Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 79
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Seksi dhe shėndeti

    Ekzistojnė njėzet (20) arsye qė seksi dhe dashuria ndikojnė nė bukurinė dhe nė shėndetin e femrave dhe tė meshkujve.

    1- Dashuria e mjaftueshme do tė bėjė qė femrat tė duken nė formė tė mirė dhe me pamje tė shkėlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon pėr kėnaqėsi nė dashuri dhe nė seks ėshtė tė tajiturit e sasisė sė dyfisht tė hormoneve tė ostrogenit.

    2- Seksi ėshtė mė i bukur sesa kremet e shtrenjta kundėr rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lėkura bėhet mė e lėmueshme dhe mė e shtrėnguar, mė saktė mė e nderė (mė e shtrirė). Papastėrtia dhe puērrat zhduken.

    3- Seksi ndikon edhe nė mbajtjen e vijės sė trupit bilonjė, d.m.th tė trupit tė bukur, shtathedhur. Gjatė seksit tė nxehtė dhe me plot pasion ėshtė konstatuar se shpenzohen 560 kalori tė tėra, po aq kalori sa shpenzohen pėr njė orė e gjysmė tė stėrvitjes me biēikletė dhomė. E me kėtė kjo paraqet edhe njėfarė kėnaqėsie.

    4- Nė shtrat mund ta zvogėloni rrezikun nga ngushtimi i enėve tė gjakut. Gjatė kohės sa keni marrėdhėnie seksuale tajohet (formohet) hormoni qė e zvogėlon tensionin e gjakut.

    5- Edhe disponimi pėrmirėsohet pas seksit, bile zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisė dhe e kėnaqėsisė.

    6- Nėse juve ju mundon pagjumėsia, seksi para gjumit do t’ju bėjė ēudira. Ėshtė konstatuar se seksi ėshtė dhjetė herė mė i mirė se sa hapat pėr gjumė ose pėr qetėsim. Do tė ēliroheni tėrėsisht nga brengat dhe do tė flini tė qetė, sigurisht nja 25% mė mirė e mė gjatė.

    7- Seksi ėshtė terapia mė e mirė dhe mė e fortė kundėr flamės dhe kundėr gripit. Netėt e nxehta tė seksit dhe tė dashurisė ndihmojnė edhe nė shėrimin e astmės dhe tė alergjisė.

    8- Tashmė ėshtė konstatuar se edhe paraloja e zjarrtė gjatė seksit dhe dashurisė e shėron dhembjen e kokės. Enėt e gjakut nė tru, tė cilat kanė ngėrē, gjithashtu mund tė ēlirohen.

    9- Loja me buzė dhe me gjuhė ndikon gjithsesi nė tajitjen e pėshtymės, e cila i mbron dhėmbėt nga kariesi dhe bigorri (guralecėt) e dhėmbėve. Pėrveē kėsaj, edhe puthjet e buta dhe tė ndjeshme ndikojnė pėr tė mirė nė seks, d.m.th. e stimulojnė atė.

    10- Seksi i pakėson fatkeqėsitė nė rrugė dhe nė punė. Pas natės sė mrekullueshme tė seksit dhe tė dashurisė sė kaluar, njerėzit janė psikikisht mė stabilė dhe mė tė kujdesshėm.

    11- Nė seks mė sė miri stėrviten muskujt e barkut dhe tė prapanicės. Pėr kėtė arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bėhet edhe mė e fortė dhe e ngrejtur, mė saktė mė e ndėrtuar dhe ka njė pamje tė mrekullueshme, tė cilėn e merr pas seksit intensiv. Bile, seksi mundėson edhe qė tė dobėsohemi dhe nuk ka dietė mė tė mirė se seksi pėr t’i hequr kilogramėt e tepėrt dhe tė padėshiruar.

    12- A bėheni tė harrueshėm dhe a plakeni?
    Seksologėt kanė konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalėsojnė procesin e mplakjes (tė moshuarit) dhe e kthjellojnė mendjen, d.m.th. nuk bėheni tė harrueshėm dhe e ndalon mplakjen e parakohshme.

    13- Nėse ju tėrheqin dashuria dhe seksi, nuk do t’ju dhembė lukthi fare, bile as rraskapitjet nuk do t’i njihni (pėrjetoni).

    14- Po ta fitoni vetėbesimin nė shtrat, edhe partneri juaj do t’jua pranojė kėtė dhe nė jetė nuk do tė jeni tė komplikuar, pra, do tė ēliroheni nga tė gjitha komplekset e mundshme.

    15- Seksi u jep njė pamje tė bukur kofshėve dhe kėmbėve. Nga celuliti nuk do tė mbetet asnjė gjurmė, sepse sistemi limfatik ėshtė mjaft aktiv, e posaēėrisht nė kėmbė.

    16- Netėt e dashurisė i zgjidhin tė gjitha vėshtirėsitė dhe kėshillat nga institucionet pėr kėshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni nė shtrat me partnerin tuaj pėr gjithēka.

    17- Sportistėt e dijnė tashmė edhe atė qė njė kohė tė gjatė se pas mesnatės sė suksesshme tė seksit dhe tė dashurisė reaksionet janė thjesht mė tė mira.

    18- Seksi ėshtė me tė vėrtetė lloji mė i sigurt dhe mė i shpeshtė i sportit, i cili e vė nė lėvizje ēdo muskul tė trupit tė njeriut, e nė anėn tjetėr nė shtrat ka mė pak fatkeqėsi.

    19- Seksi-terapia mė e fortė kundėr infarktit tė zemrės?!
    Mjekėt kanė konstatuar se infarkti i zemrės i godet nė radhė tė parė njerėzit qė dashurohen shumė pak dhe qė jetėn seksuale e kanė shumė tė varfėr (pra ata qė merren mė pak me seks). Mirėpo, shumica e personave qė pėsojnė infarkt, pas kėtij infarkti e ndėrpresin jetėn seksuale tė rregulltė, nga frika mė tepėr. Por, sipas mjekėve, kjo ėshtė plotėsisht e gabuar dhe e dėmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nėse nuk e besoni kėtė, para se tė provoni, kėshillohuni me mjekun.

    20- Seksi ju bėn shumė tėrheqės dhe joshės (ngashnjyes). Kur dashuron shumė, nėnkuptohet se bėn seks edhe mė shumė e mė shpesh, dhe me kėtė rast krijohen fenomene tė njė seksi parfumi tė butė, me aromė tė mirė dhe joshėse, por shumė tė rėndėsishme. Femrat i bėn tė dėshirueshme, kurse meshkujt mė tė furishėm (mė agresivė).

    Pas kaq shumė provash del vetėm njė konstatim, e nėse e dėshirojmė kėtė, nė mėnyrė qė tė jemi sa mė tė shėndoshė, zgjidhjen pėr kėtė duhet ta kėrkojmė nė lojėrat e zjarrta tė seksit dhe tė dashurisė nė shtrat.
    Prandaj, njė kėshillė pėr fund, tė cilėn duhet ta mbani mirė nė mend dhe duhet t’i pėrmbaheni kėsaj rreptėsisht:

  2. #2

    hahahhahahhahhahahhah

    C'me ke shkrire ooo Estella,


    Ore, po per mundesite per tu bere me barre a e ke thene???? Po ato per semundje?

    Per mendimin tim, seksi eshte shume i mire, por ka edhe shume gjera qe ndoshta nuk ju pelqejne.... PSH...

    1) Seksi i ben femrat me barre kur nuk duan.. (edhe me prezentativ, ose me birth control pills, prap si dihet)
    2) Seksi te ben te vdesesh (semundjet e ndryshme)
    3) Seksi te ben te mendosh vetem per seks, sidomos kur eshte i mire, dhe po flas per okazionet kur ne vend qe te punosh, mendon rreth nates "fantastike" qe kishe me te dashuren/dashurin.
    4) Seksi te dobeson (hahahha per cunat, se e di qe ju femrat vdesni per pak dobesim)
    5) Seksi lind perdhunues
    6) Seksi te len pa gjume
    7) Seksi te ben te kapesh nje femer qe nuk e pelqen dhe kurr nuk e lejoje dot ne jeten tende te perditshme, por meqe ishe "horney", ja fute..........sa per pak qef (kjo eshte me shume per cunat)
    8) Seksi te ben te tradhetosh
    9) Seksi te ben te zihesh
    10) Seksi te ben te harrosh endrrat e jetes profesionale
    11) Seksi shkaterron shoqeri


    Kaq kam ne mendje deri tani.. I them vetem per t'i kujtuar atyre qe behen "ekstremist" mbasi tij. Eshte shume e rendesishme te jesh i njohur me partnerin mire para se te besh SEKS, sepse ne fund te fundit vetem nje trup ke. Po su kujdese per te, nuk do te kujdeset per ty. Kur kemi pas qene femije, kemi pas thene: "Rafsha ku s'rafsha, mos u vrafsha!" Kjo filozofi eshte shume e "rrezikshme" ne seks...

    SIDOQOFTE, ne fund jam dakort me "Stelen". Ajo ka shume te drejte sepse nese je i matur dhe e ben cdo gje me pak mend.. SEKSI MUND TE JETE ZGJIDHJA E 90% TE PROBLEMEVE NE JETEN E PERDITSHME.


    Ciao'
    ILIRi
    Aspire to inspire, before you expire!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Ne lidhje me seksin.

    Une nuk i hedh poshte ato te mirat e seksit. Dhe nga ana tjeter nuk jam per seks ekstremist, pasi ka nje kohe te caktura per gjithcka, dhe seksi me i mire eshte ai ne martese.

    Packa se kjo pozite, nuk eshte ajo qe shumica e atyre qe shkruajne ne kete forum aprovojne, kjo nuk do te thote qe e verteta bie gjithmone dakord me shumicen, apo jo?

    Une vete nuk jam i martuar, por kam zgjedhur qe persa i perket seksit, te pres deri kur te martohem. Kjo eshte ne rradhe te pare pershkak te bindjeve te mia fetare, por njekohesisht, kjo bindje eshte e mbeshtetur nga faktet e tjera sociale qe kam vene re keto kater vjet e ca, gjate kohes qe kam qene me studime ketu ne Amerike.

    Kam vene re qe seksi, me gjithe te mirat qe Estella tha, eshte bere nje justifikim per te gjithe ata qe e kerkojne ate para marteses, dhe fatkeqesisht faktet fillojne te ndryshojne persa i perket te mirave te seksit.

    Albanian Design, beri nje liste te shkrurter me ca nga pasojat qe vijne nga seksi, qe une do te thoja eshte jashte martese. (shkoni dhe shikojeni edhe nje here ate liste qe te shihni nese te mos shumica e tyre jane pershkak te seksit jashte marteses).

    Nje faktor tjeter, qe kam vene re eshte problemet qe kane ato mardhenie midis cifteve ne te cilen te dyja palet ose vetem njera pale, kane bere seks perpara marteses. Shumica prej tyre sot ndahen. Tani nuk mund te them qe i gjithe faji eshte pershkak te seksit, por e verteta eshte qe edhe seksi, eshte nje lloj veprimi i cili tregon besnikerine e nje personi ndaj bindjeve te tij, dhe thuhet qe "Cfare te mbjellesh, ate edhe do te korresh."

    Nesje, po e mbyll me kaq per tani....
    Gjithe te mirat

  4. #4

    mentalitet i vjeter shume lal....

    Gjono,


    Cdo njeri ka mendimet e tij natyrisht, por per mendimin tim ai mentalietet eshte shume i vjeter. Ai mentalitet ndoshta ka pas punuar ne ate kohe sepse jeta sociale ishte vetem me thashetheme dhe njerzit kishin frike te flasin.

    Per mendimin tim, koha ka ndryshuar shume, dhe marrdhenjet jane shume me te forta nese seksi eshte i mire. Mendoj qe 66% e lidhjeve midis dy partnereve eshte e bazuar ne seks (e kam fjalen per te rinjte me shume, se pleqte vetem duan yzmet)... Te thuash qe po nuk bere seks je njeri i ndershem "dhe tregon besnikerin ndaj bindjeve te tij", per mendimin tim eshte kokeforci. Pse e mohon dicka qe eshte e mire? Eshte sikur me qene ne mes te vapes , dhe me te ofruar akulloren por te lene vetem ta shikosh ate, dhe te mos e lepishe. Per mendimin tim, kete gje ndoshta nuk e kupton, meqe nuk ke bere seks, por jam kundra idese qe po tha nje liber mos te besh seks, nuk ben. Nuk dua te hy tek feja dhe nuk po te kundervihem, biles e respektoj ate qe po thua, por per mendimin tim ka menyra shume te tjera per te treguar vullnetin tend. Seksi eshte natyral, dhe te gjitha kafshet insektet.. etj etj e bejne..

    Por meqe jeta sociale thote JO, ne direkt si dele nga mbrapa. Meqe jemi njerez, kuptohet nuk je i lejuar te shkosh ne mes te rruges e te perdhunosh, por ne nje kohe kur femra ose mashkulli e don dhe ti e don, PSE JO? Vetem ki kujdes para se ta besh! Eshte e sygjeruar ta njohesh mire partnerin, para se te fillojne marrdhenjet seksuale.

    Persa i perket pikes se marteses, si mbas statistikave, 95% te atyre qe martohen, mbas 1 viti, e humbin dashurine per seks. Kjo gje ndodh ndoshta nga punet e perditshme qe njeriu angazhohet.

    Si mbas nje artikullin nga revista "TIME", ndjenjat seksuale jane me te medhaja gjate jetes se kolegjit, pra ne pergjithesi per ata qe jane nga mosha 17-28 per cunat, dhe per femrat nga mosha 15-25vjeē. Ky eshte realiteti, tani si e perdor ti kete moshe, varet nga "morali" jot, por nese martohesh ne moshen 29 vjec, kjo do te thote qe e ke humbur ate pasjon qe ke pasur ne fillim.

    Seksi eshte art, dhe qe te behesh nje artist i mire, duhet te praktikosh. Ne fund te fundit, kush nuk po don nje artist te mire?

    Iliri
    Aspire to inspire, before you expire!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70
    AlbanianDesign, me beri pershtypje pergjigjja jote, por megjithese nuk jam dakord me mendimin tend, nga na tjeter desha te te falenderoj qe e respekton mendimin tim.

    Nje gje tjeter qe doja te shtoja: secili prej nesh merr vendime, si p.sh. seksi, ne baze te bindjeve te tjera, dhe shume prej nesh mund te thone qe kjo eshte mire ose kjo eshte keq.

    Atehere pyetja qe une kam eshte kjo: nga e dime ne se kush eshte mire dhe kush eshe keq, pra ku bazohen vendimet tona morale?

    P.S. Mbase kjo duhet te jete nje teme e re mevete, por nese nuk ka kundershtim mund ta diskutojme edhe ketu, ne lidhje me seksin.
    Gjithe te mirat

  6. #6

    vendimet tona...

    Zakonisht, vendimet varen nga eksperienca qe njeriu ka dhe nga rregullat qe vendos ligji per ne.

    Me pak fjale, ate qe themi, zakonisht e themi sepse jemi ndikuar nga eksperienca qe kemi marre gjate jetes personale. Nese kjo eshte nje eksperience e mire apo jo, kjo mund te vendoset nga ligjet qe na rrethojne, dhe nga ndergjegja qe kemi.

    Psh, nese vjedh nje veture (BMW), mund te duket dicka e mire sepse tani ajo eshte e jotja, por ama ligji te fut ne burg nese kapesh, dhe keshtu e ben te keqe. Pra ka dy rruge, te behesh in dershem (si mbas ligjit), ose te behesh i arratisur nga pushteti. Megjithese kjo eshte me shume pergjigje me ane politike, prap te tregon dicka rreth vendimeve edhe me seksin. Nese mendon qe seksi te ben keq, mos e bej. E bukura e demokracise eshte qe ben ca te duash midis nje gardhi.

    Sic e dime seksi eshte shume i mire, jo vetem nga eksperienca qe disa kane, por edhe shume shkenctare qe e kane aprovuar ate te jete e mire. Ato qe tha Estella eshte plotesisht e vertet! Megjithate, duhen konsideruar dhe te keqijat.

    Ne kete bote per mendimim tim ka dy lloj personash: 1) optimistat, dhe 2) pesimistat.

    Shumica nga ne mundohemi te jemi optimist, por per mendimin tim, ballancimi i te dyjave do ishte fenomenal.

    Ciao'
    Iliri
    Aspire to inspire, before you expire!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Ku bazohen vendimet tona morale

    Une nuk e di nese i je pergjigjur pyetjes time plotesisht AlbanianDesign.

    Ti mbase do te thuash ligji ose me saktesisht ligjet e shoqerise, por une do te te pyesja, ku bazohen ligjet e shoqerise?

    Pra, si jane njerezit ne gjendje qe te vendosin kush eshte e drejte dhe kush eshte e padrejte, ose kush eshte dicka e moralshme dhe cfare eshte e pamoralshme.

    Gjithe te mirat

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Gjoni pyetja qe ke bere eshte teper teper e gjate per ta shpjeguar dhe sqaruar sepse varet nga shume gjera si eksperienca, edukimi, feja, menyra e jeteses, etj....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 06-11-2002 mė 14:50

  9. #9
    ****** Maska e I-PANJOHURI
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Neper male
    Postime
    38
    Nuk jam kunder atyre 20 arsyeve qe e bejne sexin te domosdoshem apo te nevojshem per shendetin e djemve apo vajzave.Vetem se nje pyetje do te kisha ne kete drejtimeqenese sexi qenka aq i shendetshem per te dy gjinite njerezore, cilat grupe te moshave duhet te fillojne "kete kure" ?!Mos duhet filluar qe femije te praktikohet sexi, ne menyre qe shendeti te ruhet ne nje gjendje sa me temire per shkak te tij?

  10. #10

    Varet nga personi...

    Megjithese pyetja jote eshte normale, une nuk jam me ty.

    Seksi nuk eshte kure, por per ata qe e duan, nuk do te thote qe eshte keqe, dhe keshtu mbas analizave, e shikon qe ne fund te fundit te ben mire. Plus per mendimin tim kjo teme eshte shume e mire sepse i hap mendimet e shqiptareve, sidomos ata qe mendojne qe eshte turp te bisedosh per te.
    Aspire to inspire, before you expire!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Nga Gjoni

    Estela, ke te drejte, por ajo qe desha te them, eshte e verteta eshte qe sensi i brendeshem i gjithe secilit ne lidhje me ate qe eshte e drejte dhe ate qe eshte e gabuar, eshte dicka qe Zoti e ka vene brenda nesh, dhe qe na lejon neve qe te themi si perfundim se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe ose gabim.

    Por problemi komplikohet, pasi ky sens ose aftesi per te vendosur se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe apo gabim, nuk perdoret per te kuptuar dhe vepruar me teper ashtu ne menyren se si duhet te veprojme sipas planit te atij qe na ka krijuar. Dhe nje nga rezultatet e ketij fakti, ka te bej me sensin e perzjere apo edhe te shthurur qe njerezit kane sot ne lidhje me te miren dhe te keqen, dhe pershak te kesaj edhe vendimet tona, shpesh here, megjithese te mira ne dukje, shpesh here kane rezultate te keqia.

    Persa i perket seksit, une nuk jam ne kundershtim me te, dhe per me teper une jam i bindur qe eshte dicka e mrekullueshme, por nga ana tjeter me duhet qe te pranoj qe seksi nuk ishte ideja e ndonje njeriu, pasi Zoti vete qe ne fillim e krijoi per kenaqesine tone, por njekohesisht eshte po tek Ai qe ne duhet te drejtohemi ne menyre qe te kuptojme funksionin dhe qellimin e vertete qe seksi ka ne mardheniet tona me njerezit e tjere dhe mbi te gjitha me Perendine.

    E kuptoj qe mbase keto gjera qe them disave prej jush u duken si gjera te vjetra dhe te prapambetura, biles ishte Albanian Design qe beri nje koment te atille, dhe pergjigja ime do te ishte kjo, qe qe ne fillimet e njerezimit njerezit e kane keq perdorur seksin duke deshtuar qe te kuptojne qellimin dhe funksionin e tij te vertete, pra keq perdorimi i seksit eshte aq i vjeter sa njerezimi...

    Shpresoj qe te mos i kem shtuar me teper konfuzion ceshtjes.....

    Gjithe te mirat

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Shume mire ke bere Estela qe e ke hapur kete teme dhe e mira do te ishte qe ti te kishe shkruajtur dhe te keqiat ose pasojat e seksit te mbrojtur ose te pa mbrojtur sepse njerezit duhet te dine dhe demet qe seksi sjell dh pastaj gjithesecili mund te diskutonte ose te vepronte si dinte vete.
    Me sa di une njeriu vepron ndaj natyres dhe ēfaredolloj fenomeni qe e rrethon vetem pasi te ndodhi fenomeni ose vetem pasi se ai ta kete zbuluar kete fenomen qe ne gjuhen e perditeshme quhet eksperience dhe ne gjuhen shkencore quhet zbulim.
    Keshtu qe dhe seksi eshte pjese e ketij fenomeni dhe nuk ben perjashtim nga asnje fenomen njerezor o natyror por thjeshte eshte fitim eksperience. Dihet se natyrat e virgjera dhe njerezit e virgjer jane me te paster, ( jo ne kuptimin e djallezise) por me te paster si natyre ose organizem njerezor sepse nuk jane perdorur dhe se nuk i ka zbuluar askush. Por pasi zbulohen keto fenomene kane edhe te mirat edhe te keqiat e tyre. Njerezit ne baze te pervojes fitojne dhe eksperiencen e duhur per te kundervepruar ne kendveshtrimin qe ata e mendojne. Dhe ka natyra qe abuzojne me zbulimin qe kane bere dhe ka natyra qe e perdorin eksperiencen per te mbrojtur veten e tyre dhe te te tjereve. Por ne gjendjen qe ato jane te pa prekura askush nuk i di se ato ekzistojne dhe ato mund te vdesin dhe ashtu te pa prekura.
    Pra desha te theme se nuk ka asgje te keqe nga nje ose disa eksperienca, por sa i zoti eshte ai ose ajo per te perfituar nga keto eksperienca te hidhura apo te embla qofshin.
    Problemi eshte i gjithi thjesht nga kendi qe i shef gjithesecili virgjerine dhe jo virgjerine.
    Me falni qe tani po zgjatem pak por dote thoja qe dashurohesh me nje femer qe eshte e virgjer por nuk eshte aspak komunikative me prinderit e tu dhe ta nxin kur i thone jeten per ēdo gje (Ti ēdo te beje do ti gezoheshe virgjerise). Gjithashtu martohesh me nje vajze qe nuk eshte e virgjer por ka pasur nje ose disa eksperienca, por di te sillet me ty si ne seks por edhe ne jete dhe di te sillet shume mire edhe me prinderit e tu, atehere ti ke do te mundoheshe te kishe ne krah per shoqe jete te paren apo te dyte?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga peshkatari : 03-01-2003 mė 14:11
    instruktori

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Massachus...USA
    Postime
    27
    Estella!
    Me pelqen qe sjell gjera te reja shkencore ne forum.E lexova materialin qe ke servirur per te mirat qe na sjell seksi dhe nuk kam asgje per te shtuar ose pakesuar.Nuk e di se ne ē'reviste e ke marre kete material por do te thoja se per punen e nje personi qe ka kaluar infarkt seksi nuk do te ishte i keshillueshem pasi ky person do te riskonte jeten e tij ne kete rast ose do te provokonte nje infarkt te dyte.Mos te harrojme qe semundja e infarktit shkaktohet nga akumulimi i yndyrnave te ngopura ne gjak(kolesteroli) dhe mendoj se seksi nuk mund te ndikoje ne uljen e tij ne gjak.??????????Nese e lexon shkrimin tim me jep me shume spjegime ne kete pike me argumenta qe te jem me i qarte sepse dhe ti e ke lexuar diku dhe nuk e ke shpikur nga mendja jote............

  14. #14
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Gjatė seksit tė nxehtė dhe me plot pasion ėshtė konstatuar se shpenzohen 560 kalori ..............................
    Kjo ndoshta vlen per femrat Estella sepse meshkujt konsumojne plot 1000 kalori!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  15. #15
    Rrofte Shqiperia! Maska e E1m9m8m2A
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    45
    Ej une jam shume dakord me AlbDesign , me pelqen mendimi yt.Une e mendoj ne te njejten menyre.Jam dakord me te mirat qe mund te sjelli sexi ( dashuria) dhe jam shume e ndergjegjshme dhe per rreziqet qe mund te sjelle . Normalisht mendoj une , nje njeri para se te arrije ne ate pike sa te beje dashuri me nje femer/mashkull me pare duhet ta njohe.
    Dicka per Gjonin ... nuk e di kush do te ishte ajo femer qe do te martoheshte me ty,duke ditur se po e merr vetem se eshte e virgjer.Me vjen keq po eshte nje gje qe une si femer nuk do ta pranoja kurre.Nuk e di si mund te vleresohet nje femer nga fakti i thjeshte i "virgjerise" ......... (qe per me teper shume menyra per ta humbur pervec sexit)

    Pershendetje.
    Do as you wuold be done by!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    A Keni deshire te keni nje peshe ideale?
    Ka 3500 kalori per cdo 1 LBS (pounds) {2.2lbs=1kg} dhjame. Per cdo 3500 calori qe digjni you do te humbisni 1Lbs dhjame.
    Gjate mardhenieve seksuale humbisni 150kalori per cdo 30 min. (Cunave i sugjeroj lojra seksuale para mardhenieve per te harxhuar sa me shume kalori)

    Duke u bazuar ne nje studim ne kanada, Kanadezet kryejne perafersisht 7.33 here ne muaj mardhenie seksuale, te cilat zgjasin rreth 24.4 minuta. Nese mardhenie dhe lojet seksuale zgjasin 4 ore kjo do te thote se ju do te harxhoni 600 kalori. Per cdo jave i bie 31,200 ose 9lbs cdo vit. Perafersisht 4Kg.
    Njerzit zakonisht e vene peshen gradualisht dhe nese e keni vene re ne Rini njerzit jane me te dobet sa vjen dhe mplaken shendoshen dhe nje nga arsyet eshte Sexi, dicka qe shume persona nuk e kuptojne.
    Prandaj nese do ni te vazhdoni te jeni te shendetshem, mardheniet seksuale dhe lojrat seksuale jane celsi i suksesit.


    Nje here sex eshte 10 here me efektive se sa nje valium.Sex is the safest tranquilizer in the world. IT IS 10 TIMES MORE EFFECTIVE THAN VALIUM.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Identiteti juaj seksual.

    Puberteti
    Puberteti ėshtė njė fazė e jetės sė cdo njeriu, vajzė dhe djalė qė pėrfshin moshėn nga 8 deri nė 18 vjeē. Ky ndryshim pėrbėn kalimin nė vajzėri ose djalėri. Si rezultat i kėtij procesi organet seksuale rriten dhe zhvillohen, trupi bėhet i gatshėm dhe i aftė pėr tė riprodhuar. Gjatė pubertetit trupi ndryshon me shpejtėsi dhe ky mund tė jetė njė udhėtim shqetėsues, por edhe i kėndshėm. Kėto ndryshime mund t'ju bėjnė tė ndjeheni krenarė dhe tė lumtur, por ato mund t'ju bėjnė tė ndjeheni konfuzė dhe nė njė pozicion tė vėshtirė, ose tė gjitha sė bashku. Shpesh mjetet e informimit ose reklamat, shokėt/shoqet, pjestarėt e familjes apo moshatarėt pėrpiqen tė ndikojnė nė mėnyrėn se si duhet tė dukeni, se si duhet tė silleni dhe se ndaj cilėve persona duhet tė tėrhiqeni. Megjithatė tė gjitha kėto janė ēėshtje pėr tė cilat ju duhet tė vendosni vetė, ndėrkohė qė ka shumė rrugė pėr tė ndjekur.

    P.S Informacioni marre nga Shoqata e Palnifikimit Familjar.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ndryshime qė prekin si Djemtė dhe vajzat gjatė pubertetit
    Nė kėtė periudhė tė jetės ndodhin kėto ndyshime:
    I
    Shtati, pesha trupore dhe muskujt zhvillohen
    I
    Organet seksuale rriten
    I
    Organizmi bėhet pjellor
    I
    Trashet zėri
    I
    Gjėndrat e lėkurės bėhen mė aktive dhe dalin puērra
    I
    Zhvillohen gjėndrat e djersės
    I
    Fillojnė tė dalin qime nėn sqetulla dhe midis kėmbėve
    I
    Mund tė pėrjetoni ndryshime tė menjėhershme tė gjendjes shpirtėrore
    I
    Mund tė fillojė njė tėrheqje apo largim nga pjestarė tė grupit me identitet seksual tė ndryshėm ose tė njėjtė ndryshime qė prekin si djemtė dhe vajzat gjatė pubertetit

    Ndryshime qe prekin
    vajzat
    I
    Gjinjtė zhvillohen dhe gjate kėtij procesi ju mund tė ndjeni dhimbje
    I
    Thithat fillojnė tė zmadhohen
    I
    Vithet fillojnė tė rrumbullakosen
    I
    Organet seksuale zhvillohen dhe vezoret brenda fillojnė tė prodhojnė vezė ose qeliza vezore
    I
    Mė vonė gjatė pubertetit fillojnė menstruacionet (periodat)
    Ndryshime qė prekin djemtė
    I
    Gjoksi dhe shpatullat zhvillohen
    I
    Fillojnė tė dalin qime nė fytyrė dhe ndoshta nė gjoks
    I
    Penisi dhe testikulat zmadhohen dhe fillojnė tė prodhojnė spermė
    I
    Penisi mund tė ngrihet, pra tė forcohet, papritur
    I
    Mund tė pėrjetoni pėr herė tė pare exhakulacionin ose derdhjen e spermės, tė lėngut qė del nga penisi (kjo mund tė ndodhė edhe kur jeni duke fjetur) ndryshime qe prekin vajzat

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Menstruacionet
    Femrat lindin me mijėra vezė nė dy ovaret ose vezoret e tyre Pas pubertetit, ēdo muaj nga vezoret ēlirohet njė vezė. Ky proces quhet ovulacion, dhe ndodh rreth 14 ditė pėrpara fillimit tė periodave. Nėqoftėse veza nuk pllenohet nga sperma (shih Ēfarė duhet tė dini nė fund tė broshurės) ajo vdes. Ēdo muaj mitra bėhet gati pėr njė shtatėzani tė mundshme dhe veshja e saj e brendshme trashet dhe zbutet.

    Kur trupi e di se pllenimi nuk do tė ndodhė, veshja e brendshme e mitrės dhe veza dalin nga trupi nėpėrmjet vaginės nė formėn e atyre qė njihen `perioda' ose `menstruacione'. Veza nuk dallohet mbasi ėshtė shumė e vogėl. Cikli menstrual fillon nga dita e parė e `periodave' dhe zgjat deri nė ditėn pėrpara fillimit tė periodave tė ardhshme. Cikli ndryshon dhe mund tė jetė nga 21 deri nė 40 ditė. Pėr tė mbledhur gjakun qė del gjatė menstruacioneve mund tė pėrdorni `picetat sanitare' ose
    tamponėt. Pėr tė parashikuar ditėn e menstruacioneve mund tė mbani njė ditar, por nuk duhet harruar se jo tė gjitha gratė kanė perioda tė regullta. Ndryshimet hormonale pėrpara ose gjatė menstrua-cioneve mund tė ndikojnė mbi gjendjen tuaj shpirtėrore: ju mund tė ndjeheni energjike dhe tė ndjeni nevojėn pėr marrėdhėnie seksuale gjatė periudhės sė ovulacionit dhe/ose mund tė jeni nė gjendje shpirtėrore tė zymtė, nervoze madje, pėrpara ardhjes sė periodave, mund t'ju
    vijė edhe pėr tė qarė. Gjinjtė mund t'ju dhėmbin ose mund t'ju zbadhohen pak dhe mund t'ju dalin puērra nė fytyrė. Gratė lėshojnė vezė nė kėtė mėnyrė deri sa ato arrijnė nė njė pikė tė jetės qė njihet si menopauzė. Kjo zakonisht ndodh nė moshėn midis 45 dhe 50 ose mė shumė vjec.
    Gratė e kėtyre moshave nuk kanė mė menstruacione dhe nuk mund tė mbeten shtatėzanė.
    Nėqoftėse ju keni dhimbje tė mėdha gjatė periodave ose nėse keni shqetėsime tė tjera duhet tė kėshilloheni me mjekun ose me Shoqatėn e Planifikimit Familjar

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Fakte baze lokale
    Nė Shqipėri tashmė ka njė qėndrim tė hapur dhe aprovues ndaj ēėshtjeve tė planifikimit familjar dhe seksualitetit. Para vitit 1992, vit qė u miratua nga qeveria vendimi pėr shėrbimet e planifikimit familjar, kėto koncepte kanė qėnė tabu dhe tė ndaluara pėr tu propaganduar. Sot ėshtė rritur mjaft interesi i publikut pėr shumė probleme tė shėndetit seksual e riprodhues. Dėshira veēanėrisht e tė rinjve dhe grave pėr pėrdorimin e metodave kontraceptive ėshtė nė
    rritje. Rezultatet e anketimeve mbi futjen e edukatės seksuale nė shkollė tregojnė qė rreth 86% e prindėrve dhe 95% e mėsuesve e mirepresin ate. Pėrdorimi i metodave kontra-ceptive ėshtė ende i ulėt. Megjithese 40% e nevojave te grave te moshes riprodhuese ne shkalle kombetare janė tė mbuluara me kontraceptivė, vetėm 12% e tyre pėrdorin kėto metoda. Kjo vjen jo vetėm pėr shkak tė informimit te ulet, por edhe pėr shkak tė infrastrukturės ende tė pakėt tė shėrbimeve tė
    planifikimit familjar veēanėrisht nė zonat fshatare. Aborti nė Shqipėri ėshtė lejuar nė vitin 1991, dhe nė vitin 1995 u miratua ligji mbi ndėrprerjen e shtatėzanise. Sipas kėtij ligji, aborti bėhet me kėrkesėn e gruas deri nė javėn e 12 tė shtatėzanisė. Legalizimi i abortit ndonse ka reflektuar dukshėm uljen e vdekshemrise amtare, ngelet nė shifra tė larta duke u pėrdorur ende si metodė e planifikimit familjar. Pas hapjes sė Shqipėrisė nė vitet 90, zhvillimit masiv tė emigracionit, ka njė rritje tė sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme (SST) si sifilizi, gonorreja, klamidia, trikomonia. Nė vitin 1993 u regjistrua i infektuari i pare me HIV ne Shqipėri. Ne 1999 numerohen 39 raste te infektuarish dhe numri I tyre pritet te jete ne rritje. Homoseksualiteti nė Shqipėri, pavaresisht se kėto vitet e fundit nuk dėnohet me ligj dhe ka tendenca tė trajtohet si njė ēėshtje dhe e drejtė individuale, vazhdon tė paragjykohet nga shumė njerėz.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėndeti mendor, 33% e shqiptarėve me depresion
    Nga AjSi nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 11:28
  2. Shėndeti nuk ka ēmim. Pėr dallim prej barnave!?
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 07:59
  3. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  4. Njė masazh si kurė shėndeti
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20
  5. Ngjyrat dhe shendeti
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •