Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Genocidi grek mbi popullin cam

    Dokumente arkivore zbardhin se si nisi nė vitin 1913 tragjedia e ēamėve. Pėrpjekjet e tyre pėr rezistencė dhe masakrat e grekėve

    Si u realizua me gjak pėr 40 vjet zbrazja e Ēamėrisė

    Masakrimi i 72 krerėve shqiptarė dhe si u internuan 5000 meshkuj ēamė

    Luan Kondi

    Ndėrrimi i emrave tė qyteteve dhe fshatrave tė Shqipėrisė sė jugut nga grekėt para dhe pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė evident. Bashkėpunimi i kėtyre tė fundit me gjermanėt nė dėm tė Shqipėrisė, pėr pastrimin dhe kolonizimin e zonės sė Ēamėrisė si nė Janinė, Gumenica etj., ėshtė gjithashtu i dokumentuar.

    Ēėshtja ēame ose e quajtur atėherė minoritet shqiptar nė Greqi, lindi qė me vendimin e Konferencės sė Londrės, mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevė shqiptare dhe ia aneksoi Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit tė atėhershėm grek dhe e forcave tė ndryshme nacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve. Pėr kėtė qėllim u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat fillore; vrasjet, burgimet, nga dėbimi me dhunė deri nė masakrat e pėrgjakshme.

    Masakra e 72 krerėve ēam nė vitin 1913

    Dėshmitė historike hedhin dritė mbi masakrėn nė Pėrroin e Selamit (Paramithi), mė 1913, tė 72 krerėve tė Ēamėrisė nga kapiteni Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame. Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve, qė u degdisėn nė Anadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjė ullinj, tė cilat u bėnė prona tė grekėve. Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave fetare. Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923, pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn shoviniste greke. Bilanci ishte shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare. Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai filloi goditjet sistematike nė Filat, Pituljetė, Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U shkua deri atje sa popullit tė Paramithisė iu ndalua tė fliste nė gjuhėn shqipe. Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndaj myslimanėve. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilat nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarė tė fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika, duke i kolonizuar me grekė, me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė.

    Praglufta italo-greke, ēamėve nė vend tė pushkėve kazma e lopata

    Para se tė hynte nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi njė fushatė tė re masakrash kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė historinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16-70 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut. Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė nė Gumenicė, nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės, Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zv.prefekti i Gumenicės, Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tė grekėve tė Ēamėrisė. Nga ky kontigjent, 350 vetė u masakruan, 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit nga torturat dhe uria. “Nė kėtė mėnyrė, shkruan Jani Sharra, qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampin e armikut”, duke e paragjykuar popullsinė ēame. Rekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takimin qė pati komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i kanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėrit u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt. Por, pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhanė kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė konsideratė pėr interesat e saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t’i vinte nė dukje ambasadorit grek nė Romė se “Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė disponon tė vazhdojė njė program politik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive”.

    Lufta solli tension nė Ēamėri

    Shpėrthimi i luftės italo-greke, mė 1940, thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė, ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė konflikt. “Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėn, shkruan Jani Sharra, rrallė ndonjė ēam u bashkua me ta”. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė, autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē’tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon edhe fakti se, pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė gjitha gratė dhe fėmijėt, qė kishin mbetur nė Ēamėri me qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari. Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u intensifikua dhuna e qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore. Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por, ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė, qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje, fshatarėt e Varfanjit, Salicės, etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat e krishtera, ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin, se asgjė e keqe nuk do t“i gjente. Nė zonėn e Gumenicės dhe tė Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė shqiptar ēam. Pėr kėtė situatė, studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave shqiptaro-ēame”. Pėr qarqet shoviniste greke, nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre, ata nxitėn vrasjen e ēamėve me influencė si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njė katastrofė e sigurtė, “mė pas njerėzit e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan Rahulin”, domethėnė banorėt e Karbunarit.

    Ēamėt njė batalion pėr vetėmbrojtje

    Disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj. U formua njė batalion, i cili kishte vetėm gjysmėn e efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 vetė. Pėr arsye se gjermanėt nuk donin tė prishnin marrėdhėniet me qeverinė kuislinge tė Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por, pėrkundrazi, u rezistoi nė mėnyrė demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr elementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek. Por ajo qė i shqetėsoi mė shumė atėherė forcat shoviniste greke, ishte ngritja e kėshillave shqiptare nė tė gjithė Ēamėrinė.

    Formacionet ēame nė luftė kundėr fashizmit

    Nė mars tė vitit 1943, u formua ēeta e parė mikste, e cila bashkėpunonte me EAM-in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe pjesėmarrjen e ēamėve myslimanė nė radhėt e rezistencės antifashiste greke, nė formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpėrmendur thekson se ēamėt nxorėn mbi 1000 luftėtarė. Popullsia ēame filloi tė organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e viteve 1942-1943, madje qė nė verėn e vitit 1942 u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės antifashiste, i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumė tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės sė Zorjanit e mė thellė pėr organizimin e rezistencės, pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr popullarizimin e ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn e vetėvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Nė shkut tė vitit 1943, u krijua ēeta “Ēamėria” dhe pak mė vonė batalioni “Ēamėria”, i cili zhvilloi nė shtator 1943 betejėn e famshme tė Konispolit kundėr gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo betejė u shqua pėr pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė Ēamėrisė, tė Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e shtresash shoqėrore. Nė mars tė kėtij viti u krijua formacioni i parė mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun, nė Revani, nė Theojefira, nė Pleshavicė, nė malin Kacidhjar e gjetkė. Nė pranverė tė vitit 1944, nė Qeramicė, u formua Batalioni IV “Ali Demi” me mė shumė se 500 djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė luftimeve tė tij, nė rrugėn Janinė-Gumenicė, Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun, ranė trimėrisht dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumė ēamė morėn pjesė nė Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke. Edhe misioni britanik qė kreu hetime nė Ēamėri nuk e mohonte pjesėmarrjen e ēamėve nė radhėt e EAM-it. Edhe gjermanėt u pėrpoqėn t“i hedhin ēamėt nė luftė kundėr EAM-it dhe Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė theksuara nacionaliste.

    Pėrpjekjet pėr tė vendosur lidhjet LANĒ dhe EAM

    Nė kuadrin e bashkėpunimit tė popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr tė vendosur ura lidhjeje nė linjėn e atyre forcave qė udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste. Nė bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte vendosur qė nė tetor tė vitit 1943, tė harmonizohej puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar qė tė vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė Partisė Komuniste Greke “qė tė bėjnė punė nė minoritete, duke qenė nė lidhje gjithmonė me ne”. Po kėshtu do tė procedohej edhe nė Ēamėri. Minoriteti grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, “pėr t’i bėrė masat e minoritetit t’i drejtojnė sytė nga Greqia”. Nė njė miting, qė ishte bėrė nė Akrovjan, ishte deklaruar hapur se “ne pranojmė tė jemi njė Greqi qoftė komuniste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi”. Sipas tė njėjtit burim, del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnica ishin dėrguar pėr te Zerva 23 vetė, “pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes” (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė shqiptarėt ēamė nė Greqi, domethėnė nė Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj.

    Njė delegacion shqiptar nė konferencėn e EAM

    Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė, mė 14 qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetesės midis fqinjėve me devizėn: luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij. Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė. Kėtė lėvizje e drejtonte njė kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Kėshilli krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes, siē ishin mbajtja e rregullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash shqipe etj. Njė veprimtari e tillė ishte e papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės. Ndaj, Qeveria greke e Ralisit shtroi kėrkesėn kėmbėngulėse pranė tė dėrguarit tė posaēėm gjerman pėr Evropėn Juglindore, Nojbaherit, “pėr rivendosjen e prefektit tė administratės greke nė Thesproti”, “tė cilėt do tė kryenin funksionet e tyre zyrtare nė Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin gjerman”. Mirėpo, autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė dyfishtė. Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinė e kėshillit krahinor ēam, ēka presupozonte njohjen e administratės shqiptare. Nga ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė sė Ralisit. Megjithatė, nė heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punėn e kėshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u interesonte edhe gjermanėve. Nacionalistėt shqiptarė ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit anglez tė ndėrlidhjes pėr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin nacionalist tė Zervės, pasi ata synonin bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e kundėrshtonin me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje, zervistėt prisnin rastin e volitshėm pėr njė sulm vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė shfarosjen kombėtare. Pėr tė realizuar synimet e tyre, nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t’u lidhur me Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun zervist pėr fatin e Ēamėrisė. Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. Sipas raporteve, qė i kanė ardhur tė dėrguarit tė posaēėm tė Rajhut, Nojbaherit, vėrenin gjermanėt - grupi nacionalist shqiptar po punon pėr t“ia aneksuar Ēamėrinė Shqipėrisė”. Nė pėrgjigje tė kėtij telegrami, pohohet me gojėn plot se “ky grup ėshtė gati tė lidhet me kėdo, mjaft tė bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė”. Rreziku i njė raprezaljeje nga shovinistėt e Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike shqiptare.

    Mukja, rritet shpresa e ēamėve

    Edhe pse Marrėveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr, qė Nuri Dino i dėrgonte, mė 21 shkurt 1944, Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin pėrpjekje pėr bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it, me synimin qė “grekėt tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn komuniste...”. Dhe mė tej, ai i kujton Sh.Peēit se “mjaft gjak shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar mė shumė se kurrė”. Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim “pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit, qė s’mund tė na ndajė”. Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me “kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar”. Pėrballė bashkimit tė armiqve tė kombit shqiptar, njė qėndrim i tillė pėr bashkimin e forcave politike shqiptare ishte mėse i justifikuar. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalēlirimtare e Labinotit (shtator 1943). Nė anėn tjetėr, popullsia ēame gjendej pėrballė veprimtarisė sė ethshme antishqiptare tė EDES-it tė Zervės, i cili e kėrcėnonte atė me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u pėrpoq ta pėrdorte popullsinė ēame si forcė kundėr ELLAS-it. Kjo manovėr djallėzore synonte sė pari, ta fuste popullsinė shqiptare nė kurthin e luftės midis forcave politike nė Greqi, sė majtės ekstreme dhe sė djathtės ekstreme, me synimin qė cilido tė ishte rezultati i konfrontimit politik nė Greqi, tė krijohej preteksti dhe koniunktura e pėrshtatshme politike pėr shfarosjen dhe dėbimin e saj. Sė dyti, tė shtonte forcat pėr tė goditur EAM-in kundėrshtar, pra ta pėrdorte popullin shqiptar si mish pėr top. Nė bisedimet e zhvilluara nė fshatin Mininė, mė 3-6 korrik 1944, tė dėrguarit e Zervės i parashtruan popullsisė ēame ēarmatimin e plotė, mobilizimin e pėrgjithshėm nė radhėt e EDES-it, si dhe tė pranonin pushtetin e EDES-it nė Ēamėri. Populli ēam u gjend nė pozita tė vėshtira. Ai nuk pranoi tė futet nė luftėn midis forcave rivale nė Greqi dhe si ndėshkim Zerva filloi ndaj kėsaj popullsie sulmin e pėrgjithshėm tė 8 korrikut 1944. Ky fakt pohohet dhe nė letrėn e Kėshillit Antifashist tė Ēamėrisė dėrguar: Qeverisė greke tė Bashkimit Kombėtar, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive tė Fuqive tė Mėdha, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit, Komitetit Panepirot tė EAM-it. Ka mjaft dokumente me dėshmi tė emigrantėve ēamė lidhur me krimet e forcave zerviste.

    vijon nesėr
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Urime Albo... Vertet interesante te dhenat qe keni hedhur ketu ne forum
    Pershendetje...
    Erioni
    Jeta ėshtė e mbushur me grimca dhe ēdo grim mbart nė vetvete njė kuptim..!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60
    Ēėshtja e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit nė Gjykatėn e Hagės

    Dr.Agim ZOGAJ: Shqipėria nė marrėdhėniet ndėrkombėtare 1945 1948 (17)

    Propozimi jugosllav
    Shqipėria, e cila edhe rreth kėsaj ēėshtjeje tė rėndė dhe delikate pėr udhėheqjen e saj shtetėrore tė papėrvojė nė kėto duele dhe fėrkime ndėrkombėtare i zhvillonte konsultimet e ngushta dhe transparente me udhėheqjen jugosllave, pėr pėrfaqėsues tė vet nė seancėn e pėrmendur gjyqėsore kishte emėruar diplomatin Kahreman Ylli, i cili ishte udhėheqės i pėrfaqėsisė diplomatike nė Paris. Mirėpo, zyrtarėt e Ministrisė sė Jashtme jugosllave ishin tė mendimit se pėrfaqėsues dhe ekspertė qė do tė mbronin ēėshtjen shqiptare nė kėtė seancė gjyqėsore nė Gjykatėn e Hagės, fillimisht duhej kėrkuar nė Ēekosllovaki. Amabasadori jugosllav nė Pragė kishte zhvilluar bisedime pėr kėtė ēėshtje me ministrin e atėhershėm tė Punėvė tė Jashtme tė Ēekosllovakisė, i cili pėr kėtė lėndė e kishte propozuar pedagogun e Universitetit tė Pragės, Jan Kramarzh. Ambasadori jugosllav e kishte hedhur poshtė kėtė propozim me motivacionin se profesori i pėrmendur nuk ka pėrvojė nė proceset gjyqėsore ndėrkombėtare dhe se mund tė bie nėn ndikimin e britanikėve. Ēėshtja e caktimit tė gjykatėsit dhe e avokatit nė procesin gjyqėsor tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės kishte qenė aktuale dhe temė e diskutueshme edhe pėr njė kohė nė qarqet e Ministrisė sė Jashtme jugosllave, sepse Tirana zyrtare iu kishte lėnė autoriteteve tė Beogradit nė kompetencė kėtė pėrkujdesje (Bogumil Hrabak, vep. e cit.,f.295). Njė angazhim tė veēantė e kishte pasur nė kėtė drejtim ambasadori jugosllav nė Pragė, Ēernej, i cili personalisht kishte biseduar me kandidatėt pėr gjykatės nė Gjykatėn e Hagės rreth akuzės britanike. Kėshtu, mbi kėtė bazė tė marrėveshjeve reciproke, ndėrshtetėrore, nė maj tė vitit 1949, pala shqiptare duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė Gjykatės sė Hagės nė lidhje me lėnden qė shqyrtohej nė Gjyq, paraprakisht kishte zhvilluar konsultime me autoritetet jugosllave tė Ministrisė sė Jashtme. “Menjėherė, lidhur me kėtė lėndė nė Ministrinė beogradase kishin mbajtur takim Tuk Jakova (pėrgjegjės i pėrfaqėsisė diplomatike tė Shqipėrisė nė Beograd - A.Z) dhe ndihmėsministri i Jashtėm jugosllav, Alesh Bebler, kurse mendimin e vet pėr kėtė ēėshtje e paraqitėn edhe diplomatėt Leo Mates dhe J. Vilfan”. (Po aty.f.303) Ndėrkohė qė ēėshtja e procedurės sė mėtutjeshme tė vėnies sė ēėshtjes sė incidentit tė Kanalit tė Korfuzit nė Gjykatėn e Hagės, kishte vazhduar tė preokuponte edhe diplomatėt nė OKB-sė. Ambasadori polak ishte i mendimit se ēėshtja e akuzės britanike karshi Qeverisė shqiptare duhej vėnė nė votim nė Kėshillin e Sigurimit, kurse Andre Gromiko mbronte qėndrimin se ėshtė mė mirė qė ēėshtja tė shtrohet nė Gjykatėn e Hagės, pėr faktin se ēfarėdo vendimi qė tė merret nga ajo gjykatė nuk do tė kishte elemente edhe politike, pėr ēka ishin tė mendimit, po ashtu, edhe ekspertėt jugosllavė.

    Pėrfaqėsuesi grek akuzonte

    Jugosllavinė Ndėrkohė pranė Kėshillit tė Sigurimit ishte dėgjuar referimi i pėrfaqėsuesit grek, i cili nė lidhje me incidentin e Kanalit tė Korfuzit kishte akuzuar Jugosllavinė, duke theksuar se “pas gjermanėve nuk kanė mbetur mina tė mėdha as nė Greqi e as nė Shqipėri, mirėpo ekzistojnė tė dhėna se minat e tilla janė ngarkuar nė Tivar dhe nė Dubrovnik e mė pas janė bartur nė Sarandė”. Seanca e parė gjyqėsore lidhur me lėndėn e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit filloi mė 6 nėntor tė vitit 1948, kurse vendimin pėrfundimtar gjyqi e dha mė 9 prill tė vitit 1949. Kjo procedurė gjyqėsore, sė bashku me shqyrtimin e ēėshtjes sė dėmshpėrblimit ishte ndėr procedurat mė tė zgjatura, por edhe mė tė ndėrlikuara qė deri atėherė ishin debatuar e shtruar nė Gjykatėn e Hagės. Trupi gjykues pėrbėhej prej 16 anėtarėsh, ndėr tė cilėt kishte juristė tė njohur nga Brazili, Kili, Belgjika, Franca, San Salvadori (kryetar i Gjyqit), SHBA-ja, Kina, Britania e Madhe, Meksika, Norvegjia, Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Kanadaja, Polonia dhe njė nga Ēekosllovakia, i caktuar nga pala shqiptare si gjyqtar ad hoc. Shqipėrinė nė kėtė lėndė gjyqėsore e mbronin francezi Pierre Cot, jurist i zoti dhe mik shqiptar, si dhe avokati tjetėr francez Joe Nordman, kurse pėrfaqėsues i Qeverisė shqiptare ishte Kahreman Ylli, i cili nė pranverė tė vitit 1949 ishte zėvendėsuar nga Behar Shtylla, diplomat i njohur shqiptar. Ēėshtjet thelbėsore nė kėtė procedurė tė ndėrlikuar gjyqėsore shtroheshin mbi bazėn se a ishte Shqipėria pėrgjegjėse pėr shpėrthimin e minave dhe pėr dėmet qė mė pastaj rrodhėn nga kėto shpėrthime nė Kanalin e Korfuzit, a duhej tė paguante shteti shqiptar dėmshpėrblime pėr kėtė, a kishte shkelur Britania e Madhe ligjin ndėrkombėtar dhe sovranitetin e Shqipėrisė, fillimisht mė 22 tetor, kur anijet britanike u ndeshėn nė mina dhe mė 12 e 13 nėntor 1946, kur anijet britanike kryen nė ujėrat tokėsore shqiptare operacionin “Retail”. Nė dhjetor tė vitit 1948 Gjykata e Hagės kishte krijuar njė komitet ekspertėsh tė Marinės me tre oficerė tė lartė, njėri suedez, tjetri norvegjez e njė holandez, me qėllim qė ata pasi tė kishin bėrė hetime tė pėrcaktonin pėrgjegjėsin. Ata kishin shkuar pėr tė bėrė hetime edhe nė Sarandė dhe qytetin Shibenik tė Kroacisė dhe nė shkurt tė vitit 1949 i parashtruan qėndrimet e tyre nė tri raporte qė i parashtruan Gjykatės sė Hagės. Vendimi i Gjykatės sė Hagės, i shpallur mė 9 prill tė vitit 1949, me 11 vota pro dhe me 5 kundėr, e cilėsoi Shqipėrinė pėrgjegjėse pėr shpėrthimin e minave qė ndodhi mė 22 tetor tė vitit 1946 nė ujėrat e saj tokėsore, si dhe pėr dėmet nė njerėz qė u shkaktuan nga incidenti. Si rrjedhojė e vendimit tė tillė Shqipėria detyrohej qė t’ia paguante dėmshpėrblimet Qeverisė britanike (Pro votuan Belgjika, Brazili, Britania e Madhe, Kanadaja, Kili, Kina, San Salvadori, Franca, Meksika, Norvegjia dhe SHBA-ja, kurse kundėr ishin Ēekosllovakia, Egjipti, Polonia, Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia). Me kėtė vendim, edhe pse i tėrė trupi gjykues kishte bindjen se minat nuk i kishin vėnė shqiptarėt, sepse nė fakt as qė kishin mina tė tilla, Shqipėria bėhej pėrgjegjėse pėr faktin se duhej tė tregohej mė e vėmendshme ndaj asaj se ēfarė po ndodhte nė ujėrat e saj, pra duhej tė kishte diktuar edhe vendosjen e minave dhe tė kishte lajmėruar pėr kėtė nė bazė tė detyrimeve qė dilnin nga ligji ndėrkombėtar (“Studime historike”, vep. e cit.,f.124). Po kėshtu Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės kishte marrė qėndrim sipas tė cilit Britania e Madhe mė 22 tetor nuk e kishte shkelur sovranitetin e shtetit shqiptar kur shpėrthyen minat, porse nė veprimet e datės 12 e 13 nėntor 1946 anijet britanike kishin shkelur sovranitetin e Shqipėrisė, meqenėse kishin kryer njė operacion spastrimi tė minave pa marrė lejen e Qeverisė shqiptare.

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Dėnimi Ma I Madh Pėr Popullin
    Nga ZANOR nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 10:53
  4. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •