Shkrim i botuar te gazeta Koha Jonë më 31 mars dhe 1 prill 2005. Meqënëse interneti nuk i njeh fontet e greqishtes së "vjetër", disa fjalë greke janë të palexueshme). Kush din se me çfarë fonti mund të ndreqet kjo gjë është i lutur të na e ndihmojë.[shenim i botuesit)
Studiuesi Çlirim Xhunga sjell interpretim të ri të greqishtes së vjetër
Greqishtja e vjetër dhe latinishtja
vijnë nga shqipja
LOGOS – Një lojë fjalësh
(Ese)
Çlirim Xhunga
Në greqishten e vjetër Νωδός, ή, όν {νω* = νου* = njoh + δός*} do të thotë : që s’ka dhëmbë (qui n'a plus de dents). Por shihni me kujdes si është formuar kjo fjalë. Këtu νω, e cila është një nga hallkat e vargut skematik grek νε-, νη-, νί-, νο-, νύ-, νῶ- të ndërtuar duke u mbështetur në paradigmën e rrënjës shqipe NJOH, ka marrë kuptimin e pjesësëz mohuese JO, kurse δός vjen për çudi nga një fjalë tjetër, ku personazh kryesor i rrëfimit me një togfjalësh është qeni (që në greqisht dhe në latinisht mes shumë fjalëve luan rolin e luanit): κυνόδους, όδοντος (ό) {κυν* + όδο* = udhë, mënyrë + υς*} 1 dhëmbë qeni të njerëzve dhe kafshëve (dent canine des hommes et des animaux). Kështu nga mbiemri κυνόδους, i cili don të thotë fjalë për fjalë: qeni, prej qeni (sjellje, karakter, mënyrë, pamje etj.) grekët shpikën dhe latinët kopjuan fjalën ὀδούς, ὀδοντος dhëmb (dent), e cila në it. bën dente dhe në fr. dent.
Me një gur a disa gurë dijetarët e lashtë grekë e ata latinë pas tyre kanë arritur të krijojnë nga shqipja një a disa neologjizma! Jo vetëm kaq. Fantazia e tyre ka shkuar më tej. Duke shfrytëzuar labirintet e fantastikes grekët e lashtë kanë krijuar me shqipen njoh fjalë me kuptime nga më të shumëngjyrshmet. Ἀκατάψευστος {ἀκατά = ἀ pjes. moh. + ψε* = fshe + υσ* = ish (me kuptimin është) + τος*} thotë gjuha e lashtë greke dhe ndonjë poet latin: ajo që s’mund të fshihet dhe një mendim që s’errësohet nuk janë as fantastikë e as përrallorë (non fabuleux). Grekut i lipseshin fjalë të reja për të emërtuar dukuri të tjera, që mundësisht të dukeshin të ndryshme nga shqipja. Mjaft dukuri të natyrës e të shoqërisë prisnin t’u vihej një emër dhe greku, e pas tij latini, e gjetën rrugën. Me νουθετέω-ῶ {νο* = njo + υ* = unë + θε* = the (them) + τέω*} greku i vjetër tha: 1 fus në kujtesë (remettre en mémoire), rikujtoj (faire ressouvenir, rappeler); paralajmëroj dikë (avertir qqn), i kujtoj diçka dikujt (rappeler qqe ch. à qqn) kujtohem për (rappeler que) 2 paralajmëroj (avertir), qortoj (réprimander) II. qetësoj (calmer). Më pas veç kur u krijua fjala νότος, erë e jugut (vent du sud). Është po rrënja shqipe njoh, por kësaj here me prapashtesën τος, një hibrid me prejardhje po nga shqipja. Era e jugut u quajt kështu pasi dihej (pra, njihej) se kur frynte ajo sillte shiun (c. à d. de la pluie). Νότος u kopjua nga latinët, me gjithë prapashtesën τος, por u shkrua me shkronja «të reja» dhe u bë notus, që do të thotë hëm erë jugore, hëm i njoftun, duke zbuluar atë që u mundua të fshehë greku, prejardhjen e νότος nga shqipja. Por grekët s’u bënë merak që këtë të fshehtë ua mori vesh latini. E tërë puna është që të vërtetën të mos e marrë vesh vetëm shqiptari.Dhe greku ia ka arrritur qëllimit, për 3000 vjet shqiptarët dinë më pak për gjuhën e tyre se çdo evropian tjetër.
Greku, i cili ka dashur të ishte gjithnjë i pari, NIKI (Nji, një + qi, qe), τος e bëri τίς dhe ja ku doli fjala e re νοτίς, lagështirë. Latinët s’vonuan dhe e kthyen νοτίς «latinisht» në notis, për të thënë bashkë me notos, i njohur, i njoftun. Çudia më e madhe në historinë e filologjisë botërore dhe të albanologjisë është se ndonëse grekët dhe latinët s’i shpëtuan dot forcës magjepsëse të shqipes, dijetarët shqiptarë të shekullit XX nuk i shpëtuan dot grackës së trukeve morfologjike të grekëve dhe latinëve. Por gënjeshtra i ka le gambe (këmbët) të shkurtra. Ngado që të vërtiten e çfarëdo që të filozofojnë dijetarët grekë, latinë, gjermanë, anglezë, sllavë e të tjerë, dhe çfarëdo arme psikologjike, ekonomike apo vrastare të vënë në dispozicion të ideologjisë e politikës shtetet e tyre, këto kombe s’kanë për t’i shpëtuar ndëshkimit të së Vërtetës së Madhe, se gjuhët e tyre vijnë vetëm e vetëm nga shqipja. Jo vetëm kaq. Unë këtyre « Zotërinjve, Aristove, Arqive», këtyre «Kombeve të Qytetëruara» u them se 90% e zërit N në fjalorët e greqishtes së vjetër dhe të latinishtes, vijnë vetëm nga një rrënjë e shqipes, NJOH. Po të përfshijmë në këtë zë neologjizmat me prejardhje po nga shqipja si nau, naut, nav apo rrënjë të tjera të shqipes si nem, nëm dhe nuk, atëherë rezulton që leksiku i zërit N në këto fjalorë vjen 100% nga shqipja. Po të zbatojmë në filologji teoremën e Policit, por jo vetëm atë, rezulton se edhe gjuhët postlatine, gjermanike e sllave vijnë të gjitha nga shqipja. Me pak vullnet shqiptarët mund t’u vënë «evropianëve» në dispozicion, në një kohë relativisht të shkurtër, të gjithë materialin e nevojshëm e dokumentues.
Ndonëse s’qenë kurrë të zotë të krijojnë një gjuhë të tyre origjinale, grekët dhe latinët kanë provuar se me brumin e të tjerëve, pra të shqiptarëve, dhe me mendjen e tyre pjellore dinë të gatuajnë gjëra fantastike. Kështu, meqë νότος ishte një erë që vinte me drejtim nga jugu, Herodoti, Plutoni dhe Tuqididi menduan që me νῶτος ose νώτον të emërtonin kurrizin (dos) e gjithfarë gjërash të tjera. Fantazia e fantazistëve u shtri edhe më tej. Dishepujt (discipulus, që DIN SHQIP, fjalë e kohës së Aristotelit + dim. ul + us, është), që përpiqeshin të shkonin më tej se mësuesi, se ç’kishin një si νόσος, një hutim (égarement de l'esprit), një si shkallim (démence), i përfshinte një biçim marrëzie (folie), pasi dija e tepërt ishte νοσηρός e dëmshme për shëndetin (malsain, insalubre), por jo vetëm kaq! Kishte rrezik që edhe të νοσέω (krhs. me shqipen shënosh, shëndosh, por s’kanë asgjë të përbashkët etimologjikisht) të mbeteshin shpirtërisht të sëmurë (avoir l'esprit malade), apo edhe më keq, ata mund t’i pushtonte marrëzia (être atteint de folie). Me gjithë këto ogure të zinj që rrënja shqipe NJOH, kjo fjalë e çuditshme shqipe, po u sillte greko-romakëve, ata prapseprapë, vendosën në unanimitet që Ajo të përdorej edhe me kuptim pozitiv. Kështu ata krijuan mbiemrin νωΐτερος, α, ον, {νωΐ* = njoi, njohim + τερ* = të tërë + ος*} të tanët (notre) dhe përemrat vetorë të vetës I shumës të italishtes dhe frëngjishtes, (rsp. nous dhe noi).
Sot po e mbyllim me kaq. Kush don të bëj vetë një ese tjetër mbi rrënjën NJOH, a me një rrënjë tjetër të shqipes le të këshillojë me nge si fjalorët e greqishtes së vjetër, të latinishtes dhe të çdo gjuhe evropiane. Por për sa kohë Shqipëria do të jetë kjo që ka qenë këtu e njëqind vjet, unë i kujtoj të bëjë kujdes, se mund të mbetet, e pakta, pa punë dhe pa mjete jetese!
Krijoni Kontakt