Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 287
  1. #261
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Shkup, 45 rrugë me emra shqip

    Para pak çastesh në Këshillin e Qytetit të Shkupit është miratuar vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit, Në mesin e tyre 45 do të jenë emra të heronjve shqiptar apo të ngjarjeve të ndryshime historike që ndërlidhen me shqiptarët. Bëhet fjalë për propozime që janë dhënë nga këshilltarët e BDI-së. Mirëpo miratimi I këtyre vendimeve ka qenë shkas që këshilltarët e LSDM-së ta braktisin mbledhjen.

    Ekskluzivisht: Alsat –M mëson emrat e ri të rrugëve.

    1. 13 gushti (Marrëveshja e Ohrit)
    2. 28 nëntori
    3. 5 maji – dita e dëshmoreve te Shqipërisë
    4. Abdyl Frashri
    5. Gjon Sereçi
    6. Veli Maliqi
    7. Arbëria
    8. Bajram Curi
    9. Bekim Femiu
    10. Dardania
    11. Dervish Hima
    12. Dervish Cara
    13. Gjergj Kastrioti Skënderbeu
    14. Gjergj Fishta
    15. Tirana
    16. Viktimat e Bllacës
    17. Ilirija
    18. Isa Boletini
    19. Ismail Kadare
    20. Ismail Qemali
    21. Jashar Erebara
    22. Jusuf Gërvalla
    23. Klubi ‘Bsashkimi’
    24. Mbreti Gentë
    25. Mbretëresha Teuta
    26. Kumbara
    27. Meri Edit Dyrham
    28. Ndue Bytiçi
    29. Azem Morana
    30. Nexhip Draga
    31. Adem Kastrati
    32. Shkodra
    33. Prishtina
    34. Qemal Skenderi
    35. Faik Konica
    36. Fan Noli
    37. Ferid Murati
    38. Hasan Prishtina
    39. Azem Hajdari
    40. 4 dhjetori
    41. Lidhja e Pejës ‘besa besë’
    42. Nacional Demokratet Shqiptarë
    43. 11 marsi
    44. Sami Frashëri

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Bota Sot

    Berisha: Incidentet në Maqedoni nga frika e uzurpimit të tokave shqiptare

    Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka theksuar se incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni paraqesin problem shqetësues.

    “Është një problem shqetësues, pa diskutim është edhe situatë komplekse. Unë mendoj se bllokimi që i është bërë procesit të anëtarësimit në NATO dhe BE, ka një efekt negativ për shoqërinë maqedonase. Vendi është angazhuar dhe ka bërë një seri reformash”, theksoi Berisha në intervistën për emisionin “Opinion” të Televizionit Klan.

    Ai shprehet se është fatkeqësi që të gjithë fqinjët e Shqipërisë kanë frikë nga shqiptarët dhe se sipas tij, arsyeja e kësaj frike qëndron në faktin se ata i kanë marrë tokat Shqipërisë.

    Berisha nuk ngelet pa vlerësuar edhe rolin u UÇK-së në luftën e 2001-shit në Maqedoni duke thënë se “nuk ka pasur guerilë më të mirë dhe më preciz se ata të Maqedonisë të cilët luftuan për të marrë të drejtat të cilat u ishin mohuar pa të drejtë”.

    Kryeministri shqiptar ka theksuar se interes kombëtar i shqiptarëve është edhe respektimi i kufirit ekzistues.

    Fjal me vend ke fol salo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 23-03-2012 më 17:26
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  3. #263
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Sharri-Liburna;3373940
    Bota Sot

    Ai shprehet se është fatkeqësi që të gjithë fqinjët e Shqipërisë kanë frikë nga shqiptarët dhe se sipas tij, arsyeja e kësaj frike qëndron në faktin se ata i kanë marrë tokat Shqipërisë.
    Jo qe i kane marre tokat e tyre sepse ata e dine mire qe shqiptaret jane autokton ne trojet e veta edhe ate shume me mire se sa ti z.Kryeminister , por kane frige qe po mu dha rasti nje dite nuk e le mbi kete toke po i fus nder te , nga kjo kane frige , edhe kete e dine mire pse ua duam ate .

    Berisha nuk ngelet pa vlerësuar edhe rolin u UÇK-së në luftën e 2001-shit në Maqedoni duke thënë se “nuk ka pasur guerilë më të mirë dhe më preciz se ata të Maqedonisë të cilët luftuan për të marrë të drejtat të cilat u ishin mohuar pa të drejtë”.
    Kjo eshte nje shembull i mire per tipin Alla -LLapi e Thaqi etc,
    qe nese ke luftuar per Atdhe nuk ceket dita e nate neper forume e gazeta duke i shfrytezuar deshmoret per caqe te flliqura , por ne kete rast qe ceken S.Berisha eshte shembull shume i mire , qe shqiptaret ne Maqedoni luftuan pa asnje ndihme te huaj kuptohet qe kishte ushtar nga gjitha trevat e Shqiptare , edhe i dolen ne fund me sllavet dhe qe asnjerin nuk e degjojme neper forume e gazeta duke pall si Gomare "KAM QEN NE UCK"

    Kryeministri shqiptar ka theksuar se interes kombëtar i shqiptarëve është edhe respektimi i kufirit ekzistues.
    Ik ne penzion .

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    MPB-së i pengon valëvitja e flamurit kombëtar shqiptar

    MPB-së i pengon paraqitja publike e flamurit shqiptar në evenimentet sportive. E sheh si shkelje dhe provokim atë që në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit mes Lirisë dhe Kumanovës, tifozët shqiptarë paskan futur në sallë flamurin shqiptarë dhe të njëjtin e kanë valëvitur nëpër tribuna. Në buletinin ditor të MPB-së mes tjerash thuhet se, ‘nga tifozët e Lirisë nga rebelët është futur dhe shfaqur më shumë herë në sallë flamuri i Republikës së Shqipërisë’. Alsat M pyet në bazë të cilin nen dhe rregullore ndalohet shfaqja e flamurit kombëtarë në ndeshje sportive dhe me cilin ligj mund dikush të ndëshkohet nëse e bën të njëjtën gjë.
    Ndryshe pikërisht tifozët e Kumanovës ishin ata të cilët dje në sallën ‘Boris Trajkoski’ filluan të fyejnë në baza etnike me sloganet e njohura: “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedonia e pastër”, “Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri Maqedoni, nuk do të vdesë” e kështu me radhë.
    Se kumanovarët kishin ardhur aty me qëllim të provokimit të incidenteve, flet edhe fakti se MPB ka vënë në pranga dy persona. Tek njëri nga tifozët ka gjetur thikë ndërsa i dyti ka ofenduar policët. Kundër këtyre dy personave janë ngritur padi përkatëse në përputhje me ligjin për pengimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në terrenet sportive dhe ligjit për kundërvajtje të RM-së. E njëta do të behet edhe me organizatorin e ndeshjes.
    “MPB do të ndërmarrë masa jo vetëm në këtë rast por edhe në çdo incident tjetër ku bëhet thirrje për urrejtje racore, fetare, kombëtare si dhe thirrje për dhunë. Personalisht nuk kisha mundësi ta shoh ndeshjen dhe nuk mund ta komentoj në detaje, por jam e sigurt se kolegët e Sektorit të Punëve të Brendshme do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme. Edhe njëherë ta vërtetojmë porosinë që e dërguan me padi që ngritëm për 73 persona për incidentet e fundit. Dhuna apo çfarëdoqoftë fjalori i urrejtjes, nuk mundet dhe nuk guxon të tolerohet”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e punëve të brendshme.
    Liria sonte luan ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në basketboll kundër skuadrës nga Kavadari, Feni Industri, në ora 20.30. A do ta pengojë policja futjen e tifozëve shqiptar me flamur kombëtare në sallën sportive ‘Boris Trajkovski’ mbetet të shihet. Alsat-M

    Ja nji filmim i shkurter ne fillim te ndeshjes.
    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/122811.html
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    me rendesi esht qe shqiptaret te mos flen por te ju prgjigjen me te njejten monedh

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    http://www.botasot.info/def.php?gjuh...y=12&id=160272

    Nëse Serbia mban zgjedhje në Kosovë, Shqipëria t'i mbajë në Maqedoni

    Nëse Serbia mban zgjedhje në Kosovë, atëherë edhe Shqipëria duhet të kërkojë që të realizojë zgjedhje në Maqedoni. Edhe pse Shqipëria asnjëherë nuk e ka përmendur këtë ide, ajo është dashur që të veprojë sipas praktikave të shteteve fqinje dhe ti pajiste shtetasit e saj me dyshtetësi, pasi edhe sipas Kushtetutës, Shqipëria e ka për obligim që ti mbroje shtetasit e saj. Ndryshe nga Shqipëria që heshtën, Serbia me të madhe po trumbeton për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

    Sipas analistëve dhe përfaqësuesve të organizatave jo qeveritare kërkesa e Shqipërisë për të mbajtur zgjedhje në Maqedoni do të ishte zgjidhja më e mirë, ndërkaq, për partitë politike shqiptare kjo kërkesë do të ishte e palogjikshme.

    Kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe persekutuarve politik shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani thotë se Shqipëria me Kushtetutë e ka për obligim që ti mbrojë shtetasit e vet kudo që ndodhen. “Sipas nenit 8, pika 1, 2 dhe 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, Shqipëria është e obliguar që ti mbrojë shtetasit e vet.

    Sipas praktikave të shteteve të rajonit, u jepet shtetësi e dyfishtë të gjithë shtetasve që ndodhen jashtë kufijve shtetëror. Pse jo edhe Shqipëria të mos u jap shtetësi të dyfishtë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni dhe të realizonte zgjedhje. Kështu siç po trajtohemi ne shqiptarët në Maqedoni, kjo do të ishte zgjedhja më e mirë”, thotë për “Lajm” Pollozhani.

    Analisti Ismail Sinani thotë se nuk do ta habiste fakti nëse shqiptarët e Maqedonisë do të kërkonin që mendon se që të mbahen zgjedhje të Shqipërisë edhe këtu në Maqedoni.

    “Për mendimin tim nuk ka hapësirë që Shqipëria të parashtrojë një kërkesë të drejtpërdrejtë që edhe ajo ti zhvillojë zgjedhjet e veta, mirëpo edhe në Maqedoni, kështu siç kanë filluar të ecin punët, kështu siç kanë filluar të rriten divergjencat, kështu siç ka filluar të shtohen presioni ndaj shqiptarëve, mua nuk do të më kishte habitur, nëse shqiptarët e Maqedonisë do të kërkonin që të mbahen zgjedhje të Shqipërisë edhe këtu në Maqedoni”, thotë ai. Sipas tij politika që e bën Serbia nuk është shumë serioze dhe nuk është në frymën e një demokracie evropiane.

    Partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është kategorikisht kundër, pasi sipas tyre këto janë dy çështje krejtësisht të kundërta. “Nuk duhet të bëhet paralelizëm mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Maqedoni. Janë dy çështje të ndryshme. Shqiptarët në Maqedoni janë të integruar, kemi Marrëveshjen e Ohrit”, thotë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, duke shtuar se kjo çështje nuk është në interes të shqiptarëve.

    Sipas partisë Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) është e pa logjikshme që Serbia të mbajë zgjedhje në Kosovë, kur Kosova është shtet që është njohur nga pjesa më e madhe e shteteve, por edhe më pak e logjikshme që Shqipëria të mbajë këtu zgjedhje.

    Po pse jo edhe ne mal te zi,gjithashtu edhe kosova ne kosoven lindore te oerganizoj zgjedhje.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Volebek: qeveria të shqyrtoj me seriozitet incidentet
    - 25/03/2012 15:42:00

    Situata në Maqedoni sa i përket marrëdhënieve ndëretnike është përkeqësuar edhe më shumë. Kështu vlerëson Komisionari i lartë për të drejtat e pakicave në OSBE, Knut Volebek në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë. Sipas tij mjafton një shkëndijë e vogël që të ndizet zjarri andaj i bëri thirrje qeverisë që më me seriozitet t’i qaset kësaj çështjeje dhe në mënyrë më aktive ta shqyrtoj atë.
    ‘Shpresoj që qeveria i sheh marrëdhëniet ndëretnike si në një nga çështjet më të rëndësishme. Nëse më pyesni nëse i shohin seriozisht, nuk jam i sigurt. Ndonjëherë ndjej se bashkëbiseduesit e mi, njerëzit me të cilët takohem, tentojnë t’i minimizojnë ato. Kuptohet nuk duhet ta paraqesim situatën shumë keq nga se është, por duhet të jemi realist. Problemet ndëretnike në këtë vend nuk do të shuhen nëse i mbyllim sytë pasi ju që jetoni këtu e dini më mirë se unë se ajo është pjesë e historisë. Ndërsa historia tregon se në një shoqëri që është e ndarë, siç është kjo, është e nevojshme vetëm një shkëndijë e vogël që të shkaktoj zjarr të madh. Andaj ftoj qeverinë vërtetë në mënyrë të vendosur dhe serioze të angazhohet rreth kësaj çështjeje para se të bëhet vonë’, ka deklaruar Komisionari i lartë për pakicat në OSBE Knut Volebek
    Ai porositi edhe partitë politike që situatat e këtillë të mos i shfrytëzojnë për pikë politike por të punojnë së bashku për tejkalimin e situatës.
    ‘Ashpër paralajmëroj që kjo të mos paraqitet si problem partiako-politik. Mendoj se është më shumë se aq dhe se do të jetë shumë rrezik nëse partitë politike fillojnë t’i shfrytëzojnë tensionet ndëretnike apo përkatësinë etnike si mjet njëri kundër tjetrit. Kjo mund të jetë shkëndija për të cilën kam folur shumë. Mendoj që në vend të akuzave të ndërsjella duhet të punojnë së bashku dhe të pyeten çfarë mund të bëjmë së bashku që të mos e shndërrojnë këtë çështje në partiake-politike. Ne edhe më tej mund të mos pajtohemi për shumë çështje por nuk duhet ta shfrytëzojmë përkatësin etnike që të arrijmë në pushtet’, ka pohuar Volebek.
    Në raste të këtilla, vlerëson komisionarit Volebek, retorika dhe diskursi i politikanëve ka rëndësi të madhe. Sipas ti, politikanët duhet të dalin së bashku dhe të thonë se këto janë të papranueshme dhe se nuk i përkrahin ato. Gjyltene Rexhallari

    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/123045.html
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Rrihet brutalisht një 15-vjeçar në Shkup

    Publikuar: 25.03.2012 - 19:09

    Shkup, 25 mars - Një djalosh 15-vjeçar është rrahur të dielën në orët e hershme të mëngjesit në stacionin e autobusit “Rekord” në qendër të Shkupit.

    N. V., 15-vjeçar është goditur me grushte dhe shqelma në pjesën e kokës dhe trupit nga një grup të rinjsh të moshës 17-vjeçare.

    Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Qytetit, ku është konstatuar frakturë në hundë, ndërsa më pas është dërguar në Qendrën klinike, raporton Zhurnal.

    Stacioni policor në Qendër ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

    http://kohaditore.com/index.php?page=1,4,92908
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    http://kohaditore.com/index.php?page=1,13,92912

    BDI-së nuk i pëlqen që kosovarët të merren me Maqedoninë

    Publikuar: 25.03.2012 - 20:21

    Prishtinë, 25 mars - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka akuzuar klasën politike të Kosovës se reagimet për situatën politike në Maqedoni po vijnë si pasojë e frustrimeve të brendshme, të cilat pastaj po i nxisin shqiptarët në Maqedoni.

    Xhaferi i ka sugjeruar klasës politike në Kosovë që të merret me veriun dhe me çështje të tjera të brendshme, raporton KTV-ja.

    Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e di se kujt i referohet zëvendëskryeministri Xhaferi, por ka theksuar se LDK –ja e ka përkrahur gjithnjë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kusht për arritjen e stabilitetit në Maqedoni dhe rajon.

    Deputeti i “Vetëvendosjes”, Liburn Aliu ka thënë se është e drejtë legjitime që shqiptarët në Maqedoni të organizohen për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

    KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, por ai nuk ka dashur të japë përgjigje.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  10. #270
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin

    ...dhe kjo deshmon edhe me shume qe shqiptaret e Maqedonise kane nevoj per perkrahjen e Shqiperise dhe Kosoves , se paku ate politike .

    Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e di se kujt i referohet zëvendëskryeministri Xhaferi,
    Sigurisht qe i drejtohet Albin Kurtit , pasi qe ju te tjeret jeni te njejte si ky bythshituri .

  11. #271
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    ...dhe kjo deshmon edhe me shume qe shqiptaret e Maqedonise kane nevoj per perkrahjen e Shqiperise dhe Kosoves , se paku ate politike .

    Sigurisht qe i drejtohet Albin Kurtit , pasi qe ju te tjeret jeni te njejte si ky bythshituri .
    Tjeter kujt nuk ka kuna me ju drejtu , po Albini po ua prish rehatin , po besoj qe pas kesaj deklarate ndjellakeqe te keti personi , duhet te ket shkas qe Albini te punoj edshe me teper, se ma merr mendja qe ua paska leviz temelet ketyre qe e shiten shqiptarin.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  12. #272
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    albin kurti shum kujt ja ka prish thrmelet e tash erdhe ali ammetoviqit nga tetova ky qelbsir

  13. #273
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    albin kurti shum kujt ja ka prish thrmelet e tash erdhe ali ammetoviqit nga tetova ky qelbsir
    Duhet edhe ktyne ali ahmetav me ja lujt dheun nder kembe.Se veq e kan ni rrezikun prej albimit...
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  14. #274
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Sharri-Liburna

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Duhet edhe ktyne ali ahmetav me ja lujt dheun nder kembe.Se veq e kan ni rrezikun prej albimit...
    shpresoj qe shiptaret ne ilirid tash veq kan filluar te zgjohen ngadal dhe dote nderrmarrin akcione kuder hordhive sllavomaqedonase pa i degjuar fare partit politike por kam prit qe dote shfaqet nje levizje si kjo e jona vetvendosje qe ti pri ktyre ngjarjve ne ilirid

  15. #275
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    shpresoj qe shiptaret ne ilirid tash veq kan filluar te zgjohen ngadal dhe dote nderrmarrin akcione kuder hordhive sllavomaqedonase pa i degjuar fare partit politike por kam prit qe dote shfaqet nje levizje si kjo e jona vetvendosje qe ti pri ktyre ngjarjve ne ilirid

    Ne Kosove per fate te mire jane Nderkombetaret EULEKSI , dhe sa do pake mbrone vlerat e demokracise ,sai perket te drejten e levizjeve demokratike popullore .

    Ne qofte se ne Maqedoni nuk do te zgjidhen problemet ne menyre demokratike , ekziston mundesia qe te paraqitet estremizmi islamik ,sepse populli si popull patjeter duhet te mebshtetet diku.

    Fatekeqesishte nuk ka nje revolicionare (levizje shqipetare) ne Maqedoni , qe te shfaqet ne politike dhe ne mbrotje te shqipetareve . Po edhe te kete ,eshte rrezik i madhe sepse partite shqipefolese c'do levizje qe munde te behet ne mbrendesine e popullit ata "shqipefolesit" bashkerishte me shkijet sllave i likfidojne fizikishte .

    Marrim si shembull Tetoven me rrethine ; Ne Tetove po thuaj se gjithe popullata eshte kriminlizuare politikishte dhe ekonomikishte ,sepse po nuk e permban politiken fashiste te shqipefolesave nuk munde te punesohesh ne asnje vende pune ne Maqedoni . Te ashtuquajturat parti shqipetare , e kane trashiguare politiken staliniste -komuniste sllave, sai perket shqipetareve Ne Maqedoni pa dyshim ka diferencim ideopolitik nga vete shqipetaret.,tradite komuniste staliniste .

  16. #276
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin

    Fatkeqesisht ashtu eshte, populli eshte duke kerkuar mbeshtetje dikun ,por nuk eshte duke e gjetur ,po qe se merren masa pa organizim te mirfillt,rezultati eshte zero.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  17. #277
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Policia indiferente ndaj grafiteve nacionaliste maqedonase në Tetovë

    Publikuar: 26.03.2012 - 10:53

    Tetovë, 26 mars - Aktivistë maqedonas mbrëmë në Tetovë janë parë duke vizatuar një grafit me përmbajtje nacionaliste, mirëpo nuk janë ndaluar nga policia, informon agjencia e lajmeve INA.

    Rasti është alarmuar mbrëmë nga Lëvizja “Illyricum Libertas”, aktivistë të së cilës kanë parë një grup të rinjsh maqedonas duke vizatuar grafitin dhe më pas kanë informuar organet e rendit.

    Kjo lëvizje ka shprehur shqetësimin dhe revoltën për shkak të mos reagimit të organeve policore, edhe pse për tre herë ishte paraqitur rasti.

    “Një anëtar i shoqatës sonë kishte vërejtur grumbullin e të rinjve duke vizatuar grafitin ku shkruhej – Makedonija na makedoncite (Maqedonia e maqedonasve) në kryqëzimin e rrugës së Spitalit të Tetovës me komunën. Vetëm 10 minuta më vonë rreth orës 23.40 është informuar policia, por nuk ka pasur reagim. Në ora 00.12 sërish është lajmëruar rasti, por asgjë nuk u ndërmorr. Rreth orës 12 e 15 tre anëtarë të shoqatës janë paraqitur personalisht në Stacionin Policor, zyrën numër 4. Aty i ka pritur një polic (shqiptar etnik), i cili ka qenë krejtësisht i painteresuar dhe ka ndërmarrë masa vetëm pas kërkesës këmbëngulëse tonën. Kemi pritur të shohim paraqitjen e Policisë. Ajo ka mbërritur në vendin e ngjarjes reth orës 12 e 40. Nuk është ndalur tek vendi i ngjarjes, por vetëm ka kaluar me furgonin e Policisë dhe ka vazhduar më tej. Më vonë kemi takuar policët në fjalë duke ngrënë në një shitore ushqimore aty pranë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes “Illyricum Libertas”.

    Kjo lëvizje reagon se si organet e rendit nuk ndërmarrin asgjë lidhur me kapjen dhe ndëshkimin e autorëve maqedonas të grafiteve, përderisa siç thuhet aktivistët e tyre dhe kryetari i “Illyricum Libertas” është në proces gjyqësor për shkak të vizatimit të një grafiti me hartën e “Shqipërisë Etnike”, që çoi në arrestimin nga policia dhe ngritjen e kallëzimit penal për nxitje të urrejtjes dhe cënim të rendit kushtetues.

    “Illyricum Libertas” apelon që urgjentisht të ndërmerren masat për zbulimin e autorëve të këtij grafiti, në të kundërtën bëjnë të ditur se shteti po përdor masa selektive në baza etnike në Maqedoni.

    http://www.koha.net/?page=1,15,92961
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  18. #278
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    http://kohaditore.com/index.php?page=1,13,92912

    BDI-së nuk i pëlqen që kosovarët të merren me Maqedoninë

    Publikuar: 25.03.2012 - 20:21

    Prishtinë, 25 mars - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka akuzuar klasën politike të Kosovës se reagimet për situatën politike në Maqedoni po vijnë si pasojë e frustrimeve të brendshme, të cilat pastaj po i nxisin shqiptarët në Maqedoni.

    Xhaferi i ka sugjeruar klasës politike në Kosovë që të merret me veriun dhe me çështje të tjera të brendshme, raporton KTV-ja.

    Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e di se kujt i referohet zëvendëskryeministri Xhaferi, por ka theksuar se LDK –ja e ka përkrahur gjithnjë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kusht për arritjen e stabilitetit në Maqedoni dhe rajon.

    Deputeti i “Vetëvendosjes”, Liburn Aliu ka thënë se është e drejtë legjitime që shqiptarët në Maqedoni të organizohen për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

    KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, por ai nuk ka dashur të japë përgjigje.

    Stalinisti i poshtert Musa Xhaferovski ,frigohet se dikush po ja prishe rahatine me shkijet sllave. Sherbetore bythelepires,shqipefoles tradhetare i Zjazit . Populli e dine shume mire historine e ketyre ***** shiturve .

  19. #279
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Tetovë: Policia tenton të arrestojë historianin Arben Llalla

    Policia të enjten mbrëma në Tetovë ka tentuar të arrestojë gazetarin dhe historianin Arben Llalla, njëherit bashkëpuntor i rregullt i portalit Shqipmedia.

    Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma në banesen ku jeton Arben Llalla kur grupe të rinj maqedonas rreth moshës 20 vjeçare para banesës ku jeton z.Llalla kanë fyer rëndë Llallën duke e kërcënuar që të braktis Tetovën dhe të ik në Shqipëri. Në fillim i kanë ngacmuar makinën duke shkruar maqedonisht. Sipas Llallës maqedonasit ka disa netë më rradhë që jane solloratull rreth banesës së tij duke ngacmuar me fjalë para banesës së tij mirëpo kulminacioni ka arritur të enjten mbrëma kur Arben Llalla bashkë me të birin 7 vjeçar ka qenë duke u kthyer me makinë në banesë ndërsa e njejta grup maqedonasish kanë filluar me ofendimet dhe kërcënimet ndaj Llallës duke bërë që djali itij 7 vjeçar të friksohet dhe të qajë njëkohësisht të traumatizohet tejmase. Aty ka kaluar edhe nje djalë i ri shqiptar I cili nuk ka mundur të durojë atë që maqedonasit I bejne Arben Llalës dhe djalit të tij 7 vjeçar dhe ka kërkuar që maqedonasit të ndërprejne ofendimet dhe kërcënimet dhe të largohen mirëpo ata nuk kanë dëgjuar apelin dhe ky I fundit ka sulmuar disa prej tyre mirëpo çuditërisht aty dalin në çast dy inspektor civil dhe arrestojnë menjëherë Arben Llallën dhe djaloshin shqiptarë që ka dalë në ndihmë Arbenit dhe djali të tij 7 vjeçar. Në pak minuta arrijnë disa makina të policisë me rreth 20 policë të cilët bënin replika midis policive shqiptar dhe maqedonas për të arrestuar Arben Lllalën. Ndërkohë Llalla paraqitet me telefon tek ambasadori i Shqipërisë dhe këshillave të policëve shqiptar Arbeni nuk arrestohet, por shqiptarin tjetër që ndihmoi kanë vazhduar të mbajnë në stacionin policor .

    Pas kësaj Arben Llalla menjëhërë ka paraqitur rastin në Ambasadën e Shqipërisë ( shtetas i të cilës është ) nga e cila kërkon ndihmë dhe poashtu bën apel për lirimin e shqiptarit tjetër që ka i ka dalën në ndihmë Arben Lallës dhe djalit të tij 7 vjeçar.

    Ndryshe, Arben Llalla është shtetas I Shqipërisë I martuar në Tetovë ku ka edhe një djalë 7 vjeçar. Ka kohë që kërkon nënshtetësinë e Maqedonisë ligjërisht që i takon mirëpo i refuzuar disa herë për kinse person i papërshtatshëm për Maqedoninë. Arben Llalla ështe gazetar dhe historian i njohur njëkohësisht aktivist i madh i çështjes kombëtare shqiptare. Sipas Llalles ky është një skenar i njëjtë si në Gostivar sepse në çast del nga nje ferrë punonjes i policisë civil, ku nuk tregonte bexhin e policisë dhe pas këmbnguljes se Arbenit ai tregon se eshte polic.

    Shqipmedia
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  20. #280
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dhuna kundër shqiptarëve në Maqedoni

    Shkruan: Sokol Bylykbashi

    Shteti maqedonas nuk e ka ndërprerë politikën shtypëse ndaj shqiptarëve me nënshkrimin e marrëveshjes se Ohrit. Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund luftës ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave policoro-ushtarake maqedonase, edhe pas një dekade ka mbetur e pazbatuar. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, decentralizmi, përfaqësimi adekuat dhe zgjidhja e statusit të kategorive të luftës së UÇK-së, janë pikat kryesore që i ka shkelur pushteti maqedonas.

    Qeveria dhe institucionet tjera maqedonase në mënyra të ndryshme po përpiqen që të shtrembërojnë realitetin historik dhe demografik të shqiptarëve në Maqedoni. Pushteti maqedonas në vazhdimësi ka përpiluar projekte tjetërsuese dhe përvetësuese të identitetit kombëtar shqiptar. Nëpërmjet projekteve si Enciklopedia dhe Shkupi 2014, tentohet që shqiptarët t’i paraqes si ardhacakë në vendin e tyre shumëshekullor dhe rrjedhimisht t’i përjashtoj nga antikiteti.

    Shteti maqedonas nuk është ndalur vetëm me projekte skandaloze, ngase në kohën e fundit i ka intensifikuar veprimet kriminale ndaj shqiptarëve. Për një kohë të shkurtër janë vrarë dy të rinj dhe janë rrahur rëndë fëmijë, nxënës e qytetarë shqiptarë. Përveç kësaj, maqedonasit në tubime të ndryshme kanë bërë thirrje për gjenocid ndaj shqiptarëve. Këto krime antishqiptare janë nxitur, projektuar dhe ndihmuar nga pushteti maqedonas, i cili tashmë përkujdeset që të jenë të pandëshkuara. Sa herë që shqiptarët kanë qenë objekt i krimeve, institucionet ndjekëse dhe gjyqësore maqedonase nuk e kanë kryer punën e tyre.

    Faktori politik shqiptar në Maqedoni duke qenë i përçarë dhe i ndarë në pozitë dhe opozitë, nuk mund të mbrojë dhe të përfaqësojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Subjektet politike shqiptare në vend që të veprojnë të bashkuara në mbrojtje të shqiptarëve në këtë shtet, ato e shpenzojnë energjinë politike duke e fajësuar dhe fyer njëra-tjetrën. Cilido subjekt politik shqiptar i cili behët pjesë e një qeverie antishqiptare maqedonase për interesa të ngushta grupore, pashmangshëm do të jetë përgjegjëse për ç’do persekutim që iu behët bashkëkombasëve të tyre.

    Qytetarët shqiptar që jetojnë në shtetin maqedonas, për të qenë subjekt e jo objekt i zhvillimeve politike, duhet që të fuqizojnë qytetarinë aktive. Nëpërmjet veprime formale demokratike të reagimit qytetar, shqiptarët atje duhet që të ballafaqohen me politikën destruktive dhe denigruese maqedonase.

    Organizimi dhe mobilizimi i mirëfilltë qytetar do t’ia pamundësojë autoriteteve maqedonase realizimin e projekteve të padrejta dhe jodemokratike.

    Shqiptarët në Maqedoni nuk do të duhej të kishin statusin e minoritetit, por të kombit shtetformues, për faktin se janë populli i dytë shumicë në këtë shtet. Shqiptarët në Maqedoni duhet të kërkojnë me vendosmëri ndryshime rrënjësore legjislative, të cilat do të mundësonin shpërndarjen e fuqisë së pushtetit në gjithë territorin, me qëllim që të shmanget përqendrimi i pushtetit në një qendër.

    Për më tepër, duhet të kërkohet që të zvogëlohet dallimi socio-ekonomik ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve nëpërmjet menaxhimit dhe shpërndarjes adekuate të resurseve publike.

    Qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë janë shumë indiferente në raport me zhvillimet antishqiptare në Maqedoni. Të dyja qeveritë shqiptare nuk po e kundërshtojnë fuqishëm dhunën e pushtetit maqedonas mbi bashkëkombësit e tyre. Deri me tani maksimumi i qeverive shqiptare për zhvillimet në Maqedoni është reagimi i butë deklarativ.

    Është obligim kombëtar që këto qeveri t’i koordinojnë veprimet e tyre për përmirësimin e pozitës se shqiptarëve në Maqedoni. Për këtë qëllim duhet të kërkohet me ngulmë nga Bashkimi Evropian dhe faktorët të tjerë ndërkombëtarë që t’i bëhet presion Maqedonisë që të heqë dorë nga politika antishqiptare.

    BE-ja e ka një shans të mirë që ta detyroj Maqedoninë t’i përmbush shumë standarde demokratike. BE-ja duhet të kushtëzojë Maqedoninë në rrugën e integrimeve me përmirësimin e pozitës politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •