Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Nderhyrja me SONDE NE TEMTH

    Me duhet te shuaj nje kureshtje per guret ne temth.Pas nje nderhyrje ne temth me sonde gureve cfare i behet?Bluhen me ultratinguj, apo nxirret me gjithe temth dhe gure perjashta?PLZ me ktheni pergjigje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga MorDor Lexo Postimin
    Me duhet te shuaj nje kureshtje per guret ne temth.Pas nje nderhyrje ne temth me sonde gureve cfare i behet?Bluhen me ultratinguj, apo nxirret me gjithe temth dhe gure perjashta?PLZ me ktheni pergjigje.
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    Pa marre parasyshe se a behet operimi me sonde (laparoskop)apo ne formen klasike,fshikza e tamthit duhet te operohet komplet me tere permbajtjen e saje,pra edhe me guret.

  3. #3
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Hiqet komplet fshikza e temthit.(cholecystectomy).Ky lloj operacioni quhet laparoscopi.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Postime
    196
    Citim Postuar mė parė nga MorDor Lexo Postimin
    Me duhet te shuaj nje kureshtje per guret ne temth.Pas nje nderhyrje ne temth me sonde gureve cfare i behet?Bluhen me ultratinguj, apo nxirret me gjithe temth dhe gure perjashta?PLZ me ktheni pergjigje.
    Para 6 muajsh nena e nje shokut tim,u nis nga Tirana per ne France pasi kishte probleme me gure ne temth,ne veshka si i thohet.Mbasi e mbajten ne spital gati nje jave dhe e bombarduan me reze guret,5 apo 6 dite me mbrapa operohet,dhe i nxjerin 6 gure,ishin pothuajse me madhesine e grurit,ndoshta dhe me te fryra.I kam pare vete me syte e mi kur i vajta ne spital mbas operacionit,dhe mbasi hapi nje kuti qe ja kishte futur doktori vete si peshqesh me tha:shikoji ēme kane nxjere,dhe zgjaste doren perte mi treguar.Ajo thoshte si ka mundesi nuk kam asnje shenje,asnje prerje si mi kane nxjere etj...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga Jimy Lexo Postimin
    Para 6 muajsh nena e nje shokut tim,u nis nga Tirana per ne France pasi kishte probleme me gure ne temth,ne veshka si i thohet.Mbasi e mbajten ne spital gati nje jave dhe e bombarduan me reze guret,5 apo 6 dite me mbrapa operohet,dhe i nxjerin 6 gure,ishin pothuajse me madhesine e grurit,ndoshta dhe me te fryra.I kam pare vete me syte e mi kur i vajta ne spital mbas operacionit,dhe mbasi hapi nje kuti qe ja kishte futur doktori vete si peshqesh me tha:shikoji ēme kane nxjere,dhe zgjaste doren perte mi treguar.Ajo thoshte si ka mundesi nuk kam asnje shenje,asnje prerje si mi kane nxjere etj...
    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    Ke ngaterruar gjerat.Fshikza e themthit ndodhet e ngjitur per melci(hepar),ndersa guret ne veshka jan nje gje tjeter.
    Guret ne veshka mund te "bombardohen",ndersa ata te fshikzes se temthit duhet te nxjerren bash me fshikzen.

  6. #6
    i/e larguar Maska e KillinGRoutinE
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    London
    Postime
    42
    Hej Mordor!

    kam pershtyjen se ti po kerkon informacion per nje procedure qe quhet ERCP !

    Kerkoje ke Winkipedia ose Goolgle dhe ke pergjigjen qe do! (Une spo jap me sqarime se aty ke gjithe informacionin e duhur, por qe te kryhet kjo procedure ka ca kritere , nder to eshte e dhe madhesia e gurit. Ne pergjithesi kjo metode nuk perdoret per gure te medhenj.
    Te shkuara!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Ke te drejte Daja Goni

    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    Ke ngaterruar gjerat.Fshikza e themthit ndodhet e ngjitur per melci(hepar),ndersa guret ne veshka jan nje gje tjeter.
    Guret ne veshka mund te "bombardohen",ndersa ata te fshikzes se temthit duhet te nxjerren bash me fshikzen.
    E Pyeta ate Gruan qe eshte bere operacion para disa muajsh,dhe ajo me tha qe mi kane nxjere 6 guret me gjithe temth.Nejse une e dija qe kishte gure ne veshka,ke te drejte ashty siē thua ti eshte.

  8. #8
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kurat popullore qe eliminojne guret ne temth

    Si ndikon rigoni ne shkrirjen e gureve. Ēfare janė guret ne temth, pse shkaktohen dhe pse rrezikohen edhe bebet?!

    Formimi i gureve ne temth shkaktohet zakonisht nga njė tepri e madhe e kolesterines ne lengun e temthit. Kur njeriu, pėr shembull, gjatė nates nuk ushqehet, lengu (vreri) qėndron ne qetėsi ne temth. Atėherė, kolesterina kristalizohet dhe pastaj formon gurė te ngjashem me guret e vegjel. Guret e temthit janė njė semundje e perhapur ne Shqipėri, ashtu si dhe guret e veshkave. Ne Francė, 40 pėr qind e popullsise mbi 60 vjeē dhe veēanerisht gratė vuajne me shumė nga kjo semundje. Obeziteti dhe diabeti, ose mungesa e veprimtarise sportive, e shtojne me shumė kėtė mundėsi. Nga pikėpamja anatomike fshikeza e temthit ėshtė njė organ me gjatesi rreth 10 cm dhe pėrmban rreth 50 ml vrer ne njė ngjyrė jeshile. Nga jashtė fshikeza e temthit mbulohet nga njė membrane e holle e vendosur poshte melēise dhe qe quhet peritoneum. Pėrgjithėsisht njihen 3 lloje guresh: kolesterinike (qe perbehen nga kolesterina), pigmentare (qe perbehen nga polimeret e bilirubines) dhe guret e perziere, qe janė ata te zakonshmit. Sigurisht, shkak ėshtė se me e kalimin e moshes, rritet perqindja e kolesterines ne gjak. Jeta bėhet me sedentare, pra mė mė pak levizje.
    Shfaqja e semundjes
    Temthi jep dhimbje tipike ne hipokondrin e djathte, poshte brinjeve. Ndonjehere, sipas specialisteve, kur irritohet pjesa e diafragmes qe ka kontakt me temthin, dhimbja ndihet edhe ne shpatullen e djathte (diafragma inervohet nga nervat C3-C4-C5, ashtu si dhe shpatulla). Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e temthit mund te jenė te lidhura me njera-tjetrėn zakonisht nga ngecja e ndonjė guri ne “common bile duet” (ductus choledocus communis). Guri ne temth mund te jape dhimbje (ose mund te shfaqe mbindjesi) ne segmentin midis brinjes VII dhe IX qe nga sternumi deri ne shtyllen kurrizore (columna vertebralis). Kurse inflamacioni i temthit rrezatohet ne shpatullen e djathte dhe membrana mbeshtjellese e temthit inerviohet nga nervi diafragmatik, ose frenik i djathte, duke bėrė qe dhimbja te perqendrohet ne shpatullen e djathte dhe sidomos ne anėn e djathte te diafragmes.
    Kur duhen operuar?
    Shumica e gureve te temthit, shpesh te njė dimensioni te vogėl, nuk japin asnjė shenjė apo simptome dhe ėshtė e panevojshme t’i heqesh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar pėr t’i hequr. Ne fakt kėto dhimbje shpesh pasohen me nderlikime te renda. Guret bllokojne temthin, ose kanalet qe e ēojne ne zorre, duke sjelle kėshtu njė kolike hepatike (dhimbje e fortė e melēise, kur guri bllokon daljen e temthit, zakonisht pas njė ushqimi tepėr te yndyrshem), njė kolecistit te fortė (si pasoje e infeksionit te pareteve te fshikezes se temthit), angiokolit (me ethe gjer ne 39°-40° qe mund te ēoje dhe ne septicemi, infeksion i pergjithshem ne gjak), apo njė pankreatit (inflamacion te pankreasit).
    Efekti i ilaēeve
    Trajtimi me ilaēe u rekomandohet pacienteve ne fazen kur ende nuk mendohet pėr operacion, veēanerisht tek tė moshuarit. Megjithatė, gjysma e pacienteve te trajtuar kėshtu kanė pasur pėrsėritje te gureve, madje dhe nderlikime. Pėr kėtė arsye, ne shumicen e rasteve kirurgjia ėshtė mjeti me i mirė pėr t’u sheruar. Por ka raste qe ne disa paciente pėrdoren dhe rrezet lazer. Kjo ka te beje me heqjen e gjithė fshikezes se temthit dhe jo vetėm te gureve. Ne shumicen e rasteve operacioni zgjat 3 ore, duke praktikuar laparoskopine: njė kirurg bėn 4 prerje pėr te lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Nderhyrja fillon me njė fryrje te barkut me gaz, qe te ngrihet pareti i barkut, ne mėnyrė qe instrumentet brenda te punojnė pa veshtiresi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia ėshtė gjithnjė e pėrgjithshme.
    Pas operacionit
    Pas laparoskopise, qėndrimi ne spital zgjat 48-72 ore. Qe te nesėrmen pacienti mund te haje. Ndėrsa dhimbjet lehtesohen pas 3 ditesh. Ne shpatulla ndihet njė dhimbje e lehtė pas futjes se gazit ne bark. Njė jave pas operacionit, pacienti fillon njė veprimtari normale. Por, njė regjim ushqimor ėshtė i nevojshem ne kėto raste. Ne 1/2 e rasteve, operacioni pasohet me njė lloj diarreje. Perseritja e krijimit te gureve mund tė ndodhė ne 1/100 e rasteve. Vreri ėshtė njė leng qe fabrikohet nga melēia. Permes tij eliminohen substancat toksike si kolesterina etj. Vreri luan rol te rėndėsishėm ne tretjen e yndyrave ne zorre. Fshikeza e temthit ėshtė njė qeske e vogėl ne rrugėn qe pershkon vreri midis melēise dhe zorres. Ajo depoziton vrerin gjatė kohės se qetesise dhe e ēliron atė gjatė ngrenies.
    Perdorimi i rigonit pėr guret
    Tė gjithė i njohin vlerat e rigonit ne gatim. Jo vetėm kaq, po perveē shijes aq te mirė qe u jep ushqimeve, ėshtė dhe mrekullia qe bėn kjo bime edhe ne mjekesine popullore. Kjo erze aq e njohur ne ēdo kuzhine shqiptare, ndihmon ne lehtesimin dhe parandalimin e shumė semundjeve. Si shumė bime te tjera, edhe ēaji i pėrgatitur me deget e rigonit te njome jep rezultate te menjehershme ne rastet e dhimbjeve te kokės me prejardhje nervore. Njė gote ēaj do tė sillte qetesine qe ju mundonte prej kohėsh. Ēaji i kėsaj bime ndihmon edhe ne rastet kur aparati tretes nuk e kryen mirė funksionin e tij, kur ka veshtiresi ne tretjen e ushqimit. Po ashtu, ēaji i kėsaj bime ka aftėsi antispastike, pėr kėtė arsye pėrdoret edhe ne trajtimet e shqetesimeve dhe dhimbjeve te barkut, qe mund te shkaktohen nga faktore te ndryshėm. Ēaji pėrdoret edhe kur shkaktare ėshtė ftohja dhe dhimbjet shoqerohen me fryrje te barkut.
    Pergatitja e ēajit
    Vetite e rigonit ne kurimin e semundjeve e kanė bazen te perberesit e tij. Kjo bime ėshtė e pasur me vaj kariofilene, timolo, karvarkrolo dhe terpinine. Janė pikėrisht kėta komponente qe i japin bimes vlera kuruese. Pėr pergatitjen e ēajit te rigonit nevojitet njė liter ujė i ftohte dhe ne te vendosen 40 grame nga bima ne lulezim. Zihen pėr 10 minuta, me pas kullohet lengu dhe pihet i pa-embelsuar. Pjesa qe ndihmon ne kurimin e semundjeve ėshtė e gjithė bima, por mund te pėrdoren edhe gjethet e saj, te mbledhura gjatė kohės se lulezimit nga qershori deri ne shtator.

    Rekomandimet e specialisteve
    Pėr te gjithė specialistet e shendetesise, guret ne temth janė njė problem jo shumė i rėndė. Sipas tyre, kjo semundje nuk rrezikon jetėn e njerėzve dhe mbi tė gjitha nuk ėshtė e trashegueshme. Kujdes duhet te tregohet ne mėnyrė te veēante me pėrdorimin e ushqimeve qe kanė sa mė pak kripe, pėrdorimi i sa me shumė litrave ujė si dhe evitimi i ushqimeve te skuqura. Pėr te semuret qe vuajne nga guret ne temth, mjeket popullore rekomandojne pirjen e 2 deri 3 gotave ne ditė te kėtij ēaji. Mjeket keshillojne qe njė gote te pihet herėt ne mėngjes, kur nuk keni ngrėnė ende mėngjes, pasi jep efekte te jashtezakonshme ne shkrirjen e gureve. Gjithashtu, rigoni ėshtė mjaft i mirė edhe pėr parandalimin e semundjeve te melēise. Tė semuret nga melēia duhet te pine ēdo mėngjes dhe mbrėmje ēaj rigoni te pa-embelsuar. Shumė shpejt do tė shohin efektet pozitive qe ai jep. Njė ndihmese te madhe jep ēaji i rigonit edhe ne ērregullimet qe shfaqen nga parazitet ose mikroorganizmat, te cilėt mund te shkaktojne tretje te ushqimit me veshtiresi, te shoqeruara me grumbullimin gazesh, acarim te mbuleses mukoze te zorres, te shoqėruar me dalje jashtė te shpeshta ose me heqje barku.

    Lengu i lakrave turshi

    Njė mjekim pėr kurimin e gureve ne temth ėshtė edhe lengu i lakrave turshi. Lengu i turshive pėrzihet me 2 gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lengun e 4 kokrrave limoni te shtrydhur. Masa e perftuar lihet e mbuluar pėr 5 ore. Me pas pihet pėr ēdo 25 minuta nga njė gjysmė gote. Pasi kanė kaluar 24 ore nga pirja e lengut, i semuri nuk duhet te haje e te pije, duke vazhduar pėrsėri derisa masa e pėrgatitur te harxhohet. Edhe kelmuthi gjembar ka dhėnė rezultate te mira ne shkrirjen e gureve te vegjel te temthit. Pėr pergatitjen e ēajit merren 2 luge kafeje nga kjo bime, hidhet njė gote ujė dhe zihen pėr 10 minuta. Nga ēaji i perftuar pihen 2 gota esell ne mėngjes. Duhet te kihet parasysh qe lengu duhet te jetė i vaket pėrpara se te pihet. Kjo kure vazhdon pėr 1 muaj.

    Perzierja e veres se ėmbėl me vajin e ullirit

    Kjo ėshtė njė kure tjetėr qe keshillojne mjeket pėr te semuret qe vuajne nga guret ne temth. Kura e pėrgatitur nga perzierja e veres se ėmbėl me vajin e ullirit ėshtė mjaft frutdhenese pėr kėtė qėllim. Masa e krijuar zihet pėr 5 minuta dhe pasi ftohet pihet ēdo mėngjes nga 1 gote. Mjekimi me kėtė kure duhet te vazhdoje pėr 5 ditė. Jo vetėm vaji i ullirit sherben pėr kurimin e semundjes, por edhe gjethet e tij janė shumė te mira pėr parandalimin e gureve. Gjethet e thata te ullirit zihen derisa nga masa te mbetet 1 liter. Pasi kullohet, hidhet ne shishe dhe mbahet ne frigorifer. Gjatė pėrdorimit sasia, qe do pihet, duhet te jetė e vaket dhe e embelsuar me mjalte sipas deshires. Pihen 2 filxhane kafeje esell ne mėngjes, po aq edhe ne mbrėmje para gjumit. Kjo kure vazhdon deri ne 25 ditė. Po tė jetė e nevojshme kura mund te vazhdoje sėrish pas njė periudhe prej 1 muaji.

    Guret ne temth, ne rrezik edhe bebet

    Ne raste te rralla femija lind me njė te mete ne rrugėt e temthit. Kėto janė te mbyllura dhe kėshtu temthi nuk ka mundėsi te lirohet e te kaloje nga melēia deri ne zorre. Ne kėto raste ngjyra e verdhe bėhet me e theksuar me kalimin e ditėve dhe te javeve. Kjo lloj verdheze nuk ka mjekim. Rralle, me anė te nderhyrjes kirurgjikale mund te hapen rrugėt e kalimit te temthit.

    Jonida Tashi Gazeta Shqip
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga MorDor Lexo Postimin
    Me duhet te shuaj nje kureshtje per guret ne temth.Pas nje nderhyrje ne temth me sonde gureve cfare i behet?Bluhen me ultratinguj, apo nxirret me gjithe temth dhe gure perjashta?PLZ me ktheni pergjigje.

    Ne nje operacion te tille hiqen edhe guret edhe temthi...
    E di gjithashtu qe pas heqjes se temthit je i detyruar te mbash dhe te respektosh nje diete dhe zgjedhje ushqimi,pasi tretja e tyre nuk mund te behet si me pare.
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Ju falenderoj te gjitheve me beri pune.Faleminderit dhe nje here.

Tema tė Ngjashme

  1. Erion Veliaj: Trafiku i armėve, shkaku i luftės nė Kosovė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  2. Theofan (Fan) S. Noli
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 16:54
  3. Cafč & Juventus, Milan, Inter, Udinese...
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 01-11-2005, 18:40
  4. A mund tė quhet "luftė humanitare", ndėrhyrja nė Irak?
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 14:10
  5. Planifikim familjar sipas Islamit
    Nga FLORIRI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-03-2004, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •