Close
Faqja 16 prej 63 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 1258
  1. #301
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    chatonte=chat-onte
    Nuk e kuptoj çfarë kërkon të thuash këtu!
    Unë e di që është fjalë e huaj dhe nga vjen, por i thashë atij që nëse e përdor, të paktën ta shkruajë me ç.

    ja = ja
    Ja dhe ia janë dy gjëra të ndryshme.
    Po të jap dy shembuj për ta kuptuar: "ja ku erdhi" dhe "ia mori dorën"

    simbas=simbas=sipas (perdoren te dyja)
    Fjala mbas është një fjalë më e vjetër dhe më pak e përdorshme se fjala pas.
    Fjalën "mbas" fjalori e përmban, ndërsa fjalën "simbas", jo.

    lusja=lutesha(ashtu si lus=lut)
    Unë i shkrova të dyja, edhe lutem edhe lutesha. Në rastin e mësipërm mund të përdoret edhe "do t'ju lutem"

    refleks=reflektim=pasqyrim (jo pasqyre)
    Fjala "refleks" përdoret dhe me kuptime të tjera në shqip, por duke u nisur nga kuptimi i pasqyrimit, unë e përktheva "pasqyrë". Këtu unë nuk shoh ndonjë gabim. Nuk ka pse të përkthehen domosdoshmërisht pasqyrim të dyja, edhe refleks edhe reklektim.

    Megjithatë, kjo nuk ka shumë rëndësi. Për mua këto fjalë nuk duhen përdorur fare, kështu që nuk ia vlen të merremi me to.

    ignorance=padituri (jo padije=akt akuze, por mosdije)
    Padija dhe padia janë dy gjëra të ndryshme.
    Padija dhe padituria janë e njëjta gjë, ndërsa ajo për të cilën e ke fjalën ti, quhet "padi". Në trajtën e shquar shkruhet "padia".

    praktike=perdorim i shpeshte apo i zakonshem
    Edhe kjo që thua ti qëndron, por edhe ato që thashë unë nuk janë gabim. Varet se me ç'kuptim dhe në çfarë fjalie përdoren.

    Unë i dhashë atij disa shembuj se si mund ta përkthejmë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë të tjerë.

    forum=shesh tregu apo kuvendi
    Fjalën e huaj "forum" mund ta përkthejmë edhe mbledhje, edhe kuvend.

    Në kuptimin e forumit të internetit, më e përshtatshme për ta zëvendësuar është fjala kuvend, domethënë një vend ku flitet dhe shqyrtohen çështje të ndryshme.

    Fjala "shesh tregu" nuk më duket e saktë, sepse forumi nuk është një vend ku shitet dhe blihet.
    "Shesh kuvendi" dhe "kuvendi" janë e njëjta gjë, është e panevojshme që t'i shtojmë "shesh" përpara.

    gabim te dyja;frytdhenese (fryt jo e njejte me frut ne gjuhen shqipe)
    Nuk janë gabim, pasi fjalori i përmban të dyja, edhe frytdhënëse, edhe frutdhënëse. "Fryt" dhe "frut" janë e njëjta gjë. Unë e përdora "frutdhënëse" sepse ashtu u përdor më lart.

    Arsyet???
    Këto ishin arsyet.

  2. #302
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    kete fjalen refleks ne cfare konteksi e perktheni ju ne reflektim apo pasqyrim ? Se ka shume rendesi vendi dhe si perdoret.

    E zeme une do thoja - Batos i eshte bere refleks qe sa here ndonjeri shkruan gabim, fap e korrigjon.

    Si perfundim varet shume se si eshte perdorur ajo fjale dhe ku. Se shume kollaj eshte per ti pershtatur pastaj fjalen e duhur. LoL
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #303
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj çfarë kërkon të thuash këtu!
    Unë e di që është fjalë e huaj dhe nga vjen, por i thashë atij që nëse e përdor, të paktën ta shkruajë me ç.
    Eshte gabim te shqiperosh nje fjale te huaj duke shkruar shqiptimin e saj me korrispondueset ne shqip, ashtu siç e bere ti: chat=çat.....ose e perkthejme ne shqip me "bejme llogje" ose e lejme ne origjinal dhe zgjedhojme me prapshtesen "oj": chat-oj, chat-on, chat-ova....etj...

    Ja dhe ia janë dy gjëra të ndryshme.
    Po të jap dy shembuj për ta kuptuar: "ja ku erdhi" dhe "ia mori dorën"
    ..ose "ja mori doren".....

    Fjala mbas është një fjalë më e vjetër dhe më pak e përdorshme se fjala pas.
    Fjalën "mbas" fjalori e përmban, ndërsa fjalën "simbas", jo.
    Fjalori shqiptar eshte fryt i njerzve dhe si i tille nuk eshte i persosur.....perderisa perdoret fjala "mbas" , egziston edhe fjala "simbas".....

    Unë i shkrova të dyja, edhe lutem edhe lutesha. Në rastin e mësipërm mund të përdoret edhe "do t'ju lutem"
    Ti i bere analize mendimit te tij, ndersa flasim per gjuhen....
    Shprehja ishte "do t'ju lusja" dhe ti ja nxore gabim, kurse une them se mund te perdoren te dyja format ne kushtezore:"do t'ju lusja" dhe " do t'ju lutesha"...

    Fjala "refleks" përdoret dhe me kuptime të tjera në shqip, por duke u nisur nga kuptimi i pasqyrimit, unë e përktheva "pasqyrë". Këtu unë nuk shoh ndonjë gabim. Nuk ka pse të përkthehen domosdoshmërisht pasqyrim të dyja, edhe refleks edhe reklektim.
    "refleks" dhe "reflektim" jane dy emra te rrjedhur nga folja "reflektoj", qe ne shqip perkthehet "perthyej"....."refleks" ka kuptimin e "perthyerjes"dhe "kunderpergjigjes", kurse "reflektim" ka kuptimin e "pasqyrimit" dhe "thellimit ne mendime".....ne asnje rast nuk mund te perkthehen "pasqyre"....

    Megjithatë, kjo nuk ka shumë rëndësi. Për mua këto fjalë nuk duhen përdorur fare, kështu që nuk ia vlen të merremi me to.
    Shume e drejte...!

    Padija dhe padia janë dy gjëra të ndryshme.
    Padija dhe padituria janë e njëjta gjë, ndërsa ajo për të cilën e ke fjalën ti, quhet "padi". Në trajtën e shquar shkruhet "padia".
    Perdoret edhe "padije" ne kuptimin e "akuzes" apo "denoncimit"....
    "padija" ne shqip ka dy kuptime, si "veshi"......edhe "danoncim", edhe "mosdije"....


    Unë i dhashë atij disa shembuj se si mund ta përkthejmë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë të tjerë.


    Fjalën e huaj "forum" mund ta përkthejmë edhe mbledhje, edhe kuvend.

    Në kuptimin e forumit të internetit, më e përshtatshme për ta zëvendësuar është fjala kuvend, domethënë një vend ku flitet dhe shqyrtohen çështje të ndryshme.

    Fjala "shesh tregu" nuk më duket e saktë, sepse forumi nuk është një vend ku shitet dhe blihet.
    "Shesh kuvendi" dhe "kuvendi" janë e njëjta gjë, është e panevojshme që t'i shtojmë "shesh" përpara.
    Kur themi se "bejme kuvend", nuk kemi parasysh sheshin apo sallen.....percaktojme veprimin dhe jo vendin....
    Kurse fjala "forum", ka pikerisht kuptimin e vendit ku tubohen(mblidhen) njerezit, per tregti apo per kuvend...
    Per sa i perket internetit, ke te drejte, pasi "sheshi" eshte virtual, keshtu qe ngel vetem kuptimi i "llogjeve".....

    Nuk janë gabim, pasi fjalori i përmban të dyja, edhe frytdhënëse, edhe frutdhënëse. "Fryt" dhe "frut" janë e njëjta gjë. Unë e përdora "frutdhënëse" sepse ashtu u përdor më lart.
    Jane gabim, pasi fjala "frut" nenkupton frytin e pemeve, por jo ate te domates!!
    Pra, fryt perdoret ne pergjithesi per te percaktuar prodhimin e lules se nje bime, e pastaj edhe ne menyre figurative per te pershkruar prodhimtarine ne pergjithesi......
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 14-04-2010 më 18:09
    Jarigas

  4. #304
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    paska ardhur Bato???

  5. #305
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    "Simbas" nuk ekziston, ka "sipas" në jug, edhe "simas" në veri.
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  6. #306
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Gjinokastra Lexo Postimin
    "Simbas" nuk ekziston, ka "sipas" në jug, edhe "simas" në veri.
    Dhe "simbas" ciper Shkuminit......
    E harrove mesin???
    Jarigas

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Eshte gabim te shqiperosh nje fjale te huaj duke shkruar shqiptimin e saj me korrispondueset ne shqip, ashtu siç bëre ti. chat=çat.....ose e perkthejme ne shqip me "bejme llogje" ose e lejme ne origjinal dhe zgjedhojme me prapshtesen "oj": chat-oj, chat-on, chat-ova....etj.
    Ky është rregull i kokës tënde. Fjalët e huaja që përmban fjalori, janë të shqipëruara.
    Si ta lexojnë ata që nuk dinë gjuhë të huaj, chatoj apo çatoj?



    ..ose "ja mori doren".....
    Këmbëngul kot. Meqë ti nuk shkon dot tek fjalori, po e sjell unë fjalorin këtu që të mësosh se çfarë janë ia dhe ja:

    IA

    Trajtë e shkurtër e shkrirë e përemrit vetor e formuar nga bashkimi i trajtës së shkurtër të vetës së tretë në rasën dhanore të numrit njëjës (i) me trajtën e shkurtër të vetës së tretë në rasën kallëzore të numrit njëjës (e) ose të numrit shumës (i). Ia dhashë dorën. Ia mora librin. Ia dhashë të gjitha. S’ia kam frikën. S’ia fal gabimet.


    JA I pj.

    1. Përdoret për të treguar dikë a diçka, që gjendet zakonisht afër, që kalon pranë, që shfaqet papritur etj.; përdoret për të dëftuar diçka ose për të tërhequr vëmendjen për diçka që ndodh në afërsi, përpara syve a në kohën që flasim. Ja shtëpia (shkolla, rruga, fshati) Ja shokët! Ja ku qenka! Ja ku po vjen! Ja, shih këtu! Ja, zbardhi dita. Kur, ja, u duk...

    2. Përdoret me kuptim dëftor, kur zë fill tregimi, ligjërimi etj., kur ndryshojmë temën e bisedës ose kur duam të tërheqim vëmendjen për ato që do të themi. Ja si ndodhi ...Ja ç’pashë ...Ja ç’më shkruan...

    3. Përdoret kur shprehim nxitim, shpejtim etj., afërsisht me kuptimin: «menjëherë, tashti, këtë çast». Ja, tashti! Ja, vajta e erdha! Ja, sa të shoh (sa të vishem, sa ta lajmëroj)! Ja, sa erdhi!

    4. Përdoret përpara përemrave vetorë e dëftorë, si edhe përpara disa ndajfoljeve, me kuptimin: «pikërisht». Ja, ai e shpëtoi! Ja, kjo është e gjitha. Ja, kësaj i thonë punë. Ja, ky është burri. Ja, këtë desha të them. Ja, kështu bëhet puna. Ja, kështu duhet menduar (duhet mësuar).

    5. Përdoret për të shprehur qëndrimin e folësit ndaj asaj që dëgjon, që vë re etj. (zakonisht për të shprehur habi, kënaqësi, zemërim, përçmim etj.). Ja ç`na qenka! Ja dhe puna (shpikja) jote! Ja, si të them, s’di! Ja, thoni edhe ju! Ja ç’vete bën!

    6. Përdoret zakonisht me një parafjalë a me një lidhëz kur përmbyllim një mendim, kur nisim të nxjerrim përfundimin, kur shpjegojmë arsyet e diçkaje, kur kumtojmë diçka me rëndësi ose kur fillojmë një numërim, kur flasim për diçka përfundimin e së cilës mezi e presim etj. Ja ku na doli! Ja tek e solli fjalën! Ja dhe ky! Ja edhe diçka tjetër... Ja pse u menit ai! Ja pra pse veprova kështu! Ja dhe kjo punë mbaroi. Ja ku e ke, merre! Ja ku po ta them.


    JA II lidh.

    (vetëm e përsëritur). Ose... ose..., a... a... Ja vdekje, ja liri. Ja fol, ja rri. Ja di, ja s`di. Ja në qytet, ja në fshat. Ja e marr, ja s`ka. Ja i binte, ja s’i bënte pesë orë gjumë (punë). Ja ishim ja s’ishim pesë vetë. Ja me ne, ja me ata.

    Fjalori shqiptar eshte fryt i njerzve dhe si i tille nuk eshte i persosur.....perderisa perdoret fjala "mbas" , egziston edhe fjala "simbas".....
    njerzve - njerëzve

    Nga bashkimet e fjalëve mund të krijosh fjalë pafundësisht, por ne duhet t'i përmbahemi fjalorit.

    Të thashë që, fjala mbas është më e vjetër dhe nuk përdoret shumë. Është e panevojshme që të kemi dy, edhe sipas edhe simbas. Gjuha letrare duhet të jetë sa më e thjeshtë, jo ta ndërlikojmë e të shtojmë fjalë të panevojshme.


    Ti i bere analize mendimit te tij, ndersa flasim per gjuhen....
    Shprehja ishte "do t'ju lusja" dhe ti ja nxore gabim, kurse une them se mund te perdoren te dyja format ne kushtezore:"do t'ju lusja" dhe " do t'ju lutesha"...
    Unë e shkrova "do t'ju lutesha", ndërsa "do t'ju lusja" është gabim. Më gjej një shëmbull nga gramatika ose fjalori ku shkruhet "do t'ju lusja".



    Perdoret edhe "padije" ne kuptimin e "akuzes" apo "denoncimit"....
    "padija" ne shqip ka dy kuptime, si "veshi"......edhe "danoncim", edhe "mosdije"
    Shkruhet padia dhe jo padija. Mësoje edhe këtë fjalë, se nuk e dike.



    PADI f. sh. drejt.

    Kërkesa që i bën dikush gjykatës kundër një tjetri për të mbrojtur një të drejtë ose për të kërkuar zgjidhjen e një çështjeje; akti që përmban këtë kërkesë. Padi civile. Padi shkurorëzimi. Padi trashëgimore. Rrëzimi i padisë. Ngriti padi.


    PADIJE f.

    1. Mungesa e të dhënave për diçka ose njohja e paktë e rrethanave dhe e gjendjes së vërtetë. E bëri nga padija.


    2. Mungesa e arsimit dhe e kulturës së përgjithshme, të qenët i pashkollë, padituri; gjendja e tillë e një njeriu ose e një populli; njohja e pamjaftueshme ose e dobët e një pune, e një mjeshtërie ose e një fushe të veprimtarisë. Jetonin në padije. E ka nga padija. Ishin të zhytur në padije. E mbanin popullin në padije.


    PADIJE mb.

    I paditur. Njeri i padije.



    Jane gabim, pasi fjala "frut" nenkupton frytin e pemeve, por jo ate te domates!!
    Pra, fryt perdoret ne pergjithesi per te percaktuar prodhimin e lules se nje bime, e pastaj edhe ne menyre figurative per te pershkruar prodhimtarine ne pergjithesi
    Unë e përdor frytdhënës, por në rastin më sipër ashtu e kishte shkruar ai. Unë shtova vetëm zanoren që mungonte.

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga eldushka
    p.s. Paint jo ne thonjeza, sepse nuk eshte emertim, por emer programi.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...35#post2723335
    Solla këtë shkrim të Eldushkës nga një temë tjetër në mënyrë që të mos e prishim temën atje.

    Nuk ka rëndësi nëse është program apo emërtim. "Paint" është fjalë e huaj dhe nëse përdoret, vihet në thonjëza.

  9. #309
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Solla këtë shkrim të Eldushkës nga një temë tjetër në mënyrë që të mos e prishim temën atje.

    Nuk ka rëndësi nëse është program apo emërtim. "Paint" është fjalë e huaj dhe nëse përdoret, vihet në thonjëza.
    Ai eshte emri qe ka programi. Rrjedhimisht duhet shkruar thjesht Paint, gjykoj une. Thonjezat ne gjuhen shqipe perdoren me aq sa mbaj mend une ne rastet kur:
    -po thua dicka ne ligjerate te drejte apo
    -po thua emertimin e nje vepre.


    P.S.: Gjithsesi uroj te mos harroj edhe me te shkuar ne shtepi do shikoj me teper mbi kete teme tek ndonje nga librat e gjuhes shqipe.

  10. #310
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Paska edhe ne internet artikuj mbi shenjat e pikesimit.
    Nje nder to:
    http://www.letersia.fajtori.com/Gjuh..._pikesimit.php
    Thojëzat dhe vizat .

    Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë .
    (") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku .

    Thojëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
    Banon në rrugën (")Naim Frashëri(").

  11. #311
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ka shumë raste kur përdoren thonjëzat, jo vetëm këto që solle ti.
    "Paint" është fjalë e huaj dhe nuk mund ta përdorim ashtu siç është. Po të shqipërohej ta zëmë, të bëhej peint dhe të hynte në fjalor, mund të shkruhej pa thonjëza.

    "Paint" do të thotë lyej ose pikturoj, kështu që nuk ka nevojë të shqipërohet kur i kemi këto fjalë.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 19-05-2010 më 19:14

  12. #312
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ka shumë raste kur përdoren thonjëzat, jo vetëm këto që solle ti.
    "Paint" është fjalë e huaj dhe nuk mund ta përdorim ashtu siç është. Po të shqipërohej ta zëmë, të bëhej peint dhe të hynte në fjalor, mund të shkruhej pa thonjëza.

    "Paint" do të thotë lyej ose pikturoj, kështu që nuk ka nevojë të shqipërohet kur i kemi këto fjalë.


    .
    Paint eshte emri i programit ne mos gaboj. Rrjedhimisht eshte e njejta gje sikur te vendosesh ne thonjeza togfjaleshin Microsoft Office apo fjalen Photoshop.

  13. #313
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Sipas rregullave, të gjitha duhen vendosur në thonjëza, mirëpo këtë nuk e bën askush.
    Ti pret që të shkruhet gjuhë e saktë dhe me gramatikë në internet dhe forume?
    Sot shkatërrimtarët më të mëdhenj të gjuhës janë gazetarët dhe redaktorët e paaftë, që gëlojnë kudo.
    Siç e kanë zënë, nuk është çudi që në një të ardhme të afërt të mos flasim më shqip.

  14. #314
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Sipas rregullave, të gjitha duhen vendosur në thonjëza, mirëpo këtë nuk e bën askush.
    Ti pret që të shkruhet gjuhë e saktë dhe me gramatikë në internet dhe forume?
    Sot shkatërrimtarët më të mëdhenj të gjuhës janë gazetarët dhe redaktorët e paaftë, që gëlojnë kudo.
    Siç e kanë zënë, nuk është çudi që në një të ardhme të afërt të mos flasim më shqip.
    Jo, jo une nuk nisem nga gjuha shqipe qe perdoret aktualisht neper media. Nisem nga gjuha shqipe qe kam bere ne shkollen e mesme edhe ate tetevjeçare. Aq sa mbaj mend ende, kuptohet.
    Kete rastin do e shoh, ne mos harrofsha, tek librat e dikurshem te gjuhes shqipe.

  15. #315
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Paint nuk ka nevoje per thojza. Se kane qef njerezit te perdorin thojzat vend e pa vend eshte histori me tjeter.

    Eldushka, u r absolutely right !!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  16. #316
    Veriu = Qky , Qaji, Qekjo, Qato
    Shqipria e mesme = Kyna, Aina, Njajo, Njato
    Jugu = Qy, Ai, Qo, lab = ki
    Per te mos folur per
    Kosoven
    Maqedonin dhe Malin e zi
    Letrare = Ky , Ai , Ajo , Ato ,
    Ose , une , ti , ai , ajo , ne , ju ,ata , ato.

    Pikesimet mbi germen (E,e) nuk i kam vendosur , sepse me mungojn ne tastiere
    Revolution 1848

  17. #317
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga eldushka Lexo Postimin
    Jo, jo une nuk nisem nga gjuha shqipe qe perdoret aktualisht neper media. Nisem nga gjuha shqipe qe kam bere ne shkollen e mesme edhe ate tetevjeçare. Aq sa mbaj mend ende, kuptohet.
    Kete rastin do e shoh, ne mos harrofsha, tek librat e dikurshem te gjuhes shqipe.
    Eldushka...kerkoji profesorit te te tregoje nese duhet te veme ne thonjeza 50% te fjaleve te huaja qe perdoren ne shqipen e sotme!!!!
    Ke plotesisht te drejte .......
    Jarigas

  18. #318
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Veriu = Qky , Qaji, Qekjo, Qato
    Shqipria e mesme = Kyna, Aina, Njajo, Njato
    Jugu = Qy, Ai, Qo, lab = ki
    Per te mos folur per
    Kosoven
    Maqedonin dhe Malin e zi
    Letrare = Ky , Ai , Ajo , Ato ,
    Ose , une , ti , ai , ajo , ne , ju ,ata , ato.

    Pikesimet mbi germen (E,e) nuk i kam vendosur , sepse me mungojn ne tastiere
    Vendosja e "q" perpara peremrit ne rastin e Veriut apo e "nj" ne rastin e Shqiperise se mesme(une qe jam nga e mesmja, them: ky, ai. kjo, ato), ka per synim perpikesimin e objektit ne fjale, prandaj nuk jane te njejtet peremra!!!!!
    qaji=njai= ja+ai=>pikerisht ai......e me radhe....!!!!
    "kyna, aina"=> lakim dialektor i peremrit.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 20-05-2010 më 01:34
    Jarigas

  19. #319
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    [QUOTE=-BATO-;2678490]
    Ky është rregull i kokës tënde. Fjalët e huaja që përmban fjalori, janë të shqipëruara.
    Si ta lexojnë ata që nuk dinë gjuhë të huaj, chatoj apo çatoj?
    Si e shqiptojne ata qe nuk dine gjuhe te huaj:"Lenin"????"Beethoven"???
    Këmbëngul kot. Meqë ti nuk shkon dot tek fjalori, po e sjell unë fjalorin këtu që të mësosh se çfarë janë ia dhe ja:
    IA
    .... S’ia kam frikën. S’ia fal gabimet.....
    Po ti, verteti shqipton ndryshe:"s'ia" dhe "s'ja"!!!!!!!!
    Të thashë që, fjala mbas është më e vjetër dhe nuk përdoret shumë. Është e panevojshme që të kemi dy, edhe sipas edhe simbas. Gjuha letrare duhet të jetë sa më e thjeshtë, jo ta ndërlikojmë e të shtojmë fjalë të panevojshme.
    Teori e bukur kjo....t'i fshijme nga perdorimi fjalet e vjetra shqip, se keshtu zbukurohet gjuha!!!!
    Varferimi i gjuhes na qenka zbukurim.....hajde Bato, hajde...!!!!!
    Unë e shkrova "do t'ju lutesha", ndërsa "do t'ju lusja" është gabim. Më gjej një shëmbull nga gramatika ose fjalori ku shkruhet "do t'ju lusja".
    Bato!
    Cila eshte veta e pare deftore e foljes "me lut" ose sipas "rregullores", "te lutem"???
    Shkruhet padia dhe jo padija. Mësoje edhe këtë fjalë, se nuk e dike.
    .."dike" apo "ditke"????
    "padia" dhe "padija", shqiptohen njesoj dhe per kete, edhe mund te shkruhen njesoj!!!!
    Jarigas

  20. #320
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Mendoj se tek parafjalët pas dhe mbas luan rol dialekti i gjuhës toske dhe gege porse kanë kuptimin e njëjtë të fjalës. Përshembull, pas përdoret në dialektin e toskërishtes, ndërsa mbas në atë të gegërishtes, sikurse prapa-mbrapa.
    Love has no limits

Faqja 16 prej 63 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •