Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shqiptarët të ndarë në të varfër e të pasur

    SI NA SHOHIN TE HUAJT

    Shqiptarët të ndarë në të varfër e të pasur


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Nicholas Wood "New York Times"

    Një dekadë ishte e mjaftueshme për të ndarë shqiptarët mes varfërisë dhe bollëkut. Rritja e menjëhershme ekono-mike ka veçuar atë pjesë të shoqërisë që jeton luksin e një kryeqyteti të transformuar duke lënë në ekstremin tjetër ata që mezi e sigurojnë jetesën. Kjo situatë ekonomike dhe efektet e saj në ndarjen e shoqërisë janë objekt i shkrimit të gazetarit amerikan Nicholas Wood, që vizitoi së fundmi Shqipërinë. "Gazeta" boton sot artikullin e Wood, të publikuar dy ditë më parë në gazetën amerikane "New York Times".

    Dikur vendi i privileg
    juar i aparatçikëve komunistë që e kthyen Shqipërinë në vendin më të izoluar të Europës, lagja e byrosë politike të Tiranës i është nënshtruar një transformimi radikal, dhe është kthyer në zonën më të nxehtë të jetës së natës në vend. Makina të shtrenjta gjermane rrethojnë të ashtuquajturin Bllok ndërsa njerëz të veshur shik frekuentojnë kafenetë, restorantet dhe pub-et. Ashtu si edhe në vendet e tjera ish-komuniste, jeta e natës në bllok dëshmon për shpërthimin ekonomik në vend që e ka transformuar një pjesë të shoqërisë dhe ka krijuar ndarjen e thellë mes kësaj pakice dhe pjesës tjetër që mezi fiton jetesën. Kryebashkiaku energjik i Tiranës, Edi Rama, i ka pastruar rrugët dikur të mbushura me mbeturina dhe ka riparuar fasadat e ndërtesave publike. Madje edhe rrugët e pasigurta jashtë Tiranës janë zëvendësuar pjesërisht me autostrada të reja të financuara kryesisht nga Bashkimi Europian. Pavarësisht "boom"-it ekonomik, të cilin e tregon edhe Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar që është rritur me 7 për qind këtë vit, mungesa e ujit dhe ndërprerjet e energjisë janë pjesë e jetës së përditshme të shqiptarëve. Ndërsa në hyrje të çdo qyteti të madh ndodhen banesat e atyre që vijnë nga fshati për të kërkuar punë në qytet. "Kjo është një shoqëri me dy kahe", thotë Sokol Balla, një analist politik i një reviste të përjavshme në Tiranë. "Ka një kategori njerëzish që e bëjnë blerjet e përjavshme në Greqi apo Itali ndërsa ka kategori të tjera që nisen drejt Tiranës në kërkim të një pune". Duke folur gjithë përçmim për pasurinë e gjetur papritur, gjysma e së cilës kontrollet nga një e pesta e popullsisë shqiptare prej tre milionë banorësh, Mymvera Çeçollari, një pensioniste që jeton në periferi thotë: "nëse kushtet normale nuk i ke në zonën ku jeton, ç'të hyn në punë t'i kesh në qendrën e qytetit ?". Pakënaqësia popullore vjen si rezultat i idesë së përgjithshme se në Shqipëri krimi sjell fitime. Sipas një raporti të publikuar këtë vit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, pothuajse gjysma e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar (GDP) vjen nga aktivitetet kriminale. "E vërteta është se Shqipëria po ndërtohet mbi paratë e pista", thotë Kreshnik Spahiu, një avokat i specializur në çështjet e antitrafikimit. Toleranca për krimin është e madhe. "Këtu pastrimi i parave konsiderohet progres", thotë Spahiu. Që prej vitit 2001, qeveria ka marrë masa të forta kundër trafikut. Por, Grupi Ndërkombëtar i Krizave vë në dukje se "ndërsa autoritetet e pranojnë përhapjen e krimit të organizuar në Shqipëri, ato nuk kanë dijeni për lidhjet e tij me individët në zyrat e larta shtetërore, policinë dhe politikanët. Verën e kaluar, partia qeverisëse u përça nga një konflikt në të cilin Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Fatos Nano se "është kthyer në një individ që përfaqëson vetëm interesat e veta dhe ato të klaneve të rrezikshme që fshihen pas tij". Për këtë nuk u dha ndonjë provë dhe nuk u ngrit ndonjë padi zyrtare. Por, edhe drejtuesja e Institutit shtetëror të Statistikave, Milva Ikonomi thotë se përqindja e madhe e parave të pista në ekonominë shqiptare tregon se investimet janë bërë në objekte të dukshme si restorantet, për shembull, dhe jo në infrastrukturë. "Për pasojë proçesi i reformave këtu po ecën shumë më ngadalë se në vendet e tjera". Edhe pse diplomatët theksojnë se Shqipëria është tashmë më e stabilizuar se kurrë që pas rënies së komunizmit në vitin 1991, analistët si Balla vënë në dyshim kohëzgjatjen e kësaj qëndrueshmërie. "Ajo që më shqetëson nuk është niveli i rritjes ekonomike, thotë ai, por drejtimi i saj".
    Përktheu: Elira Çanga
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Pse shoqerite e ketyre te huajve si jane te ndara?
    Te pasur dhe te varfer jane gjithe bota, pse Shqiperia qenka ndryshe?
    Ne Amerike ke Bill Gates, ke dhe njerez qe flene poshte ures, ne Gjermani ke Beckenbauerin, ke dhe njerez qe flen ne Bahnhof, ne Itali po ashtu, kudo.
    Po natyrisht duhet terhequr vemendja nga fakti qe : "diplomatët theksojnë se Shqipëria është tashmë më e stabilizuar se kurrë që pas rënies së komunizmit në vitin 1991,"
    Cfare skoopi gazetaresk, ne Shqiperi paska klasa ekonomike!!!!!!!!!!!!!!!
    WOWWWWWWWWWWWWWW!!!!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ku i ke pa keta njerez qe flene poshte urave ne SHBA ti mer Xumpare? Jo per gje po ne knej nga NY i kena pjeset poshte urave te rrethume me gardh e nuk futet dot njeri! Plus qe po te kapi policia poshte ures ha e pakta e punes nje gjobe, ne mos nje a dy muaj burg?
    Nuk them jo, kemi dhe ne knej "homeless" , me celulare ne duar, me varese argjendi e floriri dhe me unaza te stermedha ne gishta duke lypur rrugeve.....I kemi i kemi...dhe te gjithe ama e kane nga nje pet ( qen a moce)....
    "Who is John Galt?"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Qeverisje e varfërisë së pandërprerë

    Instituti Ndërkombëtar i Garancive të Investimeve, e vendos Shqipërinë në një grup me Korenë e Veriut

    Nga Fahri BALLIU

    Nëqoftëse në faqen që ka në internet Instituti Ndërkombëtar i Garancive të Investimeve, do të klikoni në adresën www.isca.it, do të shihni se ky institucion prestigjioz, Shqipërinë e ka në grup me Korenë e Veriut, Ruandën, Zimbabven, etj. Sigurisht, institucioni prestigjioz në fjalë, përdor të dhëna të forta për nga thellësia dhe realizmi, dhe nuk këshillon apo paraqet vërtetësisht rriskun e investimeve në Shqipëri. Jo vetëm me varfërinë e saj, Shqipëria është në një grup me Korenë e Veriut, por tashmë me fjalimin e Nanos në kongres, Shqipëria është edhe me mendësitë e Koresë së Veriut, për shkak të qeverisjes kubano-koreano-veriore.

    Varfëria i ka shoqëruar qeverisjet socialiste në mënyrë të pandërprerë, sepse ato nuk kanë mundur ta ndalin, por përkundrazi, e kanë inkurajuar varfërinë, me dështimin e tyre.

    Duke u ngritur që në mëngjes, në ekranet e televizorit, e deri në orët e vona të mbrëmjes, lajmet që dëgjon janë: 3 ditë pa ujë në Elbasan, varfëri, analfabetizëm në Fushë Krujë, 14 orë pa drita në Shkodër, bukë me listë në Librazhd, papunësi në ngritje në Tiranë, Elbasan, Shkodër, etj. Periferia e vendit, Dibra, Burreli, aksidente, krim dhe vrasje, varfëri, papunësi. Dhe si për t'i kurorëzuar të gjitha këto, çmime të larta të nivelit "mos më prek, se nuk më paguan"!

    Ndërkaq, vjen dhe një paketë fiskale me taksa të reja mbytëse dhe asgjësuese të nivelit e jetesës së shqiptarëve.

    Kjo është qeverisja e varfërisë së pandërprerë. Varfërinë e ndjen në rrugë, varfërinë e ndjen në spitale, ku tashmë kemi të bëjmë me një krim shtetëror. Dhe përkundër të gjitha këtyre, kemi babëzinë qeveritare dhe karshillëkun e saj luksoz, me çmime bamirësie për zonjën e kryeministrit.

    Sigurisht, kemi dhe "kongresmenë" duartrokitës që frymëzojnë skllavëri, sigurisht dhe neveri për një qeverisje e palodhur për ta shkatërruar këtë popull dhe këtë vend, prej 60 e ca vjetësh. Eshtë e njëjta qeverisje, me pak llak qesharak, sa për të gënjyer "kongresmenët".

    Natyrisht, kjo varfëri shkon paralel me krimin dhe korrupsionin dhe të gjitha këto bashkë, zëvendësojnë ligjin, Kushtetutën, moralin, me të kundërtën e tyre, krimin e organizuar.

    Ca heqje spaletash në dikasterin e Rendit janë vetëm ironi dhe sarkazëm, përballë spaletave të qeveritarëve, të cilat nuk preken as me pambuk, ndërsa tendera pas tenderash shkatërrojnë ekonominë ndërkombëtare.

    Qeverisja e varfërisë së pandërprerë kërkon përsëri në mënyrë të pandërprerë ta varfërojë Shqipërinë, me një kabinet tjetër, i cili mezi pret të pasurohet sa më shumë, sa më mirë, se paraardhësit e tyre.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    31
    [B]Varferia i ka shoqeruar qeverisjet socialiste ne menyrre te panderprere sepse ato nuk kane mundur ta ndalin, por perkundrazi e kane inkurajuar varferine me deshtimin e tyre.

    Alba lexova ate pergjigjen tende dhe vecova kete paragraf.Nuk dua dua te bej ndonje gabim por mos je gje kurder lirise se flales, mendimit dhe vullnetit te lire te njerzve ti? Mos do te thuash qe nuk duhet te egzistoje nje force e majte por dhe po egzistoi nuk duhet te qeverise por vetem te punoje. Se ke njohuri politike te mira kete e di dhe e njeh situaten ne bote por dhe ne Shqiperi dhe kete e di por menyra e njeanshme e komentimit me shqeteson. The qe te gjitha partite socialiste kane deshtuar dhe mendoj se ti flet per partite e majta. Nuk duhet te gabohem por mendoj se ne Europe egziston nje force e majte politike dhe ne disa vende psh ne UK e Gjermani ajo ka qeverine. Verejtje ka per cdo qeveri ne bote por ajo analiza e bere me lart nga gazetari amirikan vetem tregon se disa po mundohen te punojne bile me shume se ne qeverite paraardhese por se jane dhe shume gjera te tjera qe duhen bere dhe disa nuk mund te behen menjehere. Tek keto qe nuk mund te behen menjehere fus korrupsionin. Pse ai do te egzistoje perhere. Ai eshte si focat e ferkimit per trupat ne levizje, mund ta minimizosh por jo ta zhdukesh fare. Per mua eshte mire qe degjoj disa fjale te mira per vendin tim, si ato per Edi Ramen nga dikush qe nuk eshte implikuar ne politiken tone Shqipetare. Dhe kjo nuk niset as si e majte as si e djathte sic disa jane mesuar te vleresojne analistat e huaj.

    Jo per debat por vetem mundohu te jesh pak me realiste dhe asnjanese. Faleminderit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    CMIMET SI NE EVROPE, JETESA SI NE SOMALI

    Teuta Shamku

    Pjesa me e madhe e qytetareve shqiptare jane te varfer dhe shume syresh jetojne nen minimumin jetik. Statistikat e BB-se tregojne se ne Shqiperi ka ende zona ne te cilat banoret jetojne me 1 dollare ne dite. Kjo nuk arrin as ne vleren 30 mije leke ne muaj, nderkohe qe vlera e minimumit jetik nga institucionet nderkombetare eshte percaktuar 90 mije leke. Kjo tregon se qytetaret shqiptare jetojne 3 here me poshte se niveli i minimumit jetik.

    Ndersa varferia ne Shqiperi behet e tejskajshme qeveria cdo dite e me teper rrit cmimet per produktet e domosdoshme qe qytetaret kane nevoje per jetesen e tyre. Ndersa listat per blerjen e bukes rriten gjithnje e me shume ne dyqane, qeveria pranoi rritjen e cmimit te saj. Po keshtu rriti gati 38 per qind cmimin e energjise. Buxhetit te varfer te familjeve shqiptare iu shtua edhe rritja e cmimit te telefonise fikse, madje rritje me te madhe pesoi pikerisht shtresa me e varfer qe e perdorin telefonin brenda per brenda qytetit. Zyrtaret shqiptare justifikohen per cmimet me faktin se po i pershtatemi kushteve te BE-se. Po harrojne se qytetaret e tyre, pra shtresa me e varfer jeton si banoret e Somalise. Nje ndryshim i madh vihet re edhe me shtetet fqinje me Shqiperine, ku prej tyre vijne shumica e mallrave te importit. Mallrat qe importohen nga Maqedonia ne Shqiperi jane shume te shtrenja ne tregun tone dhe ka mallra te cilet jane deri ne 30 per qind me shtrenjte se ne Maqedoni. Rrogat e shtetasve shqiptare jane rreth 38 per qind me te uleta se Kosova e Maqedonia dhe 40 per qind me te vogla krahasuar vetem me Maqedonine. Po te krahasosh nivelin e pagave per disa profesione mes Shqiperise dhe Maqedonise vihet re nje raport deri ne 70-80 per qind me i larte se ne vendin tone. Profesioni i mesuesit ne Maqedoni paguhet 82 per qind me shume se ne Shqiperi.

    Cmimet si ne Evrope, pagat simbolike

    Te ardhurat e familjeve shqiptare jane minimale per te perballuar shpenzimet mujore, duke iu referuar cmimeve ne treg per te gjithe sherbimet. Statistikat zyrtare tregojne se shqiptaret shpenzojne rreth 60 per qind te te ardhurave vetem per ushqim, ndersa europianet harxhojne per t'u ushqyer 15-22 per qind te te ardhurave. Duke iu referuar statistikave shqiptare ne tregjet e vendit cmimet e produkteve ushqimore jane pothuajse te njejta me cmimet e vendeve te Europes. Por pagat e shqiptareve jane rreth rreth 15 here me te uleta se pagat e italianeve, grekeve apo gjermaneve. Diferenca e pagave theksohet me teper po te krahasohen ato te punetoreve, qe perbejne dhe pjesen me te madhe te popullise. Keshtu, nje punetor i thjeshte shqiptar merr ne vit vetem 68 mije leke. Ndersa ne vendet e ndryshme te Evropes paga e nje punetori varion nga 4 milione leke deri ne 1.3 milione leke. Ndersa diferenca e pagave mes shqiptareve dhe shtetasve te tjere te Europes vjen jithmone e duke u theksuar, e kunderta ndodh me cmimet e produkteve ushqimore, te cilat kane nje diference shume te vogel, madje cmimet e disa produkteve qe shiten ne vendin tone jane thuajse te njejta me cmimet e Italise apo Greqise.

    Ekspertet e ekonomise theksojne se cmimet ne tregun shqiptar jane thuajse te njejta me tregun europian, pasi pjesa me e madhe e produkteve ushqimore importohen nga vendet e Europes.

    Raporti i SKZHES

    Sipas nje raporti zyrtar te Strategjise se Zhvillimit Ekonomik dhe Social, mbeshtetur ne treguesin e nivelit relativ te varferise, 29.6 per qind e shqiptareve jane te varfer, ndersa gjysma e tyre jetojne ne kategorine e varferise ekstreme. Varferia eshte e perqendruar kryesisht ne zonat rurale. Nder 5 te varfer, 4 jetojne ne fshat. Nese merret ne konsiderate niveli absolut i varferise, 1 ne cdo 6 familje jetojne me me pak se 1 dollar ne dite per person dhe pothuajse nje ne dy familje jetojne me me pak se 2 dollare ne dite per person.
    Koha jene
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Fringo
    Na trego te pakten nje Bill Gates dhe nje Beckenbauer shqiptar se do kishim respekt te gjith per to.

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    O Toro ato ligjet e bukura te SHBAs, pasaniket i kan bere!

    Shqiperia ka karakteristikat e nje vendi te Botes se Trete, nga jasht te mahnit por nga brenda eshte sketerre!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Sa here themi "per sa kohe akoma"
    Eshte e pamundur kontrolli i çmimeve nga ana e shtetit.
    Kerkojne ti pershtaten kushteve per te hyre ne BE.
    Absolutisht absurde.Kur nje rroge e mesme te duhet vetem per te paguar dritat dhe ujin!!!!!!
    Dhe ku jane dritat dhe uji??
    Jetojme ne nje paradoks te papare.
    Dhe eshte nje situacion qe ka nevoje per nderrime radikale.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    O Zot! Sa të varfër jemi?!

    Nga Mitro Çela

    Një dorë e zgjatur që lyp lekë, pasi të fshin xhamin e makinës! Një fëmijë që derdh lotë, sepse nuk shkon dot në shkollë! Një malësor që blen bukë me listë! Një i papunë që belbëzon që në pikë të mëngjezit: "A doni punë, zotni!" Këto copëza nga realiteti shqiptar, krijojnë tek çdo njeri ndjenjën e keqardhjes. Ndërsa po të lexosh statistikat e shtetit, instinktivisht të del nga shpirti thirrja: "O Zot, sa të varfër jemi!"

    (1)

    Mbi tavolinën e punës kam një libër. Titulli: "Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik dhe Social". Botim i Këshillit të Ministrave. Viti 2003. Faqja 42. Një e katërta e popullsisë shqiptare është e varfër, domethënë që shpenzojnë më pak se 2 dollarë në ditë për çdo person. Me një veprim të thjeshtë arithmetike del se 750 mijë shqiptarë janë të varfër! Gjysma e këtyre të varfërve janë nën moshën 21 vjeç! O Zot, sa të varfër jemi!

    Në vazhdim, nga i njejti libër. 5 për qind e popullsisë është ekstremisht e varfër, domethënë nuk plotësojnë nevojat për ushqim. Në zonat e thella në Veri të vendit, kjo shifër ngjitet në 20 për qind të popullsisë?! Çdo person ekstremisht i varfër shpenzon më pak se një dollar në ditë! Një në shtatë fëmijë në Shqipëri, si pasojë e kequshqimit, paraqet mangësi të theksuara në zhvillim.

    Antiteza e parë. Rroga mujore e Presidentit të Shqipërisë është 2,2 milionë lekë të vjetra. Kjo rrogë do të mjaftonte për të paguar mbi 90 familje me asistencë në bashkinë e Këlcyrës (Përmet). Kryeministri merr çdo muaj 1,95 milionë lekë. Ta dijë vallë zoti Nano, kur firmos në bordero se e ka rrogën 15 herë më të lartë se sa është minimumi jetik, që në Shqipëri është 87 mijë lekë të vjetra në muaj?! 505 nënpunës shteti marrin çdo muaj rroga të barabarat me pagën e një ministri: 1,5 milionë lekë të vjetra në muaj. Fondi i pagave për këta nëpunës të lartë të shtetit është dy herë më i lartë se granti që buxheti i shtetin ka dhënë këtë vit për qarkun e Shkodrës?!

    (2)

    Vazhdojmë me togfjalët: "Fëmijë në rrezik!" Kemi të bëjmë me fëmijë të porsalindur deri në moshën 14 vjeç. Përfshihen këtu jetimë, lypësa, pa shkollë, pa punë. Në qarkun e Kukësit "fëmijë në rrezik" përbëjnë 17 për qind të të gjithë fëmijëve? Shpëtoji o Zot, fëmijët e mjerë nga kthetrat e vdekjes! Një shprehje tjetër e "thatë": "Të rinj në rrezik!" Statistika përfshin të rinj nga mosha 14 vjeç deri në 25 vjeç. 23 për qind e këtyre të rinjve janë të papunë, përdorues të drogave dhe alkoolit, kanë sjellje prej krimineli! Por të rinjtë në rrezik në qarkun e Kukësit kapin shifrën 55 për qind! Në qarkun e Shkodrës 33 për qind!

    Statistika është e ftohtë! Kallkan! Ajo vetëm konstaton! Ajo është një kambanë alarmi... që bie në vesh të shurdhër, sepse në këto qarqe janë shtuar kishat e xhamitë, por mungojnë investimet për të hapur vende pune. Dhe i riu i papunë ka dy alternativa: rrugën e krimit ose rrugën e drogës! Nuk mjafton të lutesh: "Ati ynë që je në qiell, jepu dritë këtyre të rinjve që të kthehen në rrugën e Zotit!" Kur të rinjtë i braktis qeveria, edhe Zoti u qëndron larg!

    Por le të vazhdojmë "shtegtimin" mes statistikave. "Gra në rrezik". Përfshihen gra të divorcuara, të abuzuara, viktima të prostitucionit. Përbëjnë 5 për qind të të gjitha grave të vendit. Në Berat, Elbasan dhe Fier, përqindjet ngrihen më lart! Mëshira për "gratë në rrezik" ngrihet në shkallën më të lartë kur dëgjon edhe lajmet për prostitutat shqiptare që mbushin rrugët e Romës, Athinës, Londrës! O Zot! Jepu durim qeveritarëve të njohin realitetin!

    Antiteza e dytë. Në ligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2004 kemi këto shifra. Kryeministria ka 345 punonjës dhe një fond page prej 290 milionë lekë të reja për rroga dhe kontribute të sigurimeve shoqërore. Rrethi i Pukës ka një popullsi prej rreth 35 mijë banorë. Granti i buxhetit të shtetit për rrethin e Pukës është rreth 110 milionë lekë?! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka 45 punonjës dhe fond page përej 98 milionë lekë. Rrethi i Malësisë së Madhe ka rreth 37 mijë banorë. Granti i buxhetit të shtetit për këtë rreth që ka një bashki dhe katër komuna është rreth 74 milionë lekë?! O Zot! Falu durimin, të paktën deputetëve, për t'i ndarë me drejtësi në parlament paratë e buxhetit të shtetit, që krijohen nga taksat që paguajnë qytetarët e varfër! Amin!

    (3)

    Në faqen 45 të librit është shkruar: "Të moshuar në rrezik". Shifrat janë tronditëse. 13 për qind e të moshuarve në rang vendi jetojnë të vetmuar, të braktisur, me të ardhura nën 1 dollarë, të paaftë për t'i shërbyer vetes. Por ka edhe më keq. Në Berat, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës kjo shifër shkon në 20 për qind! Pasi lexova këtë tablo të mjerimit, nuk mund të vazhdoja më tej shfletimin e librit të mbushur me shifra pesimisti. Duke u kthyer mbrapsht, instiktivisht mendova: "Mund ta ketë lexuar këtë libër Kryeministri ynë?" Mendja e parë më tha "JO". Argumenti: Kryeministri i ka të gjitha kompetencat që së paku të "marrë në dorë gërshërën dhe të presë" fonde nga institucionet për t'i kaluar në komunat dhe bashkitë më të varfëra të vendit. Bindja për këtë "JO" më shtohet edhe për një fakt. Pikërisht në kohën kur vazhdonte puna për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2004, më 30 tetor të vitit 2003, qeveria ka marrë vendimin numër 718 me titull:" Për mbështetje të diferencuar financiare për disa komuna". Në këtë vendim përfshihen rreth 80 komuna. Duke i qarë hallin Kryeministrit që nuk e lënë "gër-mërret" mes socialistëve për të kënduar statistikat që "prodhon" qeveria, libri "u hap" në faqen e parë. Në krye të faqes: "Shprehje e mirënjohjes!" Në fund të faqes... është emri i Kryeministrit! "Duke e konsideruar punën e vështirë... dëshëroj të shpreh falenderimet e mia...".

    Të komentosh më tej do të thotë të rrahësh ujë në havan...
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #11
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Citim Postuar më parë nga Fringo
    Pse shoqerite e ketyre te huajve si jane te ndara?
    Te pasur dhe te varfer jane gjithe bota, pse Shqiperia qenka ndryshe?
    Ne Amerike ke Bill Gates, ke dhe njerez qe flene poshte ures, ne Gjermani ke Beckenbauerin, ke dhe njerez qe flen ne Bahnhof, ne Itali po ashtu, kudo.
    Po natyrisht duhet terhequr vemendja nga fakti qe : "diplomatët theksojnë se Shqipëria është tashmë më e stabilizuar se kurrë që pas rënies së komunizmit në vitin 1991,"
    Cfare skoopi gazetaresk, ne Shqiperi paska klasa ekonomike!!!!!!!!!!!!!!!
    WOWWWWWWWWWWWWWW!!!!
    Edhe Kina eshte njesoj por te pakten ata nuk merren me droge...prostitucion e lloj lloj aktivitetesh ilegale....Shqiperia eshte vend ilegal shkurt muhabetit...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Forumi Mysliman: Presidenti Moisiu ka fyer ndjenjat tona
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 16:53
  4. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •