Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: ???

  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    ???

    jeta eshte
    ylberi pas shiut
    e une jam sfondi gri i reve
    xheloz qe jam vec sfond,

    porcelani i ftohte i nevojtores
    e njekohesisht dhe sperma e nxehte
    apo vreri i dehur qe bie mbi te.

    e tera e tkurrur
    ne momentin nga mungesa
    deri ne masturbim,
    jeta eshte vjeshta
    ne shpirtin tim te kerrusur.

    kurve qe me mban ne gji,
    morrnicat rreth thithkave te saj
    jane ditet e lehta.

    ajo eshte frut i kalbur
    i blere te pazari i shumices
    ne fund te nje dite
    pasi kandari eshte palosur.

    kam gjithe diten qe po e pertyp
    nder dhemballe
    e s'po kapercej dot
    as edhe nje kafshate.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    jam atje ku drita s'hyn,
    ne bark te nje balene,
    a ne nje ferr pa zjarr.
    fillim i stergjatur erresira.
    jam atehere kur me deshen nga halli,
    si eren e felliqur qe dot s'e lane
    e thane se po t'a heqesh,
    te merr malli.
    heshtjen kam zene mik,
    me lodhin llafazanet,
    me trembin buzeqeshjet,
    por nuk dua t'i ngjitem malit pa gur.
    melodia qe me levrin nder vena,
    nje marsh i ngadalte funeber,
    eshte qetesi keqardhese e tera,
    por pa dashur te ulet ne gjunje.
    sikur per **** te kisha gjendra loti,
    te me falni per shprehjen,
    gjithe universi do ishte lare
    nga nje shi i madh sperme.

    hesht djall!
    c'ke qe me guxhulit kur s'dua?
    e c'hyn krenaria ketu?
    keto s'jane punet e tua.
    eshte heshtja ime qe uleret
    e qe shurdhohet nga jehona
    ne guvat e vetmise,
    nuk e ka me ty,
    me ler rehat
    atje ku mes kaosit tim jam mbret.
    nen thundrat e mija qendron dhe ti,
    ndaj hesht.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #3
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    ne mes te parkut
    ne nje nate pa hene
    nje fantazme e gjalle
    me hypi ne kurriz,
    me ngjethi mishte,
    me ngriti qimet,
    e me peshperiti
    tmerre te embla ne vesh.
    mishin larg e kishte
    e gjak i levrinte ne te
    po frymen e ftohte
    e solli tek une.
    ecte perkrahe
    me hapa te lehte
    e me kendonte
    nje kenge te vjeter.
    e une kilikosesha si femije.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    TMERRE TE EMBLA
    si e kishte emrin ai shoku qe vdiq nja dyzet vjec se ju be melcia cope nga alkoli, ai jetimi qe e kaloi gjysmen e jetes se tij neper klinika psikiatrike, po po ai tipi qe u dashurua me kusheriren e tij qe vdiq e re fare nga turbekulozi
    EDGAR ALLAN POE
    tamam ai ka shkruar dicka te tille
    (si ide te pakten)
    shendet nipce

  5. #5
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    t'a kisha lexuar me qene! shume shpejt ama, shume shpejt do me bien ne dore ca tregime te shkrurtra nga poe, sapo t'i mbaroje se lexuari nje miku im, ose te pakten keshtu me eshte premtuar, po ku i dihet si vete muhabeti me librat sot, aq me teper kur ka kunja me keto te fundit.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    hesht dhe pak
    dhe heshtjen mblidhe,
    ne bark te detit hidhe.

    eshte e rende;
    si gjethe vjerdhur vjeshte,
    lekundi renien gjer ne djep te Poseidonit.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    uroj te jesh ashtu sic shkruan e te vdesesh pa e marre vesh perse?????????????????????????????
    ERIS RUSI

  8. #8
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    zhgaravine???

    nje zhgarravine si dege te zhveshura pemesh,
    qe me zhurme gervishtin xhamat e katit te dyte te autobuzit
    e me zhgarravisin nje trembje.
    zhagarravine te qeshurash ne nje gjuhe te huaj,
    me zhgarravisin nervat.
    emra rrugesh e stacionesh
    te zhgarravitura padashje ne kujtese.
    zhgarravine fytyra e gruas perbri,
    ajo vjen nje ere te zhgarravitur qepe.
    nje vajze me kollare te zhgarravitur shkolle,
    zhgarravit me celes emrin e te dashurit
    ne pjesen e pasme te sediljes qe ka perpara.
    zhgarravinat ndjekin njera tjetren me ngut e pa rregull
    si zhgarravina dekorimesh krishtlindjeje, fundviti.
    fillimshekull i zhgarravitur
    e zhgarravina fillimshekulli.
    te kisha nje pashaporte,
    do e zhgarravisja.
    e ne gjithe kete lemsh zhgarravinash,
    me zorr dallohet qe jam duke zhgarravitur mbi zarfin e shqyer te rroges javore.
    parate me duhet t'i zhgarravis menjehere,
    se ia kam borxh nje zhgarravine.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    zhagarravine te qeshurash ne nje gjuhe te huaj,
    me zhgarravisin nervat.



Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •