Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 192
  1. #161
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Parlamenti europian miraton rezoluten mbi ngjarjet e shemtuara ne Permet.

    Resolution adopted by the EPP Political Assembly (5th September 2013, Brussels)
    on Freedom of Faith and Worship
    Taking into consideration:
    The unanimously adopted resolution on Religious Intolerance by the EPP Political
    Assembly on January 2013;
    Our moral obligation and co-responsibility to stand up for Christians around the world,
    considering our cultural heritage rooted in Judeo-Christian traditions;
    The freedom of thought, conscience and religion as basic principles, enshrined in the
    1948 Universal Declaration of Human Rights and in the European Chapter of
    Fundamental Rights;
    The fact that during the last month incidents of extremist violence towards Christian
    Churches as places to Worship occurred in Egypt, Syria and Albania
    The European People’s Party:
    1. Reaffirms the need to fully respect the freedoms of faith, religion and belief as
    fundamental and universal human rights and as essential elements of democracy the
    respect of which is a precondition for aspiring integration in the European Union;
    2. Condemns all acts of violence, that target religious minorities and communities in
    countries such as Syria and Egypt;
    3. Strongly condemns the extremist act against the Orthodox Church in Premeti Albania,
    its priests and its possessions, as an act of extremism against Christianity in European
    Soil;
    4. Urges all authorities to deter any discriminatory acts against religious groups and to
    ensure equal dignity and equal opportunities to all citizens of Egypt and Syria.
    6. Calls for respect and adequate protection to be given to properties belonged by
    religious communities (churches, charitable institutions, religious schools).

    3. Dënon ashpër aktin ekstrem kundër Kishës Orthodhokse në Permet,Shqipëri,kundër priftërinjëve të saj dhe pasurive të saj, si një akt të ekstremizmit kundër krishtërimit në tokën Europiane.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #162
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Perseri ju? (Turp i perseritur ne disa media)

    Nga Ikonom Spiro Katundi, Korçë.

    Ky shkrim u botua te Gazeta Shqiptare, diel, dt.15.9.2013.

    Pamë të përsëriten kohët e fundit në disa media akuza dhe shpifje të ripërsëritura për Kishën Orthodhokse, të sulmohet Kryepiskopi Anastas, të merret në mbrojtje i vetëquajturi “prift” dhe “mbrojtës i Kishës Orthodhokse të Kombit” Nikolla Marku etj.

    Dua t’u them dhe rikujtoj këtyre gazetarëve, se keni mëse njëzet vjet duke thënë e rithënë të njëjtat gjëra, ku akoma shikojmë që jeni të paqartë dhe vetë për secilën nga ato që trajtoni.

    Njëkohësisht shohim një gjuhë të ashpër që përdoret kundër Kishës dhe klerikëve të saj, me ofendime aspak gazetareske të shoqëruara me gjykime ordinere, të cilat kanë ulur në publik, jo vetëm dinjitetin tuaj, por dhe të mediave që përfaqësoni.

    Të tilla shkrime apo emisione sa qesharake aq dhe keqdashëse u shfaqën këtë kohë dhe me problemin e Kishës në Përmet, për të cilën ju siguroj që do të zgjidhet sipas vullnetit të Perëndisë dhe jo sipas oreksit të ndonjë kalimtari.

    Kështu që, ne na del detyrë t’ju sqarojmë dhe t’ju risqarojmë sa herë të jetë e nevojshme, që ju të mos jeni shpjegues egoistë, fanatikë që adhurojnë formalen pa esencë dhe që nguliten pas “germës”.

    Prandaj vëllezër ta dini që:

    1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, rindërtimi dhe misioni i saj, janë sheshit dhe nëse e frekuentoni njëherë të vetme do të shikoni dhe prekni nga afër të vërtetën, të cilën ju deri më sot e keni luftuar dhe shtrembëruar me dashakeqësi.

    Duhet të dini dhe një gjë tjetër. Jo vetëm në vendin tone, por në gjithë botën, Kisha Orthodhokse është nëna e të krishterëve. Është i tërë Trupi Eukaristik, ku brenda tij bëjnë pjesë gjithë besimtarët e pagëzuar, pavarësisht prejardhjes etnike, gjinisë së tyre, gjuhës, klasës së tyre shoqërore dhe nivelit të jetesës.

    2. Duke sulmuar Kryepiskopin Anastas ju sulmoni gjithë orthodhoksët e Shqipërisë, për këtë ne ju kemi sqaruar në vite. Imzot Anastasi, sot edhe mot si i thonë fjalës, është dhe do të jetë Kryepiskopi i orthodhoksëve të këtij vendi. Për të kuptuar më mirë këtë, po ju citoj Apostull Pavlin në letrën drejtuar Romakëve, ku thotë: ”Kush je ti që gjykon shërbëtorin e tjetrit? Prej zotit të vet ai qëndron ose bie, por do të qëndrojë, sepse Perëndia i fortë do ta mbështesë”(Rom.14:4). Kujtoni se figurën e tij mund ta bëni lojë të mediave tuaja? Gaboheni zotërinj!

    3. Morali juaj dhe i mediave tuaja duket qartë kur merrni në mbrojtje të vetëquajturin “prift” Nikolla Markun. Të paktën na dëgjoni ne që e kemi patur bashkënxënës, ne që e njohim dhe e dimë mirë se sa i zoti është, sa njohuri ka mbi fenë e tij, sa i digjet zemra për Kombin dhe se sa “prift” mund të jetë ky person i pafe. Do të ishte e tepërt ta ballafaqonim me rregullat dhe kanonet e Kishës këtë njeri, sepse nuk do të mbaronim kurrë.

    Me gjestin e tij të ulët prej vjedhësi ordiner, si dhe me dëbimin e tij nga shkolla, të themi të drejtën na erdhi shumë keq. Kishës iu largua një person që po përgatitej për të qenë shërbëtor i saj dhe sigurisht që për vesin e dënueshëm nga Kisha, pritej prej tij të pendohej, por ai nuk e bëri këtë gjest. Mblodhi firma që të bëhej prift, se e dinte që priftëria bëhet me peticione dhe në fund u përjashtua si hajdut, bukëshkelës dhe tradhtar. Juda e tradhtoi Zotin dhe ai tradhtoi besimin dhe dashurinë e mësuesit. Në qoftë se di t’i lexojë librat e Kishës, dua t’i them: shiko himnografin e Javës së Madhe se si e etiketon Judën kur e quan “të dashuruar pas parasë”, kjo i shkon për shtat edhe atij sot, sepse, që vodhi lek u dëbua nga shkolla, me lek u vetëshpall “prift”dhe për lek e ka kthyer Kishën e zaptuar, në biznesin e tij. Kështu mund të jetë prifti dhe mbrojtësi i Kombit?! Priftëria e Altarit është çështje që lidhet me lutjen, vëllezër, dhe nuk fitohet nga ndonjë konkurs si mund të fitohen vendet e punës, apo duke futur miq.

    4. Një turp i ripërsëritur është kur ngatërroni çështjen çame me Kishën Orthodhokse të Greqisë dhe Kishën tonë. Me sa di unë, ashtu si dhe ju e dini shumë mirë nga historia që, çamët nuk i dëboi Kisha e Greqisë dhe sot nuk është Kisha jonë ajo që mund të ndërhyjë për të zgjidhur problemet e tyre. Mos ngatërroni adresë zotërinj.

    Sot ka dhe njerëz që nuk na kuptojnë si duhet, ka dhe nga ata që u pagëzuan të krishterë e që pak a shumë njohin dhe vlerësojnë besimin e tyre edhe pse ndodhen në mes të një bote të shthurur, ku nevoja për ta njohur Perëndinë dhe për të qëndruar pranë Kishës së saj është më e madhe se asnjëherë tjetër. Sa më shumë të pranojmë pendimin dhe përuljen, bëhemi më tepër të hapur dhe çlirohemi nga barra e egoizmit dhe vogëlsitë e ligësive. Sado që kjo të duket e çuditshme dhe jashtë arsyes, ky është morali i të krishterëve orthodhoksë.

    Po ky Nikolla juaj, në se e quan veten që është i krishter e për më tepër “prift”, si nuk di të zbatojë të paktën rregullat më elementare të besimit, apo dhjetë porositë e Krishtit, ku atje thuhet: mos vidh, mos jep dëshmi të rreme, etj? Si mund të quhet “prift” kur ai rrëmben Kishën dhe zyrat e saj, duke u fshehur prapa fjalës “Komb”? “Prift dhe hajdut” apo “hajdut dhe patriot”, nuk kemi parë e dëgjuar deri më sot. Nuk e kuptoj qëndrimin dhe interesin e mediave në këto njëzet vjet, që merren me personazhin: Nikolla.

    Do të desha ti pyes: a mos vallë ky është problemi më i rëndësishëm, që ka shoqëria jonë sot? Kaq ju intereson çështja “Marku”, e këtij personi që është turpi i ekraneve dhe gazetave tuaja? Si mundet ta krahasoni këtë mashtrues ordiner, me një figurë kaq të madhe botërore, siç është Kryepiskopi Anastas?

    Po mirë more, vëllezër, më thoni: A nuk quhet turp mediatik, të publikoni një person mashtrues që i bën letër Patriarkanës në emër të askujt, ta servirni nëpër media, sikur ky i vetëm është “Engjëlli” dhe të gjithë ne jemi djajtë? Pyesni njëherë veten tuaj: A e ndriçon moralin e mediave tuaja, figura e “Markut”?

    Si mundet të mos shikoni përparimin e Kishës Orthodhokse dhe të mos e paraqitni fare atë në mediat tuaja? Keni gati njëzet vjet me problemin “Marku”, more vëllezër, nuk u lodhët? Kaq në krizë programacioni jeni, sa nuk keni ç’të bëni dhe hapni historinë e Kishës Orthodhokse duke bërë komente dhe shtrembërime fyese?

    Në një gazetë e pamë këtë person, të marrë rolin e historianit të Kishës Orthodhokse, të cilën ne e njohim mirë, sepse ajo është e shkruar nga teologu dhe profesori ynë i nderuar, i ndjeri Dhimitër Beduli, që njëkohësisht i ka dhënë mësim dhe zotit Nikolla. E pra, atje do ta shikoni se si mund të merret historia e vërtetë dhe tek-tuk t’i ndryshojë nja dy rreshta, duke e kthyer sipas dëshirës së tij. Ç’prisni zotërinj, nxitoni ta shpallni “historian të shekullit”. Kujtoni se, besimtarët orthodhoksë nuk e njohin historinë dhe jetën e Kishës dhe nuk e shohin të vërtetën me sytë e tyre, që të gënjehen nga këto mashtrime?

    Punët e Kishës tonë na takojnë ne dhe besimtarëve të saj, more vëllezër, ç’ne ju me punët tona? Ne ju hyjmë juve në punët tuaja? Shikoni njëherë dhe i bëni analizë vetes se mos jeni vallë ëndërrimtarë dhe jo realistë, në vend që të jeni paqedashës dhe të frytshëm, kërkoni ta nxini të vërtetën e Zotit?

    Ne, na çudit fakti që ju nuk bëheni merak për vendimet e padrejta që marrin organet e drejtësisë si në qytetin e Përmetit, ashtu dhe në atë të Elbasanit, që kanë lejuar të rrëmbehet dhe dhunohet Kisha Orthodhokse e Shën Marisë dhe aq më tepër vlerë historike, duke u kthyer në biznes vetjak nga zoti Marku.

    Ashtu sikundër deri më sot, ku janë të rrallë ata që janë kapur për vjedhje dhe shkatërrime të vlerave shpirtërore dhe monumentale nëpër kisha, edhe ky problem duket qartë që është lënë me dëshirën jo të mirë për t’u zgjidhur.

    Të paktën hajdutët fshihen dhe mezi kapen, po zoti Marku që vodhi jo pak, por një kishë të tërë së bashku me ambientet e saj në mes të ditës dhe ka njëzet vjet që thotë: ja ku jam, në gazeta e televizione sheshit. Pse nuk kapet dhe dënohet? Ç’të jetë kjo dashakeqësi apo profesionalizëm i dështuar? Kush fshihet pas tij dhe kush e përkrah, nuk është e vështirë sot për t’u marrë vesh.

    Sot të gjitha sekretet janë sheshit, s’ka gjë që të mos merret vesh. Tani të gjithë e dinë cilët janë këta që e përkrahin këtë person mashtrues ordiner, sepse emrat e tyre janë nëpër artikujt e gazetave dhe titrat e emisioneve televizive, njëkohësisht shohim që e nxjerrin vetë dhe kush i ka sponsorizuar. Atëherë është e vërtetë ajo që thonë besimtarët tanë që: këta, o janë të pa fe, o janë të paaftë, o janë të lajthitur.

    Është dhënë disa herë në media të ndryshme filmimi i ditës së fronëzimit të Kryepiskopit Imzot Anastasit, për të cilin ne jemi krenarë për zgjedhjen që ju bë Kishës tonë, sepse ai u zgjodh për të krishterët orthodhoksë dhe për Kishën e tyre, duke e kryesuar atë me dinjitetin më të madh në rangun evropian dhe botëror. Ai nuk u zgjodh për asnjë tjetër, person, shoqatë apo parti që pretendon të ketë pushtet mbi Kishën, por do të desha ta shikonit mirë, jo vetëm atë pjesë video që paraqitni ju, por të gjithë filmimin e asaj dite dhe do ta shikoni z. Nikolla Marku civil, duke thirrur: “i denjë” për Anastasin Kryepiskop dhe pas dy vjetësh që u dëbua si hajdut, ai thirri: “i pa denjë”.

    Ai nuk e do Kryepiskopin dhe është puna e tij, po pse lejohet të shpërdorojë në media nacionalizmin kur të gjithë e dimë që të pandershmit dhe të korruptuarit sot fshihen pas fjalës “Komb”. Dhe atëherë lind pyetja: kush është më patriot, ai që ndërton në këtë vend, apo ai që vjedh?

    Ne e kemi pohuar dhe e pohojmë me guxim që Kryepiskopi është mësuesi dhe Ati i gjithë Orthodhoksëve, sepse predikon vetëm “fjalë të jetës së përjetëshme”(Jn.6:68). Unë e di që nuk bëheni shumë merak për zotërinë “Niko”, sepse ju nuk mund t’ja mbuloni dot mëkatet atij, por kjo tregon fare hapur një dashakeqësi të madhe nga ana juaj për Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin Anastas, e nëse dikush është dashakeqës me ne, është e qartë që është dashakeqës me gjithë Komunitetin besimtar Orthodhoks.

    Dashuria jonë për Kryepiskopin është e dukshme, sjell gjykim. Bëhet fjalë për një dashuri të veçantë, të pakufizuar, që më mirë do ta quanim dashuri me të cilën ne i përgjigjemi dashurisë së tij që po sakrifikohet për të gjithë ne, duke rindërtuar Kishën nga themelet e saj, duke u përkushtuar për largimin e dhimbjes e plotësimin e nevojave të mijëra njerëzve, për sjelljen e gëzimit dhe largimit të vështirësive tek ata etj. Detyra e tij është e gjallë dhe me energji, është lutje e vazhdueshme është dëshmi e ndërgjegjes për të kryer vepra dashurie, paqeje, pajtimi dhe vepra të progresit.

    Është e qartë se Kryepiskopi kaloi nëpër pengesa të ndryshme dhe në tundime të shumëllojshme deri sa arriti këtu ku jemi sot. Ai është shëmbëlltyra më e mirë e Zotit në vendin tonë, sepse, në personin e tij, si tek rrallë ndonjë tjetër, janë të mëshiruara ato cilësi që kërkon Zoti tek njerëzit.

    Ne, të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë, e dimë mirë dhe besojmë që veprat e tij i kanë parë me sytë e tyre të gjithë shqiptarët pa dallim feje, sepse ata vetë e pohojnë me gojën e tyre dhe vlerësojnë personalitetin e tij, duke thënë: nuk kemi parë deri më sot një njeri kaq të përkushtuar dhe me kaq kontribute në këtë vend. E pra, duhet të qartësoheni mirë dhe të kuptoni se për Kryepiskopin Anastas dhe Kishën që ai drejton, ajo që ka fuqi të madhe, është dashuria gjithëpërfshirëse, krejt e ndryshme nga ajo që propozoni ju me shembuj egoiste të lavdisë së kotë, me dëshira për të pasur pozita dhe të sëmurë nga krenaria e pushtetit.

    Disa nga politikanët e dështuar në partitë e mëdha dhe të dëbuar prej tyre si njerëz të paaftë, i janë bashkuar personit “Marku” dhe e shikojnë si njeriun më të përshtatshëm që mund t’u shtojë votat dhe reputacionin në popull. Dështimin e tyre, e shikojnë si shpëtim kur duan të na krijojnë ngatërresa dhe të na hapin probleme. E dinë se kur merren me Kishën Orthodhokse nëpër gazeta e televizione, janë “persona publikë të suksesshëm”. Disa nga këta kanë krijuar parti dhe është e drejta e tyre të bëjnë si të duan me programet e tyre, por në fund: dihet kush gjykon... Po ky Nikolla juaj çdo që ngatërrohet me këta? Ai që pretendon se është njeri i Zotit nuk merret me politikë, apo duke qenë i vetëshpallur dhe ka rregullat e kanonet e tij, i lejohet?!

    Sot na thoni se i shërbejmë grekut, po të ishte ndonjë kohë tjetër do na akuzonit se i shërbenim italianit, gjermanit apo mund të na quanit dhe armiq të popullit, si komunizmi. Po ne si t’ju gjykojmë juve, kujt i shërbeni zotërinj të qorrollisur?

    Kështu i shërbehet Kombit duke luftuar të mirën, rindërtimin dhe përparimin? Nuk e dini që rindërtimi i Kishës është rindërtim dhe prestigj i gjithë Kombit? Kaq të mefshtë jeni, o zotërinj, që fshihni ligësinë prapa “priftit” tuaj Niko? Kjo tregon që nuk keni asnjë program tjetër, jeni pa të ardhme, derisa nuk doni të shihni para syve tuaj, veprat shpirtërore që janë e vetmja mundësi për të shpëtuar këtë vend dhe këtë popull, nga bataku i kohës.

    Të themi të drejtën, për ne në mëse njëzet vjet, veprat tuaja kanë qenë të errëta, dashakeqëse dhe intriga të ushqyera me kundërshti. Brenda errësirës së gënjeshtrës keni gatuar vazhdimisht mashtrimin dhe smirën, kultivoni urrejtjen, shpifjen, padrejtësinë etj. Po ju pyes zotërinj; a keni parë ndonjëherë vepra dashurie të perëndishme? Në moralin dhe karakterin tuaj besoj se nuk gjen ndonjë gjë të tillë. Kjo ekziston vetëm në Kishën Orthodhokse dhe tek Kryepiskopi Anastas, i cili udhëheq besimtarët në paqe, me frymë njeridashjeje, përpjekjeje për drejtësi duke kontribuar me vepra dhe bashkekzistencë paqësore midis njerëzve. Ai është dhe do të mbetet në jetë të jetëve, për gjithë të krishterët orthodhoksë të këtij vendi, por dhe më gjerë, një figurë e shenjtë, frymë e gjallë për mësimin, edukimin dhe zgjidhjen e vështirësive të shumta, të kësaj jete mëkatare.

    KORÇË 2013
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 17-09-2013 më 08:53
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #163
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Janullatos i paligjshëm, Berisha firmosi nën presion-"MË NGADALË, URATË"
    Nga: Prof.Pëllumb Xhufi*

    Janullatos i paligjshëm, Berisha firmosi nën presion
    Nga: Prof.Pëllumb Xhufi*

    -Me një titull provokativ titull provokativ ("Përsëri ju…"), ikonomi Spiro Katundi, nëpërmjet një shkrimi të gjatë, shprehet edhe ai lidhur me debatet e shumta që ndoqën "incidentin" e provokuar të Përmetit. Shkrimi është i mbushur me sulme personale, me shprehje të vrazhda, por kjo tashmë nuk përbën lajm apo shqetësim, qoftë edhe kur bëhet fjalë për njerëz të Perëndisë. Gjithsesi, meqenëse ndihemi të përfshirë në këtë histori, dhe meqenëse vetë ikonomi na grish, si me thënë, në duel ("Ç'doni ju me punët tona?"), po guxojmë edhe njëherë të themi tonën dhe t'i shpjegojmë, se punët e tij bëhen edhe punët tona, sa herë që tejkalohen kufijtë që Perëndia u ka caktuar zëdhënësve të saj në tokë. Sigurisht, nuk do përdorim gjuhën e tij pagane.

    Po fillojmë duke botuar letrën që, në kohë të tjera, një tjetër ikonom, ikonomi Jerothe i Mitropolisë së Korçës, që njëherësh kryente edhe funksionin e arqimandritit të Përmetit, i dërgonte… Kryeministrit të Greqisë, J. Theotoqit. Jemi në kulmin e lëvizjes patriotike, kur në çdo cep të Shqipërisë po hapeshin shkolla, klube dhe po botoheshin gazeta e libra në gjuhën shqipe. Jemi, pra, në 29 shtator të vitit 1908:

    "Shumë i nderuar Kryetar i Këshillit të Ministrave të Greqisë! Ju drejtohem si drejtues shpirtëror në zonën e Përmetit, i cili ka një pozicion qendror mes qyteteve të asaj ane të Epirit, ku flitet gjuha shqipe dhe ku agjentë të paguar antigrekë të Austro-Hungarisë e Italisë kanë bërë për vete shumë muslimanë dhe tani, për shkak të lirisë së mendimit dhe të tolerancës së autoriteteve (osmane - P. Xh.) po punojnë fare hapur për arritjen e qëllimeve të tyre. Në këto kushte, Përmeti është sot i vetmi vend ku mund të mbrohen të drejtat e mëmës Greqi në Epir, në kohën kur Lëvizja shqiptare priret të zgjerohet për shkak të përpjekjeve të mëdha që po bën propaganda shqiptare për të ngritur shkolla shqipe dhe institute për kujdesin ndaj të vobektëve. Përmeti rrethohet nga katër rrethe të mëdha të banuara nga shqipfolës: Tepelena, Skrapari, Leskoviku dhe Gjirokastra. Pra, megjithëse ka një shkollë greke me 6 klasë, Përmeti nuk mundet të mbrojë me sukses të drejtat greke dhe të realizojë misionin e tij në një rreze kaq të shtrirë. Udhëheqja e Kishës, e cila deri tani ka vigjiluar duke marrë të gjitha masat për shmangien e rreziqeve të tilla, aktualisht nuk di si të veprojë, pasi nga koha kur i paharruari Anagnostopullos nga Papingji fali gjithë pasurinë e tij për ngritjen e një gjimnazi në ndonjë qytet të Epirit, ne kemi dërguar letra të njëpasnjëshme, e ndër to, letrën e parë ia dërguam përunjësisht Qeverisë suaj të nderuar nëpërmjet Konsullit tonë në Gjirokastër. Aty shpjegonim rëndësinë e posaçme të qytetit tonë, i cili nëpërmjet ngritjes së atij gjimnazi do ishte në gjendje t'u shërbente më së miri interesave kombëtare dhe të bënte hi e pluhur veprimet e nacionalistëve shqiptarë. Letrën e dytë ia nisëm Patrikanës së Shenjtë, së cilës iu bashkëngjit edhe një telegram i nënshkruar edhe nga muslimanët. Këtë telegram ia përcollëm edhe Qeverisë suaj të nderuar... Ju lutemi, i nderuar z. Kryetar i Këshillit të Ministrave, bëni ç'është e mundur që ky gjimnaz të ngrihet në Përmet, dhe jo në Konicë: kjo e fundit banohet nga grekofonë dhe ka afër qytetin e Janinës, ku mund të dërgohen të rinjtë të studiojnë. Prandaj, i nderuar z. Kryeministër, thirrini urtësisë suaj politike dhe bëni që, nëpërmjet gjimnazit 'Anagnostopullos' apo ndonjë shkolle tjetër, të fuqizohet qyteti i Përmetit, I CILI NËPËRMJET ARSIMIT MUND TË KTHEHET NË BASTIONIN DHE NË FANARIN E HELENIZMIT" (nënvizimi ynë, P. Xh.).

    Kushdo mund ta gjejë këtë letër në botimin dokumentar të historianit grek, V. Kondis: Elenizmos tou Voreiou Epeiroi kai elleno-alvanikes scheseis, vëll. I, Athinë 1995, f. 143-144.

    Do të ishte një pandershmëri nga ana jonë, sikur të donim ta mbështesnim arsyetimin vetëm në një dokument, sado tronditës është ai. Por unë e siguroj ikonom Spiron, se të tilla dëshmi ka me dhjetëra. Ndaj po e vazhdoj arsyetimin tim pa pasur frikë se e rëndoj ndërgjegjen për së koti. Çfarë tregon kjo letër? Tregon, më së pari, se ka pasur klerikë në vendin tonë, absolutisht të çdo besimi, e jo vetëm të atij ortodoks, të cilët, më shumë se njeriun e fesë, kanë bërë agjitatorin politik. Dhe, le të biem dakord: letrën e Jerotheut, për nga nervi e vizioni, do ta kishte zili çdo agjitator e strateg politik. Jep ide "të çmuara" si të frenohet lëvizja patriotike në Përmet e si të kthehet ai në një bastioni të helenizmit! Për befasinë e lexuesit, këto gjëra Jerotheu në fjalë nuk ia thotë eprorëve të tij të hierarkisë kishtare, Mitropolitit të Korçës, apo edhe Patrikut të Stambollit. Jo. Ia thotë Konsullit grek të Gjirokastrës, dhe, hiç më pak, vetë Kryeministrit të Greqisë, Jorgo Theotoqit!

    Atëherë, vjen vetvetiu pyetja: Ky prift, prej të cilit përveç këtij pamfleti politik nuk njohim ndonjë vepër të shenjtë, ka qenë emërtesë e Patrikanës së Stambollit, apo e qeverisë greke? Përvoja që kemi nga njohja e kartave të vjetra, na tregon se shpeshherë, krerët e Kishës Ortodokse Shqiptare propozoheshin nga Athina, dhe konfirmoheshin rregullisht e pa fjalë nga Patrikana. Nuk mungojnë raste kur për arsye "urgjence", Athina bënte vetë zotin e vetë shkopin, siç ndodhi në 1919 me emërimin e mitropolitit të Korçës, Jakob. Ato kohë, qeveria greke po punonte ethshëm që Korça të kalonte "kontrabandë" nga duart e francezëve në ato të grekëve, dhe në Korçë lipsej prania e një njeriu të besuar, i cili të përgatiste sa më qetë "tranzicionin" e pushtetit.

    Kjo, pra, ishte situata me një pjesë të klerit ortodoks në prag të shpalljes së Autoqefalisë. Dhe, ndërsa kujtojmë këto gjëra të shkuara, nuk mund të mos na shqetësojnë zhvillimet në KOASH në këtë periudhë të "ringjalljes" (Anastasit).

    Problemi ynë me drejtuesin e huaj të KOASH dhe me ndonjë shqytar shqiptar të tij, është pikërisht ky: A janë ata një zgjedhje e komunitetit ortodoks shqiptar, siç e duan normat e Statutit (të çdo statuti) të kishës, apo kanë ardhur me presionin e pushtetit laik, d.m.th. të një shteti të huaj? Ekzistojnë, tashmë, të gjitha provat për ta siguruar ikonom Spiron e këdo tjetër, se Hirësia e Tij, u imponua në fronin e Kryepeshkopit të KOASH në sajë të presioneve e shantazheve që ish-Kryeministri i Greqisë, z. Micotaqis, ka bërë mbi ish-presidentët shqiptarë, z. Alia dhe z. Berisha. I pari, "komunisti", e hodhi poshtë shantazhin. I dyti, "demokrati", e gëlltiti atë. Pra, kreu i KOASH është i paligjshëm edhe për këtë arsye. Kanonet e Kishës parashohin që, një peshkop a kryepeshkop që zgjidhet me ndihmën e pushtetit laik, konsiderohet i paligjshëm e duhet të shkarkohet nga funksioni.

    SË DYTI, Hirësia e tij e zuri fronin e kryepeshkopit në 2 gusht 1992, në sajë të një puçi të shëmtuar të organizuar gjatë një shërbimi të zakonshëm fetar. U shkel statuti i Kishës, që ia ndalonte kurorëzimin si qytetar i huaj. U shkelën kanonet e kishës, që kërkojnë një ceremoni të rregullt e të pakontestuar.

    U njoh "de facto" një kryepeshkop, i cili, siç e donin statutet e kishës dhe ligjet e shtetit, duhej të ratifikohej "de jure" me dekret të veçantë nga Kryetari i shtetit, në rastin tonë S. Berisha. Në fakt, ky u mjaftua vetëm me "fjalën e tij të burrit". Burracakëria e Berishës për të noterizuar një akt antishqiptar, i pari i akteve antishqiptare që ai kreu në këta 21 vjet, paradoksalisht e ka lënë të palegalizuar postin e kryetarit të KOASH.
    Por le ta lëmë Hirësinë në shenjtërinë e tij. Problemin sot e kishim me ndonjë parvenu të kishës, siç ishte Jerotheu i Përmetit në 1908, apo siç është sot ndonjë shëmbëlltyrë e tij, i cili, për mercenari apo për padijeni, është bërë instrument i verbër i një politike kryekëput laike, ku kryqi dhe veladoni shërbejnë vetëm si një titull imuniteti (noli me tangere). Për shkak të tyre, KOASH është bërë sot vatër e veprimeve antiligjore e antikushtetuese. I fundit, në radhë, ishte pikërisht sulmi banditesk i disa priftërinjve "të fortë" e të hakërruar kundër institucioneve dhe zbatuesve të ligjit. Pas zhvarrimeve të turpshme të Kosinës, pas përdhosjes së varreve të Boboshticës, kjo ishte një ngjarje tjetër, që vë në dyshim integritetin dhe luajalitetin e KOASH-it ndaj shtetit dhe ndaj besimtarëve të vet. Këtu buron edhe padurimi e zemërimi pagan i ikonom Spiros, kur dikush kritikon sjelljet e tij, apo të Hirësisë Janullatos. A propos, do të kishim edhe një fjalë të fundit prej laiku për një nga ato punët, që ikonom Spiroja i quan "punët tona". Dhe këtu e kam sa me ikonomin, aq edhe me mjeshtrin, siç do ta quante Gëtja. Kam parë edhe klerikë të tjerë që, njëri pas tjetrit, kanë dalë në mbrojtje të Hirësisë së tij, sa herë që ky është kritikuar për fjalë apo për sjellje të caktuara të tij. Kjo është normale. Anormale më duket apologjia plot pasion e ikonom Spiros, i cili arrin deri aty sa ta gdhendë Hirësinë e tij Janullatos si një mishërim të figurës së Zotit në tokën shqiptare. Më ngadalë, uratë! Dikur, në shek. IV, bota e krishterë u kërlesh dhe u përgjak rreth debatit mbi natyrën e Krishtit: a ishte ai njëri, apo ishte perëndi? Në Koncilin e Nikesë (325), teologët i dhanë kënd të shpikin formulën pajtuese, sipas së cilës Krishti nuk ishte "perëndi", por ishte gatuar me të njëjtën "substancë" që ishte gatuar edhe vetë Zoti (omoiousia). Nëse kokat e mendimit të krishterë u treguan aq të kursyer me Jezu Krishtin, kur ky ishte martirizuar tashmë për njerëzimin e nuk jetonte më, ku e gjen bazën doktrinore ikonom Spirua për ta shpallur Hirësinë e tij, ende në të gjallë e në krye të punëve të dyshimta, si "mishërim të Zotit në tokën shqiptare"?
    *Titujt janë të redaksisë, titulli në origjinal "MË NGADALË, URATË"
    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Janullatos i paligjshëm, Berisha firmosi nën presion-"MË NGADALË, URATË"
    Nga: Prof.Pëllumb Xhufi*

    Janullatos i paligjshëm, Berisha firmosi nën presion
    Nga: Prof.Pëllumb Xhufi*
    Gazeta Shqiptare sot, te fshehur ne faqen e parafundit, ka botuar shkrimin e nje historiani, qe e la objektivitetin e shkencetarit, per t'u bere militant luftarak, me merak te veçante kunder Kishes Ortodokse, shenjtoreve dhe historise se saj...
    Te bejne pershtypje tri gjera vecanerisht:
    1. Ai i trajton faktet historike te 100- 150 viteve me pare sikur te jene ngjarje te sotme, per te cilat na duhet te japim llogari.
    2. Merr persiper, si te jete "patriark" a "pape" te gjykoje se si duhet te jene kleriket ortodokse dhe cfare eshte kanonike apo jo per Kishen Ortodokse!
    Nuk i duket pak si teper?
    3. Ka si aksiome, se kush eshte grek, me siguri eshte antishqiptar, duke treguar pervec racizmit ne pergjithesi edhe perbuzje per nje pjese te qytetareve te shqiperise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 18-09-2013 më 11:53

  5. #165
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    3. Ka si aksiome, se kush eshte grek, me siguri eshte antishqiptar, duke treguar pervec racizmit ne pergjithesi edhe perbuzje per nje pjese te qyetareve te shqiperise.
    jo kush eshte grek eshte dhe antishqiptar,jane veprimet qe te bejne antishqiptar.....dhe veprime ka plot..te mos i riperserisim....

  6. #166

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    jo kush eshte grek eshte dhe antishqiptar,jane veprimet qe te bejne antishqiptar.....dhe veprime ka plot..te mos i riperserisim....
    Po Bledi ke shume te drejte!
    Jane veprimet qe bejne nje antishqiptar..., psh. te akuzosh bashkeatdhetaret per tradhetare...!
    Pra kjo gazeta nuk ben tjeter vetem ate akuze kunder shqiptareve duke i quajtur grek, keshtu per ti likujduar si tradhetare!
    Por me gjithe se nje mund te jete grek, prap se prap nuk do te thote automatikisht, antishqiptar...
    Pasi nuk eshte "teoreme", pra as edhe nje shqiptar nuk ka se si te jete "automatikish" antigrek, o antitjetersoj...
    Pra ngelet vetem te mendojme me mendjen tone, pasi askush, qoft edhe nje korrispondent gazete, te "vertetoje" qe kush eshte o kush nuk eshte,
    antishqiptar, pasi nuk ka asnje sfere magjike! Por thjesht i shtyre nga ndonje paragjykim dhe me fort akoma nga instikti i shfrenuar dhe i papergjegjshem
    ndaj rregullave, sikunder i kerkohet nje gazetari ( respekti,toleranca, serioziteti, dokumentimi, asnjanesia, sinqeriteti, etj. ), por vetem per qellime
    sencasionale, pasi plani marketing ja imponon, pra vetem per aresye shitjesh gazetash, promovon lajme dhe akuza pa baza!
    Kjo nuk eshte korrekte!
    Neve, flas te gjithe neve, nuk duhet te marrim per "prove" nje lajm qe i sherben shitjes numerike, pasi nuk perkon me realitetin...
    Sot njerezit jane te lire te mendojne dhe te gjykojne, pa u anuar nga asnje lajm i sajuar..., pasi eshte ne mode dhe ben buje te madhe kjo teme!
    Pra nuk ju prish gjiza askujt, pse u shpreh nje gazetar, pasi nuk eshte askushi..., por qe nje pohim i tille, eshte ne dem te shqiptareve.
    Eshte perçares..., pasi rreh larg, ku i sherben vetem urrejtjes dhe kush vepron keshtu, eshte antishqiptar, pamvaresisht se ke akuzon!
    Nuk te duket edhe kjo antishqiptare, Bledi?
    Duke i sherbyer indirekt kauzes se nxitjes armiqesore nderkomunitare..., sjell destabilizim, urrejtje vllavrasje, pra nuk eshte antishqiptare...?!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Janullatos i paligjshëm, Berisha firmosi nën presion-"MË NGADALË, URATË"
    Nga: Prof.Pëllumb Xhufi*

    Po fillojmë duke botuar letrën që, në kohë të tjera, një tjetër ikonom, ikonomi Jerothe i Mitropolisë së Korçës, që njëherësh kryente edhe funksionin e arqimandritit të Përmetit, i dërgonte… Kryeministrit të Greqisë, J. Theotoqit. Jemi në kulmin e lëvizjes patriotike, kur në çdo cep të Shqipërisë po hapeshin shkolla, klube dhe po botoheshin gazeta e libra në gjuhën shqipe. Jemi, pra, në 29 shtator të vitit 1908:

    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Dhe sa kohe duhet te merremi me te vdekurit? Kur sot te gjalleve qe jane shqiptare u thuhet qe ju nuk jeni shqiptare duke i krahasuar me vitin e lindjes se Enver Hoxhes. Nuk mundem te kuptoj vetem nje gje, perse kur nuk gjejne asgje tek te gjallet flasin me te vdekurit. Ne fakt ka nje pjese ne Bibel kur Krishti i ndan gjerat per t'i lene te vdekurit me te vdekurit dhe te gjallet me te gjallet. Fatkeqesi per ne shqiptaret qe te vdekurit drejtojne ende shtetin shqiptar.

  8. #168
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Janullatos i paligjshëm, Berisha firmosi nën presion-"MË NGADALË, URATË"
    Nga: Prof.Pëllumb Xhufi*

    Janullatos i paligjshëm, Berisha firmosi nën presion
    Nga: Prof.Pëllumb Xhufi*

    -Me një titull provokativ titull provokativ ("Përsëri ju…"), ikonomi Spiro Katundi, nëpërmjet një shkrimi të gjatë, shprehet edhe ai lidhur me debatet e shumta që ndoqën "incidentin" e provokuar të Përmetit. Shkrimi është i mbushur me sulme personale, me shprehje të vrazhda, por kjo tashmë nuk përbën lajm apo shqetësim, qoftë edhe kur bëhet fjalë për njerëz të Perëndisë. Gjithsesi, meqenëse ndihemi të përfshirë në këtë histori, dhe meqenëse vetë ikonomi na grish, si me thënë, në duel ("Ç'doni ju me punët tona?"), po guxojmë edhe njëherë të themi tonën dhe t'i shpjegojmë, se punët e tij bëhen edhe punët tona, sa herë që tejkalohen kufijtë që Perëndia u ka caktuar zëdhënësve të saj në tokë. Sigurisht, nuk do përdorim gjuhën e tij pagane.

    Po fillojmë duke botuar letrën që, në kohë të tjera, një tjetër ikonom, ikonomi Jerothe i Mitropolisë së Korçës, që njëherësh kryente edhe funksionin e arqimandritit të Përmetit, i dërgonte… Kryeministrit të Greqisë, J. Theotoqit. Jemi në kulmin e lëvizjes patriotike, kur në çdo cep të Shqipërisë po hapeshin shkolla, klube dhe po botoheshin gazeta e libra në gjuhën shqipe. Jemi, pra, në 29 shtator të vitit 1908:

    "Shumë i nderuar Kryetar i Këshillit të Ministrave të Greqisë! Ju drejtohem si drejtues shpirtëror në zonën e Përmetit, i cili ka një pozicion qendror mes qyteteve të asaj ane të Epirit, ku flitet gjuha shqipe dhe ku agjentë të paguar antigrekë të Austro-Hungarisë e Italisë kanë bërë për vete shumë muslimanë dhe tani, për shkak të lirisë së mendimit dhe të tolerancës së autoriteteve (osmane - P. Xh.) po punojnë fare hapur për arritjen e qëllimeve të tyre. Në këto kushte, Përmeti është sot i vetmi vend ku mund të mbrohen të drejtat e mëmës Greqi në Epir, në kohën kur Lëvizja shqiptare priret të zgjerohet për shkak të përpjekjeve të mëdha që po bën propaganda shqiptare për të ngritur shkolla shqipe dhe institute për kujdesin ndaj të vobektëve. Përmeti rrethohet nga katër rrethe të mëdha të banuara nga shqipfolës: Tepelena, Skrapari, Leskoviku dhe Gjirokastra. Pra, megjithëse ka një shkollë greke me 6 klasë, Përmeti nuk mundet të mbrojë me sukses të drejtat greke dhe të realizojë misionin e tij në një rreze kaq të shtrirë. Udhëheqja e Kishës, e cila deri tani ka vigjiluar duke marrë të gjitha masat për shmangien e rreziqeve të tilla, aktualisht nuk di si të veprojë, pasi nga koha kur i paharruari Anagnostopullos nga Papingji fali gjithë pasurinë e tij për ngritjen e një gjimnazi në ndonjë qytet të Epirit, ne kemi dërguar letra të njëpasnjëshme, e ndër to, letrën e parë ia dërguam përunjësisht Qeverisë suaj të nderuar nëpërmjet Konsullit tonë në Gjirokastër. Aty shpjegonim rëndësinë e posaçme të qytetit tonë, i cili nëpërmjet ngritjes së atij gjimnazi do ishte në gjendje t'u shërbente më së miri interesave kombëtare dhe të bënte hi e pluhur veprimet e nacionalistëve shqiptarë. Letrën e dytë ia nisëm Patrikanës së Shenjtë, së cilës iu bashkëngjit edhe një telegram i nënshkruar edhe nga muslimanët. Këtë telegram ia përcollëm edhe Qeverisë suaj të nderuar... Ju lutemi, i nderuar z. Kryetar i Këshillit të Ministrave, bëni ç'është e mundur që ky gjimnaz të ngrihet në Përmet, dhe jo në Konicë: kjo e fundit banohet nga grekofonë dhe ka afër qytetin e Janinës, ku mund të dërgohen të rinjtë të studiojnë. Prandaj, i nderuar z. Kryeministër, thirrini urtësisë suaj politike dhe bëni që, nëpërmjet gjimnazit 'Anagnostopullos' apo ndonjë shkolle tjetër, të fuqizohet qyteti i Përmetit, I CILI NËPËRMJET ARSIMIT MUND TË KTHEHET NË BASTIONIN DHE NË FANARIN E HELENIZMIT" (nënvizimi ynë, P. Xh.).

    Kushdo mund ta gjejë këtë letër në botimin dokumentar të historianit grek, V. Kondis: Elenizmos tou Voreiou Epeiroi kai elleno-alvanikes scheseis, vëll. I, Athinë 1995, f. 143-144.

    Do të ishte një pandershmëri nga ana jonë, sikur të donim ta mbështesnim arsyetimin vetëm në një dokument, sado tronditës është ai. Por unë e siguroj ikonom Spiron, se të tilla dëshmi ka me dhjetëra. Ndaj po e vazhdoj arsyetimin tim pa pasur frikë se e rëndoj ndërgjegjen për së koti. Çfarë tregon kjo letër? Tregon, më së pari, se ka pasur klerikë në vendin tonë, absolutisht të çdo besimi, e jo vetëm të atij ortodoks, të cilët, më shumë se njeriun e fesë, kanë bërë agjitatorin politik. Dhe, le të biem dakord: letrën e Jerotheut, për nga nervi e vizioni, do ta kishte zili çdo agjitator e strateg politik. Jep ide "të çmuara" si të frenohet lëvizja patriotike në Përmet e si të kthehet ai në një bastioni të helenizmit! Për befasinë e lexuesit, këto gjëra Jerotheu në fjalë nuk ia thotë eprorëve të tij të hierarkisë kishtare, Mitropolitit të Korçës, apo edhe Patrikut të Stambollit. Jo. Ia thotë Konsullit grek të Gjirokastrës, dhe, hiç më pak, vetë Kryeministrit të Greqisë, Jorgo Theotoqit!

    Atëherë, vjen vetvetiu pyetja: Ky prift, prej të cilit përveç këtij pamfleti politik nuk njohim ndonjë vepër të shenjtë, ka qenë emërtesë e Patrikanës së Stambollit, apo e qeverisë greke? Përvoja që kemi nga njohja e kartave të vjetra, na tregon se shpeshherë, krerët e Kishës Ortodokse Shqiptare propozoheshin nga Athina, dhe konfirmoheshin rregullisht e pa fjalë nga Patrikana. Nuk mungojnë raste kur për arsye "urgjence", Athina bënte vetë zotin e vetë shkopin, siç ndodhi në 1919 me emërimin e mitropolitit të Korçës, Jakob. Ato kohë, qeveria greke po punonte ethshëm që Korça të kalonte "kontrabandë" nga duart e francezëve në ato të grekëve, dhe në Korçë lipsej prania e një njeriu të besuar, i cili të përgatiste sa më qetë "tranzicionin" e pushtetit.

    Kjo, pra, ishte situata me një pjesë të klerit ortodoks në prag të shpalljes së Autoqefalisë. Dhe, ndërsa kujtojmë këto gjëra të shkuara, nuk mund të mos na shqetësojnë zhvillimet në KOASH në këtë periudhë të "ringjalljes" (Anastasit).

    Problemi ynë me drejtuesin e huaj të KOASH dhe me ndonjë shqytar shqiptar të tij, është pikërisht ky: A janë ata një zgjedhje e komunitetit ortodoks shqiptar, siç e duan normat e Statutit (të çdo statuti) të kishës, apo kanë ardhur me presionin e pushtetit laik, d.m.th. të një shteti të huaj? Ekzistojnë, tashmë, të gjitha provat për ta siguruar ikonom Spiron e këdo tjetër, se Hirësia e Tij, u imponua në fronin e Kryepeshkopit të KOASH në sajë të presioneve e shantazheve që ish-Kryeministri i Greqisë, z. Micotaqis, ka bërë mbi ish-presidentët shqiptarë, z. Alia dhe z. Berisha. I pari, "komunisti", e hodhi poshtë shantazhin. I dyti, "demokrati", e gëlltiti atë. Pra, kreu i KOASH është i paligjshëm edhe për këtë arsye. Kanonet e Kishës parashohin që, një peshkop a kryepeshkop që zgjidhet me ndihmën e pushtetit laik, konsiderohet i paligjshëm e duhet të shkarkohet nga funksioni.

    SË DYTI, Hirësia e tij e zuri fronin e kryepeshkopit në 2 gusht 1992, në sajë të një puçi të shëmtuar të organizuar gjatë një shërbimi të zakonshëm fetar. U shkel statuti i Kishës, që ia ndalonte kurorëzimin si qytetar i huaj. U shkelën kanonet e kishës, që kërkojnë një ceremoni të rregullt e të pakontestuar.

    U njoh "de facto" një kryepeshkop, i cili, siç e donin statutet e kishës dhe ligjet e shtetit, duhej të ratifikohej "de jure" me dekret të veçantë nga Kryetari i shtetit, në rastin tonë S. Berisha. Në fakt, ky u mjaftua vetëm me "fjalën e tij të burrit". Burracakëria e Berishës për të noterizuar një akt antishqiptar, i pari i akteve antishqiptare që ai kreu në këta 21 vjet, paradoksalisht e ka lënë të palegalizuar postin e kryetarit të KOASH.
    Por le ta lëmë Hirësinë në shenjtërinë e tij. Problemin sot e kishim me ndonjë parvenu të kishës, siç ishte Jerotheu i Përmetit në 1908, apo siç është sot ndonjë shëmbëlltyrë e tij, i cili, për mercenari apo për padijeni, është bërë instrument i verbër i një politike kryekëput laike, ku kryqi dhe veladoni shërbejnë vetëm si një titull imuniteti (noli me tangere). Për shkak të tyre, KOASH është bërë sot vatër e veprimeve antiligjore e antikushtetuese. I fundit, në radhë, ishte pikërisht sulmi banditesk i disa priftërinjve "të fortë" e të hakërruar kundër institucioneve dhe zbatuesve të ligjit. Pas zhvarrimeve të turpshme të Kosinës, pas përdhosjes së varreve të Boboshticës, kjo ishte një ngjarje tjetër, që vë në dyshim integritetin dhe luajalitetin e KOASH-it ndaj shtetit dhe ndaj besimtarëve të vet. Këtu buron edhe padurimi e zemërimi pagan i ikonom Spiros, kur dikush kritikon sjelljet e tij, apo të Hirësisë Janullatos. A propos, do të kishim edhe një fjalë të fundit prej laiku për një nga ato punët, që ikonom Spiroja i quan "punët tona". Dhe këtu e kam sa me ikonomin, aq edhe me mjeshtrin, siç do ta quante Gëtja. Kam parë edhe klerikë të tjerë që, njëri pas tjetrit, kanë dalë në mbrojtje të Hirësisë së tij, sa herë që ky është kritikuar për fjalë apo për sjellje të caktuara të tij. Kjo është normale. Anormale më duket apologjia plot pasion e ikonom Spiros, i cili arrin deri aty sa ta gdhendë Hirësinë e tij Janullatos si një mishërim të figurës së Zotit në tokën shqiptare. Më ngadalë, uratë! Dikur, në shek. IV, bota e krishterë u kërlesh dhe u përgjak rreth debatit mbi natyrën e Krishtit: a ishte ai njëri, apo ishte perëndi? Në Koncilin e Nikesë (325), teologët i dhanë kënd të shpikin formulën pajtuese, sipas së cilës Krishti nuk ishte "perëndi", por ishte gatuar me të njëjtën "substancë" që ishte gatuar edhe vetë Zoti (omoiousia). Nëse kokat e mendimit të krishterë u treguan aq të kursyer me Jezu Krishtin, kur ky ishte martirizuar tashmë për njerëzimin e nuk jetonte më, ku e gjen bazën doktrinore ikonom Spirua për ta shpallur Hirësinë e tij, ende në të gjallë e në krye të punëve të dyshimta, si "mishërim të Zotit në tokën shqiptare"?
    *Titujt janë të redaksisë, titulli në origjinal "MË NGADALË, URATË"
    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Z. xhufi vazhdon sulmin, por nuk jep ndonje gje te re por perserit te vjetrat, por bie me kembet e veta brenda sepse akuzon Kryepiskopin Anastas, por NUK PARAQET ASNJE FAKT, per "fajesine" e pretenduar, pastaj ben te diturin dhe futet te interpretoje kanonet, se me demek u dashka marre OK nga shteti per t`u bere Kryepiskop, kur feja eshte e ndare nga shteti ne demokraci,.i drejtohet statutit te 1929, sot pas 84 vjetesh, kur KOASH-i ka statutin e Saj, dhe ben paralelizma te pabesueshme me 100 e ca vjet me pare, duke u kapur pas fijes se kashtes dhe me prononcime te cilat nuk dihet se sa i qendrojne se vertetes.
    Une nuk i besoj keto "fakte" te reja, nga ky person sepse ky per mua perfundimisht nuk mund te quhet me historian se bashku me k. frasherin jane te dy thjesht pjella te nje sistemi antikrisht dhe pjesemarres ne shkaterrimin pasuror te Kishes Orthodhokse, sidomos pas viti 1967,..
    "Nxenesi nuk eshte me i madh se Mesuesi, nese me persekutuan Mua, keshtu do te sillen edhe me ju"....pak a shume keto fjale ka thene Zoti Krisht 2000 vjet me pare,..., ky persekucion u perserit edhe nje here qartazi mengjesin e 16 Gushtit ne Permet..., ku priterinj me dhembe te thyer te cilet shkojne dhe tregojne dhembet e tyre tek mjeku per te vertetuar goditjet, nuk priten prej tyre dhe shperfillen nga "drejtesia" shqiptare...., po keshtu edhe mbi besimtaret...., nje ngjarje e zakonshme per ne orthodhokset, sepse ne nuk presim gje tjeter nga satanai dhe sherbetoret e tij..
    Porketo gjera nuk i bejne pershtypje z. xhufi, madje ky eshte i kenaqur qe ndodhen, Hedhja e Kryqeve dhe kambanores, perdhosja e te SHENJTAVE, hedhja e tyre ne plehrat e bashkise dhe mbajtja dhe zaptimi i ketij vendi te SHENJTE..., terrori qe aktualisht ushtrohet mbi prifterinjte dhe popullin orthodhoks te Permetit per te mos meshuar ne Kishen e se Tereshenjtes,..keto nuk i interesojne xhufit, por merret me genjeshtrat e 100 viteve me pare..
    Z. xhufi përsërit gënjeshtrën e tij, lidhur me ardhjen dhe vendosjen në krye të KOASH-t, të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, me thënjen se është dërguar nga qeveria greke…., Këtu tregon edhe njeherë padijeninë e plotë ndaj kanoneve të Kishës Orthodhokse, që Kryepiskopët vendosen nga Patriarkana Ekumenike,..e cila e thirri Kryepiskopin nga Afrika, ku po kryente misionin e ti si perhapës të besimit orthodhoks dhe i pranuar gjeresisht nga Kleri dhe populli orthodhoks i Shqiperise
    Shqetesohet z. xhufi per revolten e Klerit dhe besimtareve te dates 19 gusht,..ne nje kohe qe vetembrojtja eshte teresisht e ligjshme nga ana e tyre, dhe me shume ndoshta mund te ishte bere, sepse kur te hyn hajduti ne shtepi ke te drejte te perdoresh te gjitha format per t`u mbrojtur vete dhe pronen tende,.megjithate Lavdi Zotit, qe u mbyll paqesisht,...por ama deri kur.??
    Z. xhufi, ne nuk trembemi sepse PERENDIA ESHTE ME NE, keshtu qe Kisha e se Tereshenjteska qene, eshte dhe do te jete E JONA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 19-09-2013 më 05:24
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Naimi përballë Shën Marisë së Onufrit | Agjensia e Lajmeve SOT NEWS

    Një alternativë dashakeqëse

    Nga Kolec TRABOINI

    Ka muaj që japin intervista në televizion, por edhe në shtypin e përditshëm për alternativën Kishë apo Shtëpi Kulture, por tashmë tejet vonë për të na rimbushur mendjen për drejtësinë që do e vendoska policia private përmbaruese, sikur të mos jemi këtu e ti dimë se çfarë në të vërtetë janë gjyqet shqiptare e çfarë është drejtësia në këtë vend ku veç drejtësi mos kërko se kurrë nuk e gjen. E për çfarë gjithë kjo tërkuzë mediatike që nuk do të pushojë? Për një ndërtesë të vjetër në Përmet me emrin e Naim Frashërit, kur shtëpinë ku ka lindur Naim Frashëri në Frashër e kanë kthyer në gërmadhë – turpi i botës dhe këta as që flasin fare për këtë temë. Sikur të mos e dinë se edhe shtëpia e Luigj Gurakuqit nuk ekziston më, se varri Kol Idromenos është kthyer në një gjendje të mjeruar. Po si janë katandisur kishat e vjetra, afresket e ikonografëve tanë me emër në botë, Onufri, David Selenicasi e Konstandin Zografi që rripen prej mureve vandalisht sikur të qenë lëshuar vandalët e epokave të errta në histori. Ku është kryqi i Kishës së Shën Marisë në Labovë, e lashtë kjo kishë, themeluar në vitin 554 të erës sonë. Është fjala për një kryq të artë, cili konsiderohet një nga reliket më të çmuara të ortodoksisë në botë.

    Ka mbi dy dekada që është grabitur e dërguar jashtë shtetit ky objekt i shenjtë që vlerësohej në bazë të gojëdhënave se qe ndërtuar me drurin e kryqit në të cilin vdiq Krishti dhe sipas besimtarëve nëpër shekuj, kishte vetinë të bënte mrekulli shëruese. Kemi një shtet, kemi institucione, kush u shqetësua dhe u vu në ndjekje të kësaj piraterie që vazhdon edhe sot e kësaj dite me veprat e të madhit Vangjush Mio në Korçë nën hundën e administratës shtetërore. Një heshtje ogurzezë. Madje edhe në Institutin e Monumenteve të Kulturës drejtuar deri tani nga një partiak me fanatizëm politik, del fjala se nuk i interesojnë ku e si vjedhin monumentet e kulturës. Bëjnë sikur problemet e shkatërrimit të institucioneve kulturore të mos ekzistojnë. Dhe përpiqen të hiqen gjoja objektivë. Flasin për Naimin, apo e keqpërdorin emrin e tij në këtë rast, e pikë respekti nuk kanë për Naimin. Edhe në Tiranë do t’u vënë nga pas vëllezërve Frashëri një pallat gjigant që të duken si miniatura kur ata janë kollosë të kombit. Doli dhe një ish-drejtor i ish-Pallatit të Kulturës Përmet dhe foli. Nuk dinte çfarë të fliste dhe përdori terma spekulative nacionaliste që nuk kanë asnjë lidhje me problemin. Edhe ky gjoja po luftonte për Naim Frashërin.

    Kam vërejtjet e mospajtimet e mia në çështjen “Janullatos”, por mënyra si këmbëngulet në përditshmëri dhe pa asnjë kompromis e premisë zgjidhje, po më krijon përshtypjen se kjo histori po merr trajtën e një histerie që ka tendencë të llangoset si anti-ortodoksi, por e mbuluar gjoja me një krenari e ndjesi nacionaliste. Krejt kot. Sepse nuk janë atdhetarë ata që flasin, por ata që bëjnë diçka për këtë vend e për këtë popull. Flasin gjithnjë për Naimin, duke e zhvleftësuar edhe vetë fjalën se qëllimi dihet nuk është ndonjë vlerë apo kauzë e madh. Punë tullash. Atdhetarët e besimit ortodoks kanë qenë një prej shtyllave të shqiptarizmës nëpër shekuj. Mendoni sa peshon në historinë tonë kombëtare një Fan Nol? Të ishte gjallë Naimi i madh do të sillej ndryshe. Do ta falte edhe shtëpinë e vet për nipat e Petro Nini Luarasit, Anton Zako Çajupit, Kristoforidhit e Thimi Mitkos. Të jemi realistë, të kish qenë pronë e xhamisë e jo e kishës ajo tokë në fjalë, kush do të guxonte të hiqte hoxhallarët zvarrë?! Këta po e bëjnë si Enver Hoxha në të gjallë, që ishte kundër të gjitha feve, por për të pushkatuar, pushkatonte priftërinjtë katolikë. Kjo histori që të mos kthehet në histeri duhet të marrë fund se po bëhemi qesharakë në sy të botës.

    Do merret Europa me ne. Të na rrojë ajo gërmadha me emrin pallati i kulturës pastaj. Do bëhet si sebepi i Berishës me 5 a 6 minoritarë fshatarakë që i burgosi për ca shkaqe spiunllëqesh qesharake dhe e pësuan 500 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi me operacionin famëkeq grek me tingull racist “Fshesa”, e cila nisi para njëzet vjetësh e vazhdon edhe sot e kësaj dite nën indiferencën e shtetit tonë, dhe për më tepër tashmë shërben si barometër tregues në rastet e marrëdhënieve të acaruara shqiptaro-greke. Pse pra vazhdojmë në një qorrsokak me këtë konflikt të kotë, pse nuk po dimë një herë t’i mbyllim gjërat tona me urti duke bërë llogaritë mirë se çfarë është në interesin e shtetit por edhe të gjithëve, një ndërtesë gërmadhë apo një unitet kombëtar. Ortodoksia shqiptare ka nxjerrë martirë të atdhetarisë që kanë dhënë jetën, kujtoni Papa Kristo Negovanin, At Stathi Melanin që ranë martirë për Atdhe, njëri në vitin 1905 e tjetri në vitin 1917, ndaj them se edhe sikur shteti t’ua falë atë gërmadhë me emrin shtëpi kulture nuk do të qe ndonjë humbje e madhe.

    Por këtu lot edhe ndjesia e ligë e anti ortodoksisë të disa individëve qëllimkëqinj, që shtiren krejt rrejshëm si atdhetarë duke i konsideruar shqiptarët ortodoksë grekë e jo shqiptarë. Për mua, shqiptar që kam lidhjet familjare me të tri fetë kryesore në Shqipëri; – katolikë, ortodoksë e muslimanë, kush i fryn kësaj çështje po bën një punë antikombëtare. Marrëzira të tilla ndodhin në Arnautstanin tonë prej njerëzish me mendësi talebane, sepse po i përmendim këtu vetëm tri fakte: një bust të Nënë Terezës që për turp nuk e pranuan në hyrje të Shkodrës, një kishë katedrale katolike që u bë aq zhurmë të mos bëhej në qendër të Prishtinës dhe e treta një kishë ortodokse në Tiranë në rrugën Ibrahim Rugova, që u konsiderua tragjedi prej disa gjoja atdhetarëve por me mendësi fetare islame nga pozita e fanatizmit e jo tolerancës. Ende jemi shumë larg prej mendimit përparimtar të Fishtës së madh që lidhi me drita kompanjelin e Kishës së Fretënve me minaren e Xhamisë në Fushë Çelë. Në të vërtetë nuk jemi shumë larg asaj kohe por jemi shumë larg atij mendimi gjenial të atdhetarit të madh Gjergj Fishta. Prandaj mjaft më me një kauzë të stisur si ajo e Kishës së Përmetit që po na e shesin si shtëpi kulture, kur nuk ka asnjë shtëpi kulture në të gjithë Shqipërinë.

    Këtë e di gjithkush, qytetarët por edhe talebanët tanë që i shkatërruan. Nuk drejtohet media me kokën në rërë si struci, kinse nuk po shohin çfarë po ndodh rrotull Shqipërisë. Se nuk është vetëm Përmeti. Edhe një shtëpi shkrimtarësh e artistësh që kishte Tirana, qeveritarët talebanë të kulturës që sapo ikën sepse i zboi populli, e kthyen në një Ministri Kulture dhe as atëherë e as sot nuk po shohim që media t’i thotë të paktën qeverisë së re: – kthejuani ndërtesën që ua morët në mënyrë arbitrare shkrimtarëve dhe artistëve, atyre që vazhdojnë pasionin e madh të Naim Frashërit. Jo për këtë punë nuk e duan Naimin. Naimin e duan vetëm kur u vjen ndoresh të lajnë hesapet me ortodoksët, të cilët mendjeçalët tanë i konsiderojnë si grekë e jo shqiptarë. Fundi fjalës a ka kush ti thotë mjaft kësaj zhurme qëllimkeqe sepse janë të panumërta problemet që duhen të zgjidhen, para se sa një ndërtesë e vjetër që një zot e di si nuk qenka shkatërruar, si çdo gjë që është shkatërruar e rrafshuar me themel në këtë vend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-09-2013 më 22:00

  10. #170
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Rezolutë e adoptuar nga Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane (Bruksel, 5 shator, 2013), mbi lirinë e besimit dhe të ushtrimit të tij.

    Duke marrë në konsideratë:

    Rezolutën e pranuar unanimisht për Intolerancën Fetare, nga Asambleja Politike e PPE, në janar 2013;

    Është detyrim yni moral dhe bashkëpërgjegjësi të kujdesemi për të krishterët nëpër botë, duke marrë parasysh trashëgiminë tonë kulturore, që i ka rrënjët në traditat Judeo-Kristiane;

    Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe e besimit, si principe themelore, bazohet në Deklaratën e të Drejtave Njerëzore, të vitit 1948, dhe në Kapitullin Evropian për të Drejtat e Njeriut;

    Duke u nisur nga fakti se muajt e fundit kanë ndodhur akte ekstremizmi dhe dhune kundër kishave si vende lutjeje, në Egjipt, Siri dhe Shqipëri,

    Partia Popullore Evropiane:

    1. Riafirmon nevojën e respektimit të plotë të lirisë së besimit, si një e drejtë themelore dhe universale të të drejtave të njeriut dhe si element esencial i demokracisë, respektimi i të cilit është një parakusht për të aspiruar në integrimin në Bashkimin Evropian.

    2. Dënon aktet e dhunës, që kanë si shënjestër minoritetet fetare dhe komunitetet në vende si Siria dhe Egjipti.

    3. Dënon fort aktet ekstremiste kundër Kishës Orthodhokse në Përmet, Shqipëri, ndaj priftërinjve dhe pronës së saj, si një akt ekstremizmi kundër Krishterimit në Truallin Evropian.

    4. U kërkon gjithë autoriteteve të frenojnë çdo akt diskriminues kundër grupeve fetare dhe të sigurojnë dinjitet dhe mundësi të njëjta për qytetarët e Egjiptit dhe të Sirisë.

    5. Bën thirrje për respekt dhe mbrojtje të duhur të pronave të komuniteteve fetare (kisha, institucione bamirësie, shkolla fetare).
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #171
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Qe mos te me quani te njeanshem, gjeta nje analize interesante te nje "Veriori" qe ben analiza ...

    Emri:  Naimi.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  125.2 KB
    Naim Frashëri përballë Shën Marisë së Onufrit

    - Një alternativë dashakeqëse -

    Nga Kolec TRABOINI

    Ka muaj që japin intervista në television, por edhe në shtypin e përditshëm për alternativën: Kishë apo Shtëpi Kulture, por tashmë tejet vonë për të na rimbushur mendjen për drejtësinë që do e vendoska policia private përmbaruese, sikur të mos jemi këtu e t’i dimë se çfarë në të vërtetë janë gjyqet shqiptare e çfarë është drejtësia në këtë vend ku veç drejtësi mos kërko se kurrë nuk e gjen. E për çfarë gjithë kjo tërkuzë mediatike që nuk do të prajë? Për një ndërtesë të vjetër në Përmet me emrin e Naim Frashërit, kur shtëpinë ku ka lindur Naim Frashëri në Frashër e kanë kthyer në gërmadhë - turpi i botës dhe këta as që flasin fare për këtë temë. Sikur të mos e dinë se edhe shtëpia e Luigj Gurakuqit nuk ekziston më, se varri i Kol Idromenos është kthyer në një gjëndje të mjeruar. Po si janë katandisur Kishat e vjetra, afreskat e ikonografëve tanë me emër në botë, Onufri, David Selenicasi e Konstandin Zografi që rripen prej mureve vandalisht sikur të qenë lëshuar vandalët e epokave të errëta në histori. Ku është kryqi i Kishës së Shën Marisë në Labovë, e lashtë kjo kishë, themeluar në vitin 554 të erës sonë. Është fjala për Kryqin e artë, i cili konsiderohet një nga reliket më të çmuara të orthodoksisë në botë. Ka mbi dy dekada që është grabitur e dërguar jashtë shtetit ky objekt i shenjtë që vlerësohej në bazë të gojëdhanave se qe ndërtuar me drurin e kryqit në të cilin vdiq Krishti dhe simpas besimtarëve nëpër shekuj, kishte vetinë të bënte mrekulli shëruese.
    Kemi një shtet, kemi institucione, kush u shqetësua dhe u vu në ndjekje të kësaj piraterie që vazhdon edhe sot e kësaj dite me veprat e të madhit Vangjush Mio në Korçë nën hundën e administratës shtetërore.
    Një heshtje ogurzezë. Madje edhe në Institutin e Monumenteve të Kulturës drejtuar deri tani nga një partiak me fanatizëm politik, del fjala se nuk i interesojnë ku e si i vjedhin monumentet e kulturës. Bëjnë sikur problemet e shkatërrimit të instucioneve kulturore të mos ekzistojnë dhe përpiqen të hiqen gjoja objektivë.
    Flasin për Naimin apo e keqpërdorin emrin e tij në këtë rast, e pikë respekti nuk kanë për Naimin. Edhe në Tiranë do t’u vënë nga pas vëllezërve Frashëri një pallat gjigant që të duken si miniature, kur ata janë kollosë të kombit. Doli dhe një ish-drejtor i ish-pallatit të kulturës Përmet dhe foli. Nuk dinte çfarë të fliste dhe përdori terma spekulative nacionaliste që nuk kanë asnjë lidhje me problemin. Edhe ky gjoja po luftonte për Naim Frashërin. Kam vërejtjet e mospajtimet e mia në çështjen Janullatos, por mënyra si këmbëngulet në përditshmëri dhe pa asnjë kompromis e premisë zgjidhje, po më krijon përshtypjen se kjo histori po merr trajtën e një histerie që ka tendencë të llangoset si antiorthodoksi, por e mbuluar gjoja me një krenari e ndjesi nacionaliste. Krejt kot. Sepse nuk janë atdhetarë ata që flasin, por ata që bëjnë diçka për këtë vend e për këtë popull. Flasin gjithnjë për Naimin, duke e zhvleftësuar edhe vetë fjalën se qëllimi dihet nuk është ndonjë vlerë apo kauzë e madh. Punë tullash. Atdhetarët e besimit orthodox kanë qënë një prej shtyllave të shqiptarizmës nëpër shekuj. Mendoni sa peshon në historinë tonë kombëtare një Fan Nol? Të ishte gjallë Naimi i madh do të sillej ndryshe. Do ta falte edhe shtëpinë e vet për nipat e Petro Nini Luarasit, Anton Zako Çajupit, Kristoforidhit e Thimi Mitkos. Të jemi realistë, të kish qënë pronë e xhamisë e jo e kishës ajo tokë në fjalë, kush do të guxonte të hiqte hoxhallarët zvarrë?! Këta po e bëjnë si Enver Hoxha në të gjallë, që ishte kundër të gjitha feve, por për të pushkatuar, pushkatonte priftërinjtë katolikë.
    Kjo histori që të mos kthehet në histeri duhet të marrë fund se po bëhemi qesharakë në sy të botës. Do merret Europa me ne?! Të na rrojë ajo gërmadha me emrin pallati i kulturës pastaj. Do bëhet si sebepi i Berishës me 5 a 6 minoritarë fshatarakë që i burgosi për ca shkaqe spiunlliqësh qesharake dhe e pësuan 500 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi me operacionin famëkeq grek me tingull racist “Fshesa”, e cila nisi para njëzet vjetësh e vazhdon edhe sot e kësaj dite nën indiferencen e shtetit tonë, dhe për më tepër tashmë shërben si barometër tregues në rastet e marrëdhënieve të acaruara shqiptaro-greke.
    Pse pra vazhdojmë në një qorrsokak me këtë konflikt të kotë, pse nuk po dimë një herë t’i mbyllim gjërat tona me urti duke bërë llogaritë mirë se çfarë është në interesin e shtetit, por edhe të gjithëve: -një ndërtesë gërmadhë apo një unitet kombëtar.
    Orthodoksia shqiptare ka nxjerrë martirë të atdhetarisë që kanë dhënë jetën, kujtoni Papa Kristo Negovanin, At Stathi Melanin që ranë martirë për Atdhe, njëri në vitin 1905 e tjetri në vitin 1917, ndaj them se edhe sikur shteti t’ua falë atë gërmadhë me emrin shtëpi kulture nuk do të qe ndonjë humbje e madhe. Por, këtu lot edhe ndjesia e ligë e antiorthodoksisë të disa individëve qëllimkëqinj, që shtiren krejt rrejshëm si atdhetarë duke i konsideruar shqiptarët orthodoksë grekë e jo shqiptarë.
    Për mua, shqiptar që kam lidhjet familjare me të tri fetë kryesore në Shqipëri - katolikë, orthodoksë e muslimanë, kush i fryn kësaj çështje po bën një punë antikombëtare. Marrëzira të tilla ndodhin në Arnautstanin tonë prej njerëzish me mendësi talebane, sepse po i përmendim këtu vetëm tri fakte: një bust të Nënë Terezës që për turp nuk e pranuan në hyrje të Shkodrës, një kishë katedrale katolike që u bë aq zhurmë të mos bëhej në qendër të Prishtinës dhe e treta një Kishë orthodokse në Tiranë në rrugën “Ibrahim Rugova”, që u konsiderua tragjedi prej disa gjoja atdhetarëve por me mendësi fetare islame nga pozita e fanatizmit e jo tolerancës. Ende jemi shumë larg prej mendimit përparimtar të Fishtës së madh që lidhi me drita kompanjelin e Kishës së Fretënve me minaren e Xhamisë në Fushë Çelë. Në të vërtetë nuk jemi shumë larg asaj kohe, por jemi shumë larg atij mendimi gjenial të atdhetarit të madh Gjergj Fishta. Prandaj mjaft më me një kauzë të stisur si ajo e Kishës së Përmetit që po na e shesin si shtëpi kulture, kur nuk ka asnjë shtëpi kulture në të gjithë Shqipërinë. Këtë e di gjithkush, qytetarët por edhe talebanët tanë që i shkatërruan.
    Nuk drejtohet media me kokën në rërë si struci, kinse nuk po shohin çfarë po ndodh rrotull Shqipërisë. Se nuk është vetëm Përmeti. Edhe një shtëpi shkrimtarësh e artistësh që kishte Tirana, qeveritarët talebanë të kulturës që sapo ikën sepse i zboi populli, e kthyen në një Ministri Kulture dhe as atëherë e as sot nuk po shohim që media t’i thojë të paktën qeverisë së re: - kthejuani ndërtesën që ua morët në mënyrë arbitrare shkrimtarëve dhe artistëve, atyre që vazhdojnë pasionin e madh të Naim Frashërit.
    Jo, për këtë punë nuk e duan Naimin. Naimin e duan vetëm kur u vjen ndoresh të lajnë hesapet me orthodoksët, të cilët mendjeçalët tanë i konsiderojnë si grekë e jo shqiptarë. Fundi fjalës, a ka kush t’i thotë mjaft kësaj zhurme qëllimkeqe, sepse janë të panumërta problemet që duhen të zgjidhen, para se sa një ndërtesë e vjetër që një zot e di si nuk qenka shkatërruar, si çdo gjë që është shkatërruar e rrafshuar me themel në këtë vend.

    Fotografia shoqëruese:
    Naim Frashëri dhe Shën Maria e ikonografit të madh shqiptar Onufri.

    http://traboini1.blogspot.se/2013/09...e-onufrit.html
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  12. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Naimi përballë Shën Marisë së Onufrit | Agjensia e Lajmeve SOT NEWS

    E lexova dje kete informacion. Ne fakt duhet vetem te peseris vetem lexoni fjaline e fundit. Urojme qe ndoshta te behet nje perpjekje per rikthimin e Kryqit te Laboves dhe shteti te vihet ne levizje per ate objekt unikal ne Shqiperi me drurin e kryqit qe u kryqezua Krishti.

  13. #173
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Më ngadalë ju, z. Xhufi!

    Nga Ikonom Spiro Katundi

    Më ngadalë ju, z. Xhufi!

    Nga Ikonom Spiro Katundi

    Botuar në Gazeta Shqiptare, e mërkurë 25 shtator 2013.

    Ndonëse nuk e kisha përmendur emrin tuaj, ju u përgjigjët duke replikuar ndaj shkrimit tim. Megjithëse në replikën tuaj, nuk pashë ndonjë replikë të vërtetë, ndjehem i detyruar të përgjigjem. Të them të drejtën, jo për t’ju sqaruar juve, por më tepër opinionin publik, në lidhje me disa çështje, të cilat ju dhe disa të tjerë jeni përpjekur t’i deformoni dhe të keqinformoni. Nuk kërkon ndonjë mençuri të madhe për të kuptuar që të gjitha këto shpifje dhe denigrime, që bëni kundër Kishës Orthodhokse dhe kundër Kryepiskopit të saj, bëhen nga keqdashja juaj ndaj kësaj Kishe. Dhe për më tepër, merrni rolin për të shpjeguar disa çështje, për të cilat, siç del edhe nga përgjigjet tuaja, nuk keni as njohuritë fillestare.

    Nuk është e ndershme të mashtrohet opinioni publik me shpjegime të bëra nga dikush që përpiqet të jetë “specialist” në çdo gjë, sidomos në çështjet teologjike dhe kanonike. Shkruanit në replikën tuaj, me sarkazëm dhe tallje, për një vendim të Sinodit të Nikesë, një Sinod i respektuar nga të gjitha Kishat se: “Dikur, në shek. IV, bota e krishterë u kërlesh dhe u përgjak rreth debatit mbi natyrën e Krishtit: a ishte ai njëri, apo ishte perëndi? Në Koncilin e Nikesë (325), teologët i dhanë kënd të shpikin formulën pajtuese, sipas së cilës Krishti nuk ishte "perëndi", por ishte gatuar me të njëjtën "substancë" që ishte gatuar edhe vetë Zoti (omoiousia). Nëse kokat e mendimit të krishterë u treguan aq të kursyer me Jezu Krishtin, kur ky ishte martirizuar tashmë për njerëzimin e nuk jetonte më, ku e gjen bazën doktrinore ikonom Spirua për ta shpallur Hirësinë e tij, ende në të gjallë e në krye të punëve të dyshimta, si "mishërim të Zotit në tokën shqiptare"?”

    Edhe nxënësi më i papërgatitur i teologjisë e di se ai Sinod formuloi të kundërtën e asaj që thoni ju. Vendimi bazë i këtij Sinodi ishte pikërisht shpallja se Krishti ishte Perëndi i plotë dhe njeri i plotë. Këtë besojnë të krishterët. Madje ishte herezia e Ariosit ajo që deklaronte se Krishti nuk është “perëndi”. Nëse ju doni të riaktivizoni herezinë e Ariosit, jeni i lirë për ta mbështetur hapur atë, por jo të shtrembëroni të vërtetën.

    Termi që formuloi Sinodi i Nikesë nuk ishte ai që thoni ju. Ky Sinod formuloi termin omoousia (që përkthehet në shqip -i bashkëqenshëm- ose -që ka të qenët një), siç thuhet edhe në Simbolin e Besimit të Sinodit të Nikesë. Ndërsa termi omoiousia, për të cilin gabimisht thoni se u formulua nga Sinodi i Nikesë, për të përcaktuar natyrën e Krishtit, ishte në fakt termi që u formulua nga heretikët Semi-Arianë dhe që u kundërshtua nga Orthodhoksët. Është tashmë e njohur për të gjithë ata që kanë studiuar teologji se termat omoiousia dhe omoousia kanë ndryshim substancial. Një iota bën një diferencë të madhe.

    I kërkojmë ndjesë lexuesit për zgjatjen në këtë term, por qëllimi këtu nuk është për të bërë debat teologjik, sepse nuk mund të bëhet debat teologjik me ndonjë që nuk është teolog, por për të bërë të qartë se si të vetëquajturit “specialistë” të çështjeve teologjike, kanonike dhe kishtare mashtrojnë opinionin publik, kur përpiqen të shpjegojnë gjëra, që ata vetë nuk i dinë. Madje nëse ju z.Xhufi po të ishit realisht i interesuar për t’i ditur këto gjëra, nuk do ishte nevoja të studionit teologji, por do të mjaftonte të klikonit në Wikipedia dhe do të lexonit se çfarë ka vendosur Sinodi i Nikesë.

    Shkruani se Kryepiskopi nuk u zgjodh në mënyrë kanonike dhe filloni e hyni në interpretime dhe citime për të cilat nuk keni dijenitë e duhura. Ndonëse është qartësuar shumë herë nga Kisha jonë për pasaktësitë historike të këtyre akuzave dhe të mosnjohjes së institucioneve kishtare dhe të drejtës kanonike, nga këta persona, të cilët i bëjnë këto akuza, përsëri ia vlen që për hir të sqarimit të opinionit publik, të përsëriten.

    Zgjedhja e Kryepiskopit u konsiderua nga të gjithë kanonistët e të gjitha Kishave Orthodhokse e rregullt dhe sipas kanoneve në fuqi të Orthodhoksisë. Të gjithë Primatët e të gjitha Kishave Orthodhokse në botë e konfirmuan këtë zgjedhje dhe këtë fronëzim si të rregullt nga ana kanonike. Pra, si ka mundësi që qindra teologë dhe kanonistë të shquar në të gjithë botën Orthodhokse dhe së bashku me ata edhe të gjithë Primatët e këtyre kishave paskan gabuar dhe vetëm “kanonisti” ynë, z.Xhufi, e paska gjetur gabimin? Çdo intelektual i ndershëm duhet të jetë serioz me këto çështje delikate.

    Të gjithë ata që janë marrë me historinë e Kishës Orthodhokse e dinë se Sinodi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u zgjodh në vitin 1937, po në Konstandinopojë, nga Patriarkana Ekumenike, pa pjesëmarrjen e faktorëve të tjerë. Është mirë të sqarohet se Kryepiskopët, Mitropolitët, Episkopët, dhe priftërinjtë nuk vendosen nga politika, por nga Sinodi i Shenjtë. Kryepiskopi Anastas nuk është emëruar nga asnjë politikan, nga jashtë ose nga brenda vendit, por ka qenë kërkesa e besimtarëve orthodhoksë drejtuar Patriarkanës Ekumenike. Nëse nuk e dini këtë mund të pyesësh z.Nikolla Marku, mikun tuaj, sepse ai e di shumë mirë se si ka ardhur Kryepiskopi këtu dhe është mirë të thotë të vërtetën e asaj kohe, të vitit 1992, ku ka firmosur edhe ai vetë, së bashku me të gjithë studentët e teologjisë, kërkesën e besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë, drejtuar Patriarkanës, ku i kërkohej që Eksarku i saj, i cili kishte dhënë prova për dashurinë ndaj Kishës dhe për aftësinë për ringritjen e saj nga gërmadhat, nga që Kisha nuk kishte asnjë Episkop, të zgjidhej për të kryesuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Sot, kushdo që ka parë zhvillimin e Kishës në këto vite dhe është dashamirës ndaj saj, mund të thotë pa hezitim, se kërkesa për të zgjedhur Kryepiskopin Anastas ishte e duhura. Vetëm ata, që për arsye të ndryshme, nuk e duan Kishën Orthodhokse, janë të dëshpëruar nga kjo zgjedhje.

    Ashtu edhe Statutet, të cilët i ke merak, nuk i harton politika dhe aq më pak Shteti, por organet kompetente të Kishës, të cilët kanë të drejtë t’i ndryshojnë sa herë paraqitet nevoja. Sa për nenet e statutit të 1929, të cilët e robëronin Kishën ndaj Mbretit, si edhe nenet që në mënyrë mashtruese citohen shpesh nga ju, p.sh: Neni 16, duhet ditur se edhe vetë Statuti i 1929 thotë se ato mund të ndryshohen nga Këshilli Kleriko-Laik, ose Sinodi, sa herë është e nevojshme. Vetëm nenet teologjike, d.m.th. tre nenet e para, (Neni 1. 2. 3.), të atij Statuti ishin të pandryshueshëm. Prandaj nuk është mirë të mashtrohet opinioni i gjerë publik me gjoja ndryshimin e Statutit. Të gjitha komunitet e tjera fetare i kanë ndryshuar Statutet e tyre, sipas nevojës së kohës. Vetëm Komuniteti Orthodhoks nuk paska të drejtë ta bëjë këtë?! Shteti Shqiptar, gjithashtu e ka ndryshuar Kushtetutën e tij, përse nuk e akuzoni edhe atë për ndryshimin e Kushtetutës së 1928? Por çështja nuk qëndron këtu, por tek keqdashja dhe tek axhenda antiorthodhokse, në të cilën ju keni marrë përsipër detyrën që të jeni një nga protagonistët.

    Në replikën ndaj meje, duke marrë në mbrojtje N.Markun, “priftin” tuaj, më akuzonit se po e sulmoj. Nuk e kam sulmuar zotëri, por kam thënë të vërtetën, të cilën jam gati ta argumentoj ku të dojë ai, madje edhe ju bashkë me të, në çdo kohë dhe në çdo vend. Edhe vetë Nikolla e di që unë nuk gënjej, por them të vërtetën, sepse ai e di mirë se kush jam. Nuk do të isha marrë me të, por nuk mund të pranojmë që të mashtrohet opinioni i gjerë me gënjeshtra dhe me të pavërteta. Madje na vjen keq që ai është bërë një vegël e verbër në duart e grupimeve ekstremiste antiorthodhokse, duke tradhtuar vetë identitetin e tij. Por kjo është zgjedhja e tij.

    Na thoni se jemi të shitur. Gabohesh z.Xhufi, ose më mirë maskohesh, sepse e dimë se mbrapa thirrjeve tuaja, gjoja patriotike, fshihet urrejtja juaj ndaj orthodhoksëve. Si qënkan të shitur të gjithë klerikët e Kishës Orthodhokse? Nuk jemi ne të shitur, zotëri, ne klerikët që po përpiqemi për bashkimin, paqen dhe përparimin e vendit, por ju dhe takëmi juaj, të cilët po përpiqeni të mbillni përçarjen dhe urrejtjen. Në 100 vjet të Shtetit modern Shqiptar nuk është parë ndonjëherë një propagandë e tillë antiorthodhokse dhe përçarëse, si kjo e bërë nga ju dhe nga disa shokë tuaj. Të shitur janë ata që përçajnë dhe shkatërrojnë harmoninë dhe bashkekzistencën. Kushdo që qëndron mbrapa jush, ju paguan për një vepër antikombëtare. Në kohët e sotme nuk mund t’i gënjeni më njerëzit me parulla.

    Më akuzoni për gjuhë të ashpër. Dhe kush?! Ju, që nuk keni lënë fjalë pa sharë Kishën dhe klerikët e saj. Nuk është gjuhë e ashpër, por po themi dhe po mbrojmë të vërtetën. Apo mendoni se ne Orthodhoksët, si raja, nuk kemi të drejtë të kundërshtojmë sunduesit dhe ju revoltoheni nëse ne ngremë zërin. Si nuk ju dëgjuam, qoftë edhe një herë, të flisni një fjalë të mirë për Kishën dhe Orthodhoksët dhe për të gjithë veprën e tyre bamirëse gjatë gjithë këtyre viteve? Madje shkoni aq larg sa i akuzoni klerikët në Përmet për sulm banditesk. Por sulmi nuk u krye nga klerikët, por kundra tyre. Si nuk e patë poshtërimin dhe përdhosjen që iu bë Kishës? Si nuk e patë dhunën ndaj besimtarëve dhe klerikëve? Si nuk reaguat, ju z.Xhufi, kur jeni kaq i vëmendshëm ndaj orthodhoksëve, kur sendet e shenjta të Kishës në Përmet u hodhën në makinën e plehrave të qytetit? Si duhej të reagonin besimtarët ndaj një sakrilegji të tillë? Si do të kishin reaguar besimtarët e çdo besimi ndaj përdhosjes së gjërave të tyre të shenjta? Apo për ju kjo është normale, madje mirë jua bënë “kaurëve”. Kjo është drejtësia dhe patriotizmi juaj?

    I shani dhe i anatemoni vazhdimisht gjykatat për vendimet e padrejta, ndërsa kur marrin vendime kundër Kishës, dilni në mbrojtje të tyre. Kur qënkeni kaq të flaktë për Shtetin ligjor, përse nuk e ngrini zërin edhe për ndërtesën që është pushtuar me forcë nga “prifti” juaj N. Marku? Edhe në këtë rast të gjitha gjykatat ia kanë dhënë Kishës, por asnjë nga ju nuk është i interesuar për Shtetin ligjor, kur flitet në favor të Kishës Orthodhokse. E dimë që jeni të njëanshëm, por të paktën mos pretendoni për drejtësi dhe patriotizëm nëse keni dy standarde.

    Arrin të na thuash se kur kalohen kufijtë, punët tona do t’i shikoni ju. Kush ju? Pse, u shojtën orthodhoksët e këtij vendi që të bjerë Kisha në duart tuaja, në duart e ateistëve dhe të atyre që e persekutuan? Ndoshta keni nostalgji për kohën kur Kisha ishte e nënshtruar ndaj Mbretit, apo për kohën e persekutimit ateist. Apo doni që orthodhoksët të jenë përsëri popullsi raja, nën pashallarë të rinj, si puna juaj. Duhet ta dini z.Xhufi se ato kohë kanë perënduar dhe se Kisha Orthodhokse në Shqipëri, si të gjitha Komunitetet e tjera fetare, është e lirë dhe ka të drejtën të organizohet sipas Kanoneve të saj dhe ka institucionet dhe njerëzit e saj të përgatitur për ta drejtuar atë. Etërit tanë e mbrojtën Kishën dhe ruajtën besimin dhe identitetin e tyre, nëpërmjet sakrificave të mëdha, në kohë shumë të vështira. Pa dyshim z.Xhufi, edhe ne do ta mbrojmë besimin dhe Kishën tonë. Komuniteti ynë ka qenë gjithmonë një komunitet paqësor dhe ka punuar gjatë gjithë historisë për zhvillimin dhe përparimin e këtij vendi. Kurrë nuk i kemi sharë ose sulmuar të tjerët dhe as nuk do ta bëjmë. Por nuk mund të pranojmë që njerëz, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Kishën, si ju z.Xhufi, të nëpërkëmbin dhe të poshtërojnë Kishën Orthodhokse dhe klerikët e saj.

    Z.Xhufi, sigurisht jo vetëm unë, por i gjithë Komuniteti Orthodhoks të ka ndjekur në shkrimet që ke botuar dhe në emisionet televizive, të ripërsëritura me të njëjtat akuza dhe me të njëjtat komente kundër Kishës Orthodhokse dhe Kreut të saj. Në të gjitha ato shfaqet hapur urrejtja dhe keqdashja juaj ndaj Kishës Orthodhokse. Por, nëse ju nuk ju pëlqen Kisha Orthodhokse, përparimi dhe ringritja e saj nga gërmadhat nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, ky nuk është faji ynë.

    Shtator 2013

  14. #174
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    E perkrah lirine e fjales edhe te z. Albos dhe duhet qe edhe mediat ta respektojne lirine e fjales. Liria e fjales eshte e shenjte, nuk duhet te keqperdoret dhe te shpifet por duhet te perdoret tamam si i ka hije duke e dalluar te verteten nga genjeshtra. Ju pershendes, i juaji si gjithmone mesia4ever.

  15. #175
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    u bej thirrje orthodhokseve, te mos i harrojme keto skena
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #176
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    kemi mbi 500 vjet qe si harrojme
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  17. #177
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    kemi mbi 500 vjet qe si harrojme
    as kete:
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Ca behet keshtu me ne?
    Kush te hiqet me I zgjuar se tjetri per interesa vetiake, politike e propagandiste.
    Kush e kush te hedhi hi syve me teper qe te dale vete me I drejte.

    Nuk e kuptoj c'ngelet ketu per te diskutuar!?
    Vendimi qe ka zbatuar permabruesi per rikthimin e ksaj prone ka qene I vendosur nga Gjykata e Shkalles se dyte ne Shqiperi. Pra me vendim ligjor ajo godine duhej liruar.

    Po ne keshtu jemi mesuar, zbatojme ligjet qe na pelqejne e qe kenaqin intereset tona, se vendimet e tjera qe bien ndesh me interest tona jane anti-shqiptare!

    Gjithnje qe lexoj artikuj te till me kombon ne vesh thenia 'NUK BEHET SHQIPERIA ME SHQIPETAR', e me mbushet mendja c'do dite e me shume te shkoj e ti shtrengoj doren nje te njohurit tim qe dikur me tha 'E vetmja menyre se si Shqiperia do te rregullohet eshte duke I pushkatuar te tere Shqiptaret e moshesh 10+ vjec e te edukosh brezin e ri pa influencat aktuale Shqiptare'

    Na marrte lumi namrrte sa komb I ndyre po behemi!

  19. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin

    Ne fakt mqs ke porten e kalase te Elbasanit dhe duhet te jesh nga Elbasani. Shiko pak sa vjet ka qe gjykata ia ka kthyer komunitetit ortodoks ndertesen tek Kisha ne Kala te pushtuar nga niku, por pse permbarimi nuk ka nderhyre dhe atje?
    Ceshtja nuk qendron tek ky vendim gjykate, por tek menyra se si u veprua deri tek ky vendim gjykate. Komuniteti ortodoks i Permetit kerkon kthimin e kishes pasi aty ka qene dhe ende nje pjese e mureve te kishes jane ne ndertese. Ajo kishe nuk eshte shkaterruar plotesisht nga komunistet por u adaptua ne funksionin qe i interesonte shtetit te asaj kohe. Ajo iu kthye sipas kerkeses ortodokseve dhe perseri iu konfiskua me vendim gjykate, por me nje problem sepse kisha zoteron dhe dokumentacionin e duhur te pronesise. Dhe dicka per mos e zgjatur. Kur iu kthye kishes ajo nuk ishte me qender kulture por nje vend me lokale dhe bilardo. Sot po kjo tendence eshte por te kthehet ne kazino. Prandaj ortodokset pavaresisht te gjithave se ajo ndertese u takon me te drejte, perseri ishin te gatshem te paguanin faturen financiare per nje tjeter ndertese per qellime kulturore, por jo te lejonin qe kisha e adaptuar te perdhoset ende, pasi muret e saj jane ndertuar per vend lutjeje dhe jo bilardo apo lojra fati e vend alkooli.

  20. #180
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    kembanat bien per janullatosin i ka ardhur ora...po ai se ka marevesh akoma

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •