Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    angelfire Maska e ardit 2
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    where I wasn't before
    Postime
    31

    pergjimi i telefonave dhe e-mailit.

    Keto dite shqiptaret, si te mos u mjaftonin sa e sa te keqia te tjera nen te cilat po vuajne aq sa nuk mund te thuhet, mesuan edhe "sihariqin e bukur" se, pasketaj do te pergjohen, sa nepermjet telefonave celulare aq dhe nepermjet postes elektronike. Ne veshtrim te pare nje veprim i tille duket si mase paraprake per t'u mbrojtur sa te jete e mundur nga terrorizmi qe aktualisht po behet nje rrezik i madh nderkombetar. Njekohesisht, nepermjet ketij lloj pergjimi, pritet te kete suksese te dukshme ne luften kundrejt korupsionit dhe krimit ekonomik qe, per jeten shqiptare eshte bere po aq i rrezikshem e kanoses sa edhe terrorizmi. Por, nga pergjuesit dhe pergjimi, do te perjashtohen Presidenti i Republikes, Kryeministri dhe deputetet. Kurse shtetasit e tjere, duke perfshire te gjithe kryetaret e partive politike, ministra e zevendes ministra, pa asnje perjashtim, do te ndihen vazhdimisht te fyer dhe te kercenuar nga ky lloj pergjimi qe, si derri e fut nocken neper plehra per te gjetur ushqimin e tij, do te fusin hundet ne jeten private dhe intimitetin e shtetasve shqiptare duke degjuar bisedat e tyre telefonike a duke lexuar posten elektronike. Si ta quajme kete? Sukses te policise se fshehte me emrin SHISH qe, per rastesi na e sjellka ndermend kamen me te njejtin emer, apo pa aftesine e ketij sherbimi per ta bere punen e tij prandaj kerkon qe, me menyra te tilla te thjeshta dhe me shume shpenzime, ta kryeje ate? Per me teper, dikush nga ideatoret dhe zbatuesit e ligjit mbi pergjimin, te nje kronike televizive, i pyetur se ky veprim do krijonte probleme per shume qytetare, u pergjegj se do te ruhej sekreti dhe se, shkelesit e ketij sekreti do te pergjigjeshin penalisht. E kujt ia shet keto profka ky derrezi, kur tashme dihet prej te gjitheve se ne Shqiperi kane dale sheshit, si ujrat e zeza rrugeve te Tiranes, edhe sekretet me te rendesishme shteterore, pa iu futur gjemb ne kembe kurkujt? Kujt perpiqet t'i hedhe hi syve ky i shkrete, kur ne Shqiperi ka krime te rende dhe te panumert, autoret e te cileve as nuk jane kapur dhe as nuk jane ndeshkuar? Si pasoje, cilit do t'i binte ndermend te merrej me autorin e nxjerrjes se ketij sekreti kur rastesisht, nepermjet pergjimit te telefonave dikush nga pergjuesit meson se, gruaja e nje mikut te tij paska nje te dashur dhe, kete gje ai ia tregon mikut te vet?!

    Sidoqofte, kur ashtu si shume te tjere edhe une mesova se pergjimi i shtetasve do te behej ne mase, me erdhen ndermend "buburrecat" qe sigurimi i shtetit dikur, i vendoste nen tryezat e mjediseve si te hotel "Dajti" dhe te hoteli tjeter qe, prej tiranasve quhej pesembedhjetekateshi, te te cilet zakonisht rrinin njerez me poste te rendesishem, parallinj, apo edhe te huaj. Ashtu si m'u kujtuan ata mjerane te pa princip e pa moral qe, te quajtur prej popullit tetedhjeteleksha ngaqe aq paguheshin per punen e ndyre, i zgjasnin vesh-_gado per te kapur ndonje fjale antipushtet e thene qofte edhe prej nje te dehuri, dhe per ta denoncuar me pas ate fatkeq ne te ashtuquajturat organe kompetente. Une nuk di te kete ndonje rast tjeter ne boten demokratike qe te ligjerohet pergjimi ne mase. Kjo ndodh vetem ne vendet diktatoriale. Mos valle nje lloj diktature e kamufluar, ne emer te mbrojtjes nga terrorizmi dhe te luftes kunder korupsionit, po fillon ta nxjerre koken serish? E cfare nuk pritet te ndodhe ne kete Shqiperi te drobitur sa kohe ate vazhdojne ta drejtojne njerez qe kurre nuk e kane dashur dhe kurre nuk kane menduar as per te e as per popullin, por vetem e vetem te pasurohen sa ne kurriz te popullit te shkrete aq edhe ne shpinen e saj te kerrusur nga hallet dhe varferia.

    Perse pikerisht perjashtohen deputetetet, keta te zgjedhurit prej popullit, mbi te cilet mjerisht, here drejtperdrejt dhe here terthorazi, sa ne shtyp aq edhe ne menyre te nderthurur mes tyre, ka aq shume akuza per korupsion, kontrabande dhe afera mjaft te dyshimta? Kur ujqerit i kemi perballe, perse te perpiqemi te fshehim gjurmet e tyre dhe te hedhim mjegulla dyshimi per tufen e dhenve e cila mezi sa ushqehet me barin e thate dhe te paket? Kujt i sherben ky lloj pergjimi, kujt? Kam mendimin se me veprime te tilla pergjimi dhe spiunimi, dhunohet personaliteti i shtetasve tane, shkelet me te dyja kembet e fshehta e korespodences per te cilen, me sa di, ka edhe nje ligj, ashtu si shkelen edhe te drejtat e njeriut. Shqetesimi im, me teper se personal, eshte qytetar. Telefonin tim le ta pergjojne kur te duan dhe sa te duan, sepse eshte telefoni i nje njeriu te lene qellimisht pa pune, bisedat e te cilit sillen rreth halleve te tij . Por nuk mund te qendroj indiferent kundrejt nje veprimi kaq pa moral dhe kaq pa princip te shtetit ndaj shtetasve te tij. sa fyese dhe poshteruese eshte qe, ne intimitetet dhe te fshehtat e tua, te fusin syte e kureshtjes dhe hundet e pista disa persona te cilet, jo vetem nuk kane te bejne fare as me ty dhe as me te afermit e tu.

    Ne luften kunder terrorizmit ne Amerike, ne kete vend i cili, me tepr se cdo vend tjeter eshte i kercenuar nga ky fenomen, mos valle pergjohen bisedat e milionave amerikaneve, apo lexohet leterkembimi i tyre ne posten elektronike? Natyrisht qe jo. Sepse atje, ashtu si ne cdo vend tjeter demokratik, lejohet vetem pergjimi i personave te dyshuar. Dhe kjo behet me nje vendim te prokurorit. Ndersa ketu te ne, per ta lehtesuar punen e policise se fshehte dhe kushedi se per c'qellime te tjere, perdoren te tille marifete. Gje qe do ta quaja jo normale.

  2. #2
    angelfire Maska e ardit 2
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    where I wasn't before
    Postime
    31
    Juristi: “Pėrgjimet, ja rreziku i abuzimeve” - Pėrgatiti: M. H.


    Pa shumė bujė, mė datėn 5 dhjetor u miratua nė Parlament projektligji “Pėr pėrgjimin e telekomunikimeve”. Dalja e kėtij ligji vjen nė njė kohė kur mungon spektri normativ i domosdoshėm pėr shėrbimet informative nė fushėn e pėrgjimeve. Juristi Ilir Ēepani thotė se “… drejtimi me akte nėnligjore pėr pėrdorimin e pėrgjimit rrit rrezikun qė rregulla tė tilla tė cenojnė tė drejtat kushtetuese pėr lirinė publike tė qytetarėve”.
    “Pėrgjimi, si dhe kontrolli i fshehtė i korrespondencės postare apo elektronike, lidhet me Kushtetutėn (Neni 17 dhe 36 ) si dhe Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut ( Neni 8 i Konventės ). Sipas legjislacionit, procedurialo-penal, pėrgjimi lejohet vetėm kur ekzistojnė shkaqet ligjore, tė parashikuara nga nenet 221-226 tė Kodit tė Procedurės Penale. Meqenėse pėr pėrgjimin gjatė procesit hetimor vepron njė ligj organik me karakter kushtetues, siē ėshtė ky kod, atėherė ēdo ligj tjetėr qė lejon autoritetet policore gjatė fazės sė punės informative tė pėrdorin pėrgjimin, duhet tė trajtohet dhe miratohet nė Parlament me procedurat e njė ligji kushtetues me tre tė pestat dhe jo si njė ligj i thjeshtė. Votimi i thjeshtė i bėrė mė datėn 5 dhjetor bie nė kundėrshtim me rregullat kushtetuese qė garantojnė paprekshmėrinė e tė drejtave tė njeriut nga abuzimet policore tė pushtetit me qytetarėt dhe komunitetin nė tėrėsi”, - thotė juristi. Mė poshtė ai shton: “Mė e keqja ėshtė se nė kėtė akt normativ tė ri tė 5 dhjetorit nuk pėrcaktohen qartė se kur shėrbimet sekrete kanė tė drejtė tė pėrgjojnė njė qytetar.” Mendimi i juristėve ėshtė se percaktimet nė nenin 3 tė kėtij ligji nė pikat “subjekt pėrgjimi”, si dhe neni 5 “E drejta pėr pėrgjim” nuk janė aspak tė plota dhe nuk u referohen rrethanave tė parashikuara nė nenet 221-226 tė Kodit tė Procedurės Penale. Nė kėtė kod thuhet shprehimisht: “...lejohet tė bėhet pėrgjimi i bisedimeve vetėm kur procedohet pėr kėto figura veprash penale: 1 - Krime me dashje, pėr tė cilat parashikohet dėnim me burgim jo mė pak se 5 vjet ; 2 - Krimet qė lidhen me armėt dhe lėndėt plasėse, me substancat narkotike dhe me kontrabandėn. Ėshtė e qartė se mospėrcaktimi i shkaqeve ligjore nė kėtė akt normativ tė rėndėsishėm mund tė lėrė shteg pėr abuzime tė ndryshme.
    Legjislacioni dhe praktikat policore evropiano-perėndimore: gjerman, francez, austriak etj., me shkaqe ligjore nėnkuptojnė materialet e mjaftueshme ligjore gjatė fazės informative qė tregojnė dyshime tė forta: pėr ekzistencėn e njė sulmi tė mundshėm tė rrezikshėm, qė kėrcėnon jetėn, shėndetin e pronėn e qytetarit nga likuidimet fizike si dhe pengmarrjet apo dėmtimin e shkatėrrimin e pronės. Gjithashtu, kur nga aktet e dhunshme mund tė vijnė pasoja pėr rendin kushtetues e sigurinė publike. Pėrgjimi lejohet edhe kur ndodhemi pėrpara dyshimeve tė forta qė lidhen me ekzistencėn dhe veprime konkrete tė bandave e organizatave kriminale.
    Pa kėto shkaqe ligjore nė asnjė vend europiano-perėndimor ligjvėnėsit nuk lejojnė pėrgjimin nga autoritet e shėrbimeve sekrete policore.
    (Shekulli)

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Muajin e kaluar kur isha ne France, atje ne disa gazeta ditore lexova nje shpallje ku kerkohej nje punetor/e, per nje kompani te caktuar, ku detyra e saj/tij do te ishte qe te lexon cdo email (dėrgim/pranim), te cdo punetori/e qe qarkullon brenda ne kompani. Dmth detyra e saj ishte qe te shikon se kush jane ato punetoret qe nxjerrin jashta kompanise informatat sekrete nepermjet emailit. ( )

    Po ju a e keshit pelqej nje pune te tille? Te jeni lexues te e-postes se dikujt tjeter?
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Muajin e kaluar kur isha ne France, atje ne disa gazeta ditore lexova nje shpallje ku kerkohej nje punetor/e, per nje kompani te caktuar, ku detyra e saj/tij do te ishte qe te lexon cdo email (dėrgim/pranim), te cdo punetori/e qe qarkullon brenda ne kompani. Dmth detyra e saj ishte qe te shikon se kush jane ato punetoret qe nxjerrin jashta kompanise informatat sekrete nepermjet emailit. ( )

    Po ju a e keshit pelqej nje pune te tille? Te jeni lexues te e-postes se dikujt tjeter?

    Nje nder llojet e spiunazhit eshte dhe spiunazhi teknologjik.
    Firmat e medha investojne miliona €, vite te tera kohe per te nxjerre ne drite zbulime me vlera te larta dhe per kete ata patentohen qe ta mbrone zbulimin.
    Mirepo gjate kohes qe punohet per kete, kompanite konkurente nuk lene mjet pa perdorur qe te blejne zbulimin ose te bejne te mundur deshtimin e konkurentit.
    Nje nder detyrimet e vendit te punes eshte ruajtja e sekreteve te firmes.
    Rozenberget ne Amerike u ulen ne karrike elektrike vetem se dhane sekretet e bombes berthamore tek ish-BRSS-ja.
    Asgje nuk ka per t'u cuditur.

Tema tė Ngjashme

  1. Pergjimet: Bie miti i Telefonave Celulare mbi pergjimet
    Nga news24 nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 09:25
  2. Nė Shqipėri ėshtė krejt i mundshėm pėrgjimi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 17:42
  3. Sisteme Operativė: M$ Windows si mjet pėrgjimi
    Nga Tini- nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 06:24
  4. Si pėrgjohen politikanėt shqiptarė me anė tė telefonave celularė
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-04-2004, 21:01
  5. Nano pergjon telefonat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2004, 03:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •