Mina, tani e pashe qe jam ne forumin "Bukuri dhe Estetike." Ne fakt, une po flisja per pathollogjine e akneve, dhe ne menyre specifike per aknet cistike (cystic acne) qe eshte nje nga format me te renda te kesaj semundje lekure. Dhe e perseris: shkaku kryesor qe con ne nje gjendje te tille eshte bakteria qe kam permendur me lart. (keshtu mendon mjeksia perendimore gjithsesi)
Me pak fjale, bakteria propioni jeton ne gjendrat e yndyres ne lekure. Hormonet e adoleshences shkaktojne nje rritje ne prodhimin e yndyres, dhe eshte pikerisht ky ekses yndyre qe stimulon rritjen e bakteries. Me pas, bakteria vete sekreton kemikate qe shkaktojne grumbullimin e leukociteve. Nje sere procesesh te tjera (qe nuk po i permend) shkaktojne inflamacionin e lekures. Pikat e zeza behen te dukshme (apo zhvillohen) pasi gjithe proceset e mesiperme kane ndodhur. Me nje fjale, pikat e zeza nuk jane gje tjeter vecse nje perzierje bakteriesh dhe leukocitesh te gjalla dhe te vdekura qe bllokojne poret. Bllokimi i poreve con ne ate qe permenda me pare - cystic acne. Kur inflamacioni eshte i rende, atehere formohen pustulat, carja e lekures dhe dalja ne siperfaqe e gjithe formacionit.
kaq se nuk kam me kohe.
Krijoni Kontakt