Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kapitalizmi shqiptar

    shekulli

    ------

    Kapitalizmi demokratik dhe merkantilizmi shqiptar


    BESNIK ALIAJ

    Mė shumė se njė dekadė pas ndryshimeve politike tė fillimviteve ‘90-tė, Shqipėria numėron sot njė pjesė tė konsiderueshme tė popullsisė nė gjendje varfėrie tė plotė. Pa hyrė nė debatin e shifrave se sa ėshtė numri real qė pėrfaqėson nga ana sasiore kėtė shtresė, tashmė ėshtė e qartė pėr kėdo se ky problem ekziston dhe madje ėshtė serioz. Vetė Qeveria shqiptare, me ndihmėn edhe tė donatorėve tė huaj, ka hartuar dhe publikuar njė strategji tė posaēme qė trajton nė mėnyrė specifike varfėrinė, duke pranuar kėshtu zyrtarisht ekzistencėn e kėtij problemi.
    Qė ekzistojnė shtresėzime dhe diferencime sociale nė vend, pėr kėtė nuk ka dyshim! Sidoqoftė, duhet sqaruar se linja kryesore qė ndan shoqėrinė shqiptare sot nuk ėshtė aspak horizontale pėr tė ndarė sipėrmarrėsit apo tė “pasurit” nga punėtorėt dhe tė “varfrit” e ku ata qė janė sipėr bėhen tė pasur nga vlera e shtuar qė nxirret duke shfrytėzuar dhe keqpaguar ata qė janė poshtė. Aktualisht linja kryesore ndarėse nė shoqėrinė shqiptare ėshtė njė kufi vertikal. Nė tė djathtė tė saj janė gjithė klasa politike dhe burokratėt, tė cilėt pėrfitojnė dhe jetojnė nga favoret e qeverisjes, kurse nė tė majtė tė saj janė sipėrmarrėsit e thjeshtė (formale, informale apo ekstraligjore), tė cilėt janė tė pėrjashtuar nga favoret. Nė fakt, shumica e shqiptarėve sot nuk janė si dikur; proletarė, tė gatshėm pėr t’u ngritur kundėr biznesit, por sipėrmarrės tė rinj, tė vegjėl, tė cilėt praktikisht operojnė nė shumicė jashtė sistemit ligjor. Tė gjithė sė bashku ata krijojnė njė sektor aspak tė vogėl dhe margjinal tė ekonomisė sė vendit. Kjo shumicė e heshtur jo vetėm qė nuk dėshiron tė jetė e jashtėligjshme, por i ka tė gjitha potencialet pėr tė mos qenė e varfėr! Nė fakt, armiku kryesor i kėtyre sipėrmarrėsve tė varfėr ėshtė sistemi ekzistues ligjor qė i ekskludon ata nga alternativat e ligjshme tė pronėsisė dhe iniciativės sė lirė. Edhe nė rastet kur kėto tė fundit ekzistojnė, kohėzgjatja, burokracitė dhe kostot administrative tė procedurave respektive, i shndėrrojnė alternativat praktikisht nė mure tė pakapėrcyeshme pėr kėtė kategori sociale.
    Kapitalizmi demokratik, ashtu siē ėshtė aplikuar dhe njihet sot nė shumicėn e vendeve tė zhvilluara perėndimore, nuk ėshtė aplikuar ende realisht nė Shqipėri. Fatkeqėsisht, sistemi ekonomik qė ushtron sot presion mbi shumicėn e shqiptarėve, ėshtė njė sistem i pastėr i kapitalizmit merkantilist, qė do tė thotė shfrytėzim tė kėrkesės dhe ofertės pėr tė fituar tė drejtat e monopolit pėrmes pėrdorimit spekulativ tė instrumenteve ligjore, rregullave, subvencionimeve, taksave dhe licensave. Me pak fjalė, merkantilizmi pėrfaqėson njė ambient tė politizuar dhe burokratizuar, tė dominuar nga kombinime privilegjesh pėr rishpėndarjen e tregut dhe pasurisė publike. Kėto privilegje korruptive nė total krijojnė njė mur barrierash ligjore, tė cilat ekskludojnė nga shoqėria nė radhė tė parė tė varfrit. Ky sistem social dhe ekonomik, tipik pėr Europėn para dhe gjatė Revolucionit Industrial, u kundėrshtua ashpėr nga ekonomisti i madh i shekullit tė 18-tė Adam Smith dhe gjithė klasikėt e ekonomisė qė pasuan atė. Edhe pse u varros pėrfundimisht pėr shkak tė triumfit tė kapitalizmit nė perėndim, merkantilizmi vazhdon tė jetė sistemi ekonomik predominues i shekullit tė 21-tė nė vende si Shqipėria.
    Elitat merkantiliste tė vendit sot e kanė mjaft tė vėshtirė nga pikėpamja kulturore tė kuptojnė dhe besojnė se pikėrisht grupet sociale tė varfra mund tė bėhen burimi mė i rėndėsishėm i prosperitetit pėr vendin. Ashtu si merkantilistėt europianė tė shekullit tė 18-tė, kjo elitė nuk ka besim te njerėzit e thjeshtė dhe pėrgjegjėsia individuale, por mendon se mirėqenia dhe prosperiteti mund tė vijnė vetėm nga lart, pėrmes elitave qeverisėse. Nė tė kundėrt, kjo elitė mendon se tė varfrit, pėrmes mjerimit tė tyre, mund tė prodhojnė vetėm kaos, kriminalitet, thyerje ligji dhe uri. Nė fakt, tė varfrit nė Shqipėri aktualisht po votojnė haptazi kundėr sistemit merkantilist tė kapitalizmit nė vend. Ata ēdo ditė e mė shumė po zhvendosen drejt ekonomisė embrionale dhe tė copėzuar tė tregut nė sektorin informal dhe esktraligjor, ose po emigrojnė me mijėra drejt vendeve tė konsoliduara tė kapitalizmit perėndimor. Nėse kuadri ligjor i vendit do tė rikonceptohej me synimin qė t’i siguronte ēdo njeriu shanse dhe mjete tė barabarta pėr iniciativė tė lirė, Shqipėria do tė bėnte me siguri njė hov tepėr cilėsor social-ekonomik. Prandaj, nė rast se shqiptarėt nuk do tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė pėrfshirė tė varfrit dhe tė ekskluduarit nė ekonominė e tregut, kėta tė fundit do tė jenė mjaft tė dobėt pėr t’u rezistuar tundimit tė alternativave ekstreme dhe informale tė ekonomisė, sidomos kur vendi pėrballet me mungesėn e stabilitetit social, ekonomik dhe politik.
    Merkantilizmi dhe privilegjet e tij mund tė vazhdojnė tė kenė njė lloj suksesi relativ nė Shqipėri, tė paktėn edhe pėr njėfarė kohe, por kjo do tė jetė pėrherė e mė shumė nė kurriz tė krijimit tė njė shoqėrie depresive, pakėnaqėsie dhe revolte. Disa argumentojnė se shfaqja e enklavave tė vogla me prosperitet tė ekonomisė, nė mes tė njė sektori tė madh informal, ėshtė dėshmi e zhvillimit tė pabarabartė, por sidoqoftė tė pashmangshėm drejt sistemit kapitalist. A duhet t’i besojmė kėsaj teorie? Nė tė kundėrt, ekzistenca e ishujve tė tillė nė njė det varfėrie ėshtė dėshmi e mungesės sė kapaciteteve tė njė shoqėrie pėr tė krijuar kanale komunikimi me tė ekskluduarit dhe tė varfrit, nė mėnyrė qė tė bėjė tė mundur efektin e rregullit dhe ligjit, duke siguruar akses tė barabartė te sistemet e ligjshme pėr tė gjithė qytetarėt.
    Pėr kėtė arsye, paqja sociale dhe politike nė vend nuk do tė jetė kurrė e mundur, pėr aq sa tė gjithė ata qė e dinė se janė tė ekskluduar, ndiejnė se kanė shanse barazisht tė drejta qė tė arrijnė standardet perėndimore. Kjo e bėn edhe mė imediate pse duhet tė kuptohet qė tė varfrit nuk janė mė proletare por njė klasė e re sipėrmarrėsish, tė cilėt janė tė detyruar tė vetėsistemohen jashtė ligjit. Ky ėshtė edhe momenti esencial qė na fton pėr njė reformė tė mirėfilltė tė skeletit ligjor dhe politikave tė zhvillimit nė vend, pėrfshi luftėn kundėr pabarazisė, varfėrisė dhe informalitetit.



    12/01/2004

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    --------------------------------------------------------------------------------

    Shqiptarėt: Qeveria jonė, mė hajdutja nė botė

    Shqipėria, vendi mė pesimist nė botė. Rezultatin e ka publikuar instituti "GALLUP", pas njė sondazhi nė 60 shtete tė ndryshme

    Shqiptarėt konsiderohen si populli mė pesimist i botės, ndėrsa vendi i tyre, si mė i mjeruari midis 60 shtetesh tė ndryshme. Kėto rezultate alarmante nuk i kanė deklaruar politikanėt apo analistėt shqiptarė, por i ka bėrė publike instituti prestigjoz i sondazheve botėrore "GALLUP". Nė bazė tė kėtij sondazhi tronditės, populli shqiptar rezulton tė jetė mė i mashtruari gjatė kėtyre viteve tė fundit nga qeveria e tij, nė njė kohė qė tė gjithė shqiptarėt e marrė nė sondazh, e konsiderojnė qeverinė shqiptare si mė hajduten, e cila i vjedh ata pėr ēdo moment. Faktor i kėtyre pėrfundimeve nė kėtė sondazh, ka qenė gjendja e mjeruar ekonomiko-politike qė ka pllakosur vendin tonė kėto vitet e fundit, si dhe mungesa e kushteve mė minimale jetike tek shqiptarėt. Niveli i ulėt e jetesės, niveli i ulėt i tė ardhurave pėr frymė, varfėria e tejskajshme, papunėsia, pagat e ulėta, taksat e larta, krimi dhe korrupsioni tepėr i shtuar, si dhe pasiguria pėr jetėn, ishin dhe shkaqet mė tė rėndomta qė trajtoheshin nė kėtė sondazh botėror, e qė i bėnin shqiptarėt tė ishin krejtėsisht pesimistė pėr tė ardhmen e tyre. Shumė prej shqiptarėve tė pyetur, e shikonin jetėn e tyre me skepticizėm nė Shqipėri dhe shihnin si mundėsi tė vetme pėr tė shpėtuar nga e gjithė kjo gjendje, emigrimin drejt vendeve tė perėndimit. Njė pjesė tjetėr e shikonin mundėsinė e rregullimit tė vendit si diēka tė pamundshme, nė njė kohė qė mendonin se vendi i tyre do tė vazhdonte tė pushtohej gjithmonė e mė tepėr nga mafia e organizuar dhe nga korrupsioni, tė cilat zinin vend nė qeveri. Vetė njė pjesė fare e vogėl e shqiptarėve e shikonin me optimizėm nė kėtė sondazh tė ardhmen e vendit tė tyre, gjė pėr tė cilėn ishin krenarė, por kėta, sipas studimit, ishin vetėm njerėz idealistė. Gjendja nė tė cilėn pasqyrohej situata e Shqipėrisė nė kėtė sondazh, ishte vėrtet keqardhėse dhe me fare pak shpresė, ēka ishte pasuruar me pjesėmarrjen fare tė ulėt tė shqiptarėve nėpėr zgjedhjet e ndryshme nė vend. Shqipėria, bashkė me 5 vende tė tjera, si Sllovakia, Greqia, Polonia, Ekuadori dhe Portugalia, ishin dhe vendet mė pesimiste nė kėtė sondazh, pėr tė ardhmen e tyre. Tė tjerė faktorė qė i kanė bėrė shqiptarėt tė ndjehen optimistė pėr tė ardhmen e vendit tė tyre, janė dhe mungesa e vėmendjes sė shtetit ndaj problemeve sociale, familjes, fėmijėve, respektimit tė tė drejtave tė njeriut, si dhe anėtarėsimi nė njė kohė tė largėt i vendit nė BE dhe NATO. Ndėrkohė, pėr tė tretin vit radhazi, bashkkėombasit tanė kosovarė e shikonin me plot dritė tė ardhmen e vendit tė tyre. Kosovarėt, megjithėse nė njė gjendje jo fort tė mirė, pėrsėri kishin mjaft shpresa pėr tė ardhmen e vendit tė tyre, gjė e cila pasqyrohej nė pėrpjekjet qė po bėheshin nga qeveria kosovare, nga drejtuesit ndėrkombėtarė dhe nga vetė populli, i cili pėrpiqej pėr tė pėrmirėsuar jetėn nė vend. Kjo ka bėrė qė rezultatet e Kosovės tė mbushin me shpresė autoritetet ndėrkombėtare, tė cilat shohin tek ky vend suksesin e tyre, nė njė kohė qė u ka shėrbyer atyre qė, edhe tė njohin se cila ėshtė qeveria e drejtuar nga Fatos Nano, e cila ėshtė simbol i papėrgjegjshmėrisė qė po shkatėrron tė ardhmen e njė vendi.

    E. Koēi

    gazeta55
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    Shteti shqiptar te vret naten e te qajne diten...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shekulli

    -----

    Kolapsi ekonomik, Rama, Kadare dhe “Mjaft!”


    EDUARD ZALOSHNJA

    Kur qytetari i thjeshtė shqiptar blen bukė nė dyqanin pranė shtėpisė sė tij, nuk ta do mendja se llogarit qė pothuajse gjysma e 600-lekėshit qė paguan shkon pėr tė mbuluar importimin e grurit dhe konsumimin e makinerive, automjeteve, karburantit, energjisė elektrike, dhe materialeve tė tjera tė importuara qė nevojiten pėr prodhimin e miellit, e mė pas tė bukės. Dhe pėr sa kohė valuta e emigrantėve dhe e trafiqeve ilegale tė vazhdojė tė futet me vrull nė Shqipėri, qytetarit tė thjeshtė nuk ka pse t’i bjerė ndėrmend ky fakt.
    Zgjimi i tromaksur i kėtij qytetari do tė ndodhte vetėm nė qoftė se kėto dy burime valute do tė arrinin nivelin e shterrimit pėrpara se tė zėvendėsoheshin me burime tė tjera tė qėndrueshme. Nė qoftė se ajo ditė vjen, ai do ta kuptojė se valuta qė futet aktualisht nė Shqipėri nga burime tė qėndrueshme nuk ėshtė nė gjendje tė mbulojė mė shumė se gjysmėn e importit tė mallrave qė i krijojnė atė pak mirėqėnie qė gėzon sot. Dhe kur e shoqja tė mos ketė ē’t’iu japė fėmijėve pėr tė ngrėnė, atij nuk do t’i ngelet tjetėr veēse tė dalė nė rrugė e tė pėrsėrisė 1997-ėn.
    Domethėnia ekonomike e shembullit tė bukės
    Shembulli i mėsipėrm ilustron mė sė miri se ē’pjesė e vlerės sė mallrave dhe shėrbimeve krijohet jashtė Shqipėrisė. Nga llogaritje tė pėrafėrta, tė bazuara nė tė dhėnat e “Economist Intelligence Unit”, rezulton se pėrqindja mesatare e vlerės sė krijuar jashtė Shqipėrisė pėr tė gjithė mallrat dhe shėrbimet qė i ofrohen konsumatorit shqiptar, ėshtė pothuaj e njėjtė me pėrqindjen respektive pėr bukėn. Mė shqip, kjo do tė thotė se pothuajse gjysma e totalit tė parave tė shpenzuara nga konsumatorėt shqiptarė shkon pėr tė mbuluar koston e importit qė trupėzohet nė mallrat dhe shėrbimet e blera prej tyre.
    Ēdo ekonomist e kupton qė njė strukturė e tillė konsumi e ēon eventualisht nė greminė njė vend nė qoftė se nuk gjenden burime tė qėndrueshme pėr balancimin e importeve. P.sh., SHBA ka dekada qė e mbyll ēdo vit me deficit tė ndjeshėm tregtar, por ky deficit balancohet kryesisht nga paratė qė futen nga jashtė pėr blerjen e aksioneve dhe bondeve nė bursat amerikane. Duke qenė se tregu financiar shqiptar, ndryshe nga ai amerikan, nuk ka gjasa tė thithė valutė tė huaj edhe pėr disa dekada, i takon klasės politike shqiptare tė gjejė alternativa qė do ta shpėtonin Shqipėrinė nga njė humnerė e ngjashme me tė 1997-ės.
    Si mund tė shmanget kolapsi?
    Qė shumica e qeveritarėve dhe ligjvėnėsve shqiptarė e kanė tė qartė se valuta e emigracionit dhe e trafiqeve ilegale eventualisht do tė shterrojė, nuk duhet vėnė nė dyshim. Por problemi ėshtė se pak prej tyre e kanė tė qartė se sa urgjente ėshtė tė fillohet tė mendohet dhe punohet qė sot pėr ditėn kur ajo gjė tė ndodhė. Kėshtu, ka 13 vjet qė qeverisėsit shqiptarė deklarojnė se turizmi do tė pėrbėjė burimin afatgjatė mė tė rėndėsishėm pėr futjen e valutės nė Shqipėri. Por shumė pak ėshtė bėrė pėr ta kthyer nė realitet kėtė deklarim. Bujqėsia gjithashtu ėshtė parė qė nė fillim tė viteve '90 si njė degė qė ka goxha potencial pėr tė zbutur deficitin tregtar. Por akoma sot e kėsaj dite, shumica e shqiptarėve hanė perime, fruta, dhe ushqime tė prodhuara nė shtetet fqinj. Dhe sė fundi, edhe shqiptari mė i thjeshtė e di se nė vitet '80 industria e kromit dhe disa metaleve tė tjera pėrbėnte njė burim shumė tė rėndėsishėm eksporti. Por pas 13 vjetėsh, kjo industri jo vetėm qė nuk ėshtė zgjeruar, por ka rėnė ndjeshėm poshtė niveleve tė para 1990-ės.
    Berisha, Nano, Meta dhe shmangia e kolapsit
    Kuptohet qė barra e fajit pėr kėtė situatė ekonomike bie mbi tė gjithė klasėn politike tė vendit, e cila jo rrallė ka vėnė interesat e ngushta politiko-financiare mbi ato tė kombit. Por nė mėnyrė tė veēantė ajo bie mbi Berishėn, Nanon, dhe Metėn, tre politikanėt qė nė etapa tė ndryshme tė 13 vjetėve tė fundit kanė patur nė duart e tyre tė gjitha levat pėr qeverisjen e Shqipėrisė. Aktualisht, Meta me makinacione parlamentare qė nuk kanė fare gjasa tė jenė tė suksesshme, dhe Berisha me agresivitetin e tij tradicional, po mundohen t'i marrin pushtetin Nanos, njeriut qė kontrollon totalisht qeverisjen, dhe qė nuk jep shpresė se do tė kthjellohet njė ditė nga deliri i pushtetit. Secili nga kėta rivalė tė Nanos, duke pranuar publikisht disa nga gabimet e qeverisjeve tė tyre tė mėparshme, pretendon se po tė hipė pėrsėri nė kalė, do tė dijė shumė mė mirė si tė kalėrojė. Ndėr tė dy, nė sens probabilitar, Berisha ėshtė padyshim sfidanti mė serioz i Nanos. Pėr kėtė arsye, vlen tė analizohet se sa janė shanset qė ai tė fitojė nė pėrballjen me Nanon dhe, nė qoftė se fiton, ta udhėheqė vendin drejt normalizimit tė ekonomisė.
    Qė nga shpallja e motos “Pėr njė Fillim tė Ri”, Berisha ėshtė pėrpjekur tė grumbullojė rreth vetes ca njerėz tė aftė pėr tė realizuar njė qeverisje tė mirė. Por shumė shqiptarė janė skeptikė pėr sinqeritetin e kėtyre pėrpjekjeve. Kjo sepse ekziston njė probabilitet jo i vogėl qė ato, nė vend qė tė reflektojnė njė ndryshim themelor tė brendshėm tė tij, tė jenė thjesht lėvizje taktike tė momentit. Si rezultat, “Fillimi i ri” i Berishės nuk ka shanse tė krijojė eksitimin elektoral qė nevojitet pėr realizimin e rotacionit tė pushtetit. Ndėrkohė, edhe po tė supozohet se Berisha do tė fitojė, ai nuk jep garanci se do ta pėrmbajė sedrėn lehtėsisht tė lėndueshme kur ndonjė bashkėpunėtor politik tė mos jetė dakord me tė ose, mė keq akoma, ta kritikojė atė. Dhe asnjeri nuk do tė ēuditej kur nė fund tė katėr viteve tė qeverisjes sė Berishės, gjysma e ekipit politik nė krye tė administratės tė pėrgjysmohej. Me pak fjalė, shanset pėr suksesin e qeverisjes sė Berishės (nė qoftė se i vjen radha tė qeverisė) janė nė korelacion tė zhdrejtė me egon e sėmurė tė tij.
    Nė skenė futet Edi Rama, Kadare dhe “Mjaft!”
    Siē sugjeron analiza e mėsipėrme, asnjė nga sfidantėt tradicionalė tė Nanos nuk i ofron Shqipėrisė garanci pėr shmangien e kolapsit eventual ekonomik. Pėr kėtė arsye, vėshtrimi duhet hedhur nga njė alternativė e re qė, siē tregojnė zhvillimet e fundit, mund tė ketė si strumbullar Edi Ramėn, kryebashkiakun aktual tė Tiranės. Me rezultatet e arritura nė qeverisjen e Tiranės gjatė mandatit tė tij tė parė si kryebashkiak dhe me platformėn politike qė paraqiti nė kongresin e fundit tė PS-sė, Edi Rama e ka pozicionuar tashmė veten si njė kandidat eventual pėr kryeministėr. Ndėrkohė, aftėsitė e tij ekzekutive japin shpresė qė ekonomia shqiptare ta mėnjanojė mbytjen po tė ketė atė nė timon. Dhe nė qoftė Edi Rama fillon qė sot konturimin e njė rrjeti tė strukturuar bashkėpunėtorėsh dhe mbėshtetėsish, mund tė krijohen premisat pėr katapultimin e tij nė krye tė qeverisjes.
    Ndėrkohė, duhet mbajtur shėnim fakti se lėvizja “Mjaft!”, e cila filloi si njė fushatė rinore pėr ndėrgjegjėsimin qytetar, ėshtė kthyer brenda disa muajsh nė njė lėvizje tė fuqishme qytetare me mbi tre mijė anėtarė. Kjo lėvizje e tregoi forcėn nė protestėn kundėr ish-ministrit tė Brendshėm, e cila eventualisht solli dorėheqjen e tij, e pėr pasojė, edhe krizėn e fundit qeveritare. Gjithashtu, kjo lėvizje e tregoi forcėn me protestat e fundit para Albtelekomit, KESH-it dhe Kėshillit tė Ministrave.
    Pėr t’u mbajtur shėnim nė lidhje me lėvizjen “Mjaft!” ėshtė edhe deklarata e Ismail Kadaresė rreth pranimit tė ftesės pėr t’u bėrė Kryetar Nderi i saj (kjo deklaratė nuk ėshtė promovuar shumė deri mė sot, por ta do mendja se nė njė moment oportun do tė promovohet gjerėsisht nga drejtuesit e lėvizjes). Pranimi i postit tė Kryetarit tė Nderit tė Lėvizjes “Mjaft!” nga ana e Kadaresė ėshtė nė thelb njė apel pėr pėrfshirje nė tė qė intelektuali i shquar i bėn tė gjithė shqiptarėve tė deziluzionuar nga qeverisja e 13 vjetėve tė fundit. Dhe pavarėsisht se nuk ka gjasa qė ai angazhohet drejtpėrdrejt nė lėvizjen “Mjaft!” (titulli “Kryetar Nderi” e presupozon kėtė gjė), simbolika qė pėrcjell akti i Kadaresė mund tė shėrbejė si njė magnet i fuqishėm pėr shtimin masiv tė radhėve tė saj. Shtim ky qė, po arriti atė qė nė fizikė quhet masė kritike, mund tė shėrbejė si fillesė e njė orteku qė do tė realizonte pėrmbysjen qė simotra e lėvizjes “Mjaft!” realizoi kohėt e fundit nė Gjeorgji.
    Dhe nė qoftė se njė nga alternativat e mėsipėrme do tė rezultonte e suksesshme, atij qytetarit tė thjeshtė tė bukės 600-lekėshe nuk do t’i lindte mė nevoja pėr tė dalė nė rrugė si nė marsin e 1997-ės...



    14/01/2004

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e DGman
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    Wichita KS USA
    Postime
    78
    Po te shperndajne gjithe lekat qe kane qeveritaret dhe te kujdesen 10% te vetes se tyre per popullin une mendoj se ne mund te behemi nje nga popujt me te pasur ne bote.
    Cdo gje tjeter qe mund te duhet ne e kemi pervec qeverise.
    Le ti harrojme kishat xhamiat
    dhe maskarenjte qe ka qeveria,
    se ai qe eshte burre
    dhe s'ka per te vdek kurre,
    eshte ai qe i ben
    lavdi vendit te tij.

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •