Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 68
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Dy dokumente ne web per A. Tepelenen

    Dy dokumente ne web per A. Tepelenen
    --------------------------------------
    1.
    Dok_1 vjen nga Rev. George Waddington
    dhe eshte
    komunikata zyrtare e portes per fundin e A. Tepelenes

    ----- skeda e librit -----

    NAME(S):*Waddington, George, 1793-1869
    TITLE(S): A visit to Greece in 1823 and 1824
    EDITION: 2d ed.
    PUBLISHER: London, J. Murray, 1825.
    DESCRIPTION: [4], lix, 248 p. ; front. (fold. map) fold. plan. 19 cm.

    ---------------------------------------------------------------------
    Adresa e librit ne www eshte:
    http://books.google.com/books?id=SX82AAAAMAAJ
    faqe_232,


    ****************************************
    2.
    Dok_2 vjen nga Rev. Robert Walsh
    dhe eshte
    komunikata qe porta ekspozoi ne Konstantinopoje ku spjegon
    aresyen e denimit.

    ----------------- Libri vijon -------------
    Narrative of a journey from Constantinople to England
    By Robert Walsh
    Edition: 2
    Published by Frederick Westley and A. H. Davis, 1828
    Original from the University of Michigan
    Digitized May 7, 2008
    445 pages
    -----------------------------------------
    Adresa web e librit vijon:
    http://books.google.com/books?id=_lp...d=3_1#PPP13,M1
    ---------------------------------------

  2. #42
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    është e vërtetë që ali pashë tepelena u pagëzua ortodoks para se të vdiste?
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  3. #43
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga necky Lexo Postimin
    Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena.
    Permbledhje nga: Olsi Jazexhi[/COLOR][/SIZE]
    Necky, pershnetje!

    N.q.se munesh me m'heq paqrtesi qe kam n'lidhje me Ali Pash Tepelenen.
    Historianet egjiptian e kan cilsu si themeluesi i Egjiptit modern.
    Dhe se dinastia e shqiptarve ka zgjat 150 vjet (perfundoi ne 1952)

    Pytjet jan kto:
    - Duke konsideru rolin e M.A.P.Tepelenes ne histori, perse n'Shqipri ka qen fol shum pak per te?
    - Ku mundem me gjet historin e vertet?


    Pres pergjigje edhe nga te tjere.
    Faleminderit.
    skenderi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Pershendetje,
    Meqense nuk me jeni drejtuar mua, do mundohem te ju udhezoj se cilen rruge duhet te merrni...;

    Se pari duhet te percaktoheni rrethe asaj qe kerkoni.
    Tema ketu eshte per Ali pashen e Tepelenes qe tjeret popuj e quajne edhe ndryshe "pasha i janines" etj/:
    Kurse Ali Mehmet Pasha eshet tjetri Ali qe u prokllamua si pash i egjiptit, tani nuk kemi vend ketu qe te flasim per te dy Alia-jt por po ju garantoj se keta dy personazhe te ndryshem...

    Sot kemi internetin, se besoj se nuk mund te gjesh burime te mjaftushme, jo per nje pasha por per te dy pashallaret, interneti ti bene te mundeshme te gjitha...mjafton te shkruash deh te bejch : kerkim !

    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #45
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Kreksi, shum faleminers per sqarimin!
    Pasi, un i merrja per t'njejtin person, duke u bazu n'periudhen e lindjes dhe n'emer...
    I vija fajin info-ve, duke menu qe nuk ishin aq t'sakta..

    Edhe niher, t'falenderoj.
    skenderi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #46
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225

    Angry

    Citim Postuar më parë nga necky Lexo Postimin
    Hakmarrja ndaj Kardhiqoteve
    Si Shqiptar i ndershem dhe me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin c’nderuar nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri në shtratin e vdekjes Hankoja, e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere familjes se tij.
    TP22[22]PT Fleeming, 1999, 168


    Per kete ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri në qytet në krye të ushtrise dhe iu kërkoi që të gjithe burrat ti përuleshin. Gjashteqind burra të çarmatosur i shkuan atij përpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezër dhe djem të tij, dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata që i kishin poshteruar nenën. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhër ushtarve të tij qe ta rrethonin hanin dhe të masakronin te gjashteqind burrat. Por ushtarët e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez të çarmatosur. Per kete arsye, disa Greker të kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder gjashteqind Kardhiqiotve.
    Renia e
    Ky studim a shkrim cfaredo qofte eshte teper qesharak.
    I gjthe informacioni eshte teper i pasakte dhe me deformime te jashtezakonshme.
    Aliu ishte shqiptar,por vetem i ndershem qe nuk mund te quhej.
    Sa per dijeni ai kur i rrembyen hankon nuk ishte 10 vjec por plot 23 vjec dhe kishte rreth 5 vjet qe vazhdonte aktivitetet e tij kriminal dhe hajduterite deri sa u be komandant i grykave te jugut e me pas pasha.
    Kardhiqi aso kohe ishte qytet i madh e me pasuri te shumta pasi kardhiqotet ishn tregetare te zote.
    Qyteti numeronte rreth 1300 shtepi 2 kateshe te gjitha familje te soit dhe dhe nje kala fortese ku ndodhej garnizon me trupat kardhiqote te udhehequr nga Hasan Dosti qe ishte kreu u qytetit.
    Per nga rendesia si qytet ja kalonte edhe Delvines se atehershme.Banda e aliut i kishte sulmuar e vjedhur shpesh karvanet e kardhiqit prandaj edhe ata morren hak duke i rrembyer nenen dhe motren.
    Ka dy versione nje qe thote se ata i trajtuan njerezisht at dhe tjtri qe mbeshtet tezen e keqtrajtimit.
    Gjithesesi shkaku ishte ne te drejten e kardhiqoteve per hakmarrje.
    Pas lufimesh per vite te Ali ***** me kardhiqotet te cilet ishin gjithashtu leber dhe shume te zot ne luftime aliu nuk ja dej dot ti mposhti keshtu qe i fton per vllazeri sic e donte zakoni dhe mblidhen ne hanin e VAlarese(jo te Valias sic thuhet me siper).Aty po sipas zakonit burrat e Kardhiqit i len armet per te festuar me "vellezerit" e pales tjeter por ketu realizohet dhe endra e aliut i cili kishte ndryshe nga cdo lab karakteristike pabesine dhe i fut 700 burra kardhiqot te carmatosur ne ferra e driza de vdisnin me vuajtje dhe urdhrin per ta bere nuk ja zbatoi garnizoni i leberve por ai i Mirditasve.
    Nderkohe qe ne Kardhiqin tashme te pa mbrojtur dergoi nje garnizon me armatolle te cilet e dogjen dhe e shkrumbuan kryeqytetin e laberise.Te njejten gje beri Aliu me vone edhe me Sulin pak a shume duke futur armiqesine mes shqiptareve dhe duke i dhene krahe grekeve per tu bere tmerri i atyre qe ju dhane pamvaresine duke pushtuar pothuaj gjithe jugun.
    Ai ali muti nuk luftoi per shqiperi por per pushtetin e tij.
    Ja si i kendon populli i krahines se Kardhiqit kesaj ngjarje turpi:

    Tek hani i Valarese,
    i biri Hanko kapese(kurves),
    vrau 705,
    ua beri me te pabese.

    Kardhiq pse sben me lule,
    qan te zone qe ta vrane,
    Ali banditi me zagare.

    C'eshte nje vend ne Laberi,
    nje qytet plote pasuri?
    E ka emrin Kardhiqi,
    i nxuar ujin e zi,
    nje kusar me emrin Ali.

    Pas kesaj gjeme popullsia e keti qyteti u shpernda ne fshatrat Prongji,Plesat,Mashkullore e Zhulat.Kardhiqi mbeti nje fshat i vogel dhe e humbirendesine.Te gjitha keto nga ai Aliu qe ka luftuar zonat me patriotike dhe liridashese,e ka goditur ne zemer popullsine shqiptare kudo qe ngrinte koke.
    Pa me thoni nje rast te vetem ku aliu goditi grekt,asnjehere madje i trajtonte me mire nga te gjithe.
    Shqiptaret i donte vetem per ti futur ne ushtri se qen trima dhe te vriteshin per te dhe i vinte te vrisnin po shqiptare,pervecse kur i erdhi mandata nga turku qe u detyrua te luftoj turqine pa as qe i plaste per shqiperi,madje nuk e dinte se cdo te thoshte.
    Po mos ti kishte luftuar ai tani suliotet do i kishim ne krahun ketej te kufirit,sepse sdo ishin genjyer kure nga dogmat e grekut qe pamvaresine e mori prej shqiptarevet qe aliu hodhi ne lufte por nuk i coi per shqiperine,i beri te luftonin per greqine.... se skishte kohe te luftonte per shqiperi ngaqe duhej te zhdukte me par eSuliote,Kardhiqote e Himariote.....
    Laberia dhe Shqiperia e vleresoi vetem kur iu hodh turkut se derri me ate kohe e kishte mallkuar qumshtin qe i dha hanko kurva.
    Dhe sa per dijeni edhe Hormoven ai e kishte ina pasi e ema e tij bridhte si kurve qe qe me Caushin,priftin e Hormoves.Atehere Aliu derkoi krye xhandarin e tij Qafzezin dhe e poqi ne hell priftin ne syrin e Hankos e cila me kurverine e saj hapi shume hasmerira.
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  7. #47
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Plako e dimë fare mirë që Ali Pashë Tepelena është një figurë e rëndësishme e historisë sonë.

    Por ke parasysh 3 gjëra:

    1. Kur për Aliun shkruan Olsi Jazexhiu, veçsa ia zbeh imazhin e ndritshëm që ka pasur.

    2. Aliu nuk ishte më i rëndësishmi, por dikund aty mes të rëndësishmëve.

    3. Ke pasur referenca tjera për të shkruar për Aliun, (jo nga Olsi Jazexhiu që është deklaruar arab)
    Jam plotesisht dakord.
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2009
    Postime
    15
    sa i perket ali pashes munde te them se esht nje nder figurat me te randesishme te kombit edhe perse ai gjith fuqine e ti ushtarake,intelektuale e financiare je kishte qperqendruar ne nje rajon ku ne si komb nuk e keshim shum perfitime

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2009
    Postime
    2
    Citim Postuar më parë nga labi i maleve Lexo Postimin
    Aty po sipas zakonit burrat e Kardhiqit i len armet per te festuar me "vellezerit" e pales tjeter por ketu realizohet dhe endra e aliut i cili kishte ndryshe nga cdo lab karakteristike pabesine dhe i fut 700 burra kardhiqot te carmatosur ne ferra e driza de vdisnin me vuajtje dhe urdhrin per ta bere nuk ja zbatoi garnizoni i leberve por ai i Mirditasve.

    Nje pasaktesi e madhe. Ne te vertete mirditasit u urdheruan t'a kryenin kete krim te tmerrshem por ata refuzuan te egzekutonin burrat e Kardhiqit te cilet ishin te paarmatosur. Ata i kerkuan Ali Pashes qe te armatoste burrat e Kardhiqit dhe ata do te ishin te nderuar te luftonin e te vdisnin per te.


    I pari nga mirditasit qe me ndermjetesi te abatit e me porosi te Preng LLeshit shkoj me nje tube mirditasish ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes,qe Ndrek Gazulli,kusheri i abatit IM ZOT PRENG Doçit.Ali Pasha e cakton komandant dhe i jep titullin,, Kapidan,, .Qene pikerisht keta mirditas qe ne vitin 1812 bene aq shume emer, sepse tek Hani i Valarase kundershtuan urdherin e vezirit, Ali Pashe Tepelenes,per te masakruar e vrare Kordhiqet e lidhur. Francizi Samson Lefter ish gjeneral ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes me emrin Ibrahim Manzur Efendi,qe shoqeronte ate dite Ali Pashen e pershkruan keshtu kete ngjarje:
    Aliu ngarkon mirditoret me detyre te vrasin nje tufe burrash Kordhiqiote te lidhur. U degjuan pershperitje ne radhet e tyne.Aliu kujtoj se po bisedonin per shperblim dhe vuri veshin mire.
    Ndreka komandanti i tyre doli perpara dhe me ze te larte e te sigurt tha: "Ali Pasha, urdhnat tuja ne na fyejne rane. Na nuk jemi tarmatosun t 'luftojme kunder njerezve te çarmatosun e te lidhun.Leni te dalin Kardhiqotet, jepu armet e tyne, te njoftohen per tu mbrojtun e te zane pozicionet dhe ne do te dime te luftojm me ta si burrat.
    Mirditoret dhe une marrim paret tuaja per te qene ushtaret tu e jo per tu zhburrnu e sherby si xhelate.
    Pas ketyre fjaleve ai hyri ne rrjesht me te tjeret. Aliut iu ngrit damari ne balle qe tregonte kulmin e zemerimit, por menjehere e mori veten e ndryshoi pamje.Mirditasve iu ben shenje me dore qe te largoheshin e ta benin pushim ate dite, ndersa Thanas Vajes i nep urdherin e kobshem per ti vrare gjashte e nga gjashte.
    Fama e mirditoreve mori dhene. Pas kesaj ngjarje Kole Prenga paraqitet tek Ali Pasha si prijesi me ne ze. Aliu i dha edhe ketij titullin Kapidan . Pas kesaj ngjarje mirditasit ishin njerezit me te respektuar ne ushtrine e Ali Pashes, por dhe vete Aliu i respektonte i privilegjonte dhe i paguante dyfish me te tjeret.

    (Marre nga "Mirdita, vater e qendreses antiosmane")
    Ndryshuar për herë të fundit nga Obgyn : 26-12-2009 më 16:08

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2009
    Postime
    2
    1812, një lumë gjaku


    "…Asgjë nuk e prishi qetësinë në tri ditët e para. Selim Bej Koka me të shoqen kishin vrarë veten. Krerët e tjerë të Delvinës, Gjirokastrës e Kardhiqit me Mustafa Pashën e Demir Dostin me familjet e tyre, nja gjashtëdhjetë veta, Aliu i nisi për në Janinë… Të nesërmen doli rrëzë kalasë së Shën Triadhës. Do të kalonin para tij meshkujt gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart nga Kardhiqi, Delvina e Gjirokastra të zënë rob, tetëqind veta. Ashtu si në Prevezë katërmbëdhjetë vjet më parë, i pa robërit një për një në fytyrë. Një pjesë, më të vjetrit në moshë, i njihte falë kujtesës tij të përbindshme. Të tjerët i pyeti për emrin dhe për fisin. Në krye të tri orëve, gjatë të cilave qëndroi në këmbë pa ndier lodhje, veçoi njëqind e tridhjetë veta, nga më të rinjtë në moshë dhe që nuk i përkisnin ndonjë fisi të shquar. Të tjerët, gjashtëqind e shtatëdhjetë burra, i lidhi e i nisi për te Hani i Bariagës në Valare. Sikur të shtrohej ndonjë gosti, ashtu do t‘i kishte ndarë qehajai mysafirët: parinë e madhe në Janinë, burrat e sërës së dytë në han, të tjerët, ata që s‘kishin ndonjë vlerë, jashtë në fushë, të shkonin nga të donin. Ata që po shkonin te hani, ecën në varg, të heshtur. E dinin mirë ç‘i kishte gjetur hormovitët kohë më parë…

    …Veziri iu soll hanit rrotull, si për të parë lartësinë e fortësinë e mureve dhe erdhi qëndroi prapë para portës si Veziri i çdo dite, ndërsa rreth e qark rrinte ushtria pa lëvizur, U dëgjuan zëra që prapa mureve, dikush thirri fort: "Ç‘është kështu?! Ne u dorëzuam, pse na mbyllin këtu si cjeptë?!" Po shtohej trazira, mbase po lironin duart t‘u ngjiteshin mureve e të hapnin portën. U duk sikur Aliu atë po priste. U kthye nga rojat dhe i tha njërit:

    - A e dëgjon trazirën? Pse nuk shtie me armën që të kanë dhënë?

    Roja nuk foli. Heshtja sundoi në radhët e ushtarëve e u shtri edhe brenda në han. U afrua me dorën në zemër kapedani i rojave mirditase dhe foli me zë të ulët:

    -Nuk mundemi me vra njerëz të lidhur, o Vezir i Lartë. Jepu atyre armët dhe na po grihemi me ta në sytë e tu.- Ndenji i përkulur, me dorën prapë në zemër. - Ti na paguen rrogën e të kemi borxh bukën, veç jepu armët, - tha duke kërkuar pajtim me zërin e nënshtruar.

    Më shumë se fjalët, folën sytë e tij. Ndenji me mjekrën varur në gjoks, i gatshëm të pranonte edhe vdekjen, po nuk do të prapsej nga lutja që bëri.

    …Aliu u kthye nga karroca dhe u ul me derën hapur, mori karabinën në duar, e pa nga të dyja anët dhe thirri fort:

    - Bëni detyrën! Të pushkatohen me grupe nga pesëmbëdhjetë, te hendeku!

    E zbrazi karabinën në erë, duke treguar se nuk do të lejonte një fjalë më tej dhe se ai që nuk do të zbatonte urdhrin, do të linte kokën. Çuhadarët, rojat dhe armatolët, të drejtuar nga Thanasi, Tahiri e Griva, që u quajt "Kardhiqoti", hapën portën e hanit dhe filluan të nxirrnin të dënuarit në grupe nga pesëmbëdhjetë. Në oborr dhe në kthinat e hanit po bëhej trazirë. Një pjesë u vranë aty brenda duke u mbrojtur me duar. Ushtria jashtë rrinte në heshtje. Të gjithë ndiheshin pjesëmarrës në atë që po ndodhte, sepse s‘ka ndonjë ndryshim të madh ndërmjet atij që zbraz pushkën dhe atij që rri duke parë"

    (Kardhiqi, fshati i masakruar nga Ali Pasha- G Shqip)

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494

    Genc Hoti rreth personit te Ali Pashes (dhe ca te tjera)

    E pashe te rastit te sillja kete shkrim te G.Hoti

    Shenim: eshte thene diku me siper se Aliu na paska rrjedh prej nje familjeje aristokrate - as qe behet fjale, ka qene komplet cub dhe ashtu dhe e ka nis 'karrieren' e vet. Nejse...


    Si e ndryshojnë historinë, posaçërisht , Ardian Klosi dhe të tjerët…

    nga Genc Hoti


    Në artikullin mbi triumfin Arbëror të Kastriotit akuzova përkthyesin e librit të Oliver Jens Schmitt si autorin e vërtetë të veprës mbi Gjergj Kastriotin dhe si shtytësin, së bashku me Fatos Lubonjën, e interpretimeve antishqiptare të asaj antivepre. Tani kemi rastin t’i tregojmë lexuesit tonë të nderuar se si e fallsifikojnë historinë Ardian Klosi në përkthim dhe interpretim, të paktën, në veprën e famshme të François Pouqueville: Histoire de la regeneration de la Grece (“Historia e ringjalljes të Greqisë”) mbi figurën e Ali Pashës së Janinës të botuar më 1825; apo Shtëpia botuese Almera, me përkthim të Ilirjana Angonit, në veprën L’Albania” (“Shqipëria”) të Fulvio Kordinjanos, origjinalin e të cilit (vëll. I) botim i vitit 1933, fatmirësisht e disponoj; apo historiani i artit Josif Papagjoni në historine e teatrit shqiptar e shumë e shumë të tjerë, të cilët ma sa kuptoj i kanë shpallur luftë të vërtetës shqiptare me pretendimin sikur çdo gjë fillon me epokën e komunizmit dhe ata janë ata kampionët e kësaj të vërtetë duke harruar se janë produkti më karakteristik i epokës komuniste me negativitetin dhe pozitivitetin e vet. Natyrisht nuk është fort e lehtë të përcaktohet se kush ka qënë pjesa negative e epokës së komunizmit enverist dhe kush pozitive. Por për një gjë duhet të jemi të gjithë shqiptarët të sigurtë: ka mundësi që kjo e fundit të mos ekzistojë.

    Une nuk e disponoj origjinalin e librit të Pouqueville sipas botimit të atëhershëm, por kam përpara pikërisht botimin e vitit 2009 i cili nuk përputhet me origjinalin qoftë në titull, qoftë në emërtimin e emrit të Ali Pashës së Janinës nga ana e autorit dhe transformimin e tij në Ali Tepelena nga ana e përkthyesit, i cili i jep titullit të librit emrin e fëmijërisë (në qoftë se është e saktë). Dhe këtë e bën kaq hapur dhe kaq i sigurtë sa harron qe edukata qytetare kërkon në këtë rast t’i kërkohej falje lexuesit për këtë ndryshim manipulues. Kjo nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe nëqoftë se përkthyesi nuk do të kishte pasur guximin t’i bashkangjiste një pasthënie të tij, përmbajtja e së cilës përbën tendencën e ndryshimit të historisë së atyre anëve dhe të atyre kohërave. Çfarë kërkon të thotë me ketë përkthyesi i veprës, që tepelenasit e sotëm janë vazhduesit e tepelenasve të kohës së Ali Pashës së Janinës dhe shqiptarët duhet të rrinë të durojnë kamzhikun e ishkomunizmit, njësoj si paraardhësit e tepelenasve të sotëm duronin kamzhikun e tiranit të Janinës? E themi këtë pasi Tepelena e sotme është veçanërisht produkti më karakteristik i komunizmit enverist me të mirat dhe të këqijat e veta; kështu që njerëzit duhet ta pranojnë ashtu siç është dhe jo ashtu siç mundohet të na e imponojë autori i Enciklopedisë mbi Tepelenën, konkluzionet e të cilit janë me të vërtetë skandaloze dhe ne rezonancë të plotë me përkthyesin e veprës së famshme të Pukëvilit. Problemi është thelbësor dhe është i lidhur me problemin e mëvetësisë së shqiptarëve në shekullin e XX-të dhe në paaftësinë e tyre për të realizuar këtë qëndrim politik, sidomos pjesa jugore e Shqipërisë së sotme, por që autorët shqiptarë postkomunistë shpikin një ide për të përmbysur pasojën e ngjarjeve historike të atyre anëve dhe për t’ja injektuar Ali Pashës së Janinës dëshirën për të formuar shtetin shqiptar (për këtë problem do të flasim në vazhdim). Fantazia e këtyre studiuesve është për tu admiruar, por harrojnë se gjërat nuk është mirë të shpiken në kundërshtim me ligjet e natyrës njerëzore. Për këtë të fundit studiuesit shqiptarë me sa kam kuptuar nuk janë kanë haberin në mënyrë absolute, rezultat i keqarsimimit të tyre universal, por dhe i keqdashamirësisë që i karakterizon, karakteristikë e botës fshatare prej nga e kanë prejardhjen e afërt.

    Së pari përkthyesi i ka ndryshuar emrin Ali Pashës së Janinës, duke e nënquajtur Ali Tepelena. Në origjinal është Ali Pasha i Janinës dhe këtë përkthyesi e di shumë mirë. Dmth këtu kemi një tendencë me dashje dhe një qëllim të fshehtë. Përse duhet ndryshuar origjinali dhe të sajohet një mosqënie për autorin? E thënë me fjalë të tjera përthyesi kërkon t’i krijojë histori zonës së parë operative meqënëse kjo zonë nuk ka të tillë, pasi kjo e fundit fillon dhe mbaron me epokën e komunizmit. Gjërat duhen thënë siç kanë ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të ndodhin, dhe kjo përbën sakrilegjin e parë të autorit. Tepelena e sotme ka vetëm dy tërësi ngjarjesh për të cilat mund të krenohet, vetëm se njëra është e sajuar dhe nuk ka luajtur asnjë rol në zhvillimin e krahinës, përveç faktit që mban emrin e një prej pashallarëve më me zë të Perandorisë Otomane; akoma më tej, kjo e fundit, është përdorur si suport për të krijuar tërësinë e ngjarjeve dytësore (1939-1944) pas 1945-sës edhe pse une pretendoj se tërësia e ngjarjeve të viteve të sipërme janë të gjitha të sajuara në letër dhe aspak një realitet historik.

    Të flasësh për Tepelënën nuk është fort e vështirë. Në qoftë se qyteti i sotëm e ka zanafillën (njëra hipotezë) tek Ali Pasha i Janinës, i quajtur fëmijë Ali Tepelena (Unë akoma nuk kam e gjetur identitetin e tij sipas ketij emertimi, duke përfshirë edhe Pukëvilin) deri në moshën 24 vjeçare ku u martua me të bijën e një pashai duke e transformuar në Ali Pasha i Tepelenës; emri i fundit u transformua në Ali Pasha i Janinës më 1788 kur u bë sundimtar i Janinës mbi çbazë njihet në të gjithë botën historike, por që titullin pasha e pati marrë që më 1784 kur u caktua me detyrë në Sofie (sipas Enciklopedise se Tepelenës mbi Ali Pashën e Tepelenës).

    Ndërsa krahina e Tepelenës e ka zanafillën në kohën e fillimit të komunizmit kur u bë qëndër e një rrethi me këtë emër, të barabartë me Gjirokastrën. Po të bëjmë historikun politik të kësaj krahine komuniste do të kishim këtë panoramë:

    Formohet nga Ali Pasha i Janinës, në kujtim të vëndlindjes së tij, në çerekun e fundit të shekullit të 18 dhe ka qënë gjithmonë (pas 1920) nënprefekturë e prefekturës së Gjirokastrës (ky është versioni që jep “Shqipëria e Ilustruar 1927″, ndërsa Enciklopedia e Tepelenës (2005), e krijuar nga pinjollët e komunizmit, jep versionin e prejardhjes së emrit të qytetit jashtë figurës të Ali Pashës së Janinës sipas katër varianteve ku varianti i katërt konsiderohet si më i qëndrueshme dhe që do të thotë “kodra e Helenës” sipas versionit të përkthyer nga turqishtja, por që nuk tregon në rrjedh emri i Ali Pashës nga Tepelena, apo emri i qytetit nga pashai i Janinës. E bukura është se kjo enciklopedi nuk u krijua në kohën e diktaturës, por në kohën e demokracisë. A nuk ka këtu një domethënie me pasoja?); ku kjo e fundit kishte këto dimensione sociale më 1927:

    Gjinokastra (kështu e ka pasur emrin deri më 1945), prefektura, kishte 13 lagje, 1807 shtëpi dhe 9578 banorë. Ndërsa si rreth i qëndrës kishte 43 katunde, 5017 shtëpi me 25468 banorë. Si prefekturë Gjinokastra kishte 349 katunde, 23333 shtëpi me 145192 banorë të shpërndarë në nënprefekturat si më poshtë:

    Përmetit, nënprefekturë, kishte 4 lagje, 604 shtëpi me 2718 banorë. Ndërsa si rreth i qëndrës kishte 49 katunde, 2578 shtëpi me 12574 banorë. Kjo nënprefekturë kishte në varësi dy krahina: atë të Këlcyrës me 31 katunde, 1335 shtëpi me 7257 banorë dhe krahinën e Frashërit me 25 katunde, 755 shtëpi me 3605 banorë. Totali i kësaj nënprefekture ishte: 105 katunde, 4668 shtëpi me 23436 banorë

    Delvina, nënprefekturë, kishte 5 lagje, 356 shtëpi me 2526 banorë; ndërsa si rreth i qëndrës kishte 48 katunde, 3436 shtëpi me 16115 banorë. Në varësi në saj ishte dhe krahina e Sarandës me 18 katunde, 839 shtëpi me 4304 banorë. Totali i kësaj nënprefekture ishte 66 katunde, 839 shtëpi me 20419 banorë.

    Libohova, nënprefekturë, kishte 12 lagje, 786 shtëpi me 2545 banorë; ndërsa si rreth i qëndrës kishte 28 katunde, 2477 shtëpi me 15824 banorë. Në varësi të saj ishte krahina e Poliçanit me 8 katunde, 1067 shtëpi me 3030 banorë.

    Tepelena, nënprefekturë, kishte 2 lagje, 91 shtëpi dhe 275 banorë; ndërsa si rreth i qëndrës kishte 54 katunde, 3878 shtëpi me 18 223 banorë.

    Nënprefektura e Kurveleshit, si rreth i qëndrës, kishte 14 katunde, 2261 shtëpi me 10665 banorë.

    Nënprefektura e Çamërisë, si rreth i qëndrës kishte 31 katunde, 1921 shtëpi me

    10485 banorë.

    Në vitin 1927 jepet veprimtaria ekonomike e kësaj nënprefekture ku Tepelena kishte 5303 franga ari të ardhura, duke konsumuar 5233 të tilla. Nënprefektura e Tepelenës kishte një gjimnaz me 98 nxënësa meshkuj dhe 27 femra, 14 shkolla fillore me 495 nxënësa meshkuj dhe 130 femra ku numuri i nxënsave të detyruar për të vazhduar shkollën fillore ishte 2280. Në nënprefekturë kishte vetëm një mjek dhe asnjë dentist, mami apo farmaci. Kishte vetëm një zyre telegrafike, një postë, 5 makina, një telefon.

    Nënprefektura e Tepelenës kishte: 4000 hektar ara, 150 hektar vreshta dhe 350 hektar kopshte. Kishte 8000 hektar tokë të papunuar dhe 5000 hektar kullota. Ajo prodhonte: 1800 kuintal grurë, 17900 kuintal misër, 102 kuintal elb, 280 kuintal tërshërë, 140 kuintal okër, 70 kuintal duhan, 500 kuintal rrush, 200 kuintal vaj ulliri 30 kuintal fasule, 30 kuintal verë, 60 kuintal arra, 20 kuintal mjaltë, 80 kuintal patate, 10 kuintal lajthi, 7 kuintal bajame, 2 kuintal fshesa, 12 kuintal peshk. Kjo nënprefekturë kishte: 38667 krerë dhen, 30640 krerë dhi, 18000 krerë shqerra, 12000 krerë kecër, 3000 lopë, 500 viça, 2200 krerë qe, 3500 sqep, 1700 kuaj, 400 mushka 900 gomerë, 1200 pela. Prej këtyre bagëtive është marrë ky prodhim: 200 kuintal gjalp, 800 kuintal djath, 1386 kuintal lesh, 2500 kuintal qumësht, 40 kuintal kos, 500 kuintal mish 6000 kuintal lëkurë. Nënprefektura e Tepelenës kishte: 2600 rrënjë fiq, 860 rrënjë mollë, 2000 ullinj, 400 dardha, 300 ftonj, 1600 rrënjë shegë, 2000 mana, 6000 arra, 700 bajame, 100 lajthi, 6000 kumbulla. Kjo nënprefekturë kishte 49 mullinj dhe 49 punëtorë, 4 destila me 6 punëtorë, 1 fabrike rrasash me 3 punëtorë, 12 furra gëlqeresh me 18 punëtorë, 5 këpucari me 5 punëtorë, 3 rrobaqepësi me 3 punëtorë, 6 zdrukthtari me 6 punëtorë dhe 5 hekur punues me 5 punëtorë, 3 furra buke me 6 punëtorë, 4 kafene me 8 punonjës, 2 berberhane me 3 punëtorë, 2 dyqane kasapësh me dy punonjës, 3 opingar me 3 punonjës, 2 dyqane nallbanësh me dy punëtorë, 5 dyqane qymyri me 5 punëtorë, 1 pijetore me 3 punëtorë, 2 hotele me 4 punonjës, 3 hane me 8 punonjës, 2 samarxhi me 2 punonjës, 6 dyqane bakalli me 10 punonjës, 4 dyqane kallajxhi me 8 punëtorë. Nga përmbajtja religjione nënprefektura e Tepelenës kishte 31 xhami, 39 teqe, 7 baballarë, 10 shehlerë, 30 dervishë, 30 kisha ortodokse me 6 priftërinj dhe 3 manastire. Nënprefektura e Tepelenës kishte 33 nënpunës të ndarë si më poshtë: 3 në administratë, 8 financë, 3 drejtësi, 15 arësim, 1 në zyrën botore dhe 3 në post-telegraf (të gjitha këto janë marrë nga Shqipëria e Ilustruar 1927).

    Ndërsa kur doli Fjalori Enciklopedik shqiptar (1985) për Tepelenën thuhej se kishte 5092 banorë (sipas kësaj enciklopedie në shekullin e XVII Tepelena kishte 250 shtëpi; kjo duhet të jetë një shpikje) dhe ky qytet kishte qenë qëndër e rëndësishme e Luftës ANÇ. Sipas kësaj enciklopedia Tepelena deri më 1820 ishte rezidenca e dytë e Ali Pashës, pas Janinës (edhe kjo duhet të jetë një shpikje e shkollës komuniste). Ndërsa rrethi i Tepelenës kishte 46 100 banorë të shpërndarë në dy qytete, 66 fshatra të grupuara në 13 fshatra të bashkuara, popullsia në qytet 24,3% dhe në fshat 75,7%. Para çlirimit në Rr. e T. Kishte vetëm 13 shkolla fillore. Sot ka 11 shkolla të mesme, 74 shkolla 8-vjeçare, 59 kopshte. Ka 35 muze fshatrash, 4 shtëpi muze dhe muzeun historik të rrethit, 118 biblioteka. Zhvillojnë veprimtari 16 shtëpi kulture, 46 vatra kulturore, 2 kinema, 1 kinoklub. Ka 22 grupe teatrale (14 në fshat), 48 grupe estradash, 14 ansamble artistike, 186 grupe folklorike. Më 1938 kishte një mjek dhe një farmaci. Sot ka 6 spitale, 40 shtëpi lindjeje, 76 ambulunca, 16 klinika dentare, 9 farmaci, 1 laborator bakteriologjik (të gjitha këto sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, bot. 1985).

    Ndërsa në vitin 1995 qyteti i Tepelenës kishte 2259 familje me 8765 banorë, 14 ndërmarje shtetërore, 1 kopësht fëmijësh, 16 ndërmarje të privatizuara, 17 firma private ndërtimi, 7 firma prodhimi, 1 firmë bujqësore, 1 firmë grumbullimi, 11 firma tragëtare, 352 aktivitete private ndër të cilat 100 në transport, 65 në shërbime, 48 të ushqimit social, 137 të tregëtisë dhe 2 në grumbullim. Ka një shkollë të mesme, 2 shkolla tetëvjeçare, 1 spital, 1 qëndër shërbimi epidemiologjik, 1 shtëpi kulture, 1 qëndër kulturore të fëmijëve, 1 muze historik, 1 poliklinikë, 4 klinika stomatologjike private, 4 farmaci private.

    Rrethi i Tepelenës më 1995 kishte 51 712 banorë, nga të cilët 17 599 në qytet dhe 34113 në fshat. Nga pikëpamja bujqësore rrethi i Tepelenës shtrihet në një sipërfaqe prej 81 734 ha., nga të cilat 13 055 ha. tokë bujqësore, 17 280ha. Pyje, 30 014ha kullota e livadhe dhe 21 417ha. sipërfaqe të tjera. Rrethi i Tepelenës në vitin 1998 kishte 11 879 ha. tokë bujqësore, 183 ha. pemëtore, 229ha. ullinj, 7ha. vreshta. Ndërsa nga pikëpamja blegtorale rrethi i Tepelenës më 1998 kishte: gjedhe gjithsejt 12 449 krerë ku nga këto 7 492 lopë, të leshta gjithsejt 112 469 krerë ku nga këto 77 810 dele, të dhirta gjithsejt 73 505 krerë ku nga këto 52 420 dhi pella, kishte 91 448 shpendë dhe 2 600 bletë (të gjitha këto janë marrë nga Enciklopedia e Tepelenës me autor Novruz Shehun, bot. i vitit 2005).

    I tregova të gjitha këto për t’i krijuar lexuesit përmasën e zhvillimit shoqëroro- historik të kësaj krahine brënda 70 viteve, por brënda dy politikave diamentralisht të kundërta në qëllimin kombëtar.

    Përfundimisht, sipas këtyre të dhënave, raportet shoqërore të zhvillimit e nxjerrin epokën e komunizmit determinuese në planin sasior relativ dhe vetëm kaq. Ndërsa në planin absolut sasior (sipas raportit me individin) me keqardhje kostatoj se ky zhvillim, përgjatë epokës komuniste, ishte më i pakët se në kohën e Republikës Zogolliane edhe pse për bazë është marrë një etapë kohore prej katër vjetësh përtej epokës komuniste, por që autori i Enciklopedisë së Tepelenës nuk ka se si ta kuptojë këtë kur nuk ka marrë parasysh të dhënat e kaluara dhe nuk ka publikuar të dhënat e reja në raport me individin.

    Rëndësia nuk qëndron këtu, por kryesisht në përparësinë që epoka e komunizmit i dha krahinës së Tepelenës duke e ngritur atë në rangun e Gjirokastrës, por e gjitha kjo brënda propogandës politike, pasi në kuadrin e zhvillimit historik ndjehet inferioriteti edhe pse autori i enciklopedisë ka tentuar t’i bashkangjisë Tepelenës produktin intelektual të Prefekturës së Gjirokastrës, siç është rasti i familjes së nderuar Dilo me prejardhje nga Labova ku veçohet Avokat Dr. Vasil Kostandin Dilo (1868-1959) veprimtaria e të cilit ishte e lidhur fillimisht me Çamërinë, Gjirokastrën dhe pastaj me Tiranën. Është kjo arësyeja përse kërkohet t’i krijohet histori kësaj krahine me anë të figurës së Ali Pashës së Janinës; pasi të gjithë zërat individualë fillojnë dhe mbarojnë pas Ali Pashës së Janinës.

    Duke u rikthyer tek vepra e François Pouqueville “Historia e ringjalljes së Greqisë”, Tiranë 2009, marrim në analizë pasthënien e përkthyesit Ardian Klosi mbi figurën e Ali Pashës së Janinës, por duke nxjerrë më përpara, nga libri i mësipërm, dinamikën shoqërore të Ali Pashës së Janinës dhe paraardhësve të tij.

    Shqiptarët e sotëm kujtojnë se duke mohuar një pohim mund të krijojnë një pohim të ri dhe të pranueshëm nga bota. Por harrojnë që bota flet vetëm një herë dhe ajo e ka thënë fjalën e saj për figurën e Ali Pashës së Janinës. Për të ndryshuar këtë imazh duhet ndryshuar bota dhe sidomos bota shqiptare të cilën produkti i komunizmit kërkon ta lërë në gjumë edhe për ca kohë të tjera. Vini re këmbënguljen e këtij produkti dhe si kërkojnë ta trajtojnë figurën e Ali Pashës së Janinës duke i ndryshuar historinë:

    Sipas François Pouqueville shoqëria e atyre anëve në atë kohë ishte në një gjëndje barbarie ku mbretëronte njëfarë balance politike e mbajtur nga lidhje që i kaliste rastësia, të rregulluara nga forca e zakonit dhe të drejtuara nga një politikë instikti (f.19). Në këtë ambient lindi dhe u rrit heroi ynë, emri i të cilit ishte i lidhur me qytetin e Tepelenës (dmth Ali Pasha i Janinës nuk i ka dhënë emrin qytetit) i cili shpesh herë ishte objekt i vjedhjeve dhe grabitjeve të të jatit dhe xhaxhallarëve të tij (f. 14-15). Pas martesës së parë, filloi intrigat dhe vrasjet që i hapën rrugën drejt vendosjes së sundimit të vet në pjesën jugperëndimore ballkanike të Perandorisë Otomane. Pas vrasjes së kunatit të vet, duke parë që Porta e Lartë nuk po jepte ofiqet e tij, hyri në shërbim të Selim bej Kokës, pinjoll i njërit prej oxhaqeve më të larta të Japurisë. Edhe pse nuk i doli hesapi, emri i Ali Bej Tepelenës mori përditë e më shumë famë. Atentati që kreu, jo vetëm që nuk e damkosi me turp, por i dha popullaritet, në një vënd ku mbretëronte oklokracia (qeverimi i llumit) dhe ku krimet e bujshme i quajnë prova talenti; dhe diti t’i futej kaq bukur në zemër pashait të ri, saqë hynte e dilte në sarajet e tij si të ishte i biri, çka i dha në dorë mjetet për intrigat e reja (f. 28) duke u bërë bashkëpunëtor i pashait, i cili për dreq e për fat të keq në krah të vetin kishte njeriun me emrin Ali Tepelene, tradhëtar që vetëm gropën i dëshironte (f.29). Kështu shkruan për Pashain e Janinës njohësi më i afërt i tij.

    Por çfarë ndodh? Mbas 170 vjetëve këto fjalë konsiderohen tendencioze dhe sipas autorit të Enciklopedisë së Tepelenës kurrsesi nuk mund të qëndrojnë versionet e studuesve të huaj për prejardhjen jo shqiptare të Ali Pashës dhe se karrierën e ka nisur si hajdut apo njeri i rëndomtë. Është një qëndrim qesharak, që mbahet zakonisht ndaj personaliteteve të mëdha të kombeve të vegjël (f. 657). Dmth sipas autorit tonë ne duhet të mos i besojmë njeriut që ka bashkëjetuar politikisht me Ali Pashën e Janinës, por një produkti komunist me një intelekt të dyshimtë kulturor. Ky dyshim lind ngaqë autori i enciklopedisë tepelenase i atribuan shqiptarëve një komb dhe e bën Ali Pashën e Janinës personalitet shqiptar kur ai jo vetëm që nuk i ka bërë mirë Shqipërisë në asnjë hallkë të zhvillimit të saj, por, përkundrazi, i ka bërë kaq keq sa kur erdhi puna për ndarjen e kufijve të Jugut të Shqipërisë për bazë u muar kufiri i nënndarjeve të vendosura nga Ali Pasha i Janinës (Protokolli i Firences, 17 dhjetor 1913).

    Interesant është fakti se autori shqiptar nuk pranon vetëm keqemërtimin e figurës së Ali Pashës, por pranon veprimtarinë antishqiptare të këtij të fundit, të cilën me sa duket nuk e ka kuptuar dot. Sipas autorit francez pashai i Janinës sundoi për një kohë të gjatë në Greqi dhe e mbushi skenën deri në atë shkallë, saqë Greqia u përgatit për fatin e vet të lartë nën hijen e ambicjes së këtij tirani (f. 9), kur nga ana tjetër pranon që Greqia nuk u përzie asfare në shkundullimat që rrokën Turqinë e që morën fund me Traktatin e Eks-la-Shapelës (f. 11). Autori i Enciklopedisë së Tepelenës, për këtë problem, pranon se nga viti 1820-1822 për rreth dy vjet kryhet përballja e madhe e Aliut me Perandorinë. Paralelisht ndihmon lëvizjet çlirimtare të popujve të Ballkanit e veçanërisht kryengritjen e popullit grek (f. 658). Atëhere për çfarë personaliteti shqiptar bëni fjalë zoti Novruz Shehu? Akoma më keq, për çfarë pasaporte identiteti bëni fjalë i nderuar zotëri (f. 12 e Enciklopedisë së Tepelenës) kur bota e Tepelenës lidhet, nga ana Juaj, ose me botën e një krimineli shumëpërmasor, ose me krimin e një bote thellësisht antishqiptare, siç ishte bota e komunizmit që shumë tepelenas i kanë shërbyer pa ndërgjegje vetëm për bukën e gojës. Mos merrni përsipër justifikimin e krimit të një pakice tepelenase për t’i dhënë lavdi shumicës së paditur. Me sa kam kuptuar ky ka qenë qëllimi i botimit të kësaj enciklopedia që ka vetëm vlera politike, por aspak kulkturore. Keni vazhduar punën përçarëse të një grupi njerëzish që kanë punuar dikur në organet e krimit komunist dhe kjo nuk është gjë e mirë. Fakti që ideje Juaj përputhet në thelbin e saj me idenë e përkthyesit Ardian Klosi duhet të merret me mënd se çfarë përfaqësoni Ju me këtë veprimtari, të vetëquajtur Enciklopedi dhe kujt i shërbeni.

    Pasthënia e përkthyesit është një mpleksje e pohimit me mohimin ku kjo e dyta jo vetëm që nuk del hapur asnjëherë, por ngelet detyrë e lexuesit për të zgjedhur atë që kërkon të imponojë Ardian Klosi brënda karakterit hipotetik. Dinakëria e përdorur nga përkthyesi ne këtë pasthënie ka vetëm një qëllim: të argumentojë personalitetin pozitiv të Ali Pashës së Janinës në ndihmë të krahinës së sotme të Tepelenës sipas mentalitetit të shqiptarëve të sotëm. Nënkuptimet mbi figurën e pashait otoman me origjinë shqiptare janë analoge me nënkuptimet e analizës së diktatorit shqiptar me origjinë otomane dhe në këtë pikë ato përputhen në shkaqe dhe pasoja me të vetmin ndryshim se i pari ishte shërbëtor i perandorisë më të madhe feudale në botë, kur i dyti shërbëtorë i perandorisë së parë kapitaliste në botë. Pikërisht këto të fundit përbëjnë thelbin e qënies së tyre të përgjithshme dhe të veçantë, pikën ku fillojnë vuajtjet e popullit shqiptar.

    Kur lexon veprën e Pukëvilit mbi ringjalljen e Greqisë e kupton se sa fallso është pasthënia studimore e përkthyesit, pasi përmbajtja e gjithseicilës nuk përkojnë me idenë përse autori shqiptar merr përsipër të interpretojë një mospërputhje idesh, veprash, përfitimesh dhe t’i paraqesë ato si të varura nga vepra e autorit francez. Ç’lidhje kanë të gjitha këto me popullin shqiptar dhe përse duhet t’ja pasurojmë këndvështrimin mbi pashain që i bëri mirë të gjithë Ballkanit, përveç Shqipërisë dhe shqiptarëve? Kur lexon pastaj pasaçërisht pasthënien e përkthyesit e kupton lojën që kërkon të luajë manipulatori i historisë dhe përse ai ka shkruar një pasthënia pas perlës franceze. Nuk bëhet fjalë për një angazhim solidariteti të intelektit të autorit me përkthyesin, por bëhet fjalë për lidhjen e pashait të Janinës me vëndlindjen e tij a thua se akti i lindjes përbën kuintesencën e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë. Në qoftë se thelbi i kësaj të fundit është e lidhur me faktorin kohëlindje përkthyesi shqiptar nuk di të përfitojë prej saj për shkak të formalizmit edukativ filozofik që mbart. Por kur pretendon se vepra e Pukëvilit është mirëpritur kudo, përveç se në vëndin e lindjes së protagonistit ku na qënka ngritur një historiografi e vetme mbi një diktaturë të vetme (f. 520) kuptohet që përkthyesi me dashje ka harruar se uniteti i kësaj historiografie me diktaturën ka pasur si pasojë pikërisht kallëpin e intelektualit të tij. Është e pamundur që ndërgjegjja e këtij kallëpi të pranojë përmbysjen e formuesit të kallëpit dhe këtu fillon loja e përkthyesit tonë. Ai kërkon të përmbysë një përfytyrim inekzistent dhe të paraqesë përfytyrimin komunist si të ri dhe në përputhje me idetë e Pukëvilit, ku thelbi i veprës së francezit është fund e krye një përputhje e politikave të Ali Pashës së Janinës me interesat e popullit grek.

    Nga ana tjetër, tentativa e përkthyesit për të afruar produktin e pashait otoman me atë të diktatorit komunist duke e paraqitur Enver Hoxhën si simpatizant të Ali Pashës së Janinës (f. 531-535) na duket një tentativë reale për të zbutur botën e krimit komunist. Pasi lexon veprën e Pukëvilit bindesh që krimi komunist në Shqipëri është ngritur mbi bazën e skanimit politik që Enver Hoxha i bëri veprës së gjaksorit tepelenas në një masë të tillë sa ato duhet të përputhen në një masë absolute. Raportet politike dhe ekonomike që Pashai i Janinës kishte me Stambollin duhet të jenë krejt të barabarta me raportet komplekse po të tilla që Enver Hoxha kishte me Londrën. Kështu që nuk ka mundësi që figura e Ali Pashës së Janinës të ketë qënë e dyshimtë për diktatorin shqiptar, ajo ka qënë epiqëndra e tij politike në formë dhe përmbajtje, ne sasi dhe cilësi, në çfaqje dhe thelb, kategori të cilat përrkthyesi Klosi mundohet t’i anashkalojë.

    Dua t’i kujtoj përkthyesit që figura e Ali Pashës së Janinës nuk mund të krahasohet kurrsesi me atë të Gjergj Kastriotit, të Bushatllinjve të Shkodrës ku këta të fundit i bënë popullit shqiptar dy të mira që përcaktuan të ardhmen europiane të popullit shqiptar: lejuan formimin e qëndrës institucionale katolike në qytetin e Shkodrës, duke e larguar nga trekëndëshi Mat – Mirditë – Dibër, dhe nuk lejuan transformimin e shqiptarëve në fenë e shkjaut, të Ismail Qemalit dhe të atyre burrave që morën përsipër shpalljen e mëvetësisë sonë kombëtare. Ali Pasha i janinës nuk mund të përputhet me asnjë figurë kombëtare shqiptare, sepse nuk ka qënë i tillë as në shpirt dhe as në vepra. Nuk është e vërtetë që figura e tij u nënkuptua si një figurë e shquar e kombit (f. 520); ky nënkuptim ka qënë i shkollës komuniste dhe, personalisht Ju, këtë kërkoni të vendosni me këtë pasthënie. Analiza e figurës eë Ali Pashës së Janinës nga ana e Pukëvilit është e mjaftueshme për të vënë një vijë mospëputhëse midis karakterit të tij dhe popullit shqiptar. Ali Pasha i Janinës nuk ishte produkti i popullit shqiptar, por i perandorisë Otomane dhe kjo përbën thelbin e ekzistencës së tij historike, duke përfshirë edhe diktaturën komuniste me të cilën ajo përputhet.

    E sa për mosbotimin e veprës së Pukëvilit pas 1991 nuk qëndron problemi në fortësinë e kafshatës, pasi thelbi i veprës së Pukëvilit është ditur në të gjithë përmasën e vet, por ajo nuk i ka pëlqyer pinjollëve të komunizmit, çka tregon se tërësia e botimeve shqiptare edhe sot është pronë e botës postkomuniste, e barabartë me paraardhësen e vet. Botimet e sotme tentojnë, gjithmonë e më shumë, të argumentojnë pozitivitetin e së shkuarës komuniste ku dualiteti i nënkuptimeve anon nga kjo e fundit paçka se pasoja ka qënë katastrofale për të gjithë shqiptarët pa përjashtim.

    Tiranë 24.11.2009

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Sofi _ për postimin:

    yllbardh (13-01-2014)

  13. #52
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    E pashe nje emision te OPINION i Blendi Fevziut per Ali Pashe Tepelenen. Mu duk mjaft interesant sesi u trajtua debati prandaj po e sjelli ketu.

    Hyni ne kete link dhe e shihni videon e ketij emisioni

    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=4012#

  14. #53
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Necky, pershnetje!

    N.q.se munesh me m'heq paqrtesi qe kam n'lidhje me Ali Pash Tepelenen.
    Historianet egjiptian e kan cilsu si themeluesi i Egjiptit modern.
    Dhe se dinastia e shqiptarve ka zgjat 150 vjet (perfundoi ne 1952)

    Pytjet jan kto:
    - Duke konsideru rolin e M.A.P.Tepelenes ne histori, perse n'Shqipri ka qen fol shum pak per te?
    - Ku mundem me gjet historin e vertet?


    Pres pergjigje edhe nga te tjere.
    Faleminderit.
    skenderi.
    Gjatë kohës të Ali Pashë Tepelenës si sundues i Janinës, ishin edhe dy shqiptarë tjerë me emrin Ali që ishin bashkëkohas të tij të cilët kishin një rolë të madh. Ali Pashë Gusia ishte njëri nga udhëheqësit e trupave shqiptare gjatë Lidhjes së Prizrenit dhe tjetri ishte Mehmet Ali Pasha, i cili edhe mundë të quhet si krijues i Egjiptit modern për shkak se luajti një rolë të madh në lindjen e afërt dhe ishte ky që krijoi dinastinë udhëheqëse të Egjiptit që përfundon me Mretin Faruk.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  15. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    duke lexuar temen per regjistrimin e popullsise ku thuhet se shqipetaret jane pakesuar(nga vete ne shqipetaret)dhe me temen e ALI PASHE TEPELENES ,qe koken ja pren vete shqipetaret (pavarsishte se nga kush ishin paguar apo urdheruar)dal ne perfundimin se ne jemi e keqja e vetes

  16. #55
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ketu eshte dhe emri i katragjyshit tim ...


    Historia e komandantëve të stërvitur prej Ali pashë Tepelenës

    Kush janë krerët e kryengritjeve pas 1822

    Erion HABILAJ
    Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane në vitet 1820, pas rënies së pashallëkut të Ali Pashës Tepelenës, u shtuan shumë dhe përbënin një rrezik për Turqinë. Në krye të këtyre kryengritjeve u vendosën ushtarakë të lartë që i kishin shërbyer për shumë kohë Ali pashë Tepelenës. Gazeta "Tirana Observer" boton listën e 40 kapedanëve që drejtuan këto kryengritje dhe historitë e tyre.
    Edhe pas rënies së pashallëqeve shqiptare autonome të Janinës dhe të Shkodrës pushteti osman në tokat shqiptare nuk u përforcua. Protestat dhe kontestimet nga pala shqiptare vazhduan në forma të ndryshme, kryesisht me armë nga ana e popullsisë shqiptare. Në krye të kësaj lëvizje të qëndresës së armatosur qenë vënë elementë feudalë që ishin kundërshtarë të pushtuesve osmanë, elementë që kishin qenë mbështetja shoqërore dhe politike e Ali pashë Tepelenës. Kjo periudhë në historinë e Shqipërisë është cilësuar si tepër delikate dhe moment i errët për fatet e saj. Për këtë dolën në skenë dhe luftuan për atdheun kapedanët e malësorëve dhe të fshatarësisë si Marko Boçari, Çelo Picari, Zylyfar Poda, Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Rrapo Hekali, Spiro Gjika, Dervish Ali Dukati, Balil Nesha, Janaq Kumiu, Hodo Ali Nivica, Gjikë Thanasi etj. Në kushtet e krijuara, interesat e këtyre udhëheqësve përfaqësonin interesat e shtresave popullore. Gjatë gjithë historisë, populli shqiptar ka qëndruar vazhdimisht në këmbë, kurdoherë i gatshëm për t'iu hedhur në grykë armikut, pa peshuar asnjëherë forcat e panumërta të pushtuesit.
    Në të gjithë Shqipërinë e Jugut po zhvilloheshin beteja të përgjakshme, ku Ali Pasha dhe trimat e tij luftonin si luanë. Të parët që u hodhën në sulm, ishin bijtë e Sulit me në krye prijësin e tyre të talentuar ushtarak, Marko Boçarin. Më tej me luftëtarët e Kolonjës ishte Zylyftar Poda, që kishte zënë urën e Ostanicës përmbi Vjosë dhe i kishte prerë pushtuesit çdo lidhje nga ana e veriut. Të njëjtin veprim kishin bërë trimat e Aliut edhe nga lindja. Forcat kryengritëse e shkatërruan pozitat e trupave turke. Me një sulm të befasishëm u mor përsëri kalaja e Tepelenës nga trimat e Ali Pashës, të udhëhequr nga luftëtari i ri Çelo Picari, të cilit iu besua mbrojtja e kësaj kështjelle.
    Suli dhe Marko Boçari në kryengritje
    Të paharruara do të mbeten në histori betejat e shumta, plot trimëri dhe vetëmohim, që zhvilluan suliotët gjatë viteve 1822 dhe 1823. Sipas historianëve, në luftë kanë qenë dhe gratë e Sulit. Madje thuhet se në haremet e sulltanit nuk ka pasur asnjë femër nga Suli edhe pse ishin të njohura për bukurinë e tyre. Komanda e udhëheqjes greke për t'i afruar trimat e Sulit i dhuroi kapedanit të tyre, Marko Boçari, diplomën e gjeneralit, por ai në mbledhje me luftëtarët e tij doli përpara tyre dhe e grisi diplomën, duke dhënë të kuptojnë si ai është shqiptar. Tradita popullore tregon se trimat e Sulit kishin mundur të bisedonin fshehtas me luftëtarët shqiptarë që ndodheshin matanë frontit, nën komandën turke. Konkretisht Marko iu kishte bërë thirrje shkodranëve dhe mirditorëve, që të mos qëllonin mbi vëllezërit e tyre suliot. Janë mjaft interesante përpjekjet e Marko Boçarit për të ardhur në marrëveshje me kordhëtarët shqiptarë, që turku i kishte radhitur në rreshtat e tij. Luftëtarët e Sulit, në pamundësi të arritjes së një marrëveshje me forcat e Mustafa Bushatit, vunë në jetën taktikën e tyre tradicionale luftarake. Komandant Marko Boçari në mbrëmjen e datës 9 gusht 1823, vendosi të godisë në befasi komandën turke. Në këtë betejë Marko printe i pari. Gjatë kësaj kohe e gjithë ushtria osmane ishte ngritur në këmbë. Në këto luftime të përgjakshme natën, më mes të errësirës, brenda në shtabin e armikut, kapedan Markua u rrethua keqas në kohën që sulmonte nëpër çadrat kryesore të komandës turke. Ky trim i Sulit u qëllua për vdekje në kokë nga roja besnik i pashait. Vdiq gjatë rrugës në krah të shokëve të tij të armëve. Mbi varrin e Markos përpara përfaqësueseve të qytetit u betua Lordi Bajron, se do të eci në gjurmët e këtij çlirimtari dhe do japë dhe jetën potë jetë nevoja në luftë për dëbimin e pushtuesit osman nga këto vende. Marko Boçari është himnizuar nga mjaft poetë dhe shkrimtarë të shquar të shekullit XIX, si Viktor Hygo. Si një nga figurat kryesore të revolucionit grek, ai mbetet hero kombëtar i Greqisë.
    Çelo Picari dhe luftërat e tij
    Sipas dokumentacionit historik dhe të dhënave gojore, Xhelili, i njohur me emrin Çelo, lindi në vitin 1801, në fshatin Picar të Kurveleshit. Çelo Picari vinte nga një familje e varfër fshatare me meshkujt të shumtë në fisin e tij. Çelua u rrit, siç u rritën gjithë bijtë e këtyre vendeve të thepisura malore, duke bredhur pas dhive. Kordhëtari i ri, për të shpëtuar nga trupat turke, me ndihmën e bashkëfshatarëve të tij mundi të futej në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Tregojnë se kur Çelua hyri në pallatin e vezirit, me pallën e të atit në brez, kaloi midis rojeve të armatosura dhe Aliu, për të provuar trimërinë e tij, përpoqi duart dhe dha urdhër për ta kapur, por Çelua nuk u tremb. Ai me gjakftohtësi nxori pallën dhe mori pozicion për vetëmbrojtje me shpatë të zhveshur në dorë. Atëherë veziri buzëqeshi dhe iu drejtua rojeve që ta linin, duke thënë "ky bën për mua". Thuhet se Çelo Picari ishte i thjeshtë, i dashur me shokët. Çelua nuk fliste kurrë për trimëritë e tij, kishte një trup të gjatë dhe të bëshëm, dhe ishte gjithnjë i gatshëm për beteja.
    Reformat e Portës së Lartë
    Porta e Lartë e gjendur ngushtë përpara revoltës së luftëtarëve shqiptarë, që nuk i nënshtroheshin reformave centralizuese turke, u detyrua t'i pranonte kërkesat e tyre. Por nga ana tjetër ajo kishte vënë në lëvizje gjithë agjenturën turke në Shqipëri, me qëllim që të eliminonte udhëheqësit e kryengritjes shqiptare. Ishin të shumtë trimat që paraqisnin problem për Portën e Lartë. Sulltani ishte angazhuar maksimalisht që të gjente mënyrën e eliminimit të këtyre trimave. Ai bëri çmos që t'i largonte nga njëri-tjetri krerët e kryengritjes, me qëllim që t'i mbante ata larg nga masat fshatare dhe t'i asgjësonte në rastin më të parë. Autoritete osmane deri diku ia arritën qëllimit të largimit të krerëve të kryengritjes. Filluan menjëherë reformat centralizuese në krahinat që kishin fituar vetëqeverisjen. U krye reforma e Tanzimatit, e cila synonte të rregullonte superstrukturën shoqërisë dhe të administratës turke dhe si pasojë të përjetësonte sundimin turk në mbarë Perandorinë, duke shkatërruar me anën e taksave dhe sidomos me anën e "nizami xhedit" forcat e gjalla prodhuese në vendet e ndryshme të Perandorisë Osmane. Të gjitha synimet e Portës së Lartë hasën në vështirësi të mëdha.
    Lëvizja e kaçakëve, një nga format e hershme të luftës klasore
    Lëvizja e kaçakëve ose e hajdutëve gjithmonë në histori nuk është pasqyruar apo argumentuar drejt. Shkencërisht ajo përcaktohet si shprehje e protestës sociale dhe formë e hershme e luftës klasore së fshatarësisë së shtypur, kundër rritjes së shfrytëzimit feudal vendas në shërbim të sulltanit. Këto momente antifeudale janë manifestuar prej kohësh në vendin tonë, porse gjatë kohës së shtrimit me forcë të reformave centralizuese osmane, sidomos gjatë zbatimit të shërbimit të detyrueshëm shumë vjeçar ushtarak kjo lëvizje mori një vërshim më të gjerë. Me qindra shqiptarë për t'i shpëtuar detyrimit ushtarak dilnin në arrati nëpër male. Të tillë janë Bilbilenjtë, të cilët janë mjaftë të njohur në historinë tonë për bëmat e tyre në Shqipërinë e Jugut. Karakteristikë për Bilbilenjtë ishte se kudo që shkonin, ngrinin "gjyqet popullore" për gjykimin e shtypësve dhe shfrytëzuesve të vendit, të lidhur ngushtë me Turqinë. Këta trima kishin si masë ndëshkimore dënimin me vdekje në shumicën e rasteve. Kanë qenë këta kaçakë që e mbanin vazhdimisht në tension Stambollin. Të shumta janë ekspeditat ndëshkuese nga ushtria osmane kundër këtyre kaçakëve. Një nga Bilbilenjtë e famshëm është Bilbil Shakua. Kanë qenë këta kaçakë që e mbanin vazhdimisht në tension Stambollin. Të shumtat janë ekspeditat ndëshkuese nga ushtria osmane kundër këtyre kaçakëve. Kjo luftë e pabarabartë vazhdoi gjatë midis shqiptarëve të pa nënshtruar dhe osmanëve pushtues. Pikërisht deri më 28 Nëntor të vitit 1912.
    të jetë nevoja në luftë për dëbimin e pushtuesit osman nga këto vende. Marko Boçari është himnizuar nga mjaft poetë dhe shkrimtarë të shquar të shekullit XIX, si Viktor Hygo. Si një nga figurat kryesore të revolucionit grek, ai mbetet hero kombëtar i Greqisë.
    Çelo Picari dhe luftërat e tij
    Sipas dokumentacionit historik dhe të dhënave gojore, Xhelili, i njohur me emrin Çelo, lindi në vitin 1801, në fshatin Picar të Kurveleshit. Çelo Picari vinte nga një familje e varfër fshatare me meshkujt të shumtë në fisin e tij. Çelua u rrit, siç u rritën gjithë bijtë e këtyre vendeve të thepisura malore, duke bredhur pas dhive. Kordhëtari i ri, për të shpëtuar nga trupat turke, me ndihmën e bashkëfshatarëve të tij mundi të futej në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Tregojnë se kur Çelua hyri në pallatin e vezirit, me pallën e të atit në brez, kaloi midis rojeve të armatosura dhe Aliu, për të provuar trimërinë e tij, përpoqi duart dhe dha urdhër për ta kapur, por Çelua nuk u tremb. Ai me gjakftohtësi nxori pallën dhe mori pozicion për vetëmbrojtje me shpatë të zhveshur në dorë. Atëherë veziri buzëqeshi dhe iu drejtua rojeve që ta linin, duke thënë "ky bën për mua". Thuhet se Çelo Picari ishte i thjeshtë, i dashur me shokët. Çelua nuk fliste kurrë për trimëritë e tij, kishte një trup të gjatë dhe të bëshëm, dhe ishte gjithnjë i gatshëm për beteja.
    Reformat e Portës së Lartë
    Porta e Lartë e gjendur ngushtë përpara revoltës së luftëtarëve shqiptarë, që nuk i nënshtroheshin reformave centralizuese turke, u detyrua t'i pranonte kërkesat e tyre. Por nga ana tjetër ajo kishte vënë në lëvizje gjithë agjenturën turke në Shqipëri, me qëllim që të eliminonte udhëheqësit e kryengritjes shqiptare. Ishin të shumtë trimat që paraqisnin problem për Portën e Lartë. Sulltani ishte angazhuar maksimalisht që të gjente mënyrën e eliminimit të këtyre trimave. Ai bëri çmos që t'i largonte nga njëri-tjetri krerët e kryengritjes, me qëllim që t'i mbante ata larg nga masat fshatare dhe t'i asgjësonte në rastin më të parë. Autoritete osmane deri diku ia arritën qëllimit të largimit të krerëve të kryengritjes. Filluan menjëherë reformat centralizuese në krahinat që kishin fituar vetëqeverisjen. U krye reforma e Tanzimatit, e cila synonte të rregullonte superstrukturën shoqërisë dhe të administratës turke dhe si pasojë të përjetësonte sundimin turk në mbarë Perandorinë, duke shkatërruar me anën e taksave dhe sidomos me anën e "nizami xhedit" forcat e gjalla prodhuese në vendet e ndryshme të Perandorisë Osmane. Të gjitha synimet e Portës së Lartë hasën në vështirësi të mëdha.
    Lëvizja e kaçakëve, një nga format e hershme të luftës klasore
    Lëvizja e kaçakëve ose e hajdutëve gjithmonë në histori nuk është pasqyruar apo argumentuar drejt. Shkencërisht ajo përcaktohet si shprehje e protestës sociale dhe formë e hershme e luftës klasore së fshatarësisë së shtypur, kundër rritjes së shfrytëzimit feudal vendas në shërbim të sulltanit. Këto momente antifeudale janë manifestuar prej kohësh në vendin tonë, porse gjatë kohës së shtrimit me forcë të reformave centralizuese osmane, sidomos gjatë zbatimit të shërbimit të detyrueshëm shumë vjeçar ushtarak kjo lëvizje mori një vërshim më të gjerë. Me qindra shqiptarë për t'i shpëtuar detyrimit ushtarak dilnin në arrati nëpër male. Të tillë janë Bilbilenjtë, të cilët janë mjaftë të njohur në historinë tonë për bëmat e tyre në Shqipërinë e Jugut. Karakteristikë për Bilbilenjtë ishte se kudo që shkonin, ngrinin "gjyqet popullore" për gjykimin e shtypësve dhe shfrytëzuesve të vendit, të lidhur ngushtë me Turqinë. Këta trima kishin si masë ndëshkimore dënimin me vdekje në shumicën e rasteve. Kanë qenë këta kaçakë që e mbanin vazhdimisht në tension Stambollin. Të shumta janë ekspeditat ndëshkuese nga ushtria osmane kundër këtyre kaçakëve. Një nga Bilbilenjtë e famshëm është Bilbil Shakua. Kanë qenë këta kaçakë që e mbanin vazhdimisht në tension Stambollin. Të shumtat janë ekspeditat ndëshkuese nga ushtria osmane kundër këtyre kaçakëve. Kjo luftë e pabarabartë vazhdoi gjatë midis shqiptarëve të pa nënshtruar dhe osmanëve pushtues. Pikërisht deri më 28 Nëntor të vitit 1912.
    Lista
    1. Marko Boçari
    2. Çelo Picari
    3. Zylyftar Poda
    4. Tafil Buzi
    5. Zenel Gjoleka
    6. Rrapo Hekali
    7. Spiro Gjika
    8. Dervish Ali Dukati
    9. Balil Nesha
    10. Janaq Kumiu
    11. Hodo Nivica
    12. Gjikë Thanasi
    13. Belul Toto
    14. Veliko Jaçe
    15. Kapllan Kuca
    16. Asllan Kuca
    17. Halil Frashëri
    18. Ago Vasjari
    19. Myrto Cali
    20. Zenel Gjoleka
    21. Karafil Sinani
    22. Abaz Thana
    23. Adbyl Koka
    24. Islam Pronjo
    25. Shahin Delvina
    26. Abaz Zeneli
    27. Mete Jazo
    28. Cane Myftari
    29. Mahmud Bajraktari
    30. Nurçe Toska
    31. Pasho Koka
    32. Kajo Bylykbashi
    33. Bilbil Shako
    34. Idriz Alidhima
    35. Luman Elmazi
    36. Mane Beqiri
    37. Dervish Kallarati
    38. Sadik Bolena
    39. Mustafa Bega
    40. Sadedin Vasjari
    gazeta Tirana Observe
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  17. #56
    i/e regjistruar Maska e taku72
    Anëtarësuar
    23-11-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    115
    doni me per belul gjeraqinen?

  18. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    jorgo karaiskaqi , heroi kombetar grek , mund te ishte edhe jorgji karashahu , mbiemer ky qe ne greqisht eshte karaiskaqi ;

    tani se nga vjen ky mbiemer i supozuar prej meje , kete nuk mund ta them me siguri , pasi eshte thjesht nje supozim , por di qe nje mbiemer origjinal grek nuk ka as fjalem kara e as skaqi [ shah] .

    me sa di une fjala kara eshte si nje titull apo status ushtarak ne boten e atershme turke , po ashtu shah-u eshte nje tjeter emer ne turqisht qe do te thote mbret .

    kara - manlis = kara manolis , mbiemeri i ish kryeministrit grek
    kara -xhaferis = kryetar i partise Laos ne greqi
    mailis -ismailis = drejtues i partise komuniste greke

    e shume e shume te tjere grek qe kane mbiemra qe as nuk mund te quhen mbiemra origjinal grek.



    teodor kolokotroni= kolokotroni nuk ka ne greqi nuk eshte mbiemer grek , por nese e shohim ne shqip kete mbiemer behet bythziu -vithziu .

    ne ato kohera kishte shume mbiemra njerezish dhe fshatra me emra te tilla ;

    vithkuqi - fshat dhe mbiemer njeriu qe greku e ka bere vithikoci
    kurve leshi
    e te tjera



    diku lezova qe kur mustafa pashe bushatlliu i shkodres i dergon haber jorgji karaiskaqit ;

    Jam i thirur per te sjelle paqen dhe qetesine dhe nuk dua te shkaktoj gjakderdhje pasi sic e di shume prej luftetareve te mi jane kristiane si ty , dhe nisem te te pAaralajmeroj qe nje lufte midis nesh do ishte e kote dhe e vtemja gje qe mund te besh , eshte te terhiqesh ;

    gjate ketij haberi pashai nuk do kete munguar ti thoje edhe per faktin qe te dy jane shqiptare por kete greket qellimisht , ndoshta nuk e kane shkruar.


    pergjigja e jorgjit ;

    pyeta k,,,n tim dhe me tha qe te mos dorezohesha .


    te njejten pergjigje i dha edhe tedor kolokotroni pashait .




    me aq sa kam lezuar e degjuar per historine tone , mund te them vec nje gje ;


    faktori shqiptar ka qene i rendesishem ne ballkan e me gjere gjate gjithe historise , per trimeri , per zgjuarsi , kur ngriheshin mbreteri e perandori aty ka pas kudo shqiptare, po na rofte trimeri e zgjuarsia neve kur nuk beme as edhe nje perpjekje te vogel te percjellim ate trimeri , ato tradita e zakone ne libra , histori e qytetrim .


    fjala shqiptar ma vret veshin se me ngjan si sinonim i fjales tartar , nderkohe qe gjithmone pyes veten pse nuk trasheguam emrin tone te lashte ilir ose arber .


    ndoshta per te na ndare nga historia e ilireve apo edhe te arberve ?

    ne u sollem lirine grekeve , ne luftuam per tu cliruar rumania e bullgaria ,ne luftuam per te tjere nderkohe qe haruam shtepine tone.


    mjafton te shoh politiken , diplomacine dhe luftetaret e diteve te sotme qe te kuptoj edhe ato te shekujve me pare .


    te corganizuar , egoista , te etur per pushtet , pa ndergjegje kombetare dhe plot mos mareveshje.



    ali pashe tepelena ish nje kusar , dhe pikerisht si nje kusar u vra.

  19. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ai ka qene vezir i janines e ky thote kusar
    vet ai prifti francez qe ka sherbyer ne konsullaten e ali pashait per 2 vjet thote qe ka punuar kunder tij, kunder shqiperise.
    ali pashe tepelenes ia futen ruset dhe francezet me bashkepunim me shqiptaret qe sot quhen helene.

  20. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    nga AUTOBIOGRAFIA e FAIK KONICES

    Po citoj pak rreshta nga AUTOBIOGRAFIA e FAIK KONICES.

    ======= Nga Libri : =========
    Faik Konica,
    Vepra, vol.1 ( Botimet Dudaj, 2001)
    ==========================

    Autobiografi e Faik Konices: Familja

    Shtepia nga e cila lindi Faik Konica eshte jo vetem nje nga me
    te vjetrat e Shqiperise dhe te Epirit, po dhe nje nga me te nderuarat
    per te shkuaren e saj te paster.

    Duke qene se e ema e Ali Pashe Tepelenes ishte prej kesaj familjeje,
    te gjithe biografet inglize, frengj dhe greke patne rastin te flasin
    per deren e bejlereve te vjeter te Konices dhe te gjithe me nje ze e mburrin . . .

  21. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Thuhet se Ali Pashë Tepelena ishte një djalosh flokëverdhë, me sy të kaltër.
    Ngjyra e syve mund të shihet edhe në këtë pikturë, të një piktori francez, që e vizitoi Janinën në atë kohë.


Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta e Shën Gjergjit të Janinës - 17 janar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2021, 03:19
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2004, 19:49
  5. Qeveria e Vlorës përpiqet të rimarrë Janinën
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •