Shtune, 20 Shtator 2003


RRITET INTERESI PER SHQIPTARET E MALIT TE ZI

Nga Gjeke Gjonaj, Ulqin

Me ftesen e kryetarit te Unionit Demokratik te Shqiptareve ne Mal te Zi, z.Ferhat Dinosha sot ne Ulqin qendroi per vizite pune z.Lisen Bashkurti, kryetar i Akademise Diplomatike Shqiptare te Tiranes dhe Drejtor i Drejtorise per analiza ne Ministrine e Jashtme te Republikes se Shqiperise, me bashkepunetoret e tij. Zoti Dinosha, i cili njeheri eshte edhe perfaqesues i Akademise Diplomatike Shqiptare per Malin e Zi, ne takim me gazetare tha se keto kontakte jane te mira ngase vleresojme se shqiptaret ne Mal te Zi kane nevoje per informacion te dores se pare dhe te eksperteve te cilet jane ne posedim te informacioneve te cilat ne na duhen. Ai ne vazhdim tha se u bisedua per rrjedhat aktuale jo vetem ne realicionin Shqiperi, Mali i Zi por edhe ne rajonin ne pergjithesi. Nderkaq z.Bashkurti, duke falenderuar nikoqiret per bashkepunim korrekt e te sukseshem theksoi se te dy palet kembyen mmendime per zhvillimet e brendshme te Malit te Zi, per ghjendjen e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe te pakicave kombetare qe jetojne ketu duke perfshire ketu edhe shqiptaret, rolin dhe kontributin me shume vlere qe ka luajtur pakica shqiptare dhe faktori politik shqiptar per stabilitetin e ketij shteti te vogel buze Adriatikut.

Po ashtu kembyem mendime gjeresisht lidhur me zhvillimet ne Kosove, per fazen e re ne te cilen ka hyre Kosova, e cila po ecen me sukses te plote drejt stabilizimit te saj ekonomik, institucional, drejt hapjes se dialogut me Serbine dhe padyshim drejt procesit te realizimit te statusit te saje final qe do te jete ne perputhje me vullnetin politk te qytetareve te Kosoves dhe ne mirekuptim me faktoret nderkombetar qe e menazhojne ate, tha Bashkurti. Objekt i ketyre bisedimeve, si tha ai, ishin edhe zhvillimet ne Maqedoni. Sipas tij, Maqedonia eshte nje shtet qe neve lypet ta mbeshtesim per rujatjen e sovrat]nitetit te saj. Ai bashke me udheheqesit e Unionit Demokratik te Shqiptareve ne Mal te Zi shprehen mendimin se nuk eshte rruga e forces, konfliktit te armatosur ajo qe do te zgjidh ne praktik repsektimin e Marreveshjes se Ohrit, por eshte rruga e dialogut dhe bashkepunimit politik. Ne kte takim u fol edhe per rolin e Shqiperise ne zhvillimin, integrimin dhe bashkepunimin e rajonit tone. Ne pyetjen e gazetarit se sa eshte e interesuar UDSH-ja per postin e ambasadorit te Shqiperise, pasi ky post i ka tuar Malit te Zi, z.Dinosha tha se Koalicioni demokratik "Shqiptaret Bashke" nuk eshte i interesuar per shkak te preambules se Kartes Kushteuese te Unionit Serbi-Mali i Zi, e cila Kosoven e sheh si krahine autonome te Serbise, por, tha ai, per kete jane te interesuar shqiptaret qe veprojne ne partite joshqiptare. Zoteri Bashkurti, duke u pergjigjur pyetjes se gazetarit per mundesine e hapjes se nje zyre konsullore ne Podgorice, e cila u inicua nga disa shoqata joqeveritare ne Ulqin vuri ne dukje se shoqata te cilen e drejton ai dhe Parlament shqiptar e perkrah kete kerkese, e cila sipas tij se shpejti do te realizohet, sepse, sic tha ai, kjo eshte ne interesin e pergjithshem.



Urojmë hapjen sa më shpejt të konsullatës shqiptare në Podgoricë, së bashku me realizimin e plotë të të drejtave kombëtare të shqiptarëve atje si dhe një bashkëpunim më të madh në të gjitha fushat , ndërvëllazëror gjithëshqiptar.

Përshëndetje