Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1

    Hey më në fund mbërrita në mesin tuaj dhe unë!

    Po provoj dhe unë të prezantohem !





    Jam lindur e rritur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku kam kaluar fëmijërine dhe një pjesë të rinisë.



    Jetoj këtu në Gjenevë me princin tim të mrekulleshëm 3 vjeçar .



    Sa për gjëndjen shoqërore , bëj pjesë në atë grup njerëzish të cilët i ka pushtuar moda e fundit e këtyre viteve që po vjen rrëmbimthi dhe tek shqiptarët , pra e divorcuar.



    Shkollimi im ka qenë në degën pedagogjike , gjë që më ka ndihmuar ta ushtroj si profesion , ndoshta jo vërtet mësuese por aty afër, edhe ketu ku jam. Më pëlqen shumë dega e psikologjisë dhe jam duke u interesuar nëse ekziston mundësia e ndjekjes së universitetit psikologjik këtu në Gjenevë nëpërmjet internetit, sepse kështu s’do kisha nevojë të shkëputesha nga puna, ndryshe nuk besoj se e përballoj jetesën pa punë ?!



    Punoj edukatore fëmijësh në një kopësht .



    Hobi tek unë është radhitja e ndonjëhertë e vargjeve , që janë më të bukura në momente emocionesh dhe që janë më të zbehta në momente bosh.



    Dëshira ime është ( nuk e di sa e realizoj dot) të përfundoj studimet në psikologji dhe në një të ardhme të kthehem në Shqipëri me një kabinet timin në këte fushë.



    Ëndërra ime është të fitoj llotarinë e të bëj Le Tour du Monde d.m.th turnenë botërore duke udhëtuar.



    Në këtë forum më pëlqen pothujse gjithçka që e përbën atë.



    Dhe më në fund do doja të përshëndetja të gjithë shqiptarët kudo janë , pa dallim feje apo krahine.



    (uuuuuuufffffffffffffff, më në fund iu përgjigja të gjitha pikave se si të mund të prezantohemi në forum . )

  2. #2
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    Mireseerdhe ne forum Elna.
    Jemi dhe komshije vecse na ndajne 400 km

    Shpresoj tja arrish kesaj endrre dhe me sa di une mundesh dhe nepermjet internetit.
    E sigurt nuk jame nuk dua te blefoj por kam nji shoqe qe ka te njejten pune si ty dhe ajo enderron te njejten gje por sic e dime zvicra eshte qe po deshe dicka duhet tja arrish me forcat e tua dhe ndihma e komunes eshte zero.
    Nejse do e pyes e do te coj mail.
    Prezantimi eshte super por dicka i mungon

    Kalofsh sa me mire ketu mes nesh.

    Ada
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  3. #3
    OBEN OHNE Maska e MISTRECE22
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    211
    Elna, mire se erdhe dhe nga mua!

    Jakalofsh sa me mire ne mesin tone dhe te uroj mbaresi ne piksynimet e tua.
    Gjithashtu, per princin tend, fat e shendet.
    :brire
    PARTY KA GJITHMONE TE DREJTE!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar MISTRECE22 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    Original! Maska e twist
    Anëtarësuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    ku me do mu
    Postime
    203
    Mireserdhe Elna!!
    Te uroj qe te realizohen te gjitha endrrat dhe qe tia kalosh sa mire mes nesh...
    prezantim i lezetshem

    gjithe te mirat twist
    The man is back.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar twist për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e Steve
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    61
    Elna ku je moj qytetarja ime? ku ka si Durresi, mirserdhe ne mesin tone, te uroj fat dhe suksese te me teperta......Pershendetje nga steve.!
    Shqiponja

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Steve për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #6
    Flm të gjithëve për mikpritjen tuaj në forum.

    Ada komshia
    E di që i mungon diçka prezantimit , por sinqerisht kam që në ora 23 e mbrëmjes që mundohem të vë foton time si dhe një ku jam me princin tim të vogël , por nuk ia arrij dot. Ishalla ndonjëri më shpjegon si vendoset fotoja, kështu që nuk mbetem dhe unë injorante në kët e fushë , ose mbase ndonjëri di si vendoset , le të më thotë t'ia dërgoj fotot në e-mail dhe le ti vendosë.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elna Durrësi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #7
    Original! Maska e twist
    Anëtarësuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    ku me do mu
    Postime
    203
    Elna po pate veshtiresi me bashkangjitjen e fotos dergoje ne kete email onelove266@hotmail.com qe ta vendos une

    bye
    The man is back.

  12. #8
    i/e regjistruar Maska e Benyy
    Anëtarësuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    zvicer
    Postime
    7
    Pershendetje te gjitheve apo vetem ty Elana!

    Them keshtu sepse as e marr vesh fare se ku do perfundoj ky shkrim imi ke ty apo tek te gjithe.
    Une besoj se po sikur vetem ke ty do vije ky, do ta kuptosh sepse edhe ti e di qe une posa u futa ne ketu ne kete forum dhe me thene te drejeten nuk me duket keq fare.
    Prezatimi yt sic e pashe ishte i kendshem shume me pelqeu me verte.
    Shpresoj se do me mesosh dhe mua te beje kete gje se as po marr vesh se ku duhet , thashe me duket deh me pare.

    Pershendetje
    per ty benny

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Benyy për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #9
    GO MILAN GO Maska e EndTironci
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    365
    Elna mir se erdhe nforum lalo jakalofsh mir mes nesh
    Forca Milan Kick Juventus @$$ And Win Champion League

  15. #10
    Original! Maska e twist
    Anëtarësuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    ku me do mu
    Postime
    203

    ..

    Kjo zonjusha simpatike ketu eshte Elna Durresi mireserdhe Elna
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    The man is back.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar twist për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #11

    Faleminderit twist

    Flm twist për vendosjen e fotos time. Shumë e sjellshme nga ana tënde.
    Të përshëndes Elna .

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elna Durrësi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #12
    In Flames Maska e dimegeni
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Mire se erdhe Elna!
    ja kalofsh mire dhe suksese !!Sa here e beja kete rrugen e liqenit dhe une po gjithmone me goca te ndryshme.
    Ada ti ne Lucerne je komshie me duket se une kam qene atje dhe 400 km ishte me duket.Ose ne Zyrih.
    Discover me like emptiness.......

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dimegeni për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #13
    Ja dhe një foto me princin tim të vogël.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elna Durrësi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #14
    Ada

    Mos u qani për moskingëllik ju të zvicrës gjermane se e pashë dhe foton tënde , dhe syçkat që me kishe moj , aman , aman.

    Po mendohem mos duhet ta zëvëndësoj peshqeshin e dikurshëm prej një palë këpucës me ndonjë tastierë kompjuteri , se konsumohet e shkreta duke i shkruar herë dimigenit , herë mua .

    Dimigen, Kapedani 2001, twist etj

    Flm për urimin e mirseardhjes.

    Benny

    Do ti vë në dispozion, për prezantimin tënd në forum, njohuritë e mia në këtë fushë. I vetmi problem mund të jetë windows , sepse ti e ke në gjermanisht programin e unë në frëngjisht. Por nëse hasim probleme i kërkojmë ndihmë atyre të zvicrës gjermane që e kanë windows në gjermanisht.

    Ju përshëndes të gjithëve Elna.

  24. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elna Durrësi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    33

    sa i lezecem

    oioioi mi Elna sa te lezecem e paske princein, uii sa i kedshem. Muahhh jepi nji puthje prej meje, femije e kam pasion dehsire enderr gjithcka cmendem per ta ndaj vendosa te them se e ke si shpirt. ptuu mos ta marr msysh, po mos u boj merak se i kam syckat e zinj nuk marr msysh. po miresenaerdhe ne forum, dhe befsh qejf.
    pacim
    te fala princit.
    IRENA
    :H :T :-ime

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar modestja_02 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #16
    Made in Me!
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187
    Elna mirserdhe ne forum apo mbase duhet te them teta Elna e lem si te duash ti............dhe te uroj t'ia kalosh me ne sa me mire.............ai princi i vogel ishte per marshallah dhe ju ngjante shume nga syte dhe buzqeshja.......puthe princin nga ana ime............shnet e jete cristal
    * x 0 and case closed!

  28. Anetarët më poshtë kanë falenderuar cristal për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #17
    Irena
    porosinë e e puthjes për princin tim ta mbaroj nesër në mëngjes sapo të zgjohet nga gjumi . Kështu që e hap dhe faqen ku ndodhet fotoja tënde dhe i them që ja kjo teta të ka dërguar një puthje.

    Cristal

    Thuamë ç'të duash teta apo Elna , nuk ka asnjë problem. Si të të vijë ty për më mbarë kur shkruan thuaj.

    Ju përshëndes Elna.

  30. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elna Durrësi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #18
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    waw sa i bukur : Mashallah mi amon se une vdes per femijet dhe gjithmone me thoshin me bo mashallah se syte jane larush e thon anej nga ana ime qe merr mesysh

    Te paska ngjare ty Elna komplet !
    Amon mi ti e ke emrin elna apo e ke marre nga marka e makinave qepese ???

    te pershendes
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  32. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ada për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #19
    Ada
    Elna me ka mbetur nga bashkimi i dy shkronjave te par te emrave te prinderve te mi. Njëri quhet Elmaz e tjetra Nazmie ( që ta dinë që po ua nxjerr emrat në tellall më bëjnë një mbrëmje leksion morali) dhe ja mbeti mua Elna.

  34. #20
    Dreq çuni Maska e Kanani
    Anëtarësuar
    20-09-2002
    Vendndodhja
    shqiperi tirane - itali torino
    Postime
    24
    mire se erdhe elna ktu ke ky forum

    po pate nej paqartesi na pyt neve durrsakve pa me te voglen medyshje se qeke e dores time dmth durrsake.

    ps: mos i vej re shkrimeve te mia se un shkruj simas deshirave dmth si e do tema ashtu shkruj dhe une.
    pacim
    dhe e pac me jet cunin mi se qesh tu harru.
    kapa hunen mos e mor m'sysh
    Femra eshte motorri me i mire qe egziston! i pershtatet cdo lloji Pistoni, vajiset vet, per ta ndez mjafton nje gisht, cdo 4 jave ndron "vajin", dhe 1 e mbushur serbatori mjafton per 9 muaj!!!!!........:)

  35. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kanani për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Policia zbardh vrasjen mafioze në Tiranë të Vajdin Lamaj
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 09-02-2015, 14:04
  2. Me ne fund mberrita!
    Nga Danger Boy në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 12:15
  3. Mberrita ne Kanada!
    Nga Gege Toska në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 16:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •