Mire pra, paskem udhehequr disput per terme, jo per brendine. Pra kot. E rendesishme eshte brendia. Pra dyshime te forta. Cfare dyshimesh te forta ke ne kete rastin tone? Te pyes, pasi ti jep bindjen se je dakort me paraburgimin. Per nje bindje te tille ti duhet te kesh gjetur se pari "dyshime te forta".
Po te thashe: Njeriut qe paraburgoset, vec merr denimin: Heqjen e lirise. Prandaj duhet "ditur" se ai eshte fajtor.
Po sigurisht. Pasi qe po (para)burgoset njeriu, "gjyqi" duhet te behet paraprakisht, pra para se te (para)burgoset njeriu. Pra nevojitet e njejta mase e dyshimit si ajo qe duhet edhe pergjate seances gjyqesore.
Eshte shume e logjikshme per mua: Pasi qe ne rastet e paraburgimit, denimi (heqja e lirise) jepet para seances penale, dhe pasi qe ligji kerkon te jepet denimi vetem pas seances penale, duhet kerkuar e njejta mase e dyshimit/provave sa qe kerkohet ne seancen gjyqesore.
Me lart nuk thashe se femiu mund te genjeje. Tani po e them kete. Sepse vertet besoj kete gje. E besoj aq shume sa qe kam guxim te te mos jap asnje "arsyetim" apo shembull per kete gje, sepse e di se e di edhe ti kete gje. Secili e di. Por kjo nuk eshte puna. Te genjeje mundet cdo deshmitar. Edhe te rriturit. Por tek femijet, sic thashe, luan rol a eshte i afte per te u shprehur qarte, dhe a eshte i aftesuar per te riprodhuar nje ngjarje sic eshte i afte nje i rritur te themi mesatar, sepse edhe tek te rriturit kjo aftesi dallon. Keshtu qe nuk behet fjale per nje parabinje "negative" time ndaj femijeve si deshmitare, por behet fjale per probleme tejet konkrete ne lidhje me deshmidheniet dhe te cilat i njohim te gjithe. Keto probleme jane shprehur shkurt: Aftesia e rrefimit te nje ngjarjeje ne menyre te pavleresuar, pra vec informacione, jo vleresime. Aftesia per te rrefyer ngjarjen duke e pastruar rrefimin nga fantazia apo imagjinata. Duke mos e perzier ate me gjera te ndiera nga persona te trete. Pastaj aftesia e kuptimit te pyetjeve qe i ben gjykatesi, prokurori, mbrojtesi. Aftesia e kuptimit te domethenies se deklarates tende. Domethenies se "obligimit per te verteten pran gjyqit". Te gjitha keto elemente luajne rol cdo here, kur jepen deshmi, pavaresisht nga kush. Sipas mendimit tim, keto elemente, keto probleme tek nje femij ne moshen 4 vjecare jane (te pakten statistikisht) edhe me te theksuara. Kaq desha te them me lart. Pra jo qe dua te them se nuk ju besohet femijeve, por keto elemente tek femijet jane edhe me problematike.
Krijoni Kontakt