Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 297
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Mitrovicali
    Kjo eshte tema per Heroin e Kombit Adem Jashari e jo per gjana qe skan lidhje me temen.
    Me shiqu ne Boten Sote gjene edhe gjana me te kqija qe kan sjell dhe sjellin vetem vellavrasje.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Skyfteri
    Anėtarėsuar
    16-04-2009
    Vendndodhja
    Nė Tokė
    Postime
    23
    [QUOTE=&Mitrovicalia&;2277019]DERI KUR DO TĖ KĖRCASĖ PUSHKA E TRADHĖTISĖ NĖ DRENICĖ?

    --------------------------------------------------------------------------------

    DERI KUR DO TĖ KĖRCASĖ PUSHKA E TRADHĖTISĖ NĖ DRENICĖ?

    Prekazi i Ahmet Delisė, Prekazi i Tahir e Nebih Mehės, Prekazi i Adem Jasharit, edhe ti Drenicė e Azem Galicės, e Shaban Polluzhės, Bajraktarit tė Llaushės, e Mehmet Gradicės, hapi sytė se po tė vriten meshkujt nė prag tė shtėpisė nga tradhėtarėt e kriminelėt!

    Shkruan: Gani GECI

    Ju qė vratė ..........

    E ti more Gani Geci qe Vrave Abedin Rexhen -SANDOKANIN, Pionerin e UQK-se ;argat i kujna ishe TI, me porosin e kujna T e bere kete vrasje makabare , qe kurr eper mot DRENICA nuk do ta fale , more dora e zgjatur e Shkaut ,
    Ti, qe more miliona ne BUJAR BUKOSHI , dhe IBRAHIM RUGOVA , ju qe burgoset dhe zhduket UKSHIN HOTIN , me porosin e kujna i bete keto tradhetina , te gjitha ato vrasje qe ti i ceke more rranje e shkaut , ato i kane bere qiftat tu , te cilet sot levizni me Gjipa te zi pa ju bre edhe nje grim ndergjegja se mbi supet e jueja te brishta mbani gjakun e Heronjeve , te patriotve Kombetar ..... por mos harroni , se tradhetia dhe pabesoi kurr nuk kan ngelur pa u ndeshkuar ... dhe se edhe Ti dhe ata sylejbenat tu qe shkaktuat shume dhimbje dhe Vjae DO TI PAGUANI NJE DITE TE GJITHA , nese asekush -Zoti do te hakmerret ndaj jushe sikurse qe u hakmerr ndaj Rugove leshpalarit i cili iku ne ate bote per GAZEP.


    SKYFTERI

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    firak...me duhet te largohem prej kesaj teme se jam nje njeri i rendomte dhe i thjeshte...ketu nuk dihet shkurt e shqip se as kushe eshte duke pir dhe se kushe eshte duke paguar...nuk kam deshir te cendroj ndaj kronit te terbuar se edhe vete do te terbohem neqoftese mirrem me pastrimin e tij e duke e ditur qe per ket put nuk kam njohuri dhe dijunin te duhur...une postimin e larte ce e bera e bera enkas ketu ce te mesoj se sa eshte e vertete se q'ka krejt shkruan aty!...ndoshta e ke me te drejt sa i perket atyre pjesetareve te UQK-es qe i kritikova por jo me ate qellim qe t'i zhvlefsoj ashtu siqe kane cene, nejse,...shkurt e trup une e dua vetem te verteten dhe asgje tjeter...krahun s'ja maj askujt perpos drejtesis.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    firak...me duhet te largohem prej kesaj teme se jam nje njeri i rendomte dhe i thjeshte...ketu nuk dihet shkurt e shqip se as kushe eshte duke pir dhe se kushe eshte duke paguar...nuk kam deshir te cendroj ndaj kronit te terbuar se edhe vete do te terbohem neqoftese mirrem me pastrimin e tij e duke e ditur qe per ket put nuk kam njohuri dhe dijunin te duhur...une postimin e larte ce e bera e bera enkas ketu ce te mesoj se sa eshte e vertete se q'ka krejt shkruan aty!...ndoshta e ke me te drejt sa i perket atyre pjesetareve te UQK-es qe i kritikova por jo me ate qellim qe t'i zhvlefsoj ashtu siqe kane cene, nejse,...shkurt e trup une e dua vetem te verteten dhe asgje tjeter...krahun s'ja maj askujt perpos drejtesis.
    Te gjithe po pretendojme se jemi te drejte, por kur te thone dy veta se je i pire ateher mbaju per muri,thone pleqte.

  5. #125
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Bac , tė rrejten sa munden , e po mundohen me tė rrejt gjith kohen.

    Po mė duket se i ki nem , Bacė , e ka shenja qė po don mi nxon nema jote.

    Vllau i Hashes e nxene rreh ni qytetar nė kafe pėr pun hajnije. Ai ishte Etrur Rrustemaj.

    Tass hec e dije Bacė , a kan vjedh bash e nuk i kan da mir paret , e jan prish?!
    Apo , i kan hi njoni tjetit nė hise , e ky qe e ka shpinen ma tė fort , grushton tetrin?!

    Ece e dije Bace , po ki mi marr vesh .

    Rrena i ka kėmbėte e shkurta

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    mos e njollos faqen me hajna jaran se ademi do te prehet i qete jo hashsha jo gana ademi ka ken dhe do te mbetet nje mite qe do ti kendoj historija e hajnat i knon ligji jo po maliqi ademi dhe familja e tij gjat shekujve do te mbeten simbol e politikaket fundrrina si zogu etj

  7. #127
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Eh more Bacė!

    hasha tash jo qe po e bashkon Kosoven po po lufton mi nda edhe ma tepėr.
    Tash ka nis fushat kundėr Decanit!
    Nė vend se tė merret me veriun e Kosoves dhe shuarjen e enklavave qe e kan bo Kosoven njolla-njolla si ėshtė mė sė keqei , ky tash po sulmon komuna shqiptare.

    Eh more Bacė , edhe ky ėshtėnjė fakt qe po tė rrejn , se nuk o kry , e as qė po punohet mi kry atė qė keni lon amanet trimat e kėtij dheu!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    shalja!
    flm pėr komentin.

    Ti sikur edhe unė e din mirė se , kėta qė ti po i quan hajna , jan duke e pėrdorur parollėn "Bacė , U kru"

    Unė simbolikisht desha me njė shembull konkret , sikur edhe me shembuj tė tjrė , tė tregoj se jo qė nuk ėshtė kry , po ėshtė duke u trajtuar nė mėnyrėn mė tė keqe porosia e Bacės dhe tė gjith tė tjerėve qė dhan jetėn pėr Kosoven shqiptare e jo multietnike-kosovare dhe tė korruptuar.

    Kjo nuk ėshtė njėllosje etemės po pėrkundrazi shkelqim i sė vėrtetės.
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Berisha: Familja Jashari, kurorė e lirisė sė Kosovės




    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #129
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Ne gjt historis si komb kemi pasur shum hero kombėtar, dhe padyshim njėri nga mė tė mėdhenjėt ėshte edhe Adem Jashari.

    Po a e respektojm ne si komb nė pėrgjithėsi e sidomos si Kosovė nė vecanti heroin Adem Jashari?!!!

    Unė mendoj se jo!

    Mė e keqja , dhe natyrisht edhe stimulim imė i mir pėr ata qė nuk e donė kombin tonė e pastaj as heronjėt tonė , ėshtė mosrespekti qė tregon vet qeveria e rrenes sė Kosovės.

    Deri kur do tė kemi kėsi njerėz?
    A do tė respektohet Adem jshari mbas 50 a 100 vjetėve , apo do tė harrohet , pėr tė mos thėnė qė do tė shahet ?

    Me kėsi "shokė" dhe bashkluftetarė qė sot jan hypur nė karrige dhe mendojn se nuk ka kush qė ua kalon , as Skenderbeu e le mo Adem Jashari, nuk besoj se Baca do tė respektohet as nė tė ardhmen.

    RRESPEKTOJE VETEN NĖ RRADH TĖ PARĖ!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    KURE TA KUJTONI LIRINE KUJTONI ADEM JASHARIN,
    KURE TA KUJTONI PAVARSINE KUJTONI HASHIM THAĒIN
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Berisha: Familja Jashari, kurorė e lirisė sė Kosovės




    NJi fjale popullore thot:Nimom sa jame gjalle se kurr te vdese mos hajde te vorri me qajte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-10-2009 mė 14:12

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin



    KURE TA KUJTONI LIRINE KUJTONI ADEM JASHARIN,
    KURE TA KUJTONI PAVARSINE KUJTONI HASHIM THAĒIN
    Mund tė ju pyes se cfarė bėn kjo foto kėtu ... (a nuk ekzistojnė Moderatorėt) ?!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Mund tė ju pyes se cfarė bėn kjo foto kėtu ... (a nuk ekzistojnė Moderatorėt) ?!
    Nji fjale popullore THotata qeta rehin krahun ruju prej tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-10-2009 mė 15:24

  14. #134
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anėtarėsuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    ADEM JASHARI asht hero i shqiptarizmit.

    jo vetem i kosoves.

  15. #135
    jakowar Maska e vetevendosje
    Anėtarėsuar
    31-05-2009
    Vendndodhja
    N'GJAKOVĖ
    Postime
    64



    KOMANDANTI NUK PRISTE QE ME PROCESE TE ZGJIDHEN PROBLEMET POR E RROKU ARMEN NE MBROJTJE TE POPULLIT DHE JO NE MBROJTJE TE KARRIGES SIKURSE TASH TE TJERET
    EULEX MADE IN SERBIA
    EULEX UNMIK merre HASHIMIN edhe IK

  16. #136
    jakowar Maska e vetevendosje
    Anėtarėsuar
    31-05-2009
    Vendndodhja
    N'GJAKOVĖ
    Postime
    64
    Citim Postuar mė parė nga pejani34 Lexo Postimin
    ADEM JASHARI asht hero i shqiptarizmit.

    jo vetem i kosoves.

    KOSOVE dhe SHQIPERI ne njė i kemi dhe nuk i ndajm .. Adem Jashari sakrifikoi per Shqiperin dhe bashkimin e trojeve .. nes e kujtoni pak betimin e ushtareve te Adem Jasharit mund ta gjeni shum leht aty ..!!
    EULEX MADE IN SERBIA
    EULEX UNMIK merre HASHIMIN edhe IK

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Lavdi heroit tone te madh legjendar,, ADEM JASHARI..

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Komandanti legjendar Adem Jashari e bėri Prekazin TEMPULL TĖ LIRISĖ

    2 Dhjetor 2009


    Pėrmasat e figurės historikė tė komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari, janė shumėdimensionale dhe tė pėrmasave tė mėdha. Pėr njė kohė tė shkurtėr, me shembullin e tij unikat tė qėndresės dhe flijimit, Adem Jashari mori pėrmasat e heroit gjithėkombėtar, madje i tejkaloi ato. Jeta dhe vepra e Tij hyri nė analet e historisė moderne triumfalisht. Pa asnjė imponim, pa asnjė porosi institucionale, pa asnjė dekret shtetėror , populli i dha vendin e merituar, pėrkrah figurės sė heroit kombėtar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, pėrkrah flamurit kombėtar e figurave tjera markante tė kombit.

    Adem Jashari u bė himn, u bė flamur, iu afrua hyjnores. Besėn shqiptare e stolisi edhe me njė kurorė madhėshtore. Trimėrinė tradicionale e ngriti nė piedestal. Historisė sė lavdishme i shtoi njė kapitull tė veēantė e tė lavdishėm. Ai bėri epokė. Edhe njė herė i tregoi mbarė botės se ēfarė ēmimi ėshtė nė gjendje tė paguajė populli shqiptar pėr liri e pavarėsi. Me shembullit unikat te qėndresės e vetėflijimit, Adem Jashari me familjen e tij, u bė kushtrim e frymėzim pėr masivizimin e luftės kundėr pushtuesve serbė, u bė simbol i pathyeshmėrisė sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Adem Jashari u lind mė 28 nėntor 1955 nė Prekaz. Kėtė vit, babait tė tij, Shaban Jasharit, krahas Festės sė Flamurit, qė e festonte pėr ēdo mot, iu shtua edhe njė festė tjetėr - ditėlindja e djalit tė cilin e pagėzoi Adem. Djepin e tij e mbuloi me flamurin kombėtar, qė pėr ēdo shqiptar ishte nderė e respekt. Adem Jashari u bė nderi e kombit, emri i tij mori dimensione aq tė gjėra sa qė i tejkaloi pėrmasat homerike, enciklopedike dhe poliedrike. Rėnia e Adem Jasharit dhe familjes sė tij, nuk ishte njė vdekje e zakontė, por njė rilindje e tyre dhe e tėrė kombit. Ai me vetėdije u bė theror pėr lirinė e atdheut. Gjaku i tij dhe familjes Jashari, ia forcoi themelet lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.

    Sigurisht Adem Jashari ka qenė i bindur thellėsisht dhe e ka parandjerė fitoren, prandaj deri nė rėnie tri ditė rresht luftoi e kėndoi. Lufta pėr Prekazin qė tepėr e ashpėr dhe e pabarabartė, por edhe qėndresa ishte e madhe. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės humbi prijėsin e saj, por Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rėnies sė jashtėzakonshme tė tre brezave tė Jasharajve, Kosova mundi frikėn. Rėnia e tyre, solli kualitet tė ri nė filozofinė dhe mendėsinė e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė, pėr nderin dhe dinjitetin e kombit. Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė UĒK-sė.

    Komandanti Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Festės sonė Kombėtare, datė historike qė ndėrlidhet edhe me dy ngjarje tė rėndėsishme tė UĒK-sė – Ditėlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen haptazi tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės mė 28 nėntor 1997 nė Llaushė tė Drenicės.



    Bacė Shabani ishte i kujdesshėm me tė gjithė fėmijėt, por ndaj Ademit tregonte njė kujdes tė veēantė, ndoshta pse Ademi u lind mė 28 Nėntor. Siē kemi mėsuar, Shaban Jashari shquhej me bindje tė paluhatshme fetare, kombėtare e shkencore. Ndonėse, pas Luftės sė Dytė Botėrore, i takonte gjeneratės sė parė tė mėsuesve nė Drenicė, pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare e larguan nga procesi mėsimor. Duke i parė rrethanat politiko-shoqėrore tė kohės, Shaban Jashari vendosi tė merrej me punimin e tokės dhe edukimin e fėmijėve nė frymėn e atdhetarizmit. Kėshtu po rritej Ademi sė bashku me vėllezėrit mė tė mėdhenj, Rifatin dhe Hamzėn. Shaban Jashari frymėzohej veēanėrisht nga nipi i tij, Bajram Gashi i Rezallės, atdhetar i dėshmuar.

    Prekazi prej kohėsh ishte vatėr ku buronte trimėria, rezistenca dhe ku farkohej dhe rritej dashuria pėr liri. Ky mesazh pėrcillej me fanatizėm nga brezi nė brez. Prekazi nė mėnyrė besnike e pėrcolli amanetin e luftėtarėve tė lirisė, tė Ahmet Delisė, Mursel Ahmetit, Ramė Islamit, Emin Latit, Hafėz Arifit, Hys Feratit, Azem Bejtės e Shotė Galicės, Shaban Palluzhės e Rifat Berishės, tė Nebih e Tahir Mehės e trimave tjerė tė Drenicės heroike. Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera qė s’u pėrmendėn, lanė gjurmė tė thella nė edukimin atdhetar tė Adem e Hamėz Jasharit dhe bashkėluftėtarėve tė tij. Jo rastėsisht Hamzė Jashari u betua para varrit tė Tahir Mehės, se do ta vazhdojė luftėn pėr ēlirim deri nė fitore. Ai betim dhe ai premtim qė e mbajti burrėrisht ia ndryshoi rrjedhat historisė, duke shkruar njė kapitull tė ri, njė epokė tė re - Epokėn e Lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Shaban Jashari me dy djemtė, Hamzėn dhe Ademin, mė 15 maj 1981, ishin betuar mbi varret e Tahir e Nebih Mehės se “Lufta me Serbinė do tė shkojė deri nė fund”.

    Nė histori ndonjėherė ndodhin ngjarje tė rastėsishme, por Adem Jashari dhe familja e tij nuk janė rastėsi e historisė. Ata me ndėrgjegje e vendosmėri u pėrgatitėn pėr kthesėn vendimtare tė historisė sonė mė tė re. Vetėm tė guximshmit nėpėr kohė tė ndryshme i kanė ndėrruar rrjedhat e historisė, kėshtu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe bashkėluftėtarėt e tij. Kėshtu nisin aksionet luftarake mbi policinė e armikut, fillimisht nė Drenicė, pėr t’u pėrhapur mė vonė nė Llap e Dukagjin, e kudo nė Kosovė.

    Adem Jashari qysh i ri, organizoi dhe mori pjesė nė demonstrata, si nė Skėnderaj, Mitrovicė e Prishtinė, pėr Republikėn e Kosovės dhe kundėr ripushtimit serb tė Kosovės. Adem Jashari nuk shkoi rastėsisht nė Shqipėri pėr tė pėrsosur artin e luftės. Adem Jashari, mė 3 nėntor 1991, shkoi nė Akademinė Ushtarake “Skėnderbej” – Dega e Forcave Tokėsore nė Tiranė, pėr stėrvitje, qė organizohej si kurs njėmujor. I takoi kontingjentit tė parė. Mė 30 dhjetor 1991, “nė orėt e hershme tė mėngjesit, forca tė mėdha policore, me armatim tė rėndė, rrethuan Familjen Jashari. Kėrkonin dorėzimin e Ademit ose do ta pushkatonin babanė e tij Shabanin, qė e mbanin peng. Rifati, Hamza dhe Ademi u shpallin rezistencė tė armatosur. Tė shtėna dėgjohen edhe nga fqinjėt pėrreth. Njerėz, nga tė gjitha anėt e Drenicės, nisen nė drejtim tė Prekazit. Situata qetėsohet kah ora 16, me ndėrhyrjen e subjekteve politike shqiptare. U keqtrajtuan me dhjetėra gra, fėmijė e pleq”. Mė 26 nėntor 1997, nė Rezallė tė Re, sė bashku me shokėt, pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, theu sulmin e njė ekspedite ushtarako-policore. Mė 22 janar 1998, trualli i Adem Jasharit rrethohet pėr sė dyti. Zhvillohet luftė e rreptė. Plagosen lehtė dy vajzat e familjes Jashari, Iliriana dhe Selvetja. Mė 28 shkurt 1998, Adem Jashari me bashkėluftėtarėt, nxitoi nė frontin e luftės nė Likoshan e Qirez. Edhe aty jep njė kontribut tė veēantė pėr thyerjen e forcave pushtuese serbe. Mė 5 mars 1998 forca tė mėdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar, pjesėn mė tė madhe tė Drenicės Veriore tė cilat kishin ardhur nga Beogradi, Mitrovica, Skėnderaj, Prishtina e rrethina. Prej andej do tė fillojė rrethimi i Prekazit tė Poshtėm. Pikėsynim ishte Kulla dhe shtėpitė e Adem Jasharit. Fshati dhe familja Jasharaj u gjendėn nė njė rrethim tė hekurt. Tė gjithė ishin nė gatishmėri luftarake. Sipas bartėsve tė ngjarjes dhe dėshmitarėve okularė, rrethimi ishte aq i hekurt sa qė ishte e pamundur qė dikush tė ofronte ndihmė. Nė kėtė situatė tė rėndė, por vendimtare pėr jetė a vdekje, familja e Adem Jasharit, njėzėri, vendosėn tė mos largoheshin nga shtėpia. Ata qė ishin tė aftė, kapėn armėt dhe zunė pozitat pėr luftė. Tė gjithė angazhohen pėr ndihmė njėri-tjetrit, pavarėsisht nga mosha e gjinia. Rreth orės 6 tė mėngjesit, nga Fabrika e Municionit, dėgjohen tri tė shtėna. Supozohet se paralajmėronin luftėn. Nga ora 6.45, prej kėsaj fabrike dalin forca tė mėdha tė artilerisė sė rėndė. Vendosen nė Mishlan, kodra mė e lartė nė lagje, pėrballė shtėpive tė Jasharajve, nė lindje. Ky ishte rrethimi i fundit dhe mė i forti. Sipas vėzhguesve, nė rrethimin e Prekazit tė Poshtėm, pėrkatėsisht tė lagjes sė Jasharajve, ishin angazhuar afro 8 000 trupa.

    Adem Jashari i kėshillonte njerėzit e vet tė shtėpisė tė mos frikėsohen, tė qėndrojnė trimėrisht, ashtu si kanė qėndruar gjithmonė. Pas tri ditė luftimesh tė pandėrprera ra heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari bashkė me 20 anėtarė tė familjes. Bien dėshmorė edhe 36 anėtarė tė tjerė tė familjes sė gjerė Jashari. Gjithsejtė 56 anėtarė tė familjes Jashari, prej moshės 4 – 96 vjeē, u bėnė therror lirie.

    Ndonėse nė njėrėn anė Serbia pėrpiqej tė mohonte luftėn nė Drenicė, duke thėnė se “nė Prekaz s’ka pasur luftė”, dėshmitė flasin se humbjet nė radhėt e forcave serbe kanė qenė shumė tė mėdha. Njė gazetar i “Delo”-s sė Lubjanės, shkruante se “nė luftė me Adem Jasharin dhe familjen e madhe Jasharaj kishin mbetur tė vrarė mbi 72 pjesėmarrės tė forcave serbe”. Kurse televizioni serb “B/92”, i Beogradit, lajmėronte se “nė Luftėn nė Prekaz, kanė mbetur 69 policė tė vrarė”. Ndėrsa ministri jugosllav i punėve tė brendshme, nė televizionin gjerman, deklaroi se “nė Prekaz ėshtė bėrė njė luftė e madhe, sikur nė Luftėn e Dytė Botėrore”.

    Rėnia e komandantit legjendar Adem Jashari nuk e ligėshtoi Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Radhėt e saj u shtuan nė mijėra luftėtarė nga tė gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora shqiptare nė Europė e Amerikė. UĒK me luftėn e saj tė drejtė pėr liri e ēlirim arriti tė sigurojė edhe mbėshtetjen e aleatėve tė NATO-s nė krye me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, dhe sė bashku i dhanė fund njėherė e pėrgjithmonė okupimit serb tė Kosovės.

    Pas kėsaj UĒK-ja u bė shpresė pėr popullin dhe tmerr pėr armikun. Ndonėse lufta ishte tejet e pabarabartė, fitoret e UĒK-sė ishin tė njėpasnjėshme.

    Ushtria Ēlirimtare e Kosovės paraqet organizimin mė tė mirė tė luftės, ajo nuk kishte shtrirje lokale, por u shtri dhe veproi nė gjithė Kosovėn. Pas sulmit tė bėrė mbi familjen e komandantit Adem Jashari nė Prekaz dhe mbi popullatėn civile nė fshatrat Qirez e Likoshan tė Drenicės, vetėm brenda 24 orėsh nė rajonin e Dukagjinit janė kryer mbi 25 aksione tė armatosura kundėr vendqėndrimeve tė forcave policore e paramilitare serbe nga Shkėlzen Haradinaj dhe strukturat e UĒK-sė qė vepronin nė Dukagjin e mė gjerė pėr t’i treguar Serbisė se Drenica nuk ėshtė vetėm, se Adem Jashari nuk ėshtė vetėm, ai vetėm sa e kishte dhėnė kushtrimin pėr liri.

    Ata ishin stralli dhe eshka e ndezur nė barot, flaka e tė cilit pėrfshiu Kosovėn dhe mbarė Shqiptarinė, tė cilėt iu bashkuan UĒK-sė nga tė gjitha anėt e atdheut. Ata e bėnin vdekjen si me le. Me shembullin e tyre heroik i dhanė Kosovės dimension tė ri nė arenėn ndėrkombėtare. Vizioni i tyre pėr liri e pavarėsi qė ishte ėndėrr e mijėra luftėtarėve para tyre u bė realitet qė sot brezat dhe Kosova po e gėzojnė.

    Sot Prekazi ėshtė shndėrruar nė njė vend tė shenjtė jo vetėm pėr mbarė kombin shqiptar. Miliona njerėz janė pėrulur e vazhdojnė tė pėrulen para heroizmit e sakrificės sė jashtėzakonshme tė Jasharajve nė Prekaz.

    Ismail Kadare, nė librin pėrkujtimor tė Kompleksit Memorial nė Prekaz shkruan: “Ndodhem nė familjen e Jasharajve, atje ku nisi njė flakė e madhėrishme, flaka e lirisė qė e ndriēoi krejt Prekazin, Drenicėn e mė pastaj mbarė Kosovėn. Ajo shkreptimė zgjoi nga gjumi Evropėn dhe botėn. Shekujt kalojnė, drita e lirisė, drita e atyre qė ranė pėr tė, nuk zbehet kurrė. Ndodhem kėtu i prekur thellė, si rrallėherė nė jetėn time. Ju faleminderit promete tė Jasharjave legjendarė!”

    Kjo vatėr familjare e truallit tė Jasharajve u shndėrrua nė “MEKĖ” tė shqiptarėve, nė njė Tempull tė Lirisė e atdhedashurisė, para tė cilit pėrulet me respekt e nderim ēdo shqiptar. Kush dėshiron tė dijė pėrmasat e lirisė e tė sakrificės, mjafton tė shkojė nė Prekaz, tė pėrulet para varreve tė Jasharajve. Aty shihni shembullin e papėrsėritshėm tė flijimit pėr liri.

    Lavdi vepres heroike te Adem Jasharit dhe Ushtrisw Cliorimtare te Kosoves .
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    Adem Jashari I Prekazit - Kushtrimi Kombetar

    BACĖ ADEM JASHARI : AKOMA S'ĖSHTĖ KRY!


    MĖ 05, 06, dhe 07, tė marsit 1989 ADEM DHE HAMZĖ JASHARI RANĖ HEROIKISHT NĖ PREKAZIN LEGJENDAR


    Sot eshte dite rikujtimi! Dite jehone! Dite krenarie dhe humbjeje !

    Nė rikujtim me del skena e kthetrave te gjaksorit e quajtur Serbosllavi, e perkrahur dhe e ndihmuar nga sllavė . Ajo kishte ngulur kthetrat e pushtimit nje shekull pėrpara, duke bere gjithe te zezat, mbi token ku jetonin shqiptaret.Me kralevina e me banovina. Me car e drugar kishte jetuar me projektet e te zezave, dhe me agresionin! Shqiptaret , si lisat kur i shkul era , binin e ngriheshin serish dhe nisnin si Sizifi te arrinin ne kulm te qendresės, per ate tokė te te parėve! Per amanetin e mbetur shekujve si duhet vdekur per te!

    Kjo gjendje nuk i gezonte serbet! Por, ua mundesonte te turreshin tek vėllau i madh , rusosllavia e carėve e drugarėve, ku gjeten per cdo cast e rast sponsorin kryesor, se si te mbajne shpaten e Demokleut mbi qafen e shqiptareėve. Kjo deshire e krimit i yshti te krijojne shtratin e Prokrustit te vene ne gjumin e perjetshem shqiptaret qe ua prene gjymtyret me zjarr, me flake , me linq! Me shperngulje e me toborrin e bashkepunetoreve qe u sherbyen se si te realizohet ai projekt gjenocidi mbi shkrumin dhe hirin e mbetur te shqiptarisė!

    Ku ishte mekanizmi mbrojės i shqiptarėve qė nė altarin e lirisė kishte dhane shume kolosė e heronj? Kishte mundėsi Nėna Shqipėri e prerė gjymtyrve nga diplomacia djallėzore e kohės se vendimeve tė zeza per tė, nga Traktati i Shėn Stefanit e deri tek Paqa e Versajit te ndihmojė?!

    Ajo qe me shpirtin e gėrryer po mbante ate teresi te mbetur nga sakatimet ku plaget i kullonin vrer e pikėllim! Nė kohen e agresionit dhe gjenocidit mbi Kosoven , kur Serbia inkuizitore - militare hapi kthetrat dhe mbuloj zi gjithe territorin Kosovė !

    E mbetur nė zgrip Kosova pėrpelitej e drobitej nga ēorroditjet defetiste tė ganduara nga politika e durimit. Ishin kthyer shqiptaret e saj nė trumpeta duke shperndare jehonen se : Do te bėhet mirė ! Fatkeqėsisht, pėr ēdo ditė millosheviqianet e serbosllavisė ia ngulnin thikat e dhunes nė palce me trupat e bandave te Arkanit e Sheshellit, Koshtunices e Tadiqit. Te gjithe per nje qellim ! Si te zhbejnė pėrjetėsisht kauzėn e shqiptarėve qė ishin pa sistemin e forte te sjelljes se vendimit per te nis e mbrojtur qenėsinė : Njė komb - njė qėndrim!

    Ashtu s' pandehen te gjithe! Defetistet thyen duart dhe u turren nėpėr kuluarėt e Evropes dhe te Amerikės, se janė per qetesi e per masa adaptuese, pa ia egersuar shqisat dhe oreksin e krimit serbosllavisė. Le te bėnte cka do ajo zonja shtrige ku djalli Millosheviq i ēorroditur sterkeqej me turinjt e derrit! Kush do t'i thoshte jo? Ndaj perhapej jehona e durimit, se e keqja tiranike, kalon me perkulje deri nė themėr te atij qe te shtyp!

    Keshtu nuk mendonte Adem Jashari !

    Ai duke ditur specifiken e nje populli qe per lirine e tij kishte dhane shume mund e kishte derdhur gjak, doli si heroi qe del nga legjenda. Po! Doli me 05 mars te Motit te Madh 1998, kur UĒK , kishte nis e shperndante rrezet nėpėr qiellin e ngrysur te robėrisė dhe paralajmėronte se Ura e Rozafes e quajtur Kosove, s'do te rrenohej ! Ajo patjeter te behej , edhe pse kerkonte sakrifica dhe viktima!

    I perkrahur nga vėllai Hamza dhe babai i tij Shaban Jashari, priu Kryekomandanti Adem, per tė pėrballe agresionin e 8000 kriminelve te shkinokaurrise serbosllave !Edhe 22 legjenda qėndrese te familjes se tij, dolen ne log! Krisma e flake degjoi Kosova. Dhe mori krahėt , dhe zemren e trimit qe se ndali betejen per tri ditė duke i shtrire per toke 70 djaj te zi te mbushur me krim! Dhe mbeten ata me gjakun e zi te tyre ti mallkoje e ti kujtoje nėpėr shekuj Kosova, se ia behen si gjindet te vrasin e shembin kauzen shqiptare te lirisė, ku Kryekomandanti i saj Adem Jashari i dha jetė e bekim, me heroizmin e tij dhe tė familjes!

    Lavdia i bashkohet thonė lavdisė. Tė njejtat krisma tė Azemit e Shotes heroinė u ringjallėn ! U nis vargani i gjatė me ylberin UĒK te ndryshojė historinė !Bota hapi veshet dhe degjoj, pa syte dhe shikoj se doli Legjenda e quajtur Adem Jashari ! Ranė skemat e filantropise e servilėve. U rrenua imazhi i durimit! U pa ndjenja e krimit serb qė organizoj terrorin e pa parė ! Zverdhen pamjet xhuxhėt e lidhur me miqesine e Sėrbisė, se u ranė bizneset ! Nisi Marsi kryengritės kėngen :

    Bacė Adem Jashari : Do tė kryhet !

    Por, baca Adem nuk ishte nder ne. Ai ishte shnderruar Diell lirie. Rrezet e tij, bleruan ndergjegjen e ngrire , dhe jehuan ne veshin e shurdher , dhe syrin e verber te diplomacisė Botrore. Nisėn shpalimet ! U dolen te larat dhe te palarat te gjithve atyre pjetisjeve dhe telendisjeve per te vene ne robėri Kosovėn. Asnje nuk pyeste :

    Perse kjo gjamė e ky krim u be nė Kėshtjellen e Qėndresės , ku legjendaret e Jasharajve, u bene balle tri dite forcave te zeza te Serbisė?!

    Than se ranė Jasharajt! Nė realitet, aty rilinden ata! Dhe ra e rėntė perjetesisht ndjenja e zeze e roberise se serbosllaveve !

    Bijte e shqipes, u bene kolose te pavdekshem ! U bene mesim i perjetshem i brezave, se mbesin te pavdekshem ata qe dalin ne log dhe perballen me armikun, jo ata qe zgjedhin modelin perkules, lutes e servil! Nuk mundet politika dhe sjellja e tille te udheheqe kur flaka e zjarri i dhunes djeg.Nuk krijohen Oaza paqeje ne te. Pos te behesh feniks dhe te digjesh per te rilind!

    "Likoshani, Qirezi, Llapushniku, Prekazi-Drenica, Dukagjini- Kosova nė flakė, kurse kryeqyteti Prishtina “oazė paqeje” dhe “qendėr lulėzimi” e biznesit serbo-shqiptar" .

    Ngrehina imazhesh me sterkeqje ka edhe sot ne kete dite perkujtimi! Dhe do te kete akoma skeqe duke blere traktore, e duke derdh dhurata e mjete , nga qeveritė kukulla te shqiptarėve, dhe liderėt me dukje e shpirtė xhuxhi, qė harrojnė veprat e Kolosve te Kauzės shqiptare.

    Bacė Adem Jashari ! Akoma nuk eshte kry ... !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  20. #140
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne vend te fjaleve dhe perkujtimit per familjen e madhe te Adem Jasharit


    Lavdi familjes Jashari



    kriminelet serb pas aksionit ne Prekaz

    Veprat e serbeve ne prekaz


    [IMG][/IMG]

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  5. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •