Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Pejë, atentat dëshmitarit në gjyqin ndaj UÇK-së

    SULMI ME BOMBE TE TELEKOMANDUAR

    Pejë, atentat dëshmitarit në gjyqin ndaj UÇK-së



    Atentat dëshmitarit kryesor të gjyqit kundër krerëve të lartë të UÇK-së. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në Pejë, kur një bombë shpërtheu në makinën e Ramiz Muriqit, dëshmitar i rëndësishëm në gjyqin kundër Grupit të Dukagjinit dhe aktivist i Lidhjes Demokratike ë Kosovës. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, bomba e telekomanduar në distancë shpertheu sapo Muriqi nisi makinën e tij në një rrugë qendrore të Pejës. Makina e blinduar e ka shpëtuar nga vdekja personin nën shënjestër. Pavarësisht kësaj, Qendra Informative e Kosovës njofton se Muriqi është plagosur lehtë në këtë sulm, ndërsa pjesa e përparme e makinës është dëmtuar plotësisht. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Andrea Anxheli, nuk ka bërë të ditura detajet e këtij atentati, por burime të tjera hetimore e kanë lidhur atë me faktin se ishte dëshmitar kyç i gjyqit kundër Grupit të Dukagjinit, i dënuar për krime kundër popullsisë lokale gjatë luftës në Kosovë. Burimet kanë bërë të ditur se Muriqi ka qenë vite më parë komandant i FARK-ut, lëvizje guerilase që ishte kundërshtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lider i grupit guerilas që kundërshtonte autoritetin e UÇK-së në Kosovë, Muriqi u bë një ndër dëshmitarët kryesorë në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së. Ky ishte atentati i tretë kundër tij që pas përfundimit të konfliktit të vitit 1999 në Kosovë. Edhe në dy atentatet e tjera të organizuara nga persona ende të paidentifikuar, Muriqi i ka shpëtuar për pak vdekjes. Gjyqet kundër ish-krerëve të UÇK-së të zhvilluara kohët e fundit në Kosovë, kanë nxitur reagimet e ashpra të kosovarëve. Vetëm pak kohë pas dënimit të disa krerëve të UÇK-së, shpërthime të forta ndodhën pranë Gjykatës së Prishtinës, si dhe në Pejë e Mitrovicë. Sipas UNMIK-ut, këto sulme dyshohej të kishin lidhje me indinjatën ndaj dënimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Dëshmoi edhe në gjyqin kundër Daut Haradinajt

    Ramiz Muriqi kishte dëshmuar kohë më parë në gjyqin kundër Daut Haradinajt, vëlla i kreut të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Vëllai i politikanit kosovar bënte pjesë në Grupin e Dukagjinit, një grup liderësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-luftëtarët e UÇK-së u dënuan për krime kundër popullsisë lokale. Kjo gjë nxiti indinjatën e shumë kosovarëve, si dhe një sërë atentatesh kundër institucioneve të drejtësisë në mjaft qytete të Kosovës.(G.Shqiptare)

    ...........
    mani
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 27-09-2003 më 11:02

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne kete lajmin e mesiperm dallohet ngjyrimi qe bejn zakonisht kosova pressi, Ballkan webi e GSH ne rastet e vrasjeve qe behen ne Kosove. Lajmi thote mes tjerash:

    "Burimet kanë bërë të ditur se Muriqi ka qenë vite më parë komandant i FARK-ut, lëvizje guerilase që ishte kundërshtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës."

    Farku ka qene vec kundershtar i barbareve Serb e jo i UCK-se.
    Jane Mafia qe uzurpoi Uck-ne qe ishte kunder Farkut e beri krime kunder Farkut dhe institucioneve legjitime te Kosoves.

    Para disa ditesh kur Klintoni erdhi ne Kosove Ballkan vebi qe ushqehet me informata nga kosova presi nuk e permendi faktin se Klintoni u takua me presidentin Rugova.

    GSH te ciles Mafia qe vret ne Kosove ja vrau dikur ne Tirane dhe gazetarin e GSH-se Ali Uken eshte ne linje me Kosova presin , me Klosin e Edi Ramen, mikun e bandes HAKMARRJA.
    Por per padrinot e GSH-se nje gazetar e djal Kosove nuk ka vlere.

    I mjeri Ali Hyka i cili nuk e kuptoi se GSH ishte gazet mafioze dhe se Thaqi te cilin i ndjeri Ali e strehoj ne shtepi ishte nji gjarper.
    Aliu i shkrete strehoi gjarprin ne gji...dhe nje dit u gjend i masakruar ne banesen e tij ne Tirane ku bashkjetonte me Hashimin me sopata mes pellgut te gjakut.

    Ishin vitet kur ne Pushtet ishte Berisha dhe nen hundet e Berishes benin kurse kualifikimi ne bodrumet e PS-se terroristet e ardhshem te Shikut qe u krijua ne Kosove me ndihmen e Klosit e Gjinushve e Halitave.

    Ngelet cudi se si policia e Berishes nuk e gjeti vrasesin e Ali Hykes i cili dihej se kush ishte. Ishte ai qe me vone do te mbulonte me terror Kosoven...pra shoku i Sali Veselit e i Toger Bales e Limes, Hashim Thaqi.

    Eshte e cuditshme qe partia dhe shtypi pro-Berishe nuk u ndjene te thone dy fjale keto dite ne 5- vjetorin e vrasjes se Kolonel Krasniqit.

    Eshte super cudi qe PD e Tiranes kurre nuk kerkoi qe Shteti Shqiptar te zbardhe vrasjen kriminale te Ministrit te Mbrojtjes se Kosoves ne mes te Tiranes...

    Pajtimi me Krimin eshte i denushem.


    Po cpret nga nje Parti qe ja vrasin themeluesin mu nen penxhere te zyrave e qe ja marrin pushtetin halabaket e Lushnjes dhe Vlores...

    Mjer ky popull.

    Atentati ndaj ramiz Muriqit eshte ne vazhden e vrasjeve te tjera te cilat do vazhdojne me intensitet ne te ardhmen per sa kohe LDK fle gjume dhe Daci me Hamitin vazhdojne te mbajne fanellen e LDK-se dhe te bejne Punet e Hashim Melaim Zekave.

    qashtu..

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    FARK, pamvarësisht kontradiktave që mund të ketë pasur me UÇK, nuk ka qenë kundër UÇK sikurse as UÇK nuk ka qenë kundër FARK, por të dyja bashkë kanë luftuar për mbrojtjen dhe çlirimin e Dardanisë.
    Ky gjyq nuk ka qenë kundër UÇK-së por kundër disa ish-anëtarëve të UÇK-së, prandaj mos i përgjithësoni gjërat për qëëlime politike të ndonjë partie. Është shumë e arsyeshme lufta politike e partive të ndryshme por kjo nuk duhet të bëhet në mënyra të tilla antikombëtare si kjo më lart sepse kështu favorizon vetëm armiqtë tanë e asnjërën parti tonë.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    UDB vazhdon të vrasë në Kosovë
    Nga një pusi e ngritur para shtëpisë së familes Mujaj është shtënë me armë
    automatike teksa Avdiu 37 vjeçar po përcjellte djemtë e axhës Fidanin (19),
    Fazliun(24) dhe Valdetin 27 vjeçar. Nga plagët e marra në vendin e ngjarjes ka gjetur
    vdekjen Avdi Mujaj, një patriot që u angazhua shumë për çlirimin e Kosovës

    Prishtinë, Pejë, Deçan 3 tetor /

    Rajoni i Pejës vazhdon të zhytet në gjak, ndërkohë që policia "vazhdon hetimet" dhe s'qet gjë në dritë. Edhe kësaj radhe në shënjestër është një familje patriote. Policia në Pejë ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23 e 15 minuta nga një apo më shumë persona të panjohur me armë automatike është shtënë nga pusia në Avdi, Fidan, Fazli dhe Valdet Mujajn nga fshati
    Strell i Epërm. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut për Rrafshin e Dukagjinit Singleton ka bërë të ditur se nga një pusi e ngritur para shtëpisë së familes Mujaj është shtënë me armë automatike teksa Avdiu 37 vjeçar po përcjellte djemtë e axhës Fidanin (19), Fazliun(24) dhe Valdetin 27 vjeçar. Nga plagët e marra në vendin e ngjarjes ka gjetur vdekjen Avdi Mujaj, ndërsa kanë pësuar plagë serioze vëllezërit Fidani, Fazliu e Valdeti. Pas ndihmës së ofruar mjekësore dy të parët janë ndalur për kurim të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës, kurse Valdeti, i cili kishte plagë akoma më të rënda është
    bartur për në Spitalin e Prishtinës. Hetimet janë duke i zhvilluar njësitet hetuese të Pejës dhe Deçanit. Rajoni i Pejës vazhdon të zhytet në gjak, UDB-a vazhdon të vrasë patriotët, policia e Pejës tashmë është shndërruar në simbol të dështimeve për të garantuar sigurinë e banorëve. Ajo vetëm po i kryen "hetimet".

    REAGON SHOQATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇK-së - DUKAGJIN

    "Mbrëmë rreth orës 23.30 minuta para shtëpisë së tij në Strellc të Epërm është vrarë nga pusia Avdi (Selim) Mujaj, i lindur më 10 gusht 1966, njëri ndër veprimtarët e palodhshëm të lëvizjes sonë kombëtare dhe luftëtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë plagosur tre kushërinjtë e tij, vëllezërit Valdet (27), Fazli (25) dhe Fidan Mujaj (20), prej të cilëve Valdet Mujaj është në gjendje kritike. Avdi Mujaj ka qenë me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në çdo aspect që e ka kërkuar nevoja, si në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si në organizimin e tubimeve gjithëpopullore, si në nxjerrjen e gazetës "Zëri i Kosovës", në Fondin e luftës "Vendlindja Thërret" por edhe me pjesëmarrjen aktive në luftën frontale në Kosovë.

    Fillimisht prej majit të vitit 1998 deri në fund të gushtit 1998 si komandant njësiti në kuadër të Shtabit Lokal të UÇK-së në Strellc,e më vonë prej shkurtit të vitit 1999 si Komandant i Batalionit të Dytë të Brigadës 132 "Myrtë Zeneli" ndërsa më vonë Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 135 "Agim Zeneli", duke u shquar në luftë për guxim, trimëri dhe qëndresë të pashoqe në vijat e para të frontit kudo që e kërkoi nevoja si në Gërgoc, Buçan, Shqiponjë, Zhebel, Maznikë, Dashinoc, Baran, etj., duke dhënë kontribut të veçantë edhe pas luftës deri më 20 shtator 1999, kur demobilizohe dhe kthehet sërish në Zvicër. Kur vritet një luftëtar i denjë, me personalitet të veçantë në çdo pikëpamje, i cili tërë veprimtarinë e tij jetësore ia kushtoi çlirimit të vendit të vet nga pushtuesit serbë siç ishte Avdi Mujaj, por edhe bashkëluftëtarët tjerë të vrarë pas luftës, është eqartë se dora e Serbisë edhe më tutje po vepron në Kosovë duke vrarë djemtë më të fortë të luftës, qoftë ajo edhe dorë e ndonjë shqipfolësi. Ne si Shoqatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e dënojmë këtë krim makabër dhe kërkojmë nga organet kompetente të policisë dhe drejtësisë të thonë fjalën e tyre lidhur me vrasjen kriminale të eprorit të UÇK-së Avdi Mujaj, të zihen vrasësit dhe të nxirren para drejtësisë.
    Me këtë rast është ngritur Këshilli Organizativ për Varrim në nivel të Dukagjinit. Homazhet do të bëhen në Familjen Mujaj në Strellc të Epërm, prej orës 12.00 deri në orën 14.00. Ndërsa Varrimi i eprorit të UÇK-së Avdi Mujaj do të bëhet të premten, më 3 tetor 2003, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, në orën 15.00", thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Kryetari i Shoqatës, Abdyl Mushkolaj
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    trepca.net

    Të rinjtë e LDK-së të Prishtinës bënë nderime pranë varreve të Zemajve




    -----------------------------------------------------



    Prishtinë, 13 tetor 2003 / FR i LDK-së - Anëtarët e kryesive të katër degëve të qytetit të Prishtinës të Forumit të Rinisë të Lidhjës Demokratike të Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të tyre të përbashkëta që po i realizojnë, dje ishin në Strellc të Deçanit ku bënë nderime pranë varreve të kolegut të tyre të vrarë- Hasan Zemaj ( ish-kryetar i degës së FR të LDK-së në Deçan ) dhe kolonel Tahir Zemaj ( ish- komandant i ZO të Rrafshit të Dukagjinit të ish-UÇK-së ) dhe djalit të tij- Enisit.

    Ata u betuan para varreve të këtyre dëshmorëve se do ta vazhdojnë rrugën e trasuar nga ata drejt realizimit të pavarësisë së Kosovës dhe se do të mbeten të paharruar në zemrat e çdo shqiptari.

    Më pas, të rinjtë e LDK-së, në Deçan bënë nderime edhe para shtatorës së komandantit legjendar të ish-UÇK-së, Sali Çekajt.


    -----------------------------------------------------

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Këto vrasje tregojnë që lufta në Kosovë s'ka mbaruar ende tamam.

Tema të Ngjashme

  1. Atentat terrorist ndaj Prof. Ylli Pango
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 16:26
  2. Atentat ndaj gjyqtarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 21:48
  3. Ju rrëfej nga Kreta, gjyqin e një linçimi racist
    Nga lone_star në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 20:37
  4. Atentat në Vlorë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 04:58
  5. Atentat ndaj Lame dhe Ngjeqarit në Tiranë
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 05:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •