Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Vjersha dhe poezi për 28 nentorin Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

    Mbaj mend qe c'do vit per kete feste benim konkurim midis klasave perpara shkolles duke recituar vjersha te shkrimtarve te medhenj. Me shume se nje muaj pergatitje ne oren e leximit, na theksonte mesuesja se me c'fare emocione te recitonim nje varg. Keshtu dilnim perpara klases dhe shume here mbas mesimit duke bere praktike recitimin. Dhe ne oren e pushimit i recitonim vargjet njeri-tjetrit.
    Kur vinte dita e kokurimit shkolla kishte zbukuruar sallen dhe c'do klase priste rradhen per te recituar. Emocionet qe ndihja jane te pa pershkrueshme. (Kur isha ne tete-vjecaren, te mesmen u largova nga Shqiperia).
    Mund te sillni ketu poezi e proza apo experiencen tuaj per te kujtuar diten e Flamurit.



    Ku Kemi Lerë

    Në ç'vend kemi lerë?
    Ku na bëjnë nderë?
    --Në Shqipëri.

    Po njeriu vetë,
    cilë do në jetë?
    --Do vend' e tij.

    Ku i duket balta
    m'ë e ëmbël se mjalta?
    --Në vend të tij.

    Ku munt të gëzojë
    dhe me nder të rrojë?
    --Në Shqipëri.

    Përse të punojë
    dhe të lakëmojë?
    --Për vend' e tij.

    Andon Zako Çajupi

  2. #2
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Mëmëdheu

    Mëmëdhe quhetë toka
    ku më ka rënurë koka,
    ku më ka dashur mëm' e atë,
    ku më njeh dhe gur' i thatë,
    ku kam pasurë shtëpinë,
    ku kam njohur perëndinë,
    stërgjyshët ku kanë qenë
    dhe varret që kanë vënë,
    ku jam rritur me thërrime,
    ku kam folur gjuhën time,
    ku kam fis e ku kam farë,
    ku kam qeshur ku kam qarë,
    ku rroj me gaz e me shpresë,
    ku kam dëshirë të vdesë.

    ~Andon Zako Çajupi

  3. #3
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    I dashur Atdhe

    Me vite jam larguar,
    i dashur Atdhe,
    por nuk të kam harruar,
    se shumë i ëmbël je.

    Kjo zemra më këndon
    për ty, o Shqipëri,
    por prapë më lëngon,
    se je në varfëri.

    Të fala të dërgoj,
    këndej ku jam Atdhe,
    gjithnjë po të kujtoj,
    se birin tënd më ke.

    ~Asdreni

  4. #4
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Sa të dua o Shqipëri

    Sa të dua, o Shqipëri,
    sa me mall ndiej e sa dëshirë,
    për ty gaz e dashuri
    mu në zemër më ka mbirë!
    Se për mua, o Atdhe,
    je një lule aq e vyer,
    sa nuk gjendet përmbi dhe
    shpirtin tim për të ushqyer!

    ~Asdreni

  5. #5
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Korça

    Kushdo që është sot burrë
    Dhe shqipëtar i vërtetë,
    Emëri s'i shuhet kurrë
    Dhe nderi i rron përjetë.

    Gjuha jonë sa e mirë!
    Sa e ëmblë, sa e gjerë!
    Sa e lehtë, sa e lirë!
    Sa e bukur, sa e vlerë!

    Kjo ë'shtë mëm' e mirësisë,
    Që bije qytetërinë,
    Gazthin e vëllazërisë,
    Njerëzin' e miqësinë.

    S'jemi grekër as bullgarë,
    Asgjë tjetër nukë jemi,
    Jemi vetëm shqipëtarë,
    Ne kët'emër nder'e kemi.

    Nga gjithë ç'kemi kënduar
    Për të njohur vetëhenë,
    Kaqë gjë kemi mësuar,
    Të nderojmë mëmëdhenë.

    Se njerëstë gjithë vdesin,
    Po jeta s'mbetet e shkretë,
    Gjuha, mëmëdheu mbesin
    Të patundurë përjetë.

    Me zëmërë të gëzuar
    Dhe me gjithë shpirt uroni!
    Zotërinjt' e zotëruar,
    Gjithë përnjëherë thoni:

    Rroft' e qoftë Shqipëria
    Dhe kombi e gjuha jonë!
    Lulëzoftë dituria,
    Edhe ndihmës paçim zonë.

    ~Naim Frasheri

  6. #6
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    E mbani mend kete fjalim!

    “...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur ketu gjithë perënditë...Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur!
    Lirinë e pashë së e keni kudo, në krahëror, në ballë, në shpatat e në ushtat”.




    p.s. Xeni kemi nevoje per te menduar dhe pak pozitiv

  7. #7
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081

    Më ndihmoni me ndonjë poezi për fëmijë?

    Do doja nga ju forumista te nderuarit te me gjenit ndonje poezi te mire per femije per festen e 28 nentorit.Kjo mund te jete per Flamurin,Skenderbeun,Shqiponjen,etj etj.
    Do tua dija shume per ndere.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    1. Ku kemi lere


    -Ne ç'vend kemi lere,
    ku na bejne nder?
    -Ne Shqiperi!

    -Po njeriu vete
    cilin do ne jete?
    -Do vendin e tij!

    -Ku mund te gezoje
    dhe me nder te rroje?
    -Ne Shqiperi!

    -Per se te punoje
    edhe te lakmoje?
    -Per vendin e tij

    çajupi


    2. Sa te dua, Shqiperi


    Sa te dua Shqiperi,
    sa mall ndiej e sa deshire,
    per ty gaz e dashuri
    mu ne zemer me ka mbire.


    Se per mua, o Atdhe,
    je nje lule aq e vyer,
    sa nuk gjendet permbi dhe
    shpirtin tim per ta ushqyer.


    Asdreni


    3. Gjuha Jone


    Gjuha jone sa e mire!
    Sa e embel, sa e gjere!
    Sa e lehte, sa e lire!
    Sa e bukur, sa e vlere!

    Naim Frasheri
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Poezi për 28 Nëntorin - Ftesë

    Pershendetje!

    Ne kuader te pergatitjes se nje feste studentore ne Grac bashke me nje grup kolegesh, jam duke kerkuar per poezi per 28 Nentorin. Kam mjaft nga shkrimtare qe i njohim qe te vegjel nga librat e letersise ne shkolle, por me erdhi si ide ne mendje qe te perfshijme poezi dhe nga autore te rinj. Ne kete forum ka shume te tille dhe qe prej kohes qe e kam nderprere une te shkruarin ketu e tani pas rifillimit, kane ardhur mjaft te rinj qe akoma nuk i njoh.

    Hyrje e gjate, per sa deshiroj qe te paraqes:
    Nese ka deshire dikush prej jush mund te me orientoje ne kete teme ose me mesazh privat per poezi te veten ne kete forum me teme Flamurin, 28 Nentorin, Shqiptarine. Eshte teme ndoshta e dale mode, por te pakten nje dite ne vit kjo teme eshte plotesisht ne mode.
    Per terheqjen dhe shfrytezimin e poezive kam nevoje per lejen e autoreve, ndaj kjo eshte nje arsye me shume, pse me duhet nderhyrja konkrete nga ana juaj.

    Poezite nuk mund te them, se do te lexohen, sepse ne mbremje studentore me shume kercehet e pihet, gjithsesi mund te them me siguri se poezite do te vendosen si dekoracion ne mure. Une do ta bej me dije se kemi keto e keto poezi nga keta e keta autore dhe do t'i ftoj te gjithe te gjejne kohen t'i lexojne. Ndonje e lexojme dhe me te vertete para te gjitheve.
    Cfare mund te bej une qe te deshmoj, se poezite u shfrytezuan realisht per dekorim? Te sjell foto nga mbremja.

    Jeni te mirepritur. Kohe ka deri neser ne oret e drekes. Mua me erdhi vetem me vonese nje ide e tille e ndoshta per vitin tjeter do mund te aplikohet nga organizuesit e rinj dhe kerkimin e fillojne shume me perpara se une kete radhe.


    Falemnderit per vemendjen,
    Dita
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 27-11-2007 më 10:45

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mondishall,

    falemnderit per mesazhin. Une i gjeta tre nga poezite, titujt e te cilave m'i kishe sjelle aty. Poezine "Kosoves" nuk e gjeta. A me tregon se ku gjendet ne forum?
    Po i sjell me poshte te permbledhura poezite. Mendova se nje kolazh me fragmente prej tyre do te ishte zgjedhje me e mire.


    Shqipja

    Na mekoi qumshti i gjirit
    Na ushqeu gjuhe e shpirtit
    Na gjumoi nder perralla
    Me e embla shqipe-fjala.

    Dhe kur flisnim capra cupra
    Ishin rrokje, fjale te bukura
    Ishin vete kuptimi i jetes
    Shqiptarisht dhe asgje tjeter.


    Dhe ne ka pak atavizma
    Mbetet gjuhe me fisnikja
    Dhe ne mes te pabesise
    Mbetet firma e Shqiperise!




    ATDHE

    Gerxhe ngado ku shkel
    Ku je, o Atdheu im?
    Vetem gerxhin tend dua te ndjej
    Mes gerxhesh ketu ne mergim!

    Ne token qe duket e njejte
    Rremoj e rremoj si i mar'
    Te ndjej eren e dheut te shenjte
    Eren e gerxhit shqiptar!

    Vazhdoj e vazhdoj kerkimin
    Une mergimtari eksplorator
    Atdheun e gjej tek shpirti
    Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj!




    Shpirti shqiptar

    Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe
    Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty.
    Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
    Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!

    Aty ku askush tjetersim s'mund te beje
    Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
    Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere
    Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.


    Aty cdo materie nje fjale do te thote
    Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
    Aty cdo fjale e shperndare neper bote
    S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!



    Pjeset me blu jane pjeset qe kam zgjedhur. Tek poezia e fundit (ta kishte shkruar edhe Brari kete dhe jam dakord dhe une) "shqiptarlleku" e prish vargun e me pas krejt poezine. Te mbetet nje shije me "llek" ne fund. Shume mire do mund ta ndryshoje ne "shqiptarizmi", sepse ne fakt kjo eshte fjala e sakte. Shqiptarlleku eshte hera e pare qe une e lexoj te shkruar. Nese e ndryshon qe sot nga si eshte ne "shqiptarizmi" une e marr ne formen e ndryshuar.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pranoj ndrimin e fjales shqiptarllek me shqiptarizmi. Eshte nje redaktim qe i lutem Fiorit ta realizoje, nese mundet.
    Per te mos u munduar ne kerkim te poezise per Kosoven, po e paraqes me poshte.

    KOSOVES

    Pengu me i madh i kohes
    Shqipetarja-Kosove
    Lume i pashtershem lotesh
    Mes te shurdheres bote.

    C'u perpoqen te te c'benin
    Ne materie dhe ne shpirt
    Mos e kishe tendin zerin
    Asnje gen shqipetarisht.

    S'ishin fqinj, i bere fqinj
    Sllavoserbet e barbarise
    S'ishin miq, i bere miq
    Zuzarmiqt' e pabesise...
    .....
    Durimmadhja shekullore
    Po vjen dita e bekuar
    Dhe ne harten e kesaj bote
    Te kesh emrin e nderuar.
    * * *
    Faleminderit Dita dhe pune te mbare ne aktivitetin e ardhshem. Respekt

  12. #12
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Mondishall,

    falemnderit per mesazhin. Une i gjeta tre nga poezite, titujt e te cilave m'i kishe sjelle aty. Poezine "Kosoves" nuk e gjeta. A me tregon se ku gjendet ne forum?
    Po i sjell me poshte te permbledhura poezite. Mendova se nje kolazh me fragmente prej tyre do te ishte zgjedhje me e mire.


    Shqipja

    Na mekoi qumshti i gjirit
    Na ushqeu gjuhe e shpirtit
    Na gjumoi nder perralla
    Me e embla shqipe-fjala.

    Dhe kur flisnim capra cupra
    Ishin rrokje, fjale te bukura
    Ishin vete kuptimi i jetes
    Shqiptarisht dhe asgje tjeter.


    Dhe ne ka pak atavizma
    Mbetet gjuhe me fisnikja
    Dhe ne mes te pabesise
    Mbetet firma e Shqiperise!
    Edhe dicka tjeter. Fjala "gjumoi" me siper me bold, ka kuptimin e pergjumjes apo te ndjekjes?
    Me sa di nuk ekziston ne shqipen e shkruar. Do shkonte me mire "na pergjumi nder perralla..."

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Bokerrima Lexo Postimin
    Edhe dicka tjeter. Fjala "gjumoi" me siper me bold, ka kuptimin e pergjumjes apo te ndjekjes?
    Me sa di nuk ekziston ne shqipen e shkruar. Do shkonte me mire "na pergjumi nder perralla..."
    Faleminderit Bokerrima per vemendjen e treguar ne poezine time dhe sugjerimin e bere per fjalen, "gjumoi". E kam shkruar ne kuptimin e venies ne gjume(nga perrallat e rrefyera naten). Mbase e kam gabim, por mua me ndodh qe ne krijim e siper te me dalin vetvetiu ca fjale, qe dhe mund te mos ekzistojne ne shqipen e shkruar. Nuk pretendoj per krijim fjalesh te reja, por rastesisht edhe mund te ndodhe kjo. Mjafton, ama, qe mos humbe thelbin e rrenjes se fjales nga ku ajo bazohet. Themi, psh gjumash, dhe jo i pergjumur. Themi dhe "na vuri ne gjume", gje qe ne nje varg do ishte teper e rendomte. Po qe se tingellon keq ne lexim(si rasti me "shqiptarllek"), eshte tjeter gje dhe une pranoj menjehere redaktim ashtu sic e thoni ju. Mbetem i hapur ne redaktime fjalesh. bile dhe me shume se kaq, pasi e ndjej qe kam te bej me lexues dashamires dhe te kulturuar, njeri prej te cileve jeni dhe ju, i/e nderuar Bokerrima. Respekt nga mondishall

  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mondishall,

    ne kete rast qe ka shquar Bokerrima, per nga gjuha duket se ai e ka me ne rregull, por nga fjalekrijimi yt me pelqen me shume varianti yt. Nuk di ne e ka perdorur njeri tjeter ndonjehere kete fjale ne poezi, por mua vete me duket bukur. Nuk do e ndryshoja. :-)

    Per poezine "Kosoves" do e lexoj tani e te shkruaj perseri.

    Falemnderit nga zemra!

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Yjori me gezoi me dy poezite qe m'i dergoi per paraqitjen. Po i sjell si vijon.


    Atdheu

    Dëgjoj tek flitet për atdheun,
    këtë copë imagjinare buke,
    kafshuar nga gjuha shumëgojëshe
    e më vjen të puth...

    Ç`fjalë është kjo?
    Tingull i mbytur i buzëve,
    apo krismë e pushkës a kollës?

    Atdheu është kudo,
    Kudo mbaj mishin në krahë,
    kokën mbi supe,
    mendimet, zhurmën,
    kockat, trurin, miqtë, të tjerët,
    A më mbajne ata mua si rruga turmen

    Ç`gjuhë flasin të vdekurit?
    Anglisht në parajse?
    Po në skëterrë?
    Atdheu lëviz shpejt,
    Atdheu ringjallet, vdes,
    Shqiptar, grek apo kinez

    Duhen lëruar tokat me spirancë,
    zgjidhur kuajt në lëmë,
    kafshët ripërtypëse në mencë,
    Katror është atdheu, 105 gradë,
    dyqan i mbyllur kur flemë,
    kater horizonte si qeli,
    i rrumbullt nga hëna,
    pikë në hartë,
    kur shuhet dielli, i zi,
    pulson në gji, njeri,
    ha,pi, zgjohet, fle,
    plak, fëmijë,
    une e ti

    Ra përdhe e puthi tokën
    nuk dinte se ku kishte kokën






    At the?
    Dhe the?
    Dhe?

    Atë atë,
    atë dhe
    Na dhe

    Dhe je Atë,
    Dhe dhe ne

    Ati ynë
    në qiell...



    Falemnderit nga zemra Yjori!

    Mirepres poezi dhe nga anetare te tjere te forumit.

    Dita

  16. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mondishall,

    poezine "Kosoves" po e marr te gjithen. Me pelqeu e gjitha dhe ia vlen te sillet si e tille.
    Shume e bukur fjala "zuzarmiqte". Paske ide te bukura fjalekrijuese.

    Falemnderit!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 27-11-2007 më 18:16

  17. #17
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    NE DITEN E FLAMURIT

    Rri ulur Atdheu plak,
    La me lot e la me gjak.
    Mijera vjet histori,
    me shume rob se ne liri.

    Vetem qan e renkon,
    trojet e veta kerkon...
    Buza vetem i buzeqesh,
    kur sheh bijte me armet ngjesh.

    Nga cdo ane vjen ze i burrit ,
    mu ne Diten e Flamurit,
    Nga cdo ane vjen ze i trimit,
    ne kete dite te bashkimit.

    Jam Kosova e trimerise,
    Lulja e bukur e Shqiperise.
    Me coi Isa shpirtbiluri,
    me tha:"Te therret Flamuri".

    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine s'e jap per jete.

    Jam Ulqini , jam Malesia,
    edhe mua me therret liria.
    Jam Malesia e Dede Gjon Lulit,
    jam shqiponja ne pale te flamurit.

    Tungjatjeta Nene Shqiperi,
    Une jam Cami tek ti vij.
    Shqiperi te qofsha fal,
    te kam nene e me ke djale.

    Jam Presheva neno moj,
    nuk mund me te duroj.
    Jam flamuri kuq e zi,
    S'rri dot me ne roberi.

    E dashur Nene Shqiperi,
    Ja dhe nje porosi.
    Te fala nga mergimtaret,
    lot e djerse margaritaret.
    Larg ne dhe te mergimit,
    shtruam sofren e bashkimit,
    mu ne diten e vertete,
    Rrofsh moj Shqiperi per jete.


    P.S.
    Nje motiv Rilindas, nje modifikim me vargje te mijat dhe tek tuk te Rilindasve nje pershendetje per te gjithe shqiptaret ne bote ne festen tone me te madhe kombetare.Gezuar Diten e Flamurit...Diten e Njezetetetes...Diten Kuq e Zi.

    Me nderime,

    Xhabir Alili,Chicago, USA
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  18. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falemnderit nga zemra Xhabir! Poezite duhet te perfshihen brenda nje faqeje A4, ndaj une do marr fragmente nga poezia me motive rilindase qe ju keni sjelle. Dhe ne mbyllje do te shkruaj emrin tuaj perfshi dhe sa keni paraqitur ju (pra qe eshte e bazuar ne motive rilindase dhe ka disa pershtatje nga ana juaj - ose thjesht "Pershtati per ditet e sotshme nga poezi rilindase: Xhabir Alili)

  19. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Jane dhe tre poezi te miat, te cilat dua t'i paraqes tek kjo teme, meqe po mbledhim te gjithe si anetare forumi dhe e tille jam qe prej fillimit te tij.


    FLAMURI

    Deti mbin shkumë mbi përgjumjen e ilirëve.
    Shekujt arbërorë zhveshën robërinë prej supeve.
    Rapsodët rrënqethën lahutat me “liridona”.
    Plisi i Kosovës ngrihet mbi kryet e statujës,
    jeleku prehet mbi rrjedhën e lashtë të gjakut,
    qëndisma e flaktë lidh në jetë cungimin e trupit.
    Troku i shekullit ngrin hapat me Isa Boletinin
    Në njomjen e buzëve me lotët e flamurit.


    (sjelle ne forum ne nentor 2003 ne temen time "Eksperimente me heshtjen")



    Në ndërtimin e monumentit të Rugovës

    Dhimbje është, je
    kur mendja nis të kërkojë një pse.

    Dhimbje është, je
    kur çka le pas rënkon mbi dhe.

    Zemër është, je
    kur njeriu për ty bën be.

    Zemër është, je
    kur jeta jote mban aromë mëmëdhe.

    Mendje është, je
    kur mes ujqërve mbetesh në jetë.

    Mendje është, je
    kur urtia jote i fal një populli shpresë.

    Dhimbje-zemër-mendje je,
    në krah të Skënderbeut vëlla,
    shqipe krenare me dy koka
    mbi një flamur të kuq si zjarr.


    (sjelle ne forum ne janar 2006 ne temen me te njejtin titull)




    Ngrije kokën yll, eshtrat po mardhin

    Po, edhe eshtrat mardhin,
    në qese plasmasi frymën ia marrin,
    dhe i thonë të rriten nga mituria,
    dhe i thonë të rinohen nga pleqëria,
    dhe i thonë të ndërrojnë emër,
    dhe i thonë të ndërrojnë farë,
    dhe i thonë se janë ushtarë,
    dhe i përdhunojnë sa iu do xhani,
    dhe i qeshin në kishën e zezë,
    përtej kufirit gëzojnë hamës
    festojnë përdhunimin tonë
    që i ngectë në fyt gazi
    atyre e këtyre që për përdhunuesit
    edhe gjuhën e falin,
    e presin deri në rrëzë dhe i thonë,
    se s’është më shqip,
    e nxjerrin nga zgavra zemrën dhe i thonë,
    se s’rreh më shqip,
    e shkulin nga truri mallin dhe i thonë,
    se s’është lindur nga mëma dhe ati
    e gërryejmë mundin ne me
    gjuhëprerët, zemërnxjerrët, trushkulurit,
    se edhe eshtrat mardhin, po mardhin,
    frymën në qese plasmasi ia marrin,
    e kundron përdhunimin një botë
    dhe e vuan në trup kjo tokë
    mbi të cilën flen ti?
    Eshtrat po këlthasin,
    flen ti yll?
    Eshtrat po i vrasin,
    flen ti?
    Zgjohu, ndritu, yll zemërzjarr
    mbi njeriun tënd dhe të vdekur, dhe të vrarë.


    (sjelle ne forum ne qershor 2006 ne temen me po te njejtin titull)

  20. #20
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nje proze qe e kujtoj ende sot

    Ish nje cupke quhej Nore
    ish si flutur lulebore
    kurre s'grindej, kurre s'bertiste
    me ngadale, embel fliste.

    Po nje here ne shetitore
    tok me motren zene per dore
    Nore e vogel u perqa
    akullore dua tha.

    i tha motra : - Nuk te ble
    ti semure ishte dje.
    A do paste, a do karrota
    karamele e biskota ?
    He pra thuaj tjeter cdo
    akullore mos kerko ?

    Perseriti duke qare
    c'kishte thene aty me pare:
    s'dua paste, as karrota
    karamele e biskota.
    Dua vetem akullore
    ik nuk vije me ty perdore.

    Po c'ti bente motra e gjore
    dhe ja bleu llastices nore
    dhe ajo fshap e fshup si miu
    akulloren e lepiu.

    Kur aty nga mesnata
    nisi nje kolle e gjate dhe e thate
    thirri mamin: - hajde pak
    edhe mami kur e pa
    u-bu-bu e mjera tha.

    Babi doli ne sallon
    foli shpejte ne telefon
    Alo,mjeku?
    Ne shtepi kemi te semure ne femije.

    Ty-ty-ty me nje makune
    pa ja ulur shpejtesi
    sa i mbyll syte dhe i hap
    xhaxhi mjeku erdhi vrap

    Xhaxhi mjeku kur e pa
    me bajame qenka tha ....

    (kaq mbaj mend)

    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  3. Flamuri i Dardanisë mungon në festimet e 28 nëntorit në Kosovë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •