Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 226
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga besa.a.best Lexo Postimin
    [COLOR="Indigo"][SIZE="1"][B]

    Blini lule!


    Kur shtëpia apo vendi juaj i punës është i mbushur me ngjyra dhe aroma të këndshme, edhe gjendja juaj shpirtërore përmirësohet. Jo vetëm kaq, por lulet dhe bimët prodhojnë oksigjen, i cili është i domosdoshëm për lëkurën dhe në përgjithësi për organizmin tuaj, sidomos në vendet e mbyllura.

    Koha e duhur: 30 sekonda
    Kjo eshte e vertet .
    Blej ndonjehere lule per qef ,por do e shoh se sa vjen dita tjeter do kete ngelur vazua bosh
    C'do gje e bukur permireson gjendjen shpirterore .

    Besa komplimente per shkrimet e bukura : )

  2. #102
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Kjo eshte e vertet .
    Blej ndonjehere lule per qef ,por do e shoh se sa vjen dita tjeter do kete ngelur vazua bosh
    C'do gje e bukur permireson gjendjen shpirterore .

    Besa komplimente per shkrimet e bukura : )
    Ju falemenderoj shume per komentin e postuar jame menduar sadopak te jap disa informacione per te bukuren disa keshilla ndoshta qe ne do kemi shum nevoj per to, shpresoj se ato fjale qe kame shkrujtur te jene fjale qe do ti ndihmonte sadopak femrave a meshkujve dhe plotesisht pajtohem me ty se : CDO GJE E BUKUR PERMISON GJENDJEN SHPIRTERORE.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  3. #103
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Arrow Disa sekrete per mirmbajtjen e flokeve te bukura dhe te shendosha





    • Në qoftë se flokët i lan pothuajse çdo ditë, përmbaju këshillës së ekspertëve të cilët thonë se shamponin duhet qitur në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formo shkumën me ujë të vakët në qoftë se ke flokë normale apo të yndyrshme, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i ke të thata. Shamponin lëre të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët krihi me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t'i kesh bërë këto veprime laji flokët.
    • Harroje shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndjehesh më komode, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merr edhe një peshqir të tharë dhe fërkoji me të butë flokët.
    • Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.
    • Flokët me minival thaji me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të tharjes lërja ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehësh dhe të bësh frizurën.
    • Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës. Vajin ngrohe pak dhe përzieje pikë për pike me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i laj, por me regjenerator fërkoji majat e flokëve dhe mbështilli në një foli alumini, në kokë vër një kapelë plastike dhe mbaji sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët laji mirë!
    • Në qoftë se flokët i ke të ndara në mes, kij kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizësh për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.
    • Në qoftë se flokët të "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i krehur nga rrënja por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.
    • Në qoftë se shfrytëzon llakun për flokë, para se të shkosh në gjumë përherë duhet ta eliminosh nga flokët, duke i krehur mirë.
    • Në qoftë se dëshiron që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos qit llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkati flokët.
    • Në qoftë se nuk mundesh apo nuk arrin që t'i lash flokët, ndërkaq nuk dëshiron që të duken të yndyrshme, qitu flokëve beby pudër dhe pastaj krihi mirë. Gjithsesi kjo këshillë vlen vetëm për ato që kanë flokë të shkëlqyeshme.
    • Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bujshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziej gjysmë ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.
    • Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.
    • Në qoftë se tashmë ke përdorur kënë, flokëve mundesh vetëm t'u japësh një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqesh. Derisa të mos rriten flokët, mos mendo për zbardhjen e zylyfeve.
    • Kurrë mos e tepro me prodhimet të cilat i qet në flokë - qoftë fjala për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë qit një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesën tjetër.
    • Ngjyrën e flokëve mos e qit në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.
    • Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiu shamponëve të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.
    • Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtia ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.
    • Në qoftë se frizurën e formëson me brushë, shfrytëzoje atë që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.
    • Provo që sa më pak t'i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha
    Ndryshuar për herë të fundit nga besa.a.best : 18-10-2008 më 10:25
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    1
    shume faleminderit pr keto keshilla praktika dhe te nevojshme per cdo femer, shume prej tyre do me hyjne vertet ne pune

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Vertet keni sjell material te pasur siq thot fjala popullore shkrut e shqip , me endje te lexova se kam lexu shum per keto gjera ne magazina (revista) po kjo ishte shkrurt dhe kjart.
    flm per punen qe ben per ne dhe forumin shqiptar.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #106
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Këshilla për te ndaluar rënien e flokeve !

    Siç e pamë edhe vetë Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut.





    Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por, përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?






    Shkaqet e rënies

    Trashëgimia dhe faktorët gjenetike. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë rriti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

    Stresi

    Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

    Sëmundje

    Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

    Pakujdesia

    Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

    Kujdes

    1-Kontrolloni stresin
    2-Mbani një dietë të përshtatshme
    3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
    4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
    5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
    6-Evitoni ushqimet e skuqura.
    7-Përdorni sallata të ndryshme.
    8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
    9-Mos e ndërroni shpesh shampon.

    Si të kujdesemi për flokët

    Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormone testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.

    Shkenca, në ditë njerëzve u bien 150 qime

    Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30-vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.

    Mjekët: Rënia e flokëve, e trashëguar

    Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron, apo siç emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, poret mbyllen krejt. Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve, zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor drogëra të ndryshme. Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se, realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike.

    Propecia, një mjet kundër rënies së flokëve

    Propecia është një lloj medikamenti i zbuluar kohët e fundit. Ai bën të mundur bllokimin e enzimës që lidhet me testosteronin, duke e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë. Jo pak, por 150 fije floku, është sasia që u bie të gjithë njerëzve nga koka thuajse çdo ditë, dhe në pranverë dhe në vjeshtë ky numër është edhe më i lart. Nëse kjo shihër shtohet atëherë të gjithë personat duhet të shqetësohen. Ndërkohë që 2 milimetra në javë zgjatet floku i njeriut, nëse ai dëmtohet me produkte jo të përshtatshme kozmetike (si për meshkuj ashtu edhe për femra), atëherë ai këputet po kaq milimetra gjatë javës[/B]
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  7. #107
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Ca sekrete per mirëmbajtjen e lekurës si dhe pastrimin e saj

    Pastrimi më i efektshëm? Ai që bëhet sipas llojit të fytyrës. Sepse ky ritual, në dukje i mërzitshëm, ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa e mendonit. Dhe nëse bëhet siç duhet, është më shumë sesa një fillim i mirë






    Lëkurë e ndjeshme


    Më e hollë dhe më pak elastike nga norma, një lëkurë e tillë duhet trajtuar me maksimumin e delikatesës, për të evituar skuqjet dhe irritimet tipike të një lëkure kuperoze (që i acarohen kapilarët duke u shfaqur mbi sipërfaqe).

    Në mëngjes

    Pastrojeni me kujdes me një krem detergjent duke masazhuar fytyrën dhe qafën me gishta. Ndiqni një lëvizje delikate rrethore nga qendra e fytyrës drejt mollëzave, ballit dhe mjekrës, për të riaktivizuar mikroqarkullimin nën lëkurë. Nuk duhet që lëkura të ketë kontakt direkt me ujin e çezmës: gëlqerja mund të arrijë të formojë kalcium dhe mbetje kimike, duke dëmtuar edhe më barrierën e jashtme të lëkurës, që edhe pa këto ndërhyrje është goxha problematike. Për ta hequr kremin detergjent, duhet të përdorni pambuk të lagur me ujë që shitet i ambalazhuar (më mirë është të blini produktin specifik, me ujë trëndafilash apo ujë termik).

    Në mbrëmje

    Zgjidhni qumështin dhe tonikun specifik për lëkurën tuaj. Dhe në zonat e konturit të syve dhe buzëve përdorni produktet specifike. Një tjetër sugjerim: përdorni vetëm pambuk hidrofil të bardhë (ata të ngjyrosur, edhe pse nuk japin probleme në të tjera lloje lëkure, në fytyrat e ndjeshme mund të bëhen shkaktare të irritimeve).


    Lëkurë e yndyrshme

    Për këtë lloj lëkure, ndalohen produktet agresive që mund të provokojnë efektin e kundërt: duke e tharë lëkurën stimulojnë gjëndrat dhjamore që të prodhojnë më tepër yndyrë.

    Në mëngjes

    Lajeni mirë fytyrën me një detergjent specifik për lëkurën e yndyrshme: një i tillë ka përbërës ekuilibrues – yndyre dhe dezinfektues, të cilët pastrojnë poret dhe eliminojnë efektin shkëlqyes nga fytyra.
    Së paku dy herë në javë, bëni një scrub me një produkt kozmetik me kokrriza të mëdha, në mënyrë që të arrijë të depërtojë në çdo lloj poreje dhe të mund të eliminojë pikat e zeza. Gjatë ditës, kujdesuni të mbani afër peceta të lagura specifike, në mënyrë që të thani dhe të eliminoni ndonjë ndriçim eventual, sidomos në zonën T të fytyrës. Produktet e reja të firmave të mira kozmetike, mund të përdoren edhe mbi grimin e fytyrës.

    Në mbrëmje

    Zgjidh një qumësht pastrues specifik dhe pas pastrimit shpëlajeni mirë fytyrën me unë të freskët të rrjedhshëm. Pastaj është i domosdoshëm toniku: duhet një produkt i veçantë me një gradë të ulët alkoolike me elementë lehtësisht esfoliantë, ai acidi salicilik, që ditë pas dite pastrojnë me të vërtetë poret e lëkurës


    Lëkurë normale ose e thatë

    Kërkon pastrues efikas, por hidratues dhe delikatë, që të mos thahet barriera hidrolipide e mbrojtjes natyrale të lëkurës.

    Në mëngjes

    Lajeni fytyrën me një shkumë pastruese që fillon të veprojë menjëherë sapo gjendet në kontakt me ujin. Ndërsa e pastron, shkuma e hidraton dhe e ushqen në thellësi fytyrën, duke e përgatitur për të pritur makijazhet për grimin. Përdorni ujë të vakët (shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë mund të dëmtojë kapilarët nën lëkurë duke i hapur rrugë skuqjeve, sidomos në zonën e faqeve). Një herë në javë pastaj bëjini një esfoliant lëkurës me një produkt të veçantë të përbërë nga mikrokokrriza të imëta: pastron dhe eliminon qelizat e vdekura pa e irrituar epidermën.

    Në mbrëmje

    Përdorni një detergjent me bazë lipolipidike: ndërsa eliminon grimin, ai rindërton barrierën hidrolipidike e cila dëmtohet gjatë ditës për shkak të ndikimit të ambientit. Mund ta përdorni edhe tonikun, por duhet të keni kujdes që të zgjidhni një pa alkool, përndryshe do të rrezikoni të irritoni dhe të varfëroni shtresat e sipërfaqes së lëkurës.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e showgirl
    Anëtarësuar
    13-09-2008
    Vendndodhja
    brenda vetes time
    Postime
    169
    Besa, nese e di a mund te me thuash edhe se si behet depilimi qe bejne grate arabe. E kam degjuar qe disa e perdorin edhe ne Shq. ai qe behet me sheqer, limon, etj qe me pas e bejne si top. Nuk e di ekzakt se si behet.
    Flm

  9. #109
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga showgirl Lexo Postimin
    Besa, nese e di a mund te me thuash edhe se si behet depilimi qe bejne grate arabe. E kam degjuar qe disa e perdorin edhe ne Shq. ai qe behet me sheqer, limon, etj qe me pas e bejne si top. Nuk e di ekzakt se si behet.
    Flm
    Pershendetje Showgirl.

    Une e dij nje recept te tille mirepo se dij sakte a ashte ajo qe juve ne te vertete ju intereson sidoqofte do ta tregoj per at recept qe sherben per depilim dhe ka te njejta permbajtje.

    E marrim nje ene, nje ene qe do mundej ti rezistoj nje temeperature te larte. Ne te fusim 5 luge sheqer dhe uje sipas nevoj derisa ta mbuloj pak sasin e shqerit ne enen dhe nje lug te vogel lemontosi (permbajtje puluhuri nga lemoni ) dhe e leme ne nxhetesin derisa te fitojm nje leng me ngjyre te kafte me nje kujdes te vecant largojm masen e fituar dhe ngadal duke perdorur ftohesin ujin ngadal ngadal arrijm te mbledhim masen ne menyre qe prej gjendejs se lengte te fitojm nje mase pak te ngurt mirpo jo edhe aq deri sa te arrijm te fitojm nje top dhe me pas lirshem mund te perdorim kete mase .
    Shpresoj te jete kjo qe ju interesonte me shume. Cdo te mire.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e showgirl
    Anëtarësuar
    13-09-2008
    Vendndodhja
    brenda vetes time
    Postime
    169
    Besa, po, eshte ajo qe kerkoj por nuk kam gjetur lemontos ketu ku jam une; eshte e njejte sikur te perdor leng limoni?
    Dhe me fal por kete s'e kuptoj: dhe e leme ne nxhetesin derisa te fitojm nje leng me ngjyre te kafte me nje kujdes te vecant largojm masen e fituar dhe ngadal duke perdorur ftohesin ujin ngadal ngadal
    Pastaj, une e kam provuar nje here por me behej si karamel.

  11. #111
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore

    Është më se e vërtetë: meshkujt e sotëm e kanë hedhur tashmë tej tabunë e kujdesit për bukurinë e tyre dhe pretendojnë të kenë pamje të jashtme sa më të këndshme.

    Kështu duke u ndihmuar jo vetëm nga produktet e ndryshme kozmetike por edhe përmes një rruajtjeje të saktë të fytyrës, ata kanë filluar të zotërojnë lëkurë gjithnjë e më të butë, pa puçrra dhe zona të thata.






    Sipas statistikave rreth 89% e meshkujve vazhdojnë të preferojnë brisqet e ndryshëm për mjekrën dhe mustaqet, ndërsa vetëm 11% e tyre përdorin makinat elektronike. Njëkohësisht rezulton se rreth 40% e meshkujve përdor në masë të gjerë produkte për fytyrën. Por cilat janë vallë sekretet për të pasur një rruajtje.
    Lloji i lëkurës

    Hapi i parë ka të bëjë me gjetjen e llojit të lëkurës dhe të qimeve që mund të ketë një mashkull. Për këtë ai duhet të shikohet me kujdes në pasqyrë dhe të ndjekë ecurinë dhe pasojat e rruajtjes për çdo ditë.

    • Nëse lëkura juaj shkëlqen në pjesën e hundës dhe në ballë por në faqe është e thatë, atëherë keni lëkurë të përzier ose të yndyrshme.

    • Nëse lëkura juaj duket fiziologjike, nuk shkëlqen por nuk duket as e thatë, atëherë keni lëkurë normale.

    • Nëse lëkura juaj është e thatë, e prirë që të shqitet në copa të vogla, atëherë keni lëkurë të thatë.

    Hapi i dytë që duhet të ndërmerrni ka të bëjë me gjetjen e llojit të qimeve që keni në fytyrë.

    • Nëse ato janë tepër të dendura, në ngjyrë të errë, të egra dhe ridalin pak orë pasi jeni rruar, atëherë keni "mjekër" (qime) të fortë.

    • Nëse qimet e mjekrës janë të dendura, të zeza ose kafe, disi të ashpra dhe mjafton që të rruheni çdo mëngjes për të qenë në formë të mirë për 24-orëshin e ardhshëm, atëherë padyshim që keni qime me fortësi mesatare.

    • Nëse qimet e juaja janë të dendura, por kanë edhe hapësira mes tyre, nuk janë të egra dhe nuk rriten shpejt, atëherë keni qime të buta.



    Zgjedhja e produkteve

    Në përputhje me llojin e lëkurës dhe të qimeve mund të zgjidhni produktet e duhura për rujtje sikurse edhe metodën e përshtatshme.

    Nëse lëkura muaj është e yndyrshme ose e përzier është më mirë që të rruheni me briskun klasik të rrojës dhe rrallë të përdorni makinën elektrike.

    Në këto lloj lëkure është e këshillueshme që të përdoren produkte për kujdesin e fytyrës në formë xheli dhe jo shkume. Por kështu duhet të përdoret edhe "after shave" (pas rrohjes) në formë xheli.

    • Nëse lëkura juaj është normale, mund të përdorni si briskun tradicional ashtu edhe makinën elektrike të rrojës. Por, nga seria e produkteve të pas rrojës është e këshillueshme që të shmangni përdorimin e atyre me alkool, të paktën jo përditë. Në vend të tyre mund të përdorni produkte në formë kremi.

    • Nëse lëkura juaj është e thatë dhe e ndjeshme mund të përdorni gjithnjë makinën elektrike dhe më pas, si “after shave”, një nga produktet në formë kremi.

    • Nëse keni qime të forta, të cilat rriten shpejt, është e këshillueshme që të kombinoni briskun me makinën. D.m.th. të rruheni çdo mëngjes me brisk,
    pasi të keni bërë një shkumë të mirë, ndërsa pasdite përdorni për "freskim" makinën elektrike.

    • Nëse qimet tuaja nuk janë kaq të vështira dhe nuk dalin shpejt përdorni vetëm makinën elektrike dhe më pas "after shave" që i kombinon lëkurës suaj.


    Veçantitë

    Lëkura e meshkujve nuk është e njëjtë me atë të femrave dhe për këtë arsye firmat e ndryshme kanë krijuar dy seri produktesh kozmetike. Pra, është e detyrueshme që të zgjidhni kremra dite ose produkte rruajtjeje që i takojnë serisë mashkullore. Por çfarë e ndryshon lëkurën mashkullore nga ajo femërore?

    1. Shtimi në ritme të larta i hormoneve mashkullore gjatë periudhës
    së pubertetit krijon terren të përshtatshëm për rritjen në sasi të madhe të qimeve në fytyrën mashkullore. Si rrjedhim lëkura do të humbasë butësinë e dikurshme.


    2. Po kështu gjatë pubertetit ka më shumë mundësi për daljen e puçrrave, gjë e cila prish njëtrajtshmërinë e lëkurës.

    3. Procesi i "mbushjes" së lëkurës me yndyrë vazhdon deri në moshën 80-vjeçare.

    4. Indet e shumta mbrojtëse brenda lëkurës reflektojnë trashësi më të madhe.

    Dush skocez

    Shumë duhet të kenë dëgjuar për këtë lloj dushi, por nga praktika rezulton se pak e përdorin atë. Ne ju ofrojmë mundësinë të gjithë meshkujve që t’i japin fytyrës së tyre një kënaqësi dhe pamje të mrekullueshme, duke ndjekur këto hapa.

    Nëse rruheni gjatë kohës që bëni dush dhe më e butë, ndërsa rruajtja do të bëhet më e thellë. Përveç të tjerash avulli dhe uji i ngrohtë i ushqejnë qimet me lagështirë dhe përmirësojnë gradualisht cilësinë e tyre, sidomos kur keni qime të forta.

    Menjëherë më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të ftohtë, i cili do të ndihmojë të mbyllen poret dhe të largohet çfarëdo dëmtimi (çarje etj.) që mund të jetë shkaktuar nga brisku.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  12. #112
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Oj besa si bohet pilafi
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  13. #113
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Arrow Sekretet" janë nga më të ndryshmet, por shijet janë të lidhura ngushtë edhe me kultur

    Edhe pse synojmë shpirtëroren, shpesh vlerësojmë vetëm fiziken

    Po. Të paktën në fillim. Fatkeqësisht, dhe duket se jemi qenie po aq sipërfaqësore sa edhe dukemi. Studime të shumta të bëra herë pas here tregojnë se njerëzit bëjnë bashkë të bukurën me të mirën, pra mendojnë se ajo çfarë është e bukur është edhe e mirë. Në një libër që trajton çështjet e psikologjisë së estetikës publikuar së fundi në Britaninë e Madhe "Psikologjia e tërheqjes fizike", autorët kanë dalë në përfundimin se sa më tërheqës të jesh aq më të shumta i ke mundësitë për të fituar vendet e preferuara të punës apo të të vijnë rrotull njerëz që sillen mirë me ty. Sigurisht, autorët nuk mendojnë se bëhet fjalë për një konkluzion të befasishëm, por thonë se nuk bëhet fjalë për çdo lloj bukurie, pasi femrat e tipit Merlin Monroe, për shembull, jo gjithmonë bëjnë përpara. Po sipas studimit, femrat tërheqëse kanë më shumë shanse për t‘u paragjykuar, në krahasim me meshkujt, kur pretendojnë pozicione menaxheriale në ndërmarrje, por jo nëse do të aplikonin për pozicione më të ulëta.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  14. #114
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Thumbs down

    A ka rëndësi trupi?

    Merrni në duar një revistë çfarëdo mode dhe do të dilnit menjëherë në përfundim se sipas tyre, forma ideale e një trupi femëror është ajo e një mashkulli në moshën e adoleshencës. Por edhe pse tendenca e viteve të fundit, për mishërimin e bukurisë femërore ka qenë ajo e një trupi të brishtë, skeletor dhe fare elegant ajo nuk mund të shmangë pasoja të padëshirueshme. Shpesh njerëzit që konsiderohen si ekstremisht të dobët, femra ose meshkuj qofshin, nuk kanë shumë përparësi në pëlqyeshmërinë e të tjerëve. Sipas studimeve, njerëzit pëlqejnë personat që kanë një peshë trupore normale. Edhe për sa u përket aksidenteve, njerëzit që kanë peshë trupore normale kanë më shumë shanse për të shpëtuar se ata që janë nënpeshë ose edhe mbipeshë. Sigurisht, eleganca (e përfaqësuar në formën e saj më të përsosur tek aktorja-ikonë, Audrey Hepburn) ende konsiderohet si një preferencë kulturore. Por jo çdo idhull imazhi funksionon njësoj në të gjitha kulturat e botës. Ka vende ku shëndeti dhe pesha trupore mbi mesataren konsiderohen si shenjë mirëqenieje materiale dhe pasurie, në të kundërtën pamja e një personi të brishtë fizikisht lidhet direkt me gjendjen modeste financiare. Si pasojë, femrat e plota e të shëndosha janë më të dëshirueshmet se ato të dobëta. Në kultura të tjera, fakti i të qenurit i/e hollë tregon se ai trup mund të përballojë më se mirë një operacion plastik në moshën e duhur. Si përfundim sa më larg që të ngjitesh në shkallën, hierarkinë sociale aq më shumë vë re se tendenca e preferuar është ajo e një figure të dobët, jo të shëndoshë. Sa më i pasur, aq më i dobët.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  15. #115
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Thumbs down

    Mjekra te meshkujt i tërheq më shumë femrat?

    Varet. Sipas studimeve të kryera në vitet ‘70 dhe ‘80 vijnë rezultate shpesh të ndryshme me studimet e zhvilluara pas viteve ‘90. Meshkujt me mjekër zakonisht konsiderohen si më të shkuar në moshë nga sa mund të jenë në të vërtetë dhe si pasojë më mashkullorë, më dominues, kurajozë dhe me besim, por kjo nuk do të thotë që femrat ëndërrojnë të shkojnë në shtrat me ta. Në fakt, disa gra i lidhin meshkujt me mjekër me papastërtinë dhe kjo ndjesi është pjesë e shumë kulturave, pra është pjesë e femrës vetë, pavarësisht vendit ku ajo jeton. Ndryshe nga forma e trupit, mjekra nuk kanë një histori evolucionare ajo ka qenë gjithmonë e njëjtë në të gjitha kohërat, ndaj nëse pëlqehet ose jo kjo varet nga preferenca personale e femrës.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  16. #116
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Thumbs down

    A e ekziston ndonjë formë që mund ta identifikosh si forma e femrës perfekte?

    Merlin Monro, Venusi i Milos, Sofia Loren, Skarlet Xhohanson. Në epoka të ndryshme historike këto femra janë konsideruar gjithmonë si modeli pranë të përsosurës dhe format e tyre pranë formës më shumë të dëshirueshme nga meshkujt. Po çfarë kanë këto femra që i bëjnë meshkujt t‘u bien në gjunjë? Pavarësisht fytyrave të tyre, ato kanë një gjë të përbashkët: raportin bel/kockat e legenit. Ky raport që te këto femra konsiderohet si perfekt në lidhje me kërkesën themelore që ka një mashkull: riprodhimin. Ky raport tregon se femra është e shëndetshme dhe e aftë për të dhënë pasardhës. Kjo shpjegon edhe faktin se përse meshkujt pëlqejnë femrat me linja të theksuara trupore, por sigurisht jo domosdoshmërisht mbi peshë. Po a ka ky raport një pëlqyeshmëri universale? Një studim që mati 300 skulptura të vjetra indiane, greke dhe afrikane zbuloi se pikërisht ky raport perfekt i mesit është idealizuar në të gjitha kulturat dhe në të gjitha epokat. Ndërkohë, në disa fise të veçanta e të izoluara të botës preferencat ndryshojnë çuditërisht shumë, pra në to figura ideale e femrës është femra e dobët e me këmbë të gjata. Sipas psikologëve, baza e kësaj preference është të perceptuarit që kanë meshkujt në ndërgjegjen e tyre për shëndetin. Për shembull, kur burimet ushqimore, gjatë historisë, kanë qenë të pakta një femër e shëndoshë ishte simbol i shëndetit dhe mirëqenies, ndërsa sot që nuk vuajmë më për ushqim modeli është ai i femrës elegante, pasi mbipesha sot shoqërohet me një listë të gjatë problemesh shëndetësore.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  17. #117
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Thumbs down

    Depilimi

    Depilimi te femrat zakonisht konsiderohet si diçka e mirë, sepse perceptohet si tregues i rinisë dhe fertilitetit. Megjithatë, një depilim i plotë si te femrat, ashtu edhe te meshkujt nuk konsiderohet si tërheqës, pasi trupi merr pamjen e një trupi adoleshenti dhe si pasojë të përcjell ndjesinë e një personi që nuk është i aftë të ketë fëmijë. Për sa u përket meshkujve depilimi është një modë që ka hyrë së fundi në Perëndim. Sipas një studimi të vitit 2005, 60% e meshkujve në Perëndim depilohen rregullisht. Nuk dihet ende se si është bërë diçka e modës depilimi tërësor i meshkujve, duke qenë se qimet e trupit janë pjesë e pandarë e të qenurit mashkull, të paktën sipas preferencës së pjesës më të madhe të femrave. Por jo gjithmonë tendencat e modës janë afatgjata dhe mbi të gjitha të suksesshme. Psikologët mendojnë se dëshira e meshkujve për t‘u depiluar do të ikë shumë shpejt, pasi bëhet fjalë për një tendencë afatshkurtër dhe deri diku të pakuptimtë.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  18. #118
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Thumbs down

    A është bukuria raciste?

    Tërheqja fizike nuk ka si të jetë raciste. Po të mos merrnim parasysh paragjykimet me të cilat jemi ushqyer nga shoqëria që në fëmijërinë tonë, të gjitha racat, të gjitha ngjyrat dhe format e njerëzve të kësaj bote janë të mrekullueshme dhe kjo vjen nga fakti se janë të ndryshme. Të gjitha racat mund të joshin njëra-tjetrën pa asnjë lloj pengese, sepse në artin e joshjes ajo çka është më e rëndësishme se ngjyra janë përmasat dhe proporcioni fizik i një trupi. Psikologët evolucionistë argumentojnë se vetëm personat më të shëndetshëm kanë aftësinë të jenë simetrikë në fytyrat dhe trupat e tyre. Kjo është edhe arsyeja se përse njerëzve si Uill Smith dhe Brad Pit u duken tërheqës. Dhe kjo teori nuk vlen vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët. Pra fiziku dhe jo ngjyra na bëjnë që të ndiejmë tërheqje nga një person tjetër. Sigurisht flasim për pamjen e jashtme.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  19. #119
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Thumbs down

    A duhet një djalë të jetë shumë i gjatë?

    Femrat gjithmonë preferojnë dikë që është i gjatë dhe simpatik dhe jo shumë i ndrojtur. Asnjëra prej tyre nuk e përshkruan personin ideal si "të shkurtër, të turpshëm e të shëmtuar". Por sa është në të vërtetë e rëndësishme gjatësia e një mashkulli? Psikologu i famshëm Alfred Adler nxorri frazën "kompleksi i Napoleonit" për të përshkruar meshkujt më të shkurtër se normalja, të cilët e kompesonin mungesën e gjatësisë trupore me shtim të agresivitetit dhe dëshirë për të sunduar botën. Eshtë provuar tashmë se meshkujt më të gjatë janë më shumë pjellorë se ata më të shkurtër. Megjithatë ka edhe një studim të fundit që thotë se meshkujt me gjatësi mesatare janë më të preferuarit, të paktën në një pjesë të Evropës Perendimore, pasi pjesa më e madhe e femrave të pyetura bënte një lidhje mes gjatësisë së madhe dhe problemeve shëndetësore të një mashkulli.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  20. #120
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Thumbs up

    Si ia arrijnë disa djem të shëmtuar të kenë të dashura të bukura?

    Norma e do që meshkujt të jenë gjithmonë në kërkim të një femre të bukur fizikisht, ndërsa femrat zakonisht janë në kërkim të meshkujve me një status dhe me para. Nuk është se pamja e jashtme nuk ka rëndësi për një femër,por ajo ka më pak rëndësi se të gjitha tek një mashkull, pasi paraja është e lidhur me sigurinë. Kjo me siguri ka qenë edhe arsyeja që njeriu i vogël, por shumë i pasur dhe i fuqishëm i Formulës Një, Berni Eçleston ka një fuqi e pushtet të jashtëzakonshëm tek femrat. Por ka ende paqartësi për atë se çfarë kërkon një femër në të vërtetë te një mashkull. Ka raste kur tiparet e theksuara mashkullore si nofulla e dalë, hunda shumë e theksuar në vend që të konsiderohen si shprehje burrërie mund të konsiderohen nga disa femra edhe si shenja sëmundjeje apo parazitizmi. Shpesh tiparet femërore në fytyrat e meshkujve janë më tërheqëse për femrat se në rastin e kundërt. Kështu Brad Pit ka buzë mishtore e sy lozonjarë të cilët mund të viheshin fare mirë në fytyrën e një femre e të kishin shumë sukses. Të mendosh që Pit është një nga simbolet mashkullore më tërheqëse në botë. Por ka një karakteristikë e cila duket se është e pëlqyeshme nga të gjitha llojet e femrave: shpatullat e gjëra. Pjesa më e madhe e femrave pëlqen meshkujt me supe të zhvilluara e mes të hollë. Për sa i përket trupave shumë të fryrë me muskujt e të stërvitur ata sa vjen e po bëhen gjithnjë e më pak të preferuar për shkak se e vetmja përshtypje që të jep ai trup është se është i aftë vetëm për luftë dhe rrahje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga besa.a.best : 09-11-2008 më 14:50
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Mexhit Prenci
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2012, 16:19
  3. Keshilla Dhe Porosi Ndaj Pushtetarve Dhe Udheheqsave
    Nga gharib në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 05:29
  4. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  5. Këshilla për meshkujt!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •