Close
Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 411
  1. #301
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Kam qene vete ne makine me nje te afermin tim dhe kalonim ne rruge dhe ne krahun tone ishte nje kembesor kur degjoj nje bammmmmmmm.Thashe cfare ndodhi tani....Ky idioti qe ngiste makinen ja futi me cepin e makines .......i thashe cfare ben o injorant per pak e vrave djalin e botes ......me tha po ai pse ecen aty nuk ka rruge tjeter ..........O kafshe i thashe ti nuk ecen dot me avash????????Kembesori nuk kish faj i shkreti , rruga ishte shume e ngushte dhe ecte ne cep te saj , trotuar aty nuk kishte .

  2. #302
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    09 Tetor 2011 - 18:56 | Shqiperi

    Pogradec, kamioni bie në humnerë, 5 të plagosur



    POGRADEC- Një kamion në të cilën udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë. Aksidenti u shënua sot pasdite në komunën Mokër.

    Fatmirësisht aksidenti nuk ka qenë fatal për jetën e 5 personave, të cilët vetëm janë plagosur. Ndërkohë që 3 ambulanca kanë bërë transportimin e të plagosurve në spitalin e Pogradecit.

    Për momentin mësohen vetëm dy nga 5 emrat e të plagosurve, Klinton Korça 16 vjeç e Ervin Rapçe 22 vjeç. Një tjetër i plagosur është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

    Sipas policisë shoferi i automjetit humbi kontrollin për shkak të lagështisë së rrugës. Kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes si dhe dokumentin e aksidentit.
    (s.g/balkanWeb)

  3. #303
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Si u sakatosen keta njeres ne Shqiperi ,duke vozitur pa kujdes

  4. #304
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kam nje jave ne Tirane, dhe do te rri edhe nje jave. Trafiku eshte si ato rruazat qe hidhen ne rruge e perhapen ne te gjitha drejtimet. Shumica e semaforeve nuk punojne, dhe ne ato raste kur punojne, shume pak makina ndalen. M'u deshen disa minuta te kaloj vendkalime me vija te bardha sepse nuk ndalet asnje njeri dhe kur sheh njeri i jep gaz edhe me teper per ta trembur. Kurse njerezit i sheh duke kapercyer ndarese rrugesh e as i shohin vijat e bardha.

  5. #305
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Durrës, makina bie në kanal, shuhet familja 4 anëtarëshe

    14 Tetor 2011 - 11:34 | Shqiperi


    Durrës, makina bie në kanal, shuhet familja 4 anëtarëshe

    DURRES- Një familje e tërë është aksidentuar për vdekje gjatë natës në një fshat të Durrësit.
    Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur gjate mesnatës ne fshatin Gjopalaj, prane Shijakut ndersa shkak i aksidentit mund të ketë qënë furtuna.
    Pasagjere ne automjet ishin Baki Keçi 43-vec e Mimoza Keçi 39- vjec si dhe femijet, Renato Keçi 14 vjec dhe Arber Keçi 10 vjec, banore te fshatit Gjopalaj.
    Sot paradite u gjeten të vdekur 3 prej familjareve ndersa trupi i nje prej femijeve që ndodhej në automjet rezultoi i zhdukur në ujrat e kanalit. Policia rreth ores 11:00 gjeti trupin e Renatos 10 vjecar ne ujerat e perroit, prane Shijakut.
    Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë një një kanal të madh.

    Skema e aksidentit
    Nga hetimet dhe dëshmitë në zonë, policia ka mundur të ndërtojë skemën e aksidentit të rëndë që i mori jetën familjes Keçi. Në mbrëmjen e së enjtes familja ishte duke udhëtuar me automjetin tip benz me targa Dr 80 71, por në momentin që po kalonin rrugën që lidh qytetin e Shijakut me Gjopalajn, ky aks ishte mbushur me ujë. Duke se drejtuesi është përpjekur të manovrojë por nuk ja ka dalë dot pasi rrebeshi ka qënë i fortë dhe ka rënë në përrua. Përroi sic bëjnë me dije banorë të zonës është një përrua i heshtur përgjatë gjithë verës, kurse në vjeshtë dhe dimër zgjohet frikshem.
    Drama e familjes Keçi vijon më tej kur pas rrëzimit ata anë hapur dyert e automjetit dhe me plagë në trup janë munduar të dalin jashtë. Por, uji ka rrëmbyer 2 fëmijët ndërsa bashkëshorët kanë mbetur mes kallamishtave të gjata të dendura të paprerë prej vitesh.
    Trupat e viktimave janë gjetur sot herë në mëngjes. Fillimisht u identifikuan Baki dhe Mimoza, bashkëshortët, më pas u gjet trupi i djalit 14 vjecar, Renatos dhe me shumë vështirësi, përgjatë përroit u gjet dhe trupi i 10-vjecarit, Arbër.

  6. #306
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Fushë Krujë, aksident automobilistik, plagosen 7 persona, tre rëndë

    16 Tetor 2011 - 13:08 | Shqiperi


    Fushë Krujë, aksident automobilistik, plagosen 7 persona, tre rëndëFUSHË KRUJË- Përplasja e 3 automjeteve ka shkaktuar plagosjen e 7 personave, mes tyre 3 në gjendje të rëndë.

    Aksidenti ka ndodhur në orën 8:00 të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Milot te kryqezimi i Gramzës, teksa një automjet me targa Tirane 58 83 H që udhëtonte në drejtim të veriut ka tentuar të parakalojë.

    Në atë moment nga rruga dytësore ka hyrë në autostradë një furgon pasagjerësh, veprim që ka shkaktuar përplasjen mes 3 mjeteve.

    Si pasojë e aksidentit 7 persona janë plagosur, tre prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Këta të fundit janë dërguar për kurim drejt Spitalit Ushtarak.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)

  7. #307
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    16 Tetor 2011 - 19:34 | Shqiperi

    Fier, motori del nga rruga, vdes një person, plagoset një tjetër



    FIER-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Vlosh në Fier.

    Aksidenti ndodhi kur motori me të cilin lëviznin dy persona ka dalë nga rruga dhe për pasoje ka humbur jetën 21 vjecari Redian Stani kurse është plagosur rëndë 21 vjecari Dervish Fetahu. I plagosuri eshte derguar menjëherë në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën mjekesore. Policia ne vendgjarje heton per shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak per aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëvizte motori.

    (d.b/News24/BalkanWeb)

  8. #308
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, përplasen makinat, 1 person vdes dhe 7 plagosen

    20 Tetor 2011 - 10:10 | Shqiperi

    Tiranë, përplasen makinat, 1 person vdes dhe 7 plagosen



    TIRANË- 1 i vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e re të Rinasit, ku një automjet tip Benz Furgon që drejtohej nga 23-vjecari Cufi Elezaj i cili qarkullonte në drejtim të Rinas-Qafë Kashar është përplasur me automjetin tip veturë Hundai me targa KEA 6533 drejtuar nga shtetasi Altin Dushaj 28- vjec nga Lezha i cili qarkullonte në drejtim të kundër.

    Për pasojë të kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetasi Altin Dushaj, dhe janë aksidentuar shtetasit Vjollca Luca 49- vjec, e cila mësohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën , Erald Hoxhalli 23-vjec, Jetmira Doda 26 vjec, Flamur Doda 27 vjec, Elton Bogdani 23 vjec dhe Florian Mulleti 30 vjec.

    Pas aksidentit policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Cufi Elezaj 23-vjec banues në Bathore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
    (e.m/BalkanWeb)

  9. #309
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Cufi Elezaj !!!


    Ça emri modern ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #310
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Cufi Elezaj !!!


    Ça emri modern ...
    Cufi Elezaj e ka shtepine ne kryqezimin e rruges Nju Jork me Parisin, mu perballe sheshit Tokjo, Bathore, Republika supermoderne e Kamzes, Shqiperi. Edhe emri i tij eshte shnderruar ne modern, Cuf, se emri Isuf ka dale jashte mode, plus qe eshte dhe turko-arab. Por Cufi na paska plagosur 7 vete, e vete asnje gervishtje s'paska marre

  11. #311
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, furgoni përplas dy motorra, 3 të plagosur

    28 Tetor 2011 - 15:55 | Shqiperi


    Tiranë, furgoni përplas dy motorra, 3 të plagosur

    TIRANË- Tre të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 15:20 në rrugën ‘Ali Demi’ në kryeqytet.

    Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se dy motorra fillimisht janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërkohë që në një hark kohor shumë të shkurtër një furgon tip benz u ka shkaktuar atyre tronditje më të madhe, duke lënë të plagosur drejtuesit e dy mjeteve motorrike, njëri prej të cilëve punonjës picerie. Ndërkohë në këtë aksident të shumëfishtë është përfshirë dhe një drejtues biciklete.

    Drejtuesi i benzit mësohet se pasi ka përplasur mjetet është larguar menjëherë nga vendngjarja, por duke lënë në vendin e aksidentit targën e tij.

    Policia bën me dije se tre të plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se drejtuesi i njërit prej motorrave është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë ka mundur të identifikojë nëpërmjet targës drejtuesin e benzit.

    Mësohet se policia ka shpallur në kërkim Veli Mustafa Koka, banor në rrugën “Sabri Petrala, në kryeqytet, ndërkohë kanë ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e autorit.
    (e.m/BalkanWeb)

  12. #312
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ku u sakatos kjo popullate e Shqiperise, me keto aksidente te pa llogjikshem dhe te pa kujdesura .

    Aksidente trafiku ka ne gjithe boten pore ne Shqiperi sikur eshte tepruare ,dhe nuk duhet te kete tolerance .Gjobat ne trafik duhet te jene te medha deri ne ate mase sa qe, ti merret makina vozitesve te pa ndergjegjshem. Kjo popullate duhet te shkoje ne kurse se si duhet respektuare trafiku.

    Ne Shqiperi , Kosove , dhe Maqedoni , ku jetojne shqipetaret ju mungon kulture ne trafik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 28-10-2011 më 19:56

  13. #313
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    veren qe sapo lame pas kisha shume deshire te vizitoja jugun e shqiperise, pasi nuk e njoh fare.
    mungesa totale e disiplines tek shoferet shqiptare dhe infrastruktura ishin arsyet qe me frenuan te beja nje gje te tille...
    mbizoteron ligji i xhungles.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  14. #314
    Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se para pak orësh ndodhi një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 12- vjeçari dhe plagosjen e një tjetri në aksin rural Levan-Frakull e Vogël.

    12- vjeçari Qemal Isufaj dhe shoku i tij Klodian Xhemaj po kalonin rrugën kur janë përplasur nga automjeti me targa FR 9212 B. Kjo përplasje ishte fatale për të voglin Qemal Isufaj, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur.

    Burimet nga policia theksojnë se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po ecte makina.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  15. #315
    Një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën një punonjësi të gardës në Lushnjë. 33-vjeçari i identifikuar si Artur Velaj po udhëtonte me makinën e tij kur mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Gorre të Lushnjës.

    Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia. Aksidenti i shkaktoi plagë të rënda 33- vjeçarit, i cili dhe pse mori ndihmën e shpejtë, gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

    La vita non si spiega, si VIVE!

  16. #316
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Ashtu eshte Ksanthipi shqiptaret nuk mbushin shume.Nuk kane kulture ne te gjitha aspektet,70% e popullsise eshte fshatare. Eshte shume e veshtire qe nga gomari te hypesh ne mercedez dhe ja pasojat....ha ha ha dhe tra...la la...Spostohet muri dhe te bie ty.Blejne makina dhe kujtojne se do vdesin bashke me ta,duke haruar qe makina do kualidim ne cdo vit,sevis,ndrrime gomash,etj....Pra si perfundim...tjeter gomari dhe tjeter mercedezi...

  17. #317
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    ah sa gjynah
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  18. #318
    Po ndodhin vertete shume! Ne cdo vend te botes ka aksidente por shumica jane ne oret e vona te nates e qe jane te dehur. Te ne ndodhin gjate dites nga shpejtesia e nga patentat e marre ne kende lojrash

    Mire shoferat vete, po kalimtaret e shkrete c'taksirat kane te vdesin!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  19. #319
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    2 te vdekur vetem sot....te presim ca ndodh neser se zakonisht katunaria vershojne neper rruge te dielen dhe pastaj behet kasaphana...

  20. #320
    sapo pash nje lajm te fundit tani te top news.vetehelmohen nje cift burr e grua,pasi ishin ne gjendje depresjoni pas vdekjes se djalit te tyre 21 vjecar ne aksident automobilistik
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •