Close
Faqja 39 prej 103 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 780 prej 2056
  1. #761
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    i vetmi politikan shqiptar te cilin e kam dashur ka qen rugova edhe pse asnjher se kam votu edhe pse kam pas te drejt votimi arsyja se pse e kam dasht ka qen burrnia dhe kurr se ka flliq gojen siq e flliqnin te tjeret dhe sot shumica e liderve te kosoves po e kopjojn rugoven
    bravo ximi..pikrisht edhe une per ket e kam adhuruar,si ai ska me ekzistu me

  2. #762
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Qa je tuj than ,,ju qenkit shka bre mose ma permend at serrbofil"ani edhe shqiptar i madh e quan tu lumt goja,po ai kurre 70 kg si pat arrit tu pi duhan e raki.Ku po jetojke ti o njeri a se ke kuptuar akoma se na shqiptaret e vertet njerzit i vlersojm ne pesh e jo ne burrni akoma si se keni kuptuar se ne gjat jetes per nji personalitet i japim verzionet e pa qendrueshme 10 vjet nese eshte i mir 10 vjet duhet te vlersohet si i keq po edhe shqiptaret ne gjdo 10 vjet ndryshojn para 10 vjete hashimi ishte zoti i shqiptareve flas per 50 perqindeshin tash esht djall,hajn ndoshta edhe ata vet shqiptaret jon ne rrotacion her patriot her tradhtar tani si perqindje jemi ne vitet e mbrapshta.
    Cka je ka thu bre pashe Zoten?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #763
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    i vetmi politikan shqiptar te cilin e kam dashur ka qen rugova edhe pse asnjher se kam votu edhe pse kam pas te drejt votimi arsyja se pse e kam dasht ka qen burrnia dhe kurr se ka flliq gojen siq e flliqnin te tjeret dhe sot shumica e liderve te kosoves po e kopjojn rugoven
    Vella me te vertet me ke deshperuar me kete komente,po me thuaj more vella se cfare ka punuar rugova per Shqiptaret?
    Ky ka qen anti kombetar dhe anti fetar.

    Me t'mira
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #764
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Vella me te vertet me ke deshperuar me kete komente,po me thuaj more vella se cfare ka punuar rugova per Shqiptaret?
    Ky ka qen anti kombetar dhe anti fetar.

    Me t'mira
    nuk kam koh me tu pergjigj me shum ajo qe ka be per kosoven ka qen se i ka tregu botes qe ne kosov ka shqiptar dhe shum shtete e kan njoft kosoven permes rugoves
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  5. #765
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    nuk kam koh me tu pergjigj me shum ajo qe ka be per kosoven ka qen se i ka tregu botes qe ne kosov ka shqiptar dhe shum shtete e kan njoft kosoven permes rugoves
    Vellacko,mos thuaj nuk kam kohe,por thuaj nuk kemi fakte qe Rugova ka punuar ne te mire te popullit tone,pse nuk keni?sepse nuk egzistojne,pse nuk egzistojne?sepse ai nuk ka punuar ne te mire te popullit tone,dhe per kete arsye nuk ka fate qe Rugoviqi,ka punuar ne te mire te Kombit tone.

    Me t'mira
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #766
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Hysen Ibrahimi: NË MUNGESË TË KRYETARIT DR. IBRAHIM RUGOVA

    Nga Hysen Ibrahimi

    hysen_ibrahimiFatkeqsisht edhe historia e ardhshme e figurave kombëtare shqiptare të përmasave që krijojnë filozofi politike siq ishte Kryetari Rugova, nuk shifet e afërt dhe as që duken në horizont, filozofi e cila kishte me ju pri në zgjedhjen e fateve tragjike të situatave të

    ndërlikuara politike të Kosovës që shumë herë futen në rrugë pa krye dhe zgjedhjet janë fatale. Tani shofim vetëm horizontin e krizave që priten mbrenda natës, shofim gjuhën e byrokracisë politike, militantizmin, etjen për pushtet pavarësisht dëmit i cili mund t’i vije vendit.

    Fatkeqsisht edhe historia e ardhshme e figurave kombëtare shqiptare të përmasave që krijojnë filozofi politike siq ishte Kryetari Rugova, nuk shifet e afërt dhe as që duken në horizont, filozofi e cila kishte me ju pri në zgjedhjen e fateve tragjike të situatave të ndërlikuara politike të Kosovës që shumë herë futen në rrugë pa krye dhe zgjedhjet janë fatale. A thua vallë se si do të sillej kjo udhëheqje apo qeverisje po të ishte nën totalitarizmin e sistemit serb e cila e mbizotëroj shoqërinë tonë gjatë viteve 1989-99. A do të arrinin të kanalizojnë rrugëtimin e filozofisë politike duke e parë si shpëtim të vetëm nga një spastrim etnik dhe masakër masive sikurse që e bëri pushteti i shkjaut, shkurt a do të gjenin kjo qeveri dhe këta njerëz dalje?! Jo! Në këtë kontest m’u kujtuan shumë situata tejet të ndërlikuar kur Kryetari Rugova dinte të vepronte ende pa vepruar serbia. I lexonte planet e saj ende ajo pa i vu në veprim makinerinë e saj shfarosëse. Dinte t’i zgjidhte dhe t’u jap kahje. Ai asnjëherë nuk e shiqoj interesin e vet personal apo partiak, por gjithëherë ate kombëtar. Shumë figura politike aludojnë se janë në rrugën dhe filozofinë politike të tij !? Të respektosh dhe t’a keshë idol një figurë aq të madhe siq ishte Dr. Ibrahim Rugova, duhet respektuar edhe ideologjinë e tij filozofike, sjelljet e tij, shkrimet e tij, veset e tij, si psh: Ai asnjëherë nuk u muarr me punë të kota, ai asnjëhrë nuk e ofendoj askend, ai asnjëherë nuk shkruajti për asnjë njeri as të vetmen fjalë fyese, ai asnjëherë nuk u muarr me ata që e ofenduan, e shajten, tentuan edhe që t’a likujdojnë fizikisht. Jo, ai nuk u muarr me të tilla punë, sepse nuk i premtonte koha, sepse vetes i kishte dhënë për detyrë vetëm pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ta duash Dr. Ibrahim Rugoven, së paku duhet të sjellesh si ay, apo fundi i fundit duhesh argumentuar me vepra. Së paku duhet të tentosh që me vepra tuaja t’a respektosh, duke mos ofenduar, duke mos trilluar, duke mos shkruajtur asnjë fjalë fyese për shqiptarë se mjaft po shkruajnë sllavët çka është zi e ma zi për kombin Shqiptar, bile ne mos të u’a ndihmojmë. Të gjejmë rrugën e prosperitetit dhe të ndihmojmë në zgjedhjen e problemeve kombëtare, me fjalë të tjera të jemi konstruktiv dhe parimor. Prandaj, edhe po futem në temë.

    Çdo ditëlindje e Kryetarit Rugova, na kujton lindjen e një njeriu të madh, por që e kujtojmë për çdo ditë sepse mungon teoria e zgjedhjes së krizave politike, mungon vëzhgimi kritik i politikave shoqërore, atyre ekzistuese dhe të dyshimit për rreshtimin e drejtë të forcave në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Sot qeverisjes në Kosovë i duhet politika konkrete e jo diskutime apstrakte teorike që aspak nuk janë as për së afërmi për zgjedhjen e problemeve krijuese aktuale, siq janë papunësia, shkenca, kultura, sovraniteti dhe lobimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Disi më tepër janë përqëndruar në marrjen e pushtetit, se sa në arritjen e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Shtrohet pyetje, se a mundet kjo qeverisje që mos të dal para opinionit me deklarata që gjuajnë në ajrë, ku asnjëherë nuk qëlluan në shenjë ?! Janë duke dëshmuar me veprat e tyre se janë me pikëpamje të ulët të intelegjencës, tejet të papërvojë dhe në vetvete përmbajnë një dozë të radikalizmit, gjë që kur je në qeverisje kjo as që guxon të ndodhë. Diçka duhet kuptuar kjo Qeveri, se nuk është si të jeshë në pozitë, si të jeshë në opozitë. Rolet janë krejtësisht të kundërta, sepse përgjegjësitë e të gjitha politikave si të atyre në arritje pozitive po ashtu edhe të dështuara, i mbanë pozita. Prandaj janë këto koncepte të skajshme të cilat nuk duhet aktualizuar pa bërë një matje mikroskopike jo vetëm gjatë periudhës së krizave por edhe gjatë gjendjes së normalitetit për të dëshmuar pjekuri dhe maturi udhëheqëse. Siq shifet kjo po mungon në qeverisjen aktuale.

    Roli i kësaj Qeverie nuk shifet se është aspak prosperues, përkundrazi është konzervativ dhe këtë mund t’a vlerësoj secili individ i cili përcjellë punën e saj, sepse shifet qartë se nuk është asgjëkundi për të prosperuar në vleratë e caktuara historike, por është e përqëndruar në skajshmërinë e mbajtje afër vetes intelegjencen që i përket filozofisë militante partiake, dhe që nuk kundërshton apo reagon me të drejtë në asnjë moment ! Thënë shkurt, është krijuar përshtypja se kjo qeverisje ka krijuar një monark dhe të gjithë duhet sjellur rreth tij dhe të veprohet si thot ay ! A thua vallë me këtë politikë, a mund të arrihen synimet tona substanciale kombëtare !? Ky dyshim shfaqet tek opinioni që posedona atribut të vlerave të ndershme që e karakterizon at pjesë të intelegjencës, e cila vërtetë angazhohet për idenë e interesit për Kosovën dhe qytetarët e saj, për ide të vërteta të konsiderueshme, të përhershme që duhet realizohen në jeten konkrete të qytetarëve të cilët janë duke vuajtur të zitë e ullirit edhe për kafshatë buke, këtë po e shofim fatkeqësisht përmes televizioneve shqiptare.

    Tani shofim vetëm horizontin e krizave që priten mbrenda natës, shofim gjuhën e byrokracisë politike, militantizmin, etjen për pushtet pavarësisht dëmit i cili mund t’i vije vendit, dhe nëpër shtypin e përditshëm shofim dhe lexojmë titujë dhe nëntituje se çdo kush kritikon vend e pavend, pa bërë analizë të thellë, pa pasur një kod kritik. Është koha që klasa intelektuale shqiptare dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të gjejnë një rrugë, model për të krijuar instrumenta për dalje nga kjo krizë e thelluar por që mbanë një fasadë të kualicionit, për të mos mbetur mbrapa në përmbushjen e standardeve për integrimin e vendit në EU dhe NATO. Prandaj, për çdo ditë e kujtojmë të madhin DR. IBRAHIM RUGOVA.

    Bekimi qoftë mbi shpirtin tëndë o i madhi President RUGOVA.

  7. #767
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Dr.Ibrahim Rugova ishte vizionari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

    Naim-KELMENDIShkruan: Naim KELMENDI

    Dhe, jehona e kësaj figure, jo vetëm për kauzën tonë kombëtare, por edhe më gjerë, do të reflektojë dhe do të zbërthehet edhe për të ardhmen,në mënyrën më meritore nga shumë aspekte. Kjo meritë i mbetet kohës. Ai e ka krijuar Epokën e Tij, që në historinë më të re të Etnisë sonë,do të shquhet si, “Epoka e Ibrahim Rugovës”.

    Atëbotë më 1989, kur u vu në krye të lëvizjes së atëhershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës,duke u zgjedhur kryetari i saj,ai mori timon e drejtimit të kësaj partie,duke e drejtuar drejt arritjes së synimeve të larta politike për çlirim nga okupimi klasik serb i atëbotshëm. Ai,në kohën kur u gjend në krye të lëvizjes së quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës,mbase është kritikuar nga shumë bashkëkohës dhe intelektualë të tjerë dhe nga rryma të caktuara,që çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, e shikonin përmes rrugëve të tjera, por që në të vërtetë nuk e kishin forcën e duhur për arritjen e qëllimit.

    Disa, nga bashkëpunëtorët, që në fillim,por disa edhe më vonë,në rrethanat e atëhershme nën regjimin e egër serb,mbase edhe iu larguan,ndoshta nga mosbesimi se mund të shkonte aq larg në realizimin e qëllimeve dhe objektivave historike ,por edhe ndoshta se filluan të shikonin ndryshe dhe nuk pajtoheshin me rrugën e tij të zgjedhur.

    Ai, për rrethanat e atëhershme,kishte zgjedhur mënyrat dhe format e ecjes dhe demaskimit të politikës së dhunës dhe represionit serb mbi shqiptarët,me mjete paqësore dhe të jo dhunës. Ai,arriti të sfidoi në masë të madhe tërë strategjinë dhe organizimin disavjeçar të Serbisë,e që mund të prodhonte masakër të madhe mbi shqiptarët atëbotë.

    ”Jo,një fitore e Pirros”,nuk na duhet, thoshte saherë presidenti Rugova, ose “Kosova nuk na duhet pa njerëz”,ose “Serbia po përgatitet për një masakër të madhe në Kosovë”,e thoshte saherë në ish-konferencat e shtypit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Ai, atëbotë i pati thënë edhe presidentit Tugjman, se ti vazhdo në rrugën tënde,ngase ne i dijmë punët tona me Serbinë, sepse ne nuk jemi të përgatitur për luftë me Serbinë.Kështu iu kishte përgjigjur atëbotë Franjo Tugjmanit, kur veç Serbia, pas Sllovenisë,ia kishte filluar luftës edhe me Kroacinë.

    Ai,duke qenë vizionar,dhe duke e ditur se tragjedia e luftës mund t’i sillte pasojat më të paparashikueshme popullit shqiptar të Kosovës, ngase për këtë, Serbia veç ishte e përgatitur me kohë, e zgjodhi rrugën e politikës joviolente për arritjen e qëllimeve politike. Në rend të parë bëri ndërkombëtarizimin e çështjes së pazgjidhur të Kosovës.

    Ai,me politikën vizionare të tij,arriti që atëbotë ta bënte dele të zezë,Serbinë në Ballkan. Atëbotë, përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës, u arrit që të bëhej shpallja e Deklaratës Kushtetuese me 2 korrik 1990, pastaj më 7 Shtator të atij viti, Kushtetuta e Kaçanikut, sikur edhe më 1991, Referendumi për Pavarësi.

    Mbase këto edhe duhet të mbeten si aktet themelore të shtetësisë, për kujtesën e brezave.

    U arrit gjithashtu që të organizohej edhe sistemi i arsimit,duke përjashtuar planprogramet e Serbisë,por me planprogramet e Republikës së Kosovës. Pastaj u organizua gjithashtu edhe sistemi i shëndetësisë dhe kështu me radhë. Edhe pse në botë kjo quhej “schatëll diplomacy”, rruga me mjetet e zgjedhura të kësaj diplomacie rugoviane, veç kishte krijuar filozofinë e të menduarit dhe të vepruarit ndryshe,pra jashtë çdo sistemi të juridiksionit të pushtetit serb.

    Mbase kjo edhe shtronte terren të mirë te bashkësia ndërkombëtare për përkrahjen e saj të mëvonshme,ashtu sikur edhe ndodhi më vonë nga SHBA-të dhe me bombardimet e NATO-s më 1999. Që në fillim,lideri i lëvizjes së atëhershme, më të madhes në vend, dr. Ibrahim Rugova u drejtua pikërisht në SHBA, për të arritur përkrahjen për Kosovën,dhe në vendin.

    Kampionen e lirisë dhe demokracisë njerëzore,e gjeti përkrahjen politike, dhe nga këtu edhe përkrahjen e botës demokratike perëndimore.

    Mbase kjo edhe ishte një fitore e madhe e politikës vizionare të politikës rugoviane të kohës. Dhe, pikërisht për këtë edhe ka thënë përgjatë tërë jetës së tij,edhe pas çlirimit të Kosovës, që shqiptarët duhej të kenë miqësi përmanente më SHBA-të.

    Politika e mençur e udhëhequr për dekada me radhë nga dr. Ibrahim Rugova, edhe pse nën sundimin e egër serb, arriti që ta demaskonte politikën e apartheidit që Serbia ushtronte përmbi shqiptarët e Kosovës, pra mbi një popull të tërë duarthatë dhe të pambrojtur, duke e privuar nga çdo e drejtë elementare për jetë dhe ekzistencë.

    Edhe pse kjo vijë politike, nuk ka mbetur pa u kritikuar, në periudha të caktuara,nga grupe dhe dhe rryma tjera brendashqiptare, politika vizionare dhe largpamëse e dr. Ibrahim Rugovës, ishte ajo që ia shtroi terrenin diplomatik dhe përkrahjen ndërkombëtare edhe luftës së UÇK-së,pa të cilën përkrahje,pra pa ndihmën e NATO-s,vështirë se mund të arrihej çlirimi i Kosovës nga okupatori serb. Ai çdoherë e ka potencuar,duke i treguar atëbotë edhe botës demokratike,se “Serbia po përgatitet për një masakër të madhe në Kosovë”.

    Dhe,kjo vërtet ka ndodhur më vonë gjatë luftës më 1998-1999, kur ushtria dhe policia serbe ushtruan masakra të mëdha anë e kënd Kosovës mbi popullatën e pambrojtur. Edhe pse Marrëveshja e Dejtonit, Kosovën e kishte lënë jashtë, prapë se prapë Bashkësia Ndërkombëtare, më në krye SHBA-të nuk e ka lënë Kosovën, pa përkrahjen e saj, dhe më vonë kjo do të ndodhi në konferencën ndërkombëtare të Rambujesë në Francë.

    Aty, mbase edhe u nënshkrua fati i Kosovë dhe kapitullimi i Serbisë. Ishin bombardimet 78 ditëshe të NATO paktit që e gjunjëzuan përfundimisht Serbinë,duke e dëbuar ushtrinë dhe policinë vrastare të saj nga Kosova. Ishte edhe lufta heroike e UÇK-së që dha shembullin e vet në çlirimin e Kosovës, por pa aleancën e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, të jemi realistë, mbase do të bëhej Kosova një Jerusalem i dytë, dhe vetëm një zot mund ta ketë ditur se kur do të çliroheshim.

    Meqë qershori i vitit 1999 do të shënoi largimin e forcave serbe, ushtrisë, policisë dhe njësive paramilitare nga Kosova, në anën tjetër do të shënojë për historinë më të re të Kosovës, çlirimin definitiv të Kosovës nga okupatori serb.

    Edhe pse UÇK-ja, kishte përfaqësuesit e saj në Rambuje, dhe atëbotë pas fitorës së luftës, me ndihmën e aleancës së NATO-s, pas lufte do të formohet Qeveria e përkohshme nga njerëzit e UÇK-së, por jo shumë jetëgjatë, ngase tashmë nën protektoratin ndërkombëtar, ashtu siç e kishte kërkuar dr. Ibrahim Rugova,që Kosova të vihej nën protektorat, më vonë u organizuan zgjedhjet e para nacionale, e nga të cilat edhe dolën institucionet demokratike, por edhe dr. Ibrahim Rugova u zgjodh poashtu president i Kosovës, nga Parlamenti.

    Edhe pse vetë, kishte përjetuar “shkuarjen “peng, që në kohë lufte,në Beograd, ngase ishte okupuar me tërë familjen nga policia serbe, dhe me dinjitet po ndante kështu fatin me popullin e vet në ato momente të rënda, dhe më pas edhe largimin e tij për sa kohë në Itali, më vonë, dr. Ibrahim Rugova,dhe LDK-ja në krye të së cilës ishte ai,do të jetë bindshëm fituese në të gjitha zgjedhjet demokratike në vend, si për zgjedhjet nacionale si për zgjedhjet lokale.

    Kjo aureolë e fitores, në secilat zgjedhje demokratike, do ta përcjellë LDK-në, në krye me liderin e saj historik,dr. Ibrahim Rugova,ngase populli i Kosovës po ia shpërblente kështu dashurinë dhe përkrahjen ndaj tij dhe ndaj politikës vizionare që ai udhëhoqi në krye të LDK-së, më se gjashtëmbëdhjetë vjet, pra që nga koha e pushtimit serb dhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

    Edhe pas pavarësimit të Kosovës, por edhe përgjatë tërë udhëheqjes së Tij, dr. Ibrahim Rugova përbënte formatin e një diplomati dhe burrështetasi të kalibrit botëror, kudo dhe kahdo i respektuar dhe i lavdëruar për meritat e tij prej udhëheqësi,jo vetëm shpirtëror, i popullit të vet, por edhe ideologu të lëvizjes paqësore politike. Këtë e arriti vetëm me primatin dhe formatin që përbënte personaliteti poliedrik i tij,e që te populli shqiptar, kishte krijuar me kohë, kultin e vet, i cili kult mbeti i pathyeshëm deri në vdekjen e tij më 21 Janar 2006.

    Edhe ceremonia e ditëvarrimit të tij, ishte një aureolë në vete, duke mbledhur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë mjaftë burra shtetesh,diplomatë botëror,miq të pavarësisë së Kosovës.

    Dhe, jehona e kësaj figure,jo vetëm për kauzën tonë kombëtare, por edhe më gjerë, do të reflektojë dhe do të zbërthehet edhe për të ardhmen,në mënyrën më meritore nga shumë aspekte. Kjo meritë i mbetet kohës. Ai e ka krijuar Epokën e Tij, që në historinë më të re të Etnisë sonë,do të shquhet si, “Epoka e Ibrahim Rugovës”.

    Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS

  8. #768
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Bill Clinton dhe "Guri i kristaltë i Rugovës"

    Nga Enver Bytyqi

    Dërgoi për TSh Agim Gashi

    Enver Bytyqi

    Presidenti i 42-të Amerikan, Bill Clinton, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ai e nisi përshëndetjen e Tij duke kujtuar Presidentin e Parë dhe Historik të vendit, Ibrahim Rugovën. Përmbledhtas Ai iu referua themeluesit të shtetit të Kosovës me këto fjalë: “Dua ta përkujtoj ish-Presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kujtoi dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysëm kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugovës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidneti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i kristaleve të papërpunuara. Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihëmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë” – kujtonte Presidenti Clinton këtë episod me Presidentin Historik të Kosovës.
    Nuk jam i sigurt nëse një pjeë e deputetëve të atij kuvendi ndjeheshin të qetë e aq më pak krenarë, kur i ftuari i nderit nga Amerika mike u kujtonte atyre se “Rugova është gur themeli për shtetin dhe popullin e Kosovës”. Nuk mund të ketë simbolikë tjetër ajo që Clinton u thoshte parlamentarëve tanë: “Ai gur kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin “Guri i Rugovës”.
    Dukej sikur Clinton, heroi i luftës së Kosovës, kishte ardhur në Prishtinë për t’u kujtuar shqiptarëve se krahas Tij duhej nderur e respektuar në të njëjtën masë, në mos më shumë, Ai që mbeti në Kosovë “Gur prove dhe i palëvizshëm”, Ibrahim Rugova. Dukej sikur Bill Clinton e ka pikasur të vërtetën e hidhur që “shqiptarët shpesh herë shndërrohen në servilë ndaj të huajve, si për të sfiduar figurat e veta historike, të cilët janë të krahasueshme në vlera dhe në ide me personalitetet më të mëdha të botës së qytetëruar. Dukej sikur presidenti Clinton kishte lexuar te shumë prej elitës politike dhe intelektuale të shqiptarëve prirjen shkatërruese për mohimin e vetvetes, pra të atyre vlerave, të cilat bota tjetër rreth nesh i sajon, i vjedh, i reklamon edhe pse për një mijë vjet flejnë nën tokë.
    Nisja e fjalimit me Ibrahim Rugovën nuk ishte rastësi. Clinton e ka ditur faktin se në atë sallë ishte dhunuar fotografia e Presidentit Historik të Kosovës. Ai e ka njohur faktin se në atë sallë ka deputetë “përfaqësues të popullit” të Kosovës, të cilët e kishin vënë atë në listat e zeza ose ia kishin kallë simbolet dardane me mallkimin: “Nëse pavarësinë na sjell Rugova, ajo mos ardhtë kurrë”. Iu referova në këtë rast një deputeti të AAK.së.
    Në një farë mënyre Clinton, të cilit me të drejtë i përulet çdo shqiptar, kishte ndërmend të vendoste në vend nderin e njeriut që promovoi Kosovën në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha kancelaritë euro-atlantike. Kur Presidenti Amerikan hodhi firmën dhe urdhëroi sulmet e NATO-s kundër fuqisë ushtarako-policore serbe, Ai i ishte bindur fuqisë së argumentuese dhe vlerave imponuese që mbronte presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Këtë të vërtetë Ai e përmendi dje në sallën e parlamentit, kur tha se në takimin me Rugovën kishte thënë se (Clinton) është lindur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas, “Atëherë Ai (rugova) më tha se duhet të na ndihëmosh”. Në fjalimin e Tij Clinton i referohet takimit të majit të vitit 1998. Madje tekstin e kishte ndërtuar në formën e kujtimeve dhe shprehet se “Presidenti Rugova më tha…”, duke kujtuar se ky emërtim për Rugovën ruhej ato kohë në ëashhington, kur në Tiranën zyrtare dhe në disa qendra të diasporës shqiptare bëheshin plane dhe tentativa për ta eleminuar jo vetëm politikisht.
    Me fjalimin e Tij në Parlament Bill Clinton u tha shqiptarëve se Ai nuk është heroi i vetëm i popullit të Kosovës. Krahas Tij qëndron edhe Ibrahim Rugova. Presidenti Amerikan i viteve të luftës në Kosovë u tha gjithashtu udhëheqësve të Kosovës se “Kosova dhe SHBA-të e kanë themeluar miqësinë e përhershme midis tyre atëherë kur në krye të këtij vendi ishte vënë heroi shqiptar i Kosovës martire, Ibrahim Rugova”.
    Mesazhi i Clinton ishte i thjeshtë dhe i qartë: “Respektoni vetëveten, pra njeriun që vendosi gurin e themelit të këtij vendi të lirë e të këtij shteti të pavarur, pastaj më respektoni dhe mua”. Dhe në praktikën e njerëzve të mëdhenj këto mesazhe janë të natyrshme, të njerëzishme e të sinqerta. Bill Clinton nuk ka atë integritet zvarranikësh, të cilin e kanë shumë prej udhëheqësve shqiptarë, që të ngazëllehej nga respekti që i bëhej në Prishtinë, ndërkohë që këta udhëheqës ngurojnë t’i përmendin emrin atij që ka meritën e padiskutueshme për atë që ka ndodhur në Kosoë, për lirinë e saj, për çlirimin e saj dhe për pavarësinë e saj.
    Kam lexuar në shtypin shqiptar të Kosovës shumë artikuj, shumë komente, me alegori talljesh për Rugovën, kam lexuar akuza dhe shpifje të llojllojshme, të cilat nxijnë faqet e internetit dhe faqet e gazetave në gjuhën shqipe. Por nuk kam lexuar asnjë rrjesht të tillë p.sh në gjuhën gjermane, megjithëse janë me qindra ekzemplarët e gazetave e të librave që kam kaluar nëpër duar. Dhe shgarravinat në faqet e shtypit të ndotur shqiptar i shkruajnë dhe promovojnë ajo pjesë e politikës dhe inteligjencies shqiptare, e cila ka mbushur shtypin perendimor me bëmat dhe veprat e tipit mafioz, duke ndotur nderin dhe dinjitetin e të gjithë shqiptarëve.
    Bill Clinton u dha një mësim të merituarkëtyre burravecëve, përfshirë dhe kategorinë e shërbëtorëve të armiqve të shqiptarëve. Nuk e di si do të ndjehet pas atyre vlerësimve të Bill Clinton për Rugovën p.sh Paskal Milo. Nuk e di ku do t’i shesë ai, përveçse në Athinë e në Beograd, shpifjet dhe trillimet e veta kundër veprës dhe autoritetit të Presidentit Historik të Kosovës.
    Por presidenti i Luftës në Kosovë, Bill Clinton, u dha mesazhin e duhur gjithashtu udhëheqësve të Kosovës. Ai ndjehej i nderuar dhe krenar me shumë gjëra që janë bërë në Kosovë. Por duket se është ndjerë keq kur nuk ka gjetur një memorial, një bust, një monument, një mauzeloum që t’i kushtohej Atij që themeloi dhe udhëhoqi Kosovën e re, Kosovën e lirë për njëzet vjet radhazi, Atij që i dha botës vizionin dhe përceptimin e duhur për zgjidhjen e çeshtjes sonë nacionale shqiptare, Atij që në përmasa të jashtëzakonshmes përdori fuqinë e mendjes e të vendosmërisë së pashoqe për ta sjellë vendin te pavarësia që gëzon sot. Bill Clinton do të donte që para se të merrte pjesë në përurimin e monumentit të Tij, të kishte vënë një tufë me lule tek monumenti i Ibrahim Rugovës. Duke mos e patur këtë mundësi për shkak të mungesës së vullnetit politik për ta nderuar heroin e lirisë e të pavaësisë së Kosovës me një monument madhështor, Clinton përdori foltoren e parlamentit për t’i bërë nderet ish-mikut të tij të idealit, Ibrahim Rugova.
    Bill Clinton na ka dhënë një mësim dhe një thupër të hollë. Na ka kujtuar se duhet të shkëputemi nga vesi i keq i mohimit të vlerave që kemi, duhet të heqim dorë nga xhelozia, makutëria dhe egoizmi ynë i shfrenuar. Ai na tha se doni, s’doni ju, bota e civilizuar ju njeh vetëm nga “Guri i kristaltë Rugovës”. Më nderoni apo nuk më nderoni ju, e vërteta është se “mua më bindi Rugova që të firmos sulmet e NATO-s kundër Serbisë”.
    “Kosova nderoi heroin e vet”, shkruanin gazetat e Prishtinës sot. Po. Kosova e nderoi heroin e saj, Bill Clinton. Dhe Ai meriton të nderohet e respektohet. Madje edhe për shkak se ky hero i përkujtoi Kosvës dhe institucioneve të saj se Ai nuk është i vetëmi dishepull i saj. Fatkeqësisht ne jemi këta që jemi. Ne përulemi deri në thembrën e këmbës për këdo, që mund ta përdorim si karem politik. Secili kur sheh që nderohet aq meritueshëm Bill Clinton, gëzohet e mallëngjehet. Por kur shohim sesi tentohet të shpërdorohet për kapital politik vetjak ose prtiak nderimi dhe respekti për Clinton, atëherë trishtohesh. Aq më shumë zgënjehesh e dëshrpohesh kur sheh se si “dëbohet” prej nesh Ai, të cilin e ka lindur nëna Sofë vetëm një herë në historinë e kombit tonë. Dy qëndrime të kundërta thjesht për shkak të karakterit tonë, të formimit tonë, të qenies sonë sa servile aq edhe inatçorë.
    Bill Clinton e ka njohur tashmë këtë realitet të hidhur ndër ne. Ai tregoi se vetëm një personalitet, vetëm një udhëheqës i përket universit shqiptar e atij botëror. Dhe ky personalitet e udhëheqës quhet Ibrahim Rugova. Pas 50 a 100 vjetësh, kur shoqëria jonë të emancipohet e të arrijë në shkallën e kulturës amerikane, atëherë brezat që do të kenë ardhur në jetë, do të qeshin me ne, do të tallen në mënyrën më të merituar për brezin tonë, që dijmë të servilosemi deri në zvarritje, por nuk dijmë të respektojmë vetëveten.
    Presidenti Amerikan, Ai që ka pritur e përcjellur me qindra e mijëra udhëheqës të globit, për shumicën prej tyre nuk kujtohet as deri te emri. Për Ibrahim Rugovën Ai ruan detaje të këndshme, të cilat kishte mundur t’i impononte vetëm Një, vetëm Ai që gjithë jetën e vet iu përkushtua lirisë së Kosovës e të shqiptarëve. Injorantët që hiqen si të zgjuar e kanë anatemuar me sarkazmë faktin q Rugova u dhuronte personaliteteteve të botës gurë të kristaltë prej dheut të Kosovës, siç janë përpjekur ta përçudnjnë idenë e Tij për simbolet e shtetit të Kosovës. Tash shqiptarët kanë rastin të dallojnë qartë se sa larg Rugovës qëndrojnë këta mjeranë, të cilët mendojnë se lartësohen vetë, duke rrënuar veprën historike të Presidentit Historik të Kosovës. Se kështu jemi ne shqiptarët: Duhet që të huajt të na kujtojnë kur gabojmë dhe kur nuk duhet të gabojmë. Mgjithatë është fat i madh që kemi miq të sinqertë, si Bill Clinton, i cili na qortoi me finesë, duke marrë si referencë të vetme për Kosovën, Yllin e saj të papërsëritshëm, Presidentin Historik dhe Heroin e Kosovës martire, Ibrahim Rugovën.
    Botuar në gazetën “Bota sot” më 03-04.11.2009

  9. #769
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Edhe serbia se ka dashte Rugoven?

  10. #770
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Edhe hasa po e vazhdon rrugen e himes!

    Ju japi komuna e traktora e pozita ne qeveri , besa kontraband të lirshëm!

    Vin shkijet në mes të Kosoves , pa u pengu pi kujt e shajn e kercenojn me vdekje shqiptarët , ky , si edhe ai "i pari" e fut bishtin ndërmjet komve .
    Leh vetëm atëher kur shkijet e kryn punen e vet e shkojnë!
    A e mban kush mend sa lehke edhe hima nëp¨re konferenca shtypi , aaaappapa i pat bo cop shkijet!

    Edhe hasa i mbyti krejt , me te mira , se qeshtu kan qef serbija dhe umniku e eulexi.


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E KY I KONUMI I GOVNES , LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  11. #771
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    arb
    sna tregove meselen e terrnaves
    qe skishe pas dit mier shqip ta shqiptosh
    ne nji postim tjeter
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #772
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    arb
    sna tregove meselen e terrnaves
    qe skishe pas dit mier shqip ta shqiptosh
    ne nji postim tjeter
    Cka me te tregu.

    Trnava e Taci hajne ne nje sahan. Ti e din ma e mire...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  13. #773
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Shkiet dhe enveristet komunist e urrejten Rugoven.Sa per shkie skemi qka flasim.Jane race e felliqte,dihet ajo edhe eshte dokumentuar.E sa per komunistet e flliqte dihet mirepo ende ka njerez te tille qe perkrahin ide perqarese te enveristëve dhe kamikazëve serbë në shoqerin shqiptare dhe median shqiptare.
    Ju qe flisni kunder Rugoves shiqoni a keni ndonje nga keto tiparet me poshte.Deri vone eshte menduar se komunistet jane ideologji,mirepo ata jane racë.Dhe ate race e felliqte.Karakterizohen me :

    1.Paraqiten me pseudonime (e fshehin identitetin dhe origjinën).
    2.Fjalën popull nuk e lëshojnë nga goja. Çdo gjë e bëjnë në emër të tij.
    3.Relativizojnë mizoritë e Enver Hoxhës dhe nuk distancohen prej tij.

    4.Pa përjashtim janë injorantë. Janë intolerantë në bisedë. Kur u flet nuk të dëgjojnë fare, por ripërsërisin të njëjtat parulla si kasetofon.
    5.Përpilojnë lista të padëshiruarish.
    6.Përpilojnë lista tradhëtarësh.
    7.Dyshojnë në çdo njeri.
    8.Organizojnë atentate ndaj kundërshtarëve politikë.

  14. #774
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Ky eshte forume ku secili,kem te drejte ti japim mendime tona.
    Ty dhe askujte,nuk duhet ti mbete hatri,nqs te kundershtojne lidhje,me fen,politiken,ekonomin,etj.
    Ti ne qoftese done te mbroshe rugoven,atehere mbroje me argumente,e jo me fyrje e sharje,sepse me ato nuk arrin askunde,perkunderazi,ti vetem sa je duke e deshmuar papjekurin tende,per te biseduar,me dikend.Nejse sidoqofte le te mbetet ne ndergjegjejen e secilit.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  15. #775
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Shkiet dhe enveristet komunist e urrejten Rugoven.Sa per shkie skemi qka flasim.Jane race e felliqte,dihet ajo edhe eshte dokumentuar.E sa per komunistet e flliqte dihet mirepo ende ka njerez te tille qe perkrahin ide perqarese te enveristëve dhe kamikazëve serbë në shoqerin shqiptare dhe median shqiptare.
    Ju qe flisni kunder Rugoves shiqoni a keni ndonje nga keto tiparet me poshte.Deri vone eshte menduar se komunistet jane ideologji,mirepo ata jane racë.Dhe ate race e felliqte.Karakterizohen me :

    1.Paraqiten me pseudonime (e fshehin identitetin dhe origjinën).
    2.Fjalën popull nuk e lëshojnë nga goja. Çdo gjë e bëjnë në emër të tij.
    3.Relativizojnë mizoritë e Enver Hoxhës dhe nuk distancohen prej tij.

    4.Pa përjashtim janë injorantë. Janë intolerantë në bisedë. Kur u flet nuk të dëgjojnë fare, por ripërsërisin të njëjtat parulla si kasetofon.
    5.Përpilojnë lista të padëshiruarish.
    6.Përpilojnë lista tradhëtarësh.
    7.Dyshojnë në çdo njeri.
    8.Organizojnë atentate ndaj kundërshtarëve politikë.
    auuuuuuu qe tpaska pas dal pune me menuu ketu....vetem dicka ti ke indentitet te sakte?ma bre mos shkruj kur ne fillim ti veten nuk e gjane,rri e lexo ma mire ka kush shkrun e kush tregon pika e nene ktu eshte Llapi edhe veten Llapi...Llapi per te gjithe,Llapi mbi te gjithe...(hajde po kope sante krejt)
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  16. #776
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    i/e nderuar mos u mirr me kete arush se ky vetem ham ham bene neper forum e te gjithe rrugen ja leshojme...Pershendetje
    Shum keq ashte kur njeriu me vones fillon me u zhvillu,po mendoj me ju zhvillu memorja,kthehu te lutem pak mbrapa e shife vehten kush keni qen,dhe ndoshta do ta kuptosh se kush ishe kush je tani,do te turperohesh me moralin tuaj dhe te familjes sate qe ka qen nje (ratni bogatash)ndoshta e kupton keshtu me mire,dhe pse keni uzurpu pasuri te huaja ne emer te luftes,(uck-së) e keni mendu se me keto uzurpime jeni ber dhe e menqur,gabon shume.Por nuk eshte e veshtir ta kuptoj se ju jeni rrit atje ku dielli ka mund tu djeg trurin.
    Ju mos u mundoni qe duke i njollos figurat me eminente,ta mbroni dhe pasurin e vjedhur,sepse sipas praktikes e dime qe juve duke ofenduar prijesit tanë te kombit doni te rreshtoheni ne rradhen e pseudopatrioteve dhe të ju arsyetohet pasuria e vjedhur,se ne jemi ata pseudo luftetaret dhe ne nuk i dojm ata qe nuk na kan lan ta shfrytezojm me heret kete formen e (ratni bogatasheve).
    Keto ju qe po i thuani, ua leni pasardhsve tuaj e i rreni se ne kemi qen keshtu e keshtu(trima)kurse ata qe kan pasë ba luften e vertet kan qen te pa shkoll frigacak,kan pas ik ne njifare kampi ne bllac etj etj.

  17. #777
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Shum keq ashte kur njeriu me vones fillon me u zhvillu,po mendoj me ju zhvillu memorja,kthehu te lutem pak mbrapa e shife vehten kush keni qen,dhe ndoshta do ta kuptosh se kush ishe kush je tani,do te turperohesh me moralin tuaj dhe te familjes sate qe ka qen nje (ratni bogatash)ndoshta e kupton keshtu me mire,dhe pse keni uzurpu pasuri te huaja ne emer te luftes,(uck-së) e keni mendu se me keto uzurpime jeni ber dhe e menqur,gabon shume.Por nuk eshte e veshtir ta kuptoj se ju jeni rrit atje ku dielli ka mund tu djeg trurin.
    Ju mos u mundoni qe duke i njollos figurat me eminente,ta mbroni dhe pasurin e vjedhur,sepse sipas praktikes e dime qe juve duke ofenduar prijesit tanë te kombit doni te rreshtoheni ne rradhen e pseudopatrioteve dhe të ju arsyetohet pasuria e vjedhur,se ne jemi ata pseudo luftetaret dhe ne nuk i dojm ata qe nuk na kan lan ta shfrytezojm me heret kete formen e (ratni bogatasheve).
    Keto ju qe po i thuani, ua leni pasardhsve tuaj e i rreni se ne kemi qen keshtu e keshtu(trima)kurse ata qe kan pasë ba luften e vertet kan qen te pa shkoll frigacak,kan pas ik ne njifare kampi ne bllac etj etj.
    bash kurgja spaske shkru,ti fjalve tu gjithkun copy/paste....o i nderuar momenti kur ti e ke shkru kete ke shpreh mllefin tan ndaj njerzve qe jane mundu per kete vende,e nese ka pas njerze gjate luftes qe kane qen ne bllac ndoshta je dhe ti njeri prej atyre.Sipas meje askush nuk mund tju dal para luftarve tane e hiq me pak nje rugove qe e ka shkrry popullin e vete per budall gjate gjithe atyre vitem
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  18. #778
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    bash kurgja spaske shkru,ti fjalve tu gjithkun copy/paste....o i nderuar momenti kur ti e ke shkru kete ke shpreh mllefin tan ndaj njerzve qe jane mundu per kete vende,e nese ka pas njerze gjate luftes qe kane qen ne bllac ndoshta je dhe ti njeri prej atyre.Sipas meje askush nuk mund tju dal para luftarve tane e hiq me pak nje rugove qe e ka shkrry popullin e vete per budall gjate gjithe atyre vitem
    Po normalqe per ty eshte katastrofal ky shkrimi im,pasi qe te vjen ndoshta turp prej vehtes kur ta kujtosh se je aji kategori qe une te kam shkru me larte,Ju nuk jeni as te bllaces,se ata qe kan qe ne bllac nuk muj me i krahasu me karakterin tuaj,se mundem me i nenqmu e me vjen keq prej tyre,po ju jeni ata njerez qe keni vepru gjithmon mbas ofenzives se shkive.pasi ata jan largu ju u jeni versul shtepive,dhe i keni plaqkit ate qka shkijet e kan len,dhe keni terrorizu aty ketu ndoj prson qe ka mbetur neper ato shtepi,e shum e shum marrina tjera qe as lepenci nuk jav pastron.
    Po prap mir eshte qe bile po turperohesh prej atyre qe ju i keni ber.Kurse un shkruj gjithnji jo i mllefosur por shkruj me ju tregu se kush jeni dhe pse i etiketoni figurat madhore te kombit,un kam frik se po i kupton marrinat e juja shpejt,e mundesh me ber vetevrasje,si shume raste qe edhe ti vet i din.

  19. #779
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Po normalqe per ty eshte katastrofal ky shkrimi im,pasi qe te vjen ndoshta turp prej vehtes kur ta kujtosh se je aji kategori qe une te kam shkru me larte,Ju nuk jeni as te bllaces,se ata qe kan qe ne bllac nuk muj me i krahasu me karakterin tuaj,se mundem me i nenqmu e me vjen keq prej tyre,po ju jeni ata njerez qe keni vepru gjithmon mbas ofenzives se shkive.pasi ata jan largu ju u jeni versul shtepive,dhe i keni plaqkit ate qka shkijet e kan len,dhe keni terrorizu aty ketu ndoj prson qe ka mbetur neper ato shtepi,e shum e shum marrina tjera qe as lepenci nuk jav pastron.
    Po prap mir eshte qe bile po turperohesh prej atyre qe ju i keni ber.Kurse un shkruj gjithnji jo i mllefosur por shkruj me ju tregu se kush jeni dhe pse i etiketoni figurat madhore te kombit,un kam frik se po i kupton marrinat e juja shpejt,e mundesh me ber vetevrasje,si shume raste qe edhe ti vet i din.
    shoq me kete menyre qe po shkrun sikur me njehe e mos mu drejto kete forme te shkrimit se e ke gabime,se nuk eshte poplli yne kshtu si thu ti(nejse ti ke marr shembull mu)po nejse se veprat e shkaut e keni tradit mi lavdu nuk te za pertemadhe vazho shkruj cka dush se fundi fundi eshte e drejte e jotja.E turpin ta kam lane ty e do faqezive qe skeni ftyre e vini llomotitni ktu.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  20. #780
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nuk ua ze per te madhe disave ketu qe vjellin vrere kunder Rugoves.Vjellin vrere sepse pikerisht me kete vrere te tyre jetojne jeten e pasluftes ne Kosove.
    Jane tipa profitera te luftes,dhe ate profitera te paskrupullt,te pa merite.Thjeshte nuk e meritojne jeten e mire qe bejne sot sepse nuk kane bere gje vetem jane marre me ideologji dhe komandantizem te pasluftes ne Kosove.
    Jane profitera te ideologjive te kalbura marksiste.Vazhdoni jetoni jete kesisoj derisa te shkruhet historia ashtu siq edhe ka ndodhur.Deri atehere, i keni forumet dhe gazetat e juaja marksiste ku mund te shitni pseudopatriotizmin e juaj te qelbur.Turp.

Faqja 39 prej 103 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •