Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Dublimet e filmave, tani edhe ne Shqiperi!

    Marre nga Spektri

    Njė inciativė njė studioje private nė Tiranė, do tė sjellė edhe pėr publikun shqiptar, njė Harry Potter qė flet shqip. Me regji tė Saimir Brahos, dhe zėra tė aktorėve mė tė njohur tė skenės e kinematografisė sonė, kėtė javė do tė kemi nė dorė njė kryevepėr tė kinematografisė botėrore, nė gjuhėn shqipe.

    Aida Kasemi, administratorja e njė prej studiove mė tė mėdha tė prodhimeve
    muzikore e prej disa kohėsh edhe tė dublimeve nė shqip tė filmave vizatimorė pėr fėmijė, tregon vėshtirėsitė e kėsaj iniciative sa tė bukur aq dhe pėr t'u vlerėsuar, qė fsheh pas vetes orė tė tėra pune tė njė stafi tepėr tė pėrgatitur.

    - Pra kėto ditė do tė kemi nė dorė Harry Potter 1. Ndėrkohė qė ka nisur puna edhe pėr tė dytin?
    - Po, mė nė fund, pas njė pune vėrtet tė lodhshme, por qė pėrfundoi me sukses, ka dalė diēka vėrtet e bukur. Tani fillojmė punėn edhe pėr tė dytin dhe besoj qė ai do tė jetė gati kur tė ketė dalė edhe Harry Potter 3.
    - Si ndodhi qė filluat tė punonit pėr Harry Potter?
    - Sė pari pėr tė testuar punėn tonė tė deritanishme, sė dyti sepse ėshtė njė kryevepėr dhe sė treti pėr tė mbetur brenda botės sė fėmijėve. Edhe pse ky film nuk ėshtė vetėm pėr fėmijė, apo jo?
    - Si e pėrzgjodhėt aktorin kryesor?
    - Oh, ka qenė shumė e vėshtirė, janė bėrė prova pa fund me dhjetra nxėnės, pėr tė gjetur elementėt e pėrshtatshėm, nė bazė tė personazheve origjinale. Tė tjerat le t'i lėmė surprizė.
    - A ėshtė njė ndėrmarrje e vėshtirė kjo qė keni nisur ?
    - Ėshtė e vėshtirė dhe shumė madje. Ēdo etapė ka vėshtirėsitė e saj.
    - Cilat janė kėto etapa?
    - Fillimisht filmi pėrkthehet, pėrshtatet, redaktohet, materiali i dorėzohet regjizorit, i cili nė bazė tė personazheve tė filmit, pėrzgjedh aktorėt qė do t'i luajnė ato. Bėhet regjistrimi dhe pastaj arrihet tek momenti mė i vėshtirė qė ėshtė pikėrisht sinkronizimi i zėrit me figurėn.
    - Si pėrzgjidhen aktorėt?
    - Duke lexuar pjesėn pėrpara regjisorit dhe mjeshtrit tė zėrit.
    - Kush janė aktorėt qė dublojnė?
    - Pjesa mė e madhe janė aktorė tė Teatrit Kombėtar dhe tė kinematografisė shqiptare, si Andon Qesari, Drita Pelingu, Sheri Mita, Yllka Mujo, Piro Malaveci, Violeta Manushi, Ema Andrea, Enkela Paskali, Alfred Trebicka,
    Sokol Angjeli, Merkur Bozgo, etj. Kėta qė kanė njė jetė qė kanė punuar apo vazhdojnė tė punojnė, dhe ē'ėshtė mė tepėr pėr tė tė ardhur keq, marrin nga shteti njė pension minimal.
    Ka edhe studentė tė Akademisė sė Arteve, disa prej tė cilėve janė vėrtet tė talentuar.
    - Sa ėshtė pagesa pėr njė zė?
    - Pagesat variojnė nė bazė tė roleve, dytėsorė apo kryesorė. Ndoshta nuk janė si pagesat e dublantėve nė Itali, Gjermani apo diku gjetkė, por duhet t'i pėrshtatemi tregut, pėr tė mos nxjerrė njė film me kosto shumė tė lartė.
    - Sa zgjat zakonisht prodhimi i njė filmi tė dubluar?
    - 15 - 17 ditė.
    - A ka filma shumė tė vėshtirė dhe pak tė vėshtirė?
    - Herė- herė, njė film, qė duket i vėshtirė, mund tė jetė i lehtė apo e kundėrta. Megjithatė, edhe brenda tyre ka filma mė tė vėshtirė e mė tė
    lehtė. Kėshtu, filmat me kukulla janė mė tė vėshtirė sesa ato me kartona.
    - Pse?
    - Sinkronizimi i tyre ėshtė mė i vėshtirė.
    - Pse e filluat pikėrisht me filmat vizatimorė? I konsideronit mė tė lehtė?
    - Jo, nuk janė mė tė lehtė. Pavarėsisht se mungon mimika e filmave artistikė,
    aktorėt duhet tė punojnė shumė me zėrin e tyre, pėr tė krijuar personazhe tė ndryshme. Teknologjia vėrtet mbulon njė pjesė tė mirė tė punės, por pesha kryesore ėshtė loja e aktorit.
    - Atėherė pse?
    - Fillimisht kanė qenė vėshtirėsitė teknike, studiot nuk ishin tė pėrshtatshme pėr realizim tė filmave artistikė, aktorėt tanė nuk ishin gati pėr kėtė gjė. Por kjo hyn nė projektet tona tė mėtejshme, sepse tani, tė paktėn nga ana
    teknike, e audios, gjithēka ėshtė gati, madje mund tė them, se ėshtė nga mė tė mirat nė Ballkan dhe kapaciteti ėshtė i tillė qė mund tė realizojmė edhe 15 filma tė dubluar nė muaj.
    - Cilat janė kėto projekte?
    - Po nga fillimi i tetorit, do tė fillojmė lidhjet me kompanitė prodhuese tė filmave apo ato menaxhuese tė filmit pėr Ballkanin, pėr tė krijuar kėshtu nė Shqipėri njė industri tė vėrtetė tė dublimit tė filmave nė shqip, me tė gjitha tė drejtat pėrkatėse tė filmit.
    - Dhe ēfarė mendoni tė realizoni?
    - Fillimisht dublime tė komedive, dokumentarėve apo telenovela tė vogla e deri
    tek filmat me metrazh tė gjatė. Kjo veē tė tjerash ka edhe njė tė mirė tjetėr, sepse do tė jetė njė industri qė do tė punėsojė shumė njerėz.
    - Sa filma keni dubluar deri tani?
    - 24 filma.
    - Kur e filluat dublimin e filmave vizatimorė?
    - Ka pak mė tepėr se njė vit, nė qershor tė 2002-shit. Faktikisht po tė krahasohen dublimet tona me ato ruse, polake, greke, turke, mund tė them se jemi shumė mirė, madje mė mirė se ata.
    - Filmat vizatimorė kanė edhe kėngė apo jo? Si veprohet pėr to?
    - Dublimet tona janė 100 % shqip edhe nė tekstin e kėngės. Fillimisht ndahet zėri nga muzika, pėrkthehet kėnga, pėrshtatet, redaktohet dhe pastaj kėndohet nė shqip.
    - Kush janė kėta kėngėtarė?
    - Agim Duro, Ervin Bushati, Saimir Braho dhe Alma Koleci. Kėta dy tė fundit pėrvecse kėngėtarė janė edhe regjisorė tė disa filmave.

    Ervin Bushati:
    E vėshtirė nuk mund tė them qė nuk ėshtė, por gjithsesi, ėshtė njė eksperiencė shumė e bukur.

    Andon Qesari
    Ėshtė njė eksperiencė e re nė fushėn e interpretimit dhe e reja qėndron pikėrisht nė faktin se nuk interpreton mė vetėm njerėz, por edhe kafshė, ēdonjėra prej tė cilave ėshtė njė karakter mė vete. Megjithėse shumė interesante, nuk ėshtė fort e lehtė dhe pagesat deri diku
    lėnė edhe pėr tė dėshiruar.


    Sjelle nga Kuqalashja

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Allvani? :-o
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #3
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Un se harroj, kom pa i here i film me dublim Turk.
    Edhe sa Hyni Arnoldi ne dhome, u tah miletit Merhaba! (lol)
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #4
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Kur kercenojn e thojn
    I'll be all over you

    DO perkethehet

    Kom me ta mor erzin

    My whole body hurts

    Po me dhem vixhuti

    Megjithate nisma duhet perkrahur, po nuk do ndihmoje me mesimin e gjuhes nga shume te rinj.
    Ne aty e kna pas praktiku anglishten e frengjishten, neper filma duke e krahasuar me perkthimin.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...ka lezet kur te hyj Arnoldi apo Al Pacino e te thot Mirmroma,si u nryset...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Do isha shume kurioze te shifja keto vizatimoret e dubluar ne shqip. Po thuj shyqyr qe s'jane ne gjendje ti dublojne te gjitha se do na ikte aftesia per ti mesuar gjuhet e huaja nga televizori . Kam parasysh brezin tim e gjithe te tjeret qe e bene gjuhen italishte si gjuhe amtare vetem nga tv. :P

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kuqe
    Ne shqip haet i cik shpirto.Po me degju De Niron me fol kinezce do i mbushesh breket.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e aldon
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    24
    Vetem nuk duhet harruar pa permendur se dublimi i pare ne shqip i nje gjinie te tille, eshte bere ne Top Channel. Eshte kjo thjesht nje harrese apo nje reklame per nje studio te re ???

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    ALDON, a ke ndonje pune per mua aty, se e le ameriken fare une . Po ta coj nje resume . Nuk ke per t'u zhgenjyer.
    Korasoni
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Eh c'i duhet resumeja jote Aldonit, mjaft te shetise forumin e te shohe postet e tua, e ke te garantuar vendin e punes....po ty mi goc kaq shume te eshte merzit Ameriqia?

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •