Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71

    Amerika njerka e Shqiperise

    nuk besoj qe ne bote te kete popull qe jane me proamerikane se sa Shqipetaret.
    Te lind pyetja:
    Jemi ne te padjegur nga Amerikanet apo ne jemi me te vertete kaq injorante sa tį duam ate qe ne e quajme nene.
    me thoni ju lutem nje shtet te cilin Amerika e "ndihmoi" dhe ai ruan ende marrdhenie te mira me te.
    Ne momente te caktuara ajo del me deklerata si :
    Shqiperia eshte nje vend mik por ajo este ne vend te pare per trafikun e droges, te njerzeve, dhe merr pjese ne kampin myslyman.Por dashuria jone shkon deri aty sa dhe " Kapot" injorante dhe fshatare te Forumit tone ne qofte se shkruan ndonje shkrim kundra USA menjehere ta heqin ose ta fusin diku aty sa zoti e merr vesh se ku eshte. Po domosdo ajo esht nena jone e re qe na ushqen de na mban me buke gruni dhe jo misri si me pare ne fshat.

    ej moj shqipni e mjera Shqipni...........
    e mjera ti per keta djem te rinj
    vane e shkuan atje ne new York
    harruan se qumesht pine nga gjiri jot
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  2. #2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O Der Albaner, cila nga ato deklarata te Amerikes nuk eshte e vertete?
    SI e do ti mikun, te ta thote hapur, apo te ta beje mendjen por dhe dhe te te fusi gishtin?
    Leji llafet e Amerikes, se llafet e shumta jon fukarallik, Amerika e tregoi miqesine me vepra.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Dhe cilat vepra jane ato mi thuaj te lutem.
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  4. #4
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Kosova, ku shpetoi 3 milion shqiptare nga thika e serbit.
    Per sa i perket vendeve te tjera te ndihmuara nga amerika, shifi ku i ke sot, duke filluar me Gjermanine e Francen e me rradhe Italia, Japonia etj.
    Ah se mos harroj Kuvajtin se ty aty te qan zemra ke vendet muslimane, pavarsisht se i bie rrotull, i shpetoi nga perdhunimet e Sadamit.

    P.S. nuk mu pergjigje, cila nga to deklarata te amerikes nuk eshte e vertete?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  5. #5
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Der Alabaner lexo me vemendje
    Neqoftese je i padurueshem ne gjykim, ky eshte nje problem i joti personal dhe individual qe nuk duhet te influencoje te anetaret e tjere.
    Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane shpetuar kater(4) here Shqiperine.
    Duke filluar me Uillsonin ne vitin 1918 mos gaboj, me Kenedin kur Shqiperia prishi mardheniet me Rusine ne kohen e Dulles, me Bushin e vjeter kur Shqiperia hapi kufinjte me boten, me Klintonin i cili bombardoi Beogradin dhe shpetoi Kosoven nga nje kasaphane tipike boshnjake dhe sot Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane shume prane nesh ndoshta me prane se kurre ndonjehere tjeter ne historine tone shqipetare.
    Mos haro Der Albaner se "miku i mire njihet ne kohe te veshtira" dhe "ai qe te heq verejtje ai eshte mik".
    Ta leme Ameriken te qete dhe te merremi me problemet tona shqipetare te pazgjidhura kurre deri me sot.
    "Kemi ku kosisim, prandaj ja fillojme atje ku eshte me lehte per tu kositur."
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    i nderuar Mik
    Nuk je i pari qe me thua qe USA shpetoi Kosoven!!!
    Eshte e vertete qe USA qe nje nga protagonistet Luftes se Kosoves por shpetoi? cfare qe kosova sot eshte akoma nen qeverine e Serbise dhe te malit te zi dhe nuk ka asnje shprese per pavarsi. Ku jane i dashur miqte e ty te ndershem Amerikane
    Te lutem ju me ate durimin tuaj me thoni se cfare nga cfare na ka shpetuar ne Amerika te lutem me thuaj.Si ka mundei qe Amerika na ka shpetuar ne kur ne nuk kishim marrdhenie me ate ne kohen e prishjes me Sovjetet.
    Une nuk ja lejoj vehtes qe te influencoj ne antaret e forumit se e di qe jane njerez me mend dhe me nje karakter tashme te formuar por e verteta duhet thene sado e hidhur qofte.
    Dhe nje keshille personale
    Duhet te mbjellesh njehere dhe pastaj te korresh
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Amerika nuk eshte kombi qe shpetoi Kosoven por kombi i vetem qe shpetoi Kosoven e edhe ne si Shqiperi qe jemi sot.

    Jo vetem ka qene amerika nje aleat pa kushte per ne, por ka qene edhe me konsistenti ne mbeshtetjen e saj, ndryshe psh nga Gjermania, Anglia, Italia etj etj.

    Amerikes ne i detyrojme jo vetem jeten e mijera Kosovareve por edhe moralin dhe virtytin civil e shoqeror qe ajo e sjell si model per ne, te cilit ne duhet ti sherbejme, dhe ta ndjekim me deshire nqs duam te arrijme dicka si komb. Te jete per Ameriken, Kosova e merr panvarsine qe neser.
    Por amerika eshte lider i gjithe botes dhe si e tille ajo ka nje imazh dhe autoritet per te ruajtur. Mbeshtetja qe ajo na dha ne ne Kosove nuk duhet degjeneruar nga ne me kete menyre injoranto-xhahile qe nuk njef kufij. Jane ata shqiptare mendja tredhur qe perfaqesojne klasen me shterpe dhe me te pavlere te shoqerise shqiptare, klasen pra pa asnje arritje reale ne planin kombetar.

    Kjo sjellje eshte jo vetem arrogante dhe hipokrite por edhe injorante dhe e papergjegjshme, teper a pacivilizuar. Te kujton menyren se si sillen bythegrisurit e arabise Bin Laden e co. me aleancen dhe mbeshtetjen amerikane. Qe amerika te mbeshtese Kosoven pa kushte keshtu si e duan ca shqiptare truthare dhe te paafte per te arrire asgje vete, do te thote qe ajo ta implikoje veten ne nje proces konfliktesh teper te demshem per te ne arenen nderkombetare. Injoranca e disave prej nesh ketu kerkon qe Amerika ti mohoje interesin vetes se saj e te flijohet per Kosoven. Kjo do te thote qe ne te ardhmen amerika te mos perfaqesoje nje entitet te forte dhe autoritar neper bote, entitet ky qe ne 1919 ne France na shpetoi nga copetimi i sigurte dhe ne 1999 shpetoi perseri 2 milion shqiptare ne Kosove nga shperngulja, persekutimi apo vdekja e sigurte.

    Keshtu ne e mohojme ameriken dhe ndihmen kaq te qarte dhe te drejtperdrejte te saj, sepse duam te aplikojme moralet e sklleverve te arabise apo kurves Europe dhe ti kerkojme amerikes "ndihme pa kushte". Dmth ne thelb duhet te pranojme se jemi nje popull kot dhe hic, te pavlere dhe te paafte per ti hyre ne pune askujt bile as edhe aleateve tane. Kjo nuk eshte miqesi, por degjenerim. Miqte dhe aleatet nuk sigurohen keshtu, ne emer te meshires apo gjynafqarllekut, por ne emer te vlerave dhe aftesive qe ne jemi ne gjendje te shpalosim kundrejt aleateve tane.

    Edhe Noli dikur thoshte "Mbahu neno mos ki frike/ se ke djemte ne amerike."
    Ne jo vetem duhet te jemi aleat pa kushte per ameriken, por duhet ta ndihmojme ate pa kushte ne cdo situate te keqe qe ajo ndodhet, me ushtare apo me trupa nqs e kerkon nevoja. Keshtu ne i sherbejme ne fund te fundit nje aleance kaq te frytshme dhe qe kaq shume eshte ne interesin tone si ekonomik ashtu edhe politik. Ne i sherbejme pra nje aleati qe e ka provuar veten te afte per te na ndihmuar me rezultate teper te favorshme per ne. Keshtu pra ne i sherbejme interesit tone kombetar.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Mendja juaj" Leshator" qenka per tu pasur zili sikur dhe fjalori juaj aq i pasuruar me tere ato cionisma per shoqerine shqiptare.
    Une nuk e mohoj ndihmen qe USA dha per luften e kosoves ashtu sic dhane dhe shtetet e tjera europiane.
    Une nuk mohoj dhe Bazen me te madhe Ushtarake qe USA ka bere ne Ferizaj per BAllkanin nje ndihme e madhe qe amerika i dha Shqipetareve!!!!!!!!!.
    Ju me quani Hipokrit ( ne menyren tuaj) dhe une po te them se ju duhet te mesoni se cdo te thote fjala Hipokrit dhe atehere te lutem me shkruani dhe nje here.
    P.S ( Per kete une ju rekomandoj te blini nje fjalor per teza philosofike)
    Une po ju shpjegoj me gjuhen e popullit se dhe une atij i perkas se ku eshte ndryshimi midis ndihmes dhe Interesit
    Ne politike nuk ka ndershmeri por Interesa dhe kete i dashur Leshator duhet ta gdhendesh ne mendjen tende. pra USA ne qofte se te afron gishtin te kerkon doren.Ne qofte se te lyen nje dhome do te flej me gruan tende Ect. p.p dhe ne qofe se ju kete e quani ndihme une kete kete ndihme e refuzoj.
    Qe ne ta kemi USA aleate eshte nje nder dhe nje respekt por qe duhet mbajtur brenda kufijve te dinjitetit kombetar.
    Dhe po e mbyll me fjalet:
    eh Shqypni e mjera Shqypni
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Une nuk e konsideroj veten lypes e as skllav qe te kerkoj ndihme, por perpiqem te aftesohem e te kerkoj respekt. Kerkoj qe aleatet e mi te me vleresojne dhe pastaj te me ndihmojne, pikerisht ne emer te vlerave qe une shpalos ne te cilat ata gjejne interesin e tyre dhe jo ne emer te gjynafqarllekut. Ti je ai qe kerkon lemoshe dhe meshire, apo kerkon qe amerika ti bej te tera per ty, te bej luften te te japi edhe panvarsine, kurse ti te dredhesh zinxhirin dhe te shesesh dengla, "jo po e beri per interes, jo po se beri per interes amerika". Bunch of loosers.

    Je ti ai me duket qe kerkon ti marresh doren amerikes qe te ka dhene "gishtin" deri tani, se amerika nuk te ka kerkuar asgje qe ne duhet te sakrifikojme. Ne i jemi asaj ne borxh deri ne gryke, qofte moralisht qofte materialisht, e ti ia keput si e jema e Zeqos nga maja e thanes, se gjoja amerika do na e pika gjakun. Ne vend qe te gjejme gezim dhe krenari ne kete mbeshtetje kaq te hapur dhe te paster te Amerikes, ne kthehemi ne pisa plot cmire e percmim qe shtrydhemi e germojme si e si per te nxjerre dicka negative prej kesaj.

    Rrofsh ti qe na hape syte e na mesove se Amerika i beka gjerat per interes, por ndryshe nga zotrote une nuk jam injorant qe ti mohoj interesin amerikes, perkundrazi perpiqem qe interesi im dhe i Amerikes te puqen sa me shume. Ndihme apo interes Amerika na ka shpetuar lekuren disa here. Po duket sa karafil qe je nga mendja, se ske qene ti me bajoneten e serbit ne gryke, e pastaj te na livadhisje ketu, "jo po e dua, jo po se dua ndihmen" e amerikes. Kjo sigurisht tregon jo vetem mendjelehtesine dhe naivitetin por edhe cinizmin tend, qe nuk ke asnje fije respekti per ate force e cila per interes apo jo shpetoi jeten e mijera bashkatdhetareve te tu. Po kujt po i kercet per ata, ne jemi me te interesuar ne faktin nese amerika e beri per interes apo per moral.

    Mentaliteti prej skllavi te ben te mendosh nen termat "interes = djallezore". Merr edhe ti ca pergjegjesi persiper si pjestar i atij kombi dhe tregoi amerikes se mbeshtetja e saj jo vetem vleresohet por edhe eshte ne interes te drejtperdrejte te saj, keshtu qe amerika edhe heren tjeter ta bombardoi prape serbin, se po te jete per merhume si zotrote, serbi e merr Shqiperine me shoqaten e gjuetareve.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2003
    Postime
    28
    "Merr edhe ti ca pergjegjesi persiper si pjestar i atij kombi dhe tregoi amerikes se mbeshtetja e saj jo vetem vleresohet por edhe eshte ne interes te drejtperdrejte te saj, keshtu qe amerika edhe heren tjeter ta bombardoi prape serbin, se po te jete per merhume si zotrote, serbi e merr Shqiperine me shoqaten e gjuetareve."
    -Pergjigje e bukur kjo.
    Shqipetaret te bashkuar ne nje shtet!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Leshator
    Eshte e vertete se ne qofte se Shqiperia do te mbetesh ne doren tuaj apo te Erikut buzequmesht ,Serbia jo me shoqatene Gjuetarve po me ate te veteraneve te luftes do te hynte per 24 ore ne Tirane dhe do te ishte pritur nga ju me tufa lulesh, por do zoti ky eshte vetem mendim i disa diletanteve.
    Une nuk dua qe Amerika te me ndihmoje se e di se do te me kerkoje dicka me vone gje do te me kushtoje me teper.
    sa per Interes !!!
    Cfare mund ti japim ne Amerikes qe ajo te kete Interes tek ne.
    Dhe sa per Mentalitetin prej Skllavi eshte mese e vertete une jam skllav i dashurise perkundrejt vendit tim.
    Dhe une duke e mbyllur do tju rekomadoja si shqiptar qe je(nqs te ka ngelur ndonje ndjenje shqiptarie ) qe mos shiko teper filma me Rambo se ndikojne ne zhvillimin e karakterit tend.
    Kur dikush te ben nje ndihme te paster thuaji faleminderit dhe ne dite te tilla tį shperblefsha, dhe kur dikush te ben dicka per interes duet ta paguash se perndryshe i ngelesh borxhli.
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Kur ke nevoje per ndihme,pranoje dhe ul koken.
    Nuk eshte turp ti zgjasesh doren dikujt kur po vdes per buke.
    Dhe nuk je as ne gjendje te cilesosh si dhurate apo si interes.
    Kush eshte ai qe sot te jep pa dashur diēka tjeter mbrapsh?
    Mjafton te falenderosh dhe kur te vije dita te kerkosh te shperblesh.sot edhe ndihma e vellait ndihet si borxh,imagjinoni ndihmen e nje shteti si Amerika kundrejt nesh.
    Amerika eshte ai shtet qe mund te na nxjerri nga balta.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Leci ju jap mese te drejte dhe mund te them se jeni i pari qe jepni nje pergjigje te tille.
    Keni te drejte kr thoni se kur lypet ndihme nuk eshte turp dhe nuk te jep askush pa kerkuar dicka mbrapsht.
    Dhe jo si disa qe thone se Amerika se na do, na ndihmon!!
    Persa i perket nxjerrjes nga Balta:
    Vetem i Zoti e nxjerr Gomarin nga Balta
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ja qe ne asnjehere ne nuk e kemi nxjerre veten nga balta, pa ndihmen e aleateve te tille si amerika(perjashto ketu kur shef i shtetit shqiptar ishte Hoxha, por edhe angazhimi i tij doli i deshtuar me kohen).

    Miqesia e mire kurre dhe asnjehere nuk eshte ajo qe buron nga meshira, nga lemosha apo nga ndihma pa kushte (e paster). Po te jete e tille ne si shqiptar nuk na ngelet asnje fije dinjitet, apo kranari, sepse ne dalim nje komb qe mbijeton jo ne emer te vullnetit apo aftesise se tij por nga miresia apo shpirtmadhesia e tjetrit. Miqesia e mire pra nuk eshte rruge njekalimshe, dhe ne vetem duhet te jemi injorante ta pranojme ate si te tille. Kjo do te thote qe ne vete duhet ti ofrojme amerikes dicka si shperblim. Ndihme, mbeshtetje, etj etj. Kete here e beme me 70 trupa ne Irak se aq e kemi fuqine, por ne na takonte te dergonim 7000 trupa atje per te mbrojtur interesin amerikan. Pse? Sepse kur interesi amerikan eshte i sigurte aq me e begate eshte amerika, dhe sa me e begate eshte amerika aq me shume e gatshme dhe e afte materialisht dhe ushtarakisht eshte ajo per te ndihmuar aleatet e saj qe kane nevoje per ndihme, nje nder te cilet jemi edhe ne.

    Miqesia e mire do te thote pergjegjesi, qe ne duhet ta njohim dhe ta mireperdorim ne avantazhin tone. Ne nuk mund ti kthejme krahet kesaj pergjegjesie duke aplikuar ketu mentalitetin prej skllavi "He se e ka per detyre amerika te na ndihmoje ne". Njerezit e hicit e te kotit, te paaftet e dembelet qe kalben dhe degjenerohen ne moralin e mendimit anti-amerikan, nuk jane te afte ti njohin dhe ti perballojne keto pergjegjesi, sepse ne nje miqesi kaq te mire dhe fitimprurese per ne ata germojne te gjejne moralin e "keq" (interesin). Interesi vetiak eshte ne fakt nje virtyt i keq vetem per ata qe nuk i dalin dot zot vetes. Patrioti dhe Nacionalisti eshte pra pikerisht ai qe i sherben interesit kombetar pra atij vetiak, qe ne rastin tone nuk mund te konceptohet pa miqesine e amerikes. Te thuash se nuk e dua ndihmen e amerikes nqs ajo nuk eshte e paster (moral skllavi ky) do te thote ti urosh vuajtje, mjerim dhe vdekje te mbare mijera shqiptareve dhe Kosovareve qe kaq shume perfituan nga ndihma amerikane.

    Ta dish pra o trimosh, se pa ndihmen e amerikes serbet do ishin duke bere plazh ne Durres sot.

    Lum shqiperia per "loosers" si zotrote qe i paska me shumice. Kallinj bosh me koke perpjete, qe deri tani si kane dhene asgje atij kombi, vecse denglave apo llafeve te bukura "jo jam patriot, jo jam i dashuruar me shqiperine". Po mire thone "Di dhia c'eshte tagjia."

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Der Albaner, problemi yt dhe i shume shqiptareve qe mendojne si ju eshte se nuk keni jetuar ne Amerike, nuk e njihni jeten e saj, nuk i njihni vlerat e saj, nuk i njihni aspiratat e saj.

    Jo vetem qe nuk keni pare me mire se sa vendi ku jetoni, por nuk e merrni mundimin as te uleni e lexoni e mesoni dicka me shume, ne menyre qe te KUPTONI perpara se te filloni e GJYKONI.

    Nuk mund te vleresosh ate qe nuk e njeh apo kupton.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Albo ke shume te drejte kur thua qe kush nuk jeton ne Amerike,nuk mund te njohi shume gjera nga ai vend,qe per mua ngelet i pa arritshem per te gjithe boten.
    Amerika eshte si ai fari qe i tregon rrugen anijeve ne rast stuhie.
    Asnjeri nuk mohon te verteten sepse e kemi perpara syve.
    Amerika paguan nje ēmim shume te larte per bamiresine e saj,dhe askush nuk mund ti gjykoje.
    Por jo perhere ndihme eshte sinonim bamiresie.Mund te jete edhe interes,por me kete nuk mund te hedhesh kurrsesi poshte rendesine e ndihmes.
    Ketu po perpiqeshim te analizonim aksionin dhe jo nismetarin.
    Nuk njoh Ameriken,jeten e saj,vlerat e saj dhe me beso eshte diēka qe jam i bindur qe me mungon.

    miqesisht
    lorenc
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  18. #18
    Njė ditė,njė natė,1 jetė Maska e igli
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Itali (Rome)
    Postime
    19
    o vllajo... doja te te thoja dhe une dy fjale per cka ti ke shkruar dhe pyetur per kete teme qe ke hapur.... eshte e vertete ka shume por kur them shume shume fare njerez pa intelekt... nuk dua te ofendoje njeri por eshte realiteti i hidhur... jemi me te vertete shume te trashe ne kete aspekt... amerika thua ti... amerika eshte nje shtet qe i ka te gjitha,qe nga me e mira e deri tek me e keqja... megjithate kini nje gje paprasysh,qe asnje shtet nuk na do sic do veten e tij... jemi ne injorantet qe nuk duam atdheun tone...skam pare dhe degjuar asnje here qe nje indivit i nje shteti tjeter qofte dhe me i shkunduri te qofte shteti i tyre sepse ka shume vende qe jane dhe me keq se sa ne,te shaje vendin e tij.se ne fund te fundit njeri nuk te ndihmon kot... pra doja te thoja qe ne qofte se nuk ka interes ndermjet dy vendeve,dy njerezve fundja dhe dy kafsheve atehre nuk do te kishte ndihme... ndaj dhe U.S.A eshte nuk na ka ndihmuar kot kijeni parasysh... jane aq te thella gjerat sa qe ne nuk na shkon mendja kurre...doja te te thoja dhe nje gje qe sjemi te vetmit qe admirojme dhe i lepijme mender ''by...'' amerikes...ketu ku jetoj une keta jane akoma me keq se ne... flas keshtu sepse e kam pare vete me dyte e mi dhe i kam degjur ne bashkebisedim... e di kush jane italianet dora vete.dhe pse jane mire ne shume drejtime,po ra fjala per amerike vijne e te lepihen...
    Me respekt Igli...
    Ti me the TE DUA :^xhan2 & me puthe embel, syte me lotuan ishte vec nje enderr :^naterres

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    igli
    ------------------------------------------------------------------------------------
    o vllajo... doja te te thoja dhe une dy fjale per cka ti ke shkruar dhe pyetur per kete teme qe ke hapur.... eshte e vertete ka shume por kur them shume shume fare njerez pa intelekt... nuk dua te ofendoje njeri por eshte realiteti i hidhur... jemi me te vertete shume te trashe ne kete aspekt.
    ------------------------------------------------------------------------------------
    i dashur mik shprehja e nje mendimi nuk eshte aspak mungese intelekti.Ndoshta eshte mungese realismi...nejse
    .....dhe mos na barazo me italianet or mik se jane popull kurvash
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  20. #20
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    E cili shtet i botes sot nuk ka nevojen e ndihmes, bashkepunimit, asistences se nje shteti tjeter? Vete SHBA mund te ishte i PAVARUR ( siguron buken ne vend ai- ju kujtohet fjala e xhaxhit ne 1976?). Por megjithate SHBA jo vetem qe ben tregti dhe politike te jashtme me shume shtete te medha, madje dhe me shtete te vogla me nga 200 banore andej nga fundi i Oqeanit Paqesor.
    Interesat amerikane jane te perbashketa me ata shqiptare. Por disa ose jane naive dhe nuk kane haber nga politika, ose ngaqe jane te djallezuar vete dhe ja kane te gjitheve me te futur, thone qe Amerika na ndihmon se dicka do te na kerkoje me vone....
    Amerika e ka provuar me fakte qe deri dhe armiqte e saj i ka kthyer ne aleate te fuqishem te saj. Me ate politiken e "interesit" qe thoni ju. Japonia e pasluftes II boterore eshte shembulli me klasik. Konfederata Ruse e pas luftes se ftohte ( trashgimtarja e BRSS) eshte shembull tjeter.Gjermani, Italia po ashtu.....Aq me teper ne si shtet i vogel, shtet me rezerva jo te mjaftueshme per te pasur pavaresi ekonomike dhe si pasoje ate politike, kemi nevojen e nje partneri "interesaxhi" si Amerika. Shqiperia eshte nje vend qe nuk mund te siguroje ushqim te mjaftueshem per banoret qe ka ( fale relievit malor dhe politikaneve idiote), jo me te kete ushtri te fuqishme bashkekohore, te pretendoje per standarte jetese te larta etj. Te gjitha keto `sot ti garanton Amerika...Mjafton te kesh tru dhe zgjuarsine ( dhe vullnetin per pune) te dish si ti perfitosh...
    U hap fjala dikur se SHBA e ndihmoi Kosoven, ngaqe Kosova paska rezerva uraniumi te nje vlere prej 90 miliard $... Por SHBA harxhoi vetem gjate bombardimeve 90 miliarde $. Pa llogaritur ndihmat e refugjateve, pa llogaritur koston e trupave te saja paqeruajtese ( qe akoma i paguan dhe sot e kesaj dite). E ku do ishte fitimi ( sipas teorise se interesit) kur investoi mbi 90 miliarde dollare , per te marre mbrapsht me pak se 90 miliarde? Te tille bisnesmene vetem ne Shqiperi gjen! A nuk do e kishte me te lehte SHBA "interesaxhija" te shkonte ke Milloshevici me nje check 10 miliarde $ dhe me letren e pranimit te Serbise ne NATO ( serbet faktikisht luteshin fshehurazi te futeshin ne NATO), per ti marre ne shfrytezim ato minierat e uraniumit? Sigurisht qe po, do ta kishte me te lehte....Madje po te ishim ne si shqiptare ne vend te Amerikes keshtu do vepronim....Por Amerika nuk eshte Shqiperi...Dhe nuk pa interesin e saj, por te 3milione njerezve te pafajshem te moren malet te shpetonin koken.....
    "Who is John Galt?"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Ē'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  4. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve - Ivo Andriq
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •