Gramsh, 2 000 gra me shume se burrat

Ne Gramsh grate "kane uri" per burra. Sipas statistikes me te fundit te gjendjes civile ne rrethi e Gramshit numerohen 1693 gra me shume se burrat. Ky rreth numeron nje popullsi prej 45525 banoresh, ku 21916 jane meshkuj dhe 23609 jane femra. Bashkia ka 14620 banore te vendosur ne 3218 familje, ndersa ne fshat numerohen 30905 banore ne 6421 familje. Ne qytet jeton 32% e popullsise, ndersa ne fshat 68 %. Ne qytet raporti gra- burra eshte me i larte se sa ne fshat, ne favor te grave. Vitet e fundit qindra gra kane deshtuar me deshire, pasi dihet dobesia e Shqiptareve per meshkuj, serish ne rrethin e Gramshit lindin me teper vajza. Gjinekologet vene re se nese gjate nje 5-vjecari lindin me teper meshkuj, ne 5 -vjecarin tjeter lindin me teper femra. Natyra vendos ekulibrat e veta. Ndoshta per shkak te ketij raporti me permasa paksa te frikshme per nje komunitet te vogel, vite me pare Gramshi u godit rende nga dukuria e prostitucionit. Sipas te dhenave jozyrtare gjate viteve1997-2000 rrethi Gramsh numeronte rreth 500 prostituta te shperndara ne te gjithe Europen. Kjo shifer vitet e fundit njeh renie drastike per shkak te luftes kunder trafikut. Shuma vajza kane deklaruar se ne ate kohe jane larguar me deshire nga vendlindja, mungesa e burrave per t'u martuar, ka bere qe t'i hedhin syte pertej. Nje problem tjeter shqetesues eshte zvogelimi i popullsise. Vetem gjate vitit te kaluar popullsia u zvogelua me 1235 banore, karakteristike, kjo si per fshatin dhe qytetin. Ne bashkine e Gramshit pakesimi mesatar mujor eshte 7 banore ndersa per fshatin 96 banore. Studiues te levizjeve demografike ne vend kete dukuri e spjegojne me papunesine qe mbizoteron. Gjate viteve te diktatures ne Gramsh funksiononin disa uzina te karakterit ushtarak, te cilat kur u mbyllen pas viteve '90 lane qindra vet pa pune. Dhe fshatrat e Gramshit jane teper te varfer, mbahen vetem me blektori. Per kete arsye popullsia po emigron drejt zonave te zhvilluara urbane ose largohet jashte vendit. Nese popullsia e Gramshit do te vazhdoje te pakesohet me kete ritem atehere i bie qe pas 30 vjetesh rrethi Gramsh te mos kete asnje banor. Per ti paraprire epidemise se emigrimit pushteti lokal po mundohet te hape vende te reja pune. F. Salliu