Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Anastas Lula

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Anastas Lula

    nga Gazeta 55

    ----------------


    Me rastin e 60-vjetorit tė vrasjes

    Vrasja e pabesė e Anastas Lulės, prologu i njė diktature

    * Komiteti Qendror i Partisė, nuk ishte veēse njė etiketė dhe Komiteti Qendror i vėrtetė ishin Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha

    Sadik Premtaj, kujtime

    * "Anastas Lulo me shokė janė aktivė, shumė tė guximshėm, tepėr tė palėkundur dhe qėndrojnė si burrat... ndėrsa Miladini me shokė, si pulat"

    Mihal Duri, "Hero i Popullit"

    *Anastas Lulo ishte vetėm 27 vjeē kur e vranė pa gjyq, pabesisht. Ishte nė moshėn e dhėndėrrisė. Ishte varri i parė, prologu i njė diktature.

    "Jugosllavėt nuk u thirrėn tė merrnin nė dorė timonin e PKSH. Kėta nuk u thirrėn pėr t'u ngritur aq lart, qė ēdo fjalė e tyre tė bėhej ligj e direktivė."

    Nga thirrja e "Tė rinjve"

    "Anastas Lulo ishte njė personalitet politik nė grupin e tij".

    Nako Spiru

    1. Nė udhėn e luftės dhe tė utopisė

    Italiani Tomazo Kampanela arriti tė shprehė ėndrrat e tij qė shikonte nė burg, nė njė libėr qė e titulloi "Qyteti i Diellit". Ai ėndėrronte njė shoqėri ku njerėzit tė jetonin tė barabartė dhe tė bashkuar nė komunė. Endrra e tij komune, komunizmi u pėrhap nė tė gjithė botėn, duke qenė se vetė natyra njerėzore ėshtė ėndėrrimtare.

    I pari qė ndėrtoi modelin e kopshteve tė fėmijėve qė jetonin nė komunė, ishte David Rikardo nė Angli.

    Lenini nė Rusi qe i pari qė u mundua ta realizojė kėtė ėndėrr nė praktikė. Endrra komuniste e pas vitit 1944, kapi gati gjysmėn e botės, pėrfshirė edhe Shqipėrinė.

    Pėr afro 70 vjet, njerėzimi pa nė praktikė veprėn e Tomazo Kampanelės, komunizmin, dhe tė atyre qė e pasuan mė vonė tė shndėrruar nė krim, dhunė dhe terror, njė botė antihumane.

    Idetė e para tė komunizmit arritėn nė Shqipėrinė e prapambetur mė 1920, u pėrhapėn mė 1924 dhe morėn njė formė tė organizuar nė celula dhe grupe klandestine, nė vitet 30. Rol nė jetėn shoqėrore patėn grupet komuniste tė Korēės, tė Shkodrės dhe ai i tė "Rinjve".

    Shumė pak shqiptare e dinė se Perlat Rexhepi, Kastriot Muēo, Vojo Kushi, Sadik Staveleci, Muharrem Llanaja, Pleurat Xhuvani ishin anėtarė tė grupit komunist tė "Tė Rinjve" dhe ata ranė dėshmorė me emrin e udhėheqėsit tė tyre, Anastas Lulo.

    Shumė pak shqiptare e dinė se Llazar Zai Kundo, Sinan Gjoni, Pali Terova, Mynyr Xhindi, Neki Hoxha, Fejzo Gjomema, Vllas Arapi, Naun Handro, Qazim Prishtina, Kozma Naska, Feta Ekmeēiu, etj, tė zhdukur mizorisht prej bandės sė Enver Hoxhės, Mehmet Shehut, Hysni Kapos e Shefqet Peēit, ishin anėtarė tė grupit komunist tė "Tė Rinjve" dhe adhurues tė asaj fytyrės simpatike tė Anastas Lulės.

    Shumė pak shqiptarė e dinė se prof.dr.Kristo Frashėri, Shyret Turkeshi, Nasi Marjani, Polo Simo, Xhemal Cani, Myftar Tare, etj, kanė qenė anėtarė tė grupit komunist tė "Tė Rinjve" dhe adhurues tė Anastas Lulos.

    Shumė pak shqiptarė e dinė se Ramadan Citaku, Kadri Hoxha, gjeneral Abaz Fejzo, gjeneral Dali Ndreu, gjeneral Gjin Marku, etj, kanė qenė anėtarė tė grupit komunist tė "Tė rinjve", tė futur nė udhėn e luftės prej Anastas Lulos dhe tė eliminuar mizorisht prej Enver Hoxhės e Hysni Kapos.

    Shumė pak shqiptarė e dinė se Bedri Spahiu, Shemsi Totozani, Liri Gega, Vehbi Hoxha, Rrapo Dervishi, Arif Haso e deri tek Hysni Kapoja e Manush Myftiu, u futėn nė udhėn e Lėvizjes Antifashiste prej kryetarit tė grupit komunist tė "Tė Rinjve", atdhetarit Anastas Lulo.

    Kėshtu pra, Anastas Lulo ishte bėrė, gjatė pushtimit tė Shqipėrisė prej fashizmit italian, njė ndėr figurat qendrore tė Lėvizjes Antifashiste. Ai kishte hyrė nė duhėn e luftės pėr liri, nėpėrmjet udhės sė utopisė. Ai gjeti njė shok, njė mik si veten, Sadik Premten. Sadiku bėnte konferenca tė bukura, ishte orator dhe shumė shpejt e bėnte bashkėbiseduesitn pėr vete. Nė Labėri thonė se e hidhte nė xhep e prandaj mori edhe pseudonimin "Xhepi". Anastas Lulo mbante syze shoku me shaka i thoshin "Qorri", pseudonim qė i mbeti gjatė gjithė jetės sė tij tė shkurtėr.

    Tė dy kėta djem tė bukur, Anastasi, 24 vjeē, mė 1940 dhe Sadiku, 26 vjeē, u bėnė shumė shpejt fytyra tė dashura dhe shumė simpatike pėr rininė e kohės. Anastasi inteligjent, antifashist i orėve tė para, karakter i pakompromentueshėm, orator me aftėsi tė rralla pėr tė komunikuar me njerėzit, fitoi vendin e kryetarit tė grupit tė "Tė rinjve" dhe arriti tė ngrinte nė kėmbė nė luftė antifashiste, rininė e kohės, nė jug tė Shqipėrisė.

    Sadiku mbante vendin e nėnkryetarit. Ai pohon nė kujtimet e tij se, Anastasi mė futi nė udhėn e komunizmit. Ishin kaq tė mirė dhe kaq tė afėrt me njėri-tjetrin, saqė asnjėherė nuk u ndanė dhe nuk u pėrmendėn veēmas.

    Kjo dyshe simpatike e komunistėve idealistė, mė kujton dyshen e pandarė nacionaliste, ata dy fytyrat e bukura tė Hysni Lepenicės dhe Skėnder Muēos.

    Pėrfaqėsuesit e grupit komunist tė "Tė rinjve", Anastas Lulo, Sadik Premtja, Tahir Kadareja, Ramadan Citaku dhe Etami Nimani, morėn pjesė nė themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare, mė 8 nėntor 1941, nėn drejtimin e dy serbo-malazezėve, Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha. Kėta dy armiq tė Shqipėrisė siguruan udhėheqjen e PKSH dhe e pėrdorėn atė pėr qėllimet e vendit tė tyre.

    Pėrēarja e vendit tonė, lufta e egėr e klasave, dhuna, krimi dhe terrori, ėshtė fara qė mbolli Dushani dhe Miladini, frytet e hidhura tė sė cilės, shqiptarėt po i shijojnė dhe sot e kėsaj dite.

    Anastas Lulo dhe Sadik Premtja ishin mė liberalė nė qėndrimet e tyre dhe nė shumė mėnyra, ata kishin shfaqur se nuk mund t'i komandonte, as Miladin Popoviēi dhe as Dushan Mugosha.

    Sipas historianit Kristo Frashėri, ish-anėtar i grupit tė "Tė Rinjve": "karakteristikat qė ka dhėnė Enver Hoxha ... pėr grupin e "Tė rinjve",... nuk janė tė sakta... krerėt e grupit mendonin se, sa kohė Shqipėria nuk kishte proletariat... nuk kishte vend as pėr revolucion proletar. Ata as qė e mendonin se nė mbarim tė luftės, nė Shqipėri do tė vendosej regjimi komunist, pra diktatura e proletariatit. Veē kėsaj, anėtarėt e grupit e shikonin Bashkimin Sovjetik, jo si shembull pėr tė ndjekur regjimin e tij komunist, por si kala tė luftės kundėr fashizmit dhe si mbrojtės tė popujve tė shtypur". (Kristo Frashėri, Tiranė 2000, f.10-11)

    Grupi i "Tė rinjve" ishte gjithashtu pėr vetėvendosjen e Kosovės dhe synonte bashkimin e saj me Shqipėrinė.

    Dy udhėheqėsit e kėtij grupi, Anastas Lulo dhe Sadik Premtja, shquan mbi komunistėt e tjerė pėr aftėsi intelektuale, simpati dhe vlerėsimin qė kishin komunistėt dhe populli.

    Tė gjitha kėto dallime tė krerėve tė kėtij grupi, bėnė qė tė lindte armiqėsia e drejtuesve tė vėrtetė tė lėvizjes komuniste nė Shqipėri, Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugoshės. Kėta armiq tė Shqipėrisė, tė stėrvitur nė luftėn klandestine, grumbulluan rreth vetes njerėz ziliqarė karrieristė, tė aftė pėr tė shkelur ēdo kod moral njerėzor, si Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Hysni Kapo. Kjo bandė kriminale asgjesoi gjatė luftės dhe pas saj, tė gjithė anėtarėt komunistė tė grupit tė "Tė Rinjve".



    2.Rreth jetės sė njė idealisti dhe dėshmori tė atdheut



    Nėna e Sadik Premtes, Hasimeja pas vdekjes sė tė shoqit u martua nė Lepenicė me xhaxhanė e babait tė autorit tė kėtij shkrimi. Shtėpia jonė u bė streha e dashur e Sadik Premtes. Nė kėto rrethana, emri i Anastas Lulės, shokut tė idealit tė Sadik Premtes, ishte bėrė shumė i dashur nė shtėpinė tonė.

    Sadik Premtja, njė shok, njė vėlla njė bashkėluftėtar i Anastas Lulės, e pėrshkruan kėshtu atė:

    "Nė vitin 1934, mė bie nė dorė njė broshurė e Kroptkinit. Fillova tė zbuloj njė botė tė re, me njė entuziazėm tė paparė. Nė kėtė kohė njoha Anastas Lulėn, bashkėnxėnės nė Institut, tė cilin e kisha ndeshur aty shumė herė. Unė nuk e dija se ai ishte komunist. Ai mė kishte studiuar... Anastas Lulo vinte nga pėrēarja e njėrit prej tre grupeve komuniste tė vendit... Grupi i komunistėve shqiptarė, nga ku e kishte prejardhjen Anastas Lulo, ishte krijuar nė Moskė, mė 1928, dhe ishte njohur e pranuar nga Internacionalja. Ky ishte grupi i Korēės... Anastasi mė shpjegonte marksizmin, mekanizmat e shfrytėzimit, luftėn e klasave, tiparet e feudalizmit... Ai mė ka folur shumė pėr BRSS, pėr Revolucionin e Tetorit... Ndėrkohė, ne filluam tė rekrutojmė tė rinj studentė, liceistė, vajza nga Instituti Femėror. Gjatė viteve 1935-1936, Anastas Lulo, Sadik Premte, Sadik Staveleci dhe Qazm Prishta, formojnė celulėn e parė komuniste... Pėr njė kohė tė shkurtėr ne u bėmė me dhjetėra, duke u organizuar nė celula, 3 dhe 5 anėtarė... Pas pushtimit, militantėt tanė mė tė mirė u dėrguan nė krahina tė ndryshme tė vendit, pėr tė propaganduar kundėr pushtimit dhe pėr tė krijuar bėrthana tė rezistencės. Mė kujtohet se gjatė kėtyre muajve, kam pėrshkruar me kėmbė tė gjitha fshatrat e krahinės sė Vlorės... Nė fillim tė viteve 40, kur jamnjohur me Enver Hoxhėn, nuk kishte autoritet politik ndėr komunistėt. Miladini ishte stalinist i vėrtetė... Ai u tatoi pulsin tė gjithėve, por mė servili ishte Enver Hoxha...

    Kėshtu e pėrshkruan Sadik Premtja shokun dhe bashkėluftėtarin e tij, Anastas Lulėn.

    Anastas Lulo ishte njeri nga 8 fėmijėt e Rafailit dhe Vasilikės, nga Shalėsi i Kolonjės, kishte lindur mė 1916. I ati ishte nėpunės gjykate dhe e ėma, shtėpiake. Nė familje, Anastasi mori mėsimet e para tė atdhetarisė. Pas arsimit fillor, ai u dėrgua nė Shkollėn Teknike Amerikane nė Tiranė.

    Ai ra shpejt nė kontakt me idetė komuniste, duke qenė njė shpirt i bukur, i pėrqafoi ato. Aftėsitė e tij natyrore, si inteligjenca, aftėsia pėr tė hyrė nė marrėdhėnie me njerėzit, dėshira pėr njė botė mė tė mirė dhe bindja se bota mund tė ndryshojė, e bėnė atė anėtar tė grupit komunist tė Korēės. Ishte i respektuar dhe i vlerėsuar nga tė gjithė.

    Formimin e vėrtetė si luftėtar pėr njė botė tė re, ai e arriti nė Shkollėn Teknike nė Tiranė. Kjo vatėr e kulturės shqiptare, ka pėr tė lėnė gjurmė tė thella nė karakterin dhe formimin kulturor tė tij. Duke qenė nxėnės i shkėlqyer i Shkollės Teknike "Harry Fultz", ai u edukua me ide liberale perėndimore dhe atdhetare. Natyra ėndėrrimtare, shpirti i bukur prej poeti, dėshira pėr t'i parė njerėzit tė barabartė dhe qė tė mos vuanin, e futi atė nė duhėn ėndėrrimtare tė komunizmit.

    Gjatė viteve 1034-1935 dhe mė vonė, nė atė shkollė kishin njė pėrhapje tė gjerė idetė e komunistėve. Njė ndėr aktivistėt mė tė shquar tė kėtyre ideve, ishte Anastas Lulo. Anastasi krijoi celula komuniste me nga 3 dhe 5 veta.

    Veprimtaria e celulave kufizohej nė punėn edukative. Lexonin libra, pėrkthenin nė shqip vepra tė Marksit, Engelsit, Leninit dhe tė Trockit.

    Siē dihet nga historia, grupet komuniste nė atė kohė, nuk kishin lidhje dhe bashkėpunim.

    Anastas Lulo, me zotėsitė dhe aftėsitė e tij, rekrutoi nė grupin e tij njerėz qė do tė linin emėr tė mirė nė Lėvizjen Antifashiste, si Sadik Staveleci, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Qazim Prishtina, Fezo Gjomema, Pali Terova, Nasi Marjani, Neki Imeri, Muharrem Llanaj, etj.

    Pushtimi fashist i vendit vuri para bijve tė kėtij populli, detyrėn e luftės pėr liri. Njė ndėr tė parėt qė dėgjoi zėrin e atdheut tė tij, ishte edhe biri i Kolonjės trime, Anastas Lulo. Hamit Keci, anėtar i kėtij grupi, oficer madhor, e pėrcakton kėshtu punėn dhe luftėn e Anastasit nė atė kohė "ishte i ri, inteligjent, atdhetar, zemėrflakė, qė bashkė me shokėt e grupit tė tij iu kundėrvunė Enver Hoxhės dhe padronėve tė tij, Miladinit dhe Dushanit, qė nė fillim... Ai ishte gojėėmbėl dhe bėnte pėr vete atė me shkollė dhe atė pa shkollė, tė moshuar dhe tė rinj... Nė demonstratat e 1 dhe 2 prillit 1939, nė ato vė vitit 1940 e vazhdimisht, ai ishte nė ballė tė luftės pėr liri...

    Pas pushtimit fashist, sidomos gjatė viteve 1940 dhe 1941, grupi i "Tė Rinjve" u shtua me anėtarė tė rinj, qė si qėllim kryesor kishin luftėn pėr liri. Nė formimin dhe zgjerimin e kėsaj rezistence, vendi i parė i nderit i takoi kryetarit tė kėtij grupi, djalit sypatrembur, Anastas Lulės.

    Nėnkryetari i kėtij grupi, Sadik Premte, e kujton kėshtu atė kohė "kur mblidheshim tė gjithė, merrja fjalėn, denoncoja pushtimin dhe bėja thirrje pėr luftėn ēlirimtare ... Mbledhja kishte pėr detyrė tė rekrutonte tė rinjtė mė luftarakė dhe tė vendosur pėr tė rrokur armėt..

    Pavarėsisht nga kjo punė e madhe qė bėhej pėr tė ngritur popullin nė luftė, Anastas Lulo vinte re me keqardhje, se pa u bashkuar grupet komuniste, nuk mund tė arrihej fitorja mbi armikun. I shtyrė nga ky mendim, Anastas Lulo, mė 1941, bėri njė pėrpjekje pėr t'u bashkuar me grupin e Shkodrės, por pa sukses. Mė vonė, ai i bėri thirrje grupit komunist tė Korēės, pėr krijimin e njė Partie Komuniste Shqiptare, pasi Shqipėria ishte i vetmi vend nė Evropė qė nuk kishte Parti Komuniste.

    Nė kėto rrethana, Anastas Lulo dhe Sadik Premtja iu drejtuan disa komunistėve kosovarė qė studionin nė Shkodėr e Tiranė, dhe u kėrkuan atyre ndihmė pėr tė krijuar Partinė Komuniste Shqiptare.

    Pas shumė aksioneve antifashiste, vijmė mė 8 nėntor 1941, ditėn e themelimit tė PKSH. Sadik Premtja e kujton atė ditė "Secili nga tre grupet pėrfaqėsohej nga 6 delegatė, pa pėrfshirė dy tė dėrguarit e posaēėm tė Partisė Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha... Kur arritėn te ēeshtja e caktimit tė Komitetit Central, M.Popoviēi kėrkoi tė jepej karta e bardhė, qė ai tė zgjidhte anėtarėt mbi bazėn e listave tė paraqitura nga tė tre grupet...

    Kėshtu pra, pėrpjekjet e atdhetarėve si Anastas Lulo, iu lanė nė dorė armiqve tė Shqipėrisė, tė cilėt formuan njė bandė kriminale, me nė krye Enver Hoxhėn, Mehmet Shehun e Hysni Kapon, tė cilėt me zjarr dhe me hekur vendosėn nė Shqipėri njė diktaturė tė egėr, qė e sundoi popullin pėr afro 50 vjet.

    ----------- gaz 55 ----------

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    4
    Dicka nuk kuptoj une.Qe Enveri dhe shoket e tij ishin te keqinj kurse Anastas Lulo me shoke ishin atdhetare.Ti brari thua qe komunizmi eshte i keq kurse Anastas Lulo qenka njeri madh.Tani o eshte komunizmi i mire ose edhe Anastas Lulo ishte kriminel sic i quan ti vete komunistat
    keshtu foli zarathustra

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-03-2012
    Postime
    1
    Po te thellohesh pakez, do te kuptosh qe ka ndryshim midis komunizmit idealist (komune, familje, bashkesi) dhe DIKTATURAVE komuniste, te cilat nga etja e verber per pushtet shperdoruan idealet dhe besimin e njerezve tek nje bashkesi miredashese.

    Ju lumte dora per kete artikull!

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga jimmy84 Lexo Postimin
    Dicka nuk kuptoj une.Qe Enveri dhe shoket e tij ishin te keqinj kurse Anastas Lulo me shoke ishin atdhetare.Ti brari thua qe komunizmi eshte i keq kurse Anastas Lulo qenka njeri madh.Tani o eshte komunizmi i mire ose edhe Anastas Lulo ishte kriminel sic i quan ti vete komunistat
    ia ke gjetur diagnozen do(bi)ēit - ai eshte redaktor me fari balline, ngarkuar nga udheheqja e re me ne krye salijevin, per te revizionuar historine e partise komuniste, per ti thene ketij populli se komunizmi ishte nje gje idealisht madheshtore, por disa e shtremberuan, ndaj edhe nuk u aplikua korrektesisht.

    pra, keta zagare b/puntor vullnetar 80 leksha, duke filluar me do(bi)ē e ball e iē te tjere kerkojne te justifikojne salijevin ne mbajtjen e postit, po ashtu dhe te vijojne te bejne si para-ardhesit e tyre, per ta bere Shqiperine prone te nomenklatures se vjeter xhahilo-kapo-hoxhe-gjoniste dhe asaj te re salijev-nanothans-shtangiste ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    tani edhe komunist edhe njeri i mire nuk shkon,,,,,,,,,,komunisti asht ateist (pa fe), nuk pranon fatin e njeriut, nuk pranon hiearkine, asht ziliqar, asht perkrahes i devizes sataniste "kjo bote nuk asht e drejte"

    komunist dhe Atdhetar asht gafe,,,,,,,,,,,komunisti i vertete nuk ka atdhe , bile as familje

  6. #6
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Jo jo mos i ndryshoni gjenat para syve. Brari kur nuk ka thene se komunisti e komunizmi jan te mire. Vetem se ju shpalosim kujtime te ideolave tuaj si perfuneduan, duke u marr me shanaetazhe e shpifje kunder shqypetareve kundershtar e duke i sherbye partis miladino-enveriane! E njeta gje iu pret dhe juve mbetejes ati sistemi rusosllav. Jeni duke kafeshu njeni tjeterin vetem pse sju ecin shanetazhet e rrenat alla envero-titiste, shpif perqaj shanetazho e vra mbase shpine. Jeni te njetit brum po tju jepet rasti nuk hezitoni me vra e djege. Si ta hapni gojen ju del ajo cfare e keni ne shpirt e zemer!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2006
    Postime
    68
    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    tani edhe komunist edhe njeri i mire nuk shkon,,,,,,,,,,komunisti asht ateist (pa fe), nuk pranon fatin e njeriut, nuk pranon hiearkine, asht ziliqar, asht perkrahes i devizes sataniste "kjo bote nuk asht e drejte"

    komunist dhe Atdhetar asht gafe,,,,,,,,,,,komunisti i vertete nuk ka atdhe , bile as familje
    pappapaapa sa i keq koka Komunisti, nuk pranoka hierarkine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Naturalist_al : 05-04-2012 mė 06:54

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo tema me komunist e me njeri e me atdhetari.. do pak koncentrim..

    e kur te kem kohe.. do u a hap syte..

    por nje gje eshte e pandryshueshme.. se banda terroriste ne krie te ushtris partizane.. (keshtu e ka quajtur i madhi Lame Kodra) nuk e kish te drejten nga askush te vrase ne pabesi revolucionarin Anastas Lula..

    Me vrasjen e tij fillon qarte ajo vije e felliqur Krimanale e PKSH dhe PPSH-se qe vazhdon sot nga Seli roza e Edvin ruc Klos gjinushve..

    Pik..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-04-2012 mė 09:12

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 01:22
  3. Kontributi i Kryepiskopit +Anastas ne ushqimin e tolerances fetare
    Nga ilia spiro nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 07-05-2011, 07:18
  4. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  5. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2007, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •