Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Votat Janë Të Lira!!...

    Ngrihu Kajo Karajfili
    Se kushtet janë pjekë!
    Peza nga Edvin Bandilli
    Asht bà diskotekë!…

    Ngrihuni të gjithë dëshmorët
    Se nuk asht siç ish….
    Të na rrojnë organizatorët
    Po hamë falas …mish!

    Festë e Pezës heroike
    Që i priu lirisë
    I ban festat simpatie
    Me mish të…Bashkisë!

    Ja kështu fitohet vota.
    Hani pini qyl!...
    Me shqiptarët çuditet bota
    Popull mëndje brryl…

    Nuk ka drita... punë e madhe!
    Ujë me pi nuk ka!
    Shqipëri – tezga me halle…
    Jetë badihavà…

    Shkojnë e vijnë politikanë
    Në vendlindjen time!...
    "Lulëzon" çdo ditë Tiranë
    Jeton me…premtime!

    Njëri thotë: - do ti heq taksat
    Tjetri flet: - do bëj çudira!
    Në tribuna hypin maska
    Votat janë të…lira!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Edhe poezi të këtilla?

    E keni qëlluar tamam.

    Më vinte të qesh nga ironia.

    E mrekullueshme z. Agim.


    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Te vinte te qeshje?

    Une qesha

    Interesante kjo poema. Me pelqeu.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Aktuale.E goditur.
    Marre nga legjenda me 5 vellime "Qerosi, vellezerit dhe Kucedra".

  5. #5

    Re: Votat Janë Të Lira!!...

    [QUOTE]Postuar më parë nga Agim Doçi


    Njëri thotë: - do ti heq taksat
    Tjetri flet: - do bëj çudira!
    Në tribuna hypin maska
    Votat janë të…lira!



    Nga keta dy konkurente
    Hajde zgjidhe me te mirin,
    Te zgjedh Takun,pederastin?
    Apo te zgjedh Ed b..q.rin?!

  6. #6
    femnist
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    5
    Bravo zoti Agim ke nise me lane poezite e dashurise(sidomos tekstet e kengeve) e ma ba bejte per "pollitike".Mos harro se ka luftuar edhe Mehelli me armr ne dore, e ti Mehillin s`ja ke prezantar forumit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    62

    Re: Votat Janë Të Lira!!...

    [QUOTE]Postuar më parë nga Agim Doçi
    [B]Ngrihu Kajo Karajfili
    Se kushtet janë pjekë!
    Peza nga Edvin Bandilli
    Asht bà diskotekë!…

    Ngrihuni të gjithë dëshmorët
    Se nuk asht siç ish….
    Të na rrojnë organizatorët
    Po hamë falas …mish!

    Festë e Pezës heroike
    Që i priu lirisë
    I ban festat simpatie
    Me mish të…Bashkisë!

    O Zotni Doci kush po don mer Daje me fitu ti ?
    Me duket se ke bo pare e po do me hape noi Kjoske e?
    Ata deshmoret e Pezes para disa viteve jo vetem qe u harruan krejt po filluan te beheshin edhe Tradhetare.Ai "Edvini"yt Bandill e boni Tironen Kandil mer Daje, ke qef me shku ne Tirane se u pastru nga plehrat e 10 vjeteve.Apo do ishte me mire per ty Tirona e teneqeve.Ai i shkreti ka bo aq shume sa ska bo asnji tjeter duke fut ketu edhe ate shokun tat qe i ke knu per 50 vjet rresht.
    Hajt Tung Plako.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •