Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shkruani dhe ju Historine..

    Historia kur lexohet mbas 300 ose 3000 vitesh e shkruar nga ndonje plakush qe rremon mbi flete te zverdhura a mbi gure te nxjerre nga toka eshte e bukur natyrisht por sa gram te verteta ka aty.

    Le te shkruajme dhe ne copeza historie qe na i kane pare syte ose qe na i kane treguar shoket tone.

    Kemi nevoje dhe per Historine e re qe te mos fleje ne syndyqet e Kujtese se Njerzve.

    Ja psh pak histori moderne nga Gazeta Shqiptare...


    ----

    HISTORIA E PANJOHUR E VITIT 1997

    Ziu, i zoti i kadillakut tė Dardhės
    Pronari i "Espanja" solli makinėn e frikshme nė Berat


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ferdinand Dervishi

    Kjo mbase ėshtė njė histori qė nuk do tė shkruhej kurrė. Por duket se ata qė vazhdojnė tė jetojnė, nė momente tė ndryshme tė veprimtarisė sė tyre riciklojnė nė vėmendjen e tė tjerėve edhe tė vdekurit. Roland Ziu, pronari i bar-restorant "Espanja" i vėnė nė shėnjestėr pėr tu vjedhur nga policėt e RENEA, nė vitin 1997 posedonte njė autoveturė luksoze, kadillak, tė prodhimit amerikan, tė cilėn ia mori mė forcė kryekrimineli i Beratit, Altin Dardha. Ish-emigrant ekonomik nė Zvicėr e mė pas nė Spanjė, Ziu kishte sjellė prej andej autoveturėn, qė sipas njė gare tė pashpallur tė tė rinjve jo vetėm tė asaj kohe, nuk e kishte askush nė Shqipėri. Ishte njė automobil fare i ri i markės kadillak i prodhimit amerikan, i gjatė, i kuq, zhurma e motorit tė tė cilit nuk ndihej. Makina, me tė filluar viti i mbrapshtė pėr shqiptarėt e brendakufijve, ishte murosur nga i zoti nė njė nga kapanonet e njė pularie nė pronėsi tė tij, qė ndodhej nė periferi tė Beratit. Por spiunėt e shumtė tė asaj kohe kėtė fakt ia kishin ēuar nė vesh gjahtarit mė tė madh tė makinave tė bukura nė Berat, superkriminelit tė ardhshėm Altin Dardhės.

    Emblema e tmerrit nė Berat
    Me tė mėsuar se makina numėr njė nė Berat ishte fshehur nė pularinė e Ziut, Dardha me ēerrat (ushtarėt) e tij zbarkon aty dhe pasi e gjen kapanonin ku ishte murosur, rrėzon muret duke e bėrė tė tijėn. Bashkė me tė njė grup tjetėr i bandės sė njohur tė Beratit i mori Ziut edhe njė furgon tė mbyllur, fare tė ri, tip Renault. Makina e kuqe qė nga ajo ditė do tė shfaqej nėpėr rrugėt e qytetit tė vrarė nga krimi fillimisht misterioze dhe mė pas vetėm e frikshme. Pas vrasjeve tė para nė Beratin e vitit 1997, Altin Dardha ishte renditur nė top listėn e kriminelėve. Ndėrsa shfaqja e tij pėr qytetarėt gjaktrembur ishte shndėrruar nė njė ritual ankthndjellės. Reth orės 11 tė paradites, Dardha i kapardisur nė vendin e shoferit mė njė automatik "Kallashnikov" me tre krehėra tė lidhur sė bashku tė nxjerrė nė dritare shfaqej nė mes tė qytetit nė sheshin para hotel-turizmit dhe menjėherė lajmėronte pėr prezencėn me njė breshėri fishekėsh nė ajėr. Menjėherė mė pas, mes tmerrit, qendra e qytetit pastrohej nga njerėzit qė merrnin arratinė duke u mbyllur nėpėr banesat e tyre, apo edhe duke u fshehur nėpėr lagje. Ishte njė breshėri qė lajmėronte mbylljen e tė gjithė aktivitetit nė qytet, duke lanēuar njėkohėsisht fillimin e kohės sė njė lloj shtetrrethimi, mbret i tė cilit ishte njeriu mė kadillak tė kuq, Altin Dardha. Me kalimin e ditėve, sikur tė kishin fituar njė lloj refleksi tė kushtėzuar, banorėt largoheshin pa qenė nevoja qė Altin Dardha tė qėllonte nė ajėr. Mjaftonte qė nė horizont tė dukej duke u afruar turiri i kuq i kadillakut tė tij.

    Atentati dhe fundi i Kadillakut
    Pėr rreth 4 muaj me radhė, deri nė datėn 24 korrik 1997, Dardha nuk e ndėrroi makinėn. Autovetura e kuqe ishte shndėrruar nė tmerrin e qytetit, ndėrsa Altin Dardha kishte vetėnumėruar se deri nė atė kohė u kishte privuar jetėn 56 njerėzve. Bandat e Beratit kishin ndarė qytetin nė dy pjesė dominimi dhe ishte koha kur nė kanale mėngjeseve gjendeshin nga 3-4 kufoma. Shkaku i sherrit qė solli fundin e historisė sė kadillakut tė kuq ishte ekzekutimi nga Dardha i Ilir Pashės, njė anėtar i bandės sė Jaupėve. Menjėherė Jaupėt kundėrpėrgjigjen duke organizuar nė hyrje tė lagjes Ēelepias tė Beratit njė pritė tė llogaritur si gracka mė e vėshtirė pėr tė mbetur i gjallė. Mbrėmjen e 24 korrikut 1997 banda e Jaupėve kishte montuar nė hyrje tė lagjes mitralozė tė rėndė e tė lehtė, armė kundėrtanke dhe armė tė lehta tė tė gjitha llojeve. Sapo makina e kuqe shfaqet nė largėsinė rreth 100 metra, hapet zjarr. Makina shpohet nga qindra predha, tymi i barotit mbulon lagjen. Por, pasi afrohen, Jaupėt dhe mbėshtetėsit e tyre vėnė re se nė makinė mungonte pikėrisht ai qė nuk duhet tė mungonte, Altin Dardha. Plumbat kishin bėrė shoshė Gazmend Cufen, Lorenc Dardhėn dhe Robert Koraqen. Po atė ditė, pas largimit tė kufomave, miq tė pėrbashkėt tė Dardhės, Cufes dhe Jaupėve i vunė flakėn kadillakut tė kuq "qė kishte sjellė vetėm fatkeqėsi". Nė karakasėn e tij tė hedhur nė afėrsi tė Kombinatit tė Tekstileve nuk mund tė gjeje 10 centimetra katrorė pa njė vrimė plumbi.


    Kadillaku dhe atentati i dėshtuar me pushkė snajper

    Njeriut qė i mbijetoi atentatit tė 24 korrikut 1997, edhe pse mėkatėt i kishte tė shumta, prania e makinės luksoze i kishte sjellė edhe njė herė tjetėr fat. Nė qershor tė tė njėjtit vit, ndėrsa kishte ndaluar pa zbritur nga makina nė afėrsi tė Pallatit tė Kulturės nė Berat, Dardha u qėllua nga lartėsitė e kalasė me njė pushkė snajper. Tė dy plumbat e lėshuar nga kundėrshtari i tij i betuar Burhan Tomorri, rrahėn nė asfaltin e rrugės fare pranė derės sė kadillakut ku ndodhej Dardha. Dėshtimi i njė atentati tė tillė ėshtė shpjeguar me faktin se nė drejtim vertikal, nga lart-poshtė, snajerin nuk mund ta pėrdorin amatorėt duke shėnuar saktė. Madje goditja nė shenjė nga ky lloj pozicioni quhet e rastėsishme.


    Jaupėt i prenė veshin tė njohurit tė tyre pėr Dardhėn

    Pas atentatit tė 24 korrikut, ndėrsa kishin mėsuar se Altin Dardha ende ishte gjallė, Jaupėt ishin vėnė nė kėrkim tė tij. Nė momentin qė qėllohej me tė gjitha llojet e armėve drejt makinės, Dardha qė kishte patur fatin tė ulej nė sediljet e pasme (kjo nuk kishte ndodhur pothuajse kurrė) kishte hapur derėn nė kohė dhe ishte larguar me 4 plumba nė trup. Nė anėn e sipėrme tė rrugės ai ishte strehuar nė shtėpinė e njė tė njohuri, i cili i kishte dhėnė ndihmė. Ky person, qė ishte njėkohėsisht edhe mik i Jaupėve, kishte lajmėruar njė tjetėr mik potent tė Altinit. Ai e dėrgon Dardhėn fillimisht nė spitalin e Fierit dhe mė pas nė atė tė Janinės nė Greqi, ku shėrohet pėrfundimisht. Me tė mėsuar se Dardha ishte ndihmuar nga miku i tyre, Jaupėt i shkojnė atij nė shtėpi dhe i presin njėrin vesh.

    --------

    KERKUAN 500 MIJE DOLLARE SI AGJENTE TE INTERPOL

    Gjobė pronarit tė "Espanja"
    Arrestohen 4 gjobvėnėsit, 2 specialė tė RENEA


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ferdinand Dervishi

    I mbushur me mllef, pak mė shumė se njė javė mė parė, Roland Ziu, pronar i njė bar-restoranti tė njohur tė zonės sė ish-bllokut nė Tiranė, kishte ngjitur shkallėt e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės. "Nuk mund tė ma fusin mua dy policė tė trashė dhe dy morra nga ata qė sillen sikur tė kenė ēliruar Tiranėn", ishte monologu qė i shkallmonte nervat. Ish-student i Akademisė sė Rendit dhe ish-oficer i policisė nė Lushnjė, Rolandi kishte vendosur tė denonconte faktin se dy policė tė RENEA-s, Alban Xhavara dhe Artan Elezi dhe dy miq tė tyre, Astrit Dinoshi dhe Alban Strober, i kishin kėrkuar 500 mijė USD nė kėmbim tė zhdukjes sė dokumenteve hetimorė tė drejtėsisė sė njė shteti tė huaj, qė, sipas tyre, e akuzonte pėr trafik droge. "Janė tė zgjuar, por tek unė kanė ngatėrruar adresė", kishte qenė njė nga fjalitė e para tė pronarit tė lokalit, para njėrit prej drejtuesve tė lartė tė policisė sė Tiranės.

    Gjoba 500 mijė USD
    Nga goja e Roland Ziut, pronarit tė lokalit tė sukseshėm "Espanja", krerėt e policisė sė Tiranės kishin dėgjuar vėrtet njė nga ato histori qė klasifikohen si tė rralla. "Vijnė e mė thonė se janė tė INTERPOL-it e tė antidrogės dhe se duan tė mė ndihmojnė", kishin qenė fjalėt e para tė pronarit. "Mė tej mė thonė se unė kisha probleme me drejtėsinė zvicerane, e cila ka hapur njė dosje hetimore qė tashmė ka mbėrritur nė Tiranė dhe qė ėshtė pikėrisht nė duart e tyre. Pra, sipas tyre, ata e kishin nė dorė qė kjo dosje tė mbyllej pėrfundimisht duke mė liruar nga akuzat qė do tė mė kushtonin shumė vite burg. Ndėrsa si shpėrblim pėr kėtė donin tu jepja 500 mijė USD. Tė zgjuar, apo jo?". Nė vazhdim Rolandi kishte sqaruar se nuk kishin munguar edhe kėrcėnimet apo shantazhet nė adresė tė tij nga ana e dy policėve tė RENEA-s qė i kėrkonin tė paguante shifrėn. Nė fakt, policia pas kėtij kontakti kishte kuptuar se ēėshtja ishte serioze. Pėr mė tepėr, nė mes ishin edhe dy kolegė tė tyre tė forcave mė tė zgjedhura tė policisė, RENEA. Njė detaj qė kishte kėrkuar edhe konsultime me ministrin e Rendit. Gjithsesi, menjėherė pas kontaktit me pronarin e lokalit, policia kishte filluar pėrgatitjet. Pėrballė kishin njė grup vjedhėsish tepėr tė sofistikuar.

    Arrestimi nė flagrancė
    Krerėt e policisė sė Tiranės prej njė javė kishin dhėnė shenja nervoziteti. Edhe pse ishin llogaritur tė gjitha detajet e operacionit qė do tė fuste nė grackė grupin e vjedhėsve, ai po vononte. Telefonatat drejtuar pronarit tė "Espanjės" ishin rralluar dhe takimi pėr dhėnien e shumės nuk po realizohej. Dikur krerėt e policisė sė Tiranės kishin menduar edhe pėr rrjedhje tė informacionit dhe tėrheqje tė mashtruesve-vjedhės. Gjithsesi, grepat ishin hedhur. Lokali "Espanja" survejohej nga forca tė policisė kriminale, ndėrkohė qė nėn vėzhgim ishin marrė edhe lėvizjet e dy policėve tė RENEA-s, Alban Xhavara dhe Artan Elezi. Nė kėtė gjendje tė nderė dhe tė pa emėr kishte kaluar njė javė e plotė, por vjedhėsit nuk po dukeshin. Nė momentin kur u mendua se gjithēka ishte hedhur nė erė, karremi kafshohet. "Nė orėn 11.30 takohemi nė lokal pėr tė bėrė atė marrveshjen", kishte qenė telefonata e shumėpritur e mbėrritur nė orėt e para tė mbrėmjes sė djeshme. Njė telefonatė qė kishte kthyer nė punė tė gjithė drejtuesit e lartė tė policisė sė Tiranės. Nė drejtim tė vendit tė caktuar ishin dėrguar menjėherė forca shtesė tė policisė kriminale. Rreth orės 11.30, fiks nė kohėn dhe vendin e caktuar, kishin mbėrritur 4 vjedhėsit, dy policėt e RENEA-s me dy tė tjerėt. Akordi kishte qenė qė pronari i lokalit t'u jepte njė pjesė tė shumės sė kėrkuar. Ishin tė gjitha kartmonedha me numėr serie tė shėnuar nga policia. Momenti final kishte qenė mė i lehtė se sa drejtuesit e policisė sė Tiranės e kishin pritur. Sapo pakoja me tė holla kishte kaluar nė dorė tė policėve tė RENEA-s, agjentėt e policisė kriminale u ishin hedhur sipėr me pitoletat nė duar. Policėt e RENEA-s ishin dorėzuar pa rezistencė.


    Policia: Presim denoncime, grupi ka vėnė gjoba tė tjera

    Burime tė policisė sė Tiranės pohuan se grupi kriminal nė pėrbėrje tė tė cilit ishin edhe dy policė tė RENEA ushtronte veprimtarinė e tij prej gati njė viti. Pre e tij ishin pronarė dhe biznesmenė tė cilėt nė njė tė shkuar tė afėrt mund tė ishin pasuruar nė mėnyrė tė pandershme duke shpėrndarė apo bėrė trafik droge nė shtete tė ndryshme tė Europės. Tė njėjtat burime pohuan se janė nė pritje tė denoncimeve nga persona tė dėmtuar prej mashtrimeve tė kėtij grupi. Policia pohoi gjithshtu se grupi kishte krijuar njė mėnyrė shumė origjinale tė mashtrimit si dhe infrastrukturėn qė i duhej pėr tė realizuar qėllimet e tij. Kėshtu ėshtė zbuluar se dy civilėt paraqiteshin herė si agjentė tė INTERPOL-it, herė si agjentė tė antidrogės. Madje ėshtė vėrtetuar se nė raste tė ndryshme kanė pėrdorur dokumente fals pėr tė arritur qėllimin e tyre. Po kėshtu mendohet se njėri prej tyre ėshtė njė njohės i mirė i kompjuterit nga ku nxirrte dhe sajonte dokumente false pėr tė bindur viktimat se vėrtet drejtėsia i kishte shpallur nė kėrkim. Ndėrsa roli i dy policėve tė RENEA-s ėshtė pėrcaktuar nga policia si mbėshtetės. Detyra e tyre ka qenė tė shfaqeshin para viktimave si njerėz tė policisė dhe nė momente tė caktuara janė pėrdorur edhe pėr tė bėrė presion ndaj atyre.

    ----

    Wow..

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ah Brari , Brari sa naiv qe behesh....
    Kam nje shok ne RENEA. Me thote qe ketu e nje vit do Nano ti heqi nga RENEA te veri njerez te tijet atje. I kish derguar para nje viti te vrisnin nje "kriminel" shume te kerkuar nga Interpoli , qe gjoja kishte bere nja 30 vrasje. Kur cunat e RENEAS( jane shumica tiranas) shkuan te zbatonin urdhrin pane se ai "krimineli" ishte nje bisnezem i ndershem tiranas dhe FUNKSIONAR i PD se deges te Tiranes. Sigurisht nuk e zbatuan urdhrin sepse e njihnin fare mire se kush ishte ai person dhe e dinin qe nuk ishte as kriminel , as i kerkuar nga Interpoli. Ja pse do ti heqi keta te RENEAS dhe te veri te tijet qe tani ne prag te zgjedhjeve te beje terror. Do te veri njerez qe zbatojne urdhra verbalisht. Keta cunat e RENEAS jane ata qe Sala i coi ne 1997 ne Vlore me nga nje shkop gome per te mbrojtur shtetin. E njohin shume mire " trimin"Fatos dhe kelyshet e tij . Keta i coi Nano ne 1998 te nenshtronin Lazaratin dhe u "nxeh" qe u kthyen me duar bosh ( pa vrare asnje ) nga Lazarati.Para nje vit i coi te vrisnin funksionarin e PD dhe nuk zbatuan urdhrin. Tani u ka kurdisur kete pucin me pronarin e "Espanjes" per ti hequr qafe. Keto gjona i di une ne SHBA , habitem si i hani ju atje. Nejse...Shqiperi hesapi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 24-09-2003 mė 13:17
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    une ftoj te shkruajne njerzit cka dine por vet jam i varfer nga kto gjera..pra i marr vesh gjerat me vonese..

    Thx toro..

  4. #4
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Mbas shume zhurme dhe komente per efikasitetin e policise, ja ku perfundon ceshtja. "U mbars mali e polli nje mi."

    TIRANE (25 Shtator) - Eshte lene i lire efektivi i forcave speciale Artan Xhavara, i cili u arrestua 2 dite me pare nga policia nen akuzen per pjeswmarrje, ne nje grup qe vinte gjoba dhe kercenonte me jeten, biznesmene te ndryshem ne kryeqytet Artan Xhavara eshte lene i lire, sepse sipas prokurorit te kesaj ceshtjeje, nuk ekzistojne prova qe e fajesojne ate. dxh/dxh (BalkanWeb)
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Studime shqiptaro-ilirike
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-04-2008, 17:05
  3. Lufta e Serbise me Historine
    Nga Eni nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 17:01
  4. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •