjekjes besnike të trilleve të shefit, pjesa më e madhe e ministrave të rinj nuk ka manifestuar asnjëherë të vetme ndonjë akt apo qëndrim me peshë në opinion. Vetë Edi Rama kur u thirr nga Fatos Nano për t’u bërë ministër i Kulturës, ndonëse nuk kishte karrierë politike, njihej nga të gjithë për aktet e tij publike dhe angazhimin intelektual. Ndërsa kabineti që vetë Rama pati më në fund shansin të krijojë, nuk ka brenda tij as politikanin e karrierës dhe as personalitetin publik. Ish-piktori rebel, tani ka kompozuar një tablo uniforme, ku më të vjetrit si Shkëlqim Cani apo më të rinjtë si Erion Veliaj, i bashkon elementi i të mos paturit ngjyrë. Mbi ta mund të veprohet lehtë, ashtu si dikur mbi fasadat e pallateve të Tiranës që nuk kishin gojë të ankoheshin.

    Dikush mund të thotë se ekzekutivi është përgjegjësi e kryeministrit, se ai ka të drejtën të zgjedhë ekipin e tij, se duhet gjykuar puna dhe jo emrat, se po u hapet rruga të rinjve etj. Këto do të përbënin argumente sikur përzgjedhja të ishte bërë transparente, sikur arsyet pse u zgjodh ky për ministër dhe u la jashtë një tjetër të ishin bërë publike dhe mbi të gjitha të tregohej se mbi çfarë kriteri u bë vetë përzgjedhja. Fakti që 90 për qind e tyre s’kanë qenë më parë në qeveri apo se disa janë gra, nuk përbën ndonjë kriter politik që të shpjegojë përbërjen e kabinetit të ri. I vetmi kriter që e shpjegon dhe që e bashkon ansamblin Rama është bindja ndaj autoritetit të tij. Për këtë arsye mes atyre emrave nuk gjen as politikanët e karrierës dhe as personalitete publike, qofshin këta të rinj apo të vjetër në moshë. Prandaj aty nuk janë as Pandeli Majko, as Blushi, Klosi, Leskaj, Dade, Fino etj., të cilët drejtuan qarqet kryesore elektorale në betejën e fundit. Prandaj aty nuk ka vend për individë me profil dhe autoritet të fortë publik. Rama ka qenë i qartë se ka dashur të ketë një skuadër modeste që t’i bindet dhe jo lojtarë të nivelit të lartë që mund të luanin në kokë të tyre.

    Vetëm me këtë model Edi Rama ka ditur të veprojë deri më tani. Ai arriti të drejtojë mbi dhjetë vjet Bashkinë e Tiranës, duke forcuar rolin e tij dhe duke i zbehur drejt anonimatit individët e tjerë. Të njëjtën gjë bëri edhe në PS, ku tashmë nga ngjyrat e deri tek të ngjyrosurit janë vepër e duarve të tij. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe në qeveri dhe askush nga ministrat nuk do të guxojë t’i vërë në diskutim vendimet apo zgjedhjet e tij. I ka zgjedhur pikërisht për këtë. Njerëzit që mendoheshin se do të ishin rilindasit e Shqipërisë, janë thjesht një zgjatim i modelit të bashkisë. Vetëm mes tyre Edi Rama mund të ndihet i qetë dhe i sigurt se di ta bëjë kryeministrin.

    Mapo

  19. #19
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Basha: Qeveria e re ekip eksperimental. Ministrat kamikazë personalë të Ramës
    Ky bejbi i Salihut ka goje te flet per eksperimentalizma?
    Ngushellime votuesve te PD-se,me kete Salihun Jr. Shqiperia kurre nuk do te demokratizohet.

  20. #20
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Qeveria e fermes se derrave eshte kjo. Nuk ka jete te gjate. Eshte nje gje qe duket qarte. vetem ylberistet enderrojne. Katastrofe.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •