Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Qeveria rrit cmimin e energjise elektrike

    Drejtori i KESH-it ka propozuar fillimisht qė ēmimi i energjisė tė rritet 22%, nė fillim tė vitit tė ardhshėm

    Qeveria rrit ēmimin e dritave

    Drejtori i KESH-it, Harasani, ka propozuar qė vitin tjetėr ēmimi i energjisė tė rritet 10%

    Elda Spaho

    Tashmė jo vetėm telefonat. Njė fundvit aspak miqėsor nuk ka rritur vetėm tarifat e telefonisė fikse brenda Shqipėrisė, por edhe ato tė energjisė. Nė 25-26 dhjetor, sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė KESH-it, Andis Harasani, njė takim final me Entin Rregullator tė Energjisė (ERE) do tė fiksojė ēmimet e reja tė kilovatorėve pėr 12 muajt nė vazhdim. Qė, mė sa duket do tė jenė tė paktėn 10% mė tė larta se ato ekzistuese. Tė paktėn kaq ka propozuar Harasani, para medias.
    ***
    Dhjetė pėrqindėshi i pohuar nuk ka qenė e para shifėr qė ka shqiptuar drejtori i KESH-it. Nė fakt, pėrqindja e rritjes sė energjisė ka qenė shumė mė e lartė se kaq, 22%. Drejtori i KESH-it nuk e zuri atė nė gojė para medias, por e kishte bėrė kėtė nė takimin e kėrkuar nga vetė ai nė orėt e paradites me Avokatin e Popullit, Emir Dobjanin dhe drejtorin e Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, Kreshnik Spahiu. Njė rritje prej 22% pėr energjinė elektrike iu duk shumė e lartė kėtyre tė fundit, aq mė shumė kur vendimet e Kėshilliit tė Ministrave janė mjaft tė qartė nė kėtė pikė. Sipas tyre, KESH nuk mund ta rrisė ēmimin e energjisė mė shumė se 5% brenda njė viti.
    Kundėrshtimet kanė bėrė qė pėrqindja e propozuar e rritjes sė energjisė tė bjerė deri nė 10%. Edhe pse kjo e fundit ėshtė 2 herė mė e lartė se maksimalja e normės sė rritjes, sipas ligjit, Harasani ka argumentuar gjithēka me faktin se KESH nuk i ka rritur tarifat e energjisė gjatė 2003. Shoqėria aksionere ka vendosur qė ta bėjė kėtė njėkohėsisht, pėr tė dyja vitet, duke rritur ēmimet jo me 5%, por me 10%. Ky ka qenė edhe propozimi i bėrė publik para medias.
    ***
    Por ka edhe mė. Nėse familjet shqiptare, gjatė 2003-it, kanė patur si kuotė dysheme 300 kilovatorė nė muaj, propozimi mė i fundit i KESh-it e ul atė nė 220 kilovatorė. Me pak fjalė, deri tani familjarėt kanė paguar njė kilovator me 4.1 lekė (ēmimi aktual i energjisė), nė rastin kur nuk i kalonin 300 kilovatorėt nė muaj. Nėse harxhonin mė shumė se kaq, e paguanin dyfish energjinė: jo mė 4.1 lekė, por 8.8 lekė pėr ēdo kilovatorė. Propozimi i fundit i KESH-it e ka ulur sė tepėrmi kuotėn dysheme. Sipas tij, familjarėt duhet ta paguajnė dyfish energjinė sapo kalojnė 220 kilovatorė nė muaj.
    Sidoqoftė gjithēka ėshtė nė formėn e propozimeve. Ndryshimet e reja dhe njėkohėsisht tė forta qė KESH-i ka propozuar pėr vitin e ardhshėm nuk ėshtė e thėnė tė miratohen pikė pėr pikė. Avokati i Popullit ka garantuar dje publikisht respektimin e procedurave ligjore, kurse Kreshnik Spahiu ėshtė shprehur plotėsisht kundėr rritjes sė ēmimit tė energjisė dhe uljes sė kuotės dysheme. Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve ka ndėrmend qė tė paraqesė variante dhe propozime mė konkrete nga specialistė tė fushės pėr tė argumentuar kundėrshtimet e drejtorit tė saj. Tė gjitha kėto do tė parashtrohen nė njė tryezė tė rrumbullakėt, qė do tė mbahet sė shpejti nga ERE-ja.
    Qė tarifat do tė rriten, nuk ka mė pikė dyshimi. Pa u marrė vesh, ka ngelur vetėm pėrqindja e saktė e kėsaj rritjeje. Shqiptarėve u ngelet tė presin fundin e dhjetorit pėr tė marrė vesh sa do tė paguajnė pėr energjinė elektrike qė do tė konsumojnė vitin e ardhshėm.


    Drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Andis Harasani ka pritur sot vlerėsimin e Avokatit tė Popullit dhe tė Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve pėr transparencėn e treguar ndaj opinionit tė gjėrė pėr rritjen e re tė ēmimit tė energjisė elektrike nė janar tė vitit 2004, transparencė e bėrė para miratimit pėrfundimtar tė ēmimit.
    Pėr kėtė ēėshtje, Andis Harasani, Ermir Dobjani dhe Kreshnik Spahiu, u shprehėn:
    Andis Harasani, drejtor i pėrgjithshėm i KESH-it:
    “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka organizuar kėtė takim me Avokatin e Popullit nė vazhdėn e kontakteve dhe marrėdhėnieve shumė tė mira tė bashkėpunimit, qė kemi si dhe me Zyrėn pėr Mbrojtjen e Qytetarėve. Kemi ftuar drejtorin e saj, Kreshnik Spahiu pėr t’i bėrė tė njohur propozimin qė korporata i ka dėrguar Entit Rregullator tė Energjisė qė nė datė 15 korrik pėr rritjen e re tė ēmimeve pėr vitin 2004; pėr t’i bėrė tė ditur procedurat qė kemi ndjekur, opinionet qė kemi marrė dhe metodologjinė e aplikuar pėr kėtė propozim me Entin Rregullator.
    Nga kontaktet, qė ne kemi me ERE-n, sot ėshtė bėrė i njohur materiali. Pasi kemi punuar me tė nga data 15 korrik deri mė 5 dhjetor pėr tė bėrė rregullimet qė janė kėrkuar, sot ky material ėshtė bėrė publik pėr tė gjitha institucionet, mediat, konsumatorėt. Do tė jetė njė fazė 10 -ditore konsultimesh dhe besoj se nga data 25 apo 26 dhjetor do tė bėhet takimi final me ERE-n pėr tė pėrcaktuar se kush do tė jenė ēmimet e reja tė energjisė pėr vitin 2004.
    Nė propozim janė pasur parasysh ato detyra tė vendosura nga Plani i Masave i qeverisė shqiptare dhe nga donatorėt pėr pėrmirėsimin e performancės sė Korporatės Elektroenergjitike, pėr mundėsinė e kontrollit tė konsumit, sepse duhet thėnė qė jemi nga vendet me konsumin mė tė lartė tė energjisė pėr familjarė. Energjia pėrdoret pėr ngrohje dhe ky ėshtė njė fakt qė e dimė tė gjithė dhe po mundohemi me masa ekonomike ta evitojmė kėtė fakt. Propozimi ėshtė nė vazhdėn e po atij propozimi qė u bė pėr vitin 2003 dhe qė ėshtė bėrė nga viti 2001 e nė vazhdim. Jemi tė hapur pėr ēdo koment, pėr ēdo diskutim dhe menduam se gjėja mė e drejtė qė duhej bėrė ishte ta bėnim kėtė takim tani dhe jo mbas miratimit tė ēmimeve”.
    Ermir Dobjani, Avokat i Popullit:
    “Kėtu bėhet fjalė pėr njė masė tė rėndėsishme, siē ėshtė rritja e ēmimit tė energjisė elektrike nga ana e KESH-it. Unė ju bėj tė ditur se as ne, as Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve nuk jemi oponencė teknike pėr tė gjykuar drejt dhe me saktėsi pėr rritjen nė pėrqindje tė ēmimit tė energjisė elektrike dhe nė kėtė rast ne i bėmė tė ditur drejtorit dhe stafit tė tij se nė kėtė masė tė rėndėsishme duhet tė respektohen tė gjithė dispozitat ligjore dhe aktet nėnligjore, qė pėrcaktojnė mėnyrėn sesi duhet tė bėhet kjo rritje, si nė aspektin e zbatimit tė ligjit, ashtu dhe nė procedurat pėrkatėse. Ne theksuam se pėr ne ėshtė e rėndėsishme qė tė mbrohen gjithmonė interesat e konsumatorėve shqiptarė; e dyta, qė kėto masa tė bėhen me transparencėn maksimale, qė opinioni publik tė vihet nė dijeni si e tek; cila do tė jetė masa, qė do tė prekė xhepat e tyre; e treta, nėse do tė bėhet, rritja e ēmimit tė bėhet duke u shoqėruar me masa tė tjera organizative teknike dhe me infrastrukturėn e nevojshme tė akteve nėnligjore”.
    Kreshnik Spahiu, drejtor i Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve.
    “Mė sė fundi, kemi njė praktikė pozitive, qė njė shoqėri tregtare anonime, e cila ka monopolin nė njė sektor tė ekonomisė, konkretisht, Korporata Elektroenergjitike ka vendosur tė jetė transparente me publikun pėrpara se ajo tė marrė njė vendim pėrkatės. Sė dyti, lajmi i keq ėshtė pėr publikun se pas dy muajsh, faturat e energjisė do tė jenė mė tė larta pėr shkak se do tė ketė rritje tė ēmimit tė energjisė.
    Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, duke vlerėsuar transparencėn e Korporatės Elektroenergjitike, rezervon tė drejtėn qė nėpėrmjet ekspertėve tė saj, nė njė fazė tė dytė tė japė qėndrimin profesional dhe ligjor nė lidhje me pjesėn, pėr tė cilėn ajo ėshtė e interesuar: me mbrojtjen e tė drejtave dhe interesave ligjore tė konsumatorit dhe qytetarėve, tė cilėt kanė lidhur kontrata me Korporatėn Elektroenergjitike Shqiptare”.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kesh-i socialist nje superhajdut..

    HARASANI: BAZOHEMI TE TE ARDHURAT

    Humbjet e KESH futen nė ēmim
    Kosto e fryrė e energjisė rėndon konsumatorėt


    --------------------------------------------------------------------------------

    Mirvjena Dizdari


    Humbjet qė pėson KESH-i pėr shkak tė mosrealizimit tė plotė tė arkėtimeve do t'i paguajnė konsumatorėt qė janė tė rregullt nė shlyerjen e detyrimeve. Ekspertėt theksojnė qė nė rast se KESH-i nuk do tė kishte humbje tė mėdha, atėherė niveli i rritjes sė ēmimit tė energjisė do tė ishte shumė mė i ulėt. Kjo, pasi kostoja e humbjeve iu ėshtė "faturuar" konsumatorėve tė rregullt.
    Sipas drejtorit tė KESH-it Andis Harasani, rritja e ēmimit tė energjisė ėshtė bazuar nė tė ardhurat financiare dhe nė koston financiare tė korporatės. Ekspertėt deklarojnė se kostoja e pėrllogaritur nga KESH-i ėshtė rritur artificialisht pasi nė tė janė pėrfshirė dhe humbjet qė arrijnė nė rreth 39 pėr qind.
    Dhe pėr tė afruar ēmimin me koston, KESH-it i duhet tė rrisė nė nivele tė larta ēmimin e energjisė. Sipas strategjisė tė energjisė, ndryshimet nė ēmimin e energjisė janė parashikuar tė vazhdojnė deri nė vitin 2007, kur synohet qė tė barazohen ēmimi me koston. Pėrllogaritjet e akademikut Farudin Hoxha konkludojnė se ulja e tavanit tė ēmimit tė energjisė nė 220 kw/orė rrit ndjeshėm ēmimin e energjisė. "Rritja e ēmimit tė energjisė elektrike, deklaruar 10 pėr qind, nė veēanti pėr konsumatorėt familjarė qė konsumojnė deri nė 300 kw/orė nė muaj, nuk ėshtė e vėrtetė. Propozimi i KESH-it pėr uljen e tavanit nga 300 nė 220 kw/orė dhe rritja e energjisė me 10 pėr qind, e konvertuar kjo ulje e tavanit me ēmim energjie, faktikisht pėr kėto familje, pra pėr familjet qė konsumojnė deri nė 300 kw/orė ėshtė mjaft mė e madhe, duke arritur nė rreth 40 pėr qind", deklaroi Hoxha. Sipas tij, energjinė qė shet KESH-i, po tė marrim kėtė vit, nė total jo vetėm mbulon koston, por ka edhe njė fitim. Sipas akademikut Hoxha, sivjet KESH-i del me 4 miliardė lekė fitim. Enti Rregullator i Energjisė miratoi propozimin e KESH-it pėr rritjen ne total prej 10 pėr qindėsh tė ēmimit tė energjisė elektrike, duke filluar nga 1 janari 2004. Konsumatorėt familjarė do tė paguajnė njė ēmim prej 4.5 lekė kilovat/orė pėr konsumin deri nė 220 kilovat/orė, nga 4.1 lekė qė ishte mė parė. Mbi kuotėn prej 220 kilovat/ orė, konsumatorėt familjarė do tė paguajnė nga 1 janari 2004 njė cmim prej 8.9 lekė pėr kilovat/orė nga 8.8 lekė qė ishte kjo kuotė vitin e kaluar.


    KESH: Tirana me 24 orė drita

    KESH-i ka filluar njė projekt pilot pėr Tiranėn pėr tremujorin e parė tė 2004 dhe premtohet furnizim prej 24 orėsh me energji elektrike. "Projektin pilot pėr Tiranėn mendojmė ta shtrijmė edhe nė tė gjithė qytetet e tjera qė kanė kuote tė lartė pagese", sqaron drejtori i KESH-it Andis Harasani. Sipas tij, viti 2004 do tė jetė mė i mirė se viti qė lamė pas pėrsa i pėrket furnizimit tė qytetarėve me energji elektrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka marrė tė gjithė masat qė gjatė kėtij viti tė pėrmirėsohet ndje-shėm furnizimi me energji elektrike. "Ky pėrmirėsim i furnizimit me energji elektrike, krahas tė tjerave, vjen edhe si pasojė e performancės financiare tė korporatės qė ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm gjatė vitit tė fundit, ndėrsa ėshtė edhe njė detyrim i korporatės qė tė furnizojė mė mirė qytetarėt shqiptarė, tė cilėt kėtė vit do ta paguajnė mė shtrenjt energjinė elektrike", deklaroi Harasani. Tirana do tė jetė edhe qyteti i parė i cili nga ditėt e para tė janarit pėr tre muaj me radhė do tė furnizohet 24 orė me energji elektrike.

    ------------gaz shqiptare--------




    ...

    Shi harasani si ka gjet nje term me vjedh miletin.. projekt pilot thot..
    Jam i bindur se gramoz ruci harton listat se kujt ti merret paraja per korent e kujt ti behet nje fatur fallco..pra demokratet te paguajn pislleqet e keshit qe financon jahtet e kazinot ku bredhin lideret socialist..kurse militanteve socialiste te mos u kerkohet lek per korentin por tu merret nje shum simbolike..sa te mos kuptohet loja..

  3. #3
    BLACK_KNIGHT
    i/e ftuar
    O vellezer shteti jone ka marrur fund me kohe edhe populli nuk e ka kuptuar akoma.
    Si bejne rritje cmimi ata njerez kur populli nuk ka pune nuk ka te haje.
    Kur do dali nje burre qe ta coje shqiperine perpara sepse i kemi futur ndjetron edhe jemi duke shkuar vetam prapa e drjete shkaterrimit.
    Ore nuk vemi gjithe forumistat edhe i kthejme te gjitha permbys, sic ben studentet ne 90'

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Eeeeee
    e kam thene me para qe puna e elektrikut do shkonte keshtu. Jo vetem elktriku po edhe uji, telefonia do vashdojne ne kete rruge. Kame frike se kjo eshte nje gje qe seshte ne dore te shqiptareve opr te FMN. Kjo politike eshte luajtur me perpara ne vendet e amerikes latine dhe azi. FMN te kushtezon huate ty me ' reformat' qe duhet te marresh ti ne keto sherbime, me fjale te tjera ti permiresosh dhe ti besh gati per privatizim. Permiresim nenkupton kthimin e tyre ne nderrmarje fitimprurese dhe jo sherbyese te publikut. Pasi te arihet kjo gje, kompanite monstra shumekombeshe qe financojne FMN do i privatizojne keto sherbime per dy leke dhe do fillojne ti mjelin. ne kete mes i humbur del populli shqiptar pai keto sherbime jtesore nuk do permiresohen qeti sjellin komfortitet atij, po qe te prodhojne fitim per shumekombeshet. Ketu brenda kane rene shume shtet me te evoluara se ne qe vashdojme te merremime kanunin. Ketu, po doli ndonje koke e shquar si ju te tregoj se simund ti shpetojme ketij kurthi do ishte dicka me vlere, ne te kundert llafe kot........
    Kroksi

  5. #5
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Eshte ndertuar me rere keshtjella shqiptare o krokodili...
    Ska burre nene ta fuse ne shina ...peshku eshte i qelbur nga koka ...
    tek ne varferia ka arritur kulmin , keta ngrene cmimin e energjise ...po me cfare do ta paguaje pensionisti e i papuni faturen o plera...
    por kelyshat pushtetare e di si thone ...te kem llogarite bankare une plot e sido te vije puna pasaporte diplomatike kane , i fusin nje shtegtim ne amerike ..e te fala shqiptareve te mjere...
    po si nuk ka nje organizim te forte per te mbrojtur te drejtat e konsumatoreve??? eshte bere ne shqiperi si ne kohe te enverit , ca thote partia behet...shyqyr qe kemi lirine e tu shprehurit...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Tema tė Ngjashme

  1. Kontrate 950 milion euro me dy kompanitė lidere pėr prodhimin e energjisė nga uji
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2010, 12:16
  2. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 13:29
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •