Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Daci: Nuk pres shumë nga dialogu Prishtinë-Beograd

    Pasha kuranin nuk di kujt me i besu ma.Dje ndryshe sot ndrushe jo veq ky Daci por edhe shunme "politikaj e lider"tjer ne kete tellal.
    Pse more bac keshtu athue.si eshte e undur ne vend udhehqes e mos me i besue vetvetes.
    Kish qene mire te japim mendimin edhe ne.


    Daci: Nuk pres shumë nga dialogu Prishtinë-Beograd


    PRISHTINE (17 Shtator) - Ecuria e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ishte tema që u diskutua në takimin ndërmjet kryeparlamentarit Nexhat Daci dhe drejtorit të Institutit për Marrëdhënie Etnike, Alen Kasof. Në këtë takim Daci ka rikujtuar se institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj i kanë thënë po dialogut, por personalisht nuk pret shumë nga dialogu i paralajmëruar, bazuar në sjelljen e lidershipit serb. Megjithatë, bisdedimet e parlajmëruara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të zhvillohen për çështje teknike dhe në nivel ekspertësh, prandaj Daci u shpreh se nuk e sheh të nevojshme të shpenzojë shumë energji për dialogun. Nga ana tjetër, drejtori i Institutit për Marrëdhënie Etnike, Kasof, është shprehur se dialogu me Beogradin është në interes të Kosovës dhe ka paralajmëruar se nga shkurti do të organizohet në Zvicër një konferencë e ngjashme me atë të vitit të kaluar në temën "Shqiptarët dhe fqinjët e tyre". ro/ro (Kosovapress/BalkanWeb)
    --------------------
    mani

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin pernime nuk e paska pas keq Daci se keto bisedime per ne kokan mes Beogradit e UNMIK-ut te Prishtines e jo ne mes ne e Beogradit.


    UNMIK: Plani final i bisedimeve, pas takimit të Grupit të Kontaktit


    PRISHTINE (17 Shtator) - Administrata e UNMIK-ut, përmes një komunikate deklaroi se drafti i paraqitur nga disa media kosovare si plan i bashkësisë ndërkombëtare për bisedimet Prishtinë-Beograd, nuk është ai final. "Plani i botuar sot në shtypin kosovar ka qenë draft mbi të cilin Grupi i Kontaktit ka biseduar në lidhje me bisedimet teknike mes Prishtinës e Beogradit, kurse UNMIK ende nuk ka propozuar planin përfundimtar për këto bisedime," tha zëdhënësja e UNMIK-ut, Izabell Karloviç. Sipas saj, shefi i UNMIK-ut, Hari Holker, do të propozojë planin e tij final për bisedimet teknike pas takimit të së premtes me liderët kosovarë, por edhe pas takimit të Grupit të Kontaktit, më 23 shtator në SHBA. ro/ro (Kosovapress/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: "Pavarësia e Kosovës nuk negociohet"




    Kryetari i PDK-së tha se ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka asgjë teknike por çdo gjë është çështje politike


    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar lartë punën e Grupit të Kontaktit në të kaluarën dhe ka theksuar se vetë takimi i Grupit të Kontaktit shënon seriozitetin e lartë që po tregon ky grup për qështjen e Kosovës.

    Ai në një intervistë me BBC-së tha se ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka asgjë teknike por çdo gjë sipas tij është çështje politike.

    Zoti Thaçi tha se beson që për të ardhmen e Kosovës do të vendos vetë populli i Kosovës përmes një referendumi dhe shtoi se për statusin politik të Kosovës nuk do të ketë asnjë kompromis dhe pavarësia e saj, sipas tij nuk duhet të negociohet por ajo duhet të njihet ndërkombëtarisht.

    Arbër Vllahiu e pyeti fillimisht zotin Thaçi rreth takimit të Grupit të Kontaktit në New York

    Hashim Thaçi: Riaktivizimi i Grupit të Kontaktit për çështjen e Kosovës tregon për këmbëngulësinë dhe seriozitetin e shteteve anëtare të këtij grupi, që të merren më konkretisht për zgjidhjen përfundimtare të statusit politik të Kosovës. Ne nuk duhet t'i kushtojmë shumë rëndësi kohës dhe vendit të takimeve eventuale ndërmjet autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit por duhet të përqëndrohemi më tepër në çështjet përmbajtësore që janë mjaft të rëndësishme për të tejkaluar këtë status quo dhe për të ecur me hapa të sigurtë drejt perspektivës së të dyja vendeve, natyrisht me angazhimin konkret të bashkësisë ndërkombëtare e në veçanti të Grupit të Kontaktit.

    BBC: Zoti Thaçi, ju thatë se ky Grup i Kontaktit do ta çojë përpara procesin e statusit politik të Kosovës. Megjithatë dialogu shqiptaro-serb, me gjasë, nuk ka të bëjë me statusin politik por me disa çështje teknike siç thuhet...

    Hashim Thaçi: Për mua ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka çështje teknike por vetëm politike. Ne mund t'i quajmë si të doni proceset, por gjithçka mes Prishtinës dhe Beogradit është politike. Pikërisht e dhëna se Grupi i Kontaktit është takuar për të biseduar për këtë proces tregon për seriozitetin e lartë që po tregon Grupi i Kontaktit për çështjen shumë të ndieshme të Kosovës. Nga këndvështrimi kosovar ky problem mund të duket i lehtë, por ne duhet të kuptojmë se këtu janë përcaktues shumë faktorë për të ardhmen e Kosovës. Unë jam optimist se sidoqë të jetë për të ardhmen e vendit do të vendos vetë vullneti i qytetarëve të Kosovës përmes një referendumi dhe fundi do të jetë pavarësia e Kosovës.

    BBC: Pra ju pohoni se pavarësia e Kosovës do të vendoset me fillimin e bisedimeve shqiptaro-serbe?

    Hashim Thaçi: Nuk mendoj se pavarësia e Kosovës do të arrihet përmes bisedimeve apo dialogut, por jam optimist se bashkësia ndrëkombëtare do ta njoh realitetin demokratik në kohë të duhur. Kjo për faktin se në Kosovë është ndërtuar dhe po ndërtohet çdo ditë realiteti i pavarur i Kosovës. Nëse ne presim që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës atëherë kjo është një ëndërr e parealizueshme apo nëse Beogradi pret që Kosova të heq dorë nga pavarësia atëherë edhe mashtrohet keq.

    BBC: Zoti Thaçi, ku e shihni ju veten, partinë tuaj dhe në përgjithësi palën shqiptare në bisedimet paraprake me Serbinë?

    Hashim Thaçi: Ne kemi një koalicion qeverisës, një bashkëpërgjegjësi në ekzekutivin e Kosovës. Unë vlerësoj se është me rëndësi të madhe të ndërtojmë konsenzusin e brendshëm, fillimisht brenda shqiptar dhe pastaj edhe brenda kosovar në mënyrë që të mos zhvillohen bisedime shqiptaro-serbe por takime kosovaro-serbe të Beogradit, në mënyrë që ne t'i tregojmë botës se ne këtu po ndërtojmë një Kosovë të pavarur demokratike ku të gjithë qytetarët e Kosovës do t'i gëzojnë të drejtat e barabarta. Askush nuk ka nevojë që të frikësohet nga avancimi i procesit politik të Kosovës, pra pavarësisë së Kosovës, sepse ajo nuk do të jetë e pavarur vetëm për qytetarët shqiptarë por do të ndërtojmë një demokraci qytetare.

    BBC: Pra pavarësia është diçka që nuk mund të negociohet sipas jush dhe nuk ka kompromis?

    Hashim Thaçi: Sa i përket pavarësisë askush nuk ka të drejtë të bëjë kompromis dhe nëse dikush përpiqet ta bëjë këtë atëherë do të jetë i dështuar, sepse vullneti i qytetarëve të Kosovës është më i fuqishëm se aspirata e çdo politikani në Kosovë.

    BBC: Pra me Beogradin keni përcaktuar platformën e pavarësisë së Kosovës në bisedimet e paralajmëruara?

    Hashim Thaçi: Mendoj se vullneti i qytetarëve të Kosovës është mjaft i qartë dhe për vetë institucionet e Kosovës dhe për botën demokratike. Nuk do të ketë asnjë kompromis sa i përket statusit politik të Kosovës i cili nuk duhet të negociohet por duhet të njihet ndërkombëtarisht. Por edhe ne në Kosovë duhet të ndërtojmë realitetin e njohjes së pavarësisë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Kuvendi i Kosovës nuk do të diskutojë për fillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit


    Prishtinë, me 24 shtator -Edhe pse tashmë dihet çdo gjë rreth fillimit të bisedimeve për çështje praktike ndërmjet Prishtinës e Beogradit, institucionet më të larta vendëse, Kuvendi dhe Qeveria vazhdojnë t'ia hedhin fajin njëra-tjetrës për mungesë të një strategjie të përbashkët lidhur me fillimin e dialogut.Disa herë me radhë kryeministri Bajram Rexhepi ka përsëritur qëndrimin e tij se për të diskutuar në kuvend për fillimin bisedimeve, atij do të duhej t'i dërgohej ftesë formale nga Kuvendi.Por nga ana tjetër sipas Ramush Tahirit, këshilltar politik i kryeparlametarit Nexhat Daci, kuvendi mbështet parimisht qeverinë në procesin e bisedimeve por sipas Tahirit kërkesa për të diskutuar në seancë për bisedime duhet të bëhet nga ekzekutivi.Zotëri Tahiri bëri të ditur se çështja e fillimit të bisedimeve nuk do të jetë në rend të ditës në seancën e nesërme plenare.Megjithë këtë, mund të ndodhë të diskutohet për bisedime vetëm nëse grupet paralmentare në bazë të regullorës së punës do të kërkojnë që kjo çështje të jetë pikë e rendit të ditës.Propozimi i kryeadministratorit Holkeri që takimi i parë për fillimin e bisedimeve të jetë i nivelit sa më të lartë, është përkrahur edhe nga Kuvendi i Kosovës.Por sipas Tahirit nëse delegacioni serb do të kryesohet nga nënkryetari i Qeverisë Serbe, Nebojsha Çoviç atëherë edhe delegacioni vendës do të kryesohet nga ministrat.Vendi i fillimit të bisedimeve ndërmejt Prishtinës e Beogradit tashmë është caktuar Vjena.(RT 21)

    -----------------------
    mani

Tema të Ngjashme

  1. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  2. Shqiptarët e Beogradit mes Serbisë dhe Kosovës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  3. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •