Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Une, Ēe Guevara

    Une, Ēe Guevara

    Nuk arriti te gelltite fuqite e mbetura, kur duart e dikujt iu mberthyen rreth qafes, e ngriten ne ajer dhe e lane te lekundej nga era.
    Bera me mbrapa, e i pashe te gjithe te shkujdesur e duke ecur sikur s’po ndodhte gje. Pastaj degjova zhurmen e atij, qe i keputur u plas ne toke me duart qe kerkonin ndihme dhe fuqi per t’u ngritur ne kembe.
    -Heren tjeter tregohu me i duruar, e mos na caj ****** me pyetje, ok?-foli tjetri, e nxitoi te bashkohej me heshtjen e te tjereve, qe duke treguar shenja padurimi i thane dicka te thate dhe e lane te futej ne mes.
    -Ai eshte ****! Je ****!,-i uleriu sarandioti Ilias duke me kapur mua per krahu!
    -Hiqi duart,-i peshperita.-Mos fole me.
    I hodha nje dore ne sup, e i thashe dicka te kendshme, pastaj i kujtova naten qe kishte per te lindur bashke me ne dhe e bera te ndihej i qete.
    -I cmenduri!-peshperiti ai kur po i afroheshim agresorit.
    -Ashtu eshte,-qesha neper dhembe dhe une, ndersa per kohen e mbetur me lejuan te flak veshtrimin rreth e rrotull, para se te hyja me miqte te dera kryesore. Pikerisht aty, u pengova tek te klithura femrash, qe erdhen e me erresuan veshtrimin aq sa ngaterrova kemben aty ku s’duhej e humba ekuilibrin.
    Nuk u ngrita shpejt, aq sa i zoti i viles erdhi drejt meje me krahet e hapura dhe me buzeqeshjen ne buze, me zgjati doren e me ndihmoi te cohem. Pastaj, duke u kthyer 90 grade nga te tjeret, iu tha duke bere me gisht nga mua:
    -Me pelqen ky djale! Me pelqen!
    -Paska kurva,-i thashe une e atehre qeshen te gjithe. Edhe ai qe sulmoi sarandiotin.
    -Te pelqejne ruskat?
    -Une po mendoja per putanen time. ****** ime po punon akoma…
    -Llogari djalosh, cdo gje llogari! Tani shko freskohu, beju shoqeri Atyre sa te mbaroj pune me miqte e tu!
    Ula koken ne shenje pohimi, e ne heshtje, pa thene gjysem fjale kerkova banjon, e pasi e gjeta, lashe rubinetin te rridhte shume kohe, u freskova e fillova te mendoj per here te pare ate dite.
    & & &
    -Ke vrare njeri me perpara?-degjova sarandiotin qe ishte afruar pa e vene re e po me fliste i qete.
    Nuk iu pergjigja. Heshtja na la kohe te mendoheshim te dy, pastaj, si te mos kishte ndodhur gje, sarandioti vazhdoi:
    -E di qe te ben per te qeshur?
    -Cila?
    -Te besh tjetrin te vdese. Nje gje ndodh dhe aq. Ti nuk rri dhe e vret mendjen cdo behet me tej. E heq tjetrin qafe e ben jeten tende. Bota nuk merr vesh asgje e ti rron per vete dhe per boten, pa patur me neper kembe ate „mikun“ e besdishem qe s’eshte me.
    -Edhe ti je i besdisshem,-i thashe me turfullim, pastaj u kontrollova, ngrita koken dhe i buzeqesha per here te pare.
    -ke qejf te besh gangster,-vazhdoi ai!
    -Une nuk rri me gangs, miqte e mi jane te pakte, e bejne jete njelloj si tendja.
    -Djalosh… kam mall shume te mire. E shikoj qe vetem pas mallit mund te behemi miq te dy!
    U largua, e une e lashe te shkonte. Kur me thirri femije, i dhashe te drejte duarve qe i kapen ajrin dhe ia shtrenguan ne fyt. Pasi iku nisa te clodhem.
    -Gangester,-i thashe vetes, nxorra nje cigare e me duart qe me dridheshin, e plasa ne buzet thara, e lashe te digjej pa e thithur asnjehere. Nuk kam qejf te dukem para te tjereve i dobet, e duart jane te vetmet qe me tradhetojne. Me bejne te ngjaj i embel e i pambrojtur, si ai qe ka nevoje per ndihme. Po ky nuk jam une, engjelli qe me rri mbi sup eshte i zi, e gjuha e tij ferkohet ikonave ku murgeshat kane frike te mbeten te virgjera. Tani po pres, kam nisur te mesohem e duhet te gjej dicka qe te kaloje koha.
    -E pi cigaren-me foli me nje theks te panjohur dikush qe po mbante zgjatur paketen. Perkula doren ne gjoks, nxorra cakmakun dhe i beri shoqeri nikotines se mikut.
    -C’eshte jeta?-foli pas nje qetesie te gjate.
    Nuk iu pergjigja.
    –Te gjithe ***** e botes e paskan zene me mua sot,-mendova, por respektova hijen e tjetrit. Dukej i lodhur.
    -Mbreme i qelluan nje shokut tim. Pushtat, erdhen si miq e na bastarduan me plumba…Me shikon, me shikon mua,-ngriti zerin e i kapercyer mendsh, me kapi per supesh e nisi te me shkunde.
    -Te drejte ke, te drejte,-fola sikur nuk po ndjeja qe me merreshin mendtte nga gjithe ato lekundje.
    -E di si eshte e kuqja? S’ka njeri te me binde qe para asaj mund te vesh kokainen edhe me rradhe. kam njezet vjet qe e kam lene e do e nis prape. Dua te bie prape ne ate boten e bukur ku nuk dilja dot. Tani do futem njehere e pergjithmone. Do pime bashke sot! Kam heroine sa per dy! Ti je djale i mire.
    E ndjeva te largohej i mbytur nga nje kolle e thate, e lige, qe po i merrte shpirtin. E mallkova per urimin e fundit.
    -Pse me quajne te gjithe te mire?-mendova. Jo shume. Nuk e kam pasion te filozofoj. Po prisja rradhen time. Isha brisk, e te tjerat po me prisnin une e di se ku!
    & & &
    -Te gjithe kembekryq!
    U ulem duke pare njeri-tjetrin. Pa dashje kishim hyre brenda nje perralle. Shtepia ku u futem ishte nje pallat, e mbreti i tij ishte miku jone. Po qeshnim kot, afer vatres, ku druret kolliteshin e villnin nje tym te zi, qe na cante mushkerite. Nisem te flasim pa kuptim.
    -Argjileja? Ku e keni futur?-uleriu miku e brenda sekondave na i sollen te kembet. Qeshem per here te pare dhe pame ne sy njeri tjetrin. Hashashi dhe kokaina prisnin prej nesh.
    Po fliste prape njeriu i shtepise. Zeri i tij po me vinte i turbullt, derisa ndjeva te vinte nje bjonde lakuriq, me nje thike e nje mangall ne duar.
    -Per shoket tane,-tha me nje ze te vdekur ai, e preu gishtin e vogel, e la te kulloje mbi prush e pastaj e zgjati brenda gojes se hapur qe priste e qeshte me gishtin qe lepinte pa pushim.
    -Tani duhet te beheshim fibra druri, te merrnim zjarr ose te rrinim prush, per shume kohe, sa te tjeret duke na kujtuar te shojtur, te na kapnin me dore e te digjeshin…-fola per here te pare. Nje grusht qe me kapi kurrizin me flaku tej e tej, te gjithe po qeshnin e po duartrokisnin ate qe thashe.
    -Jam i zgjuar, i lig, e keshtu dua te mbetem,-uleriva duke u ngritur me kembe, i droguar e me krahet e hapura per te pushtuar naten.
    -Dritat!-uleriu pas shume te thithurash i zoti i shtepise, e rame ne erresire. Degjonim zemrat tona qe pelcisnin nga deshira per te shperthuer ne ajer.
    –Oh perendi, cfare kenaqesie,-peshperita, e m’u duk sikur fola shume. Koha kalonte ngadale, ndersa njera pas tjetres, forma te ndryshme po vishnin muret e dhomes. Cdo gje ishte me fosfor, e na dukej sikur ishim jashte, ne hapsire, e rreth e rrotull vetem varre ku qieshin te vdekurit.
    -U taposet?-degjova nje ze qe e njihja, e pohova me koke.
    -Me vrap te putanat. Kuckat rruse vdesin per koka!
    -Gjergji, sot eshte mbremja me e bukur per te vdekur,-degjova zerin qe me perplasej ne vesh, e nuk dalloja ne flisja une me veten time, ose ndonje tjeter me mua.
    -Une,-uleriva, e kaperceva rrugen me hapa gjigandesh, iu afrova makines.
    -Kane respekt per ne! Putanat i respektojne shqiptaret!
    Qesha me sarandiotin. Gjuha ime ishte ngjitur e nuk rregulloja dot fjalet qe do dilnin me vone. Po trembesha kot, e me vete degjoja mikun tim, qe gjoja me peshperiste ne vesh ditet e bukura per te vdekur.
    Te vdesin te tjeret, thoja me vete, kurse para meje hapej dhe mbyllej porta e ferrit, ku do binin ose do dilnin njerez si une.
    Viskat beheshin rresht, njera pas tjetres. Fytyrat tona ngurtesoheshin, e here pas here hundet qe kullonin na permendnin per te marre doza te tjera. Fantazma e Ilias, erdhi me hoqi pas vetes ne nje qoshe, me vuri doren te goja e pa me lene te flas, me tha shume gjera ku une vetem tundja koken ne shenje pohimi.
    -Eshte gati,-tha kur u futem te dy brenda. Arrita te dalloj vetem syte e mikpritesit, qe priste. Dolem kater veta, me vete morem me shume se c’duhej nga koka e mbetur.
    -Le te bejme qejf rrugeve te Selanikut! Do edhe shume akoma, apo ja ka mbathur cupka jote?
    -Ajo me do,-fola i trrullosur e me koken qe ikte e vinte para mbrapa.
    -Ja ku eshte,-klitha e i bera me koke vendin ku zakonisht ajo priste klientet.
    Vogelushja ime! Sa e vockel dhe e brishte duket. Le koken per mua. Une i jap nje pjese te respektit e te parave. te tjerat i prish duke shkuar me ****** te tjera.
    -Engjell, ku je i uleriva me koken e nxjerre nga xhami, dhe e pashe si u shkri e gjitha nga kenaqesia. Kerceu ne ajer e perplasi duart nga gezimi.
    -Edhe ti e do,-me tha i zoti i shtepise qe ishte me ne, e duke me shkelur syrin tha: Seriozisht e ke?
    -Mos shani kur te hipe ne makine,-vazhdova, e te gjithe pas nje hutimi qeshen me shpirt. I hapa deren dhe e vura te ulej mbi mua.
    Zeri i saj doli i cilter, si femije, e u mor vetem me mua.
    -Kjo eshte e imja, vetem e imja,-thashe me friken mos ma merrnin.
    -Me thuaj dicka te bukur,foli ajo. –Ku ishe sot gjithe diten? KU ishe?
    Nuk te ka thene gje per ditelindjen e tij ? I poshtri, duhej te festonte me ty.
    -Leri rehat,-klitha me nje gezim qe s’e dija nga vinte. Po me respektonin edhe per ate qe kisha ne makine.
    -Do,-i zgjata pjaten qe ajo e mori ne heshtje, e bindur, nga duart e mia. Degjo c’po mendoja per ty,-fola e nisa t’i them dicka te lexuar diku. –Thuaje edhe njehere,-tha ajo duke u ngjeshur e pacipe mbi mua.
    -Vertet mendon per mua keshtu?-peshperiti duke me kafshuar veshin.
    -Degjo,-fola kur ndjeva se e kisha tepruar.-Me duhet te marrim nje makine me qira. Fole me ate miken tende, e marrim edhe ate po te duash. Do dalim diku jashte Selanikut e do bejme qejf. Keta shoket do gjene ndonje goce tjeter ose puna e tyre, po te duan le te mbajne peshkun pa uje…
    Qeshi, e beri me koke po, pastaj i tha dicka shoferit, e brenda pak kohe u gjendem ne nje kabrio portokalli, qe cante e dehur naten.
    Po i shtrengoja kofshet, koha qe ikte po me sillte ulje-ngritje umori. Tani c’duhej te benim? E ne djall te gjitha, si nuk i kisha vene veshin Ilias, kur po me fliste me perpara.
    -Edhe nje kthese ke,-degjova te flisnin, e kasetofoni gati nuk degjohej.
    -C’duam ne Paralia,shpirt,-me foli ajo, kurse une ia bera shet, me dore, ne pritje te dickaje.
    -Me vrap jashte,-foli dikush, e pa humbur kohe zbritem e patem kohe t’i jepnim urdher Asaj te rrinte brenda.
    -Kurvat, do kalben si shkerdhata tani,-e llogaria e nje tavoline rivalesh beri 12 karikatore kallashi.
    Nuk flisja dot, vetem e kisha te pamundur te shikoja syte e tmerruar te krijeses qe e strukur nen kembet e mia, per here te pare s’mendonte per seks po dridhej si e cmendur.
    -Pse, c’me dije mua,-i klitha nga ianti, e mora nje vize tjeter, mendova per nje jete ku s’do flija kurre nga qejfi.
    -Telashet e mia ! Kurre s’do kene te mbaruar,-uleriva e mendova rruget tona te ndryshme, qe piqeshin ne nje jete ndryshe nga te tjerat.
    -E hengrem,-uleriu Ilia para, e me beri shenje te kisha kujdes vajzen. I kapa floket, qe aq here ua kisha nuhatur aromen naten, e ia terhoqa fort. E pashe drejt ne sy e duke u dridhur, i thashe dicka. Nuk me mori vesh. Sirenat e policise ishin para nesh, po afroheshin si te cmendura, kurse armet qe mbanim neper duart, vdisnin per t’u shkrehur prape.
    -Edhe pak,-i dhashe zemer vetes, kur makinen ishin afer sa te na shihnin mire. Po mbaja frymen, kur ndjeva nje goditje ne bark, bushtra m’u shkeput duarsh e duke hapur deren e makines ne ikje e siper, uleriu si e cmendur:
    -Nuk kam faj une! Une nuk kam faj! Keta i vrane!
    E makinat e policise te hutuara vonuan te ndalojne, na lane te parakalonim e sa u mbushem me fryme, duke e mbajtur pas qafes delikate, Ilia nxorri pistoleten e pa te voglin dyshim e shkreu nje here te vetme.
    -Kurva, desh e hengrem!-foli duke rrokullisur trupin e saj ne rruge, e duke u kthyer po me kerkonte justifikim me pistoleten e drejtuar mbi mua.
    Nisa te vjell, por vetem per pak. –Vdiqa dhe une,-mendova.-Si eshte e mundur,-peshperita, e gjithcka m’u duk kot. U ndjeva i vetmuar, e sikur te kishte kaluar nje shekull, ndjeva te me humbte perfundimisht ****** ime. Se ajo ishte vetem aq per mua. Apo jo? Kurse makina vazhdonte te ecte, e une neser do isha i pasur.
    & & &
    -Rebel,-i peshperita vetes, kur te tjeret jane lodhur se me foluri. Atehere pata kohe te mbushem me fryme, e te fikohem ne ajer, ku pashe te varur njeri pas tjetrit portretet e Ce Guevares, duke marre me shkelma vdekjen dhe njerzit, me puron ne goje. Jam aq i dehur nga goditjet dhe vdekja, sa thith edhe une tymin qe nxjerr krahu i djathte i Fidel Castros.
    -Bushter,-ulerij, e nuk vonon te me godasin prape akthet qe do vijne nje dite.
    Mosha ime? Me japin vitet e nje bote te tere, do i kaloj te gjitha, e do dua t’i nis nga fillimi, ti bej gjerat akoma me keq se ne fillim. Do jem i kenaqur, i gjalle, i heshtur, do dehem me fundin e vdekjeve te dhunshme. Se ne te fundit, asnje nuk me ben pershtypje. As pershtypja e asaj qe i mbajta trute ne duar s’quhet dot e tille plotesisht. Do iu qendroj afer fatkeqesive, pastaj kur cdo gje te rrije ne heshtje, do ulem ne gjunje e do lutem. Do qaj shoket tim, t’i numeroj me gishta e te shkul floket, te shtrengoj dhembet e te urrej akome me shume te tjeret, te gjithe ata qe marrin kot ajer e vdesin pa lindur akoma mbi toke. Si nisi cdo gje? Po iu flas, e di, e di qe flas per veten time, megjithe dua te krijoj zhurme, derisa te vijne e te na kapin. Aq sa te mos fle me djallin ne bark. I trembur nga hija qe lindi rastesisht nje nate. Me kujtohet engjelli im. Tani po me fut ne shishe. Dreqin, sa kot eshte cdo gje. E pra, ne djall edhe kurvat!
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e lorina
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    Middle Earth- :)
    Postime
    79
    Shume gje e trishtuar..

    Lorina
    I can't understand why people are frightened by new ideas. I'm frightened of old ones

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Pasi lexova prozen qe i kishe kushtuar "te dashures", ngaqe me pelqeu stili jot i shkrimit, dhe shpresoj qe te kesh qene sa me origjinal, lexova dhe me teper disa nga tregimet e tjera rrjesht, dhe mendova vetem kaq qe nga gjithe fragmentet qe lexova vetem proza per te dashuren me tingelloi me realja, kurse te gjithe tregimet e tjera, pavaresisht se stili i shkrimeve eshte godites dhe terheqes, me dhane impresionin e nje trillimi fund e krye.
    sidoqofte pergezimet e mia,
    p.s. Para disa diteve pashe nje film mjaft interesant (edhe per vete shkruaj me teper poezi), dhe po ta sugjeroj:
    Filmi titullohet Dead Poets Society - shpresoj qe pervecse kenaqesise te te japi edhe nje sens optimizmi ne krijime, ose perndryshe do shikojme ndonje Poe shqiptar ne te ardhmen.
    MtrX ubicumque felix

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    thx lori. Mtrx, e prpaseprape jeta nen nje prapanice eshte gjeja me e thjeshte e reale qe mund te ngaterrohet ne kembet e mia bashke me te te tjereve. UNE, CE GUEVARA, eshte nje tregim-premtim ndaj nje njeriu qe i justifikova veprime duke ndenjur ne tavolinen e te fortit me te. gjepura, sidomos pergjithsimet per cdo gje qe shkruaj dhe e ngre ne kult, aq sa jam shenjt e lutes nen to. u zgjata dreqin, e megjithate ishte te bukur te lexoja mendimin tend. ERUSIS
    ERIS RUSI

Tema tė Ngjashme

  1. Kino-ditari 2009!
    Nga korēar nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 301
    Postimi i Fundit: 29-08-2011, 14:55
  2. Ernesto "Che" Guevara
    Nga Teddy nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:47
  3. Ernesto Che Guevara
    Nga CheGuevara nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-03-2008, 06:58
  4. Vizita sekrete e Ēe Guevarės nė Shqipėri
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 16:46
  5. Poezi
    Nga Estella nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •