Ditar i dashur!

Sot u zgjova herėt nė mėngjez, pėr tė arritur si rėndom vonė nė punė. S'e di, mė ėshtė bėrė njė si tipar dallues, konstantė e personalitetit tim - ajo qė mė bėn ndryshe, ballkanas, qė mė dallon nga kolegėt, mė bėn tė veēantė. Origjinal. Se tė gjithė duhet tė jemi origjinalė kėtyre ditėve, apo jo. Do tė mund tė vija me kohė pėrditė, por kjo s'do tė ishte unė. S'do tė ishte ndryshe. Ēfarė s'bėjmė pėr tė qenė paksa ndryshe!

Paradite. Takim me kolegėt nė njė grup tjetėr. S'njiheshim, punėdhėnėsi im ėshtė i madh. U njohtuam. Nė rrethin e prezentimin, e patėn vėshtirė ta shqiptojnė emrin tim. Sėrish. I vetmi i huaj. Hm. U desh, mbase, patjetėr qė tė komentohej kjo me zė tė lartė; ėshtė fat qė jam kam talent pėr gjuhė: nga dy stereotipet e tė huajit (loserit dhe gringos tėrheqės) arrij gjithnjė ta aktivoj kėtė tė dytin. Fat, vėrtet. Fat qė kam lėkurėn e bardhė, fytyrėn e hijshme, gjuhėn e mprehtė. Se, i kam parė ata qė dėshtojnė nė kėtė betejė tė pėrditshme; i kam parė, ndonėse shtiresha qė s'po i shoh - ashtu si shtiren refugjatėt qė s'i shohin kufomat e shtrira skajeve tė rrugės. Mjafton me aq pak pėr t'u shėnjestruar: njė natė e pagjumė, mėngjes i keq, p.sh. nėse vjen me kohė. Nėse ke lėkurė tė zezė. Dhe bam! -tė shtrijnė edhe ty nė skaj tė rrugės... e ti zgėrdhihesh si idioti i katundit, gjoja s'kupton qė po tė qėllojnė: bam! haha bam! bam! posi haha bam!

Ky vend ka aq shumė tė huaj, aq shumė tipa ndryshe; e megjithatė e ka njė normalitet aq kryeneē, njė normė "vendase" tė trashė, tė lėbyrtė, qė tė mban se tė mban jashtė, me ēdo kusht e nė ēdo mėnyrė: ti, qė quhesh a dukesh ndryshe, do tė ndjehesh patjetėr ndryshe. Do tė lozėsh o loserin, o supersharmantin - mesatarja e artė, VIP-vendet mė tė sigurta nė kabinėn e evolucionit, janė tė rezervuar enkas pėr vendasit, qė fluturojnė nė klasin e parė, i dashur: qeshu, qeshu idioti i katundit nė klasin ekonomi, qeshu e pėrtypi kikirikėt tu tė pėrditshėm, amen.

Nganjėherė tė duket qė ata kanė nevojė pėr ty. Sikur tė mos ishin idiotėt si ti nė kabinėn e ekonomisė, ata s'do tė kėnaqeshin tamam me fluturimin. S'do tė ndjeheshin njėsoj mirė, njėsoj tė pėrsosur, VIP-a.

Ēfarė s'bėjnė njerėzit pėr tė tė mbajtur ndryshe - dhe ti loz lojėn...