Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Pa titull

  1. #1

    Pa titull

    Si fsheha mes shalėve dyzetetremijė dollarė
    E po, se njerėzit presėn qė tė rrojnė me paratė qė u vijnė nga mėrgimi, unė nuku kam pse tė heq ato qė hoqa!
    Ashtu si vajēė unė nė Shqipėri, njeri mos vaftė! Edhe me Karavellė tė mė ftojnė, nuk udhėtoj mė si herėn e parė: Nju Jork- Vjenė, pastaj Vjenė -Tiranė. Nė tė kėthyerė njė stacion mė shumė, Tiranė - Prishtinė, Prishtinė - Vjenė, aty duhej tė flinja njė natė dhe tė nesmen t'ia mbanja pėr Nju Jork.
    Telashet filluanė qė kur mua mė hėngri goja mjaltė e vetėm Tajmsit nuk i thashė ta botonte lajmin, qė Peēua do vinte njė vizitė nė Korēė. Dy ditė para se tė nisesha, valicat i kisha dėng, me porosira. Vetėm pėr plaēkat teme, nuk kish vend nė to!
    Pastaj do mė duhej tė shpinja Korēė, jo pak, po dyzetetremijė dollarė! ...iēkė tė
    sėmės! - thashė. Korēa do t'u bjerė kėmbanave, kur tė mė shohė pėrpara Shėn Gjergjit!
    - E po tashi, si do t'ia bėjmė-me? - i them gruas,Rezit. - Me kaq para, unė nuku vete i
    gjallė gjer Korēė!..
    Ishnė tė tėra qindshe, nga ato me turi tė madh. Bėhej njė xhumbė o byrazer, qė
    mos e pyet!
    - Do tė t'i fut nė njė qeskė plastike , - tha ime shoqe. - E do t'i mbash nė mes tė
    shalėve, Peēo!
    Ish vend i lik, po mė tė pėrshtatshmė vend, s'gjenje dot.
    E kam tė shkathtė gruan. I bėri ajo paratė njė alamet shuku, qė ma lidhi me ca llastiqe nė krye tė shalėve. Ca llastiqe tė tjerė m'i lidhi nė bel e ata nuk e linin xhumbėn e parave tė mė varrej poshtė. Kėshtu edhe mbaheshin, po prapė, bre, binin nė sy, e binin goxha!…
    Kur u futmė n'aroport, na bėnė mė pak kontrolle nga sa kishmė menduarė. Ca gra tė sjellēme, veshur me uniformė tė aroportit, mė shėkonin me respekt. Kėtė respekt e dėftenin nga qė ishnė tė edykuara, por Rezi, ashtu e fryrė pe tė qeshurit, tha, qė ato nuk m'i hiqnin sytė nga shuku i parave.
    - E po pasanikėt kudo nderohen, - thashė unė sėkur nuk e kuptova romuzė.
    - Gratė, nuk i dinė si para ato! - mėrmėriti Rezi… - Por kujdes, se ti njė e dy, i
    shpie duart mbi dollarėt, e dukesh si horr!..
    - Mė venė duart vetė - i pėshpėrita unė. - Ti qesh, po ėshtė pėrgjegjėsi e
    madhe. Vetėm Vanēua i Ciles mė ka dhėnė dymbėdhjetėmijė, moooj!
    Ajo, mbase nga qė kish merak e desh tė sigurohej, mė hidhte nga njė sy kėtej poshtė, po nuk e mbante dot tė qeshurėn. Edhe kur u ndamė te dera qė mė shpinte nė bark tė aropllanit, tek ecja rėndė rėndė e me gjith atė shuk pėrpara, ia bėra sime shoqe, me dorė. Ajo dyke mė ndjekur me sy, pati njė rrebesh pe lotėsh, po nuk e mora dot vesh: nga tė qarėt a tė qeshurit…
    Aropllani u ngrit, po ish natė dhe unė shėkonja poshtė ujėra e drita tė bėra mishmash. Darkėn, ato stjuardeskat austriake na e dhanė nė kohė, me organizim tė pėrkryerė. Unė nuku kam udhėtuarė aq, sa tė mos kem nevojė akoma tė shoh mė tė majtė e mė tė djathtė, se si hapet kutia plastike e ushqimit, si nxirren pironjtė e si xhvishet patatja e zjerė. Mė tė majtė kishnja dritarkėn e aropllanit, mė tė djathtė njė zonjė nė tė zeza, qė mė bėri tė psherėtij i lehtėsuarė, kur m'u unj pranė. Se kishnja frikė mo mė ulej donjė kopuk dorėgjatė!.
    Pėrmbi Francė, gruaja me tė zeza u zgjua dhe atėhere unė guxova ta bezdis, qė nė tėrė atė fluturim, tė vinja sė paku njėzė herė nė banjė. Ajo nuk u ngrit tė dilte nė korridorthin e vockėl. U mjaftua dyke tėrhequr trupnė prapa, aq sa e linte kulltuku. Kalova me pak lehtėsi e me shumė elegancė, por nuk arrita dot qė shuku i parave, tė mos e cikte fare zonjėzėn! U mundova po, aha!.. Ja mos i kem tėrė, qė qe e pamundur! Vetėm kur mė pa paratė, qė e fshiknė cazė, ajo erdhi nė hatėr se ē'mashkull tė veēantė kish patur pėrkrah, pėr shtatė orė qė pe Nju Jorku!
    Kur po kėthesha pe banjės, e pashė gruan me tė zeza, qė qe ngritur e seē kėrkonte nė ēantėt qė e kish mbi kokė. Dita me djellė mua mė kish bėrė mė trim e zonjėzėn e bėnte tė dukej mė e re dhe mė e re! Mė pa qė po vinja e nė vend qė tė priste, ashtu mė kėmbė, sa tė hynja unė nė vendin tem, ajo m'u duk se nxitovi tė ulej. E gjene ma bėri kalimnė tė ngushtė. Si t'ia bėnja?
    - Mos doni tė rrini afėr dritares, tashi, qė u bė ditė? - e pyeta anglisht sa pėr ta
    shtyrė mė andej. - Gratė, ēoku e kanė qef dritaren, - e kujtova.
    - Po, po, por jo unė! - tha ajo me nxitim.
    Kalova dyke u kujdesur qė dyzetetre mijė dollarėt tė mos e shtynin nė ngasje, por
    kur ata i kaluanė shuk, pėrpara syve, pashė qė zonjės, - ja, kur mos kem babanė, - i iku e bardha e syrit dhe bebėzat iu zmadhuanė! Kur unė zura vendin tem, ajo mė buzėqeshi edhe mė bėri pyetkėn mė njerėzore, qė mė vraftė Perėndia, nė do ma kish bėrė, po t'i kishnja kaluarė tė dy herėt me kurriz nga ajo!
    - Pėr ku udhėtoni, zotėri?
    Ishte bullgarkė dhe quhej Janka. I shoqi i kish vdekur tetė muaj tė shkuarė, nė
    Nju Xhersi, ku punonte si programist kompiuterash. Janka shkonte te e motra, qė punonte nė njė pėrfaqėsi bullgare, nė Shkup. Vetė Janka ish pa punė, kurse mua mė erdhi zor t'i thoshnja jam shofer dhe i thashė qė isha pedagog, nė njė Strehė fėmijėsh me tė meta dhe jetimė.
    Bullgarka mė besovi. Nejse, u llafosmė gjatė, megjithėqė ajo anglishten e fliste ēapra-ēupra. Unė e flisnja cazė mė mirė, ama kuptoshim pėr bukuri, ce dy veta qė e flasėn keq, kanė mė harmoni e kuptohen mė mirė se dy veta qė e flasėn perfekt. Folmė pėr rrugėn e dolli qė nga Vjena nė Nju Jork, do kėtheshim nė tė njėjtėn ditė e orė e me tė njėjtin avion.. Por ama do tė kalomim njė natė tė tėrė nė Vjenė.
    - A keni juve vizė transit, pėr donjė hotel tė Vjenės atė natė? - mė pyeti
    vejusha.
    - Jo, - i thashė. - Po ju?
    - Nuku ka problem, - qeshi ajo, - se pashaportat bullgare tani, nuku kanė
    nevojė pėr viza, gjithandej!
    Njė pedagog, si po shitsha unė, duhej ta dinte kėtė gjė, o e vraftė Perėndia!
    - Edhe unė, - i thashė, - e marr kollaj nė konsullatėn austriake tė Korēės! (Qė
    nuk ekzistonte hiē, edhe kėtė, njė pedagog pa tė meta i fėmijėve mė tė meta, duhej ta dinte!)
    Pa dashur vura duartė edhe mbi xhumbė. Por menjėherė m'u kujtua paralajmėrimi i sime shoqe dhe i hoqa sakaqė pėllėmbėt qė andejza.
    Por ishte vonė. Bullgarka e kish vėnė re dhe se si nisi tė mė vėshtronte.
    - Pėrse nuku vini me mua gjer nė Shkup? - propozovi vejushka. - Korēa ėshtė
    mė afėr qė nga Shkupi, se qė nga Tirana!
    I mallkova dhe njė herė ata qė mė bėnė tė udhėtoj me tėrė ata dollarė nė
    mes shalėve. Tė mos i kisha ata, nuku do mė qepshin kėshtu vejushkat e botės! U shfajėsova, ashtu, sa pėr tė larė gojėn dhe e kėputa fillnė e lėmshit, se pėr fat, austriaēkat na suallė mėngjezė. Unė kėrkova njė ēaj tė nxehtė. Nga njė lėvizje e pamatur mirė, m'u derdh tėrė ēaji, ashtu si qe i valė, nė prehėr! Po tė mos mė mbronte xhumba e parave qė po prisnin gjysm' e Korēės, unė do tė kishnja ulėritur. Por vejusha e gjorė kish akoma pėrfytyrim normal.
    - Auuu! - ia dha ajo pallmės dhe nuku pati kohė ta bėnte anglisht thirrjen e
    Zotit, po tha: Bozhe!
    M'i dha menjėherė picetat e saja. Rendnė stjuardeskat e u mblodhė
    tė tėra mbi shuknė e parave, sa me zor po shtynja njėqind e ca thonj bullgarė dhe austriakė tė manikyrosur, qė deshnė tė mė trazonin aty, ku unė nuku deshnja kurrsesi!
    Nė Vjenė, para se tė ndashim, Janka mė vuri t'i premtonja se pas dy javėsh do
    takoshim po aty dhe mė pas, do hamim darkė bashkė gjėkundi, fshehur pe botės, nė donjė restorant buzė lumit qė ēan Vjenėn.

    * * *

    Mė e madhja mė ndodhi Korēė.
    Mė tė hyrė tė qytetit, autobuzė na e ndalovi njė skuadėr me polica dhe ata na kėrkuanė tė xbrismim tė tėrė. Xbritmė. Na vunė mė rradhė e filluanė nga kontrollet. Mė duket dyshonin pėr donjė qė vinte i armatosur. Ama nuk i kontrollonin tė gjithė, por veē ata qė u zgjonin dyshime. Unė dridhsha. Gjithė jetėn kam ndjerė qė jam i dyshimtė. Njė herė, vite tė shkuara, nė zbor, njėrit i vodhnė orėn dhe pesė paqeta cigare. Suallė njė qen, qė i gjente hajdutėt me hundė. Qeni erdhi drejt e te mua e nuku shkulshe pe vendit! Hajduti i vėrtetė mė pas u gjend, po mua nuku mė hiqet nga mendja kurrė, se pėrse nuku me ndahej qeni! Edhe tashi n' Amerikė, kur paguaj gjashtė dollarėt pėr tė hyrė nė Urėn e Xhorxh Vashingtonit, trembem, se tamam mua nuk do mė hapet trari pėr kalim. Mani e persekutimit, bre!
    E nuk u gabova: sytė e skuadėrkumandantit ranė mbi mua.
    - Ti!.. - ia bėri. - Bėj pėrpara! (Bėra). Pe nga vjen-o?
    - Pe Amerike, - thashė un' i ziu.
    - Ke pashaportė amerikane-o?
    Tė gėnjenja? Ja iu shkrep e mė tha: "pa dal' tė ta shoh!" Do mė shpinin nė
    komisariat pėr mashtrim. Ku tė mbytsha unė, me tėrė ato para?! Vendosa tė them tė vėrtetėn.
    - Jo, - i thashė. - Amerikanen e marr vitnė tjatėr. T'ju a tregoj shqiptaren?
    - Ē'ta shohim-o?! Kot-o? Kemi parė pe tyre, sa tė dhjeē!
    E vura re qė ay nuku kish mė asnjė ēikė respekt pėr mua, siē kish kur bėri
    pyetjen e parė.
    - Afrohu, afrohu, - mė tha kryepolica. - Ce i mban duart mbi tope-o? Tė
    ftohen, apo ke frikė ce mos t'i marrėm mė sysh?
    Tėrė policat zunė tė qeshnin. Mua, qellza m'u bė furrė e gjuha m'u poq.
    - Hiē, ja ashtu kot, - ia bėra i mekur dhe m'u kujtuanė porositė e Rezit nė
    aroport tė Kenedit: " Peēo, mos i shpjerė duart atje!" - Zotėria juaj, mė falni!- u thashė.
    - Po ē'zotėri o t'u mbylltė e mėndjes! - vazhdovi skuadėrkumandanti.- Kujton
    se si ato qė ke ti, nuku ka njeri-o?! Nga ato tė tuat, e mė tė mėdha bile, gjen me qindra kėtej, ore! Apo kujton koka jote, se ike ti nė mėrgim e mbet Korēa pa topemėdhenj!
    Unė nuk i pėrgjigjsha fare, qė mos e acaronja. Dhe skuadėrkumandanti u tall sa u tall, mė nė fund na lėshovi tė gjithėve tė ngjitshim nė autobuz.
    Autobuzi sa do nisej, kur te porta u dha njė nga policat e mė thirri gjene tė xbrisnja:
    - Tė vijė pak ay amerikani!- urdhėrovi.
    Po mė pushonte zemra. Ēfarė deshnė akoma pe meje, mor aman!
    Dolla jashtė dhe njėherė. Aty pashė skuadėrkumandantnė qė seē po llafoste me
    njė policė kokėpaqethur. Desha t'u afrosha, por kumandanti ma bėri me shėnjė tė prisnja dhe ca. Polica kokėpaqethur seē po i tregonte ca gjėra nė vesh e kur mbarovi, shefi i tij mė ftovi me dy gishtrinj.
    - Kėtė polic e kam pe Opari, - mė tha e mė pyeti: - Do zotrote qė tė hysh nė
    garė me tė? Do ta provosh e ta dish se ē'vend ze ti, nė qytetin tend? Po ta kalovi ky oparaku, pėr madhėsinė e atyre, do t'i japē kėtij oparakut njėqind dollarė!
    Polica kokėpaqethur mė ndiqte me sy mua dhe tundėte kokėn pėr ato qė thosh
    kumandanti, i cili desh ta bėnte kėtė garėn mashkullore, jozyrtare, ashtu sa mė miqėsore, si pėr mirseardhje.
    - Ama, fitove ti, - mė sigurovi kumandanti, - ky vartėsi im do tė tė dorėzojė,
    trėng, njėqind dollarė!
    - Euro! - saktėsovi oparaku. Dhe u kthye direkt nga unė. - Euro, kam unė. Ta
    kemi, pa nisur garėn!
    Dukej ca i trembur. I qe betuarė kumandantit, qė nuku kish burrė t'ia kalonte atij, por tashi e kish humbur sigurinė, shėkonte i trėmbur nė fund tė barkut tim e i zverdhur dyllė pėrsėriste:
    - Euro, kam! Laj-thaj, ato kam! M'i fitove, hallall i paē! - e lėshonte djersė tė ftohta, ngaqė ish bėrė kot trim pėr kėtė ballafaqim.
    Edhe mua djersėt ēurkė po mė vinin. Autobuzi priste pėr mua, mikrobuzi priste
    pėr oparakun.
    - Nuku jam pėrgatitur pėr kėta lloj kampionatesh, - u thashė me njerėzillėk. -
    Unė nuk u mbura me asgjė… qė t'ju ofendonja juve! Bile, unė e pranoj garėn tė humbur! Dhe pėr nder tuaj, edhe pėr kėnaqėsinė teme, ja edhe 100 dollarėt! Pijeni nga njė kafe pe meje!
    Dhe futa dorėn nė xhep, tė nxirrnja dollarėt. Mė kishnė rrėfyerė pėr kėto ndalime,
    por nuk pata besuarė se t'i merrnin paratė dhe pėr kėsi lloj sebepesh. Kumandanti nuku ma la ta nxirrnja dorėn nga xhepi.
    - Po bėre nga kėto, do tė tė hedh hekurat! - mė kėrcėnovi. - Nuku duanė para
    kot njerėzit e mij. Kėta fitojnė vetėm para tė nderēme, atė qė e meritojnė, atė qė e nxjerrėn me.. me … djersė e me… ē't' u vijė! Po para tė nderēme, ama!
    Hipa prapė nė autobuz, tani i ēliruarė fare. Dėgjonja ankesat e policės pe Opari:
    - Po si, or qifjaj tėmėn, nuk u bė njė herė njė garė e vėrtetė, burrash! Tė dalė e vėrteta e pastėr nė shesh!
    Kėshtu u kėtheva nė shtėpi… Sa u ēmallmė e u pėrlotmė, unė vajta nė dhomė,
    zgjidha rripat e llastikat, hoqa xhumbėn qė aty ku ishte dhe u ndjeva i lehtėsuarė.
    I vėllai i Zihni Pepellashit, priste para, ce kish vendosur tė martohej e tė bėnte goxha dasmė.
    - Po ja, punė nuku po gjej, - mė tha. - Kėrkova njė vizė pėr Greqi, s'ma
    dhanė. Sa tė rri kot! Po martohem, thashė… Tė engledisem…
    Po mė i lumuri isha unė. E ndjenja veten tė lehtė dhe as femrat as policat nuk i hidhnin mė sytė kėtej nga mua…
    * * *
    Nė kėthim, ishmė gjashtė shqiptarė, nė aroport tė Vjenės, qė tė nesmen do
    merrmim qė andejza aropllanė pėr n'Amerikė. Qė tė gjashtė kishmė tentuarė tė nxirrmim viza tek austriaku: nga njė vizkė tranzit, bre, sa pėr tė kaluarė cazė natėn, sa pėr tė mos u shtrirė, si lopėt, dėpėr stolat e sallave tė pritjes. Mua nė Tiranė, mė thanė qė te austriaku qe goxha procedurė e hante kohė. Kėshtu u patnė thėnė disave pe nesh edhe nė konsullatat austriake tė Amerikės.
    Siē ishmė tė gjashtė, vamė e biseduamė edhe me Shefnė e Sigurimit tė aroportit
    tė Vjenės. I thamė tė na shpinin ata, nė donjė hotel pėr tė qenė, tė shoqėruarė nga njerėzit e tyre. Po ishte sikur t'i flisnje murit, o t'i ..nje austriaken! Na tha, se ay nuku mund tė gjykonte rregullat e konsullatave e nuku bėnte dot n'aroport punėn, qė bėnin ato! Ay nuku vinte dot policat e tij tė na ruanin, tė na shpinin e sillnin, ce neve nuk ishmė tė arrestuarė. Na tha se ne ishmė qytetarė tė nderuarė tė Evropės, ne tashi ishmė si gjithė Evropa e prandajza do tė flimim aty dėpėr stola..
    U pamė sydėrsy. Ky qe fati.

    Kumbisi e mė zuri udhėn Janka, bullgarka!
    - Heeeej! - ia bėri gjithė gaz ajo. - Sa tė kam kėrkuarė!
    Mė prezantovi me tėrė shokėt e shoqet: bullgarė, kroatė, maqedonė.
    - Do tė dalim? - mė pyeti nė fund, - tė kujtohet si e lamė pllanė?
    - Nuku mora dot vizė, - i thashė. Pikė e vrer e me zė tė mekur!
    Asaj sėkur i ra dambllaja. Shokėt s' po e kuptonin se ē'po ndodhte me tė. Pastaj ajo xbriti sytė mė poshtė, kėtejza nga pantollonat e mia. Unė paratė nuk i kisha mė aty ku m'i kish parė ajo dhe tani po e ndjenja veten akoma mė tė shburrėruarė. Pa **** pa viza! Lere, bre! A ka mė keq?!
    Vejushka tundi kokėn hidhur. Dhe mė la . Te porta, Janka mė tundi pėllėmbkėn e saj tė vockėl me pikėllim dhe iku me ata ballkanasit zhurmėmėdhenj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Pėrgėzime e nderuara Mjellma!
    Temė e bukur dhe e pėrpunuar mirė me shumė shprejhje origjinale gjuhėsore!
    Respekt tė thellė nga unė!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  3. #3
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Ej eshte shume e gjate dhe une tani nuk kame kohe ta lexoje do ma tregoje ndonjeri idene apo subjektin...:P

  4. #4
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Mjellma, kur poston shkrime qe nuk jane te tuat, duhet te thuash burimin nga e ke marre ate shkrim per te mos krijuar keqkuptime me antaret e tjere.

    Shkrimi i mesiperm eshte i shkrimtarit te njohur shqiptar, Pellumb Kulla dhe eshte pjese e nje cikli shkrimesh te botuara me perpara ne gazeten "Shekulli".
    .

  5. #5
    Postuar mė parė nga Bokerrima
    Mjellma, kur poston shkrime qe nuk jane te tuat, duhet te thuash burimin nga e ke marre ate shkrim per te mos krijuar keqkuptime me antaret e tjere.

    Shkrimi i mesiperm eshte i shkrimtarit te njohur shqiptar, Pellumb Kulla dhe eshte pjese e nje cikli shkrimesh te botuara me perpara ne gazeten "Shekulli".
    Bokerrima ne rregull eshte me fal...
    Nuk e kam bare ate me qellim vetem mbrem kur e morra si leter nga nje mik nga Shqiperia e kam vendos duke menduar se kam shkuar se e kam marre si leter nga nje mik nga Shqiperia.


    Kush punon gabon

    Tung
    Mjellma

Tema tė Ngjashme

  1. Film Dokumentar me titull “Kush Flet Shqip?”
    Nga Vicianum nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 09:04
  2. Pa titull
    Nga kulla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 23:47
  3. Pa titull!
    Nga Mina nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-03-2003, 17:32
  4. Pa titull!
    Nga denku nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-03-2003, 21:51
  5. Pa titull....
    Nga ELEKTRA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 15:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •