Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Alban
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Prishtne
    Postime
    143

    Arrow Pavel Nedved lojtari me i mir i Juventusit dhe ÇEKIS

    Qka mendoni per Nevdedin. Une mendoj qe eshte lojtari me i mir i junetusit dhe po ashtu i Czech Republic dhe mendoj qe do te fitoj edhe me Juventusin Ligen e kampioeve dhe po ashtu me Çekin kampionatin Euro 2004

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nje nga lojtaret me te medhenj qe kame pare kohet e fundit.
    Lojtar qe jep edhe shpirtin ne fushen e lojes.Nedved,me kujton pak lojtaret e se kaluares qe luanin per fanellen.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Me mbahet mend ndeshjen me realin e madritit ku mori karton te verdhe dhe nuk mund te luante dot ne finalen me Milanin dhe filloi te qante ..........
    Eshte nje nga lojtaret me te mire per mua
    Prap qendron qe une jam me Milanin

  4. #4
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    uuuuuuuuuu poshte nedved bashke me juvetuj uuuuuuuuu

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Alban
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Prishtne
    Postime
    143
    Po te luante Nedved ne finale e vitit te kaluar me milanin krejt ndryshe do te ishte rezultati

  6. #6
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    hahahah po ja qe nuk luajti edhe finalistja eshte milani

  7. #7
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    NEDVED ËSHTË LOJTAR BOTE !!!!!

    SKA SI TA SHAJË NJERI !
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  8. #8

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Postuar më parë nga albani
    Po te luante Nedved ne finale e vitit te kaluar me milanin krejt ndryshe do te ishte rezultati

    Mbase por prap juvja kishte mundesi te jepte maksimalen edhe pa Nedved ka mjaft lojtar te mire ncncnc

    Go Milan!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Alban
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Prishtne
    Postime
    143
    Nedved eshte nr 1 per evrope me 184 vota ne vendin e 2 henry ne 138 vota dhe vendin e 3 Maldini

  10. #10
    MILANIST I KEQ Maska e Luani Kuqezi
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    238
    Ik mer ju martofsha me gjith Nedvedin!
    Qe kur erdhi te juvja eshte be lojtar koti, zileqar, hileqar, simulus, pordhac i madh.
    Ku ka lojtar qe lun me shume per fanellen sesa Maldini?
    Te gjithe kujtojne sikur Malidini nuk e meritonte topin e arte ngaqe nuk eshte cmim per karrieren. Po sikur nuk e dine te verteten qe Maldini ka per te luajtur nja 2-3 vjet te tjera, dhe cmimin e meritonte ngaqe beri vitin me te mire te karrieres me Milanin duke pasur nje mbrojtje te hekurt dhe duke fitu 3 kupa dhe duke qene nenfinalist te 2 kupave te tjera. Plus ksaj para 3 muajsh vete Nedvedi e tha qe per tu beri lojtar superstar i duhej qe te kishte perseritje dhe kontinuitet pikerisht si Maldini te cilin e quajti lojtarin me konfident dhe komplet qe ekziston, qe nuk ben asnje ndeshje te keqe. Te gjithe notat qe merr jane mbi 6,5 per cdo ndeshje, me mire se cdo lojtar.
    Plus ksaj pse nuk e pranoni qe Milani esht ndesh me juven me qindra here kohet e fundit dhe ne cdo ndeshje Nedvedi nuk ka bere ASNJE GJE. Edhe sikur te luante finalen asnje gje sdo ndodhte dhe Milani do e fitonte sic e fitoi.

    Se fundi e dime shume mire qe ky topi i arte eshte thjesht nje dhurate sponsori dhe jo gjithmon e kane fituar lojtaret me te mire.

    Go Milan
    Go Maldini!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luani Kuqezi : 01-01-2004 më 18:04
    Khan is my idle,
    Germany is my team,
    Victory is my religion!!!

  11. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    hmm dhurate sponsori kohet e fundit eshte bere ashtu se kan qene cmim prestigjoz gjithmone... kur e kam marre van basten sma merr mendja te thuash qe ka qene dhurate sponsori... pra tani keto vitet e fundit esht bere keshtu.
    Sa per fitore te gjithe thone qe e meritonte Van Nisterlooy dhe asnje tjeter mirepo ngeli tu fitu spanja, anglia ose gjermani
    topi i fundit i marre ne itali eshte ronaldo qe edhe ai e kishte prej vitit ne barcelone.

    Nesje un jam kundra asaj qe thua ti sepse ai nuk esht bere lojtare koti... madje po jep shume me teper se sa jep te lazio. ??? shpresoj mos jete ndonje substance sic pinte ravanelli me shoke dhe te jete thjesht talenti dhe fiziku i tij qe nuk vritet asnjehere nuk bie ne toke kur i behet faull dhe nuk lohet asnjehere...
    uroj qe keto cilesi te kete natyrore ... dhe vetem atehere un do them qe ai e meriton

    saper notat e maldinit ku i shef ne tgcom.it apo controinter me fal controcampo...
    nesje maldinit i ka hik koha e vet... milani ka fat qe ka nje portier te shkelqyer si dida se sa per maldinin lere fare....

    mos ke dash te thuash nesta????
    nesje

    njoni fito kepucen tjetri topin ja kshu o kjo pune
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #12
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

    Pavel Nedved - fitues i “Topit të Artë”

    Mesfushori i kombëtares çeke dhe i skuadrës torineze Juventus, Pavel Nedved, ka fituar “Topin e Artë”, e cila i jepet futbollistit më të mirë evropian, e të cilën që 48 vjet e ndan revista franceze e futbollit “France Football”, e në të cilën anketë marrin pjesë gazetarë nga 52 shtete të “kontinetit të vjetër”.

    Nedved në këtë anketë fitoi me 190 pikë, pozita e dytë i takoi sulmuesit të kombëtares së francës dhe njëherit të Arsenalit, Tierri Anri, me 128 pikë, kurse pozita e tretë, mbrojtësit të Milanit, Paolo Maldini, me 123 pikë. Ndërkohë futbollisti më i mirë i shpallur në anketën e FIFA-s, Zinedin Zidan, u rendit vetëm si i pesti, me 64 pikë. Futbollisti 31-vjeçar i Çekisë, në bisedën për kompaninë televizive franceze “Canal +”, ka pranuar se nuk ka pritur fitoren në këtë anketë mjaft prestigjioze të “France Football”-it. “E kam ditur se kush është listën e kandidatëve për këtë çmim dhe kam qenë në dijeni se jam nominuar, por nuk kam besuar se mund të fitojë”, ka theksuar Nedved. Ndërkohë i lutur të komentojë spekulimet rreth kalimit të tij eventual në Çelzi, futbollisti çek, theksoi: “Me Juventusin kam kontratë deri në vitin 2006 dhe mendoj se do ta kryej deri në fund. Në këtë jam i sigurtë, mirëpo gjithçka varet nga drejtuesit e klubit”. Nedved, i cili kohë më parë është shpallur edhe si sportisti më i mirë i Çekisë për vitin 2003, është futbollisti i gjashtë i Juventusit, i cili fitoi çmimin “Topi i Artë”.

    Ja të gjithë fituesit e “Topit të Artë” të revistës “France Football”:

    1956 - Stanlej Matjus (Angli)
    1957 - 1959 - Alfredo Di Stefano (Spanjë)
    1958 - Rajmond Kopa (Francë)
    1960 - Luis Suarez (Spanjë)
    1961 - Omar Sivori (Itali)
    1962 - Xhozef Masopust (Çekosllovaki)
    1963 - Lav Jashin (BRSS)
    1964 - Denis Lav (Skoci)
    1965 - Eusebio (Portugali)
    1966 - Bobi Çarlton (Angli)
    1967 - Florian Albert (Hungari)
    1968 - Xhorxh Best (Irlanda e Veriut)
    1969 - Xhani Rivera (Itali)
    1970 - Gerd Miller (Gjermani)
    1971 - 1973- 1974 - Johan Krojf (Holandë)
    1972 - 1976 - Franc Bekenbauer (Gjermani)
    1975 - Oleg Blohin (BRSS)
    1977 - Allan Simonsen (Danimarkë)
    1978- 1979 - Kevin Kigan (Angli)
    1980 - 1981 – Karl Hainc Rumenige (Gjermani)
    1982 - Paolo Rosi (Itali)
    1983 - 1984 - 1985 - Mishel Platini (Francë)
    1986 - Igor Belanov (BRSS)
    1987 - Rud Gullit (Holandë)
    1988 - 1989 - 1992 - Marko van Basten (Holandë)
    1990 - Lotar Mateus (Gjermani)
    1991 – Zhan Pierr Papen (Francë)
    1993 - Roberto Baxho (Itali)
    1994 - Hristo Stoiçkov (Bullgari)
    1995 - Xhorxh Uea (Liberi)
    1996 - Matias Zamer (Gjermani)
    1997 - 2002 - Ronaldo (Brazil)
    1998 - Zinedin Zidan (Francë)
    1999 - Rivaldo (Brazil)
    2000 - Luis Figo (Portugali)
    2001 – Majkëll Ouen (Angli)
    2003 - Pavel Nedved (Çeki).

  13. #13
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    ja dhe Pavel Nedved
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  14. #14
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    1971 - 1973- 1974 - Johan Krojf (Holandë)

    1988 - 1989 - 1992 - Marko van Basten (Holandë)

    Ja dy yjet e Hollandes ( duke vecuar idhullin tim Van Basten ).
    Dy Hollandezet me nga tre Topa te Arte . Fatkeqesisht Van Basten u largua ne kulmin e tij ----> se do hapte noi dyqan per shitjen e Topave te Arte sikur te kishte luajtur me teper

    Ku Nedved lojtar i mire duket , por nuk kam noi simpati te modhe per te . Edhe sa per sqarim , per sa kohe qe te luaje Davids ( Holland ) te JUVE ------> Nedved do mbetet NR 2

  15. #15
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Dues qenke tifoz i cmenur pas Hollandes me behet qejfi qe akoma Hollanda ka tifoza ne Shqiperi

  16. #16
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Besoj se fjalet tona jane te teperta.

    "Ballon d'or" dhe sportisti me i mire i vitit ne Çeki tregojne gjithçka.

    Forca Pavel 6 grande
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  17. #17
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    PAVEL NEDVED E MERITONTE VËRTET
    ËSHTË SUPER LOJTAR !!!
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Tema të Ngjashme

  1. Cristiano Ronaldo - "FIFA World Player - 2008"
    Nga km92 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 20:48
  2. Dennis Rodman, lojtari skandaloz i NBA
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 12:46
  3. Vetëm AC MILAN
    Nga kacaku basket në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •