Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 159

Tema: Shkronja XH

  1. #1
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Shkronja XH

    Ideja ishte e Hyjnjeriut, por desha t'a zgjeroj si temė.

    A janė fjalė turke ose edhe franceze tė gjitha ato fjalė qė pėrmbajnė shkronjėn XH xh?

  2. #2
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Shume interesante ne fakt. Ne fjalorin tim gjeta vetem nje fjale shqipe XHAXHA e shoqeruar me XHAXHESHE, te gjitha ishin fjale te huaja dhe jo vetem turke dhe frenge. Por, jo vetem fjalet qe fillojne me XH jane te huaja, edhe shumica e fjaleve qe kane Xh-ne ne mes te fjales psh: AXHAMI, ENXHINE

    Mendoj qe kjo shkronje mund lirisht te zevendesohet me GJ-ne, dhe te zhduket fare. Kuptohet nese pajtohen Tetovaret.

    Xhi bojsh?
    • The rest is silence.


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Mendoj qe kjo shkronje mund lirisht te zevendesohet me GJ-ne, dhe te zhduket fare. Kuptohet nese pajtohen Tetovaret.

    Xhi bojsh?
    shiko se Xh dhe Gj jane dy tinguj krejt te ndryshem, edhe pse shkembehen mes dialekteve tosk dhe gege, dmth qe ajo qe eshte Xh ne toskerishte eshte Gj ne gegerishte dhe anasjelltas.
    As Xh nuk mund te zevendesoje kurre Gj, dhe as Gj nuk mund te zevendesoje Xh.

  4. #4
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Ashtu eshte, kane tinguj te ndryshem. Do ishte mire te sjellesh ndonje fjale si shembull, se nuk po me bie ndermend per momentin.
    Disa fjale me Xh qe perdoren ne dialekt, nje gjuhen e njesuar jane te zenvedesuara me Gj.
    psh:

    Xhinkalle-Gjinkalle
    Xhemon-Gjemon
    • The rest is silence.


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Kurse fjala "Gjak" ne jug shqiptohet "Xhak" ne veri.
    Fjala "Gjyshi" ne jug, "Xhi(y?)shi" ne veri(te pakten dibranēe kshu eshte)

    Pra nuk eshte se Veriu perdor Gj ne vend te Xh dhe jugu Gj ne vend te Xh, thjesht kemi tendencen qe aty ku ju perdorni Gj ne perdorim Xh, dhe aty ku ju perdorni Xh ne perdorim Gj.

    Tani me thoni se si mund te zevendesoje shkronja Gj shkronjen Xh, kur perveē se jane tinguj te ndryshem perdoren te dy tingujt prej te dyja dialekteve?

  6. #6
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Ka shume pak fjale shqipe me XH, shume pak. Dhe ketu eshte ceshtja. Edhe ato fjale qe perdoren ne dialekt, vec me jane te zevendesuara me Gj. Por nuk e pergjithesoj. Mund edhe te kete fjale qe nuk mund te zevendesohen, por sic te thash dhe me siper nuk me bien ndermend.
    • The rest is silence.


  7. #7
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Tani me thoni se si mund te zevendesoje shkronja Gj shkronjen Xh, kur perveē se jane tinguj te ndryshem perdoren te dy tingujt prej te dyja dialekteve?
    Ideja ėshtė JO tė zėvendėsohet. Por shkronja XH tė zhduket fare nga fjalori bashkė me fjalėt qė e pėrmbajnė atė.

  8. #8
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Ideja ėshtė JO tė zėvendėsohet. Por shkronja XH tė zhduket fare nga fjalori bashkė me fjalėt qė e pėrmbajnė atė.
    ne se do zhduket shkrnja Xh sic thua ti, ate here si do i shqiptosh keto emra apo folje??
    p.sh Xhaketa,Xham,Xhaxha,Xhevahir,Xhungul,Xhep,xhevdet, Xhamia,??

    kurse dikush tjeter na holli idene e zevendesimit te shkronjes XH me shkronjen GJ,
    qe do thote ,ne se i drejtohesh nje shitesi me jep nje (gj)XHEL per floke prite kur te japin nje gjel deti!!
    prandaj une mendoj se te dy keto shkronja e kryejne funksionin e tyre me se miri ne gjuhen shqipe,aq me teper qe nevet nuk kemi aq dituri sa kishin hartuesit e gjuhes shqipe!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Jam dakord me Beharin,
    ato fjalet 90% mund te jene dhe jane te huazuara, por fakti eshte qe jane pjese e shqipes se sotme, nuk mund te ndryshojme fjalorin kur te duam ne, eshte e pamundur praktikisht, nje gjuhe evulon dhe zhvillohet natyrshem ne baze te shume faktoreve, keshtu qe ideja qe ti hedh alibaba eshte shume patriotike por e parealizueshme.
    Per me teper dakord se do heqim keto fjalet nga shqipja, por me se do i zevendesojme? Te krijosh fjale te reja artificiale nga asgjeja per te zevendesuar fjale qe kane zene rrenje ne gjuhen popullore nuk do sillte shume dobi.

    Megjithate urdhero me jep nje ide se si do duhej te vepronim praktiksht per te ndermarre kete pastrim te gjuhes.

  10. #10
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    p.sh Xhaketa,Xham,Xhaxha,Xhevahir,Xhungul,Xhep,xhevdet, Xhamia,??
    Xhaketa - nuk e kuptoj kėtė fjalėn xhaketė, se nuk e pėrdori kurrė
    Xham - fjal turke, shqip i thonė Qelq
    Xhaxha - fjalė turke, shqip i thonė Ungji
    Xhevahir - fjalė turke, shqip i thonė gur i ēmueshėm
    Xhungul - nuk e kuptoj kėtė fjalėn xhungul se nuk e kam dėgju asniher
    Xhep - fjalė turke, duhet tė gjejmė fjalėn shqip
    Xhevdet - emėr turk, mos i pagėzoni fėmijėt me kėtė emėr
    Xhamia - Hale e Allahut

  11. #11
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Xhungul - nuk e kuptoj kėtė fjalėn xhungul se nuk e kam dėgju asniher
    Xhungel ai emisioni tek News24 :P

    Rast konkret Shqipėria :P
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  12. #12
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Xhi kini ju be ? Xhi doni te beni ?


  13. #13
    Xhaxhai dhe Xhaxhesha, jane Shqip

    Ne dialektin e Tetoves mund te gjeni qindra fjale qe fillojne me XH. ose thene shumica e fjalve qe fillojne me GJ.

    Xhelit per floke lirisht mund ti gjemi Gel, se me duket kjo xhel vjen nga Italishtja, e kshtu qe shitesi do te te jape nje XHEL e jo Gjel deti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tigrimelara : 02-09-2008 mė 20:13

  14. #14
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ne dialektin e Tetoves mund te gjeni qindra fjale qe fillojne me XH. ose thene shumica e fjalve qe fillojne me GJ.
    Ėshtė mungesė korrektėsie nė shqiptim, por shkronja XH mbetet e huaja pėr ne.

    Ka shumė fjalė arabe si dhe nga gjuhė tjera qė kanė shkronja qė nuk i kemi ne, dhe ne tash nuk mund tė mbushim alfabetin me shkronja tė huaja, pėr hir tė turqve arabėve etj.

  15. #15
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Ėshtė mungesė korrektėsie nė shqiptim, por shkronja XH mbetet e huaja pėr ne.

    Ka shumė fjalė arabe si dhe nga gjuhė tjera qė kanė shkronja qė nuk i kemi ne, dhe ne tash nuk mund tė mbushim alfabetin me shkronja tė huaja, pėr hir tė turqve arabėve etj.
    Zhdukja e Xh do sillte probleme te panumerta ne gjuhen shqipe, aq me teper ka shume emra te huaj qe fillojne me Xh dhe me sa di une shume shqiptare mbajne emra qe fillojne me XH te huaj apo shqiptare qofshin .. Imagjino c'peshtjellim sociologjik do sillte heqja/zhdukja e saj

    Gjithsesi, interesante si teme

  16. #16
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Gjithsesi ka shume pak fjale me Xh edhe ato shumica jane te huazuar prej turqve po qe mund zevendosohen ne shqip.

  17. #17
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Alibabe, shqiptaret nuk flasin te gjithe gegerisht por flasin edhe toskerisht.
    Nga ky kendveshtrim shkronja - XH - ka qene dhe mbetet nje gjetje dhe pershtatje mjaft e rafinuar per menyren e te folurit tone.

    Le ta shikojme ne kete menyre:
    Perveē fjaleve qe fillojne me shkronjen XH si: xhelozi, xhufke, xhuxh, xhiroj(xhirim), xhėrrokull/i(bime barishtore shumevjecare e helmet...), xhepgrisur, xhepash, xhep, xhelatine, xhan, xham, xhakete, etj, etj, gjuha shqipe ka dhe plot fjale te tjera qe shkronjen - XH - e gjejme ne brendesi te fjales/ve, si: inxhinier, zinxhir, hanxhar, harxhim/oj, filxhan, buxhet/or, bixhoz, axhend, etj, etj.

    Krahas te gjithe atyre fjaleve te krijuara ose te pershtatura, ne te cilat shkronja - XH - ben pjese, nuk duhet harruar qe kjo shkronje ka dhene ndihmesen e saj per shqiptaret, ne thjeshtezimin e te lexuarit/mesuarit mjaft shpejt dhe ne menyren e duhur te gjuheve te huaja. Psh, pershtatja e ( J-se ) me ( XH-ne ) ne Anglisht apo ( G-se ) dhe ( Xh-se ) ne italisht, etj.

    Pra per te mos u zgjatur shume, personalisht e shikoj kete shkronje pjese te rendesishme dhe te pandashme te alfabetit tone.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Ne gegnishten e shqiperise veriore dhe Kosoves nuk ka dallim mes XH dhe GJ si dhe mes Q dhe Ē, por kjo nuk mund te thuhet per gegnishten qe flitet ne serbine jugore dhe ne maqedoni, ata i theksojne keto shkronja sikur tosket.

    Per ato pak fjale me XH mund te perdoret GH ose fare hiq por vetem GJ, per mua shkronjat XH, NJ dhe Ė jan teprice.

    E kemi edhe shkronje ZH qe eshte nje kopjim nga sllavet, pasiqe ne evropen perendimore per kete shkronje perdoren shkronja tjera e jo Z.

    Sa i perket shkronjes Ė, do te ishte me mire t'ia benim si francezet, ma mire te zevendesohet shkronja E me nje É , ndersa ne vent te Ė-se te perdoret E pasiqe sot na mbushet teksti perplot me Ė-ja te bezdisshme. Besa edhe Ruset e kan nje shkronje Ė, por nuk e di se si e theksojne ata.

    Ne alfabetin tone ka shum mangesi dhe anomali qe do te duhej plotsuar dhe riparuar. Per shqiptaret nuk eshte edhe aq problem te shkruajne dhe lexojne, sepse ne te shumten e rasteve shkruajn dhe lexojne automatikisht, e dine ku dhe ēka duhet theksuar, por nje i huaj qe meson shqip ka probleme te medha, sidomos ne lexim te gjuhes shqipe.

    Gjermanet gati ēdo 10 vite (ndoshta edhe me shpesh) bejne reforma ne te shkruarit e tyre, ma mer mendja qe nuk jan budalla qe e bejne kete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 02-09-2008 mė 23:02

  19. #19
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin

    Le ta shikojme ne kete menyre:
    Perveē fjaleve qe fillojne me shkronjen XH si: xhelozi, xhufke, xhuxh, xhiroj(xhirim), xhėrrokull/i(bime barishtore shumevjecare e helmet...), xhepgrisur, xhepash, xhep, xhelatine, xhan, xham, xhakete, etj, etj, gjuha shqipe ka dhe plot fjale te tjera qe shkronjen - XH - e gjejme ne brendesi te fjales/ve, si: inxhinier, zinxhir, hanxhar, harxhim/oj, filxhan, buxhet/or, bixhoz, axhend, etj, etj.
    Turke te sigurta jane:

    Xhan - (Shqip: Shpirt)
    Xhep -
    Xham - Qelq
    Xhakete - Jakne, Pallto
    Zinxhir -
    Hanxhar -
    Filxhan -
    Bixhoz -

    Te huaj (latino-germanike):

    Buxhet, Axhend, Inxhinier, Xhiro

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    mixh, axh, xhamadan, xhup, etj

    si dhe ni pjese e mir e gegnis perdor xh ne vend te gj si psh

    xhak - gjak
    xhy(i)sh/e - gjysh/e
    xheta - gjeta
    xherxh - gjergj
    xhest - gjest

    etj etj
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Disa te dhena interesante nga Kurani Famelart
    Nga buki19 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 07-05-2007, 12:14
  3. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  4. Kodikėt e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •