James Petiffer, autori i gidės turistike pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe i librit “Ēėshtja e Re e Maqedonisė”, ėshtė duke shkruar njė libėr pėr Kosovėn qė pritet tė dalė vitin e ardhshėm. Nė njė intervistė me kolegun Arben Xhixho, gazetari dhe autori Pettifer jep fillimisht mendimet e tij pėr konfliktin Nano-Meta nė Partinė Socialiste tė Shqipėrisė.
VOA: Si vėzhgues dhe studiues i zhvillimeve nė Shqipėri si e shikoni konfliktin e fundit midis kryeministrit Nano dhe zotit Meta. A kemi tė bėjmė kėtu me njė luftė tė bazuar mbi parimet, apo kemi tė bėjmė mė tepėr me njė luftė bazuar nė interesat e klaneve tė ndryshme?


James Pettifer: Njė pjesė e mirė e ka tė bėjė me personalitetet e tyre. Konflikti mes tyre po vazhdon prej vitesh. Disa herė fiton zoti Meta, disa herė zoti Nano. Por nė fund, ata i pėrkasin tė njejtės parti dhe do tė vazhdojnė kėshtu, pasi zoti Nano edhe kur ėshtė detyruar tė largohej nga pushteti, prapė gėzonte mbėshtetjen e bazės sė partisė, ndėrsa mbėshtetja pėr zotin Meta ėshtė e pėrqėndruar mė shumė nė njė zonė tė vendit, prandaj pėr tė ėshtė mė e vėshtirė tė sigurojė mbėshtetjen e shumicės sė partisė.


VOA: A mendoni se pas luftės sė tanishme Nano-Meta, ata mund tė qėndrojnė nė tė njejtėn parti. A mundet Partia Socialiste tė funksionojė pas Kongresit tė saj me tė dy kėto personalitete brenda radhėve tė saj?

James Pettifer: Pa dyshim kjo qė po ndodh nuk ndihmon. Nuk do tė ēuditesha, nė se do tė shikoja disa tė largoheshin nga partia pėr t’u bashkuar me parti mė tė vogla, ose ndoshta edhe pėr t’u larguar fare nga politika. Problemi me konflikte tė tilla ėshtė se ato dėmtojnė politikėn nė pėrgjithėsi, pasi siē shkruante kohėt e fundit kolegia ime Miranda Vickers, i bėn njerėzit tė lodhur me politikanėt, cinikė, qė tė mendojnė se do tė ishte mė mirė pa ta. Por mos tė harojmė se konflikte tė kėsaj natyre ndodhin brenda partive politike nė shumė vende.


VOA: Kohėt e fundit Bashkimi Evropian e kritikoi Shqipėrinė pėr vonesa nė kryerjen e reformave, gjė qė mund rrezikojė bisedimet pėr asociim stabilizimin. Sa ka ndikuar konflikti i fundit, lufta Nano-Meta, a mos po u heq kjo luftė energjitė politikanėve shqiptarė pėr t’u marrė me problemet e vendit?


James Pettifer: Nuk mendoj se ėshtė ky problemi kryesor. Problemi mė i madh ėshtė se disa institucione nė Shqipėri kanė ende nevojė pėr t’u zhvilluar. Ato ende nuk i kanė aftėsitė tė bėjnė ato qė kėrkon Bashkimi Evropian. Dhe kjo do tė ishte kėshtu edhe nė se nuk do tė egzistonte konflikti Nano-Meta. Shqipėria ka nevojė pėr ndėrtimin e demokracisė nė institucione. Por nė tė njejtėn kohė Bashkimi Evropian nuk duhet tė harrojė se Shqipėria ndodhet nė njė rajon tė vėshtirė dhe Bashkimi Evropian nuk ėshtė qeveria e Shqipėrisė. Shqipėria ėshtė njė shtet sovran dhe kjo duhet respektuar.


VOA: Le tė kalojmė nė njė temė tjetėr, ju jeni duke shkruar, jeni nė pėrfundim tė njė libri tė ri pėr Kosovėn, qė pritet tė botohet vitin e ardhshėm. Pėr ēfarė ėshtė libri?


James Pettifer: Pėrgjithėsisht ėshtė njė libėr me kujtime nga puna ime disa vjeēare nė Kosovė nė kohėn e regjimit tė Millosheviēit. I shqetėsuar se disa aspekte tė kėsaj Kosove kishin filluar tė harroheshin, apo siē ka filluar tė harrohet periudha para lufte, vuajtjet e kėtyre njerėzve. Mendoj se njerėzit, sidomos nė komunitetin ndėrkombėtar, do ta kuptonin mė mirė gjendjen sot nė Kosovė, nė se do tė dinin mė shumė pėr kėto. Po ashtu nė libėr jam pėrpjekur tė tregoj se si e ka pasqyruar shtypi Kosovėn. Unė vetė kam qėnė i pėrfshirė nė kėtė mbulim pėr 10 ose 12 vjet duke shkruar nė gazetat britanike dhe ato amerikane. Mendoj se perceptimi i luftės nė Kosovė nga shtypi ėshtė interesant. Dhe tani qė pavarėsia po afrohet, mendoj se libri do t’i bėjė njerėzit tė kuptojnė mė qartė nevojėn e Kosovės pėr pavarėsi.


VOA: Zėvendės-sekretari i Shtetit Mark Grosman ishte kohėt e fundit nė Kosovė, ku bėri tė ditur se bisedimet pėr statusin pėrfundimtar mund tė fillojnė nė vitin 2005, nė qoftė se Kosova plotėson mė parė standartet, tė cilat duhet tė jenė tani mė tė qarta dhe mė tė sakta. Si e shikoni ju kėtė proces, a ėshtė realiste tė mendohet qė nė vitin 2005 do tė fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar?


James Pettifer: Ėshtė njė gjė shumė e mirė qė zoti Grosman shkoi atje. Tė gjitha tė dhėnat tregojnė se pa njė angazhim mė tė madh amerikan, nė proces nuk do tė ketė shumė pėrparim. Ajo qė uroj unė ėshtė qė tė dihet si do tė vlerėsohen standartet. Pasi politika nuk ėshtė njė shkencė ekzakte. Unė jam dakort me atė qė ka thėnė ligjvenėsi Tom Lantosh qė nė se disa prej kėtyre standarteve do t’i ishin vėnė Shteteve tė Bashkuara, zor se Amerika do tė fitonte pavarėsinė nė atė kohė. Duhet kohė qė tė zhvillohen institucionet. Por ndėrhyrja amerikane ishte shumė e vlefshme. Mendoj se bisedimet e fundit tė Vjenės ishin tė pėrgatitura shumė keq. Nė raste bisedimesh tė tilla mes palėve, si shqiptarėve edhe serbėve u duhet bėrė shumė e qartė se ēfarė pritet konkretisht prej tyre, nė vend qė tė bėhen bisedime pa njė plan tė qartė. Prandaj ėshtė shumė e vlefshme tani qė Amerika po angazhohet mė shumė. Pa rolin e Amerikės, pas bisedimeve tė Vjenės, mund tė kishin filluar probleme serioze.