Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Shpirti i Shqiptarit

    Nė diskutimet nė kėtė Forum tė shkėlqyeshėm shpesh pėrmendet mentaliteti i shqiptarit, qoftė pėr tė sulmuar disa tė kėqija, qoftė pėr tė ēfajėsuar njė person apo disa persona. Do tė ishte mirė tė diskutojmė pėr kėtė ēėshtje: Cili ėshtė sot shpirti i shqiptarit? A ekziston ai shpirt nė realitet ose vetėm nė mitet , duke qenė se mitet pėr kombin e vet dhe pėr popuj dhe kombe tjera ekzistojnė kudo nė botė?
    Do tė filloj kėtė temė duke shqyrtuar mendimet pėr epokėn e feudalizmit. Nuk jam ithtar i Karl Marksit (vėrtet mė shumė mė pėlqejnė Vėllezėrit Marks!) por ai ka pėrshkruar bukur feudalizmin nė Manifestin e Partisė Komuniste (viti 1872). Nėse ti, lexues i dashur je antikomunist fanatik, tė lutem mos mė qorto, sepse bile bile nėse rastėsisht kam gjetur diēka me vlerė edhe nė ”Mein Kampf” tė Adolf Hitlerit, pa ndrojtje do ta citoj, megjithėse pėr mua Hitleri ėshtė i neveritshėm (dhe tragjik). Unė, pra, do tė pėrdor Marksin si njė pikėnisje pėr diskutimin rreth spirtit tė shqiptarit.
    Marksi e pėrshkruan tėrthorazi feudalizmin, duke vėnė nė dukje se si ai u shkatėrrua nga kapitalizmi. Kemi disa trajta nė kėtė proces qė kanė ngjashmėri me shkatėrrimin e pamėshirshėm dhe shumė brutal qė zbatuan komunistėt nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė nė vitet 1944-45. Mehmet Shehu organizoj masakra pėr tė eliminuar krerėt e fiseve tė veriut, bajraktarė, fetarė dhe njerėz nė pėrgjithėsi tė cilėt u respektuan nga populli.
    Shkruan Marksi: ”Kudo qė ka marrė fuqinė, borgjezia i ka shkatėrruar tė gjitha marrėdhėniet feudale, patriarkale, idilike. Ajo i bėri copė pa mėshirė prangat e shumėllojshme feudale, qė e lidhnin njeriun me ”eprorėt e natyrshėm” tė tij, dhe nuk la midis njerėzve asnjė lidhje tjetėr veē interesit tė zhveshur, veē pagesės sė pashpirt me parį nė dorė. Ajo i mbyti nė ujin e akullt tė llogarisė egoiste drithmat e shenjta tė ekstazės fetare, tė entuziazmit kalorsiak dhe tė sentimentalizmit mikroborgjez. Ajo e shndėrroi dinjitetin personal tė njeriut nė njė vlerė kėmbimi dhe nė vend tė lirive tė panumėrta, tė fituara pas kaq pėrpjekjesh e mundimesh, vuri vetėm lirinė e paturpshme tė tregėtisė.”
    Sigurisht shoqata e vjetėr feudale shqiptare ishte nė rėnie qė nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar. Goditja e fundit iu dha nga ”pushteti popullor” por pa nxitje pėr fitime (si nė rastin e kapitalizmit) por me propagandė dhe dhunė. Terrori bėra punėn e vet dhe njerėzit u futėn nė njė farė vakuumi shpirtėror. Virtytet e vjetėra feudale natyrisht nuk duhet tė idealizohen, mirėpo idealet e besnikėrisė, krenarisė dhe vetėmohimit ishin tė gjalla pėr njerėzit nė atė kohė. Komunistėt flisnin shumė pėr krijimin e ”njeriut tė ri”, tė frymėzuar nga idealet e partisė, njė njeri pėrparimtar, i gatshėm tė veprojė gjithmonė pėr interesat e pėrbashkėta, duke lėnė anash interesat vetjake. Ne e dimė rezultatin: Kam parė malet e bėrllokut nė oborret e Tiranės. Dhe pas pak kuptova se ”punė vullnetare” ishte njė lloj terrori pėr njerėzit – dhe kundėr logjikės ata refuzuan tė largonin mbeturinat me forca tė pėrbashkėta, sepse njė veprim i tillė do tė cenonte ”lirinė” e tyre …. pėr tė jetuar nė mes tė bėrllokut! Kjo tregon qartė se puna pėr tė krijuar ”njeriun e ri” me shtrėngime mbaroi me dėshtim tė plotė! Dhe nuk ėshtė e ēuditshme fare: Mashtrimi ishte nė krye, krerėt e partisė dhe tė shtetit kishin njė moral pėr popullin, njė tjetėr pėr vetvetėn!
    Cili ėshtė atėherė ”shpirti i shqiptarit”? A mund tė rikrijohet diēka duke pėrdorur elementet mė pozitive tė shoqėrisė sė vjetėr feudale, pėr njė bashkim, bashkėveprim tė pranueshėm tė njerėzve? Njė gjė dihet: pa ideale, pa imazhe pozitive, nuk mund tė ekzistojė njė shoqėri demokratike. Dhe ēdo shoqėri qė bazohet nė dhunė dhe terror mė nė fund shkatėrrohet – ne dimė tė gjithė se si pėrfunduan fashizmi italian, nazizmi gjerman dhe komunizmi sovjetik.
    A ka mundėsi shqiptari sot tė mėsojė nga e kaluara pėr tė krijuar tė ardhmen? A ka nė kulturėn e vjetėr shqiptare elemente me vlerė pėr shqiptarin sot, nė tė kundėrtėn cilat janė idealet nga jashtė qė duhet tė aplikohen nė Shqipėri? A mjafton me deklaratėn e tė drejtave tė njeriut tė OKB-sė? Besoj se jo.
    Nė diskutimin tim tė dytė rreth kėsaj teme unė do tė ju jap tekstin e njė studimi tė Krist Malokit ”Shpirti i Shqiptarit” nga viti 1943. Nė kėtė tekst pėrshkruhen bukur elementet bazė tė botėkuptimit tė vjetėr shqiptar: Besa, Ndera, Burrnija. Do tė ishte mirė tė mendojmė pak pėr vlerat shqiptare, aq tė keqpėrdorura pėr demagogji edhe sot nga politikanėt dhe aventuristėt politik… Duke qenė se vitet 1945-1990 krijuan njė hendek shpirtėror pėr shqiptarėt e lindur gjatė kėsaj kohe, mė duket mė rėndėsi tė studiojmė edhe disa tekste gati tė harruara, si ėshtė ai i Krist Malokit. Teksti sot ėshtė vetėm njė preludė....
    Ullmar Qvick

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Re: Shpirti i Shqiptarit

    Postuar mė parė nga Ullmar Qvick

    Do tė filloj kėtė temė duke shqyrtuar mendimet pėr epokėn e feudalizmit. Nuk jam ithtar i Karl Marksit (vėrtet mė shumė mė pėlqejnė Vėllezėrit Marks!) por ai ka pėrshkruar bukur feudalizmin nė Manifestin e Partisė Komuniste (viti 1872).

    Marksi e pėrshkruan tėrthorazi feudalizmin, duke vėnė nė dukje se si ai u shkatėrrua nga kapitalizmi. Kemi disa trajta nė kėtė proces qė kanė ngjashmėri me shkatėrrimin e pamėshirshėm dhe shumė brutal qė zbatuan komunistėt nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė nė vitet 1944-45. Mehmet Shehu organizoj masakra pėr tė eliminuar krerėt e fiseve tė veriut, bajraktarė, fetarė dhe njerėz nė pėrgjithėsi tė cilėt u respektuan nga populli.
    Shkruan Marksi: ”Kudo qė ka marrė fuqinė, borgjezia i ka shkatėrruar tė gjitha marrėdhėniet feudale, patriarkale, idilike. Ajo i bėri copė pa mėshirė prangat e shumėllojshme feudale, qė e lidhnin njeriun me ”eprorėt e natyrshėm” tė tij, dhe nuk la midis njerėzve asnjė lidhje tjetėr veē interesit tė zhveshur, veē pagesės sė pashpirt me parį nė dorė. Ajo i mbyti nė ujin e akullt tė llogarisė egoiste drithmat e shenjta tė ekstazės fetare, tė entuziazmit kalorsiak dhe tė sentimentalizmit mikroborgjez. Ajo e shndėrroi dinjitetin personal tė njeriut nė njė vlerė kėmbimi dhe nė vend tė lirive tė panumėrta, tė fituara pas kaq pėrpjekjesh e mundimesh, vuri vetėm lirinė e paturpshme tė tregėtisė.”
    Sigurisht shoqata e vjetėr feudale shqiptare ishte nė rėnie qė nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar. Goditja e fundit iu dha nga ”pushteti popullor” por pa nxitje pėr fitime (si nė rastin e kapitalizmit) por me propagandė dhe dhunė. Terrori bėra punėn e vet dhe njerėzit u futėn nė njė farė vakuumi shpirtėror. Virtytet e vjetėra feudale natyrisht nuk duhet tė idealizohen, mirėpo idealet e besnikėrisė, krenarisė dhe vetėmohimit ishin tė gjalla pėr njerėzit nė atė kohė. Komunistėt flisnin shumė pėr krijimin e ”njeriut tė ri”, tė frymėzuar nga idealet e partisė, njė njeri pėrparimtar, i gatshėm tė veprojė gjithmonė pėr interesat e pėrbashkėta, duke lėnė anash interesat vetjake. ....

    Zoti Ullmar,

    nga pershkrimi i mesiperm e paralelizmi i hedhur me Mehmet Shehun me ngjau se ky i fundit ishte me teper borgjez kapitalist se sa nje komunist.
    Borgjezet ne asnje vend ne bote nuk kane hedhur tutje Zotin apo Kishat si institucion fetar.

    Ajo cfare bene komunistet ne Shqiperine e viteve '44-91 me ngjan tamam me shfarrosjet naziste ndaj hebrejve ne LIIB.
    Po ashtu mbi karakteristikat feudale te shqiptareve te veriut do thoja se nuk eshte kollaj te flitet per nje feudalizem, pasi nder ato fise mungojne shume elementa te feudalizmit klasik.

    Shpirtin i Shqiptarit nuk e shoh te lidhur me feudalizmin, te cilin ju pretendoni se ka ekzistuar ne fiset malore te Shqiperise deri ne shek. XX.

    Vlerat e shqiptarit, qe ju shume bukur i keni cituar, si p.sh. Besa, Ndera, Burrnija etj., une mendoj se jane akoma edhe sot pjese perberese e kombit tone dhe nqs ne momentet aktuale ne dukemi si te perhumbur ne kaosin politik, kjo s'do te thote se ne themel te shqiptarit vlerat e mesiperme jane zhdukur.

    Hidhuni ne nivelin e poshtem, ne familjen shqiptare dhe do te shikoni sesa bukur keto vlera lartesohen e nderohen nga secili prej nesh, nga secili shqiptar i ndershem e atdhetar, nga secili shqiptar qe e konsideron veten rob te Zotit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Disa fjalė pėr Prof.Dr. Krist Maloki - Besa shqiptare

    Sė pari dua tė falėnderoj z. Eni pėr komentet. Po bashkohem me mendimin se feudalizmi nė Shqipėri nuk ishte njė feudalizėm klasik, por sigurisht mjaft nga elementet e mentalitetit shqiptar pėrputhen me mentalitetin feudal, megjithėse kushtet materiale ishin mjaft ndryshe.
    Z. Eni ka tė drejt duke theksuar se shumė nga karakteristikat e vjetėra shpirtėrore tė shqiptarit vlejnė edhe sot. Pėr kėtė jam nė dijėni, duke pasur pranė meje njė familje fisnike shqiptare, me gruan time dhe tė afėrmit e saj. Pėr sjelljet e tyre kam vetėm fjalė pozitive, dhe shumė prej suedezėve kėtu kanė vetėm respekt dhe admirim pėr shqiptarėt nė gjirin tonė suedez….

    DISA FJALĖ PĖR PROF.DR. KRIST MALOKIN
    Do tė vazhdoj tani me temėn tonė, Shpirti i Shqiptarit, sipas artikullit tė Prof. Krist Malokit.
    Kush ishte Krist Maloki? Me siguri ai ėshtė krejt i panjohur pėr gjeneratat e sotme shqiptare. Prof. Dr. Krist Maloki u lind nė Prizren mė 1900 dhe ndėrroi jetė nė Graz tė Austrisė mė 24 nėntor 1972. Mėsimet fillore i mbaroi nė vendlindje pranė shkollės sė kishės katolike, dhe nė moshėn 12-vjeēare ai u dėrgua me bursė shtetėrore nė Austri pėr studime. Aty kreu shkollėn e mesme dhe mori dy doktorata, tė parėn mė 1929 nė filozofi dhe tė dytėn nė shkencat juridike mė 1934. Qe profesor i rregullt i Akademisė Tregtare tė qytetit tė Graz-it dhe profesor pranė Universitetit tė Graz-it pėr letėrsinė shqipe dhe ballkanike.

    Si kritik letrar Maloki ishte mjaft i rreptė. Ai tha se Naim Frashėri nuk mund tė krahasohet me poetėt e mėdhej tė botės. Ai nuk ėshtė ’Dichter’ si Goethe ose Dante. Kjo qe bomba e parė nė historinė e letėrsisė shqiptare... Mė vonė ai kritikoi edhe Mitrush Kutelin, ndėrsa pėr Fishtėn ai kishte njė adhurim tė thellė. Heroi politik i Malokit ishte Avni Rrustemi, pėr tė cilin kompozoi edhe njė elegji, qė ai vetė e muzikoi. – Dhe tani teksti i tij nė diskutim:

    SHPIRTI I SHQIPTARIT
    Ky tekst u botua nė ”Bota Shqiptare” tė vitit 1943.

    Nė visarin gjuhėsor t’onin kemi tri fjalė, tė cilat, sikur „Heim“ i Gjermanėvet, „gentleman“ i Englezėve, me tė vėshtirė pėrkthehen nė gjuhėt e tjera. Kėto janė: „Besa“, „Ndera“ e „Burrnija“.
    „Besa“ nė gjuhė e nė zemėr tė Shqiptarit pėrfshin fjalėn e dhanun e tė mbajtun, armėpushimin, besnikinė, paprekninė, nderėn e sa e sa tė tjera, qė s’āsht nevoja t’i rendojmė, mbassi mā parė e mā lehtas i kuptojmė se i numbrojmė. Babat t’onė, kur jepshin a lidhshin besė nė mjes njeni-tjetrit a me kedó tė huej, mik a anmik, nėnkuptojshin njė lidhje me tė tana rrethanat , te cilen e mbajshin me tė tanė fuqit’ e veta e tė robvet tė vet; po t’ishte nevoja shkrīheshin me pasuni, rob e robi pėr mos me e thye atź besė, kėshtu qė ishin tė zotė pėr „besė tė dhanun“ me humbė gjithshka, edhe jetėn, por besėn mos m’e thye.
    Fuqija morale e therorisė dhe e vetmohimit qė permblidhen nė fjalėn „Besė“ me tė vėshtirė kuptohen prej kujdohit, e mā me tė vėshtirė mund tė gjinden mė ndonji popull, qė t’i dallojė nė kėtė mėnyrė si populli shqiptar.

    (Nė vazhdim do tė japim pėrshkrimin e fjalėve "ndera" dhe "burrnija")
    Ullmar Qvick

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    "Ndera" e shqiptarit

    Po vazhdojmė me tekstin e Prof.Dr. Krist Malokit:

    "Ndera" e "črzi" pėr Shqiptarin āsht gjithshka mund tė jetė mā e madhe e mā e ēmueshme mbi faqe tė tokės. ”Aj, tė cilit i mirret ndera, āsht i dekun mbas Kanunit.” Me fjalėn ”nderė” Shqiptari nėnkupton jo vetėm largimin prej shka ka tė pėrpjekun me flligshti, por gjithshka i siell nderim faqe tė tjerėvet dhe ja nalton ēmimin dinjitetit personal tė tij.
    Fjala ”nderė” pėrmbledh nė shpirt tė Shqiptarit nji sumė ndiesish tė veēanta, tė cilat kanė lidhnķ me gjithshka e rrethon e i pėrket atij drejt pėr sė drejti a terthoras: person, familje, gjak e gjini, votėre vend-lindje e sidomos doket e tė parevet. ”Dy gisht nderė nė lule tė ballit na i njiti Zoti i Madh.”
    Shqiptari i njeh vedin pėr nderėhupun a tė koritun, nė qoftė se i thotė kush se rren faqe burravet nė kuvend, nė qoftė se e pshtyn, i matet, e shtyn a i bie kush; nė qoftė se ja prish ndėrmjetėsinė a ja thyen besėn, ja dhunon gruen a e ban me hikun, ja marron (turpėnon) armėt e krahit a tė brezit; nė qoftė se ja dhunon bukėn tue ja nga mikun a puntorin; nė qoftė se thyen shtėpinė, vathin, kotecin, a ēarranikun n’oborr; nė qoftė se ja ndalin uhan a detyrėn, ja luejnė rrasėn e vegshit nė votėr, ja marrin rendin e tė lamės sė duervet, kur ulet me hangėr mė ndonji darsėm a festė, mort, etj.
    Nė nderė e gjźjmė rrāzėn e asaj ngjitjeje tė pashmangun tė Shqiptarit pėr tė ruejtė doket e tė parėvet e tė gjuhės. Mā se dy mijė vjet stuhķ e krajata kalojnė, kamba e ushtrivet tė panumėrta tė popujvet tė ndryshėm shklet e pėrshkohet nė kėtź tokė shqiptare, lufta mizore, rrenon ē’mos, zgjedha e robnija e pamėshirshėme randon mbi krye tė Shqiptarit, e me gjithė kėtź Shqiptari gjatė kėtyne njizet e mā shekujve ruen karakter, doke e gjuhė. Ēdo gjā tė huej qė gjejmė nė gjuhėn t’onė āsht transformue e njeshė aqė fort me shqipen, sa vetėm ndonji hulmėtues i hollė mund t’ja gjźjė rrjedhėn a burimin.

    (Nė pjesėn e fundit tė studimit flitet pėr burrninė e shqiptarit.)
    Ullmar Qvick

  5. #5
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ullmar pershendetje.
    Se cfare beri rregjimi komunist ne Shqiperi, pothuajse e tere shtresa intelektuale e ndershme eshte ne dijeni te saj.
    Rregjimi komunist envero-labo-greko-sllavo-ruso-francez, denoi pa meshire te gjithe shqipetaret.
    Enver Hoxha si njeriu me i keq ne historine e kombit shqipetar, duke u renditur i dyti pas Esat Pashe Toptanit dhe i dyti pas Hitlerit,i vuri prangat popullit te tij, e dogji, vrau tere nacionalistet dhe patriotet shqipetare, ndertoi burgjet e tmerrshme te krahasuara me burgjet e Nurembergut, per te denuar te gjithe ata qe do te dilnin kunder vijes politike te ndjekur nga vete Enver Hoxha dhe aleateve te tij boterore.
    Duhet te jesh i qarte zoti Ullmar se nacionalistet dhe patriotet jane ata qe mbajne nje komb, nje popull gjalle, te pavdekshem, ata jane pishtari i mbijeteses se nje kombi.
    Enver Hoxha me klanin e tij despotik i vrau dhe duke vrare ata ai shkaterroi nje popull, e denoi ate ne menyre te pameshirshme dhe sot nuk ka asnje lloj "Shpirt te Shqipetarit", nuk ka tradita dhe zakona pozitive, ndere dhe vazhdueshmeri ne proceset e demokratizimit dhe klasicizmit te dokeve shqipetare.
    Rikthimi i atavizmave shqipetare ka ndodhur si pasoje e perdhunimit te traditave shqipetare ne te kaluaren po nga ky rregjim komunist.
    Sot, aktualiteti shqipetar eshte me i cuditshmi ne historine e kombit shqipetar.
    Neqoftese ne Suedi thuhet se njerezit duhet te "accept" gjithshka, kjo ndodh si pasoje e ndryshimeve graduale te emancipimit, evolimit te tradites, zakoneve dhe dokeve shekullore, ne ato klasike dhe moderne.
    Nuk besoj se ne Suedi ka pasur me pare diktature ose despotizem te tille, perkundrazi me sa kam lexuar , ne Suedi ne menyre spontane dhe te lire, njeriu ka arritur ti jape ndryshimet perkatese tradites dhe kultures suedeze dhe jo ti zhduke ato.
    Varferia dhe pushtimet e shpeshta, lufterat e ndryshme, kane dirigjuar keto kompleksitete, ruajtje traditash rasti i Kanunit te leke Dukagjinit dhe cdo here qe Shqiperia ndodhet ne nje gjendje te tille kaotizmi, rikthimi i atvaizmave eshte dhe me i madh dhe shume i mundshem dhe i sigurte.
    Nje njeri po ta rahin shpesh, te luftoje si nje dragua kunder grabitcareve qe duan te dhunojne bijte e ketij dragoi, te vuaje per te ngrene, une mendoj se si dragoi ashtu edhe bijte por edhe trasheguesit e ketyre te fundit, do te trashegojne traditat e lashta te mbijeteses.
    Shum e thjeshte Ullmar
    Shqipetaret edhe sot tregojne nepermjet trashegimise se tyre(genit), dhunimin sistematik qe u eshte bere nder shekuj.
    Mua historia e shqipetareve do me dukej si ato emisionet ne dicovery channel "Animal planet".
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Fundi i studimit: Burrnija e shqiptarit

    ”Burrnija” āsht nji fjalė sė cilės i njihet rrjedha pa tė vėshtirė: del prej fjalės burrė-i. Por kjo fjalė nė gjuhė t’onė ka nji veshtrim aqė tė hapun, sa āsht jeta dhe tė pėrpjekunit e tij me shka e rrethon. Vetėm tue vrojtė pėrshėndetjen kryesore tė Shqiptarit malsuer: A je burrė! nji psikolog i hollė gjen krejt shprehjen e dinjitetit njerėzuer. Kjo pėrshėndetje pėrkthye ndėr gjuhė tė gjalla a tė dekuna, del e paveshtrim e qesharake, por Shqiptari pėrmbledhė nė tź krejt shka mund tė ketė e shka mund tė veprojė mashkulli: vullndesė, guxim, qindresė, bujari e ēdo virtyt qė e plotson shpirtnisht e njerėzisht.

    Burrnija nuk kallzon vetėm sjelljen e jashtme pėr ball t’anmikut: pėr kėtź kemi fjalėn trimnģ. Burrnija difton zotnimin e vetvedit, nderimin pėr nder tė vet e tė tjerėvet, qetėsin’e duresėn ndėr tė paprituna e rreziqe, papėrkulninė e pathyeshminė kundrejt tė mitonsunash. Pėr Shqiptarin āsht burrni me mbetė nė luftė, me i dalė zot atij qė i bie ndore, me mprojtė tė drejtat e veta dhe tė shoqit, me falė anmikun, mos me ja xanė frymėn tė ligshtit, kur ja rrėfen ligshtin’e-vet, me pritė e me pėrcjellė miq, me dalė nė kushtrim pėr ēdo rasė qė ka nevojė shoqi, lagja, katundi, bajraku etj.

    Vetėm burrnija e shtyni Shqiptarin e vėrtetė me zgjedhė pėr banesė tė vet e me kalue jetėn vorfėnisht ndėr shpella tė malevet e curra tė thepisuna mā parė se me ja sjellė shpinėn virtytevet tė tė parėvet e me fitue plang e pasuni, sikur i zotohej pushtuesi anadollak.

    Prap, burrnija e bani Shqiptarin guximtar me ja hī e me i dalė nė krye disa punėve tė kapėrthyeme e gadi tė pamrrijshme, si ajo e ngrehjes sė dinastisė se Misirit prej njė tregatrit shqiptar; si puninim i njė Krispi shqiptar pėr bashkimin e Shtetit italian; tė mkambunit e Turqisė sė re prej nji Shqiptari; e n’Austri nji Karlo Gega Shqiptar ja del me zgidhė problemėn aqė tė vėshtirė tė hekurudhės sė Semeringut.

    Disa shėnime: Tregtari shqiptar i cili e themeloi dinastinė mbretėrore nė Egjipt ishte Muhamed Ali, i cili u lind nė njė familje shqiptare nė qytetin Kavalla tė Greqisė. Themelimi i Turqisė se re u krye nga Mustafa Qemali ”Ataturk” – i cili si duket ishte me burim shqiptar.

    Me kaq mbaroi studimi i Prof. Dr. Krist Malokit.
    Ullmar Qvick

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Shpirti i Shqiptarit eshte ndjenja kombetare qe na identifikon dhe karakterizon ne shqiptareve. Po te klikoni mbi 'Ndjenja Kombetare' ne firmen time do te njiheni me mendimin tim ne kete teme. Nuk dua te perserit vetveten.

    Me respekt
    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  3. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  4. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 18:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •