Gazeta 55
--------

Nga Ideal Serjani

Si nderohet dr.Petro Nako nga bashkia e Sarandės

* Dr.Petro Nako ishte mjeku i fukarasė

Duke kaluar rrugės, apo duke shkruar njė adresė mbi zarf etj, shpesh zemė nė gojė edhe emrin e njė individi qė mban kjo rrugė ky institucion apo objekt tjetėr. Kaq shumė herė pėrmenden kėta emra, sa qė nga pėrsėritja e shumtė, nė vend qė tė shkėlqenin janė zbehur, janė bėrė fare abstrakte. Si shumė tė tjerė, i tillė ėshtė edhe dr.Petro Nako, emrin e tė cilit mban spitali civil i Sarandės. Emri i kėtij spitali, emri i dr.Petro Nakos, i ėshtė dhėnė nė kohėn e diktaturės moniste. Por, para se tė japim sugjerimet tona, le tė shohim se cili ėshtė dr.Petro Nako.

- Dr.Petro Nako lindi nė fshatin Zminec tė rrethit tė Sarandės, mė 15 gusht 1883, nė njė familje tejet tė varfėr. Qė nė moshė tė vogėl, i ati i tij, Kostandini, qė kishte emigruar nė Stamboll, si shumė tė tjerė, pėr bukėn e gojės, e mori Petron me vete. Atje kreu shkollėn fillore dhe tė mesme dhe mėsoi turqishten dhe arabishten. Mė vonė, me mundime e sakrifica, punoi pėr pak vjet si mėsues nė Delvinė, ku dhe mundi tė rezervonte pak tė holla. Pas kėsaj, u regjistrua nė fakultetin e mjekėsisė tė universitetit tė Athinės, tė cilin e vazhdoi me ndėrprerje, pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike dhe e mbaroi shkėlqyeshėn, me 10 maj (numri i diplomės 835).

Falė rezultateve tė shkėlqyera dhe aftėsive tė veēanta, i pajisur me njė kulturė shumė tė gjerė shkencore, mjekėsore e shoqėrore, emėrohet mjek nė njė spital tė madh tė asaj kohe nė Athinė, nė spitalin "Vangjelizmo". Tashmė ai ishte kompletuar edhe me zotėrimin e gjuhėve anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht dhe rusisht, pėrvec turqishtes dhe arabishtes.

Gjatė viteve qė punoi nė Greqi, ai shfaqi me kompetencė tė lartė nivelin e shkėlqyer mjekėsor, shkencor dhe shoqeror, duke nxjerrė shpejt nė pah pikėpamjet e tij humane e demokratike. Tek personaliteti i tij u panė dashuria dhe mėshira pėr tė varfrit, humanizmi i tij i jashtėzakonshėm, si dhe urrejtja pėr ata qė mashtronin e shfrytėzonin njerėzit e varfėr. Nė punė e sipėr, aktivizohet nė lėvizjet pėrparimtare tė kohės dhe si pasojė e kėsaj veprimtarie, bie nė sy tė reaksionit grek dhe dėbohet nga Greqia, nė vitin 1925. Kthehet nė fshatin e lindjes ku me 1926, martohet me njė vajzėt tė varfėr, me tė cilėn pati gjashtė fėmijė.

Doktor Nakua, me t'u kthyer nė fshatin e lindjes iu fut punės me njė zell shumė tė madh. Kalonte fshat mė fshat e shtėpi mė shtėpi. Kuptohet se nė ē'gjendje ishte Vurgu i Delvinės nė atė kohė, me moēale, sėmundje ngjitėse, sidomos malarja, tifoja etj, dhe niveli ekonomik e kulturor. Ai i vizitonte tė sėmurėt me shumė kujdes, u jepte kėshilla, receta dhe shpesh herė edhe ilaēe falas, qė i blente me ato pak tė holla qė i siguronte nga vizitat, nga ata qė ishin tė pasur. Janė me qindra tregimet gojore dhe tė shkruara nga njerėzit e varfėr tė asaj kohe, qė dėshmojnė pėr shpirtin e gjerė tė doktor Nakos.

Janė pothuajse, nga tė gjitha fshatrat e rrethit tė Sarandės, e deri nė Dropull tė Gjirokastrės tregimet pėr bamirėsitė e kėtij njeriu tė rrallė. Nė atė kohė tė vėshtirė kur skamja dhe sėmundjet bėnin kėrdinė me jetė njerėzish, tė tjerėt ngiheshin me djersėn dhe gjakun e fukarasė, doktor Nakua falte sakrificėn e tij dhe dhuronte humanizmin sė bashku me jetėn e njerėzve tė varfėr. Punonte falas, u falte tė sėmurėve nga jeta dhe gjaku i tij, shkonte mė kėmbė fshat mė fshat e shtėpi mė shtėpi, me orė e pa orė, ditėn dhe natėh, i ngrėnė e i pangrėnė, pa pėrtuar e me shpejtėsi, se sėmundja nuk pret, nė shi e nė tė ftohtė, mespėrmes moēaleve tė Vurgut tė Delvinės e Dropullit tė Gjirokastrės, nė Konispol, Dhrovjan, Markat, Sopik, Janjar, Vervė, Dishat, Shalės e Nimat, kudo qė e kėrkonin, kudo qė vuanin nga ethet e malarjes, plevitit, nga tė thermet e reumatizmit e tė tjera, pa shpėrblim, pa elozhe e pekule, ashtu i thjeshtė, kurajoz e optimist pėr ēdo lloj triumfi mbi sėmundjen dhe tė sėmurin, i kompletuar si mjek, i talentuar, aq sa shumė e shumė kujtime nga dėshmitarė bashkėkohorė, sidomos ato tė shkruara, shumė herė janė edhe tė pabesueshme pėr atė kohė, duke marrė parasysh nivelin kulturor e shoqėror. Bile, disa edhe sot nė drejtim tė terapisė, fenomeneve klinike, duken si tė pabesueshme, por janė tė vėrteta e plotėsisht tė besueshme, sepse kanė ndodhur nė jetėn dhe punėn e tij. Ata qė i tregojnė dhe qė i kanė shkruar, janė njerėz tė thjeshtė, fshatarė, pa arsimin e duhur, por tė pastėr e tė sinqertė. Ata kanė mbetur tė mahnitur nga forca e tij diagnostikuese e mjekuese. Ata njerėz tė nderuar kanė pėrcjellė tregimet e tyre, vetė jetėn, fatkeqėsitė dhe dramat e vdekjeve tė asaj kohe tė vėshtirė, nė tė cilat doktor Nakua ka asistuar pa hezitim, duke u pėrpjekur me tė gjitha forcat dhe mjetet e pakta pėr tė bėrė mė tė mirėn, sadopak.

I ndodhur pėrballė sėmundjeve shumė tė rėnda dhe tė vėshtira, nė terrenin e varfėrisė sė tejskajshme tė kohės, pėrballė mungesės sė barnave, mjekėve tė tjerė e farmacistėve ziliqarė e tė paaftė, kundėrshtarė tė dėshtuar shkencorė e mjekėsorė, doktor Nakua luftoi me forcė titanike e gjiganteske pėr 19 vjet rresht, duke mjekuar e shėruar me qindra e mijėra njerėz, fali ēdo gjė qė pati pėr ta, edhe jetėn e tij, duke u respektuar edhe sot, si rrallė kush, nga i gjithė populli shqiptar.

Nga kujtimet po riprodhojmė, ato tė infermierit Sheref Nelaj:

"Unė isha infermier nė Markat. Sa e sa herė kisha zbatuar porositė qė Nakua u jepte tė sėmurėve, sa e sa receta tė tij kisha kaluar nė dorė. Pas tyre unė shihja shėrimin dhe shėndetin e tė sėmurėve. Nė nėntor 1942, isha sėmurė rėndė nė shtrat. Tė thėrrisja ndonjė mjek tjetėr, vetėm pėr tė biseduar, duheshin tre napolon flori, pale mė tė vinte kėtu (donte kalė dhe lekė pėr rrugėn), do ta paguaje pėr vizitėn, pėr kėshillat, pėr recetėn veē pritjes e shpenzimeve qė do t'i bėje. Por mė e keqja gjė qė unė e dija mirė si infermier ishte se ky lloj mjeku nuk kuronte pėrgjithmonė, linte shteg pėr tė ardhur edhe herė tė tjera, pra bėnte mjekim tė cunguar. Thirrėm doktor Nakon ( kėshtu e njihte i gjithė populli). Vėllai im i shkoi ta hipte nė kalė. Menjėherė u nis. Nuk pranoi tė hipte nė kalė.

Kali tė takon ty - i tha ai tim vėllai - sepse ke bėrė gjithė atė rrugė, ndaj hipė. Erdhi nė shtėpi vonė. Mė vizitoi e fjeti, mbuluar vetėm me njė velenxė nė krahun tjetėr tė vatrės, pranė zjarrit. Nė mėngjes mė vizitoi pėrsėri.

- Doktor - i thashė - bėmė derman, mė nis ku tė duash!

- Jo, jo - mė tha - do tė shėrohesh dhe pėr festėn e 28 nėntorit do tė jesh mė kėmbė.

Ndjenji plot njė javė tek ne. Mė mjekonte mua, pastaj shkonte e vizitonte tė tjerė nė Ninat, Janjar e Konispol, dhe mbrėmjeve kthehej tek ne. Njė mbrėmje erdhi shumė i lodhur. Tė gjithė pjesėtarėt e familjes sonė ishin nė punė. Hoqi xhaketėn e leshtė dhe kasketėn e zezė, i vuri tė thaheshin, mė vizitoi e mė mjekoi mua dhe pastaj hapi sepeten mori njė copė bukė misri, disa kokrra ullinj, njė qepė e filloi tė hante.

- Sulua - mė tha pėr atė qė kishte vizituar -ėshtė shumė i kėputur. Mė vuri pėr tė ngrėnė, por pashė qė fėmijėt e tij ishin shumė tė uritur dha ua ndava atyre bukėn. I thashė se do t'ia bleja unė ilaēet me lekėt qė do marr nga prefektura, pėr katėr-pesė ditėt qė punova atje. Me 28 nėntor u pastrua, shkundi rrobat, mė vuri krahun dhe dolėm pėr festė.

- Vetėm si datė e kemi festė, se si jetė e kemi zi - mė tha. Kur iku, pėr tetė ditėt qė mė shėrben, i nxorrėm 10 napolona flori.

- Joooo, jooo, joooo, je hollė vetė - mė tha. Fjalėn "hollė" qė u thoshte me njė tingėllimė tė vecantė si njė psherėtimė. Ja, do marr vetėm pesė sa tė blej pak misėr pėr fėmijėt (kishte gjashtė fėmijė dhe qe nė njė nivel me fukarallėkun e fshatarėsisė). Mjekėt e tjerė majmeshin, si kushdo qė rron me gjakun e fukarait.

- Doktor, - iu luta kur do ndaheshim. Vizitoni edhe komshiun tim, lekėt do t'jua japim ne! Por sytė e tij tė zez, si dy thėngjij tė ndezur kundėrshtuan pagesėn.

- Jemi hollė, por do kalojė - dhe iku pėr te gjitoni, pa marrė gjė. Mė vonė, erdhi gjitoni dhe na tregoi recetėn. Bėnte katėr napolona. I thashė gruas t'i jepte ato qė na mbetėn.

- Kam - m'u pėrgjigj ai - m'i dha doktori.

Pra, doktor Nakua i dha edhe ato qė mezi i mori, me kėmbėnguljen e miqve.

***

Dhe vitet kalonin. Doktor Nakua mbetej gjithmonė i thjeshtė e i dashur me njerėzit e varfėr. Kur njerėzit nxirrnin para nga xhepi pėr ta paguar, ai conte kokėn lart, shikonte trarėt e kalbur e tė tymosur nėn ēati dhe qeshte hidhur:

- Nuk varėt ndonjė varg kallamboq sivjet?!

- Eh, ku tepron pėr ne, o doktor!

- Dhe ju tepron tė mė paguani mua?!

- Po ėshtė haka juaj.

- S'ka gjė, s'ka gjė, mbajini pėr ilaēet e tė sėmurit. Doktor Nakua ishte miku i tyre i ngushtė dhe ata miqtė e tij tė dashur.

Disa, qoftė mjekė, qoftė afendilerė, qoftė idiotė e provokonin:

- Pse nuk merr lekė?

- Sepse nuk kanė, ēfarė t'u marr, shpirtin?

Vetėm ai u ka mbetur.

- Je komunist!

- Jam doktor! Qėllimi im ėshtė t'u shėrbej njerėzve dhe jo t'i rrjep - dhe shpėrthente kundėr mjekėve dhe farmacistėve tė pashpirt. Ju shfrytėzoni tė varfėrit, pini gjakun e tyre! Ju doni qė populli tė jetė gjithmonė i sėmurė, qė ta rripni, ta dobėsoni e ta vdisni.

***

Me fillimin e lėvizjes antifashiste nacionalclirimtare tė popullit shqiptar, ai u lidh me tė. Qė nė fillim ai u takua me Heroin e Popullit Lefter Talo. Shtėpia e tij u bė bazė kryesore pėr partizanėt dhe mė vonė ai, atė e ktheu nė spital partizan.

Partizanėt qė e kanė njohur dhe e kanė pasur pranė plagėve tė luftės, nė ato vite tė stuhishme tregojnė:

"Doktor Nakua edhe pse i moshuar, kujton Bajram Sinoimeri, mori pjesė aktive nė Luftėn Nacionalclirimtare. Ai zbatoi me ndėrgjegje tė lartė dhe me devotshmėri tė gjitha detyrat qė ju ngarkuan. Njė dhomė tė shtėpisė sė tij, ai e ktheu nė spital, ku mjekonte partizanėt e plagosur apo tė sėmurė. Armiqtė duke qenė se shtėpia e tij ishte bazė e partizanėve, e dogjėn aty dy herė gjatė luftės".

Ismail Halili, ish-partizan, ka shkruar:"Mė kujtohet kur mė mjekonte plagėt e luftės, se me sa kujdes e dashuri punonte pėr ne partizanėt. Ai ishte i palodhur si mjek". Nė shtėpinė e tij janė mjekuar dhe shėruar partizanėt: Ismail Halili, Luto Demce, Hysen Muharremi, Muho Idrizi, Ahmet Demi, Qerim Azemi, Islam Minga e shumė tė tjerė. Dhe ku e kur? Pėrmes terrorit ballisto-hitlerian. Reaksioni duke parė tek ky mjek vetėm me syrin e egėr tė sadizmit, dhe aspak me atė tė humanit, tė bashkatdhetarit, tė shokut, e vrau pabesisht me 20 prill 1944, gjatė njė operacioni nė atė zonė. Lajmi i vrasjes sė doktor Nakos u prit me pikėllim dhe urrejtje tė pakufishme mbarėpopullore. I gjithė fshati i tij i lindjes dhe repartet partizane mbajtėn zi pėr tė, nė kujtim tė jetės dhe veprės sė tij.

Nė kujtimet e shumė tė njohurve, miqve, shokėve dhe patriotėve tė tij, sidomos tė Ismail Halilit Bajram Sinoimerit, Dilaver Poēit, Spiro Papashomos, Vasil Dalanit, Rushit Omarit, Stavro Manxheqit, Sokrat Nashos, Thoma Ballkonit, Petro Raka, Sheref Nelajt nga Markati, Haxhi Kakacit, Ruhan Dahri, Zulude Dule, Sadik Maze, Hazbi Taho, Miēi Fili, Urani Vito, Teli Raka, Pavlle Dako, Taip Hodo, Shaqir Dule, Mehmet Lame, Neki Beqi, Rahit Duro, Ibrahim Dule, Sadik Maze, Fato Meleqi, Kristo Ēuēi, Filip Zisi, Joti Kotika, Theodhor Ēuēi, Maze Sulo, Qazim Ibrahimi, Sali Saliu, Shipe Ramadani, Demo Abazi, figura humane, lartėsia e intelektualit, zemėrgjerėsia dhe humanizmi i doktor Petro Nakos do tė jenė tė nderuara dhe tė lartėsuara nė mėnyrė tė lavdishme nė shekuj. Doktor Nakua, la jetėn e tij tė rehatshme tė cilėn mund ta shijonte nė Athinė dhe Europė apo Amerikė, dhe iu fut tuberkulozit, malarjes, sifilizit, dezanterisė e mjaft sėmundjeve tė tjera, qė bėnin kėrdinė nė Dropull, Vurg dhe nė tė gjithė Shqipėrinė, pėr t'i ērrėnjosur nga kufomat gjysmė tė vdekura tė shqiptarėve tė cfilitur. Ai nuk mund tė ishte i lumtur, kur tė tjerėt, rėnkonin, vuanin dhe vdisnin. Ai nuk e ngriti lumturinė e tij mbi fatkeqėsitė e tė tjerėve, por e sakrifikoi kėtė lumturi pėr lumturinė e fukarenjve pėr tė vobektit. Kjo ėshtė deviza mė e madhe e humanizmit, veēanėrisht pėr njė mjek dhe simboli mė i lartė rrezatues i veprės sė tij.

***

Por si ėshtė trajtuar kjo figurė nė Sarandė. Shumė thjesht, por aspak me humanizėm ashtu siē e meritojnė dimensionet humane, shkencore e shoqėrore tė kėtij humanisti tė madh e jo mjeku tė thjeshtė. Asnjė simpozium shkencor nuk ėshtė organizuar pėr tė njohur thellė figurėn poliedrike tė doktor Petro Nakos. Ka vetėm njė pllakė pėrkujtimore nė tė hyrė tė spitalit dhe asnjė bust brenda nė spital, ashtu siē ka shtėpia e lindjes atė tė Kristo Kalivopullit.

Vitin e kaluar bashkia e Sarandės u dha diploma mjaft njerėzve tė rėndomtė pa kurrfarė vlere dhe u harrua shkencėtari, humani, dėshmori Petro Nako. Si doktor Petro Nako ka edhe figura tė tjera pė t'u nderuar nė qytetin e Sarandės. Drejtoria e Kulturės pranė bashkisė kėtej e tutje duhet tė ridimensionojė planet e veprimtarisė sė saj dhe tė vėrė nė vend nė mėnyrė dinjitoze figurat e ndritura tė shkencės, kulturės dhe humanizmit.


--------------