Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    Ca Kujtime Mbi At Gjeēovin

    Sicilidņ prej nesh, miq dhe admironjės tė tij, do tė kishim nevojė qė nė gjallėsķ pėr nga njė lotore ku tė mbledhim lotėt t'ona pėr At Gjeēovin




    Faik KONICA



    At Gjeēovin e pata njohur me anė letrash disa vjet pėrpara luftės Ballkanike. Mė 1913 shkova nė Shkodrė dhe atjč, nė Kuvėnt tė Franciskānėve, nji ditė u-njohmė me sy e me fjalė tė gjalla. Mendimet nderimi qė kisha patur pėr At Gjeēovin pėr sė largu, m'u-shtuan ca mź tepėr qė kur u-poqmė. I mesmė nga gjatėsia e trupit, pakė si i thatė, me njė palė sy tė zeza ku ēkėlqente mendia po dhe zėmėrmirsia, At Gjeēovi fitonte menjėherė besimin dhe dashurinė. Fjalėt i kish tė pakta po kurdoherė nė vėnt. Vetėm kur nė tė kuvėnduar e sipėr takohej nonjė pikė mi tė cilėn kish dituri tė veēantė - si pėr shembėll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetėritė greko-romane - At Gjeēovi ēelej ca mź gjatė, dhe ahere ish gėzim t'a dėgjonte njeriu. Asģ kohe At Gjeēovi ish "famullitar", domethėnė prift i ngarkuar me shėrbimin e njė fshati ose rrethi, dhe rronte nė Gomsiqe, i pari katūnt i Mirditės mb'udhė nga Shkodra n'Orosh. A i vemi musafirė At Gjeēovit nonjė ditė tė kėsįj jave? Mė pyeti njė herė At Fishta, me tė cilin pķqesha ēdo ditė nė Shkodrė. Mendimi i njė vizite At Gjeēovit mė pėlqeu pa masė. Ashtū, pa humbur kohė, u-nismė. Njė gjė pėr tė vėnė ré, dhe qė mė mbushi me habķ dhe trishtģm, ėshtė se nga Shkodra gjer nė Gomsiqe, njė udhėtģm shtat' a tet' orėsh me kalė, nukė gjetmė as katūnt as shtėpķ; veē njė hani tė varfėr, ku qėndruam pėr tė pirė kafé, s'pamė gjėkundi nonjė shėnjė gjallėsie: njė vėnt i zbrazur e i shkretė, si i harruar nga Perėndia dhe nga njérėzit. Po mėrzia e udhėtimit na u-ēpėrblye pėrtčj shpresės posa arrijtėm nė Gomsiqe, ose, qė tė flasim me dréjt, nė famullķ tė Gomsiqes, - se katundi vetė i shpėrndarė tutje-tėhū, njė shtėpķ kėtū, njė shtėpķ nj' a dy mile mė tej, as qė dukej.



    Famullia - njė binį prej guri, e ndritur dhe e pastėr, gjysm' e zbrazur nga plaēka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zėmėra e madhe dhe nga buzėqeshja e tė zotit shtėpisė - qėndronte, mirėpritėse dhe e qetė anės njė lumi. Kėtū ronte At Gjeēovi. Kėtū e shkonte jetėn, nė mes tė lutjes e mėsimeve, njė nga njérėzit mė tė lartė qė ka patur Shqipėria: njė lartėsķ e pėrulur, nė munt t'afrņj e tė lith dy fjalė aqė tė perkūndėrta; njė lartėsķ shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetė, i cili, bir i vėrtetė i tė Vįrfėrit t' Assisit, nė pastėrķ e nė vobėsķ tė zėmrės tij e dinte veten tė vogėl. Famullia, shkollė dhe vėnt kėshillash tė mira, u jipte fėmiķjėve themelet e stėrvitjes, u pėrndante fjalėt e urta dhe ngushėllimet njérėsve nė nevojė. Kohėn qė i tepronte, At Gjeēovi j' a kushtonte studimit.



    Merej ahere me institutat e vjétėra tė Shqipėrisė, nga tė cilat njė qė arriu gjer nė ditėt t'ona ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit. Askłsh nukė munt t'i afrohej At Gjeēovit nė diturķn' e kėtķj Kanuni. Na tregój njė dorėshkrģm nj'a dy-mij faqesh, sudiķm i palodhur e i hollė ku kish mbledhur, radhitur e ndritur tė gjitha sa kanė mbetur nga mendimet juridike tė Shqipėrisė nė Kohėn e Mesme, mendime tė cilat ngjan t'i kenė rrėnjėt shumė pėrtčj Kohės sė Mesme.



    Nė kat tė sipėrm tė famullisė, permi njė tryezė tė madhe, ishin shtruar njė tok vjetėrsirash greko-romane, tė zbulśara e tė mblédhura njė nga njė, me njė fatbardhėsķ tė rrallė dhe me njė shie tė mbaruar, nga dora vetė e At Gjeēovit. Mbaj mėnt, veēąn, njė enė tė vogėl tė qojtur "lacrumatorium" lotore, asģsh qė tė vjétėrit, nė besim se tė vdékurit qajnė tė shkśarit e jetės tyre, i mbulojin nė varr bashkė me tė vdékurin qė ky tė kish se kū t'i mblithte lottė. Nuk mė shkonte ahere kurrė nėr mėnt se pas ca vjet sicilidņ prej nesh, miq dhe admironjės tė tij, do tė kishim nevojė qi nė gjallėsķ pėr nga njė lotore ku tė mbledhim lottė t'ona pėr At Gjeēovin…



    Bir i pėrulėt i Shėn Franciskut, e ditur me njė diturķ pa tingėllģm, po dhe Shqipėtįr i kthiellt, At Gjeēovit, qė pėrkiste ēdo mirėsķ, nuk i mungój asnjė hidhėrim, asnjė ēpifje, mė e ēudķtshmia e tė cilave ndoshta ėshtė tė mohśarit se ay ish Shqipėtįr. Sepsč ish lindur nė njė kufķ gjśhėrash, nė njė kufķ ku sot mbarņn shqķpia dhe nis njė tjatėr, ca mėndje tė klasės katėrt, tė pazonjat tė kuptojnė se fólėsit e shqipes nė vijėn me tė pėrparuara janė stėrnķpėrit e atżreve qė me qėndrimin e tyre nė Kohėn e Mesme dhe pastaj ndaluan tė mbrįpsurit e vijės mė tehū, ca mėndje tė klasės katėrt e pėrmbysin tė vėrtetėn dhe e kthejnė nė tė sharė atė qė ėshtė njė lavdķ.



    Po At Gjeēovi ėshtė pėrmi ēdo sharje. Emėri i kėtķj njeriu tė rrallė do tė vejė duke u-ritur - dhe njė ditė famullia e Gomsiqes do tė jetė njė nga gurėt e shėntėruar tė Shqipėtarėsisė.



    (Marrė nga "Dielli" 18 Mars 1930, nr. 5156, fq. 2.)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Konica: Princ Vidi, pėr mendjelehtėsi nuk e kishte shokun

    Konica: Princ Vidi, pėr mendjelehtėsi nuk e kishte shokun

    » Vendosur: 11/08/2009 - 08:07
    •

    alma mile

    E dėshiruar pėr pak stabilitet, Shqipėria shpresoi shumė tek Princ Vidi, i pėrzgjedhuri i fuqive tė mėdha. Por princi mė shpejtė iku se sa erdhi dhe vendi i vogėl ballkanik u mbėrthye nga njė krizė edhe mė e rėndė. Pas copėtimit tė trojeve nė vitin 1913, Shqipėria rrezikonte sėrish tė gjymtohej mes Serbisė dhe Greqisė. Ishte pikėrisht kjo kohė, kur intelektuali shqiptar, Faik Konica, bėhet zėri i shqiptarėve pranė njė prej forcave mė tė mėdha tė kohės, Gjermanisė, ku demaskon politikat e kėsaj tė fundit dhe deklaratat kontradiktore tė pėrfaqėsuesve tė saj. Mė 12 nėntor 1915, nga shėtitorja “Ryshone”, Lozanė, 35 e Zvicrės, Faik Konica i dėrgoi njė letėr tė hapur zotit profesor Hans Delbruck, kėshilltar i afėrt i Qeverisė, profesor i historisė moderne nė Universitetin e Berlinit. Punimin e shkroi frėngjisht me titullin: “Gjermania dhe Shqipėria” (L’Allemagne et L’Albanie) nė 15 faqe tė shtypura. Pjesėn mė tė rėndėsishme tė kėsaj letre na e ofron studiuesi Jup Kastrati nė studimin e tij “Mbi krijimtarinė letrare tė Faik Konicės”, pjesė e veprės “Studime pėr autorė tė ndaluar”. Njė botim ky i Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Nė studimin e tij, Kastrati analizon hap pas hapi veprimtarinė krijuese tė atdhetarit dhe publicistit, duke u ndalur pak mė gjatė nė aktivitetin e tij patriotik, nė mbėshtetje tė ēėshtjes shqiptare. Duke iu referuar letrės sė hapur “Gjermania dhe Shqipėria”. Me kėtė broshurė Konica godiste aleaten e madhe tė Austro-Hungarisė, Gjermaninė rreth planit qė po gatuante pėr ta copėtuar mė tej Shqipėrinė, midis Serbisė dhe Greqisė. Letra pėrshkohet nga toni polemizues i autorit rreth shumė ēėshtje tė sė interesit kombėtar shqiptar. “Edhe nė kėtė vepėr, Konica shquhet pėr forcėn e tij njohėse, pėr horizontin e gjerė tė diturisė, pėr argumentimin shkencor dhe pėr tonin e kulturuar dhe tė intelektualizuar e plot sens kritik tė polemikave tė tij. Nė kėtė libėr shihet se Konica, pėrveē se ishte i mbrujtur me kulturė tė Lindjes dhe Perėndimit, pati kontakte dhe me njerėz tė lartė dhe tė shquar tė kulturės, artit, letėrsisė, shkencės dhe diplomacisė”, shkruan studiuesi Jup Kastrati. Nė letrėn e hapur drejtuar profesorit gjerman tė historisė moderne, Konica reagoi me rreptėsi ndaj qėndrimeve tė tij antishqiptare dhe antishkencore. Punimi ka pėrsosmėri stilistike dhe pasuri mendimesh nė njė lėmė krejtėsisht strategjiko-politik.

    Faik Konica pėr Hans Delbruck

    Zotni, njė grup atdhetarėsh shqiptarė mė ngarkuan t’ju shkruaj dhe t’ju bėj njė pyetje tė vogėl. Me kėtė rast dėshiroj t’ju parashtroj, nė tė njėjtėn kohė, disa mendime vetjake. Kėto ditė, fletoret franceze kanė riprodhuar njė bashkėbisedim, qė ju keni pasur me njė redaktor tė “New York American”. Midis tė tjerash ju atribuohet kjo deklaratė: “Siē e kemi bėrė tė ditur, nė kėtė luftė, Gjermania do tė ēlirojė “kombėsitė e vogla”. Pikėrisht ėshtė ky, Zotni, njė ndryshim i dėshiruar nė qėndrimet tuaja kombėtare, mbasi ajo qė i ka munguar gjithmonė madhėshtisė morale tė Prusisė, ėshtė kapaciteti pėr t’u interesuar pėr fatin e mė tė dobėtėve. Por, nga ana tjetėr, mund t’ju vė nė dijeni pėr ekzistencėn e njė traktati bullgaro-grek pėr ndarjen e Shqipėrisė, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Pėr kėtė arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarėt e mi njė pyetje: “Si do tė arrini ju tė pajtoni deklaratėn tuaj me planin brutal tė copėtimit tė Shqipėrisė?”
    Ja njė vend, ja njė popull qė hyn nė kategorinė e “kombėsive tė vogla” dhe qė do tė meritonte, nė mėnyrė tė veēantė, mirėsinė dhe vlerėsimin tuaj. A nuk ka thėnė Mommseni juaj se kombi shqiptar ėshtė mė i vjetri nė Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me tė vėrtetė mė superior” tė Evropės Lindore? A nuk e kanė pėrsėritur nė ēdo kohė, dijetarėt tuaj, qė dallohet nga fqinjėt e tij pėr nga gjuha dhe shpirti? A nuk e kanė mbrojtur tė drejtėn e kombėsisė shqiptare pėr ekzistencė diplomatėt tuaj nė Konferencėn e Londrės dhe kanė nėnshkruar protokollin qė kurorėzonte pėrpjekjet e tyre? Kjo “copė letre” sapo ėshtė firmosur dhe boja, me tė cilėn i plotfuqishmi juaj ka shkruar emrin e tij nuk ėshtė tharė ende. Mos vallė, menjėherė Shqipėria pushoi sė qeni njė kombėsi, apo nuk ėshtė mė e vogėl? Sė fundi, cilat janė kėto “kombėsi tė vogla” qė ju “do tė ēlironi”? Belgjika, apo Polonia? Serbia ndoshta? Ju lutem, Zotni, na e shuani kuriozitetin tonė dhe pėrmendni njė emėr!..
    Sjellja e Gjermanisė ndaj shqiptarėve merr njė karakter veēanėrisht tė urryeshėm, nėse do tė gjykojmė mbi ngjarjet qė ndodhėn nė Shqipėri gjatė dhe pas Luftės Ballkanike. Pushtimi serb dhe gjithēka qė ndodh mė vonė, janė aq tė njohura, sa qė nuk ia vlen t’i kujtosh. Por mirė ėshtė tė mos harrohet ajo qė serbėt thoshin atėherė dhe qė vazhduan ta pėrsėrisin mė vonė: Serbėt i pėrligjin veprimet e tyre, duke deklaruar se nuk kishin asgjė ndaj nesh si shqiptarė, por ishin tė detyruar tė na luftonin si “miqtė dhe pėrkrahėsit e Soumabes (Zhvabisė)”. Kėshtu, gjermanėt, por nė mėnyrė tė sigurt, bėheshin shkaku i dhimbjeve tona. Megjithatė, nė rrėnimin e gjatė qė na kishte pllakosur, njė shpresė ngushėllonte zemrėn tonė: (ardhja) e njė princi tė zotė (tė aftė) pėr tė menduar dhe vepruar. Prusia nuk vonoi shumė pėr tė na e dhėnė kėtė kėnaqėsi duke na dėrguar njė Mesi, njė farė gjiganti me gjashtė kėmbė, tė sjellshėm, tė qeshur (edhe pa arsye), fėmijė engjėllor, por qė pėr mendjelehtėsinė e tij, qė nga Niemn nė Rhin, nga Lubeck-u nė Passan, nuk e kishte shokun. Tersllėk u ēuditshėm! Kėtij populli pre e intrigave dhe e grupazheve, qė priste njė mendje tė kthjellėt dhe njė dorė tė fortė pėr ta shpėtuar e udhėhequr, princi Wilhelm zu Wied i shtoi inkoherencėn e tij dhe rritjen e trazirave.
    Mė nė fund, njė ditė tė bukur, Doktor von Jagow, shef i policisė sė Berlinit, zbarkoi nė Durrės. Mysafir i princit, ai i sillte atij kėshilla. Dhe ato u zbatuan. Po atė natė, mjete artilerie u vendosėn nė pozicion luftimi nė hyrje tė pallatit, dhe nė agim u bombarduan rėndė shtėpia, ku kryeministri, as i akuzuar, as i gjykuar dhe ende i veshur me pushtet, flinte qetė me gruan e tij. Rrjedhimet e kėtij veprimi nė parim janė mėse tė njohura. Pandehėn se mbaruan me gjermanėt. Por ja feldmareshali Mackesen qė futet nė Ballkan nė krye tė ushtrisė sė tij. Menjėherė shqiptarėt naivė rrėmbejnė armėt dhe ngrenė krye, pėr tė tėrhequr mbi vete dhe pėr tė mbajtur njė pjesė tė forcave serbe, qė luftonin kundėr pushtimit. Pjesa tjetėr, e rekrutuar nga ushtria serbe, deri tashti tė nėnshtruar ndaj fatit tė tyre, dezerton nė masė, pėr tė mos u detyruar qė tė shtijė mbi ushtarėt gjermanė e austro-hungarezė. Nė kėtė mėnyrė, popullsia shqiptare pėson reprezalje tė rėnda, pėr tė cilat ishte e vetėdijshme. Por ajo beson se sakrifikon pėr lirinė e saj. Ajo ende nuk e di ende se pushtuesit i sollėn robėrinė e plotė dhe qė trumbetat gjermane do tė luajnė marshin funebėr tė kombit antik ilir, tė respektuar njėri pas tjetrit, pėr njėzet shekuj, nga Cezari i Romės, nga perandorėt e Bizancit dhe nga sulltanėt...
    Kuptohet, zotni, Delbruck, se ju nuk mė urreni. Ėshtė diēka e palogjikshme ta mendosh. Motive tė tjera e shpjegojnė sjelljen tuaj. Nga kėto po pėrmend tė paktėn dy.
    Gjermania tashmė, ka vetėm njė qėllim: paqen, - edhe njė paqe e pa nder, mjafton tė jetė njė paqe me para; dhe, pėr tė arritur kėtė dėshirė pasiononte, japin atė qė kanė dhe atė qė nuk kanė, heqin dorė edhe nga parimet qė, nė fillim tė luftės, ishin themelore dhe tė njė rėndėsie jetėsore.
    Ka qenė njė kohė kur Anglia, si sot Gjermania, donte tė pengonte sundimin sllav nė juglindje tė Evropės. Pėr kėtė qėllim, plasi lufta e Krimesė. Ajo grisi traktatin e Shėn Stefanit dhe e zvarriti Rusinė nė Kongresin e Berlinit. Ajo shkurtoi me gėrshėrė Bullgarinė e madhe tė kontit Ignatieff. Diplomatėt e saj studiuan problemin e ekuilibrit tė forcave nė Ballkan. Lordi Goschen ambasador britanik nė Kostandinopol, sugjeronte nė 1880, si kundėrpeshė tė domosdoshme ndaj ekspansionit sllav, krijimin e njė Shqipėrie tė madhe, qė do tė shtrihej nga Mitrovica nė Selanik. Ja ēdo tė thotė tė kesh njė vizion tė qartė politik, ide tė ndritura, koncepte tė pastra, tė drejta.
    Gjermanėt duhet tė merrnin mėsime nga kėta mjeshtra tė diplomacisė. Por, duke adoptuar programin e vjetėr anglez pėr tė luftuar mbizotėrimin sllav nė Lindjen e Afėrme, Near Est, gjermanėt e braktisėn kėtė politikė para se ta nisnin. Serbia do t’i aneksohej Bullgarisė. Dhe ēdo tė thuhej tjetėr veē asaj qė tė dy shteteve tė vogla sllave, tė dobėsuara nga rivalitetet, uniteti artificial do tė ēonte nė lindjen e njė mbretėrie tė vetme sllave, tė fortė dhe tė disiplinuar, tė aftė pėr tė vėnė nė radhė njė milion ushtarė tė shkėlqyer? Dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, do t’i shtoheshin territoret e gjera shqiptare, nė mėnyrė qė perandoria e ardhshme jugosllave tė shkonte nga Deti i Zi nė Adriatik. Para kėtij rezultati, a mjafton verbėria e njė diplomacie mediokre pėr tė shpjeguar politikėn kontradiktore tė Gjermanisė nė Ballkan? Nėse bėhet njė kthesė, nėse kthehet shpina e qėllimit kryesor tė luftės, kjo bėhet me ndėrgjegje tė plotė. Dhe vetėm njė domosdoshmėri e jashtėzakonshme do tė bėnte tė hiqej dorė nga njė program qė, tashmė, u ka kushtuar shumė gjatė mbrojtėsve tė saj. Motivi ėshtė territori i falimentimit. Arsyet ekonomike janė ato qė paraprijnė ēdo vlerėsim (konsideratė). Hiqet dorė nga fitorja morale politike; hiqet dorė nga garancitė e njė rregullimi tė paramenduar e stabėl, tė hartės. Duhet vetėm njė dėmshpėrblim, dhe sa mė shpejt tė jetė e mundur...
    Ėshtė e qartė se Shqipėria, para sė gjithash, ka gabim tė qenit pa miq e mbrojtje dhe tė ndodhurit atje ku ndodhet njė dhuratė (pre) e lehtė mbi njė rrugė tė rėndėsishme. Ajo ka njė gabim tjetėr tė madh nė sytė e gjermanėve: sipėrfaqja ėshtė shumė e vogėl. Jo, zotni profesor, asnjėherė kombi i vogėl nuk u detyrohet pėr lirinė e tij. E keni tė tepėrt kultin e sasisė pėr t’u interesuar pėr njė atom. Etika juaj ėshtė nga mė kuriozet: ajo i ka rrėnjėt e veta nė shkencėn e numrave dhe nuk ėshtė gjė tjetėr veēse degė e statistikės. Pėr ju, vlerat morale dhe dinjiteti njerėzor, si vlera nė vetvete, nuk ekzistojnė fare. Meqenėse Franca, vendi kalorėsiak, numėron 40 milionė banorė kundrejt 90 milionė gjermanėve tė perandorisė aleate, atėherė njė francez mezi vlen sa gjysma e njė gjermani, qė nga ana e tij, barazohet me 11 belgė. Edhe njė shqiptar ėshtė ekuivalent me 1/40 e njė gjermani. A mundeni, ju, ashtu siē duhet, tė pranoni tė merreni me njė popull qė, pėr nga volumi, ėshtė sa gishti juaj tregues, apo gishti i madh i dorės?
    Por kjo metodė aritmetike e konceptimit tė problemeve morale, ka tė kėqijat e saj. Ky konceptim i ka vėnė shpesh nė pozitė diplomatėt tuaj. Bismarku ka thėnė: “Bullgaria nuk vlen as sa eshtrat e njė kėmbėsori pomeranian. Dhe, nė njė farė mėnyre, ėshtė e vėrtetė, mbasi sot Bullgaria vlen jo vetėm sa eshtrat e njė tė vetmi, por tė mijėra ushtarėve gjermanė. Njė anekdotė tjetėr historike: Boerėt, tė inkurajuar nga Berlini, u shpallėn luftė anglezėve; por, kur pas disfatės, presidenti Kruger, figurė e lutėsit patetik e tė respektuar, vizitoi Berlinin, i treguan brutalisht derėn, kėtij shefi tė mundur nga njė grusht fshatarėsh. Gjithashtu, siē duhej tė pritej, gjeneral Botha, nė pėrgjigje tė pėrpjekjeve tuaja tė fundit pėr t’i vėnė Boerėt nė lojėn tuaj do t’ju tregojė portėn dhe do t’i japė pavetėsijes suaj njė mėsim tė merituar.
    Nga kėto shembuj tipikė, ju mund tė nxirrni njė mėsim: qė largpamėsia juaj lė pėr tė dėshiruar dhe gabimet e gjykimeve tė kaluara duhet t’ju ruanin nga ēdo nxitim nė vendimet e sė sotmes. Pranoni zotni, konsideratėn time mė tė lartė.

    Antologji studimore pėr shkrimtarėt e ndaluar nė diktaturė

    “Studime pėr autorė tė ndaluar”, titullohet botimi i Qendrės sė Studimeve Albanologjike, i cili pėr herė tė parė ofron njė pėrmbledhje studimore pėr autorė tė shquar shqiptarė, tė konsideruar “tė ndaluar” gjatė viteve tė diktaturės. Ndėr kėta autorė janė Gjergj Fishta, Faik Konica, Ernest Koliqi, Zef Skiroi, Mitrush Kuteli, Martin Camaj, Astrit Delvina, Kudret Kokoshi, Ali Asllani dhe Pjetėr Arbnori. Kjo pėrmbledhje studimore ėshtė rezultat i njė pune tė gjatė, e cila nisi 13 vite tė shkuara, pėr t’u lėnė nė mes, pėr shkak ngjarjeve tė vitit 1997, e cila u pasua me ndryshimin e pushteteve. Hartimi i kėsaj pėrmbledhjeje nuk ishte mė nė prioritetet e drejtuesve tė rinj. Por puna rinisi sėrish. Studimet mbajnė autorėsinė e studiuesve tė njohur tė letrave shqipe, si Klara Kodra, Jup Kastrati, Gjergj Zheji, Koēi Petriti, etj. Pėr hartimin, seleksionimin, por edhe rifreskimin e studimeve, tė realizuara kohė mė parė, u kujdes prof.dr. Kudret Velēa, i cili nė kėtė pėrmbledhje ofron kontributin e tij me njė studim mbi shkrimtarin Ali Asllani. Nė hyrje tė librit ai shpreh mendimin e tij, qė ky libėr do tė jetė njė doracak i nevojshėm pėr ēdo student nė Shqipėri e trojet shqiptare jashtė kufijve, por edhe pėr tė gjithė tė interesuarit pėr tė mėsuar mė shumė mbi veprėn e kėtyre autorėve. Disa prej tyre edhe pse tepėr tė njohur, janė parė nga kėndvėshtrime tė reja nga ana e studiuesve, ndėrkohė qė na vijnė tė reja informacione dhe analiza pėr autorė mė pak tė trajtuar si Astrit Delvina e Kudret Kokoshi. Vepra vjen pėrmes shtėpisė botuese “Fan Noli” dhe kushton 1 mijė lekė.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    80 vjet nga ndarja me Shtjefėn Gjeēovin

    80 vjet nga ndarja me Shtjefėn Gjeēovin

    Tetėdhjetė vjet mė parė, nė Zym tė Prizrenit, At Shtjefėn Kostandin Gjeēovi u vra nga shovinistėt serbė, pėr shkak tė idealeve dhe veprimtarisė sė tij patriotike. Po ai njihet veēanėrisht pėr mbledhjen e "Kanunit tė Lekė Dukagjinit"

    Prof. Ismet Elezi

    Historia e popullit shqiptar pėrmban plot ngjarje e figura tė shquara qė meritojnė tė pėrkujtohen pėr kontributet e dhėna nė fusha tė ndryshme tė jetės. Ky vit, 2009-a, pėrkon edhe me tri data simbolike kushtuar At Shtjefėn Gjeēovit: 80-vjetori i vdekjes, 20-vjetori i pėrkthimit tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit nė gjuhėn angleze nga kompania botuese "Gjonlekaj" nė Nju Jork (1989) dhe 10-vjetori i mbajtjes sė simpoziumit kushtuar 70- vjetorit tė vdekjes sė Gjeēovit nė Nju Jork (1999). Tė tri kėto data janė tė lidhura ngushtė me jetėn e veprimtarinė e njė patrioti dhe intelektuali shqiptar qė zė vend nderi nė historinė dhe shkencėn shqiptare. Tetėdhjetė vjet mė parė, nė Zym tė Prizrenit, At Shtjefėn Kostandin Gjeēovi u vra nga shovinistėt serbė, pėr shkak tė idealeve dhe veprimtarisė sė tij patriotike. Kundėrshtoi me tė gjitha forcat, duke marrė pjesė aktive nė lėvizjet kombėtare kundėr padrejtėsive dhe synimeve shkombėtarizuese tė serbomėdhenjve ndaj popullsisė shqiptare e kulturės kombėtare. Shtjefėn Gjeēovi, njihet pėr veprimtarinė e tij atdhetare tė pandėrprerė, qė nė kryengritjet kundėrosmane nė krahinėn e Kurbinit mė 1906, 1909 - 1912, pėr pjesėmarrjen nė ēetat e luftėtarėve tė lirisė e pėr pjesėmarrjen nė Kuvendin e Vlorės (1912) etj. Por, Gjeēovi nuk ishte vetėm njė atdhetar i flaktė, por edhe njė dijetar, etnolog, arkeolog e shkrimtar, duke i dhėnė kulturės kombėtare vepra me vlerė tė madhe. Shtjefėn Gjeēovi ėshtė pionieri i mbledhjes nga gojėdhėna popullore tė zakoneve e traditave tė malėsorėve tanė, posaēėrisht nė Mirditė. Veprimtaria e tij shkencore nė fushėn e etnologjisė u kurorėzua me mbledhjen dhe botimin pjesė-pjesė tė normave tė Kanunit, fillimisht nė revistėn "Hylli i Dritės", nga viti 1913 e deri nė vitin 1929, kur u vra. Pas vdekjes sė tij u pėrgatit e u botua Kanuni i Lekė Dukagjinit (1933) nga kleri katolik franēeskan i Shkodrės, me parathėnien e mrekullueshme tė poetit tė madh kombėtar, At Gjergj Fishtės. Karakteristika themelore e veprės madhore tė Gjeēovit, Kanuni i Lekė Dukagjinit, ėshtė se normat e tij i mblodhi drejtpėrdrejt nga goja e popullit, pranė tė cilit jetoi e punoi deri nė fund tė jetės sė tij. Me normat e Kanunit, malėsorėt vetėqeveriseshin dhe me to rregullonin tė gjitha marrėdhėniet shoqėrore nė fusha tė ndryshme tė jetės, marrėdhėniet familjare e martesore, marrėdhėniet e pronėsisė, tė trashėgimisė, tė punės, tė vetėmbrojtjes, si dhe nė fushėn penale e procedurale pėr dhėnien e drejtėsisė nga pleqtė e zakonit. Natyrisht, vendin kryesor nė Kanun e zinin vlerat e larta etike morale shoqėrore: nderi, besa, mikpritja, burrėria, falja, pajtimi, gjakmarrja etj. Pikėrisht pėr shkak tė kėsaj pėrmbajtjeje Kanuni tėrhoqi vėmendjen dhe interesimin e shumė studiuesve tė vendit e tė huaj, qė nga Johanes G. Hahn (1853), Edith Durham e deri nė ditėt tona. Por, kėto arsye Kanuni u pėrkthye nė gjuhėt italiane, gjermane, ruse dhe nė gjuhėn angleze, duke i bėrė njė shėrbim tė madh kombit dhe kulturės sonė kombėtare. Pėrkthimi i Kanunit tė Lekė Dukagjinit nė gjuhėn angleze u bė nga prof. Leonard Fox, me cilėsi tė lartė. U botua nė tetor tė vitit 1989 nga kompania atdhetare e mirėnjohur Gjonlekaj (Nju Jork). Kjo ishte njė ngjarje e madhe pėr kulturėn shqiptare, sepse krijoi mundėsira tė gjera pėr njohjen e saj, nė njė gjuhė kryesore me pėrmasa botėrore nė vendet anglishtfolėse e nė radhė tė parė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Angli e mė gjerė. Tė shumta kanė qenė vlerėsimet e bėra pėr Kanunin e Lekė Dukagjinit nė gjuhėn angleze, pėr kulturėn e lashtė juridike tė popullit shqiptar. Pėr Kanunin e Lekė Dukagjinit brenda dhe jashtė vendit janė botuar vepra dhe artikuj tė panumėrt (edhe unė personalisht kam dhėnė kontributin modest me mė shumė se 25 botime), por botimi i tij nė gjuhėn angleze do tė rrisė nė mėnyrė tė pakrahasueshme studiuesit dhe botimet pėr vlerat e tij. Nė tetor 1999, 10 vjet mė parė, nė Nju Jork tė SHBA, me nismėn dhe sponsorizimin e kompanisė botuese "Gjonlekaj", u organizua simpoziumi kushtuar 70-vjetorit tė vdekjes sė At Shtjefėn Konstandin Gjeēovit. Nė kėtė simpozium morėn pjesė shumė bashkatdhetarė tė diasporės nė Amerikė, studiues - albanologė amerikanė, anglezė, japonezė dhe tre studiues nga Shqipėria, ku bėja pjesė dhe unė, At Zef Pėllumi, Pal Doēi dhe amerikania Kathlen Imholz. Ligjėratat e mbajtura nė simpozium ishin tė larmishme, ashtu siē ishte figura e madhe e polivalente e vetė Gjeēovit. Ato merita ruajnė plotėsisht vlerat e tyre dhe tani me rastin e 80-vjetorit tė ndarjes sė tij nga jeta dhe do tė ruhen pėrgjithmonė. U larguam nga Nju Jorku me pėrshtypjet mė tė mira pėr zhvillimin e simpoziumit dhe me admirim tė thellė pėr popullin amerikan e respekt pėr diasporėn atdhedashėse shqiptare, si dhe me falėnderim e mirėnjohje pėr organizatorin, z.Gjonlekaj, i cili bėri tė pamundur tė pėrkujtohej nė vendin ku nderohen e respektohen vlerat njerėzore, 70-vjetori i tė paharruarit Gjeēov.

    Pėrkujtimi i kėtyre tri datave simbolike na shėrben pėr tė ruajtur me respekt e nderim tė thellė kujtimin e Gjeēovit, qė u pėrpoq e luftoi pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare dhe qė na la veprėn madhore: Kanunin e Lekė Dukagjinit.

    Nė kushtet e sotme tė pluralizmit nė Shqipėrinė e lirė e tė pavarur, tė shtetit demokratik ku veprojnė Kushtetuta e ligjet demokratike, pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore e juridike, kuptohet se Kanuni ka vlera historike dhe ruhet vetėm si monument i kulturės kombėtare, por jo pėr t‘u zbatuar.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Faik Konica
    Nga katana nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-12-2022, 23:01
  2. Faik Konica per here te pare ne nje film
    Nga StormAngel nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 14:05
  3. Konica s’e meriton te jepet nė shkolla, Vazhdimi i Degradimit Kulturor
    Nga Collectivemind nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 11:39
  4. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10
  5. Faik Konica
    Nga Loti i kristalt nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 13:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •