Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Talking Lindor Truffles & Ekzekutuesja: te bejne te lumtur qe je gjalle

    Emri sekret

    Mosha sekret

    Gjatesia sekret

    ...



    Seriozisht tani.

    Emri sekret, prap... hah...

    Mosha 18

    Gjatesia 150 e ca centimetra (5ft. per ata qe njohin inchet)

    Pesha, Linjat, Notat, Biografia, Historia e punesimit, Bamiresite, Dieta, etj. etj.: Te gatshem me kerkesen tuaj.

    Shenja Peshorja, 1 Tetor 1985

    Vendlindja Lindur ne Elbasan, brezi 3-te

    Vendbanimi SHBA

    Hobe & Fakte
    - ne trafik shikoj burrin ne maunen perbri makines sime... dhe vazhdoj ta shikoj deri sa te acarohet
    - pikturoja por kam vite qe e kam lene; shkruaj, por zakonisht kur me kerkon dikush vargje apo neper kartolina; lexoj por kam kohe qe s'jam ndjere ne humor ta bej; me pelqente astrologjia para disa vitesh, por kam humbur interes ne shume gjera tani
    - me pelqen noti kur bie shi... uje siper e uje poshte (s'jam sportive)
    - qep rrobat e mia me stile te ndryshme ose vizatoj rroba per te tjeret
    - sado heret te zgjohem ne mengjes, gjithnje jam 10 min. me vonese per ne shkolle
    - floket i kam lyer ne te gjitha ngjyrat pervec jeshiles, bardhe, & roze
    - gjithashtu, i kam prere ne te gjitha stilet (edhe qeros, nje here)
    - kam qejf te laj rrobat me dore & te humbas neper mendime ne ate kohe (akoma ne Dark Ages... i shmangem lavatrices)
    - per arsye qe kurre s'i kam kuptuar as vete, me pelqen te laj enet
    - s'di asgje per makinat, por di si te nderroj gomat
    - s'kam ndo nje ngjyre te preferuar por qe te sfidoj veten vishem me te bardha pasi kam mendimin/besimin e gabuar qe mund ti mbaj pa njolla
    - ne shtepi gjithnje jam e veshur sikur do dal, pasi kam frike se dicka do ndodhi dhe do me duhet te dal me nxitim (deri tani s'ka ndodhur nje e tille)
    - kur hyj neper dhoma qe s'i njoh, gjithnje shikoj per pasqyra dy-aneshe (xham reflektues qe te tjeret mund te te shikojne ne anen tjeter te murit)
    - dritaren e makines e mbaj hapur edhe ne dimer dhe kjo, besoj, shpjegon arsyen pse une s'kendoj dot... 12 muajte e vitit
    - fiksim kam shtratin tim & e mbaj te sterilizuar!
    - kam zakon te bie nga shkallet (jo me dashje, natyrisht) dhe dua t'ua bej te qarte qe NUK e kam perplasur koken ne keto raste (... vetem 1 here)

    Gjerat e mija te mira jane gjithashtu gjerat e keqija
    1 - Jam gjithnje e perpikte me kohen (arrij ne 9:59 ne nje takim qe e kam lene ne 10:00) dhe kjo tregon 2 gjera per njeriun e perpikte: 1- eshte njeri i sakte, ose 2- ishte aq e deshperuar per ate takim sa s'i priteshe te vinte dhe tani mund ta marresh e ta terheqesh per hundesh si te duash.
    2 - Tregoj te verteten sic eshte pa e zbutur dhe kjo, gjithashtu, mund te shkoje ne 2 rruge: 1- njeri i drejte, ose 2- njeri pa kulture qe s'di si te flasi & flet si kafshe. Varet nga pikepamja.
    3 - Kam mendimin/konfidencen se jam e afte te kenaq te dyja palet dhe (duke u perpjekur per mire) shume here mbetem duke mbajtur 2 kunguj nen sqetull. Kjo shkon ne 2 menyra: 1- njeri i mire, ose 2- njeri teper naiv & egoist ne te njejten kohe qe ben corbe dynjane vetem per te mbajtur paqen.
    - Numrat 2 & 3 bien ne konflikt.
    4 - Etj. etj..

    Enderra te femijerise
    Te Henen doja te punoja si astronome, te Marten agjente FBI, te Merkuren avokate, te Enjten doktorreshe, te Premten stiliste rrobash, te Shtunen akrobate. 6 dite ne jave, se ashtu na e jepnin pushimin atehere (vetem te Dielave).

    Urrej... (se edhe une njeri jam)
    - fanatiket
    - te gjitha llojet e kafsheve (perfshij peshqit, qente, macet, zogjte, dhe fluturat). Ne fakt, i urrej kafshet aq shume sa s'duroj dot te prek pelicet apo sendet e bera nga lekurat e kafsheve.
    - telefonin, prandaj perdor internetin per te komunikuar
    - psikologet pasi puna e tyre eshte qe te ngulmojne dhe kerkojne qe ta bejne njeriun te mendoje sic do shoqeria/media ose... "else!"
    - me te shumten e ngjyrave jeshile pasi me kujtojne ca tuta qe i kam urryer kur kam qene e vogel... dhe nje xhup jeshil qe e kam urryer ne ate kohe, gjithashtu (cuditerisht, te gjithe ma pelqenin)
    - me te shumten e ngjyrave lejla sepse me depresionojne & ndjellin nje ndjenje qe me kerkon te vjell
    - gatimin (merr gjithe ate ore ta pregatisesh vaktin, te pikon djersa pike-pike, digjesh nga uji i nxehte, duhet te jesh gati se mund te digjet gjella, dhe e rrufit brenda minutes!)

    Motoja
    Po fillova une do e dyfishoj gjatesine e postit, por nje qe me ka ngelur ne mendje ishte kur gjyshja ime thoshte, "Mos, se s'jemi aq me fat!" kur shikonte qe njeri prej nesh do merrte risqe.

    Muzika
    - Andrea Bocellin, qe eshte shume sexy per mendimin tim, ia sugjeroj te gjitheve duke vecuar kengen Con te Partiro. Kjo kenge me ben te martohem! Gjithashtu, kengen Ava Maria, qe e degjoj te pakten 5 here ne jave, kur shkoj ne shkolle... ne makine... duke ngacmuar burrin ne makinen fqinje...
    - Parashqevi Simaku, qe po te isha djale, do ia kisha sjelle ne maje te hundes dhe do me fusnin ne burg per ndjekje Vecoj te GJITHA kenget e saj!
    - Ave Maria Cranberries & Pavarotti.
    - Cristina D'Avena qe kendon shume prej kengeve Italiane si kenget e Sailor Moon, Fiocchi di cotone per Jeanie, Calimero, E' un Po' Magia Per Terry E Maggy, L'inspectore Gadget, Tazmania, Zorro, etj. etj..
    - Donna Summers; vecoj Hot Stuff, Gloria, I'm Coming Out, Ring My Bell, She Works Hard for the Money, Lady Marmelade.
    - Blues, R&B, muzika klasike, ndo nje here rap, por jam e hapur per cfare do lloj muzike tjeter

    Moda
    Dyqanet qe nuk le pa shkuar jane:
    - Forever21
    - Rampage
    - Gap (pantallonat e tyre s'me pelqejne)
    - Victoria's Secret
    - Aeropostale
    - Abercrombie & Fitch
    - American Eagles Outfitters
    - disa qe s'i mbaj mend pasi rralle shikoj firmen e rrobave

    Shoqeria
    Fare thjeshte, s'mbaj shoke/shoqe te afert qe t'u hapem e t'u flas si moter/vella. Shoke kemi te gjithe, flasim e dalim, i ndihmojme e na ndihmojne me problemet tona, dhe me pelqejne si njerez & i uroj gjithe te mirat ne jete, por perseri, kam vetem 1 shoqe te afert. Eshte e vetmja qe me toleron kur une ankohem gjithe diten, "Rudina, me duhet te iki ne banjo," ose, "Rudina, me hahet, " ose, "S'me pelqen ky/kjo/etj." Keshtu qe po shate ate, me keni share dhe mua.

    Besimet
    Besoj qe:
    - c'do vajze duhet te kete nje pale stilettoes (kepuce me taka) per raste emergjencie
    - njeriu mund te jete njeri i mire pa ndihmen e fese
    - njeriu duhet te kete te drejten te zgjedhi ne do te jetoje apo jo
    - asnjeri s'duhet ti rruaje vetullat e pastaj ti ndryshoje formen
    - etj. etj.; te tjerat s'kane rendesi

    Kam pare pothuaj te gjitha qytetet e Shqiperise (lista e tyre eshte e gatshme me kerkesen tuaj), por ne Durres ku rrija 3-4 muaj te vitit ne plazh & dimer dhe ne Tirane kur prisja per babain tim ne ministri kam kaluar me te shumen e kohes.

    Jam njeri shume komplex. Kam qejf te flej mbasditeve, por kur zgjohem ne 7, mendoj se eshte mengjes, dhe hidhem nga krevati, duke bertitur, "JAM VONE! JAM VOOONE!! JAM VOOOOOONE!!!" Ne fundjave, po i njejti muhabet. Kur kam futur njeren kembe ne pantallona, dhe corapen te tjera, me bluzen te mberthyer vende-vende, kujtohem qe nuk kam shkolle... dhe qe kam veshur kanatjeren mbrapsht. Hmmm...

    Shkoj ne shkolle per Moda & Mallrat (Fashion & Merchandise), por kam per ta ndryshuar degen pasi edhe pse me pelqen, s'mund ta imagjinoj dot veten duke punuar ne kete dege. Eshte e veshtire per te bere punen sic eshte, por te shqetesohesh edhe per konkurimin e punesise... s'ia vlen!

    Kohen e lire e kaloj ne gjum (na eshte bere gjumi lluks, tani) ose... duke ngulur syte ne hapesire & duke veshtruar asgje-ne. Gjerat e tjera (parties, detyra, shoke/shoqe) gjithnje i bej kur s'kam kohe. Prioritizimi, sic e shikoni, eshte fusha ku une shkelqej!

    P.S.: Me poshte do shikoni nje foto qe tregon se kujt doja une ti ngjaja.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    :( Vdekje Ringjallje :) Maska e Petro_Nini_Luar
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Vendndodhja
    Mes ferrit dhe Parajses
    Postime
    161
    Ja dhe shpirti e beri nje prezantim!

    Mire se erdhe prap ne forumin e shqiptareve. Bofsh sa me shume qejf ene qef mos bo shume !

    Te puc fort Gerti!
    Ky koni ko o kon e ko si ky koni ko!


    Shnet e jete se te tjerat vijne vete!

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    S`di c`te them!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2003
    Vendndodhja
    PADOVA(ITALIA)
    Postime
    12

    Shume e lezetshme!

    Mirese erdhe rrusho,shume i lezetshem prezantimi me pelqeu.Kalofsh bukur

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    lol
    Para tre vjtesh e therrisja "zemer e vogel"
    Sa mire qe nuk kam marre patenten per maune"
    Une zvoglohesha ajo rritej dhe takoheshim diku ne nje adoloshence te vonuar. Pastaj thjeshtonim vitet deri dhe shekujt dhe mbrrinim ne epoken e gurit. Atje flisnim deri sa na vinte gjume, E ftoja te vinte tek shpella ime por nuk vinte se lekura e dashit qe mbante mbi vithet e vogla i ishte grisur pasi kishte rene nga nje shkalle guri.
    Aty filloi te urrente lekurat e kafsheve..lol
    Njers- kafshet qe jetonin komshi ne ate shkemb te banuar ishin te mbuluar me qime. sa qe dukeshin si majmune
    muzg i heshtur

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Urrej... (se edhe une njeri jam)
    - fanatiket
    bobo, atehere me urren dhe mua? (Meqense jam ca fanatike)

    mire se u prezantove

  7. #7
    °»¤«°m짧¯Ðee°»¤«° Maska e ^BabY__GirL^
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    babys heart :)
    Postime
    325
    mire se erdhe ne forum!nje nga prezantimet me te bukura qe kam pare deri tani...ja kalofsh sa me bukur!
    The Heart Has Reasons That Reason Cannot Know

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anëtarësuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    car te them une ti vjen e hiken pa u ndier po neise nje te puthur e te uroj te hikesh prap

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Prezantim i bukur vogelushe, duhet ta them kte meq je 2 muaj me e vogel se un :P

    Nejse Ekzekutuese, prezantimi jote ishte me i vecante se deri tani me sa kam pare, shume informacione but it was interesting,

    ps: gjithashtu e kam inat telefonin, ggrrhh :P
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    UAUUU!
    SHUME KONFUZE DUKESH SI TIP DHE ANTAGONISTE ME SHOQERINE DHE VETEN TATE.MEGJITHATE MIRSEERDHE NE FORUM DHE KALOFSH MIRE.
    :^lulja

  11. #11
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Wow wow Xixellonja si gjithmone Duar dhe Mendje te Arte.
    Eeeeehhhhh c'mund te them tjeter....pervecse urime dhe suksese ne c'do aspekt te jetes.

    Je nje nga me te preferuarat e mia.

    Me respekt ^^Gjalica^^
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gjallica : 13-11-2003 më 21:54

  12. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Uaaahhh, kush na qenka kujtuar per t'u prezantuar

    Po me rastin e nickut te ri keshtu, apo vetem po na sterkal forumin me copa cokollatash falas?

    Sidoqofte, urime per prezantimin... do te doja te jepja ndonje Oscar, se keshtu po bejne gare njerezia tani kush ka prezantimin me te bukur, po e kam humbur rradhen se jane bere shume... Megjithate keshtu ne maje te kokes do ta vija prezantimin tend si kandidat per prezantimin me te kendshem.

    (he s'te dhashe me te gjatin se u merakose kur te thashe, lol... Drinit, Drinit t'ja ngulim ate hahah)

    Mirese na u prezantove atehere!

    P.S.: FLEUR-i s'e ditka qe ato qe i duken atij "antagoniste me shoqerine dhe veten" ju ngjiten njerezit s'i mizat pas mjaltit
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Postuar më parë nga angeldust
    Po me rastin e nickut te ri keshtu, apo vetem po na sterkal forumin me copa cokollatash falas?
    lol...Sinqerisht s'kam pa njeri qe ti paketoje ti parfumose e ti veje fjongo fjaleve si kjo Angel-pluhuri un.
    Vec mos me thuj qe te vijne spontane, se do te te them te ndryshosh dealer.

    Leila kete te fundit do ta thoja edhe ty per nickun e ri.
    Sa per prezantimin, do ta printoj, do ta predikoj, do ta reklamoj, vec per ta lexuar s'te premtoj gje...deri sa te dal ne pension te pakten. lol
    Megjithate mirese u ri-ster-ster-prezantove!

  14. #14
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar më parë nga Ryder
    lol...Sinqerisht s'kam pa njeri qe ti paketoje ti parfumose e ti veje fjongo fjaleve si kjo Angel-pluhuri un.
    Vec mos me thuj qe te vijne spontane, se do te te them te ndryshosh dealer.
    Uaaa Ryder-i,

    po pse mor s'te pelqen parfumi ty? Apo je natyralist i perbetuar keshtu? Vec ne ndonje film po t'i kisha mare, po edhe po te kem qejf t'i sheqeros ca vete keshtu kur i shkruaj.... pse ankohesh ti, c'ke? Je dhe i ri... them, qe te merakoseshim se mos kushedi kishe diabetin... apapap kur te filloje prape nga ato ironite e thella tashi ky

    ----------------------------------------------

    My partner in crime me ke shkrire se qeshuri... Do t'ja lagim bishtin ndonjeriu ne po he... lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 13-11-2003 më 23:03
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  15. #15
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    hmmmmm....Smell gje ti? Si era hostilitet korcar po me vjen mua.
    Shyqyr thuj se me ben mire per diabetin...me ul dozat e sheqerit ne gjak...apo me rrit?? lol

  16. #16
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    she-she, me beri dhe hostile pale... edhe sikur mos mjaftonte ajo, po i ka shtuar edhe "korcar" nga mbrapa... Po ti mor, qe ne nje kohe apo tjeter behesh hostil me 99% te padoganes, te ka thene njeri "ironi-me-te-futme shkodrance"? lol

    Po nqs. je pa ngrene, edhe te ben mire ndonje cike,.. u pa ajo pune tani
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Edhe ti qe s'i shef dot gjerat te pakompletuara ke ardhur te me ndihmosh ta plotesoj ate 1% qe me ka mbetur per t'u deklaruar horr me patente e?
    E keqja esht se s'te them dot as jo kur me shikon nga ai avatar, sikur do te me thuash "It's God's fault" Shyqyr qe mbaj mend ate qe ke pas para ketij thuj, se s'do isha ketu.

    Edhe pa ngrene e cojme gjith jeten ne myslimanet, dont worry. Haleluja!

    Tani nice to re-meet you again, po fatkeqesisht respekti i madh qe kam per Leilen sma lejon ndergjegjen te vazhdoj me ne kete teme (lol), por sidoqofte po i mpreh briret po te pashe kund tjeter.

    ps: Edhe ti ishe moderatorja ktu demek e? I'm wasted mi i'm wasted! lol

  18. #18
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    top selrete!mire se u prezantovce me ne funde ne forumin shqiptar!
    shpresoj se do vazhdoshe te jeshe midis shoqerise tone!!





    :P




    """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" """"""""roeli""""""""""""""""""""""""""""""""""""" """"""""""""""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  19. #19
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Shume i bukur pershkrimi, pak a shume ngjajm, kontradiktat na bashkojne, mire se erdhe!

  20. #20
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Xixellonja
    Megjithese nuk ta shohinm driten se ka ardhur dimri dhe kushedi ne c'preher je ulur.
    Mirse u prezantove.Si gjithmone sju ndave pak asaj qe ti dashuron kaq shume,filozofise enigmatike.

    Respekte kolombi.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Darvinizmi
    Nga Sokoli në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 293
    Postimi i Fundit: 03-07-2008, 09:20
  3. Si u vranë 4300 shqiptarë më 1945
    Nga ~Geri~ në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •