Njė ditė pas mbledhjes sė Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike, drejt kryetarit Lulzim Basha kanė vėrshuar akuzat lidhur me ēėshtjen e statutit tė ri tė partisė. Ndėr kritikėt mė tė ashpėr janė Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Njėzėri ata thonė se e djeshmja ishte njė e premte e zezė pėr PD-nė, pasi Basha vrau pėrfundimisht demokracinė e brendshme nė parti dhe siguroi pėrjetė mandatin e kryetarit pavarėsisht rezultatit tė zgjedhjeve. Jozefina Topalli, ish numri dy i PD-sė, nė reagimin e sotėm i kujton gjithė tė zezat Lulzim Bashės qė prej kohės kur ai drejton partinė.
Thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit. Qe dje , me letra Luli do jete i perjetshem. Ai mund te humb te gjitha zgjedhjet edhe me zi se nje vit me pare , por luli aty do jete me statutin e ri. Shqiptaret do vazhdojne te ikin te pashprese nga ky vend , por luli me letra karrigen prap do e kete; Shqiperia do vazhdoje te zhytet e te vuaje nga krimi, korrupsioni e varferia, por tani qe po ben letrat e tij , askush nuk do shqetesoje me Kryetarin e perjetshem . Per karrigen e vet ai e kthei PD si nje karrige me rrota, qe here e shtyn me Ramen, here me LSI, por kurre me demokratet. Jozefina nuk pajtohet kurre qe per demokratet te vendose Rama me te tjere. Natyrisht nuk hesht kur shoh vendin tim te rreshqase, kur shoh e degjoj se kryetari i opozites eshte miku i kryetarit te qeverise; nuk hesht kur shoh se kreu i opozites kontrollohet nga qeveria, sepse e di qe nje vend pa opozite eshte nje vend pa shprese; aq me shume per ne e kemi provuar shume gjate dhe me kosto shume te larte diktaturen; Refuzoj te hesht kur shoh rreshqitjen e PD drejt nje partie autokratike. Por nuk ēuditem qe luli propozon shfuqizimin e 20 shkurtit, apo njerezit e tij votojne Gramoz Rucin, thotė Topalli.
Ish-kryetarja e Parlamentit hedh poshtė atė qė nė media u shpėrnda nga PD-ja si propozim i Bashės, qė tė jenė pjesė e Kėshillit Kombėtar ish-kryeministri, ish-presidenti dhe ish-kryetarja e Kuvendit. Sipas Topallit ky nen ka qenė mė parė nė statutin e PD-sė, por Basha e pėrdor me hile pėr tė mbuluar nė opinioni publik ēimentimin e postit tė kryetarit tė opozitės. Mė tej Topalli i kėrkon Bashės tė dorėhiqet nga drejtimi i PD-sė, pėr ti dhėnė mundėsinė asaj partie qė tė ringrihet. Sot sipas Topallit, PD ėshtė parti e kunatit dhe familjes sė Bashės.
Astrit Patozi nga ana tjetėr kishte zgjedhur tė ironizonte atė qė ndodhi njė ditė mė paė nė PD. Sipas tij statuti i ri i partisė i ngjan kushtetutės kineze, por me dallimin qė nė Kinė i japin mundėsi tė qėndrojė nė pushtet pa kufizim fituesit, ndėrsa nė PD mbajnė si kryetar njė humbės.
Po shoh qė po e krahasojnė kėtė statutin e ri tė Partisė Demokratike me ndryshimet nė kushtetutėn kineze. Dhe po e trajtojnė sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinės, Xi Jinping, i cili, qė prej Kongresit tė fundit, mund tė qėndrojė pėrjetė nė atė post. Mė duket pasaktėsi e madhe, perveēse njė fyerje e rėndė pėr popullin vėlla kinez. Sepse nė Pekin i kanė dhėnė mundėsi pėr tė qėndruar pa kufizim nė pushtet fituesit, kurse nė partinė e Lulit ėshtė shenjtėruar fitorja e pėrjetshme e humbėsit, shprehet Patozi.
Kritika tė ashpra ndaj Bashės u thanė dje edhe nga Arben Imami, i cili mori pjesė nė mbledhje, por kėrkesa e tij pėr tė diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve ishte rrėzuar.
Partia vijon tė mbetet monokratike, nuk lejohen diskutimet, nuk ėshtė njė ditė e bukur pėr Partinė Demokratike, tha Imami, duke shtuar se do tė vijojė tė marrė pjesė nė mbledhjet e forumeve PD-sė.
Nė mbledhjen e djeshme ra nė sy mungesa e Sali Berishės. Ky i fundit nuk ėshtė shprehur ende pėr statutin e ri tė partisė, ku nuk ėshtė sanksionuar qė kryetari tė largohet nėse humbet zgjedhjet./Lapsi.al
Krijoni Kontakt