SHQIPTARE TE BURGOSUR S'KA VETEM NE GREQI


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Muhamed VELIU


Ditėt e fundit tė vitit 2003 mė erdhi rasti tė vizitoja njė tė dėnuar shqiptar nė njė burg anglez. Mjaftoi ky takim qė tė kuptoja njė problem mjaft tė madh, me tė cilin pėrballen tė dėnuarit shqiptarė nė shtetin ishull: mospasjen e mundėsisė pėr t'u vizituar nga tė afėrmit e tyre. Kjo ndodh sepse ata nuk kanė dokumente dhe nuk u jepet leje takimi. Tė jesh i burgosur dhe tė mos vizitohesh nga tė afėrmit e tu, do tė thotė njė dėnim i dytė. Por, nė tė njėjtėn pozitė me personazhin e artikullit tim, ndodheshim edhe 20 bashkėvuajtėsit e tjerė shqiptarė, nė tė njėjtin burg me tė. Pa asnjė ndihmė, padyshim qė janė edhe ata dhjetėra shqiptarė nė burgjet e tė gjithė Britanisė sė Madhe. (Ambasada shqiptare nė Londėr nuk ofron shifra, ndėrsa autoritetet britanike tė burgjeve nuk pranuan t'i publikonin). Pėrballė kėsaj amullie tė plotė Qeveria Shqiptare, falė Zotit tashmė e plotė, duhet tė interesohet dhe tė merret me kėtė problem. Ėshtė detyra e Ministrisė sė Drejtėsisė t'u kėrkojė autoriteteve angleze tė dhėna pėr shtetasit shqiptarė qė vuajnė dėnimet nė shtetin ishull. Krahas vendeve fqinje, nė tė cilat burgjet janė tė mbushura me shqiptarė, tani Ministrisė sė Drejtėsisė i duhet tė hedhi sytė nga Anglia. Numri i shqiptarėve qė po dėnohen, po rritet. Eshtė i domosdoshėm fillimi i bisedimeve me Anglinė pėr njė marrėveshje si ajo me Greqinė. Pse jo, edhe t'i propozohet palės angleze pėr ndėrtimin e njė burgu nė Shqipėri. Kjo do tė ishte njė lehtėsi dhe njėkohėsisht kosto mė e ulėt, nė mbajtjen e tė burgosurve shqiptarė, pėr vetė Anglinė. Pala angleze ishte e gatshme tė ndėrtonte kampe pėr emigrantėt dhe paratė ishin gati, gjė tė cilėn e di mirė Ministria e Drejtėsisė. Pėr mbajtjen e njė tė burgosuri nė Angli, i ēfarėdo kombėsie qoftė ai, shteti ishull shpenzon 36 mijė stėrlina (rreth 7.2 milionė lekė) nė vit. Deri nė pėrfundimin e dėnimit, vetėm Afrim Krasniqi, i dėnuari ynė, do tė shpenzojė 396 mijė stėrlina. Po pėr tė gjithė tė dėnuarit shqiptarė, sa do tė shpenzojė Anglia? Sigurisht shumė mė pak se sa tė ndėrtonte njė burg apostafat nė Shqipėri. Pėr kėtė do tė ishte me leverdi tė dyfishtė, si pėr shtetin anglez dhe pėr tė dėnuarit shqiptarė, njė marrėveshje si ajo me Greqinė. Ėshtė radha e shtetit shqiptar tė kujtohet pėr tė dėnurit nė Angli. Ky ėshtė realiteti qė duhet ndryshuar pėr bashkėkombėsit tanė tė burgosur nė vendin e Robin Hudit.