Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Mesazhi i Moisiut pėr vitin e ri 2004

    PĖRSHĖNDETJA E PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS, ALFRED MOISIU, ME RASTIN E VITIT TĖ RI.



    31 Dhjetor 2003

    Tė dashur bashkėqytetarė,

    Duke hedhur shikimin mbi vitin qė lamė pas, kujtojmė ditėt e bukura, por dhe momentet e vėshtira qė kaluam. Sonte tė gjithė bashkohemi me shpresėn dhe urimin: pėr njė vit tė ri tė mbarė, tė lumtur e nė paqe.

    Shqipėria, gjatė vitit 2003 ka njohur jo pak ndryshime. Janarin e kaluar nisėm udhėn e bisedimeve pėr Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Europian.

    Nė mars u bashkuam pa hezitim me SHBA-nė nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Ne dėrguam nė Irak 70 ushtarė, tė cilėt me sjelljen shembullore dhe me aftėsinė profesionale, janė ambasadorė tė Shqipėrisė nė botė. Urimi ynė mė i ngrohtė shkon tek kėta djem tė mrekullueshėm dhe kolegėt e tyre nė Afganistan e Bosnje, qė edhe nė kėtė natė tė ndėrrimit tė viteve janė nė detyrė nė mbrojtje tė paqes e sigurisė nė botė.

    Krahas arritjeve edhe kėtė vit u ndeshėm me vėshtirėsi e shfaqje qė lidhen me mentalitete dhe gabime tė sė kaluarės. Politika nė shumė raste i mbeti borxh stabilitetit dhe zhvillimit. Patėm disa probleme me zgjedhjet, me zhvillimin e dialogut dhe me qeverisjen. Nga debatet nuk vjen asgjė e keqe, por debatet tė mos bėhen si mulliri qė bluan pa kokrra. Uroj qė viti i ri tė sjellė njė frymė tė re qytetare e demokratike, e cila tė bazohet nė njohjen e zbatimin e ligjit, uljen e toneve tė politikės, ringritjen e moralit politik dhe bashkėpunimin pėr zgjidhjen e problemeve.

    Shumė prej jush me tė drejtė shpresojnė mė shumė vende pune, shanse pėr arsim, mė shumė siguri dhe furnizim me ujė e drita. Ekonomia ka nevojė pėr nxitjen e biznesit, veēanarisht atij tė vogėl dhe rritjen e investimeve tė huaja. Tė flasim mė pak pėr politikė dhe tė bėjmė sa mė shumė punė pėr zgjidhjen e halleve tė qytetarėve.

    Vėllezėr e motra,

    Ditėn e Krishtlindjeve pata fatin e madh tė pajtoj dy familje nė hasmėri. Nuk mund tė kishte dhuratė mė tė mirė pėr Krishtlindje sesa duart e shtrėnguara tė dy burrave, lotėt e tyre dhe urimi qė tė njėjtin akt fisnik ta bėjnė edhe tė tjerė. Apeli ėshtė; tė gjithė kemi nevojė tė falim e tė duam mė shumė njeri-tjetrin.

    Kėtė vit shqiptarja e madhe, Nėnė Tereza, u lumturua. Porosia e saj, “ne mund tė bėjmė punė tė vogla, por me dashuri tė madhe”, le tė na udhėheqė nė rrugėn e progresit dhe demokracisė.

    Nė kėtė moment feste dėshiroj t’i uroj pėrzemėrsisht tė gjithė shqiptarėt nė rajon dhe kudo qė ndodhen 2004 qoftė vit i mbarė nė realizimin e ėndrrave dhe aspiratave tė tyre. Urime nė veēanti pėr qytetarėt nė emigracion. Ata kanė nevojė pėr dashurinė e familjeve dhe atdheut tė tyre.

    Urimet mė tė mira edhe pėr shtresat e rrezikuara sociale tė shoqėrisė dhe ish tė pėrndjekurit politik.

    Urime tė veēanta edhe pėr ata qė sonte janė nė detyrė nė shėrbim ndaj qytetarėve dhe vendit.

    Duke pritur urime dhe duke u bashkuar nė urimet pėr tė tjerėt, ne marrim forcė pėr pėrballimin e sfidave qė kemi pėrpara; kultivojmė dashurinė, harmoninė dhe solidaritet njerėzor; krijojmė shpresė e besim nė njė tė ardhme mė tė mirė e mė tė begatė.

    Edhe njėherė gėzuar Vitin e Ri 2004; mbarėsi e suksese nė familjet tuaja.

    Qoftė e bekuar Shqipėria dhe shqiptarėt!
    Zoti na ndihmoftė!

    Marrė nga http://www.president.al/shqip/default.asp

    Mė pėlqeu urimi i Moisiut dhe nuk kam asnjė koment.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    2003 ishte viti ku presidenti Moisiu deshtoi per te vene ne vend autoritetin e institucionit qe ai perfaqeson. Nese pak muaj me pare ai qendronte mbi krizen dhe shqiptaret + opinioni nderkombetar besonin tek garancia kushtetuese e presidentit, sot ai e gjen veten si pjese e krizes ne vend.

    Zhgenjimi me i madh i jetes politike ne vend ne 2003 eshte pikerisht presidenti Moisiu i cili me apo pavetedije kreu vetevrasje politike. Fajtore perpara ligjit nuk jane vetem ata qe shkelin ligjin por edhe ata qe deshtojne ta vene ne vend autoritetin e ligjit kushtetues.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    Mesazhin me te mire presidenti duhet ta bente me mos dekretimin e disa ministrave te akuzuar per korupsion nga pashai i nano. Nuk e kuptoj si mund te dekretosh nje qeveri ku brenda saj ka ministra hajdut te koruptuar sipas te thenave te kryetarit te partise dhe kryeministrit zoti Nano, pas pak kohesh ky kryetar partie dhe ky kryeminister kujtohet dhe keta ministra dikur te koruptuar sot kane nderruar nuk jane me hajdut se keshtu tha pashai nano. Keta pinjolle po tallen me popullin e tyre mjere populli ne duart e kujt ka rene dhe presidenti behet ortak me keta batakzhinj duke na kujtuar kushtetuten .Te na thot zoti president ne c vend te botes vihen ne qeveri njerz te koruptuar njerz hajdut e himoral pianec te pa pergjegjshem keto jane lojra kalamanjsh .E kuptoj zotin gjeneral pasi kjo eshte Bote e Madhe einteresave dhe halleve te medha me kete qe beri tregoj se nuk shikon drejt por shikon majtas ose djathtas .SHQIPERIA po ben rreth 6 muaj qe nuk ka qeveri kurse zoti president mban sehir se cfar do i thot fatos nano ose sali berisha me gjith se kete te fundit nuk e pyet shume se nuk eshte ne pushet.

    Zoti e ndimofte ate popullin .
    nuk ka rendesi

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj qė dekretimi i qeverisė nga ana e Moisiut ėshtė kushtetuese sepse nė kushtetutė nuk sanksionohet dekretimi i ministrave tė pėrfolur. Pra, pėr kėtė nga ana ligjore nuk mund tė fajėsohet Moisiu sepse nuk ka bazė ligjore njė fajėsim i tillė.
    Nga ana tjetėr edhe unė pajtohem qė Nano dhe Angjeli e ata qė miqėsohen me antishqiptar tė pėrbetuar duhet tė ikin nga politika shqiptare. Shpresojmė qė shqiptarėt do ta bėjnė shpejt pastrimin e politikės nga element tė tillė.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Postuar mė parė nga dodoni
    Mendoj qė dekretimi i qeverisė nga ana e Moisiut ėshtė kushtetuese sepse nė kushtetutė nuk sanksionohet dekretimi i ministrave tė pėrfolur. Pra, pėr kėtė nga ana ligjore nuk mund tė fajėsohet Moisiu sepse nuk ka bazė ligjore njė fajėsim i tillė.
    Nga ana tjetėr edhe unė pajtohem qė Nano dhe Angjeli e ata qė miqėsohen me antishqiptar tė pėrbetuar duhet tė ikin nga politika shqiptare. Shpresojmė qė shqiptarėt do ta bėjnė shpejt pastrimin e politikės nga element tė tillė.
    Pėrshėndetje
    Ndoshta ju keni te drejte per sa shkruani me siper,por une megjithese nuk jam jurist dhe njohurite e mija ne kete drejtim lene per te "desheruar",mendoj qe asnje kushtetute ne asnje vend te botes nuk e detyron presidentin e nje shteti te miratoje dhe dekretoje ministra te perfolur dhe aq me keq per rastin tone te akuzuar.(po te marim parasysh faktin se eshte i njejti person qe i ka akuzuar dhe i njejti person qe i ben ministra,mendoj qe kushtetuta jone ka vetem nje ligj dhe ky ligj eshte Fatos Nano)
    Duke ditur qe njeriu me i forte eshte ai qe ka "kusheri"ligjin dhe ku ky ligj per shqiptaret eshte Nano,presidentit tone babaxhan si ngelet qe tjeter vecse te lidhe krushqi me te, gje qe presidenti jone e ka kuptuar me kohe.

    Randi
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Muhamedi nė Bibėl...
    Nga drita nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:39
  4. Gjuha e tatuazheve
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 00:18
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •