Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 209
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Emri:  D3E5F765-25D7-459F-9CA8-DCE4F00F62D2_w640_r1_s.jpg

Shikime: 1635

Madhësia:  24.5 KB

    Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, dha betimin e tij në Parlamentin e Kosovës në një seancë solemne, e cila u bojkotua nga partitë opozitare,lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

    Hashim Thaçi, pason në këtë post, presidenten Atifete Jahjaga e cila sot përmbylli mandatin e saj pesëvjeçar.

    Presidenti Thaçi tha se në detyrën e re do të vazhdojë të angazhohet për një Kosovë demokratike, evropiane dhe shumë etnike.

    “Kam shpresë dhe besim në vendin tonë dhe në qytetarët tanë. Kam besim të plotë në institucionet e Kosovës, në parlament, në qeverinë e vendit. Kam besim që do të vazhdohet me qeverisje të mirë. Si president do të jem garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtës dhe përfaqësues i interesave të Kosovës. Do të jem faktor unifikues politik dhe qytetar, përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje, race dhe gjinie”, tha presidenti Thaçi.

    Presidenti Thaçi tha se Kosova është faktor paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon dhe po zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit. Ai tha se Kosova është zotuar të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    “Të dy vendet duhet të punojnë që të anëtarësohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian, duke lehtësuar njëra-tjetrën dhe jo duke e penguar. Dialogu, nuk ka alternativë, por tani ai duhet të ketë dinamikë dhe energji të re, vendimmarrëse dhe zbatuese".

    Ai tha se si president i vendit, edhe sa i përket dialogut, do të punojë për ndërtimin e një konsensusi sa më të gjerë politik dhe qytetar.

    Presidenti Thaçi tha se Kosova do të punojë në mënyrë edhe më aktive, për t’u bërë anëtare në nismat rajonale, evropiane dhe ato botërore.

    “Kosova do të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë që të bëhet anëtare e OKB-së. Kosova është pjesë aktive e bllokut antiterrorist në botë. Do të jemi të pa kompromis në luftë ndaj fundamentalizmit dhe ndaj çdo elementi ekstremist, kudo dhe kurdo që paraqitet”, tha ai.

    Zoti Thaçi tha se do të jetë president i unitetit qytetarë.

    “Në angazhimet e mia do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, traditën e mirë të qytetarisë, kriteret dhe vlerat euroatlantike. Gjithmonë do të nisem nga oferta ime për dialog politik, ndërpartiak, për komunikim me shoqërinë civile, me media, bizneset dhe iniciativat e lira. Si kreu i shtetit do të ruajë, kultivojë dhe përfaqësojë unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

    Parlamenti i Kosovës zgjodhi më 26 shkurt me 71 vota për dhe dhjetë vota të pavlefshme, Hashim Thaçin, ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, në postin e presidentit të Kosovës.

    Ai u zgjodh në raundin e tretë të votimeve pasi që në dy raundet e para ai mori 50, përkatësisht 64 vota.

    Më 4 mars partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovës, i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë procesin që sipas tyre ishte jo legjitim dhe i përcjellë me parregullsi.

    Më 4 prill Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e shpalli të papranueshme kërkesën e partive opozitare në Kosovë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës.

    Kjo ishte hera e tretë që Gjykata Kushtetuese shqyrton çështjen që kanë të bëjnë me presidentin e vendit. Në dy rastet e para, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë bërë që të dorëhiqen dy presidentë të Kosovës, Fatmir Sejdiu në vitin 2010 dhe Behgjet Pacolli, më 2011.

    Zeri i Amerikes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Familja Jashari përsëri e bojkoton Thaçin! (FOTO)
    Bota Sot | 08.04.2016 12:17
    Familja Jashari ka bojkotuar inaugurimin e Hashim Thaçit si president i Republikës.

    Në këtë foto shihet karrigeje e zbrazur, e cila ishte e rezervuar për familjen Jashari.




    21 Komente
    Bota Sot
    Identifikohu
    1
    Rekomando
    Shpërndaje
    Më të mirat
    Fotografia
    Join the discussion…

    Fotografia
    luan • 3 orë më parë
    Mjafton familja e jasharve me bojkotu hashim kriminelin
    4 • Përgjigju•Shpërndaje ›
    Fotografia
    Lisi • 2 orë më parë
    Rrespekt te madh per familjen Jashari kjo asht drita dhe Shpresa e gjith shqiptarve rroft familja legjendare e jashreve per jet e mot posht kriminelat dhe tradhtaret si Hashim Thaqi dhe bandat e ti
    http://botasot.info/lajme/534869/fam...n-thacin-foto/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 08-04-2016 më 09:52

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Deda: 1 milion euro për ceremoninë e Thaçit shkuan kot, ai nuk ka përkrahje ndërkombëtare
    Bota Sot | 08.04.2016
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda përmes një statusi në Facebook ka thënë se 1 milion eurot e shpenzuara për ceremoninë e Presidentit shkuan kotë pasi që sipas tij ai nuk gëzon përkrahje ndërkombëtare.

    Statusi i plotë:

    Një milion euro të qytetarëve të shpenzuara kot së koti për një ceremoni e cila tregoi që kryetatri i ri i shtetit nuk gëzon përkrahje ndërkombëtare – që shihet nga niveli përfaqësues i shteteve që na e kanë njohur pavarësinë.http://botasot.info/lajme/534920/ded...nderkombetare/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 08-04-2016 më 09:57

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Çka tha Limaj për Thaçin?
    Bota Sot | 08.04.2016 12:24
    Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se kjo që po e paraqet pushteti është një Kosovë e rrejshme dhe jo reale.

    Sipas tij, Kosova nuk ka luks për skena të tilla që shihen vetëm në Lindjen e Mesme.

    “Kosova është në krizë të madhe dhe nuk e ka luksin që po e paraqet pushtetit. Ajo që po pretendohet të paraqitet është një Kosovë e rrejshme, sepse nuk kemi luks për skena të tilla teatrale që shihen vetëm në Lindjen e Mesme”, ka thënë Limaj.

    Ai keto komente i ka bërë dje, një ditë para ceremonisë inauguruese të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
    http://botasot.info/lajme/534873/cka...aj-per-thacin/

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Disa gjera pozitive dhe disa gjera negative te kesaj zgjedhjeje o cerimonise per Presidentin. Edhe se po ta mendosh "holle-holle" ka shum pak gjera negative si realitet. Si realitet,se Né realitet nuk ka asgje pozitive.

    Zgjedhje e Thaçit si president eshte zgjedhja me e mire ne realitet. Ne nje qeveri o politike te korruptuar duhet te zgjidhet gjithmone pergjegjesi kryesor o "kapo",personalitetet e tjera zgjidhen o caktohen kryesisht per paaftesine o pazgjuarsine dhe vartesine e tyre. Nje President qe nuk lufton korrupsionin- qe sjell krimin-qe sjell varferine,o eshte pjesmares i ketij korrupsioni,o i paafte o i pazgjuar.

    Edhe diçka jashte kontekstit,o midis pozivitetit e negativitetit. Mos pjesmarja e Jashareve eshte pozitive,teorikisht. Negative eshte qe perbejne lajm sikur jane edhe kur nuk jane,me gjithe meritat e vuajtjet qe permbajne. Pra,gjithe kjo vemendje per Jasharet eshte e drejte,e barabarte per realitetin? Eshte e njesojshme per te gjithe ata qe kan luftuar e kane vuajtur ?

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Zgjedhja e Hashim Thacit si President i Kosoves eshte nje gje shume negative per Kosoven. Ai eshte i shantazhuar nga qarqe evropiane dhe per kete shkak ai do t'i beje koncesione te reja Serbise.
    Krejt e dijme se Thaci ne poziten e presidentit do te mbroje vetem interesat e tij personale e klanore dhe jo interesat e popullit dhe te shtetit te Kosoves. Keto vite sa do te jete president do te jene vite te humbura per Kosoven, asgje nuk do te permiresohet per mire por ose do te kete stagnim ose regres. Politikanet tane jane njerezit me te keqinje per popullin dhe shtetin e tyre.
    Ah po te kishim nje shtet qe punon me etike e filozofi krishtere si shtetet normale e jo me me ate islame apo ateiste...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Zgjedhja e Hashim Thacit si President i Kosoves eshte nje gje shume negative per Kosoven. Ai eshte i shantazhuar nga qarqe evropiane dhe per kete shkak ai do t'i beje koncesione te reja Serbise.
    Krejt e dijme se Thaci ne poziten e presidentit do te mbroje vetem interesat e tij personale e klanore dhe jo interesat e popullit dhe te shtetit te Kosoves. Keto vite sa do te jete president do te jene vite te humbura per Kosoven, asgje nuk do te permiresohet per mire por ose do te kete stagnim ose regres. Politikanet tane jane njerezit me te keqinje per popullin dhe shtetin e tyre.
    Ah po te kishim nje shtet qe punon me etike e filozofi krishtere si shtetet normale e jo me me ate islame apo ateiste...


    (Jashte teme).Ne pergjithsi ne Shqiperi ku kane egzistuar dhe egzistojne te tre fete fshatrat me te prapambetur kane qene fshatrat krishtere,natyrisht per arsye te ndryshme,si pozita gjeografike,tradita,izolimi,emigracioni etj etj,por fshatrat me te prapambetur kane qene fshatrat e krishtera,o me sakt fshatrat katolike. Se kemi dhe te kunderten e krishterimit,qe fshatrat me te zhvilluara ne Shqiperi kane qene fshatrat ortodoks. Natyrisht edhe fshatrat ortodoks kane arsyet e tyre jasht-fetare,por kryesisht zhvillimin e sjell kultura qe vjen nga dituria o shkolla. Por edhe kjo e fshatrave ortodoks ka nje shpegim pak a shume llogjik,sepse ortodokset ishin ata me laik ne Shqiperi. Ndryshe nga si e mendon dhe kupton dhe Albo,ne pergjithesi ne Shqiperi nje organizate ortodokse (gjate rilindjes) ishte kunder klerit ortodoks o patriakates se Stambollit,ndersa nuk mundet te flitet per nje organizate katolike o musulmane qe ishin kunder klerit. Per ta shpeguar me qarte,po ta pergjithesojme per te krijuar nje ide mbase ja vlen per te cituar Shahin Kolonjen qe shkruan :

    " Muhamedanet e katoliket s'kishin njerez me mesim e me dituri qe te benin pune ; neper orthodhokse xhiku ndodheshin andej kendej qe kishin mesuar e rronin jashte Shqiperise ; keta qe muntnin te benin pune per gjuhen e per te zgjuar shqiptaret e Shqiperise,keta ishin te ngateruar me kishen greke e me Greqine..." ("Drita".Sofie 1903).

    Kjo per te thene,se edhe se ne Shqiperi kleri me i shkolluar dhe i kulturuar ishte ai katolik,ne popullsi kjo shkolle e kulture nuk u kthye ne zhvillim. Pra si fillozofi nuk ka funksjonuar.Jane zhvilluar gjithmone me shume fshatrat o qytetet qe i kane qendruar me larg klerit o fese.

    Pjesa e pare persa i perket Thaçit eshte e drejte o e vertete. Ndersa paralelizmi islam-ateizem eshte thjesht analfabetizem teologjik dhe filozofik.

  8. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Ai shtet e popull qe punon me vlerat e krishtera eshte me i lire e me i begatshem. Ajo elite politike qe ne thelb punon me filozofi ateiste e islame eshte anti shteterore, pra eshte kunder shtet ndertimit. Shiko Korene e Veriut dhe Korene e Jugut, e para eshte ateiste dhe sundohet nga kulti i personalitetit dhe krahasoje me Korene e Jugut, vend i begate, i lire e demokrat. Filozofia e mendimit ateist Thacit iu imponua ne kohen sa ishte student. Njeriu ateist dhe mysliman sado i mire qe te jete, kur t'i jepet pushtet ai do ta keqperdore ate pushtet... andaj ata nuk jane per udheheqje sepse me ta ka vetem deshtim. Ashtu edhe Vetevendosja po tamarre pushtetin neser me shume gjasa do te korruptohet.
    Ai nuk mund te kete ndergjegje sikur i krishteri, po flas per te krishteret e vertete e jo per ata me baterija. Laiciteti nuk d.m.th. ateizem. Laiciteti ne kontekstin evropian d.m.th. se shteti perkates punon me etike krishtere e huazaur se paku nga tradita shume shekullore krishtere por nuk imponon ndonje besim te caktuar. A e di ti se vende te perparuara si Danimarka kane fe zyrtare shteterore. Pra vet shteti sado laik qe te jete e ben njet te punoje me etike krishtere.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ai shtet e popull qe punon me vlerat e krishtera eshte me i lire e me i begatshem. Ajo elite politike qe ne thelb punon me filozofi ateiste e islame eshte anti shteterore, pra eshte kunder shtet ndertimit. Shiko Korene e Veriut dhe Korene e Jugut, e para eshte ateiste dhe sundohet nga kulti i personalitetit dhe krahasoje me Korene e Jugut, vend i begate, i lire e demokrat. Filozofia e mendimit ateist Thacit iu imponua ne kohen sa ishte student. Njeriu ateist dhe mysliman sado i mire qe te jete, kur t'i jepet pushtet ai do ta keqperdore ate pushtet... andaj ata nuk jane per udheheqje sepse me ta ka vetem deshtim. Ashtu edhe Vetevendosja po tamarre pushtetin neser me shume gjasa do te korruptohet.
    Ai nuk mund te kete ndergjegje sikur i krishteri, po flas per te krishteret e vertete e jo per ata me baterija. Laiciteti nuk d.m.th. ateizem. Laiciteti ne kontekstin evropian d.m.th. se shteti perkates punon me etike krishtere e huazaur se paku nga tradita shume shekullore krishtere por nuk imponon ndonje besim te caktuar. A e di ti se vende te perparuara si Danimarka kane fe zyrtare shteterore. Pra vet shteti sado laik qe te jete e ben njet te punoje me etike krishtere.
    Ben nje lemsh kur flet per teologjine qe bo behesh nje mit... Kam frik edhe te pyes se çfare eshte etika dhe filozofia e krishtere.

    Si ligje,si kushtetute,por edhe si kulture,moral,etik,filozofi etj etj... te gjithe shqiptaret qeverisen simbas modelit europian o perendimor. Pra nuk qeverisen as me modelin o filozofin arabe dhe as me modelin e Korese se Veriut.

    Nejse,se dalim jashte temes,per budalliqe qe nuk ja vlejne te diskutohen as si mentalitet e jome si etik e filozofi fetare o kunderfetare.

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ben nje lemsh kur flet per teologjine qe bo behesh nje mit... Kam frik edhe te pyes se çfare eshte etika dhe filozofia e krishtere.
    .
    A spe din cka eshte a? Do te jem direkt me ty. Perseri po ta marr shembull Danimarken. Nese ne te ardhmen ne Danimarke myslimanet arrijne ne 70% te popullates. Danimarka nuk do te jete vendi me me se paku korrupsion ne bote. Danimarka do te kthehet ne nje vend te botes se trete i kapluar nga korrupsioni e varferia... qe cka eshte etika e krishtere... dil thuaj se nuk eshte keshtu nese je real.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    A spe din cka eshte a? Do te jem direkt me ty. Perseri po ta marr shembull Danimarken. Nese ne te ardhmen ne Danimarke myslimanet arrijne ne 70% te popullates. Danimarka nuk do te jete vendi me me se paku korrupsion ne bote. Danimarka do te kthehet ne nje vend te botes se trete i kapluar nga korrupsioni e varferia... qe cka eshte etika e krishtere... dil thuaj se nuk eshte keshtu nese je real.

    U pa puna,tani duhet te shpegojme dhe Danimarken se disa thonin qe eshte shtet mason dhe ti po e ben nje shtet te krishter.

    E para,zhvillimi shoqeror,kulturor,ekonomik i Danimarkes eshte i bazuar kryesisht tek shkolla o edukimi,qe do te thote qe femijes i mesohet;qe shoqeria-shteti eshte nje grup njerezish ku egzistojne rregullat dhe ligjet te mara se bashku qe duhen respektuar,zbatuar,pra i mesohet harmonia e demokracis qe ne femineri.

    E dyta,po kete gje meson edhe kisha luterane daneze si moral,qe pak a shume po ta shtjellojme eshte morali Zogist,"qe feja duhet ti sherbeje kombit" o ai i Pashko Vases;feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Per kete eshte dhe fe-daneze e respektuar o e ndjekur nga te gjithe. Njihet si fe shteterore,por ne Danimarke ku eshte pothuasje "e detyrueshme" çdo gje,e vetmja gje fakoltative eshte pagimi i takses per fene. Nuk eshte e detyrueshme edhe se ne pergjithesi paguhet nga te gjithe.

    Tre,po te ishte i krishter siç e mendon ti,nuk do ishte shteti i pare ne bote qe lejoi abortin,qe lejon pornografine dhe martesat omoseksuale.

    E fundit,se u merzita. Danimarka do ishte njesoj edhe me 70 popullsi myslymane. Natyrisht jo me mysluman qe thone Allahu eshte nje e s'ka gje tjeter,se kur nuk ka gje tjeter nuk ke pse mendon e flet. qe eshte pak a shume edhe mendimi jot-:"krishterimi mundet te jete dhe tre por prap s'ka gje tjeter.

  12. #12
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    1. Aborti eshte moralisht i gabuar. Aborti eshte i lejuar vetem ne 'etiken ateiste' dhe nuk ka te beje asgje me humanizem. Nuk mund te ia mohosh dikujt te drejten per te jetuar per shkak te interesave tua personale. Nese aborti eshte moralisht i drejte (sipas ateisteve) atehere interesat tona personale vijne mbi humanizmin. A e di sa mijera shqiptare vriten nga aborti ende pa lindur dhe pa iu dhene mundesia qe te jetojne?!
    2. Pornografia eshte prostitucion vizual. Asgje nuk ka dallim nga prostitucioni klasik. Kjo genjeshter e djallit denigron femren poashtu edhe mashkullin. Shume shtete evropiane prostitucionin po e nxjerrin jashte ligjit. Femra per ateistet dhe myslimanet eshte vetem nje objekt seksual, ajo nuk ka ndjenja dhe ajo duhet te denigrohet e trajtohet si kenaqesi trupore.
    3. Martesat homoseksuale jane martesa te pa natyrshme. Ashtu sic njeriu nuk mund te martohet me nje mace apo me nje kafshe tjeter ashtu nuk mund te kete martese benda gjinise se njejtje. Homoseksualiteti erdhi nga paganizmi por fatkeqesisht ateistet e perkrahin.

    Mos fol pallavra, kujt deshiron te ia shesesh kete perralle se Danimarka me 70% myslimane do te ishte njesoj sic eshte sot?! Shqiptaret e dijne se kjo nuk eshte e vertete, edhe ti vet e di qe kjo eshte genjeshter qe e deklaron pa kurrfare pergjegjesie. Krishterimi eshte progesiv e humanist, per kete mijera shqiptare po kthehen ne kete besim, ndersa ateizmi dhe islami jane shkatrrues e regresive. Kjo po shihet.
    Ani me krahason mua me njerez te prapambetur?!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    1. Aborti eshte moralisht i gabuar. Aborti eshte i lejuar vetem ne 'etiken ateiste' dhe nuk ka te beje asgje me humanizem. Nuk mund te ia mohosh dikujt te drejten per te jetuar per shkak te interesave tua personale. Nese aborti eshte moralisht i drejte (sipas ateisteve) atehere interesat tona personale vijne mbi humanizmin. A e di sa mijera shqiptare vriten nga aborti ende pa lindur dhe pa iu dhene mundesia qe te jetojne?!
    2. Pornografia eshte prostitucion vizual. Asgje nuk ka dallim nga prostitucioni klasik. Kjo genjeshter e djallit denigron femren poashtu edhe mashkullin. Shume shtete evropiane prostitucionin po e nxjerrin jashte ligjit. Femra per ateistet dhe myslimanet eshte vetem nje objekt seksual, ajo nuk ka ndjenja dhe ajo duhet te denigrohet e trajtohet si kenaqesi trupore.
    3. Martesat homoseksuale jane martesa te pa natyrshme. Ashtu sic njeriu nuk mund te martohet me nje mace apo me nje kafshe tjeter ashtu nuk mund te kete martese benda gjinise se njejtje. Homoseksualiteti erdhi nga paganizmi por fatkeqesisht ateistet e perkrahin.

    Mos fol pallavra, kujt deshiron te ia shesesh kete perralle se Danimarka me 70% myslimane do te ishte njesoj sic eshte sot?! Shqiptaret e dijne se kjo nuk eshte e vertete, edhe ti vet e di qe kjo eshte genjeshter qe e deklaron pa kurrfare pergjegjesie. Krishterimi eshte progesiv e humanist, per kete mijera shqiptare po kthehen ne kete besim, ndersa ateizmi dhe islami jane shkatrrues e regresive. Kjo po shihet.
    Ani me krahason mua me njerez te prapambetur?!
    Ore o Mesia,e kupton kur shprehesh,apo nuk ka rendesi ?

    Vet the, qe : Danimarka qeveriset me etike te krishtere.... Ndersa ne te vertet Danimarka eshte nga shtetet e para qe ka lejuar me ligj abortin,pornografin,homoseksualizmin etj etj.

    Tani,çfare nuk ke te qarte Danimarken,perparimin apo qeverisjen ? Se etiken e filozofin e krishtere,te thashe qe nuk ta pyes.

  14. #14
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ore o Mesia,e kupton kur shprehesh,apo nuk ka rendesi ?

    Vet the, qe : Danimarka qeveriset me etike te krishtere.... Ndersa ne te vertet Danimarka eshte nga shtetet e para qe ka lejuar me ligj abortin,pornografin,homoseksualizmin etj etj.

    Tani,çfare nuk ke te qarte Danimarken,perparimin apo qeverisjen ? Se etiken e filozofin e krishtere,te thashe qe nuk ta pyes.
    Shteti sado i krishter te jete nuk mund te iu imponoje te tjereve se si te jetojne. Lejimi i pornografise, abortit e homoseksualitetit eshte regres shoqeror, une po them se aty ku zbatohet etika krishtere ka progres e humanizem, e ti ku sheh progres e humanizem te i hype mashkulli mashkullit?! Kjo eshte pacavure ateiste qe ateistet e bejne per inati te krishterimit. Cka perfiton nje popull a nje shtet kur mashkulli i hyp mashkullit, ata as femije sun bejne ne ate menyre e le me te shihet si perparim..

    Nuk thash qe Danimarka qind per qind punon me etike krishtere, nese punojne me humanizem aty inkuadrohet krishterimi, nese punojne me djallezi aty hyjne ateizmi dhe islami. Mos mendo se ateizmi dhe islami jane te verteta, ato jane vetem botekuptime te njerezve qe nuk mund te logjikojne racionalisht. Ateistet kafkat e majmuneve na prezantojne si njerez ndersa disa myslimane vrasjen e njerezve na prezantojne si deshire te Krijuesit.

    te pershendes

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Shteti sado i krishter te jete nuk mund te iu imponoje te tjereve se si te jetojne. Lejimi i pornografise, abortit e homoseksualitetit eshte regres shoqeror, une po them se aty ku zbatohet etika krishtere ka progres e humanizem, e ti ku sheh progres e humanizem te i hype mashkulli mashkullit?! Kjo eshte pacavure ateiste qe ateistet e bejne per inati te krishterimit. Cka perfiton nje popull a nje shtet kur mashkulli i hyp mashkullit, ata as femije sun bejne ne ate menyre e le me te shihet si perparim..

    Nuk thash qe Danimarka qind per qind punon me etike krishtere, nese punojne me humanizem aty inkuadrohet krishterimi, nese punojne me djallezi aty hyjne ateizmi dhe islami. Mos mendo se ateizmi dhe islami jane te verteta, ato jane vetem botekuptime te njerezve qe nuk mund te logjikojne racionalisht. Ateistet kafkat e majmuneve na prezantojne si njerez ndersa disa myslimane vrasjen e njerezve na prezantojne si deshire te Krijuesit.

    te pershendes
    Kur diskutohet,sidomos me shkrim,diskutimi duhet te kete nje "fill" llogjik,nuk mund te pohoet e mohoet po e njejta gje e shprehur,sepse behet diskutim kot.

    Kur thuhet o pohoet se Danimarka eshte vend i zhvilluar,pra qe nenkupton edhe shoqeri te zhvilluar,nuk mundet te mohoet se ky zhvillim vjen edhe nga lirite shoqerore,qe jane aborti,lejimi i pornografise,martesat homoseksuale etj etj. Se del qe Danimarka o ka nje shoqeri te perparuar ose ka nje shoqeri te prapambetur e te degjeneruar. E prapambetur nuk eshte si shoqeri se nuk do kishte kete zhvillim e mirqenie. E degjeneruar nuk eshte,se ligji zbatohet,krim nuk ka,shtetasit jane te rregullt. Keshtu edhe etika e krishtere e shtetit Danez,kjo etike o eshte e krishtere edhe me homoseksualizmin edhe me abortin edhe me pornografine,ose nuk eshte.

    Dhe ajo qe i "ve kapak" çdo lloj diskutimi llogjik eshte bashkimi o paralelizmi i ateizmit me myslymanizmin,sepse jane dy gjera komplet te kunderta. Eshte jashte llogjike ti permendesh te dyja bashke,per te njejtin argument o shkak. Jo qe s'ka asnje fare llogjike,civile o fetare,por eshte thjeshte "hajde tja fusim kot"

    Pershendetje.

  16. #16
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Jo je gabim, etike krishtere eshte te jesh i ndershem ndaj shtetit e popullit tend. Homoseksualizmi, pornografia e aborti jane djallezi ateiste. Vetem gjerat pozitive jane etike krishtere ato negative jane etike ateiste... tung

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Televizioni zviceran, SRF, i bën një profil presidentit të ri: Thaçi, njeriu i Amerikës


    Apr 2, 2016


    Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi në një Intervistë për televizionin publik Zviceran “SRF” ka folur për gjendjen politike në Kosovë, për marrëdhëniet me Zvicrën si dhe për prioritet e tij si president i ri i Kosovës.

    Në intervistën që “SRF” e prezanton si ekskluzive, Thaçi ka paralajmëruar perspektivë dhe shpresë të re për Kosovën.

    Si të arritur kryesore, Thaçi prezanton bashkimin e popullit të Kosovës rreth qëllimeve dhe këtë e prezanton si fuqinë e tij kryesore. Ai ka thënë se gjatë viteve të 90-ta ka arritur të bashkojë popullin rreth një qëllimit të lirisë, më 2008 rreth shpalljes së pavarësisë.

    “Jam shumë i bindur që do të bashkoj popullin edhe në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, është shprehur Thaçi.

    “Jam krenar për bashkëpunimin me Amerikën”

    Ambasadori amerikan në Kosovë ka mbështetur fuqishëm zgjedhjen e Thaçit president dhe është në mesin e të parëve që në Parlament e uruan për postin e ri. Presidenti i ri konsiderohet si njeriu i Amerikës. Ai shprehet krenar me bashkëpunimin që ka me Amerikën.

    Ai mbështet me gjithë fuqinë luftën kundër terrorizmit ndonëse pranon se nga Kosova kanë udhëtuar dhjetëra xhihadistë për në Siri dhe Irak.

    “Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër fundamentalizmit. Do të ketë zero tolerancë. Në kohën sa kam qenë kryeministër kemi marrë vendimet me të forta në luftën kundër këtij fenomeni. Njerëzit nga Kosova që luftojnë në Siri nuk përfaqësojnë Kosovën. Ata janë e keqja e Kosovës, e rajonit, e gjithë civilizimit. Ata nuk përfaqësojnë vlerat kosovare”, ka thënë Thaçi.
    Image



    “Do ta mbështes një marrëveshje për sigurimet shëndetësore me Zvicrën”

    Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të ngushta. Rreth 300 mijë qytetarë të Zvicrës flasin gjuhën shqipe. Në vitet e 70-ta shumë kosovarë shkruan si ‘Gastarbeiter’ në Zvicër, ndërsa më vonë të rinj që refuzuan shërbimin ushtarak të Jugosllavisë.

    Sot, rreth 10 për qind e popullatës së Kosovës jeton në Zvicër. Edhe përkundër kufizimeve në viza, Cyrihu mbetet destinacioni më i frekuentuar nga Aeroporti i Prishtinës.

    Por, pas pavarësisë, dështoi përdorimi i marrëveshjes së vjetër të sigurimeve shëndetësore ndërmjet Zvicrës dhe Jugosllavisë. Deri në këtë pikë u arrit edhe për shkak të mungesës së besimit në autoritetet kosovare si dhe përpjekja e Prishtinës për të përfituar nga një ri-negocim.

    Mungesa e marrëveshjes krijon barriera të rënda për kosovarët që dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e tyre. Në thelb, shtetasit e Kosovës që nga viti 2010 pensionet e reja mund t’i marrin vetëm nëse janë rezident në Zvicër. Partia Socialdemokrate dhe të Partia e Gjelbër në Zvicër kërkojnë një marrëveshje të re.

    Si president i ri i Kosovës, Hashim Thaçi do të angazhohet për një marrëveshje të re. Po ashtu edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.

    “Unë shpresoj që institucionet e reja do të arrijnë këtë marrëveshje. Kjo është në interes të Kosovës dhe të Zvicrës. Por ne gjithashtu kemi detyrimet tona ndaj qytetarëve të vendeve tona. Kjo marrëveshje duhet të përmbyllet sa më parë. Unë si president do të mbështes me gjithë fuqinë time”, ka thënë Thaçi.

    “Lufta ime nuk ishte e drejtuar kundër serbëve në Kosovë”

    Opozita, sidomos “Lëvizja Vetëvendosje!” akuzon Thaçin që përmes presionit të Perëndimit dhe Brukselit ka tradhtuar Kosovën.

    Në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve fqinj, Prishtina dhe Beogradi, nën lehtësimin e BE-së, ndër tjera janë pajtuar që të krijohet një Asociacion të komunave me shumicë serbe në një Kosovë të dominuar nga shqiptarët.

    Me këtë rast, opozita frikësohet se përmes saj është duke u krijuar një shtet brenda shtetit. Por, Thaçi, dikur fytyra politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se dialogu nuk ka alternativë.

    “Unë kam luftuar me të gjitha mjetet diplomatike dhe politike kundër prezencës serbe në Kosovë. Por, lufta ime nuk ishte e drejtuar kundër serbëve në Kosovë. Procesi i normalizimit është çelësi i suksesit si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Ne nuk dëshirojmë të mbesim peng të së kaluarës. Përkundrazi. Ata që kritikojnë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i pyes: Cila është alternativa nëse jo dialogu? Çfarë, nëse nuk ka normalizim? Një konflikt i ri?”, ka thënë Thaçi.

    “Gjykata Speciale do ta çlirojë Kosovën nga akuzat e së kaluarës”

    Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës derisa edhe më tutje e konsideron UÇK-në e Thaçit si organizatë terroriste. Lufta e vitit 1998-1999, detyroi Serbinë që të tërheq forcat ushtarake nga Kosova, duke lënë mbi 13.500 persona të vrarë. Derisa NATO bombardonte nga ajri, UÇK u etablua si fuqi dominuese në terren. Edhe më tutje, mbi 1700 persona konsiderohen të zhdukur, në mesin e tyre 500 serb dhe romë. Një Tribunal Special do të hulumtojë krime të mundshme të bëra nga UÇK-ja.

    Kritikuesit e tij akuzojnë Thaçin se po fshihet prapa imunitetit të postit të presidentit. Por, Thaçi në intervistën për ”SRF” premton se do ta mbështes fuqishëm këtë gjykatë.

    “Unë kam mbështetur procesin e krijimit të Gjykatës Speciale. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Kjo gjykatë mund të jetë një shans për Kosovën. Ajo mund çlirojë Kosovën nga barra e së kaluarës, nga pesha e akuzave të pabaza, duke hedhur dritë mbi të vërtetën”, ka shtuar Thaçi.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Presidenti që vjen nga kultura e lirisë



    Ismail Syla

    E hënë, 11 Prill 2016 11:23


    Hashim Thaçi, tashmë president, me një integritet të lart si lider, udhëhiqet nga ëndrra përtej një posti, sado i lartë që të jetë. Dy ëndrrat e tij i ka realizuar, atë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në radhë është ëndrra e tretë: integrimi në BE, NATO dhe OKB

    Kultura e lirisë dhe doktrina e robërisë

    Hashim Thaçi, president i Kosovës që nga 7 prilli 2016, pas një karriere të ngjeshur politike, është njeriu i parë i shtetit të Kosovës. Bazamenti dhe prejardhja e tij themelore politike është lufta çlirimtare e Kosovës. Për dallim nga politikanët e Ballkanit, që në skenë qëndruan mbi programe e doktrina të ndryshme, Hashim Thaçi i përket brezit të politikanëve që u brumosën dhe u kultivuan në vlerat e krijimit të lirisë për vendin e tyre. Në kuadër të përpjekjeve për çlirimin e Kosovës, ai është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko ushtarake më të suksesshme shqiptare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gueriles më të suksesshme të shekullit njëzet (Tim Judah).

    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u zhvillua brenda territorit të Kosovës, në mbrojtje të popullatës autoktone, kundër një shteti me polici, ushtri dhe administratë robëruese për një shekull, kundër sundimit të Beogradit. Prandaj, shlirë mund të thuhet se Hashim Thaçi është politikan dhe burrështetas që vjen nga kultura e lirisë. Në Ballkan, e sidomos në shtetin që sundoi për një shekull Kosovën, në Serbi u ngritën figura politike, ushtarake, akademike që bazë themelore kishin shkollën për shfarosjen, shpërnguljen, vrasjen, burgosjen, dëbimin dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe ndaj popujve tjerë të ish Jugosllavisë, ku në këtë linjë u bënë bashkë edhe institucione si akademia, kisha, ushtria, policia etj.

    Pra, kemi dy modele, dy profile rrënjësisht të kundërta. Kultura e lirisë përballë doktrinës së robërisë (pushtimit të tjetrit), sepse kjo e fundit nuk meriton të tipologjizohet me fjalën “kulturë”.

    Më poshtë do të skicohen disa nga pikat më kulmore të biografisë politike të Presidentit Hashim Thaçi, në kohën kur ziejnë jo pak qëndrime kundër tij, njollosje dhe etiketime të pabaza, qoftë në shtypin elektronik vendor, qoftë në Serbi, qoftë edhe në disa media ndërkombëtare. Personalisht, konsideroj se janë të padrejta. Në planin ndërkombëtar këto sulme kanë motive dhe objektiva të ndryshme, ndërkaq, në rrafshin e brendshëm shoqërohen dhe bazohen në urrejtje patologjike, raciste, kundërnjerëzore, me elemente xhelozie dhe inati personal kundër tij.



    Koha e rezistencës


    1.

    Kur u varros studenti Sami Ramë Babaj nga Llausha e Skenderajt më 30 maj 1992, i vrarë nga policia serbe, Hashim Thaçi si prorektor student mbajti një fjalim frymëzues dhe qortues njëkohësisht. Ai fliste në emër të rinisë studentore, dhe u bënte apel “subjekteve politike, shoqatave, sindikatave që t’i hapin sytë dhe të punojmë më shumë për çlirim, se përndryshe të gjithë do të përgjigjemi para historisë”. Ai, në fund të fjalimit do t’i përmblidhte tri modele të rezistencës, që përfaqësohen me tri simbole: grushti, dy gishtërinjtë dhe një gisht, ai këmbëzës së pushkës: “Përndryshe populli di edhe vetë të organizohet siç diti çdo herë, pas Luftës së Dytë Botërore të vazhdojë me grushtin e bashkimit lart, të vazhdojë me dy gishtërinjtë dhe di ta përfundojë me një gisht si rrugë dhe mundësi e vetme për komunikim dhe çlirim të Kosovës nga Serbia.”

    2.

    Në fshatin Kollar të Kërçovë, 24 mars 1993, mbahet një Mbledhje konsultative e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPK-së së ardhshme). Në këtë mbledhje ishin të pranishëm veprimtarë me një të kaluar të pasur politike klandestine brenda kësaj organizate. Hashim Thaçi (25 vjeç) në këtë mbledhje do të tregojë qartë se kjo organizatë kishte arritur maksimumin e aktivitetit politik joproduktiv. Përmes një diskutimi kërkon ndërrim të kursit. “Qëndrimi im ka qenë i qartë dhe shumë i prerë: Ose duhet vazhduar luftën e armatosur, ose LPRK-ja duhet të shpërbëhet.” Pas kësaj fjale, dy veprimtarë seriozë të LPRK-së do t’i thonë Thaçit: “Ke të drejtë, nëse mund të qëndrosh, vazhdo!”

    Kjo kërkesë e vendosur për të shënuar kthesë nuk lejonte rrugë të mesit. “Shumë delegatë përkrahën konceptin tim, por pati edhe të tillë që u zemëruan me qëndrime të tilla. Nuk e çaja kokën fort, sepse organizata kishte nevojë për veprimtarë që të ishin të gatshëm për veprime konkrete, e jo për njerëz që thirreshin në organizimin e rezistencës së armatosur, ndërsa i mbytnin që në embrion idetë dhe iniciativat për veprime kundër Serbisë. Ky ishte momenti i kthesës për organizimin e LPRK-së, vazhdimit dhe zgjerimit të aksioneve në Kosovë, por edhe i rritjes së përgjegjësive shtesë për mua.”, kujton Thaçi momentin kthesë, nga i cili nis formimi i sektorit ë veçantë, i bërthamës, i gjenezës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    3.

    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1998 -1999) është kapitull i njohur i historisë së re të Kosovës. Në një intervistë ambasadori Wolfgang Petrisch në pyetjen se pse pikërisht Hashim Thaçi u zgjodh si person i duhur për të bashkëpunuar me të gjatë luftës, ai përgjigjet se pas kontakteve me përfaqësuesit politikë të UÇK-së, e sidomos me rastin e këmbimit të tetë ushtarëve serbë të zënë rob në ZO të Shalës, kemi parë se atë që e thotë Thaçi ajo realizohet.

    Besueshmëria është një element i rëndësishëm që tregon për shkallën e lartë të integritetit tek një personalitet. Kjo cilësi e Hashim Thaçit, e shfaqur së bashku me vendosmërinë maksimale në Konferencën e Rambujesë, është pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës, qofshin vendorët, qofshin ndërkombëtarët. Si rezultat i qëndrimit të drejtë politik të palës shqiptare, Konferenca e Rambujesë dhe nënshkrimi i marrëveshjes në Paris ka hapur rrugën e fillimit të bombardimeve të caqeve ushtarake dhe policore serbe nga aleanca më e fuqishme e globit, NATO.

    Koha e çlirimit, kostumi blu i mbyllët

    Tregimi i sekretarit personal të Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci për “armët” personale të Hashim Thaçit, dy bombat e dorës, në aeroportin e Vjenës më 1999, për të mos rënë i gjallë në duar të sigurimit serbë, si dhe ai për dorëzimin e tyre me të arritur në Paris, për një gazetar të gazetës “The Times” është simbolikisht fillimi i demilitarizimt të UÇK-së, gjegjësisht të Thaçit dhe transformimit të tij në lider të mirëfilltë politik. Që në Rambuje sekretarja amerikane Albriht i kishte sugjeruar Ibrahim Rugovës që të t’i pranojë si partner përfaqësuesit e krahut të luftës duke i thënë se më nuk ishte si më parë: “Tani ke një opozitë” (A. M. Pa Protokoll).

    Procesi i transformimit të UÇK-së në Trupë Mbrojtëse të Kosovës kishte qenë një zhvillim politik dramatik. Këtë ngjarje e shënoi edhe gazetari i revistës “Time” Rob Asher, tetor 1999. “Thaçi kërkoi që 600 pjesëtarëve të forcës së re t’u lejohet të mbartin armë, duke e trefishuar numrin e marrëveshjes së arritur... Thaçi, 31-vjeçar, ka ndryshuar me të shpejtë gjatë rrjedhës së konflikt të Kosovë nga një luftëtar i gjallë i papërvojë në artin e politikës në një negociator jashtëzakonisht luftarak: “Ai u hodh në sulm si një dem”, thotë një zyrtar perëndimor i përfshirë në negociata. “Ishte e qartë se ne do të pësonim debakël”, tha ai. Një shtyrje e afatit u arrit, dhe shefi ushtarak i NATO-s, gjenerali Ueslli Kllark, fluturoi për në Kosovë dhe mblodhi të gjithë komandantët kryesorë të UÇK-së.” (Rilindja, tetor 1999)

    Më 10 tetor 1999, themelohet Partia e Progresit Demokratik të Kosovës, e cila më 22 maj 2000 mban konventën parë dhe merr emrin aktual Partia Demokratike e Kosovës. Zgjedhjet e para lokale të vitit 2000 treguan se shoqëria kosovare është e dalë nga lufta, nga një robëri e gjatë, nga një prapambeturi e kushtëzuar prej traumave historike. Rezultatet e zgjedhjeve krijuan një pasqyrë të caktuar. PDK doli forcë e dytë politike. Kaosi dhe anarkia e pasluftës iu atribuuan njerëzve të dalë nga lufta dhe kështu PDK pagoi një tagër të caktuar.

    Gazetari Mattias Rub i “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të 15 janar 2002 shkruan një shkrim me titull “Thaçi është një faktor pushteti”, ku ka të njëjtën frekuencë me mendimin e Albright në Rambuje: “Thaçi që i përket burrave të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare dhe që për realizimin e pretendimeve të tij udhëheqëse nuk veproi me naze, ishte zgjedhur në bisedimet ndërkombëtare paqësore të shkurtit të 1999, në kështjellën e Rambouillet, pranë Parisit, për udhëheqës të delegacionit 17-anëtarësh të shqiptarëve të Kosovës. Para së gjithash, sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Albright, i besoi shpejt atij dhe investoi në të si njeriun e së ardhmes - një „poshtërim“ ky nga i cili Rugova deri më tani duhet të mos ta ketë marrë veten... Pas fundit të luftës ajrore të NATO-s dhe marshimit të trupave ndërkombëtare paqësore në qershor 1999, ai e zhveshi shpejt - fizikisht dhe intelektualisht – uniformën dhe e këmbeu atë kundrejt kostumit të parapëlqyer blu të mbylltë.”

    Në periudhën 2002 -2004 PDK-ja ishte pjesë e institucioneve me bazë të gjerë proporcionale, në nivel qendror, ndërkaq në opozitë në pushtetin lokal. Prej viti 2004 deri më 17 nëntor 2007 ishte në opozitë të pastër. Në këtë periudhë, e sidomos në atë të viteve 2006 – 2007 në saje të vizionit politik të kryetarit Hashim Thaçi dhe projekteve të premtuara dhe të ekspozuara me një intensitet bindës para elektoratit, u përpunua ideja dhe mekanizmi i fitores. PDK-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale dhe qendrore, duke fituar të drejtën që të themelojë qeverinë dhe të drejtojë edhe Kuvendin e Kosovës.



    Koha e institucionalizimit, opozitë – pozitë

    Ndër të arriturat më të mëdha politike të liderit të PDK-së Hashim Thaçi është fitorja e zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007. Kjo fitore i hapi rrugë që si lideri politik më i votuar në vend të drejtojë qeverinë e parë dhe të dytë si kryeministër i fuqishëm. Derisa kryeministri i parë, Bajram Rexhepi e realizoi mandatin e plotë në saje të formulës së marrëveshjes politike të tri partive themelore parlamentare shqiptare (LDK, PDK, AAK), qeveria 2004-2007 pati kryeministra të brishtë.

    Në periudhën e funksionimit të demokracisë në Kosovë, me aq traditë dhe kulturë sa kishte, Hashim Thaçi që në fillim hyri në politikë si një lojtar maratonist, i përgatitur për shtigje afatgjata. Ai që në tetor e vitit 2000 instaloi kulturën e njohjes së rezultatit zgjedhor. Po ashtu, ai u tërhoq një hap prapa, për t’i lënë udhë z. Rexhepi për t’u bërë kryeministër. Me krijimi e kabinetit hije, ai arriti të zhveshë pushtetin përmes paraqitjeve mediale. Në periudhën e të qenit në opozitë përdori vetëm instrumentet demokratike kundër qeverisjes së dështuar. Për të treguar se Kosova ka nevojë të ketë konsensus për çështjet e rëndësisë nacionale, ai merr pjesë aktive në bisedimet e Vjenës lidhur me statusin politik të Kosovës, bisedime që prodhuan dokumentin politik të presidentit Ahtisaari, në bazë të cilit u shpall pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.

    Si kryeministër i pavarësisë, Hashim Thaçi është njeriu më meritor i krijimit të identitetit shtetëror të Kosovës. I modernizimit të infrastrukturës rrugore (autostradat, shkollat, heqja e baltës nga vendbanimet) i ngritjes së mirëqenies sociale, përmes rritjes së rrogave për të gjitha kategoritë shoqërore, i mbrojtjes ligjore të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve dhe veteranëve, i shpagimit material për ish të burgosurit, si veprim human, sepse ata janë mbajtur në burg nga administrata e Beogradit. Në periudhën e mandatit të tij si kryeministër Kosova themeloi ministrinë e jashtme, atë të FSK-së, ndërsa u njoh nga 111 vende të botës si dhe u bë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare. Në mandatin e u krijuan kushtet që zgjedhjet lokale dhe nacionale të mbahen në tërë territorin e Kosovës.

    Një vlerë e veçantë institucionale e liderit Hashim Thaçi është kultura e krijimit të koalicioneve me subjektet tjera politike. Krijimi i koalicionit me “rivalin” kryesor, siç po thuhet, me LDK-në është dëshmuar si hap i pjekurisë politike: për interes të stabilitetit institucional të Kosovës, për hir unitetit qytetar, të krijimit të klimës së mirëkuptimit dhe tejkalimit të animoziteteve dhe paragjykimeve negative për njëri – tjetrin.

    Një e arritur tjetër që tregon për vizion, pjekuri dhe perspektivë afatgjate të shoqërisë sonë dhe të shtetit tonë të ri është edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori Wolfgang Petrisch (20 janar 2015, Vjenë) arritjen e marrëveshjes së 19 prillit 2013 e vlerëson si kontribut në historinë e re të Evropës. Marrëveshje që përçon mesazhin e paqes, pajtimit dhe krijimit të miqësisë ndërmjet popujve me histori lufte e urrejtje qindravjeçare.



    Koha e Presidentit – identiteti shtetëror

    Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës është një arritur normale për një figure politike, e cila vjen nga një e kaluar dhe e tashme e pasur historike. Hashim Thaçi është njeriu që ka pasur ndikim real në të gjitha proceset politike të Kosovës prej vitit 1998 e deri tani. Afër dy dekada (18 vjet) ai ka qenë njeri që ka bartur barrën më të madhe të historisë moderne të Kosovës. Pos barrës, ai i ka dhënë trajtë identitetit shtetëror të Kosovës. Ky identitet është institucionalizim i ekzistencës së Kosovës. Kosova ka qenësinë shtetërore, që është shkalla më e lartë e organizimit shoqëror. Kjo qenësi njihet nga shtetet e botës perëndimore, nga bota me kualitetet më të larta dhe më e përparuara në shkallë botërore, si kulturë, emancipim, liri dhe demokraci.



    Pse, Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit, përpos tjerash pa dyshim, do të luaj rolin bashkues qytetar?

    Dëshmia më e mirë është fakti që ai hiqi dorë nga mekanizmi më i fuqishëm politik aktualisht në Kosovë, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në çdo sondazh del subjekti i parë politik. Nga partia e cila ka prodhuar politikisht dy kryeministra (B. Rexhepi, Hashim Thaçi) me tri mandate dhe dy kryetarë kuvendi (Jakup Krasniqi dy mandate dhe Kadri Veseli, kryetar aktual). Pra nga partia që jep kryministra, kryeparlamentarë dhe tashmë edhe president.

    Vizioni i paraqitur në ditën e inaugurimit president, tregon më së miri se Hashim Thaçi do të punojë në forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës. Kosova ka tashmë ngjyrat e saj shtetërore, ka himnin, flamurin, ka institucionet. Respekti për to është respekt për vetveten. Kosova është shteti ynë. Kosova është vetëdija, ndërgjegjja jonë. Pranë dhe prapa këtij momenti duhet të qëndrojë vetëdija jonë shtetformuese, vetëdija e forcimit të identitetit shtetëror të Kosovës. Përballë kësaj vetëdije bie dhe shpartallohet mendësia jonë fisnore, krahinore, rajonale, e mëhallës dhe e “familjes së madhe” e patriarkalizmit primitiv. Para kësaj vetëdije shpartallohet mentaliteti se shteti duhet t’i dorëzohet odës, shtëpisë dhe familjeve të mëdha. Përkundrazi Kosova do të mbrohet dhe përfaqësohet nga instrumentet shtetërore.

    Prandaj, shprehje e edukatës qytetare e kombëtare është kultivimi i dashurisë dhe ngjallja e emocioneve të krenarisë kur valon flamuri i Kosovës në ambasada jashtë vendit, në paraqitjet ndërkombëtare, kur ekzekutohen himni në manifestime sepse ai flamur dhe ai himni, është identiteti ynë, përmes të cilit na njeh bota. Identiteti shtetëror.

    Deklarata Kushtetuese, një tekst me një ngarkesë të madhe shpjeguese, ka një fjali të artë, fillimin e paragrafit ku thuhet: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.” Përmes kësaj fjalie kalohet nga koha para pavarësi në kohën e pavarësisë. Ky është ai moment hyjnor i përjetësisë së shtetit të Kosovës.

    Këtë moment më së miri e ndjen z. Hashim Thaçi. Tashmë president. Me një integritet të lart si lider, ai udhëhiqet nga ëndrra përtej një posti, sado i lartë që të jetë. Dy ëndrrat e tij i ka realizuar, atë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në radhë është ëndrra e tretë: integrimi në BE, NATO dhe OKB.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës


    Hashim Thaçi: Luftimin e korrupsionit do ta nisi me ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës

    Botapress, 15 Prill

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro serbe, kalon përmes Prishtinës dhe bisedimet Kosovë – Serbi janë pasqyruar në shtendosjen politike në gjithë rajonin.

    Presidenti Thaçi, shfaqi shpresën për tejkalimin e krizës politike në vend, ndërsa vuri theksin tek lufta kundër krimit e korrupsionit, reformat në drejtësi dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm.

    Zëri i Amerikës: Zoti President, ju u zgjodhët në këtë post në një kohë kur skena politike është duke u përballur me ndarjet më të rënda që nga shpallja e pavarësisë. Menjëherë pas zgjedhjes u zotuat se do të punoni për tejkalimin e krizës politike. Çfarë hapash do të ndërmerrni ju për të tejkaluar këtë situatë?

    Presidenti Thaçi:
    Unë vlerësoj se kriza tashmë është mbyllur, është e përfunduar jemi në një proces të rëndësishëm dhe dinamik si shtet në kuadër të forcimit dhe konsolidimit të institucioneve të shtetit tonë të ri, të institucioneve legjitime dhe legale. Tani kemi hyrë në një kapitull të ri, atë të procesit euro-atlantik për vendin tonë, kështu që vlerësoj që gjithë skena politike në Kosovë, të gjitha institucionet, shoqëria, mediat janë të përkushtuar që të lëvizin më shpejt më mirë dhe në mënyrë produktive drejt anëtarësimit të Kosovës edhe në NATO, drejt procesit të liberalizimit të vizave dhe perspektivës së sigurt evropiane.

    Zëri i Amerikës: Zoti President, partitë opozitare thonë se nuk ju njohin juve si president. Si do të punoni me opozitën?

    Presidenti Thaçi: Unë do tu shërbej të gjithëve pa dallim partie, pa dallim ideologjie, besimi apo regjioni dhe çdo vend në botë nuk votohet 100 për qind një president nga gjithë skena politike dhe qytetarët, por çdo president pastaj edhe në vendet më demokratike u shërben të gjithë qytetarëve të vendit. Unë i kuptoj rezervat që kanë pasur më herët duke qenë unë si kryetar partisë më të madhe në vend, por unë u zotohem qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim se me përgjegjësitë e mia edhe kombëtare edhe politike, kushtetuese dhe ligjore do t’iu shërbej të gjithëve në interes të ruajtjes së unitetit të vendit, në interes të ruajtës së kohezionit qytetarë dhe respektimin e kritereve dhe përparësitë që kemi si shtet.

    Zëri Amerikës:
    Zoti President, ditë më parë thatë se njerëzit e akuzuar për veprime kriminale nuk do të kenë vend në institucionet e Kosovës. Si do të mund të jetësohet një zotim i tillë?

    Presidenti Thaçi:
    Në kuadër të kompetencave që unë kam si president i vendit në të ardhmen e afërt do të fillojë ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës, me gjithë se është më i miri në rajon, por kemi vërejtur disa boshllëqe që janë të nevojshme të eliminohen apo disa vrima të cilat janë të nevojshme të plotësohen me disa propozime shtesë, kështu që tashmë e kemi ekipin e ekspertëve edhe vendor edhe ndërkombëtarë dhe do të ulemi të diskutojmë dhe do të propozojmë me gjithë skenën politike që në mënyrë të përshpejtuar të ndodhin ato ndryshime në mënyrë që edhe sistemi i drejtësisë të jetë më efektiv. Që ta plotësojnë njëra tjetrën edhe sistemi prokurorial edhe ai gjyqësor por edhe shtëpitë korrektuese.

    Zëri i Amerikës:
    Zoti President, kur jemi te sistemi i drejtësisë tashmë janë hapur prapë bisedimet për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it. Si e shihni ju këtë çështje?

    Presidenti Thaçi: Edhe te çështja e tranzicionit të EULEX-it, shteti i Kosovës vlerësoj se është duke ndërtuar dhe ka forcuar kapacitetet e veta të marrjes së përgjegjësive edhe në mandatin ekzekutiv në përputhshmëri me ligjet e Kosovës. Duhet të potencoj fuqishëm se EULEX-i, pavarësisht nga lëshimet, është një mision i suksesshëm në Kosovë, ka bërë një punë të mirë dhe shumë ndihmuese, ka qëndruar afër institucioneve të vendit, ka pasur përgjegjësi ekzekutive tashmë e tetë vite, por jemi në një diskutim të përafërt të arritjes së marrëveshjes për të ardhmen e punës së institucioneve ndërkombëtare në vend dhe ne kuadër të saj edhe për misionin të rendit dhe ligjit në Kosovë, por gjithmonë do të punojmë që institucionet e vendit të marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe po tregojnë aftësi, kanë një kredibilitet të fuqishëm dhe betejën për rend dhe ligj duhet ta zhvillojnë institucionet e vendit, ndërsa misioni ndërkombëtar të ketë rolin këshillues dhe mbikëqyrës. Unë kam besim te njerëzit që udhëheqin drejtësinë në Kosovë që mund të bëjnë ndryshime rrënjësore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në kuadër të kësaj, unë mendoj që e gjithë skena politike do të ndihmojë në veçanti duke mos përfshirë në listat zgjedhore në të ardhmen njerëzit që kanë të kaluar inkriminuese apo që përballen me drejtësinë, pra të punojmë të gjithë edhe në nivel qendror, lokal dhe të mesëm në mënyrë që të pastrojmë sistemin institucional të Kosovës dhe në këtë drejtim jemi të vendosur që këto procese t’i shtyjmë përpara. Unë mendoj që edhe në kuadër të reformës zgjedhore që do të ndodh në të ardhmen e afërt gjithashtu skena politike do të arrijë një konsensus në këtë drejtim.

    Zëri i Amerikës:
    Sistemi vendor i drejtësisë vazhdimisht është kritikuar për mos efikasitet. A do të mund ta ndryshoni këtë gjendje?

    Presidenti Thaçi:
    Unë kam besim të plotë që gjërat mund të ndryshojnë për të mirë. Ka pasur kritika dhe kanë qenë të mirëseardhura. Ne dje pranuam edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për sistemin e drejtësisë në Kosovë por edhe për të drejtat e njeriut. Ato të gjetura dhe vërejtje i kemi evidentuar dhe mbajmë shënim për të përmirësuar dhe lëvizur përpara, për të rritur efikasitetin në punë. Unë kam besim në kapacitetet e njerëzve të sistemit të drejtësisë në Kosovë gjithmonë duke rritur efektshmërinë në punë. Unë mendoj që ka një dallim të madh në mes të percepcionit sa i përket sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe realitetit pozitiv që është në sistemin e drejtësisë. Lëshime dhe dobësi ka pasur dhe duhet të evitohen dhe jam i vendosur që të përkrahë këtë proces fuqishëm në kuadër të angazhimeve të mia si president i vendit.

    Zëri i Amerikës:
    Zoti President, ju përmendët raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku kritikohet Kosova për shkallë të lartë të korrupsionit. Ku po ngecë Kosova në luftë kundër korrupsionit dhe a do të vazhdoni ju mekanizmat që janë nisur nga pararendësja juaj për të ndihmuar këtë luftë?

    Presidenti Thaçi: Natyrisht se do të vazhdoj së funksionuari Këshilli kundër korrupsion. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë theksin në tri çështje, e para është se dhuna prej individëve apo deputetëve të caktuar që është shtruar në parlamentin e Kosovës që ka cenuar të drejtat e njeriut, shpresoj dhe besoj që ajo dhunë është tejkaluar tanimë. Në anën tjetër është evidentuar lufta që duhet të vazhdojë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe fenomeneve tjera negative. Kam besim të fuqishëm se kjo betejë do të jetë e fuqishme, do të fitohet, nuk do të jetë e lehtë dhe është një fenomen jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin. Kosova ka ndërtuar kapacitetet që të jetë e suksesshme në betejë kundër korrupsionit. Në këtë drejtim, unë besoj që do të jenë ndihmuese të gjitha mekanizmat e shoqërisë që të luftohet ky fenomen që nga nivelet e larta e deri te ato më të ulta dhe jo vetëm të ketë seleksionime apo kategorizime. Si fenomen është i rrezikshëm kudo që paraqitet. Gjithashtu është evidentuar në raportin e DASH-it edhe nevoja e avancimit të drejtave të minoriteteve dhe kategorive tjera të shoqërisë prandaj unë do të ndjek me vëmendje evidentimin e këtyre fenomeneve dhe natyrisht zbatimin në praktikë të drejtave të këtyre njerëzve që mendohen se janë të diskriminuar, por unë kam besim në vullnetin e mirë të njerëzve të Kosovës, në institucionet e Kosovës dhe mbështetjen ndërkombëtare dhe ne do t’ia dalim.

    Zëri i Amerikës: Gjatë fjalimit tuaj përurues ju thatë se bisedimet me Serbinë kanë shtendosur marrëdhëniet në rajon. Por, zoti president, cilat janë përfitimet e Kosovës nga një shtendosje e tillë, kur marrëveshjet e arritura në këto bisedime kanë tensionuar vendin?

    Presidenti Thaçi: Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ka pasur rezultate pozitive edhe për Kosovën, Serbinë dhe rajonin. Dhe pyetja shtrohet prej kritikeve se çfarë fitoj Kosova por në të njëjtën kohë pyetja ime shtrohet për kritikët e këtij dialogu se çka humbi Kosova. Kosova fitoi kontrollin në një pjesë të madhe të territorit të vet, organizoi zgjedhje për herë të parë për nivelin lokal dhe qendror në veriun e Mitrovicës sipas ligjeve të Kosovës. Sot kemi doganierët dhe policët e Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, pra ne integruam komunitetin serb në institucionet e vendit dhe sot e atë ditë ata janë pjesë e parlamentit dhe pjesë e qeverisë. Gjithashtu ne punuam vazhdimisht që të bëjmë instalimin e policisë së Kosovës në veri, të integrimit të komunitetit serb gjithashtu edhe tash sistemin e drejtësisë. Do të punohet maksimalisht që të zbatohen të gjitha marrëveshjet. Unë besoj fuqishëm se nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojmë në fazën e pajtimit. Unë besoj në pajtimin në mes të kombeve dhe shteteve tona ndërsa sa i përket rajonit ka pasur reflektime. Ju mund të imagjinoni se nuk do të ndodhte asnjë vizitë e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd pas gjashtë dekadave të raporteve të ngrira sepse e ardhmja e relacioneve shqiptare dhe serbe kalon përmes Prishtinës. Nëse Prishtina ka raporte korrekte me Beogradin atëherë reflektohet në të gjithë rajonin kudo që jetojnë shqiptarët, ndërsa nëse ato tensione janë në mes Prishtinës dhe Beogradit reflektohen në kuptimin negativ dhe gjithashtu pastaj edhe vizita e kryeministrit të Serbisë në Tiranë, por edhe në relacionet tjera që ka Kosova të shkëlqyera me vendet tjera të rajonit.

    Zëri i Amerikës:
    Këtë muaj Serbia mbanë zgjedhjet e saj parlamentare. A prisni ndryshime në qasjen e Beogradit pas këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh edhe gjuhën politike që po përdoret nga politikanët serbë që ditëve të fundit kanë zhvilluar fushatë edhe në Kosovë?

    Presidenti Thaçi:
    Është në vullnetin e qytetarëve serb se për kënd votojnë dhe kënd e zgjedhin udhëheqës të vendit. Ata janë në një proces elektoral dhe nuk është në autoritetin tonë që të përzihemi por në të njëjtën kohë as të shqetësohemi për atë se çfarë ndodh atje. Në interes të Kosovës është që të kemi edhe një Serbi me një udhëheqje me orientim euro-atlantik dhe në të njëjtën kohë edhe serbët që janë në Kosovë, ne do të respektojmë të drejtën sipas Kushtetutës dhe ligjeve për të shprehur opinionet e tyre dhe vullnetin edhe për zgjedhjet atje dhe respektojmë interesimin legjitim të Serbisë për komunitetin serb në Kosovë, ashtu si i respektojmë të drejtat e çdo shteti dhe të drejtën tonë për tu interesuar për komunitetet përkatëse në vendet tjera që janë të garantuara edhe sipas kushtetutës edhe sipas standardeve ndërkombëtare. Unë pres që dialogu të vazhdojë, pres që të vazhdojmë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe pres një dinamikë të re qoftë në negociata qoftë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Është shumë me rëndësi që edhe Kosova edhe Serbia të lëvizin sa më shpejt drejt perspektivës euro-atlantike dhe i gjithë rajoni jonë të jenë një rajon i kritereve dhe standardeve evropiane. Kosova presim që në të ardhmen pas fillimit të zbatimit të MSA-së të fitojë edhe rekomandimin për zbatimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm si të gjithë qytetarët tjerë të rajonit në territorin evropian.

    Zëri i Amerikës:
    Si do të votojnë serbët e Kosovës?

    Presidenti Thaçi: Gjithçka është e përcaktuar me kushtetutë dhe ligje, do të jenë disa qendra grumbullimi të cilat do t’i mbikëqyrin institucionet e Republikës së Kosovës. Por, në kuadër të së drejtës së dyshtetësisë diçka tillë është e respektuar dhe e lejuar.

    Zëri i Amerikës:
    Zoti President, në fjalimin tuaj të inaugurimit në mesin e shtyllave të punës suaj keni përmendur luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Çfarë saktësisht do të veproni për të luftuar këtë dukuri?

    Presidenti Thaçi:
    Edhe më herët edhe tash ne do të vazhdojmë të jemi të pa kompromis në luftë kundër fundamentalizmit islamik, kundër radikalizmit dhe kundër çdo ekstremizmi që paraqitet në Kosovë. Është me rëndësi që Kosova është vlerësuar lartë edhe prej sekretarit Kerry si udhëheqëse në rajon në luftën kundër ekstremizmit. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të jemi të pa kompromis dhe me të gjitha mekanizmat tonë institucional të sigurisë do të bëjmë çmos që ky fenomen të çrrënjoset nga Kosova dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet rajonale por edhe me miqtë ndërkombëtarë të bashkërendohemi që ky fenomen i rrezikshëm për civilizimin të mos jetë prezentë as në Kosovë por as në vendet tjera evropiane dhe kudo në botë. Natyrisht është një sfidë. Por jam i bindur se edhe këtë betejë do ta fitojmë. As Kosova si vendi më i ri në botë nuk ka qenë imune. Kemi pasur individë që kanë shkuar në Siri dhe Irak, por kemi qenë të vendosur që ata njerëz të përballen me drejtësinë dhe do të përballen edhe të tjerët që ende janë atje dhe do të jemi ta pa kompromis. Është shumë me rëndësi që në gjashtë muajt e fundit nuk ka pasur asnjë qytetarë që nga Kosova ka shkuar për të marrë pjesë në luftërat në Siri apo Irak. Është shumë e rëndësishme të theksoj se Kosova ka plotësuar zbrazësinë institucionale apo ligjore që e ka pasur më herët, por tani e kemi nxjerrë edhe ligjin që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

    Zëri i Amerikës:
    Zoti President, a rrezikohet shteti i Kosovës nga terrorizmi?

    Presidenti Thaçi:
    Unë mendoj që ajo që ka ndodhur në Paris, Bruksel dhe Ankara mund të jetë rrezik për çdo vend në Evropë dhe jo vetëm në Kosovë, prandaj duhet të jemi shumë të vendosur dhe shumë syçelë dhe duhet të jemi të vëmendshëm jo vetëm me funksionimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë por edhe në kuptimin e edukimit qytetarë se diçka e tillë nuk ka të bëjë asgjë me besim apo ideologji, thjesht janë veprime të një organizate të ISIS financiaro-kriminale.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Thaci vs Dacic - Gangnam


Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •