Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Histori e fotografisë - Eni

    Pjeter (Pietro) Marubi dhe dinastia Marubi

    Dinastia e Marubëve, legjenda e shekujve në fotografi.
    -- nga Rudina Llazari



    "Ah, sikur te kish qene gjalle njeri nga Marubet". Keshtu thuhet te kete thene ne fillimin e viteve '90 shkodrani hipur maje bustit te Stalinit, teksa lidhte nyjen e kavos ne qafen e tij. Fatkeqesisht, ne ato momente e gjithe dinastia e Marubeve dergjej nen dhe, por ata kishin lene nje gjurme te madhe prej 150 mije negativesh çka perbejne fondin me te arte te historise se fotografise shqiptare. Te gjitha momentet e historise qe nga 1858, kur Pjeter Marubi shkrepi per te paren here ne Shqiperi aparatin e tij e deri 1944. Figurat madhore shqiptare te gjitha kostumet shqiptare dhe peizazhet e natyres, jane ulur kembekryq ne ate qe quhet kryeveper fotografike e dinastise Marubi. Ky art ne Shqiperi e jo vetem ketu por pergjithesisht ne Ballkan nxori me pas mjeshtrat e medhenj, por fillimin e pare pikerisht tek Marubet, te cilet paten meriten e veçante te fiksojne ne celuloid e te vleresojne figurat e shqiptareve dhe historine e tyre. Ne fotoenciklopedine e vertete te botes shqiptare, ne harkun kohor te nje shekulli, ata diten se ç'te vendosin. Mbase kjo pikerisht ngjan te jete misioni i vertete historik i 150 mije negativeve te tre brezave te Marubeve qe ruhen me fanatizem ne fototeken Marubi. E ne tere kete enciklopedi mund te hasesh natyrshem diversitetin e universit shqiptar. Evenimente historike, etnologjike, folklor, arkitekture, urbanistike pa lene menjane nje galeri te tere kostumografie.


    Dinastia

    Nuk eshte nje apo dy, por jane plot 4, ata qe formuan mbase te paren dinasti artistike shqiptare te fotografeve. Tre breza, nje shekull. Pjetri, Matia, Keli, e deri tek me i fundit Gega. Te gjithe paten vetem nje synim: te fotografonin e te fotografonin artistikisht çdo gje qe kishin perpara. Historia nis me Pjetron. Sipas nje studimi te Ismail Kadarese, i cili i referohet fakteve historike, Pietro Marubi i lindur ne Piaçenza te Italise me 1934, per arsye politike iu desh te ikte nga vendlindja. Idete politike, aktiviteti garibaldist dhe pjesemarrja ne luften kunder pushtuesit austro-hungarez te kohes kane qene, sipas Kadarese, shkaqet kryesore qe kane shtyre Pietro Marubin te ike nga vendlindja e tij. Veç kesaj, aty rreth vitit 1850 ai ka kerkuar te vendoset pikerisht ne Shkoder, duke u perpjekur te siguroje azil politik prane qeverise osmane te kohes. Arkitekt, skulptor, piktor, Pietro e pat fillimisht artin e fotografise nje hobi, e me pas kjo do te behej profesioni i tij duke hapur keshtu te paren studio fotografike ne Shqiperi dhe ne Ballkan ne vitin 1858. "Qyteti i preferuar i tij do ta miresevije krahehapur magjistarin e kohes, i cili ndizte flake ca pluhura dhe lengje dhe me pas te jepte ne dore nje cope leter te trashe ku ishe pikerisht ti". Pak a shume keshtu thuhej ne kronikat e kohes. Nuk dihet per ç'arsye i pari i Marubeve zgjodhi pikerisht Shkodren. Nga njera ane, qyteti qe pjese e pandare e perandorise osmane e per rrjedhoje sipas ideve te fese zyrtare te kohes, konfigurimi i qenieve njerezore qe rreptesisht tabu. Por, nga ana tjeter qyteti shqiptar ne veri te vendit, prane maleve te larta qe nje krahine se pari epike, ku kendoheshin epet dhe kenget e kreshnikeve legjendare. Ne nje mjedis te tille, Pietro Marubi pas disa vitesh qendrimi ne Shkoder, vetequhet Pjeter Marubi, shkodran mes shkodraneve. Keshtu ai nxjerr fotografine e pare.
    Ende nuk dihet data preçize. Merret vesh vetem viti. 1858, pak a shume 24 vjeçar, Pjetri vendos aparatin magjik para luftetarit shkodran 79 vjeçar Hamza Kazazi. Ky i fundit pozon i veshur me nje kostum feste me fustanelle dhe nje shpate te gjate dhe dy pistoleta jatagan varur ne ije. Ky mesohet te jete kontakti i pare i fotografit mjeshter Marubi me boten shqiptare dhe qe me pas do te pasohet nga disa te tjere. Fjala merr dhene. Nje italian ka ardhur ne Shkoder dhe ben mrekullira dhe magjira. Njerezit fillimisht e shikonin me frike e me pas çdo gje vjen natyrshem. Krijohet keshtu pra e para atelje, te cilen vete Marubi e quajti Driteshkronja. Sipas te dhenave dhe deshmive te kohes, mesohet qe ateljeja te jete diçka mes realitetit dhe mitikes, te pakten keshtu konsiderohej asokohe. Nje dhome e madhe me siperfaqe 35 metra katrore, gjysme prej muri, gjysme prej xhami. Ana e djathte e mureve e edhe çatia ishin te tera prej xhami, me qellim qe drita te hynte edhe te depertonte natyrshem. Klishete e para bardh e zi qene te formateve 21x27, 26x31 dhe 30x40. Me pas vijne e ndryshohen dhe fotografi arrin te beje klishe thuajse te te gjitha formateve te kohes. Te mos harrojme se jemi ne nje kohe kur Evropa veçse pak vite me pare kish njohur artin mrekulli te fotografise. Ndersa per Marubet, reputacioni ne pak vite vjen duke u rritur. Jo vetem reputacioni, por edhe nami. Organet e ndryshme boterore, revistat dhe gazetat lidhin kontrata. Keshtu nuk eshte e rastit qe fotografite e kohes te Pietro Marubit, gjenden ne shume gazeta italiane dhe franceze te kohes.
    Pietro Marubi duke pasur gjithe kete pune merr te parin ndihmes. Nje djalosh nga malet diku rrotull Shkodres, te birin e kopshtarit te shtepise se tij, Mati Kodhelin. I lindur me 1862, Matia eshte i mrekulluar nga puna e mjeshtrit Marubi, e keshtu ne kete drejtim, ai kerkon te punesohet prane mjeshtrit. Ky e dergon per nje kohe specializim ne Trieste. Me pas kthehet ne Shkoder te punoje prane Pjeter Marubit, por fatkeqesisht jeta per Mati Kodhelin eshte shume e kursyer. Vetem 21 vjeçar, Mati Kodheli mbyll syte me 1881, por gjithsesi duke lene nje emer jo te pakte ne ate qe do te quhet dinasti e Marubeve. Vendi i tij nuk lihet bosh. Pasioni nuk del jashte familjes Kodheli. Zevendes i tij behet Kel Kodheli njeri nga vellezerit e Matise dhe ky pasi specializohet per disa kohe ne Trieste, punon prane mjeshtrit Marubi. Eshte pikerisht ne kete kohe, qe Pjetri modernizon sipas standardeve evropiane studion e tij. Keshtu, studioja do te kete e me pas dy emra Pjeter Marubin dhe Kel Kodhelin, i cili punon me te njejtin pasion si edhe mjeshtri i tij. Punet e Kel Kodhelit nisin te kene te njejtin sukses.

    Keshtu, Pjetri pregatit testamentin. Per Kel Kodhelin studion e edhe mbiemrin. Pas vdekjes se Pjeter Marubit, dinastia do te kete trashegimtare te tjere te mbiemrit Marubi. Tashme, emri i pervetshem eshte Kel Marubi. Per kete puna eshte ne veçanti nje art dhe fotografimi merr nje drejtim tjeter. Çdo shtrese shoqerore ka te drejten te jete e fotografuar. Kjo do te jete motoja e punes se Kel Marubit. Te pakten keshtu del nga ajo pjese e fototekes qe mban vulen e Kel Marubit. Njerezit e rendomte te popullit, te gjithe krahas shtresave te larta. Kasollet krahas salloneve, kleriket krahas katundareve, histori, peizazhe, kostume mbeten serish te fotografuara. Fama e tij shume shpejt kalon kufijte shqiptare. Ne Mal te Zi e therrasin here pas here dhe Kel Marubi eshte nder te paret fotografe qe fotografon dhe armikun e shqiptareve Kral Nikollen. Pasioni i tij do te transmetohet edhe tek i biri. Gega do te jete keshtu i fundit te dinastise njeshekullore, brezi i trete i saj. Ne vitet 20 te shekullit te 20-të, ai ndjek ne Paris dhe Lion nje kurs profesional prane vellezerve La Lemier per fotografi dhe per kinema. I pari bie ne Ballkan, ne qender te Shkodres, kinemane. I pari projekton filmin qe u quajt ne nje salle te Shkodres kinemaja e saj, aty rreth vitit 1914. Kete shkodranet me shaka, ironi apo frike, nisin ta quajne 'endrra ne beze'. Ne vitet 20-30 krahas fotografise, kinemaja behet pasioni i dyte i Geges dhe Shkodra do te jete qyteti i filmit dhe i kinemave. (Nje paradoks kohor ne mijevjeçarin e ri. Shkodra nuk ka asnje kinema!). Ne vitet 1970-të, Gega do t'i jepte i pari fotografise shqiptare ngjyrat. Sipas asaj qe tregon Tereza Marubi, vajza e Geges, me 1972 me nje leter personale te Sekretarit te Pare te Komitetit Qendror Enver Hoxha, Gega ia dorezon shtetit arkiven e gjithe Marubeve. "Ishte diçka qe im at e beri me dhimbje", thote Tereza. Mundi dhe djersa e te pareve te tij, prone private, nderron pronar. Kalon ne duart e shtetit, prone e gjithkujt dhe e askujt. Keshtu, 150 mije negativet qe formojne enciklopedine fotografike, marrin per nder te tij emrin e asaj qe u quajt Fototeka Marubi. Lastrat prej bromuri argjendi te kesaj fototeke kane fiksuar pamje dhe fytyra te ndryshme qe nga mbreterit deri tek njerezit e thjeshte, nga heronjte legjendare dhe heronjte e librave, e deri tek nepunesit e thjeshte te postave apo vilajeteve. Fshatare qe presin ne rradhe mjekun per t'u vizituar, artizane qe punojne ne pazarin e vjeter te qytetit. Njeri pas tjetrit te gjithe vijne e rrijne te qete perpara aparateve fotografike te dinastise Marubi. E dinastia e Marubeve i jep keshtu jete dinastise se arteve te fotografise.


    Art vlerash apo antivlerash

    I vleresuar dhe i pavleresuar sipas rastit, arti i Marubeve eshte dhe mbetet unik ne Shqiperi. Objekt ilustrimesh per historianet, folkloristet, etnografet, arkitektet dhe urbanistet, ai merr me teper levdata nga te huajt se sa nga shqiptaret, megjithese arti dhe objekti i fotografive eshte thellesisht shqiptar. Nje album ne France, nje ne Itali, nje gjysme ne Shqiperi. Veç kesaj edhe nje fletepalosje e vogel qe i jepet vetem te huajve, botuar rreth 12 vjet me pare. Gjithçka do te permblidhet ketu. Shqiptaret veç faktit qe ata ishin fotografe shume pak dijne per Marubet. Te huajt mund te na sqarojne me shume. Ne Mal te Zi aktualisht po pergatitet te hapet nje fotoekspozite me punimet e Marubeve per dhe ne kete vend. Ne Cetine, fotot e tij ishin nder me shtrenjtat. Bar-Cafe-Krajln ne qender te Cetines s'kishte asnje pikture apo zbukurim ne mure, ndersa keto qene te mbushura me fotot me permasa te medha dale nga negativat e Marubit. Ne Itali ne 1998 ne Bari organizohet nje ekspozite. Ne pranveren e vitit 2000, ne Rimini hapet nje tjeter ekspozite. Sipas Terezes, vajzes se Geges "jam ndjere krenare per mbiemrin qe mbaj me shume se askund ne Bari, ne nje ekspozite hapur nga komuna e Barit ka qene i ftuar nenkryetari i Bashkise, juristi i Bashkise dhe nje pjestar i familjes Marubi. Te gjitha jane rregulluar nga komuna e Barit.
    Edhe shpenzimet e vizave dhe te udhetimit". "Ekspozita,- tregon Tereza,- pati sukses te plote. Vizitoret e shumte shikonin te mrekulluar fotot e shekullit te kaluar. Si sot me kujtohen fjalet e asesorit te kultures te komunes se Barit. Me nje ekzaltim qe s'mund te shprehet, ai perpiqej t'i shpjegonte njerezve. Shikoni dy planet e fotove, kombinimi i dritehijeve dhe pastertia e figurave jane ne shkallen me te larte. Ishte ndalur perpara nje fotografie te luftetareve te Ded Gjo Lulit te vitit 1909 dhe tregonte veç planit njerezor, fytyrave dhe portreteve te luftetareve edhe planin e dyte, ambientet, malet te cilat ishin realizuar dhe pasqyruar me nje force te madhe artistike". Veç te qenit fotograf, Marubet ishin edhe artiste shqiptare. Te tjeret qe i vleresojne jane serisht te huajt. Nje shoqate franceze Eredite Sans Frontiere (Trashigimi pa kufi) i rivlereson jashtezakonisht fotografite e Marubit. I vetmi aktivitet ne Shqiperi eshte organizuar pikerisht nga kjo shoqate, ndersa here pas here dikush kujtohet te organizoje nje konkurs te fotografise shqiptare. Ndersa nga ana tjeter, fototeka eshte nje institucion i lene thuajse ne harrese, nderkohe qe prej dy vitesh flitet per institucionalizimin e tij. Kjo do te thote qe fototeka te shnderrohet ne Institut Kombetar te fotografise, te varet direkt nga Ministria e Kultures pa pasur pune me organet e pushtetit lokal te Shkodres, te cilat ngrene duart lart kur vjen puna per ndonje fond. Sigurisht kjo mund t'i ndryshoje per mire gjerat. Ne fund te fundit fototeka do te kete per me mire vleresimin edhe te shqiptareve dhe nje numer te madh fondesh. Mbase kjo do te ndihmonte dhe ne ekzekutimin e se drejtes se autorit. "Prej 6 vitesh,- shpjegon Tereza Marubi - kemi bere gjyqe pas gjyqesh. Perfundimisht eshte vendosur qe te na njihet e drejta e autorit si pjestare te familjes ne vije te drejte. Deri me tash asnje derivat prej kesaj, megjithese duhet te kishim shume perfitime materiale".
    Shprehur ndryshe, Marubet ekzistues ata qe jetojne aktualisht ne Shkoder, nuk kane mbi fototeken, megjithese deri vone ishin pronare te vetem te saj, asnje te drejte. Muzeumi i Shkodres duhej t'i jepte familjes sipas ligjit pikerisht te drejten e autorit. Ne drejtorine e muzeumit thone se ne na duhet shkrese nga Ministria e Kultures, nderkohe qe kurre ndonjehere nuk ka mberritur nje shkrese e tille. "Tashme jam lodhur," - thote Tereza. "Do te desha te pakten te vleresohen Marubet per meritat qe kane. Asgje me teper".


    Sfilate kostumesh dhe personazhesh

    Duke qene italian, pra jo shqiptar, nder gjerat e para qe i bie ne sy te parit te Marubeve, Pietros, natyrisht jane kostumet. Kombinimi i ngjyrave, punimi mjeshteror, prerja fikse, shumellojshmeria e tyre e bejne ate qe te mrekullohej perpara njerezve qe i kane te veshura keto kostume. Nder gjerat e para edhe kur ato jane historike, te fotografuara jane pikerisht kostumet.
    Keshtu, veç anes mjeshterore ne kombinimin e dritehijeve, ne vendosjen dhe depertimin e menyres se drites sa dhe si duhet, ne nxjerrjen qarte te figures dhe portretit njerezor, ku mund te dallosh edhe karakteristikat e njerezve, ne realizimin artistik edhe te planit te dyte te sfondit, Marubi kerkon te nxjerre ne plan te pare edhe kostumet. Shume shpejt nis t'i dalloje ato. Meson ndarjen sipas krahinave, sekseve, grupmoshave, kategorive shoqerore dhe rasteve situacionale te veshjes se tyre. Sipas etnologut Agim Bido, Pjeter Marubi kerkoi te fiksoje polifunksionimin shoqeror dhe historik te kostumeve tradicionale ne jeten shqiptare, por sipas menyres se tij duke i dhene atyre vleren e dokumenteve historike te perkohshem te epokes me te cilen ata u prezantuan. Keshtu koinçidence, rastesi apo dashje, por fotografia e pare shqiptare qe mban vulen e Pjeter Marubit ajo qe paraqet Hamza Kazazin eshte pikerisht foto qe paraqet nga ana tjeter edhe kostumin tradicional te burrave shqiptare shkodrane ne nje dite feste. Keshtu ndodh ne me te shumten e rasteve, pjesa me e madhe e fotove paraqet kostume te llojeve nga me te ndryshmet. Ne pergjithesi personazhet apo grupet e personazheve te fotografise se Marubeve jane te veshur me kostume kombetare, paraqesin imazhet e tyre ashtu siç jane ne festa, ceremonira, ambiente familjare qofte dhe ne ushtrimin e zanateve te tyre artizanal ne pazarin e Shkodres. Nje pasion te tille e trashegon e gjithe dinastia. Matia, Keli edhe Gega. Ne menyra te ndryshme nisen te japin kostumet duke dhene keshtu edhe evoluimin kohor te kostumografise shqiptare. Pare keshtu, fototeka Marubi mund te shenderrohet shume mire ne nje muzeum etnografik. Keshtu eshte e lehte te percaktosh kohen nisur nga veshjet e personave te fotografuara. Fotografite e para kane personazhe me fustanelle, karakteristike per veshjen burrerore te mesit te shekullit te XIX. Me pas vendin e tyre do ta zene tirqet, te cilat perdoren ne fund te shekullit te XIX. E keto ne fillimin e shekullit te XX, zevendesohen me brekushet. Keshtu ndodh edhe per veshjet e grave. Xhubleta e malesoreve, veshja e princeshes mirditore, veshja e gruas katolike shkodrane, apo asaj muslimane, jane pasqyruar me se miri ne fotografi. Pas ketyre kostumeve, natyrshem shihen figurat me te medha te historise se veriut shqiptar. Patriotet ne grupe te Lezhes, Dukagjinit, Mirdites, Kosoves te gjithe te veshur me kostume. Kreret, emrat e perveçshem ne celuloidet e Marubeve, do te mbeten edhe me te njohur dhe do te shnderrohen te njohur edhe ne portrete. Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Azem e Shote Galica, Esat Toptani, Filip Shiroka, Haki Stermilli, Hil Mosi, Fan Noli, te gjithe jane fotografuar veçse prej Marubeve.


    I fundit i Marubeve

    Duke jetuar deri vone 1984 kuptohet se ne Shkoder kujtimet me te gjalla dhe respektin me te madh njerezit e ruajne per Geg Marubin, te fundin e dinastise te fotografeve artiste. Zotni Gega, qe njeri i madh, thone shkodranet duke i pasatribuar atij gjithmone epitetin e zotnise edhe atehere kur duhej te ishe shok. "Prej tij kujtoj rregullin dhe disiplinen", thote keshtu Muhamet Bushati, fotografi qe punoi me te nje jete te tere. "Vinte ne pune ne 7 paçerek, bente gjithçka gati, solucione, negative, aparate, ne menyre qe ne 7 te fillonte punen. Kishte nje kaligrafi per t'u pasur zili. Gjithçka e mbante me teper rregull". "Kur isha e vogel",- kujton Tereza, "mbaj mend dhomen ne fund te korridorit ku mua me qe ndaluar rreptesisht te hyja. Shihja nga larg, ishte arkivi prej nga ku doli fototeka. Çdo gje qe ne rregull, perfekt." Veç kesaj Tereza kujton dhe rregjistrin e madh. "Ishte nje liber i madh ku qene shenuar me saktesi datat dhe njerezit apo familjet e fotografuara. Keshtu rastiste qe pas 80, 100, 50 apo 20 vitesh njerez te ndryshem kerkonin tek babai ndonje foto te tyre apo te familjes. Zotni Geg me duhet kjo foto, e Krajave apo Bushatllinjve fjala vjen. Me mjafton viti te pakten, thoshte babai dhe çdo gje gjendej ne pak sekonda. Me pas hapeshin skedat dhe menjehere gjendej negativi ne arkiv. Me pelqente pa mase te shihja babane tek punonte. E pyesja me kureshtje per dritat e kuqe, perse sherbente ky apo ai solucion, per sa kohe behet stampimi dhe ai me durim me pergjigjej per imtesite me te vogla".


    Epilog

    Thuhet se dinastia e Marubeve mbaron me Gegen. Faktikisht pas vdekjes se tij asnje nga Marubet nuk e trashegoi me profesionin, nuk pati me aparatin fotografik si treguesin e artit apo te shpirtit te tij. Nderkohe nga Marubet, nga shkolla e tyre ne Shkoder, krijohet nje brez i tere fotografesh, te cilet ne nje menyre apo tjeter krijojne dinastite e tyre. Jakovajt, Pistulloret, Nenshatet, jane gjithe ata qe nisin t'i japin emra te rinj fotografise shqiptare. Ndersa vajza e vetme e Geg Marubit, mori drejtim tjeter. Fotografia eshte vetem kenaqesi per te. E shijon duke e pare, di ta vleresoje siç mund ta beje pak kush ne Shkoder. Ndersa profesion nuk eshte per te. Por duket se geni i artistit prej fotografi eshte transmetuar ne vije te zhdrejte. "Im bir, Tani,"- thote Tereza Marubi spontanisht, "i ka te dukshme prirjet e trasheguara. E shoh kete ne menyren se si e realizon fotografine. Dritehijet jane te persosura. Fotot dalin te dukshme, te pastra dhe te realizuara ne te gjitha drejtimet". Tani ka nje profesion qe eshte shume larg asaj te te qenit fotograf. Per stomatologun Irtan Mehilli mbase do te jete e afert dita qe mund te hape ndonje ekspozite duke nisur keshtu brezin e katert te dinastise Marubi, pinjollin e peste te fotografeve.

    12/30/2000, © Koha Jone 2000.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Arti i Fotografise ne Shqiperi

    Dinastia e Marubeve

    Pjetër Marubi në fundin e shek. 19-të ishte i pari nga familja Marubi, që solli artin e fotografisë në Shqipëri. Në fototekën Marubi u ruajtën rreth 150 000 negativë dhe fotografi nga luftërat e ndryshme të shqiptarëve për liri e pavarësi. Portrete të ndryshme të kohës, si dëshmi historike, u bënë nga fillimisht Pietro Marubi, një emigrant italian që vendosi të jetojë në Shkodër në familjen Kodheli nga Zadrima. Zanatin e artit të fotografisë e mësoi më pas Kel Kodheli (1870-1940), i cili pas vdekjes së Pjetrit, mori mbiemrin e tij, Marubi.

    Studioja Marubi u krijua mes viteve 1885-1890. Ajo përfshinte hapësira me përmasa 5 x 7 m., brenda shtëpisë së marubëve në Shkodër. Fototeka Marubi në vitin 1970 u bë pjesë e Muzeut të Shkodrës. Aty ruhen më shumë se 20 000 xhama e filma. Një pjesë e mirë e fototekës që vjen pas vitit 1919, ndodhet e regjistruar në rend alfabetik, sipas emrave të të fotografuarve

    Fotografi i fundit i familjes Marubi është Gegë Marubi.Ai e ruan artin e fotografisë si traditë të familjes deri më 1984, megjithëse në Shqipëri ekzistonte një sistem, i cili e çoi njeriun drejt mungesës së pronës dhe trashëgimisë.

    Pas luftës së dytë botërore, Gegë Marubi nuk pati fatin të linte trashëgimtarë, të cilët do mund ta vazhdonin artin e fotografimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 30-09-2006 më 08:15

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Jani Ristani

    Jani Ristani, lindi ne 1913 ne fshatin e Lliar-Zagori te Gjirokastres. Ne moshe te re shkoi ne kolegjin e Stambollit "Robert College", nje shkolle inxhinjerie-teknike, ku u njoh me transmetimet e radios si dhe romantizmin e fotografise.

    Mesimet e para i mori nga mjeshtri i fotografise Turke, Niko Huzuri. Keshtu filloi verpimtarite e tij te para fotografike duke kapur ne kameren e tij momente nga Miss Turqia 1933 si dhe foto te Qemal Ataturkut te cilat u publikuan te "Cumhuriyet", gazete e firmosur nga ai.

    Ne 1935 u kthye perseri ne Tirane ku hapi Studion Ristani, studioja e pare moderne e dalluar sidomos per laburatorin e vecante te saj. U nderua me diplome nga "Fiera de Lavante", diplome e cila ishte ekuivalente me ate te Marubit.

    Fotot me te njohura te tij jane foto nga qendra e Tiranes, 1938, foto nga jeta e partizaneve, foto nga betejat e clirimit te Tiranes; disa peisazhe nga natyre e bukur e Shqiperise jane gjithashtu foto mahnitese.

    Ne vitin 1947 studioja e tij u mor nga shteti, ishte kjo koha kur shume negative te fotove te tij me vlera historike dhe artistike u shkaterruan. Vazhdoi te punonte si fotograf per Ministrine e Ndertimit deri sa doli ne pension.

    Ne qershor 1965 fitoi tre cmime ne Festivalin Internacional te Fotografise ne Berlin me foto nga ndertimi i hidrocentraleve.

    Qe ne 1954 zhvilloi fotografine me ngjyra ne laburatoret e tij, duke u bere nje nga pionieret e pare ne Europe per zhvillimin e kesaj fotografie.

    Punen e tij e vazhdoi dhe Vasil Ristani, i cili punoi tek studioja Ristani deri sa studioja u be prone e shtetit. Ndersa vite me vone Petrit Ristani u mundua te ruante traditen, duke hapur nje studio personale.


    Jani Ristani


  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mandi Koçi.

    Lindi ne nje familje artizanale ne 17 Janar, 1912 ne Voskopoje te Korces dhe u be i njoh nen pseudonimin "MAK".

    Ne 1936 hapi studion e pare fotografike ne Korce ku perdori llampat "photoflood". Kishte nje mori fotosh qe shfaqnin procesin e berjes te bukes si dhe foto nga pushtimi fashist ne Korce. Ne 1942 u lidh me brigaden e 1re partizane si fotograf i kesaj brigade. Ne 1947 hapi ekzpoziten e tij te pare ne Moske.

    Ne 1952, Mak mori nje kurs mesimi si kameraman filmash dhe filloi te punonte tek kinostudioja "Shqiperia e Re". Me pas pas ndarjes se Shqiperise me Rusine, ai u fut ne burg per 20 vjet, pasi ishte martuar me nje ruse.

    U lirua ne fillimet e viteve 80' . Pasi fitoi lirine ne moshen 70 vjecare vdiq i vetem ne nje shtepi pleqsh ne Tirane.

  5. #5
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    albana temali

    Jeton e punon ne Castelguelfo - BO - Itali

    Hobby: piktura e fotografia.



    relike te eksodit ne brigjet e Adriatikut.

    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Italianët dixhitalizojnë Fototekën Marubi

    Brikena Shllaku
    Trëndafile Visha

    SHKODËR - Një arkiv i jashtëzakonshëm fotografish, që daton vitin 1800 (fillimin e historisë së fotografisë shqiptare) dhe që mban firmën e tre të mëdhenjve Marubi, do të ruhet më së miri, pa iu trembur rrjedhës së kohës. Kërkesa e specialistëve shkodranë ndër vite, për ruajtjen e pasurisë më të madhe fotografike në Shqipëri, do të realizohet së shpejti. Nën kujdesin e qeverisë italiane do të bëhet degitalizimi i fototekës Marubi. Kjo do të arrihet nëpërmjet një projekti konkret. Bëhet fjalë për projektin më të ri të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) me programin PASARP, në bashkëpunim me Komunën e Modenës dhe të Venecias. Projekti në fjalë, i cili do të realizohet në dy faza dhe që kushton 30 mijë dollarë, do të zbatohet në qytetin e Shkodrës, aty ku dhe Marubët e talentuar ngritën arkivin e tyre. Pikërisht dje paradite është bërë dhe prezantimi zyrtar i projektit të degitalizimit. Janë rreth 500 mijë negativë, të cilët do të kalojnë në 5000 CD ROM, duke krijuar kështu kushte të favorshme për përdorimin dhe ruajtjen e tyre. Sipas specialistëve, të cilët tashmë kanë nisur punën, të gjitha fotografitë do të kalojnë në një skaner special dhe imazhet digitale të negativave do të jenë të kompjuterizuara. Drejtori i Muzeut Historik të Shkodrës, Maxhid Cungu, thotë për Gazetën se "ky projekt konsiderohet me shumë vlerë dhe shënon një hap përpara në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të një prej relikteve më të çmuara të trashëgimisë kombëtare, siç është Fototeka Marubi. Aktualisht, pasuria unikale "Marubi" është në gjendje të mirë konservimi. Negativët ruhen në dhomat e klematizuara, në kushte optimale. Ndërkohë, negativët mbahen në një godinë e cila ndodhet në pjesën e prapme të një ndërtese shtatëkatëshe, por që nuk është e përshtatshme për t'u vizituar nga turistë apo vizitorë të ndryshëm. Dje, gjatë prezantimit zyrtar të projektit të degitalizimit, u bë ekspozimi i disa prej pasurive të Fototekës Marubi.

    Gazeta Shqiptare,
    26/10/03

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vërtet kemi një fotografi 151-vjeçare?

    Thuhet se në fi llim Marubi nisi të merrej me fotografi në në mënyrë amatore. Në të vërtetë ajo periudhë e parë e fotografisë nuk e njeh amatorizmin, në atë kuptim që kemi sot për të. Jemi ende larg revolucionit që solli viti 1880 me minaturiz-imin e apar

    Vërtet kemi një fotografi 151-vjeçare?

    Datimi më 1858-n i fotografisë së parë me temë shqiptare të realizuar nga Pjetër Marubi (1934-1903) është me të vërtetë një ngjarje krejt e veçantë, por që përgjithësisht është pranuar pa iu nënshtruar një lloj analize që të na bindte plotësisht për vërtetësinë e saj.

    Po aq me interes paraqitet edhe një vështrim më nga afër i personalitetit të autorit të saj. Dihet pak a shumë me siguri se P. Marubi lindi më 1834-n dhe si vendlindje e tij shënohet të jetë Piaçenca e Italisë. Një lokalitet fare i vogël me emrin Marubbi, rreth 40 km, në jugperëndim të këtij qyteti, nuk duket të jetë fare pa lidhje me mbiemrin e fotografit që do të bëhet aq i njohur në Shqipëri.

    Një përllogaritje e thjeshtë tregon se Marubi do të jetë shfaqur në Shkodër diku nga mosha tetëmbëdhjetëvjeçare. Por, sipas të dhënave të tjera, ai do ta ketë braktisur vendin e tij rreth dy vjet më parë. Fillimisht është strehuar në Korfuz, ku mendohet se e kanë informuar se një komunitet i rëndësishëm katolik, gjendet në Veri të Shqipërisë.

    Vendimi është me të vërtetë i guximshëm, sepse jo vetëm jashtë, por edhe brenda Perandorisë Osmane, emërtimin apo caktimi me punë në viset e Shqipërisë nuk është parë ndonjëherë si shenjë dashamirësie dhe promocioni ofiqar. Megjithatë, fenomeni i gjetjes strehim në territoret e saj duket se është gjësendi jo e panjohur për kohën. Shumë sansimonistë dhe revolucionarë europianë të rrymave të ndryshme, perandorinë turke e kishin si vend të sigurt strehimi politik. Në çaste të veçanta edhe vetë Xh. Garibaldi nuk ka munguar të kalojë kohë të qeta aty. Por vetë Shkodra duhet të ketë pasur një status të veçantë, që mbase sot nuk e njohim edhe aq mirë. Sipas disa të dhënave, që kam pasur rast të mbledh dhe botoj shumë vite më parë, disa kohë përpara P. Marubit ishte Domenik Mauro (shok rinie i De Radës), një nga nxitësit kryesorë të revoltës kundër dinastisë Burbone të dy Siçilive, që gjeti strehim pikërisht në Shkodër, pas dështimit të revolucionit të famshëm të vitit 1848.

    Gjithsesi, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, të dhënat e të cilit më pas janë rimarrë nga autorë të shumtë, si shkak i largimit të Marubit nga vendlindja shihet veprimtaria e tij si garibaldist. Në të vërtetë në atë periudhë Garibaldi është i njohur, por jo me atë përmasë që do të ketë kur ndërmori ekspeditën e të njëmijtëve më 1861, pra rreth dhjetë vjet pasi djaloshi Pietro Marubi kishte vënë në jetë projektin e tij shqiptar. Afërsisht në kohën kur Marubi ka zbarkuar në Shqipëri, Garibaldi vetë punon si mekanik në një uzinë njujorkeze, pas një përpjekje të dështuar për të shkëputur Romën nga duart e papatit, që mbështetej ushtarakisht nga francezët.

    Në disa shënime të shkëputura, por pa referenca historike, jepet një detaj, sipas të cilit P. Marubi u detyrua të largohet për shkak të ngatërrimit të tij në vrasjen e kryebashkiakut të qytetit të vendlindjes së tij. Edhe këtu mbetet për t‘u kërkuar më tej, sepse në përgjithësi dukati i Parmës dhe Piaçencës nuk njihet si vatër përpjekjesh të dhunshme për t‘u shkëputur nga sundimi austriak, veçanërisht në fillimet e luftërave për pavarësi. Habzburgët atë e kishin lënë të qeverisej nga Mari Luiza, e cila ishte mjaft e respektuar për lidhjet e ngushta që mbante me nënshtetasit e saj dhe lehtësimin e jetës që u kishte bërë atyre nëpërmjet investimeve të jashtëzakonshme në infrastrukturë, bonifikim etj. Edhe pas vdekjes së saj nuk pati dhunë të hapur kundër austriakëve dhe Piaçenca iu bashkua shtëpisë mbretërore të Savojës, jo me luftë, por nëpërmjet një referendumi që u mbajt më 10 maj 1848.

    Siç shihet jemi ende në atë periudhë, që quhet lufta e parë e pavarësisë dhe pak kohë më pas, Karlo Alberti i Savojës do të pësojë një humbje të rëndë nga austriakët. Kështu ndodhi që këta të fundit do të kthehen përsëri në Piaçencë. Dhe këtu kemi një zhvillim interesant. Sipas një marrëveshjeje të mëparshme, pas vdekjes së Mari Luizës, dukati i Parmës dhe Piaçencës i kalonte Burbonëve dhe pikërisht Karlit të Dytë të Burbonëve, i cili nga ana e tij ia la trashëgim të birit, Karlit të Tretë. Për shkak të karakterit të tij të prapë dhe dhunës që ushtroi, ndodhi që midis shtresave të ndryshme të popullsisë (me pjesëmarrjen e aristokracisë dhe të vetë gruas së tij), kundër Karlit të Tretë u organizua një përbetim i fuqishëm. Për pasojë, ai do të vritet më 26 mars 1854. A mund të hamendësohet që P. Marubi është pjesë e këtij përbetimi dhe gabimisht është folur për vrasjen e një kryebashkiaku? Kjo mbetet për t‘u parë në ndonjë punim të ardhshëm. Dihet se ai do të hapë atelienë e tij të famshme në Shkodër më 1855-n, por nuk duhet harruar se nga Piaçenca është larguar rreth dy vjet më parë, gjë që na shtyn të tregohemi të kujdesshëm ndaj çdo deklarate të tepruar për zellin e tij revolucionar.

    Ajo që mund të thuhet me siguri është se çlirimi përfundimtar i vendlindjes së Marubit nga vullnetarët vendas dhe trupat piemontezë (këtë radhë të përkrahur edhe nga francezët) do të ndodhë më 10 qershor 1859. Por, tashmë gjithçka tregon se Marubi nuk ka marrë pjesë në to. Ai prej vitesh ndodhej në bregun tjetër të Adriatikut.
    Më tej, ndryshe nga sa ndodhte me revolucionarët e tjerë, që ktheheshin në Itali për të vazhduar luftën e ndërprerë, P. Marubi do të mbajë lidhje me vendlindjen, kryesisht duke blerë materiale e pajisje të ndryshme, që do t‘i shërbenin për projektet e tij të ardhshme. Atëherë kemi të bëjmë me një "luftëtar të paepur garibaldist", apo me një të ri vetmitar e me shpirt praktik? Kjo mbetet për të parë më tej. Sidoqoftë, ai do të jetë lidhur me një dashuri të veçantë me qytetin e Shkodrës për të kapërcyer vështirësitë e para që duhet të kenë qenë të shumta. Eduard Lear, pasi hyri në Shkodër (disa vjet para Marubit) thotë se sapo na shihnin kalamajtë nisnin e na gjuanin me gurë, si të huaj që ishin. Shkodranët janë të njohur për egërsinë e tyre dhe turbullirat që shkaktojnë, thotë ai, por bën një dallim midis myslimanëve dhe të krishterëve. Këta të dytët i duken më të butë. (Journals of a Landscape Painter in Albania, &c. - Eduard Lear, botim i vitit 1851, faqe 141).

    Gjëja e parë që tërheq vëmendjen duke shfletuar punimet me vlerë të Marubit senior, është përkujdesja për të mos dhënë me saktësi të plotë datën e realizimit të punimeve të ndryshme. Në shumë prej tyre lihet një hapësirë kohore prej dhjetë, njëzet e madje dyzetvjeçare. P.sh., duke shfletuar albumet më serioze nuk është e rrallë që në anë të fotografisë të shënohet: Çift malësorësh (midis 1860-1900). Më tej, ky problem do të dalë edhe me disa nga punimet e Kel Marubit. Në ndonjë prej tyre shënohet: midis 1890-s dhe 1915-s.

    Këto toleranca në vënien e datave jemi të prirur t‘i shohim si një përkujdesje profesionale për ato raste kur mungojnë elemente të sigurisë së plotë në datimin e tyre të saktë. Por, çuditërisht, ky problem nuk ngrihet për fotografinë e parë shqiptare, për atë më të hershmen. Viti i realizimit të saj shënohet me siguri të plotë: 1858.

    Edhe pse nuk ka gjësendi të shkruar për kriteret e datimit e arkivimit, interesimi në Shkodër, këtu e shumë vjet më parë për këtë problem, na dha të kuptojmë se datimi ishte bërë nisur nga prania e personit të fotografuar, që në të vërtetë nuk është thjesht një person, por një personalitet i njohur në Shkodër: Hamzë Kazazi. Disa nuk ngurrojnë ta paraqesin atë si luftëtar të pavarësisë, gjë që nuk është e vërtetë, sepse do të duhet edhe një gjysmë shekulli që rilindësit të përpunojnë idenë e pavarësisë kombëtare, por, nga ana tjetër, ai nuk ka qenë as edhe një kaçak i thjeshtë, siç shihet që e emërtojnë pa kursim gazetat shqiptare. Dihet se ai ka vdekur në vitin 1859. Më tej mësohet se gjatë procesit të arkivimit, për të shmangur abuzimet e mundshme, është parë e arsyeshme që fotografisë t‘i vihet viti i mëparshëm i vdekjes së tij, pra viti 1858. Kjo të lë të mësosh e kuptosh diçka mbi natyrën e kritereve të përdorura, por në vetvete ka edhe diçka ngushëlluese: fotografia mund të datohej edhe dy, tre ose pesë vjet më parë. Kjo nuk ka ndodhur, por edhe po të kishte ndodhur, cili do të ishte në gjendje ta kundërshtonte?

    Dihet tashmë se një regjistër për fotografitë e realizuara në studion ‘Marubi‘ ka filluar të mbahet diku nga viti 1919, ndërsa puna për arkivimin tërësor të fondit ka nisur rreth një shekull pasi qenë realizuar punimet e para. Në këto kushte është e pamundur të shmangim një sërë pyetjesh, të cilave ka ardhur koha t‘u gjendet një përgjigje. Dhe me këtë rast mund të themi se më e rëndësishmja prej tyre mund të formulohet kështu: A është vërtet Hamzë Kazazi personi i paraqitur në fotografinë e parë me subjekt shqiptar?

    Në seminarin e Universitetit të Çikagos në Paris mbi fotografinë shqiptare (4 shkurt 2009), njohësi i shkëlqyer dhe propagandues i suksesshëm i veprës së Marubit jashtë kufijve të Shqipërisë, Loic Chovin, shprehu mendimin se për një gjë të tillë mund të na sigurojnë krahasimi i mundshëm me portrete të H. Kazazit, realizuar para ose pas fotografisë në fjalë. Personalisht nuk njoh portrete të tilla, madje as paraqitjen e Hamzë Kazazit në grup. Fatkeqësisht ai nuk pati shansin e Ali Pashës të takonte një piktor si Louis Dupré që bëri portretin e tij të famshëm dhe që sot do të na lejonte ta krahasonim me çdo fotografi, po qe se pashai i Janinës të kishte jetuar deri në kohën e saj. As E. Lear që e vizitoi Shkodrën dhjetë vjet para vdekjes së H. Kazazit, nuk ka lënë asnjë skicë e as ndonjë shënim për të. Në fakt, përveç portretit të zonjushës Bonatti, ai flet edhe për portretin që i bëri një luftëtari vendas, gjatë atyre katër ditëve të famshme që qëndroi në Shkodër më 1848-n, por thotë se ai quhej Abdullah Bej (faqe 146 e botimit të vitit 1851, që mund të lexohet e shkarkohet te Scribd).



    Ndërkohë, nuk gjejmë asnjë shenjë, që në anë të pllakave të origjinalit të jetë vendosur emri i personit të fotografuar, madje një gjë e tillë nuk ekziston edhe në fotot e kryera në fillim të shekullit XX. Më tej mund të thuhet se në kohën kur z. Gegë Marubi ndërmori punën titanike të arkivimit, ishte e vështirë të gjendeshin ende bashkëkohës të gjallë të H. Kazazit, që të mund të vinin dorën në zjarr për identitetin e personit të fiksuar në foton e famshme, të datuar si e vitit 1858.

    Gjithsesi, edhe një analizë e sipërfaqshme e teknikës dhe materialit të përdorur shton pikëpyetjet në lidhje me vitin e realizimit të fotografisë së parë me subjekt shqiptar. Së pari vërehet se P. Marubi nuk ka punuar me teknikën e dagerrotipisë, që në pikëpamje historike do të ishte diçka me shumë vlerë, por në vështrim arkival kishte të metën e madhe, sepse fotoja prodhohej në një kopje të vetme (drejtpërdrejt mbi fletë bakri në pozitiv) gjë që normalisht i përkiste porositësit. As nuk ka shenja që ai të ketë përdorur kalotipinë e Talbotit, që hapi epokën e shumëfishimit mbi negativ. Këto dy teknika, që e nxorën fotografinë nga laboratorët e errët kërkimorë dhe e afruan me publikun, duket nuk janë njohur ose parapëlqyer nga P. Marubi. Ai ka përdorur procesin e kolodionit, që u zbulua nga Le Gray dhe u vu në jetë nga Archer-i, proces që kishte meritën historike të bashkonte imazhin e pastër të dagerrotipisë me cilësinë e tirazhit në shumë kopje të kalotipisë.
    Kjo teknikë, që ka në origjinë zbulimin e nitrocelulozës, në vitet e ardhshme do të zërë kryet e vendit, sepse Archer-i e la krejt të lirë nga të drejtat e autorit, por teknikat e sipërpërmendura, si dhe ato të ambrotipisë, ferrotipisë, cianotipisë etj., do të vazhdojnë të përdoren edhe për shumë vite. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vende të tjera si Italia, Gjermania, Austria, dagerrotipia ushtrohej në mënyrë masive. Akoma më shumë kjo mund thuhet edhe për kalotipinë. Në këto kushte mbetet një enigmë e vërtetë përse Marubi që në fillim zgjodhi një teknikë të tillë, ndërkohë që pikërisht në vitin 1855, viti kur përgjithësisht mendohet se ai hapi studion e tij, do të çelet edhe Ekspozita Universale e Parisit, e cila shënon kufirin kohor të fillimit të përhapjes masive së teknikës së kolodionit të lëngët (e cila ç‘është e vërteta në formë eksperimentale është njohur shumë më parë). Enigma qëndron në faktin se në vendfurnizimin e materialeve të Marubit, në Itali, punohet intensivisht me një nga teknikat pararendëse të kolodionit, ndërkohë që mungojnë shenjat që në atë kohë ai të jetë furnizuar drejtpërdrejt nga Parisi ose Londra.
    Të gjitha historitë e fotografisë shpjegojnë qartë se në fillimet e veta, teknika e kolodionit të lëngët njihej vetëm nga një numër fare i kufizuar fotografësh në Paris e në Londër. Flitet për njohjen e saj jo të keqe në Vjenë e Berlin, por ka pak shenja për përdorimin e saj masiv në Romë e aq më pak në qytetet më pak të mëdha të Italisë, duke mos përmendur Jugun e vendit, ku mbreti i Napolit e ndaloi krejtësisht përdorimin e aparateve fotografikë, se i cilësonte si "sy i keq". Gjithsesi, Giacomo Caneva (1813-1865) dhe konti Flacheron (Jean-François Charles André 1813-1883), që janë regjistruar në dokumentet e Café Greco-s në Romë, punojnë me teknikën e kalotipisë së Talbotit, pra përdorin letër albuminë ose letër të përpunuar me kripëra të ndryshme. Po ashtu veprojnë edhe vëllezërit Alinari në Firence. Për shkak të kohës së gjatë të ekspozimit (të paktën një minutë), ata kanë lënë kryesisht foto të monumenteve arkitekturalë, pra objekte që nuk lëviznin. Edhe një fotograf i madh italian si A. Duroni (nga i cili kemi trashëguar portretet e Karlo Albertit, Garibaldit etj.) përdor teknikën e kalotipisë edhe në veprat të realizuara më 1859-n e më tej. Këta fotografë të mëdhenj shmangin portretet në këmbë, se nuk ka asnjë garanci për shtangësinë e personit para objektivit, ndërkohë që çuditërisht kjo nuk ndodh me Marubin. Më 1858-n ai fotografon portrete më këmbë.

    Vërehet po ashtu, se Marubi nuk ka përdorur as procedurën e fazës foshnjore të futjes në përdorim të pllakave të xhamit, atë të zbuluar nga Abel Nièpce de Saint-Victor (kushëri i de Nicéphore Nièpce), i cili më 1847-n i demonstroi për herë të para Akademisë franceze procesin e krijimit të negativit në pllaka xhami, duke përdorur albuminën e vezëve, në të cilën kishte tretur jodur potasi. Me gjithë finesën e imazheve që fitohej nga kjo metodë e re, ajo gjeti pak përdorim, sepse zgjaste tmerrësisht shumë kohën e ekspozimit. As që mund të përfytyrohet që Marubi të ketë realizuar portrete në këmbë me këtë metodë. Duhet pritur edhe disa vite të tëra që të bëhet i mundur zëvendësimi i albuminës me kolodionin, gjë që do të sjellë edhe një ulje të ndjeshme të kohës së ekspozimit.

    Thuhet se në fillim Marubi nisi të merrej me fotografinë në mënyrë amatore. Në të vërtetë ajo periudhë e parë e fotografisë nuk e njeh amatorizmin, në atë kuptim që kemi sot për të. Jemi ende larg revolucionit që solli viti 1880 me minaturizimin e aparateve fotografikë dhe uljen e kostos së tyre. Nuk jemi as në vitin 1865, kur u hodh në treg ajo që njihet si "fotografi xhepi", pra aparati Dubron, që shitej bashkë me një lloj laboratori dhe që i jepte mundësi një mase më të madhe njerëzish të ushtronte artin e fotografisë. Jemi në një kohë kur materialet kushtojnë ende shtrenjtë. Në të shumtën e rasteve atelieja e fotografit i përkiste një shoqërie aksionare dhe vetë fotografi nuk ishte veçse një i punësuar në të. Që një studio e denjë për emrin e saj të ishte funksionale kërkohej të paktën pajisje që peshonin rreth 250 kg. Fotografit vjenez, doktor Josef Székely, që shoqëronte G. Von Hahn-in, në Shqipëri më 1863-shin, iu desh jo pak herë të hiqte dorë nga lëvizjet në itinerarin e përcaktuar për të mbërritur në krahun lindor të viseve shqiptare, për shkak të peshës së rëndë të materialeve. Pra, gjithçka të lë të kuptosh se jemi ende në një kohë kur me atë art të ri merren njerëz që i kanë mundësitë financiare, njerëz që financohen nga institucione të fuqishme mbretërore (rasti i Szekely) ose ata që investojnë shuma të cilësueshme e që kanë projekte të qarta biznesi në kokë për të rentabilizuar investimin. Mendoj se Marubi bën pjesë te këta të dytët.

    Natyrisht atij diku i është dashur të bëjë edhe ndonjë lloj stazhi dhe investimi kohor. Asgjë nuk është e thjeshtë në botën e fotografisë së asaj kohe. Vetëm akti i thjeshtë i realizimit të negativit kërkonte rreth dhjetë operacione, siç ishin përgatitja dhe shtrirja e kolodionit (që në vetvete nuk ishte tjetër veç nitrat celuloze e tretur në një përzierje alkooli dhe eteri), futja në enë me nitrat argjendi për ta bërë të ndjeshme, ekspozimi pastaj zhvillimi dhe së fundi fiksimi i imazhit të përftuar në negativ (tiosfat sodiumi ose cianur potasiumi) dhe ky proces mbyllej me një lloj vernisazhi a fiksuesi që kishte për qëllim të mbronte shtresën e hollë të kolodionit, që dëmtohej shumë shpejt. Edhe realizimi i fotografisë në letër, nuk ishte më pak i ndërlikuar. Kërkohej përgatitja e letrës së ndjeshme, shpesh mbi një kornizë dërrase, vijonte me ekspozimin në dritën e diellit, përpunimin në solucion për të marrë nuancat e duhura, fiksimi dhe së fundi një lloj satinimi për t‘i dhënë shkëlqim fotografisë. Në shumicën e rasteve këto operacione duhet të bëheshin në vazhdimësi. Përdorimi i atij që njihet si "kolodion i lëngët" kërkonte që negativi të sensibilizohej, ekspozohej dhe zhvillohej pa humbur shumë kohë, si një proces i pandarë, zinxhir, gjë që e detyronte fotografin të kishte pranë vetes një laborator të vërtetë. Shpikja më 1855-n e procesit të njohur si kolodion i thatë, krijoi mundësi që pllakat të përgatiteshin që më përpara dhe mund të ruheshin me javë të tëra, por ai rriti në mënyrë të ndjeshme kohën e ekspozimit dhe për pasojë nuk gjeti shumë përdorim.

    Në pikëpamje të tjera kushtet nuk ishin të këqija për Marubin. Ai nuk kishte asnjë konkurrent në qytetin ku ishte vendosur, por kjo e bën edhe më shqetësuese ekzistencën e një numri të paktë fotografish në vitet e para. Pikëpamjet e tjera se njerëzit ishin fanatikë dhe kishin frikë nga paraqitja e imazheve njerëzore, për shkak të bindjeve fetare, nuk qëndrojnë në tërësinë e tyre. Për hir të së vërtetës duhet thënë se fobi të tilla ekzistonin në Shqipëri, por Eduard Lear ato i ka ndeshur vetëm në rrethet e dervishëve të paditur e fanatikë. Populli dukej i hapur ndaj shpikjeve të tilla të çuditshme. Natyrisht moskuptim kishte kudo në botë edhe midis mendjeve më të ndritura. Në Paris, G. Floberi nuk e fshehu zemërimin e tij kur një fotograf, M. du Camp, u nderua me Urdhrin e Legjionit të Nderit. Legjion nderi për një fotograf, ulëriu ai! Për të vështruar më me realizëm duhet thënë se është ende një kohë kur fotografi edhe në Europë shihet si një individ i dyshimtë dhe në rastin më të mirë si një artist (piktor) i dështuar, thotë historiani i fotografisë, Quentin Bajac.

    Më tej, portreti i Hamzë Kazazit në këmbë, është një çështje tjetër që duhet parë vërtet nga afër. Me gjithë përparimet që solli procedura e kolodionit, përsëri koha e ekspozimit mbetet midis dhjetë e tridhjetë sekonda. Për këtë arsye, në studiot më të mëdha botërore të asaj periudhe, realizohen kryesisht portrete njerëzish ndenjur ose të paktën të mbështetur diku në ndonjë tavolinë, kolonë dekorative etj. Kjo ulte ndjeshëm rrezikun e lëvizjes e për pasojë të flusë. Kryesisht fotografohen njerëz të ulur në karrige (dhe në të shumtën e rasteve, nga pas karriges ishin instaluar pajisje ku ata mbështesnin kokën, që të mos u dridhej).

    Të fotografoje dikë në këmbë, në studiot e mëdha nuk qe gjësendi krejt e pamundur edhe në atë kohë, por që të kthehet në një veprim të rëndomtë duhet pritur edhe ca kohë, kur u zbuluan solucione të reja, që rrisnin ndjeshmërinë e pllakave fotografike. Është e vështirë të besohet se tashmë ato i kishte në përdorim P. Marubi, kur ende nuk ka një tregtim masiv të tyre në Itali.

    Kjo është arsyeja që na shtyn të mendojmë se fotografitë e para në teknikën e kolodionit të lëngët nuk mund të jenë realizuar në Shqipëri aq herët sa është menduar deri tani. Përcaktimi i datës së tyre të saktë nuk është i pamundur, por nënkupton kërkime të mëtejshme arkivore dhe analizë të materialeve të përdorura.

    Është mjaft interesant fakti që albanologu i madh, G. Von Hahn, i cili qëndroi disa ditë në Shkodër (gusht-shtator 1863), në shoqëri të dr. Szekely, nuk ka lënë asnjë shënim për ekzistencën e një studioje fotografike në atë qytet. Dhe është fjala për dikë, i cili pasi përshkruan sipërfaqen e liqeneve e lumenjve tregon imtësisht edhe çfarë ka nën ujë, që pasi përshkruan relievin e vendit shkruan imtësisht edhe se çfarë ka në nëntokën shqiptare. Kjo duket e ka shtyrë edhe studiuesin R. Eslie të thotë se nuk ka asnjë shenjë të takimit të P. Marubit me fotografin, doktor Jozef Székely, që, siç thamë, shoqëronte G. von Hahn.

    Natyrisht, nuk mjafton vetëm një fakt i tillë për të datuar fotografitë e para të Marubit si të realizuara pas vitit 1863, por mbetet domethënës fakti se korpusi kryesor i punimeve të tij janë pas këtij viti, ndërkohë që një foto e vetme, ajo e Hamzë Kazazit, është e vitit 1858.

    Problemi i mësipërm mbase nuk do të shtrohej kurrë po qe se nuk do të na linte një ndjenjë të fortë mëdyshjeje vetë portreti i Hamzë Kazazit, mosha e tij e pandehur në çastin e fotografimit. Në të vërtetë duhet thënë që në fillim se nuk dihet me saktësi viti i tij i lindjes. Ka një dyshim, që për mendimin tim ka shtyrë historianë të ndryshëm ta lënë çështjen të hapur për të shmangur gabimin që shkon nga një deri në tre vjet. Por, gjithsesi, dihet me siguri se kur hyri në vargjet e këngës, që i bënte jehonë kryengritjes së famshme të vitit 1835, ai ishte tashmë një burrë në moshë mjaft të pjekur. Por fakti që është saktësuar viti i lindjes së Hamzë Kazazit nuk mund të shërbejë si argument për të hedhur poshtë arsyet e mjaft autorëve, që në mënyrë të përsëritur shprehen se ai ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Pra, në këtë punim të parë të fotografisë shqiptare të ruajtur deri më sot, ne kemi portretin e një 78-vjeçari. Për arsyetimin e mëposhtëm nuk ndryshon asgjë, edhe po qe se ai do të kishte ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

    Për të vazhduar më tej, kërkohet vetëm pak vëmendje në shqyrtimin e portretit të tij të famshëm. Nuk ka fare arsye të kesh një përgatitje prej fizionomisti për të kuptuar se personazhi që kemi përpara paraqitet me një vitalitet të pashembullt, në një kohë kur jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve nuk i kalon të 42-45 vjet. Ai ka mustaqe të plota e të shndritshme. Thinjat janë ende të pakta. Në fytyrë nuk i shihet asnjë rrudhë. Nuk ka asnjë shenjë të lëshimit të lëkurës në tërësi. Dhe bilanci është mjaft pozitiv kur hyjmë në detaje. Zhubravitja e moshës në anë të syve dhe muskujve anësorë që rrethojnë buzët është diçka e panjohur për portretin e tij. Faqet i ka të plota, madje të rrumbullakëta dhe në vijën fundore të nofullës së poshtme nuk ka asnjë shenjë lakimi a varjeje, që në mënyrë të padiskutueshme fillon te çdo person që u afrohet të pesëdhjetave. Nuk ka asnjë shenjë të hollimit të muskujve dhe të shfaqjes së pejzave të gushës, as edhe një shenjë të gropëzës së thellë që krijohet nën mollën e Adamit, në një moshë të caktuar. Me vështrimin e tij të perënduar dhe buzët e plota e të fryra, personi në këtë foto të lë përshtypjen e dikujt që gëzon shëndet të mirë dhe mbase ka edhe pak pasion për lëngun e distiluar të frutave të ndryshme, veçanërisht rrushit. Por duhet shtuar menjëherë se ai rrezaton virilitin e pashembullt të një playboy të vërtetë, ka një energji shpërthyese, që mezi e përmban. Në kurriz ai mban një qyrk vojvode, jo fort i zakonshëm, ndërsa në dorën e majtë ai nuk shtrëngon një bastun, por një lloj skeptri, shenjë e një rangu të përfillshëm shoqëror.

    Përfundimisht, me pak zemërgjerësi, këtë personazh mund ta vlerësojmë midis moshës 45 - 50-vjeçare, por asnjë vit më shumë.

    Natyrisht, për të saktësuar datën e fotografisë së parë me temë shqiptare, mbase nuk duhet ngurruar të kërkohet brenda vetë fotografive. Gjithnjë më ka intriguar një numër in verso në anë të djathtë, poshtë fotografisë së parë të Marubit. Nëse pranojmë se numri tjetër, në të majtë të fotos, është një numër i thjeshtë inventari, ai i pari mbase përfaqëson një vit, sipas kalendarit të hixhrit. Por mund të kërkohet edhe më tej për të hedhur dritë në këtë ngjarje. Në foton e famshme të Hamzë Kazazit tërheqin vëmendjen dy objekte të tjera. I pari është qilimi, që shtrihet në këmbët e tij dhe e dyta, një karrige e harruar në të majtë të fotografisë. Ekzistenca e kësaj të fundit tregon se jo vetëm që ai tashmë e zotëron mirë artin e fotografisë, por edhe se ka një prodhim seri të tyre, se "klientët" mund të zgjedhin të fotografohen qoftë në këmbë, por edhe ulur. Këtë gjë me sa duket ia mundëson edhe zhvillimi i vetë teknikës së fotografisë, pra tashmë duhet të pranojmë se nuk jemi më në fillimet e kolodionit. Se po të ishte vërtet e para fotografi historike që realizonte, a do të guxonte vërtet të rrezikonte duke vënë përpara kamerës një personalitet si Hamzë Kazazi?

    Mund të mendohet edhe se ai ose nuk duhet të ketë pasur ende ndihmës, ose ndihmësi nuk është kujdesur të largojë me kohë karrigen nga fusha e fotografimit. A është e njëjta karrige të cilën e shohim të shfaqet edhe në disa fotografi të viteve të mëvonshme?

    Për sa i përket qilimit, duhet thënë se në fotot e tij gjejmë disa lloje qilimash, por veçanërisht njëri tërheq më shumë vëmendjen, ai që shtrihet në këmbët e Hamzë Kazazit. Është një qilim me punim të ngjeshur, ku bien në sy radhët e rombeve të bardhë brenda të cilëve gjendet një lloj imazhi në trajtë të një zogu të stilizuar krahëhapur, me një lloj luleje të bardhë në anë. Duhet të jetë një qilim veçanërisht jetëgjatë, sepse përveç se te këmbët e H. Kazazit, vazhdojmë ta gjejmë te kompozimi me një rapsod në mes, te fotoja e Myrto Danit me fustanellë (1900-1919), por edhe te këmbët e Fishtës së ri, në një foto të datuar si midis viteve 1900-1915, te këmbët e princeshës së Mirditës, në një foto të Kelit, më 1917-n, për t‘u zhdukur më 1938-n nga këmbët e fotos së famshme të Poradecit, Koliqit, Fishtës e Drenovës, ku gjejmë një qilim me motive të tjera.

    Është intrigues fakti se ai mungon te këmbët e ‘Vajzës malësore me xhubletë‘, një fotografi e mrekullueshme, që datohet midis viteve 1865-1890. Aty duket se kemi një qilim që shfaqet vetëm një herë dhe zhduket përgjithnjë. Logjikisht, ai duhet të jetë mjaft më i hershëm dhe duhet të jetë përdorur në një fazë të parë në dhomën ku fotografonte Marubi, ndryshe do të na shfaqej edhe më pas. Për këtë arsye jemi të prirur ta shohim atë si nga më të vjetrat fotografi që kemi trashëguar. Por, natyrisht, gjithkush mund të pyesë mbi çfarë kriteri viti më i hershëm i realizimit të saj është marrë viti 1865? Nuk ka asnjë kriter. Nëse do të kishte, do ta kishim mësuar deri më sot.

    Duke mos përjashtuar ekzistencën e punimeve të tjera që sot janë zhdukur ose presin të zbulohen, duam të besojmë se fotografitë e para që kemi trashëguar i përkasin kufirit kohor midis vitit që pritet të saktësohet i realizimit të punimit të ‘Vajzës malësore me xhubletë‘ dhe vitit 1863, viti i vizitës së G. Von Hahn-it në Shkodër.

    Me këtë ritheksojmë se nuk kemi arsye t‘i kundërvihemi idesë se nuk ekziston asnjë foto më e vjetër se kjo periudhë. Më sipër vetëm se u përpoqëm të argumentojmë se nuk ka të ngjarë që një foto e tillë të jetë ajo që mendojmë, pra, portreti i pandehur i Hamzë Kazazit.

    D. Kokonozi

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Fototeka "Marubi" dhe publikimet e saj

    Fototeka Kombëtare "Marubi" ruan rreth 250 mijë nagative të fotografive të fotografëve më të njohur të qytetit të Shkodrës, fotografi që dëshmojnë jetën, historinë dhe kulturën e këtij qyteti, por edhe të Shqipërisë gjatë një periudhë më shumë se 100 vjeçare. Me fotot e kësaj fototeke deri tani janë përgatitur 6 albume, që kanë tërhequr interesimin e dashamirësve dhe studiuesve të fotografisë, brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë, sapo ka perfunduar edhe përgatitja për botim i albumit të 7, në të cilin do të pasqyrohet një pjesë e fotografive ende të panjohura për publikun.

    VOA

    http://www.voanews.com/albanian/news...103198984.html
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    Bum vizitorësh në ekspozitën e fotografisë shqiptare në Paris

    Që prej datës 5 tetor në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë në Paris vazhdon të qendrojë e hapur ekspozita "Faqe të arta të fotografisë shqiptare, 1858-1945 ", e cila është vizituar nga mijëra vizitorë të huaj.

    Sipas burimeve të kësaj qendre, më prestigjozja për fotografinë artistike në nivel evropian e më gjerë, deri më sot ekspozita është vizituar nga mbi 80 000 vizitorë, ndër të cilët dhe ministri i kulturës franceze Frederik Miterand, kryetari i bashkisë së Parisit Bertrand Delanoe etj.

    Ekspozita përmban mbi 50 foto nga fotografë shqiptarë ndër vite. Zgjedhja e kuratorëve është e tillë që përmes portreteve të heronjve dhe figurave anonime, peizazheve dhe jetës së përditshme, të reflektohet gjendja politike e kohës.

    Historia e fotografisë shqiptare në ekspozitë fillon me Pietro Marubin, i cili hapi studion e parë fotografike në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë, në vitin 1850, por ekspozita paraqet imazhe edhe nga Kolë Idromeno, Vangjush Mio, Kristaq Sotiri, Dhimitër Vangjeli, Shan Pici, Lilo Xhimitiku, etj.

    Kjo ekspozitë, që të qëndrojë e hapur deri në 8 janar të vitit 2012-të, u bë e mundur nga Shtëpia Evropiane e fotografisë, Ambasada shqiptare në Paris dhe Senati francez.

    (m.a/ata/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #10
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Faleminderit per kete "artikullin" :)..
    https://www.behance.net/robberysk1100

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •