Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Radio Tirana

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Radio Tirana

    Shekulli:


    Punonjės tė Radio Tiranės para togės sė pushkatimit


    Skifter Kėlliēi

    Njė pasdite nėntori tė nėntė viteve tė shhkuara ndodhesha nė shtėpinė e aktores sė njohur Behije Levonja (Ēela), ish-bashkėpunėtore e emisioneve artistike dhe muzikore te Radio Tiranės, nė vitet 40-tė, pėr t’u njohur me ngjarje e tė dhėna qė do tė mė vlenin pėr tė shkruar kapitujt e parė tė “Historisė sė Radio Tiranės”, qė sapo kisha nisur ta pėrvijoja. Kisha dėgjuar pėr njė aventurė tragjikomike, qė kishte kaluar nė janar tė vitit 1944, kur njė grup i vogėl ushtarėsh gjermanė ia kishin behur pa pritur e pa kujtuar nė mjediset e Radio Tiranės, por ato qė mė rrėfeu ajo, kaluan ēdo parashikim timin. Dhe unė do t’jua rrėfej, pikėpėrpikė, ashtu siē ma rrėfeu ajo:
    “Atė paradite tė kėndshme, pak javė pasi kishte kapitulluar Italia fashiste dhe vendin e tyre e kishin zėnė nazistėt gjermanė,- zuri tė fliste Behija, me atė tė folmen e saj tė veēantė gegėrishto-toskėrishte,- u ndodha nė Radio, kur bamp, ia behu nė oborrin e vogėl tė Radios njė kamion, nga i cili zbritėn turravrap njė kapiten dhe tre ushtarė me automatikė, surratngrysur e buzėqepur.
    Sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė unė e pas meje katėr a pesė tė tjerė, tė shtyrė nga ushtarėt qė na rrinin si xhebrailė mbi kokė, e pamė veten majė kamionit. Pas ca dekikash pamė kapitenin gjerman qė zbriti shkallėt e godinės me drejtorin, Gjegj Bubanin. Edhe ai u ndodh midis nesh. Me t’u futur nė kabinė kamioni, duke lėshuar ca gėrvima veshējerrėsė, u shkund e mori me revan pėrpara.Vetėm atėherė pashė se tok me mua sipėr kamionit, veē drejtorit, ishin tre italianė, qė tė tre punonjės tė Radios, qė kishin mbetur aty pas kapitullimit tė fashistėve: Mario Etore, pianist; Umberto Rampi, dirigjent orkestre dhe Antonio Galeaci, inxhinier radioteknik. Ishin dhe nja dy punonjės tė tjerė tė rinj, qė nuk i njihja dhe njė biēim pijaneci, tė cilin e kisha parė dhe nja dy herė tė tjera para godinės sė Radios, nė gjueti tė shefit tė kuadrit, siē duket pėr ndonjė punė; ishte dhe Pjetėr Gjini nga Shkodra, muzikant, kėngėtar dhe aktor komik i “Orės gazmore”. Tė tėrė, veē drejtorit, dukeshin pikė e vrer. Me qė e kisha pranė, me njė fijė zėri qė po mė kėputej, siē po kėputesha vetė, e pyeta: “Ku po na ēojnė, Pjetėr?”. “Mos e prish terezinė, se me siguri diku pėr ndonji koncert. A nuk e shef se kam me vedi edhe kitarėn?”. Me tė dėgjuar kėto fjalė, tė tre italianėve u shkoi buza vesh mė vesh. Ē’ėshtė e vėrteta, ushtarakėt italianė na kishin ftuar disa herė pėr koncerte nė reparte ushtarake, ku ishim tė detyruar tė shkonim. Ndaj dhe unė u besova fjalėve tė Pjetrit, qė kurrė nuk e bėnte qejfin qeder. Kurse pijetari pranė nesh, qė siē duket kishte rrėkėllyer mė shumė gota se herėt e tjera, pyeti si pa tė keq, duke kruar hundėn si domate e tejetpjekur: “Si djallin nuk qenka kėtu, ai shefi i kuadrit qė plasa duke e kėrkuar?”. Nja dy punonjės tė tjerė tė Radios, ca mė tutje, rrinin si tė nemitur. Kur kamioni mori kthesėn nga rruga e Durrėsit dhe qė andej bėri drejt Burgut tė vjetėr, nuk m’u durua pa i thėnė prapė Pjetrit, po kėtė radhė me gjysmėn e fijes sė zėrit qė mė kishte mbetur: “Mos do tė na rrasin mrena?”. Po Pjetri gjithnjė havazin e tij: “Tė thashė pra, nė koncert po shkojmė.” E vėrteta unė kėngatare, Pjetri edhe ai kėngėtar, instrumentist, pale gaztor i pashoq, Mario, qė tė bėnte tė qaje nė piano, e Rampi drejtues orkestre, qė luante majė gishtash edhe disa vegla tė tjera, e nxirrnim si pa tė keq njė koncert. “Po kėta tė tjerėt, qė nuk janė artistė, ē’duan me ne?”,- e pyeta rishtas Pjetrin. “Kan me kenė si tė ftuem nė koncert”,- ma priti ai.
    Kur kamioni kaloi dhe Burgun e Ri, atėherė e fjeta mendjen se ne nuk do tė na kallnin nė burg dhe se fjalėt e Pjetėr hokatarit, qė me ato mustaqe spic e kokėn tullė, e cila i pėrndriste si poēe kristali nėn rrezet e diellit, nuk ishin pa vend. Dhe, ja kamioni ndali nė njė shesh tė shkretė, jo shumė larg lumit tė Tiranės. Kapiteni, me tė dalė nga kabina na urdhėroi tė zbrisnim tė tėrė. Dhe ne ashtu bėmė, tė rrethuar nga tre ushtarėt gjermanė.
    Pa humbur kohė, kapiteni, njė burrė me fytyrė tė rreshkėt e sy si tė maces, m’u afrua mua, qė po mė drisheshin leqet e kėmbėve dhe mė dėrdėlliti ca fjalė, nga tė cilat nė formė pyetjeje, unė kuptova llafin e fundit: “...komunist?”. Ja si qenkesh puna... Ai mė pyste nė isha apo nuk isha komuniste. “Najn,- u pėrgjigja aty pėr aty. Unė (dhe vura dorėn nė gjoks), zinger, la...la ..la”. Ai tundi kokėn dhe iu drejtua Marios me tė njėjtėn pyetje: “Komunist?”. “Najn,- qe pėrgjigja e Marios, qė duke u rekur tė buzėqeshte, ngriti dy duart nė hava e nisi tė lėvrinte gishtėrinjtė. “Unė pianist... Betoven. da...da ...da...”,- duke belbėzuar kėsisoj tinguj nga Sinfonia e 9-tė... Gjermanit nuk i lėvizi qerpiku dhe iu kthye Rampit, prapė me atė pyetje: “...Komunist?”. Si Mario ashtu dhe ky nuk donin tė dėshmonin kurrsesi se ishin italianė, se atyre gjeramnėt si aleatė tė humbur nuk ua bėnin tė gjatė, ndaj, pasi i shpėtoi krejt pa dashur njė “...dirixhente...”, kur pa qė nemci rrotulloi me habi qoklat e syve, ia priti: “Konduktorist” dhe lėvizi duart gjasme sikur po drejtonte orkestrėn. “Ja...ja.”, hungėroi nemci dhe bėri njė tė kthyer nga pijaneci hundėdomate, me tė njėjtėn pyetje. Sarhoshi sajoi njė biēim buzėqeshjeje dhe ia ktheu nemces me rimė “ Rakist, rakist”, dhe u mat tė rraste dorėn nė xhepin e majtė tė setrės dalėboje. Kapiteni vrikthi i mbėrtheu dorėn me shputėn e tij sa tė njė ariu, ndėrsa ushtari i mbėshteti nė grykė rrezikziut tytėn e automatikut. Atėbotė hunda e kuqe erdhi e u bė verdhacuke, si ato specat qė nuk piqen kurrė e sytė iu shqyen sa njė filxhan. Nė kėto e sipėr, kapiteni i futi dorėn nė xhep, ku me sa duket priste tė gjente ndonjė patllake, por mbet i zhgėnjym, se nxori prej andej njė faqore. “Unė ...shshshnaaapist”, bėrbėliti i gjori sarhosh tek e shihte veten me njė kėmbė nė tokė e tjetrėn nė parajsė a ferr dreqi e di. Pasi i mori erė, kapiteni ia la faqoren nė dorė sarhoshit dhe uluriu me njė zė tė veshējerrės: “Ku janė komunistėt?”.
    Atėherė Gjergj Bubani, drejtori i Radios, iu afrua e diē foli me tė me njė zė tė qetė frengjisht a gjermanisht, kėtė nuk e mora vesh, por siē na tregoi mė vonė, i kishte lėnė tė kuptonte se nė Radio nuk kishte komunistė. Kapiteni e kqyrte me dyshim. Kaluan kėshtu disa minuta. Rampi me dorėn qė i dridhej na tregoi njė gropė dhe belbėzoi “Ja gropa jonė e pėrbashkėt”. “Kaq e patėm,”,- psherėtiva unė, po Pjetri hokatar edhe nė ato mēaste sqaroi se ajo qe gropė e shkaktueme nga ndonji bombė. “Po dheu ėshtė fresko- fresko”,- vazhdoi Rampi me zėrin e tij qaravitės… Mirėpo Pjetri si Pjetri: “Gjermanėt e duan natyrėn dhe e kanė zgjanue, se duen me mbjellė ndonji pemė tė madhe sa gazepi”. Na pėlqente t’u besojshim fjalėve tė Pjetrit, kur tamam jeta jonė varej nė fije tė penit. Pa le po edhe sarhoshi, qė na ishte bėrė esėll e mbėshteti Pjetrin. “Tamam ashtu ėshtė, ata kanė ndjenja delikate”,- tha ai duke na bėrė tė kthejmė kokat nga ai. “Po ti t’ia kishe mbyllur kapakun asaj shisheje or burrė, se tė qeka derdhė rakia e tė ka ba helaq”. “Ah, po s’ėshtė rakia or vėlla, mė shpėtoi ajo dreq shurrė”. Pėr tė qarė e pėr tė qeshur, po hajde qesh po deshe... Ai kapiteni shihte orėn, sikur diē priste, ndėrsa ushtari vendosi mitrolozin trikėmbėsh pėrballė nesh dhe po merrte shėnjestėr, mė duket italianėt. Nė veshėt e mi ushėtuan krisma pa fund... tė parėt u rrukullisėn italianėt, pastaj sarhoshi i pshurrur, plumba ranė edhe mbi mua, por unė vazhdoja tė qėndroja mė kėmbė. Pėrpėlita sytė,i mbylla e i hapa disa herė dhe mė sė fundi kuptova se shihja ėndėrr me sy hapur; tė gjithė ishin gjallė e nė pritje tė mėnxyrės qė na priste... Papritmas, njė veturė u shfaq e tėrhoqi vėmendjen e tė gjithėve, tonėn e tė gjermanėve. Zbriti Mihal Zallari, bashkėpunėtor dhe pėrkthyes i gjermanėve, po edhe i njohur i drejtorit tė Radios. Nuk u mor vesh nėse kapiteni priste pėrkthyesin apo drejtori e kishte lajmėruar Mihalin me telefon, por ėshtė fakt se ai na shpėtoi: diēka foli me zė tė ulėt me kapitenin, qė tundte kokėn nė shenjė pohimi, duke folur edhe ai, po tashmė me qetėsi, ndėrkohė qė Mihali na dha lajmin se ishim tė lirė...
    Njė vit mė pas, kur Shqipėria ishte ēliruar dhe shumė gjėra ishin ndryshuar, tek shihja Todo Bojdanin, Muharrem Pirdenin, Hysen Pelingun, SpiroQirkon, TasiKanxherin, Nazim Batallin, Kaliopi Priftin e tė tjerė, qė kishim qenė nė prag tė vdekjes atė ditė, u thosha: “T’ja dimė pėr nder Gjergj Bubanit, se prej atij jemi gjallė”. Dhe ata pohonin me dhembshuri dhe e treguan kėtė edhe me vepra: Dėshmuan nė gjyqin special ( ku ish-drejtori akuzohej padrejtėsisht si bashkėpunėtor i pushtuesve), se ai kishte shpėtuar nga ekzekutimi celulėn komuniste qė vepronte nė Radio nė ato vite tė vėshtira. Nuk di sa ndikoi dėshmia e ish-komunistėve, sepse Gjergj Bubani u dėnua me 15 vjet burg, qė mė pas iu kthye nė 6 dhe sapo doli nga burgu ai vdiq,- pėrfundoi rrėfimin e saj tragjikomik Behije Ēela (Levonja).




    01/12/2003
    ------------------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Na ishte njėherė Radio Tirana...

    Nga Brikena Demiras @ SPEKTRI

    Nė 28 nėntor radioja e parė shqiptare u zgjua 65 vjeē. Si u krijua radioja? Cilat janė disa nga kujtimet e zėrave tė njohur tė mikrofonit?



    Misteri qė i vesh spikerėt e radiove pėrballė dėgjuesve ėshtė zėri. Ėshtė po ai qė i bėn tė njohur dhe tė dashur. I tillė ka mbetur edhe zėri i saj. I dashur, i qetė, me njė ngjyrė tė shkėlqyeshme, si vetė ngrohtėsia njerėzore. Liljana Shanto, njė nga spikeret e viteve '70 nė Radio Tirana vazhdon tė mbetet e tillė. Edhe pse koha sa vjen dhe zvogėlohet, pėr njė vit e gjysmė ajo do tė dalė nė pension, nė zėrin, nė fytyrėn dhe nė shpirtin e saj jeton pasioni. Pasion, pėr njė profesion, pėr njė fjalė tė thėnė, pėr njė mesazh qė t'i ngrohė dhe t'i ndihmojė njerėzit. Kėshtu fillon tregon pak e nga pak njė nga spikeret mė tė vjetėra tė Radio Tiranės, radios qė kėtė vit mbush 65 vjetorin e krijimit tė saj, duke u pėrpjekur tė risjellė pas kaq shumė vitesh emocione tė hershme.
    Njė kafe me Liljanėn
    "Kam sjellė nė radio zėrat e fėmijėve nga e gjithė Shqipėria",- fillon ajo tė shfletojė faqet e kujtimeve. Vitet e para tė punės, nė 1971-in, punonte nė radio Reshat Arbana, Nasi Lera,
    Shpresa Vreto e shumė tė tjerė, tė cilėt e mėsuan tė ecte. "U ndjeva mjaft mirė, sepse ishte njė kolektiv i pėrgatitur. Mė ndihmuan tė kuptoja se ē'ishte radioja. Edhe pse ishte koha e monizmit dhe radio i jepte pėrparėsi propagandės, sesa anės artistike, pėrsėri mbetej e mrekullueshme", - kujton ajo. Radio ishte shkolla e parė. "Shumė nga ne ky intensitet pune i ndihmoi tė bėheshin shkrimtarė, edhe mua", - vazhdon tė rrėfejė Liljana. Radio pėr tė ėshtė pasion, dashuri, por dhe pėrgjegjėsi e madhe. "Mijėra njerėz tė dėgjojnė, me njė tė shtypur butoni, ndaj ėshtė pėrgjegjėsi t'u thuash atyre diēka tė menēur, diēka qė t'i tėrheqė, njė fjalė qė t'i bėjė ta duan mė shumė jetėn, t'i ndihmojė, njė fjalė qė t'u ndriēojė mendjen", - dhe me xhestet e duarve tė saj tė mėndafshta, mundohet tė shprehė mė qartė atė qė i thotė shpirti. Tė gjithė i thonė: "Sa e re qė je!" dhe kėtė ajo ia dedikon jo vetėm genit, por edhe punės. Mė pas, nė vitet '90, Liljana e gjeti veten nė njė emision kulturor "Paralele artistike". "Artet e bukura, kinematografia, letėrsia, muzika klasike ishin katėr paraletet qė nė fakt ndėrthuren me njėri-tjetrin nė mėnyrė tė dukshme", - vazhdon tė flasė dhe shpjegon se qėllimi ishte tė tregonte se "...demokracia ėshtė njė universitet dhe ishim ende nė fillore, ndaj qė tė shkonim nė demokraci duhet tė mbusheshim me kulturė". Rastiste qė punonte njė javė qė nga mėngjesi deri nė darkė, pėr tė dhėnė vetėm 22 minuta emision. E megjithatė gjithmonė pati probleme me atė emision. "Pse bėn si komuniste e devotshme, qė punon pa para? Kėshtu mė thanė. Mua vetėm pasioni mė shtynte, se doja tė thoja qė nuk mund ta mėsonim pėrnjėherė demokracinė. Kudo dėgjohet vetėm zėri i babait, nėna nuk ēmohet aq sa duhet, mentaliteti do disa qindra vjet qė tė shkojmė atje ku duhet. Ne kujtuam se ndryshuam njė sistem dhe gjithēka u bė me ēelės. Asgjė nuk bėhet me ēelės". Filloi emisionin tjetėr "Dy orė me ju", njė emision mė i thjeshtė, por me fjalė tė urta, qė ishin "...gjithėsia e mbledhur nė njė pikė ujė". Ndėrsa nė '99 ishte redaktorja e parė nė radionovelėn "Rruga me pisha". "Krahasimi i jep vlerė ēdo gjėje dhe ne na vlerėsoi BBC-ja. Kėshtu kuptova qė isha nė rrugė tė drejtė gjė qė shpesh nuk ta thonė kolegėt e tu".

    Me Suzana Zyrakėn
    "Ndjehem e lindur pėr kėtė profesion", - shprehet Suzana, njė nga spikeret e vjetra tė Departamentit tė Programeve pėr shqiptarėt jashtė atdheut. "Tėrė jetėn kam intervistuar njerėz",- thotė dhe pėr tė mbetet e freskėt dita kur pėr herė tė parė nisi punė nė Radio Tirana. Ndjeu se tė komunikuarit me dėgjuesit ishte njė gjė krejt ndryshe nga tė shkruarit nė shtyp, ku ajo kishte filluar mė herėt. "Nuk ishte e lehtė tė hyje nė Radio nė ato vite, afėr 20 vjet mė parė. Pėrdoreshin testime shumė tė vėshtira dhe duhet tė kishe vlera qė tė hyje", - kujton. Ėshtė diplomuar pėr gazetari dhe qė nė fillimet e punės sė saj atė do ta ndihmonin shumė pėrveē pasionit dhe arti i komunikimit me njerėzit dhe temperamenti i veēantė. "Ėshtė njė emision qė e kam ndjekur qė fėmijė, pa menduar se njė ditė do t'u flisja vetė bashkėatdhetarėve me zėrin tim", - thotė ajo. Prej disa vitesh Suzana realizon programin e pėrditshėm kulturor-argėtues, "Bashkė me ju", qė ėshtė i konceptuar si njė sofėr argėtuese pėr mėrgimtarėt shqiptarė. E gjallė dhe gjithnjė kėrkuese mbetet ajo nė mikrofon. "Mikrofoni ėshtė i shenjtė. Kur hyj nė studio lė jashtė derės ēdo lloj emocioni qė mund tė mė ketė ngacmuar gjatė ditės. Studioja mė pėrfshin me magjinė e saj", - tregon. "Kush kėrkon gjen", - pėrsėrit shpesh herė dhe ajo ėshtė shumė kėrkuese, asnjė nga tė ftuarit e ditės, qė edhe pse ndokush mund ta ketė njohur pėr herė tė parė, nuk ka mundur t'i thotė jo ftesės sė saj. Suzanės i pėlqen ta cilėsojė veten si njė shpirt gruaje me shumė jetė njerėzish brenda, tė mbledhura sa andej-kėtej nėpėr udhėtimet qė ka bėrė, sidomos jashtė vendit. Ėshtė e prirur pėr temat shoqėrore dhe pėr tė qėmtuar jetė njerėzish dhe ka njė memorie tė fortė sa edhe vetė njerėzit qė ajo ka takuar nuk i mbajnė aq mirė mend ato qė I kanė thėnė. Kur flet nė mikrofon ajo i mendon dėgjuesit sikur janė nė dhomėn pėrballė saj. Me kėtė shpjegohet edhe e e folura e saj me xhestikulacione, tamam si njė spikere televizioni. "Nė kuadrin e festės sė 65-vjetorit tė radios ndjehem e mikluar nga fati, qė jam gazetare e Radio Tiranės, e kėsaj shkolle tė madhe. Kėnaqėsinė mė tė madhe e kam ndier kur ne ishim i vetmi zė komunikimi me bashkėatdhetarėt tanė kosovarė, tė cilėt ishin tė mbyllur nga dhuna serbe. Letrat pirg dhe telefonatat e tyre ishin njė lutje e heshtur qė tė merrnin vesh se ēfarė bėhej nė Kosovė, nė atdhe, nė Shqipėri. Ky ishte obligimi ynė moral", - tregon ajo. Ajo ka publikuar edhe disa libra me intervista dhe jetė njerėzish, me tė cilėt ėshtė njohur gjatė udhėtimeve tė shumta, jetė personalitetesh me jetė shqiptare dhe intimitete qė asnjėherė nuk kanė ngurruar t'ia thonė hapur, si njė mikeje tė mirė.

    Radio Tirana sot nė sytė e spikereve
    "Mė duket se tani jemi kthyer nė njė Radio Tirana qė na dėgjon vetėm Tirana. Ne nuk arrijmė tė sjellim shqetėsimet e tė gjithė njerėzve nė mikrofonin tonė. Ne mundoheshim atėherė t'i pėrcillnim dėgjuesit atė qė duhet thėnė nė shumė pak minuta. Ndėrsa, e ndjenim veten me pėrgjegjėsi tė madhe, sot ta lenė mikrofonin edhe pėr tetė orė dhe tė thonė ta mbushėsh, po ēfarė mund t'u thuash njerėzve pėr tetė orė me radhė? Unė vė re qė tani ēmohet shumė e reja dhe jam dakort, sepse ėshtė prurje idesh, por eksperiencėn nuk ta mėson askush. Atė e fiton ngadalė nė jetėn tėnde. Emision pas emisioni, ne kemi mbushuar atė qė ne e quajmė arshivėn e radios. Unė e dua shumė radion dhe mė vjen keq tė them se arshiva ėshtė katandisur pak keq. Tė mendosh qė ėshtė ajka, ėshtė "A-ja" e radios. Kemi kėngė tė kėnduara nga njerėz qė sot nuk janė mė, por qė kanė qenė brilantė. Kemi zėrin e Naim Frashėrit e tė tė tjerėve. Dėgjuesit kanė nevojė pėr gjėra qė i vlejnė, jo pėr telefonata pa fund tė mbushura e dokra. Ėshtė shumė e rėndėsishme atė qė mund tė japė njė radio dhe unė shoh qė sot ka njė shkapėrdredhje. Ka shumė prurje, ka sasi, por cilėsia mungon. Qė tė merresh dhe tė bėsh diēka cilėsore do kohė dhe do shumė punė", - tregon Liljana Shanto. Tė njėjtėn shije i ka lėnė radioja edhe Suzanės, e cila shton se nganjėherė nė radio gjen edhe njerėz qė nuk e kanė fare vendin aty. "Sot ka njerėz tė papunė qė hyjnė nė radio, sa pėr t'u marrė me njė punė. Por gazetaria ėshtė profesionalizėm, art, pasion", thotė Suzana.

    Si u krijua radioja e parė shqiptare nė 1938
    Mė 28 nėntor 1938 u pėrurua radioja e parė shqiptare. Drejtori i parė i radios shqiptare ka qenė Gjergj Bubani, i cili u thirr nė Tiranė nė vitin 1936, sė pari si kryeredaktor i gazetės sė pėrdishme "Drita", me drejtor Zoi Xoxen. Radioja kishte nė fillim vetėm dy dhoma tė vogla brenda ndėrtesės sė Bashkisė. Fillimisht u krijua kori i vajzave, mes tė cilave Nermin Vlora, Viktori Xhaēka, Nafije Rivanteri (Poradeci), Bardhyle Katundi, Evanthi Zoraqi. Jorgji Truja drejtonte korin dhe kėndoi nė mikrofonin e Radio-Tiranės nė ditėn e pėrurimit, sė bashku me Marije Krajėn. Emisione tė tjera ishin "Ora gazmore", drejtuar nga humoristi Pjetėr Gjini, "Kėshillat e mjekut", me mjekun Sulēebegu, "Ora letrare", e drejtuar nga Myzafer Xhaxhiu, "Emisioni i fėmijve", ku transmetoheshin pėrralla popullore. Por njė nga emisionet mė tė preferuara tė radios ishte kėnga popullore, me kėrkesa dhe letra tė dėrguara nga dėgjuesit. Qėllimi ishte i thjeshtė, tė pėrhapej dhe tė njihej kėnga shqiptare. Nė mikrofonin e radios kėnduan ata qė do tė bėheshin mė vonė idhuj pėr talentin dhe zėrin e tyre. Ndėr mė tė njohurit Tefta Tashko, Kristaq Koēo, Merita Sokoli, Viktori Xhaxhka, Fifi Ishmi, Liza Vorfi, Zihni Berati, Behije Ēela, tė shoqėruara nė piano nga Lola Gjoka.
    Sipas kujtimeve tė njerėzve qė kanė jetuar nė atė kohė radioja shpėrndante gjithandej muzikė poullore dhe ishte njė moment delikat pasi fashistėt italianė pushtuan Shqipėrinė. Drejtori nė atė kohė dha dorėheqjen, por sėrish u detyrua tė kthehej nė postin e tij dhe tė sillte nė Shqipėri edhe familjen, qė ndodhej nė Bukuresht. Kur Shqipėria u pushtua nga nazistėt gjermanė, gestapoja e kuptoi se Radio-Tirana ishte kthyer nė njė strehė tė antifashistėve dhe mė 18 tetor 1943 arrestoi gjithė personelin e Radio-Tiranės. Personeli do t'i dorėzohej skuadrės sė pushkatimit, por nė ēastin e fundit, u la qė ky problem tė zgjidhej mė vonė. Ndėrtesa e Radio-Tiranės, nė atė kohė ndodhej atje ku sot ėshtė Instituti i Kulturės Popullore, nė rrugėn e Kavajės.

    Kush ishte zonja e parė e radios shqiptare?
    Kaliopi Nushi e kishte emrin, por tė gjithė e thėrrisnin Zonja. Lindi nė Vuno, nė vitin 1905. Kishte emigruar nė Francė shumė e vogėl. Nė moshėn 18- vjeēare, familja e saj u kthye nė Shqipėri. Shkon nė Vlorė, ku punon me disa misionare franceze dhe njihet me bashkėshortin e saj, Nesti Plasarin. Shkuan nė Korēė, ku ajo punonte si mėsuese nė shkollėn fillore. Pas disa vjetėsh u rikthyen nė Tiranė. Dhe mė 28 nėntor 1938, ajo ishte gruaja e parė qė u vendos para njė mikrofoni pėr tė pėrshėndetur nė radio. "Mirėdita, kjo ėshtė Radio-Tirana", kėshtu e mbajnė mend bashkėkohėsit, si njė grua me timbėr tė veēantė tė zėrit tė saj, ishte njė spikere e shkėlqyer. Vazhdoi tė jepte lajme nė radio edhe gjatė pushtimit italian dhe atij gjerman. Nė rolin e spikeres, ajo vazhdoi deri nė korrikun e vitit 1943, kur shau gjermanėt dhe pas asaj fjalie, ajo u largua nga radioja. Ajo u rikthye nė Tiranė vetėm pas mbarimit tė luftės. Por nuk ishte folėsja qė raportoi ēlirimin e Tiranės. Iu rikthye punės nė radio, ku tė gjithė i thėrrisnin "Zonja" dhe mė tė rinjtė besonin se ajo quhej "Zonjė" dhe jo se thirrej kėshtu pėr respekt. Ajo ishte spikerja kryesore e lajmeve deri nė vitet '60-tė. Mė pas, pasi puna u shtua, ajo vazhdoi tė ishte spikere e lajmeve nė frėngjisht, derisa doli nė pension.

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •