Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëria arreston 125 trafikantë gjatë operacionit “Mirazh 2003”

    Ilirian Agolli
    21 tetor 2003, 17:58 UTC


    Policia shqiptare njoftoi sot arrestimin e 125 trafikantëve në valën e një operacioni rajonal kundër trafiqeve njerëzore. Drejtues të lartë të policisë deklaruan se operacioni “Mirazh 2003”, i shtrirë në 12 shtete të Europës Jug-Lindore solli rezulate të larta për Shqipërinë.

    Drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare, Bajram Ibraj, deklaroi se janë arrestuar trafikantë në 55 raste për trafik femrash dhe shfrytëzim prostitucioni, në 8 raste për trafikim fëmijësh dhe 64 raste për organizim në kalim të paligjshëm kufiri. “Policia e shtetit do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë dhe gjykatat deri në përfundim të procedimeve të filluara dhe do të vazhdojë të japë informacion për masat e dënimit të dhëna nga gjykatat shqiptare. Policia vërtetoi gjatë operacionit “Mirazh 2003” se Shqipëria nuk është më vend tranzit për trafikun e qenieve njerëzore” - tha zoti Ibraj.

    Sipas të dhënave, policia ka kontrolluar 800 mjedise, ku ka gjetur 88 femra viktima të trafiqeve për prostitucion, dhe një pjesë të tyre e strehoi në qendrat e rehabilitimit.

    Policia ka zbuluar afro 222 autorë veprash penale, nga të cilët ka mundur të arrestojë rreth gjysmën, ose 125 trafikantë. Nga arrestimet e kryera kanë rifilluar 11 cështje të vjetra penale të lëna në harresë. Megjithatë operacioni “Mirazh 2003” ka shënuar rezultate 11 herë më të larta se operacioni i ngjashëm i një viti më parë.

    Lufta kundër trafiqeve është në krye të kërkesave që bashkësia ndërkombëtare i ka drejtuar autoriteteve shqiptare, krahas korrupsionit dhe kondrabandës, në kuadër të përpjekejeve që bën Tirana zyrtare për integrim në strukturat euroatlantike.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    "Mirazh 2003", Shqipëria divorcohet nga trafiku!!

    TIRANE

    Shqipëria përjashtohet nga harta e trafikut të klandestinëve si vend tranzit. Ka qenë ky deklarimi i djeshëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit Bajram Ibraj, në publikimin e rezultave përfundimtare të Operacionit Rajonal të SEEC-it, "Mirazh 2003". Sipas kryepolicit Ibraj në një konferencë për shtyp, ku merrte pjesë edhe zëvendësdrejtori i SEEC-it, Ferenc Banfi, Shqipëria ka pasur paraqitjen më të mirë në këtë operacion përsa i përket angazhimit të forcave të policisë dhe rezulteve pozitive të arritura. Në veprimet operacionale të zhvilluara në fundgushtin dhe fillimshtatorin e këtij viti u angazhuan 1091 forca policore gati në të gjithë vendin. Në bazë të një pune operative të nisur javë më parë për evidentimin e bazave të trafikut klandestin, drogës dhe makinave, si dhe vendeve ku ushtrohej prostitucion, janë ushtruar kontroll në mbi 800 hotele, motele dhe lokale, si dhe në trena apo mjete lundruese, që dyshohej se përdoreshin për trafik. Shqipëria ka shënuar një numër të madh mjedisesh të tilla të "krehura" nga forcat antitrafik, si dhe personat e shoqëruar dhe intervistuar në komisariate, dhe ka prangosur më shumë se gjysma e trafikantëve të arrestuar në 12 vendet e rajonit ku zhvillohej "Mirazh 2003". Vetëm në një llogaritje në minimumin e dënimeve që jep drejtësia për krimet e konsumuara nga trafikantët e arrestuar, parashikohet që ata të marrin si dënim gjithsej 300 vjet burg. Drejtuesi Ibraj në deklaratën e tij ia detikoi suksesin e Operacionit planit operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të kryer në bazë të një analize reale të situatës së trafikut në vendin tonë. Zhvillimi i opercionit, sipas tij, u karaktertizua nga një bashkëpunim i harmonizuar i të gjitha strukturave pjesëmarrëse. Qendra Ndërkombëtare Antitrafik shërbeu si koordinuese e të gjitha veprimeve policore.


    Akuza nis shqyrtimin e denoncimit ndaj Ramës

    TIRANE - Denoncimi i kryeredaktorit të Televizionit Vizion Plus, Ilir Brabaramo, ndaj ish-ministrit të Rendit, Luan Rama, është marrë dje në shqyrtim nga hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme. Për shkak të personalitetit, që ia jepte posti, denoncimi ndaj Ramës do të shqyrtohet nga vetë Prokuroria e Përgjithshme. Burime zyrtare nga kjo e fundit kanë pohuar për Gazetën se do të jetë faza e shqyrtimit paraprak ajo që do të vendosë mbi regjistrimin apo jo të një procedimi penal ndaj ish-ministrit. Në rast se në denoncimin e dorëzuar nga Babaramo do të vërehen elemente të veprës penale të konsumuara nga Luan Rama, atëherë Prokuroria e Përgjithshme është e detyruar t'i kërkojë Parlamentit heqjen e imunitetit, për të proceduar më pas sipas ligjeve në fuqi.

  3. #3
    Objektivi i “Mirazh 2003”, trafikantët e prostitutave

    Ardita Bala


    TIRANË
    – Prostitutat dhe rrjetet e trafikantëve të mishit të bardhë do të jetë shenjestra e operacionit të koduar me emrin “Mirazh 2003”. Operacioni ndërkombëtar që pritet që të fillojë në muajin shtator do të jetë i organizuar nga qëndra e SECI-t, në Bukuresht, ndërkohë që të gjitha strukturat e policisë shqiptare do t’i marrin urdhrat nga Qendra Antitrafik në Vlorë. Dje në këtë qendër është zhvilluar një seminar ku kanë marrë pjesë të gjithë krerët e policisë të cilët do të hartojnë një strategji dhe plan masash për “Mirazh 2003”. Ky operacion, sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Rendit Publik, ka për qëllim që të godasë trafikun e qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

    Paralajmërimi

    Ky operacion i cili do të zhvillohet për disa ditë pa ndërprerje, vjen pas një përvoje të ngjashme të zhvilluar një vit më parë në të gjithë vendin tonë. “Mirazh 2002” nuk pati ndonjë sukses të veçantë. Ai erdhi menjëherë pas operacionit “Puna” dhe në rrjetën e tij nuk ranë shumë trafikantë dhe në përgjithësi të arrestuarit rezultuan “peshq të vegjël” në shfrytëzimin e prostitucionit. “Mirazh 2003” ka në fokusin e tij po shfrytëzimin e prostitucionit. Strukturat e antitrafikut, të rendit, të policisë kufitare dhe asaj të qarkullimit rrugor do të jenë gjatë ditëve të operacionit në kontakt të përhershëm ndërmjet tyre, si dhe me kolegët në vende të ndryshme të rajonit, të cilat do të marrin pjesë në “Mirazh 2003”. Gjithashtu të përfshira në këtë operacion mësohet se do të jenë dhe Prokuroria, doganat, Tatimet, të cilat do të bashkëpunojnë ngushtë ndërmjet tyre. Specifike për “Mirazh 2003” është fakti që veprimet e autoriteteve ligjimponuese janë paraprirë nga një analizë e situatës bazuar në informacione të grumbulluara si nga policitë vendase, ashtu dhe nga burime policore dhe shërbimesh sekrete të vendeve të rajonit dhe më gjërë. SECI, FBI, INTERPOLI, EUROPOLI, Pakti i Stabilitetit dhe IOM janë të përfshira në këtë operacion dhe secila nga këto struktura do të ketë një rol të veçantë në këtë operacion. Ky është operacioni i katërt që zhvillohet nga SECI-i. Vetëm pak kohë më parë një tjetër operacion i zhvilluar nga kjo strukturë rajonale pati për objekt trafikun e klandestinëve. Por në fund dhe ai u mbyll pa shumë jehonë siç ka ndodhur me pothuajse të gjitha operacionet e tjera që në vendin tonë përpara se të fillojnë, paralajmërohen publikisht, duke u dhënë kohë trafikantëve të marrin masat e duhura.

    Trafiku

    Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Rendit Publik, nga Shqipëria janë “eksportuar” në drejtim të Perëndimit më shumë se 5200 vajza të reja, të cilat aktualisht formojnë “ushtrinë”e prostitutave shqiptare, duke arritur që të zënë një ndër vendet e “nderit” në tregun e seksit. Në seminarin e djeshëm të zhvilluar në Qëndren Antitrafik në Vlorë Ministri i Rendit, Rama ka theksuar se trafiku i qënieve njerëzore nuk është më vetëm problem i brëndshëm i një vendi. Ai është kthyer në një problem rajonal e më gjërë që kalon nga vendet e origjinës, ato të tranzitit dhe deri ato të destinacionit ku ndodhet tregu. Para se të mbërrijnë në trotuare, apo në “sallonet e masazhit”, femrat, viktima të trafikut kapërcejnë dhjetëra territore dhe kufinj shtetesh. Ata së bashku me “shoqëruesit” e tyre u shpëtojnë shumë kontrolleve administrative dhe policore duke kryer një krim të shumëfishtë që fillon me mashtrimin, apo rrëmbimin e personit, kalimin e paligjshëm të kufirit, falsifikim të dokumenteve, heqje e paligjshme të lirisë së tjetrit, punë e detyruar, tortura fizike dhe morale derisa femra të “bindet” se duhet të jetë mall dhe të punojë për tutorin e saj që e ka blerë për më pak se një “grusht para”. Më shumë se 5200 vajza dhe gra shqiptare që ushtrojnë prostitucion në rrugët e Europës janë në përgjithësi të rrëmbyera me forcë, apo të mashtruara nga të “dashurit” e tyre. Turorët shqiptarë mbahen si më të egrit dhe më masakruesit për prostitutat e tyre.

    OBJEKTIVAT

    -Operacioni do të zhvillohet 24 orë në 24orë, përnjëheresh në të gjitha vendet e rajonit dhe do të shërbejë si test për të dëshmuar, kapacitetet investiguese të secilit vend
    -Operacioni do të evidentojë shkallën e bashkëpunimit dhe koordinimin brenda sektorëve të ndryshëm policore dhe ato ndërinstitucional në seicilin vend pjesmarrës në të
    -Mirazh 2003 do të nxjerrë në pah potencialin operacional të seicilit vend në luften kundër krimit të organizuar si dhe do të jetë një përvojë në bashkëpunimin rajonal

    FUNKSIONIMI

    “Mirazh 2003” ka në fokusin e tij trafikun e qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi të prostitucionit dhe organizohet në kushtet e një eksperience që vendet kanë fituar duke konsideruar operacionin “Mirazh 2002” ku Shqipëria sipas Ministrisë së Rendit, ishte pjesëmarrëse aktive.

    Strukturat e antitrafikut, të rendit, të kufirit dhe të qarkullimit të drejtuar nga Qëndra e Drejtimit të Operacionit do të jënë në kontakt të përhershëm me njëri-tjetrin dhe me kolegët e tyre në rajon. Gjithashtu do të bashkëpunojnë dhe Prokuroria, Dogana dhe Tatimet.

    Specifikë e këtij operacioni është fakti se veprimet e autoriteteve ligjimponuese janë paraprirë nga një analizë e situatës bazuar në informacione të grumbulluara si brenda ashtu dhe nga burime të vendeve të rajonit. SECI, FBI, INTERPOLI, Pakti i stabilitetit dhe IOM.

    [size=0.85]Artikull i shkeputur nga Shekulli mbi operacjonin "Mirazh 2003". E Martë, 26 Gusht, 2003[/size]

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Evropa Juglindore, ndjekje trafikanteve te seksit

    Nga David Binder

    UASHINGTON - Nje sulm mbi trafikun e grave per tregetine e seksit ne 12 vende te Evropes Juglindore, muajin e fundit, ka identifikuar qindra viktima dhe trafikues, kane thene autoritetet amerikane qe kane asistuar ne kete inisitive. Me shume trafikues dhe viktima jane kapur gjate ketij viti, sesa ne nje operacion te ngjashem nje vit me pare, kane thene burimet dhe vendet qe kane marre pjese ne kete operacion kane vepruar me ndihmen e njeri-tjetrit.

    Nje vleresim, qe eshte bere kesaj jave nga Qendra e Krimit transkufitar te Inisiatives se Bashkepunimit te Evropes Juglindore ne Bukuresht te Rumanise, ka identifikuar 696 viktima te trafikut dhe 831 te dyshuar, si trafikues qe jane kapur nga autoritetet ekzekutive te ligjit. Aksioni i mbylljes se trafikut perfshinte kontrollimin e 20.629 vendeve, si p.sh kalimet nderkufitare, baret dhe klubet e nates dhe kontrollin e identitetit te plot 11.170 njerezve. Procedurat kriminale kane filluar kunder 499 te dyshuareve dhe per 194 nga ata, jane dhene masa arresti.

    Nga viktimat e identifikuara, qe ishin vetem 67, ose rreth 10 % e numrit te menduar, eshte pranuar oferta per asistence, siguruar nga zyrtaret e ndryshem te ligjit, qe kane punuar afer me IOM (Organizata Nderkombetare e Migracionit), aktivitetet kryesore te se ciles perfshijne ndihmen e viktimave te trafikuara te seksit. Organizata vlereson se 700.000 gra, shume prej te cilave minore, jane trafikuar per tregun e seksit ne te gjithe boten vitin e fundit. Nga ky numer, 200.000 prej tyre thuhet se jane zhvendosur per cdo vit nga Evropa Juglindore.

    Shpartallimi i trafikimit nderkombetar te seksit eshte bere nje prioritet per Shtetet e Bashkuara. Presidenti Bush e ka vene si theks te tij ne fjalimin qe ka mbajtur ne Kombet e Bashkuara me 23 shtator.

    John F.Markey, qe drejton programin e asistences te forcimit ligjor ne Departamentin e Shtetit, ka thene se perpjekjet per te ndalar trafikimin e njerezve per tregun e seksit ishin "bere shume te institucionalizuara, me bashkepunimin e shume qeverive, qe marrin pjese ne kete projekt". "Ata kane marre me shume pergjegjesi dhe jane pak me te besueshem nga asistenca e huaj", ka thene ai. "Ata kane kaluar legjislacionin qe ka te beje me trafikimin dhe ndertimin e njesive te policise per t'i ndjekur ato". Zyrtari ka thene se ne tregun e seksit, vitin e shkuar, jane gjetur 237 viktima te trafikuara dhe 293 trafikante te dyshuar. "Tre vjet me pare, - ka thene ai, - keto vende nuk do te lejonin, qe as t'u thuhej se kishin probleme me trafikimin e femrave".

    Vendet, qe kane marre pjese ne kete operacion, qe ka vepruar qe nga 1 dhe deri ne 5 shtator dhe nga 15 deri ne 19 shtator, ishin Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Hungaria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, Sllovenia dhe Ukraina. Turqia, nje nga anetaret kryesore te Qendres se Krimit te Organizuar me qender ne Bukuresht, nuk ka marre pjese.

    Bosnia, Greqia dhe Shqiperia qe kishin pasur nje vit me pare paraqitje te dobet, kete vit jane paraqitur ndryshe, sipas z. Markey. Ai ka thene se gjithsesi, ate qe duhej te bente sistemi gjyqesor, mungonte ne kete pune. "Une nuk mund t'ju them juve sesa kane shkuar prej tyre ne burg nga operacioni i fundit", ka thene ai. "Por, askush nuk mund t'ju thote per kete".

    "New York Times", 18 tetor
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Bosnia, Greqia dhe Shqiperia qe kishin pasur nje vit me pare paraqitje te dobet, kete vit jane paraqitur ndryshe, sipas z. Markey. Ai ka thene se gjithsesi, ate qe duhej te bente sistemi gjyqesor, mungonte ne kete pune. "Une nuk mund t'ju them juve sesa kane shkuar prej tyre ne burg nga operacioni i fundit", ka thene ai. "Por, askush nuk mund t'ju thote per kete".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Shqiperia perseri ne kry te vemendjes!!

    Shqipëria ka ndërmarrë një operacion kundër trafikimit të qënieve njerëzore


    Kreu policisë shqiptare thotë se Shqipëria nuk është më vend tranzit trafikimi i qënieve njerëzore.

    Duke folur pas një operacioni rajonal policor kundër trafikut të qënieve njerëzore të shtrirë në 12 shtete, drejtori i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, tha se Shqipëria ka rezultatet më të mira në përfundim të operacionit ndërkombëtar policor me emrin kod "Mirazh 2003".

    Operacioni u projektua nga qendra e SEC-it në Rumani dhe u zbatua në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Hungari, Slloveni, Mal i Zi dhe Ukrainë.



    Shqipëria nuk është më vend tranzit për trafikun e qenieve njerëzore.

    Bajram Ibraj, kreu i policisë shqiptare
    Zoti Ibraj thotë se ky operacion ishte më i sukseshmi nga operacionet e policisë shqiptare të zhvilluar në vitin 2003.

    "Policia e shtetit nëpërmjet të gjithë elementëve të zhvillimit të operacionit dhe treguesve të tij bëri evident faktin se Shqipëria nuk është më vend tranzit për trafikun e qenieve njerëzore," tha zoti Ibraj.

    Kreu i policisë shqiptare tha se janë filluar 129 ndjekje penale ndaj 222 të akuzuarve.

    "Duke llogaritur minimumin e parashikuar në ligj të dënimit të tyre nga gjykatat shqiptare parashikohet që ata të marrin një dënim minimal rreth 300 vjet burgim," tha ai.

    Zoti Ibraj tha se policia do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e prokurorisë dhe gjykatat deri në përfundim të proçedimeve të filluara.

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •