Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    SuperKilleri Jaho Salihi

    Gazeta Shqiptare shkruan:


    ............

    ATENTATI 5 MUAJ PARA VRASJES SE AZEMIT

    Salihi njė vrasje tjetėr nė Tiranė
    Nė prill 1998 qėlloi pėr hasmėri Tonin Gecin


    ---------------------------------------------------

    Ferdinand Dervishi

    Para gjyqtarit Kreshnik Omari nė Gjykatėn e Tiranės kėto ditė ndodhet njė dosje e punuar imtėsisht nga Prokuroria e Tiranės. Bėhet fjalė pėr njė vrasje tė ndodhur nė prill tė vitit 1998 nė Rrugėn e Elbasanit, pikėrisht nė oborrin e hotelit "Agron". Viktima ėshtė Tonin Geci, ndėrsa i akuzuari pėr "vrasje me paramendim", i cili gjykohet nė mungesė, quhet Bekim Basha. Porse diku mes fletėve tė dosjes, ka edhe njė shėnim tė gjatė, ku flitet pėr njė nga personazhet vip tė kriminalitetit shqiptar, Jaho Salihin. Sipas shėnimit, i cili ėshtė njė pėrmbledhje tė dhėnash operative tė policisė pėr ngjarjen, por tė pavėrtetuara shkencėrisht me prova, vrasjen e 17-vjeēarit Tonin Geci e kishte bėrė me dorėn e tij pikėrisht tmerri i Tropojės, Jaho Salihi.

    "Unė ju vrava vėllanė"
    Rreth 5 muaj para ekzekutimit tė deputetit Azem Hajdari, nė Tiranė, nė rrugėn e Elbasanit, ishte shėnuar njė vrasje enigmė. Njė person i panjohur kishte qėlluar mbi Tonin Gecin, vetėm 17 vjeē, punonjėsin e lavazhos qė ndodhej nė katin e parė tė hotelit. Menjėherė pas vrasjes, nė njė banesė nė periferi tė Tiranės, ku banonin vėllezėrit Geci, tė shpėrngulur nga Bujani i Tropojės kishte trokitur njė mysafir i pazakontė. Ishte nuni i Bashėve, hasmėve tė Gecėve, tė cilėt edhe ata ishin banorė tė Bujanit. Pas prezantimit, njeriu misterioz u kishte thėnė se ishte nė shtėpinė e tyre pėr t'u ēuar fjalė, se vėllanė u'a kishin vrarė Bashėt pėr hasmėri. Madje ky person kishte pohuar se ishte dėrguar aty pikėrisht nga Bekim Basha. Sipas tė dhėnave tė hetimit, nė vitin 1997 Filip Geci (vėllai Toninit, viktimės sė hotel "Agron") pas njė sherri kishte vrarė me sende tė forta Izraet Bashėn, vėllanė e Bekimit. Sherri kishte lindur pėr njė vajzė daje tė Gecėve, sė cilės i ishte vardisur Izraeti. Ndėrsa skema e vrasjes kishte qenė njė dylyftim trup mė trup nė breg tė lumit Valbonė, tė cilin e kishte fituar Filipi. Pas vrasjes, Filipi pėrfundon nė burg (arratiset pas hapjes sė burgjeve nė 1997, por kapet njė vit mė vonė), ndėrsa vėllezėrit e tij shpėrngulen nė Tiranė me qėllim qė t'i rrinin larg njė hakmarrjeje tė mundshme. Prej tyre, i vetmi qė kishte gjetur njė punė me njė pagė minimale nė Tiranė duke mbajtur me bukė tė tjerėt, ishte mė i vogli, Tonini 17-vjeēar. Dhe hasmi si gjithmonė kishte goditur aty ku dhemb mė shumė.

    Ekzekutori ishte Jaho Salihi
    Natyrisht qė ngjarja te hotel "Agron" pati njė dosje penale tė hapur nga policia e Tiranės ditėn e vrasjes. Ndėrsa i pandehuri i parė u konsiderua Bekimi, vėllai i Izraet Bashės tė vrarė nė breg tė lumit Valbonė nė Bujan tė Tropojės nga vėllai i Toninit, Filipi. Bekimi ishte akuzuar pėr vrasjen me paramendim tė Tonin Gecit, pas dokumentimit tė faktit se pikėrisht ai u kishte ēuar fjalė Gecėve se u kishte vrarė vėllanė. Ndėrkohė, burimet operative tė policisė kishin mėsuar se vrasjen nė prill tė vitit 1998 nė Tiranė e kishte bėrė me dorėn e tij Jaho Salihi. Duke qenė se Salihi dhe Bashėt ishin djem tezesh, Jaho ishte betuar mbi varrin e Izraetit tė merrte hak. Kėshtu, pasi kishin mėsuar se vėllezėrit Geci ndodheshin nė Tiranė, Jaho, falė edhe lidhjeve tė tij tė shumta dhe statusit tė shefit tė policisė sė Rendit tė Tropojės, qė kishte mbi supe, arrin tė gjejė njė prej tyre dhe ta vrasė duke u bėrė nder miqve tė tij.


    Njeriu qė premtoi, por s'tregoi tė vėrtetėn e tij pėr Azemin

    I rėnė nė duar tė drejtėsisė, ndėrsa nė Tiranė kishte startuar gjyqi pėr vrasjen e Azem Hajdarit, Jaho Salihi u konsiderua si gjahu mė i madh i policisė pėr vitin 2001. Pasi mbeti i vetėm nė Tropojė, mes njė grupi kundėrshtarėsh qė pėrfundimisht triumfuan, Salihi pėr njė periudhė kohore gjeti strehė nė Kosovė. Por, gjatė njė vizite nė Tropojė, ai u arrestua nga forcat speciale tė policisė. Gjatė zhvillimit tė gjyqit pohimet paraprake tė Salihit pėr ngjarjen u morėn shumė nė konsideratė nga gjykata. Disa herė Jaho Salihi premtoi se do tė fliste gjatė pėr tė vėrtetėn e tij nė lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, por kėtė nuk e bėri edhe nė seancėn e fundit. Duke e akuzuar si ekzekutor tė drejtpėrdrejtė tė Azemit, atė e dėnuan me burg pėrjetė.


    Haklajt dhe Salihi, dy vrasjet e tjera nė kryeqytet

    Vrasja e Tonin Gecit nuk ėshtė e para pėr tė cilėn ka tė dhėna operative se ėshtė kryer nga ish-tė fortėt e Tropojės. Sipas tė dhėnave tė policisė, nė vitin 1999 nė Tiranė janė kryer edhe dy atentate tė tjera tė ndėrmarra nga vetė grupi i Haklajve, apo nga njerėz nė shėrbim tė tyre. Po sipas burimeve operative tė policisė, nė afėrsi tė ish-ekspozitės "Shqipėria Sot" prej tyre ishte ekzekutuar tropojani Gani Neza. Ndėrsa pak kohė mė vonė, nė njė tjetėr atentat, u vra edhe njė polic i forcave speciale, A. Gj, i llogaritur si kundėrshtar i Haklajve. Konflikti i madh qė kishte nisur nė Tropojė mes pėrkrahėsve tė dy kampeve tė njohura politike, qė kishte sjellė njė lumė tė vrarėsh, ishte zhvendosur deri nė Tiranė.

    --------------------


    Ja heroi i PS-se.

    Kjo eshte vetem nje nga vrasjet sepse mbi Jahon rendojne dhjetra vrasje , dhjetra perdhunime femrash e grabitje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e loving
    Anėtarėsuar
    03-09-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    21
    Hej Brari ..
    Po pate mundesi te me japesh nje email adrress ku mund te komunikoj me ty dicka ne lidhje em kete temen please.

    Rita
    R_SOPI

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  3. Teuta Durrės - Besa e Pejės, Superkupa mbarėshqiptare
    Nga niku-nyc nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 14:07
  4. Akuzat e oficereve te policise per ministrine e rendit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •