Nga gazeta Korrieri, duke fshehur emrin e autores cilat janë gafat e shkrimit "Skenderbeu", vepra opera e Vivaldit:
autorja:
Van Christo, nje studiues muzike hollandez, ...
e vërteta:
Van Christo, lindur në Korçë..., për më tepër http://www.frosina.org/about/aboutvan.shtml

autorja :
Poeti francez i shekullit 19, Ronsard,
e vërteta:
Pierre de Ronsard Ronsard (1524-1585)

shkrimi më poshtë:

"Skenderbeu", vepra opera e Vivaldit

Kompozitori me fame boterore Antonio Vivaldi, ne arkivat e tij mbante te strukur operen e paperfundur me protagonist heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Vepra me kater arie u shfaq vetem nje here ne Itali vitin 1718. Kerkimet e studiuesve amerikane, franceze, angleze e italiane per vepren e rralle, e cila shfaqet vetem tani ne Shqiperi. Pas Vivaldi, eshte Frankue, qe rrin ta shfaqe operen e tij para mbreterve

A N

Notat e para qe Vivaldi hodhi per Skenderbeun shprehnin pasionalitetin, shpirtin luftarak dhe dashurine habitese, qe provonte kompozitori per heroin tone kombetar. Figura e tij e kishte magjepsur lehtesiht kompozitorin italian. Nje strateg, qe i kishte ngacmuar fantazine krijuese, aq sa Antonio Vivaldi te vendoste te shkruanet nje opere per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Notat e para te hedhura ne pentagram, pershkruanin pasionin shperthyes te ketij heroi dhe forcen e pashtershme qe rridhte nga dejet e tij. "Luftetari i Krishterimit", keshtu e cileson ai Skenderbeun ne pak rreshtat e shkarravitura poshte kolanes se notave muzikore. Nje veper, e parefunduar asnjehere, me nje shfaqje te vetme me kater ariet e para dhe te fundme qe mundi te shruante kompozitori me fame boterore. Askush nuk dinte per ekzistencen e kesaj opere, deri pak kohe me pare kur mes arkivave u shpluros vepra e rralle qe mbante emrin "Skenderbeu". Nga Firence ajo udhetoi drejt Amerikes, ku studiues te shumte amerikane hodhen ide dhe vleresuan origjinalitetin e saj. Nje kryeveper e parefunduar, e cila po te ishte komptetuar ndoshta do te renditej per nga permasat krah "Kater stineve". Per vite me rradhe studies amerikane, franceze e italiane hulumbtonin per operen "Skenderbeu", nderkohe qe ne Shqiperi ekzistenca e saj mesohet vetem nga kalendari i Allegretto Albania, aktiviteti i pervitshem kulturor i Institutit Italian te Kultures ne Tirane. Fillimi i dhjetorit shenon dhe shfaqjen e kesaj opere te rralle, per here te pare ne vend. Kori femeror dhe orketsra e harqeve do te interpretoje ne premiere "Skenderbeun" e parepfunduar te Vivaldit.

Historia e kerkimit te vepres se paperfunduar

Van Christo, nje studiues muzike hollandez, pas nje kerkimi te gjate arriti te zbuloje se opera origjinale ishte shfaqur ne Teatrin de la Pergola ne Firence, Itali ne 22 qershor 1718. Premiera e rihapjes se teatrit ne ate kohe iu besua Vivaldit, i cili zgjodhi Skenderbeun, heroin kombetar shqiptar si subjekt te operas, qe do te kompozonte. Kjo konfirmom dhe impaktin qe kishte heroi ne boten e civilizuar 300 vjet pas jetes se tij heroike. Pas tre vjetesh konsultash me eksperte ne Angli, France, Amerike dhe Itali ai arriti te siguroje kater ariet e mbetura te operes "Skenderbeut". Nga Bolonja, Itali, ia doli te kompletoje libretin e Vivaldit, i cili u perkthye ne anglisht nga nje student i Universitetit te Harvardit, Departamentit i muzikes.

Rruga e kerkimit ishte e mbushur me burokracira, rregulla financiare dhe histori konfliktuale. Gjate kerkimit Van Christo zbuloi nje tjeter opere te quajtur "Skendebeu", kjo ishte e shekullit te XVIII e kompozitorit Fransua Frankue.

Veper, e cila mesohet te jete shfaqur para Mbretit Louis XV dhe Mbretereshes Marie Charlotte Leszczynska e Frances ne Fontainebleu ne 22 tetor 1763. Vepra ka vlera si historike ashtu dhe muzikore. Graham Sadler, nje muzikolog i shquar i Departamentit te Muzikes ne Angli ka pohuar se vepra eshte e paprekur, gati per produksion. Sipas tij, venia ne skene e "Skenderbeut" te Frankue do te jete nje perle e vertete operistike. Gjithashtu eshte kerkuar nga kompozitore te shquar qe te perfundojne operen "Skenderbeu" me kater ariet origjinale te kompozuara nga Vivaldi. Ajo qe mbetet enigme eshte fakti se pse Vivaldi nuk mundi ta perfundoje operen. Studiues te shumte e lidhin kete me faktin se ne ate ai ishte shume i influencuar nga politika e Vendikut, e cila nuk ishte me aq elastike ndaj Skenderbeut. Sipas tyre kjo ka ndikuar haptazi, ne vendimin e Antonio Vibaldit per te mos e perfunduar operen, qe mabn titullin e heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Skenderbeu, frymezoi gjigandet

Skenderbeu dhe veprat e tij nuk mbeten te kufizuar vetem ne trojet shqiptare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do te kishte ekzistuar sikur te kishte nje udheheqes si Skenderbeun. Disa poete dhe kompozitore gjithashtu kane gjetur frymezimin e vete ne mjeshterine ushtarake te tij. Poeti francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi nje vjershe kushtuar Gjergj Kastriotit. Te njejten gje beri edhe poeti amerikan i shekullit 19, Longfelloe. Antonio Vivaldi kompozoi operen e cila titullohet Skenderbeu, te cilin nuk arriti ta perfundoje, ashtu sikurse dhe kolegu i tij francez Fransua Frankue